LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet', Spiropali: Lirojeni sot! Berisha: Asnjë fjalë nga ministret. Çuçi: Në Shqipëri ka vetëm 1 agjent të DEA-s

• Arrestimi i nënës lehonë, Diana Bahçja është kryefjala e Kuvendit në seancën e sotme plenare. Deputetet e Partisë Demokratike, njëra pas tjetrës kanë kërkuar që të vendoset drejtësi për gruan që u arrestua vetëm tetë pasi solli në jetë një fëmijë. • Të njëjtën kërkesë ka pasur edhe ministrja Elisa Spiropali, e cila u ka bërë thirrje institucioneve që të hetojnë dhe shqyrtarët që kanë vënë në pranga nënën lehonë. • Diskutimet kanë sjellë dhe përplasje me drejtuesen e seancës, socialisten Ermonela Felaj. • Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka mbajtur dhe një interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti në lidhje me gjendjen e trashgimnisë kulturore në Tiranë dhe në Durrës. • kreu i PD-së Sali Berisha po ashtu ka ngritur alarmin për arrestimin e nënës lehonë nga policia si dhe për vrasjen e Mimoza Pajës në Don Bosko. Sipas Berishës bandat e qeverisë janë përgjegjëse për këto dy ngjarje.  • Ndërkohë që ministrja Elisa Spiropali por dhe homologu i saj Ulsi Manja kanë ngritur akuza ndaj Berishës si dhe kanë përmendur faktin që ai është nongrata nga SHBA. •Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, u shpreh në Kuvend se DEA amerikane nuk ka një zyrë në Tiranë, por njoftimi i Ambasadës së SHBA ditë më parë, ka të bëjë me praninë permanente të një agjenti të kësaj agjencie ligjzbatuese. •Në fund të gjitha projektligjet u miratuan.

24 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Aksidentet, Sula: Makinat me targa "Droga 63” në Tiranë, si ka mundësi që s'i sheh dhe ndalon askush

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula foli sot në Kuvend për prezencën e DEA-s në Shqipëri. Sula tha se SHBA-të janë të shqetësuar nga bandat e krimit në Shqipëri, teksa shtoi se denoncimet nga qytetarët do të vërshojnë.

“Pjesa më e madhe e njerëzve të caktuar që kanë pushtet politik dhe biznesi janë ata që kryejnë trafik të drograve të forta, ku nami i Shqipërisë ka dalë kudo në botë. Nami është hapur kudo. Siç është dhe rasti i hapjes së zyrës DEA në Shqipëri, pasi janë të shqetësuar. Po ju them që nga një bisedë që është bërë publike. Një urbanist nga Korça dike biseduar me një djalë 23-vjeç kishte 88 apartamente në Tiranë, që jeton Në Londër. Si shpjegohet që Bashkia Tiranë ka dhënë  2000 metër katror leje? Është e pamundur për të tjerët të blejnë banesa këtu. Po të flasë opozita ju thoni se po shpifim. Ju e keni ndjekur dhe e kane parë artikullin e ‘Financial Times’ . Është një media prestigjioze. Në 2013 i  bëri jehonë Ramës që do luftonte bandat e krimit, ndërkohë që sot po lulëzon. Ka banda kriminale që janë të përditshme në jetën e tyre kriminale, qoftë ato me vrasje me pagesë, janë kthyer në parësorë që japin fajde biznesmenëve, pasi dalin të faleminetuar. A ka logjikë ekonomike që një metër katror të jetë 3 mijë euro. Hapja e zyrës së DEA në Shqipëri, do të ndodhë e njëjta gjë si në Kosovë. SHBA-të janë të detyruar të hapin zyrën pasi janë të shqetësuar dhe të jeni të sigurt që do të vërshojnë denoncimet”, tha Sula.

Po ashtu, Sula foli dhe për ndryshimin e Kodit Rrugor në vend.

“Aksidentet rrugore në Shqipëri, sidomos gjatë periudhës së pushimeve verore dhe dimërore janë bilance lufte në vend. Janë bilance lufte dhe të mos harrojmë se nuk ka mbushur javën, që në rrethrrotullimin e TEG-ut humbën jetën tre të rinj. Këtu që flitet për mjetet motorrike për s ai përket cilindatave të lartë. Edhe po ta bëni ndryshimin në Kodin rrugor, kjo do të reflektohet tek një pjesë, por djemtë e baballarëve politikanë dhe biznesmenë janë të privilegjuar ashtu siç janë çdo ditë në rrugët e Shqipërisë. Ajo polici që thoni ju kap fukarenjtë ose ata që bëjnë shkelje të vogla, ndërsa të fortëve dhe gangsterët nuk i ndalon dje i ka shanset zero. Dje vura re se sigurisht mjetet që kanë timon anglez, mjetet me fuqi motorike dhe shpejtësi të lartë, saqë dhe targat e tyre me bënë përshtypje ‘Droga 63”, Si ka mundësi që nuk i sheh kush dhe nuk i ndalon”, tha Sula.

3 VITE ME PARE

Miratohen projektligjet në Kuvend, demokratët dhe socialistët bashkojnë votat edhe 'pro' ndryshimeve të Kodit Rrugor

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Kuvendi

TIRANË-Ditën e sotme dy projektligje në parlament kanë marrë votat e deputetëve demokratë. Ata bashkuan votat me kolegët e PS-së në ndryshimet e ligjit për rolin e parlamentit në proceset integruese ku rezultati i votimit ishte 109 vota pro.

Projektligji për bletarinë mori 97 vota, ndërsa projekt ligji për ndryshime në Kodin Rrugor u votua me 101 vota nga 84 që kërkoheshin. Ndër ndryshimet kryesore të Kodit rrugor janë rritja e moshës deri në 70 vjeç për mbajtjen e lejes së drejtimit, lejimi i shpejtësisë në disa akse deri në 130 km/h, por dhe vendosja e disa kufizimeve në shpejtësinë e lejuar për ata që sapo marrin lejen e drejtimit.

3 VITE ME PARE

Balluku: Aeroporti i Mynihut vendosi marrjen përsipër të operacioneve të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se bordi drejtues i aeroportit të Mynihut ka vendosur të marrë përsipër operacionet e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Shqipëria futet në një hartë ekskelence të operimeve të aviacionit civil.

Balluku: Gjej rastin të them se dje bordi drejtues i aeroportit të Mynihut ka vendosur të marrë përsipër operacionet e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Duke e futur Shqipërinë në një hartë ekskelence të operimeve të aviacionit civil. Ky është një lajm i shkëlqyer pasi punimet në infrastrukturën e aeroportit të Vlorës janë duke ecur me ritme të shpejta, ka përfunduar thuajse trupi i një piste 3.2 km e cila do të jetë pista më e gjatë në Ballkan duke akomoduar fluturimet trans oqeanike.

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM- Rama rikthehet në Kuvend, nuk rri dot pa "thumbuar" Boçin: Më ka marrë malli për ju...

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Edi Rama në Kuvend

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kthyer sot në Kuvendin e Shqipërisë, për arsye që nuk dihen, pasi nuk mbajti asnjë fjalë, por hodhi vetëm "thumba". Në momentin që Rama hyri në sallë, në Foltore ndodhej deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. 

Të dy për disa sekonda shkëmbyen disa replika, por për shkak se ishin pa mikrofon asgjë nuk u dëgjua veç fjalëve të Ramës: Më ka marrë malli për ju, të jesh i bindur për ketë...

Se çfarë përgjigje i dha Boçi, vështirë ishte që ta kuptoje...

3 VITE ME PARE

"E denjë për çdo vend europian"/ Balluku: Shqipëria tashmë ka infrastrukturën për të pasur një Kod Rrugor modern

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi në seancën plenare se vendi ynë ka tashmë infrastrukturën e duhur për të hartuar një Kod Rrugor modern. Zv.kryeministrja renditi disa nga nyjet e infrastrukturës rrugore, që janë ndërtuar me standarde të larta.

Sot, ashtu siç të gjithë e dini, kemi ndërtuar një infrastrukturë të denjë për çdo vend europian. Bypass-i Fierit, Vlorës, Shkodrës, Tepelenës, rruga Kardhiq-Delvinë, Unaza e Madhe, e cila një pjesë e mirë tashmë ka përfunduar dhe vazhdojmë me lotet e tjera për ta përmbyllur të gjithë këtë proces në 2024, por edhe korridoret e rëndësishme, sapo vij nga një takim me Komisionerin Varhelyi, i cili sapo më ka konfirmuar edhe një herë se Korridori VIII tashmë është i miratuar nga Bashkimi Europian, nga Komisioni dhe nga të gjitha forumet e tjera dhe është thjesht çështje ditësh për t’u bërë publik dhe me miratimin e këtij Korridori, pra më në fund si pjesë e Ten10, ne do të kemi mundësi që të gjitha projektet tona, qoftë ato infrastrukturore, siç janë bypass-i i Elbasanit, apo bypass-i i Librazhdit apo hekurudha që do të lidhë Durrësin me Rrogozhinën dhe Rrogozhinën më pas me Pogradecin për t’u lidhur me Maqedoninë e Veriut, janë të gjitha projekte europiane të cilat do të mbështeten edhe me fondet e Bashkimit Europian.”, theksoi ajo.

Ajo u shpreh se krahas zhvillimeve në infrastrukturë janë kryer investime në qendrat e monitorimit, të cilat kanë në fokus survejimin e përdoruesve të rrugës, me qëllim respektimin e rregullave të qarkullimit.

“Sigurisht të gjitha këto zhvillime infrastrukturore, që janë mbështetur nga Qeveria Shqiptare dhe puna që është bërë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe nga ARRSH-ja, nuk mbeten vetëm tek ndërtimet e rrugëve, por edhe tek zhvillimet e tyre teknologjike, ashtu siç është dhe rasti i ngritjes së Qendrës së Monitorimit, e cila do të nisë me 200 kilometrat e parë për të monitoruar të gjithë lëvizjet e trafikut ku komponentët do ti ofrohen edhe Policisë së Shtetit për sigurinë, por edhe urgjencës, edhe zjarrfikësve dhe sigurisht do të jetë një qendër ku do të kontrollohet trafiku, fluksi i tij dhe ndarja nëpër autostradat moderne që ne tashmë kemi”, tha Balluku.

FJALA E BALLUKUT:

Kjo qendër do të jetë një strukturë e re koordinuese, ndërinstitucionale, ku të gjithë aktorët do të kenë mundësi që të marrin informacion në kohë reale për ti ofruar qytetarëve ndihmën apo për ti dhënë atyre drejtime të ndryshme për shkak të trafikut, të rëndesës apo gjithçka tjetër.

Gjithashtu vitet e fundit Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe DPSHTRR-së, një nga ndërmarrjet më të suksesshme që ne kemi nën Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, i ka kushtuar rëndësi të veçantë dhe reformës të modernizmit të sektorit të transportit duke nisur nga emetimi i lejeve të drejtimit, të cilat merren brenda ditës dhe duke harruar atë kalvar të gjatë ku duhet të rrije në radhë për orë të tëra dhe të prisje për muaj të tërë që të merrje lejen e drejtimit, në ndërkohë këtu vlen të përmendet një rritje e kontrollit të cilësisë, i cili i është kthyer shtetit pas një kontrate të gjatë koncensionare, e cila as nuk ka bërë investimet e duhura dhe ka përdorur qytetarët në mënyrën e gabuar, sot ky proces i është kthyer shtetit dhe DPSHTRR-ja e kryen këtë proces në kushtet më të mira.
Po ashtu i është kushtuar një vëmendjen e veçantë reduktimit të procedurave burokratike, ashtu siç thashë, pra uljes së kohës së aplikimeve dhe të dorëzimeve të të gjithë dokumentacionit dhe duke e pasur parasysh që nga ana tjetër ky modernizim i auto motorizimit ka sjellës edhe një interes më të madh tek qytetarët duke ngritur tashmë edhe një krenari tjetër për vendin që janë automobilët e vjetër dhe përmes një programi të quajtur, prej kohësh tashmë, Retro, i cili e kemi pasur fatin që ta shikonim dhe në Tiranë gjatë Ditës së Verës, është kthyer edhe në një atraksion për të gjithë qytetarët.
Kështu që me të gjithë infrastrukturën moderne që kemi, me të gjithë automatizimin që kemi sjellë përsa i përket proceseve të transportit, me të gjitha planet që kemi për të ardhmen përsa i përket edhe transportit urban dhe atij ndërqytetas, për flotat të cilat duhet të jenë, flota hibride për të ndotur sa më pak ambientin, dhe gjithçka tjetër që është në planet dhe reformat e qeverisë që të kemi një Kod të ri Rrugor, i cili do të ndikoj në sjelljen e drejtuesve të automjeteve për t’u bërë sa më afër të gjitha parimeve të Bashkimit Europian, unë do të thoja që është një nevojë imediate për ta votuar këtë projektligj dhe për ti dhënë mundësi Shqipërisë që të gjitha këto investime, si në infrastrukturë kritike, ashtu dhe në burime njerëzore të kthehen dhe të përdoren nga qytetarët të bazuar mbi një Kod Rrugor të mirës tudiuar dhe të koordinuar me të gjitha palët.
Unë jam e bindur se ky kontroll do të jetë në lartësinë e duhur duke krijuar klimën e përshtatshme për një lëvizje sa më të mirë dhe të sigurt përgjatë gjithë infrastrukturës rrugore të vendit tonë. Shumë faleminderit.

3 VITE ME PARE

DEA në Shqipëri, Çuçi: Nuk bëhet fjalë për zyrë por për një person permanent

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Bledi Cuci

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka sqaruar sot në Kuvend prezencën e DEA-s në Shqipëri. Duke iu përgjigjur interesimit të deputetëve, ai tha se nuk bëhet fjalë për një zyrë, por për një person permanent.

E para njëherë ajo nuk është zyrë, por një person që DEA e ka caktuar të jetë permanent në Tiranë. Deri më sot ne bashkëpunonim me DEA-n përmes zyrës që ka në Athinë. Si rezultat i intensifikimit të bashkëpunimit që kemi pasur dy vitet e fundit me këtë zyrë dhe si nevojë për të qenë në një nivel bashkëpunimi të sinkronizuar, të dy dhe DEA dhe Policia e Shtetit, ranë dakord që të kishte një person që do të ishte rezident në Shqipëri që do të bashkëpunonte me Policinë e Shtetit dhe me SPAK”, deklaroi Ministri i Brendshëm.

Lidhur me numrin e vënë në dispozicion nga kjo agjenci, ministri Çuçi deklaroi se kjo është plotësisht e koordinuar me Policinë e Shtetit dhe SPAK.

“Sa i përket numrit, është e koordinuar plotësisht me Policinë e Shtetit dhe me SPAK-un sepse informacionet për të shkuar më tej në një proces hetimor do të ndahen me Policinë e Shtetit dhe me SPAK. Nuk është për t’u shqetësuar prezenca e një përfaqësuesi, por është shenjë bashkëpunimit në nivelin më të lartë”, deklaroi Ministri i Brendshëm.

3 VITE ME PARE

Gjiknuri-Berishës: Sa herë që të humb vula të ngrihet zëri

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjigjshëm i PS-së Damian Gjiknuri ka sulmuar kreun e PD-së Sali Berisha pas akuzave të këtij të fundit. Gjatë fjalës në Kuvend, Gjiknuri deklaroi se Berishës sa herë që i humb vula i ngrihet sa më shumë zëri. Gjithashtu Gjiknuri ka përmendur i ka përmendur Berishës edhe tragjedinë e Gërdecit si dhe 21 Janarit.  

"Në fakt, për çudi ky Parlament sot për këtë projektligj që ka të bëjë me integrimin, duhet të kishte një mesazh tjetër. Aq më tepër që sot kemi në një vizitë shefin e diplomacisë europiane, ku jep mesazhe progresi, mesazhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë, gjë që normalisht duhet të reflektohej në Kuvend nga të gjitha palët politike. Po kemi dhe këtë “vulëhumburin”, që gjithmonë, sa herë i humb vula i ngrihet më shumë zëri, që fatkeqësisht i kthehen “fantazmat e vdekjes” për ato krime që ka kryer ndër vite, qoftë në Gërdec apo vrasjet e 21 Janarit. Pikërisht kjo “fantazëm” e mban peng këtë vend. Kjo është fatkeqësi për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për debatin politik. Ku po shkon ky vend kështu?! Ç ‘është ky dialog politik?! Ç ‘është kjo dëshirë e zjarrtë për të kthyer vazhdimisht tension, për ta paraqitur vendin si vendin e zi të Europës, pikërisht nga ata njerëz që kanë përgjegjësi direkt për shumë e shumë vite për mënyrën sesi e kanë qeverisur këtë vend e që vijnë përsëri me të njëjtat metoda që u burojnë nga e kaluara e tyre. Kjo është ajo që s’duhet të pranojnë shqiptarët," tha Gjiknuri.

3 VITE ME PARE

Përjashtimi i PL nga Këshilli i Integrimit, Kryemadhi: Uroj të jetë një lajthitje momentale

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka komentuar në lidhje me përjashtimin e PL-së nga Këshilli i Integrimit. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Kryemadhi ky veprim ose është keqdashje e Kuvendit ose një injorancë e lajthitje momentale e stafit. Sipas Kryemadhit në ligji thuhet se të partitë duhet të përfaqësohen në Këshill.

“Parti e Lirisë është përjashtuar nga Këshilli i integrimit. Ose keqdashje nga Kuvendi ose injorancë e stafit. Uroj që të ketë qenë një lajthitje momentale, ndaj përfaqësuesit të PL në këtë Këshilli Kombëtar të Integrimit Europian. Unë kam paraqitur një iniciativë dhe në nuk i tërhiqemi kësaj iniciative”, tha Kryemadhi.

3 VITE ME PARE

Spiropali i përgjigjet ish-kryeministrit: Berisha në FB nxin vendin, faqet tona nuk i ka parë mirë

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha në lidhje me akuzat se nuk mkanë reaguar për arrestimin e nënës lehonë. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Spiropali tha se Berisha nga faqja e tij ku nxin Shqipërinë ka kontrolluar faqet e bardha në Facebook të ministreve. Sipas saj ato kanë reaguar dhe kanë kërkuar që të lirohet sa më shpejt nga burgu. 

“Berisha është lodhur aq shuma nga faqja e tij e zezë dhe tani i hedh sytë në Facebook nga faqet tona të bardha. Por duhet t’i kishte parë mirë sepse ne kemi reaguar me të gjithë forcën që na jepet.  A është sistemi i drejtësisë perfekt? Jo këtë nuk mund themi, por jemi duke i mbajtur duart larg. Bodigardët e krimit dhe pandëshkuesmërisë ishin prokurorët dhe gjykatësit tuaj. Dhe sa i përket ligjit për rolin e Kuvendit për procesin e integrimit, ju kujtoj se përfaqësuesi i BE sot është në Tiranë. Por ju sa më shumë përçahemi aq më shumë nder na bëtë dhe ju uroj që në 14 maj të jeni të bashkuar”, tha Spiropali.

3 VITE ME PARE

Burgosja e nënës lehonë, Berisha: Kontrollova FB-të e ministreve, ça nuk kishin postuar me gjerdan e sofra, asnjë fjalë për atë

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se duke kontrolluar rrjetet sociale të ministreve nuk ka gjetur asnjë fjalë për arrestimin e nënës lehonë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se ministren kishin postuar çdo gjë që nga gjerdan dhe sofra plotë, por asnjë fjalë për të.

"Për herë të parë pardje kontrollova, Facebook i këtyre ministreve dhe mendova se do të ishin tronditur se një nënë lehonë ishte marrë nga një bandë policësh. Nuk gjeta asnjë fjalë zonja ministre. Lehona në burg me fëmijë 8 ditësh në shtëpi, dhe nga ju nuk u tha asnjë fjalë. Ça nuk kishit botuar nga jelekë e gjerdat me sofra poshtë, por asnjë fjalë për atë. Zonja të nderuara mos harroni se jeni nëna. Paraja nuk duhet të ju verbojë në këtë mënyrë përfaqësoni gratë dhe vajzat, s’mund të bëheni kaq të pandjeshme," tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Berisha: Mimoza Paja u vra nga bandat e narko-shtetit, Rama është përgjegjës

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vrasjen e Mimoza Pajës disa netë më parë në Don Bosko. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, pasi i dyshuari për vrasje është liruar nga burgu me ndërhyrje nga lartë. Po ashtu Berisha theksoi se deklaratat e Ramës se kriminelët të hanë kokat e tyre është standartë që përputhet me rregullat e mafias. 

"Tema e këtu rendit të ditës që ka të bëjë me integrimin europian, kemi mbështetur pa rezeverva çdo akt në funksion të këtij procesi. Ky akt është nj thjesht një letër  vdekur, pasi ju veproni çdo ditë në kundërshtime me parimet e procesit. Por fillimisht dua të ndalem në dy ngjarje tragjike. 3-4 netë më parë në krye të detyrës teksa punonte për të mbajtur mbesën e vogël, bie nga breshëritë e kriminelit , banditi të qeverisë, një punonjëse, Mimoza Paja, me breshëri plagosen dhe 5 të tjerë. Kjo është një vepër e nxitur nga politika. I dyshuari për vrasje ishte liruar nga të gjitha detyrimet me ndërhyrje politike nga lart, ju keni shpallur si platformë dorëzimin e rendit në duart e krimit. “T’i hanë kokat njërit-tjetrit”, ka thënë Rama publikisht. Është një licencë për të vrarë njëri-tjetrin. Por nga ana tjetër, kjo deklaratë është njëkohësisht asgjësim i ligjeve të vendit. Pra vrasës të tjerë shkrehën breshëri dhe vranë një nënë në banak dhe plagosën, 5 të tjerë sepse kjo është platforma e Edi Ramës. Dënoj këtë standard që përputhet me rregullat e mafias dhe shpellat e saj," tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Spaho i drejtohet Ballës: Kur nuk është Rama, ti je më i madhi, me ligjërimin je më keq se Elisa

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho ka ironizuar deputetin socialist Taulant Balla. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Spaho ka thënë se kur Rama nuk është në Kuvend, Balla është më i madhi, por se ligjërimin e ka më keq se sa Elisa Spiropali. Po ashtu Spaho ka deklaruar se ligjet në Shqipëri ekzistojnë, por nuk zbatohen. 

"Taulant, kur s’është Rama këtu ti je më i madhi, po aman rregulloje ligjërimin se je më keq se Elisa. Ne sot ligje kemi po nuk janë të zbatuara. Ligj kemi, se s’të lë Edi, po e bërë të shkul veshin ai. Ligj ka edhe për hajdutët që mos marrin fonde buxhetore, por edhe kur ikin në arrati t’i vazhdon ti paguash. Pse? Se s’ka shtet. Ti nuk ke kurajon të vish ti thuash të vërtetën popullit shqiptar, e gënjen se je i paaftë për të thënë të vërteta,” thotë Spaho.

3 VITE ME PARE

Çështjet e integrimit Tabaku: Tërhiquni nga pasaportat e arta, këtu nuk funksionojnë institucionet. Balla: Debat shterp e i pavend

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Jorida Tabaku dhe Taulant Balla

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku teksa prezantoi në Kuvend, ligjin e ri për rolin e Parlamentit në procesin e integrimit, tha se ndryshe nga opozita e mëparshme, kjo opozitë është në mbështetje të këtij procesi.Tabaku, nga foltorja e Kuvendit i beri thirrje qeverisë të terhiqet nga nismat e pasaportave të arta pasi janë cilësuar si vija të kuqe nga institucionet e Bashkimit Europian dhe Komisioni Europian. Ndërkohë që Balla nga ana tjetër këtë diskutim e ka quajtur so debat shterp si dhe i pavend. Sipas Ballës ne jemi i vetmi vend në rajon që arrijmë marrëveshjet dhe quhemi tradhtar.

Tabaku: Ka të paktën 3 herë thirrje për Komisioni Hetimor dhe nuk janë pranuar dhe kjo gjë nxjerr pozicionin e deputetit në hijë. Lë jashtë parlamentin por mbi të gjitha nuk lë opozitën të kërkojë llogari. Opozite nuk është në parlament si një numër por për ta bërë procesin e integrimit më të denjë. Unë kam bërë shpesh thirrje për të bërë një gjithë përfshirje të të rinjve që fatkeqësisht po ikin masivisht. Shqipëria ndryshe nga rajoni është përballur me pengesa të brendshme sesa të jashtme. Kjo do të thotë që deputetët që marrin pjesë në këto struktura të përbashkëta duhet të kenë mundësinë dhe aftësinë të përfaqësojnë interesin më të mirë të vendit, përfshirë gjenerimin e një konsensusi të brendshëm politik, dhe sigurimin e një mbështetjeje ndër-partiake për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Siç edhe i jep të drejtën këtij institucioni që të lobojë pranë vendeve anëtare për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

Balla: Të dalësh këtu dhe të kritikosh reformat e njëanshme pastaj të lavdërosh drejtësinë e re, mendoj se u duhet një argument më i qartë zonja Tabaku. Se kur rrinit poshtë çadrës për ndalimin e institucioneve, ne rrinim këtu iu prisnim. Reformat nuk mund të bëhen nga një krah i politikës. Unë mendoj që ky debat është shterp dhe i pavend. Kush punon për integrimin nuk është tradhtar është atdhetar. Se ju kështu thoni, po kontribuove për Shqipërinë je tradhtar. Jam krenar për rolin që ka luajtur PS në opozitë, jo si e juaja që keni hallet tuaja po nuk dua të ndërhyj aty. Brenda PS nuk ka pasur një palë nga një palë tjetër për tradhti ndaj atdheut.

3 VITE ME PARE

Margariti i përgjigjet Zhupës: Ju e konsideroni opozitarizmin luks, trashginminë e quani plaçkë të vjetër

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Elva Margariti

TIRANË- Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka deklaruar se opozita e konsioderon opozitarizmin luks dhe jo përgjegjësi. Gjatë fjalës së saj, në debatin me deputeten demokrate Ina Zhupa, Margariti theksoi se në kohën e tyre ata e quanin trashgimninë plaçkë të vjetër dhe fatkeqësi që të investohet në të. 

"Të zhdukim zhurmën e kacavjerrjes. Ju duket çdo gjë sterrë. Trashëgimia kulturore kërkon mbi të gjitha vizion por kjo ju mungon se edhe një trashëgimi kulturore e privatizuat. Çfarë ndodh kur opozitarizmin e konsideroni luks dhe jo përgjegjësi dhe mungesës së një debate bazuar mbi argumente dhe logjikë. Krijimtaria juaj kapi kulmin kur kuptuat që mund të bëni lokale e kioska pranë kalave. Përpjekja më e arrirë ishte mungesa e çdo veprimi dhe lënia në harresë. Kjo është merita më e madhe se e kuptuat trashëgiminë kulturore si plaçke të vjetër të hedhur në sënduk dhe e quani fatkeqësi faktin që investohet. Ne e çojmë përpara trashëgiminë kulturore, nuk është vetëm guri i parë i vënë por çdo shtresëzim i njerëzimit. Nuk mund ta zgjas e të jap shembullin e krijimit të identitetit për ata që identitetin e kanë harruar. S’dua ta përplas më fjalën time në mure e karrige,” tha Margariti.

3 VITE ME PARE

Spaho me tone të ashpra, i drejtohet Manjës: Mos u zgërdhi, por liro gruan lehonë

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho i ka kërkuar llogari Ministrit të Drejtësisë si dhe të Brendshëm për arrestimin e nënës lehonë. Gjatë fjalës së tij, Spaho ka cituar ligjin, duke thënë se arrestimi i saj është i paligjshëm dhe se Ulsi Manja duhet që ta lirojë atë e jo të qesh në Kuvend 

“Ky ministri që zgërdhehet nuk duhet të rrijë këtu, por të shkojë ta lirojë atë grua lehonë. Se ligji e thotë shumë qartë se një nënë që ka një fëmijë pa i mbushur akoma 1 vjeç nuk mund të arrestohet. Ministri i Brendshëm dhe ministri i Drejtësisë duhet të shkojnë dhe ta lirojnë”, tha Spaho

3 VITE ME PARE

Zhupa i përgjigjet Margaritit: Koncensionet nuk janë në imagjinatën time, i ke në Kushtetuese

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka deklaruar se koncesionet që përmendi në trashgimninë kulturore nuk janë në imagjinatën e saj por në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa ka theksuar se dhënia me koncesion e Butrintit i ka zhytur komplet. Po ashtu, ajo ka theksuar se amerikarët mos ti përmendin fare, pasi i kanë korruptuar.  

"Ju thatë që koncesionet janë në imagjinatën tuaj. Në fakt janë në gjykatën Kushtetuese se keni dhënë Butrintin me koncesion. Ka dhe institucione të tjera si Presidenti i Republikës, KLP, 36 deputetë, avokatin e popullit mendojnë si unë që është koncesion. Sigurisht të vetmit që e mendojnë ndryshe jeni ju. Këshilli i Ministrave dhe vetë fondacioni. Keni të drejtë që e përmendni Butrintin. Si ka mundësi që vjen drejtoresha e UNESCO-s dhe për ju është OKB. Vjen në Shqipëri, takon Ramën dhe Margaritën e s’ka asnjë fotografi. Butrinti është ai që ju ka zhytur. Amerikanët tuaj i kemi parë se korruptuat agjentin e FBI, mos i përmendni se i bëni ndot. Lërini shqiptarët. Ju i korruptoni të gjithë, amerikanë, europianë se keni interesa të forta financiare dhe ky është realiteti. 122 monumente kulture janë të shkatërruara”, tha Zhupa.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i Diana Bahçjas, Vokshi përplaset me Felajn: Familja ka përjetuar dramë! Drejtuesja e seancës: Kjo s’është fjalë për procedurë

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja Albana Vokshi është përplasur me drejtuesen e seancës sot në Kuvend, Ermonela Felaj. E pranishmë në sallë, Vokshi tha se familja e nënës që u arrestua ka përjetuar një dramë, ndërkohë që institucionet nuk kanë marrë asnjë masë. Deputetja e PD-së tha se ligji për dhunën në familje duhet të ishte në rendin e ditës për sot.

Pjesë nga biseda mes tyre: 

Albana Vokshi: Po e marr nga ngjarja e fundit ministrja Spiropali duhet të ishte çuar e para të kërkonte të diskutohej për nënën lehonë që e lëmë fëmijën 7-ditëshe, familja ka përjetuar dramë pas drame, një mbesë ka lënë shkollën vetëm 11 vjec për tu kujdesur për foshnjën, ju duhet të kishit folur e para. Zonja Nikolla ka sjellë nje amendim ligji për dhunë në familje, ai ligj duhej diskutuar sot, kjo ndodh sepse kemi një kryeministër të dhunshëm.

Ermonela Felaj: S’e ke fjalën për procedurë.

Albana Vokshi: Po boll tani më lër të flas.

Ermonela Felaj: Po cila është kërkesa juaj proceduriale?

Albana Vokshi: Qetësohuni. A ka mundësi?

Ermonela Felaj: Patjetër por dilni te kërkesa.

Albana Vokshi: Nikolla ka sjellë një amendim dhe ai ligj duhet të ishte diskutuar e të futeshin ndryshimet ligjore.

3 VITE ME PARE

Spiropali thirrje gjykatësit: Liroje sot nënën lehonë, jo nesër, ILD dhe KLGJ të hetojë këta gjyqtarë që burgosin gra

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali u ka bërë thirrje gjyqtarëve që të lirojnë nënën lehonë që ka lënë fëmijën vetëm 8 ditësh në shtëpi, Diana Bahçja. E pranishme në Kuvend, Spiropali tha se ka folur dhe me avokatin e zonjës në fjalë. Ndërkohë u bëri thirrje dhe institucioneve që të hetojnë gjyqtarët që arrestojnë nënat që sapo sjellin në jetë fëmijë. 

Pjesë nga fjala e Spiropalit: 

Nuk prita ditën e Kuvendit për të bërë politikë, reagova që dje. Diana Bahçja duhet të lirohet menjëherë, gjykatësi duhet ta lirojë sot edhe jo nesër. Dhe unë nuk kuptoj se cila gjykatë arreston, kërkon ndërrimin e gjobës me burgim për një nënë lehonë. Duhet që institucionet si ILD, po tani edhe KLGJ të përshpejtojnë procedurat të bëjë të mundur që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë pranë fëmijës së saj. Unë kam folur me avokatin e zonjës, jam në komunikim të vazhdueshëm, gjykatësi duhet ta lirojë. Duhet bërë një analizë jo vetëm për rastin ku gratë dënohen më shumë, ndërkohë që burrat që iu marrin jetën grave dalin nga burgu. Kjo padrejtësi duhet të adresohet me ligje, me kontroll parlamentar dhe me ndërgjegje të atyre gjykatësve dhe prokurorëve.

3 VITE ME PARE

Margariti: Ne krahasohemi me veten tonë, koncesionet i keni në imagjinatën tuaj

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Elva Margariti

TIRANË- Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka deklaruar se prej disa vitesh ata vetëm krahasohen me veten e tyre, pasi kultura dhe trashginmia e Shqipërisë në vitin 2013 ishte zero. Gjatë fjalës së saj, Margariti ka deklaruar se koncesionet që Zhupa përmendi gjatë fjalës së saj janë imagjinare. Po ashtu ajo ka folur dhe për teatrik Kombëtar, duke thënë se nuk ka qenë objekt i trashgimnisë kulturore. 

"U bën vite që ne krahasohemi me vetën tonë, se nuk mund të krahasohemi me 2013, se kultura ishte zero. Janë të shumtë ata që kanë pushuar pranë fshatrave që janë ringritur dhe nuk janë lënë në harresë si më parë. Qytetarët në gjithë këto vite kanë parë që trashgimnia kulturore është prioritet. Kjo interperlancë është kërkuar vetëm për Tiranën dhe Durrësin. Në Tiranë dhe Durrës kanë përfunduar kantiere restaurimi në mbi 20 objekte kulturore. Po vazhdon në teatrin kombëtar po vazhdoj në Universitetin e Arteve. Trashgimnia në vitin 2013 ishte lënë në harresë. Teatri as në kohën tuaj dhe as në kohën tonë nuk ishte objekt i trashginmisë kulturore. Ju e trajtuat atë vetëm kur kishit nevojë për të bërë zhurmë.  Koncesionet i keni në imagjinatën tuaj. Harrojmë se pikërisht edhe hapësirat që kanë qenë zonat më të turpshme të qyteteve tona, ngarkuar me baltë e baraka duke fshehur pas harresës edhe vetë trashëgiminë kulturore dhe nuk bëhet fjalë për zona perfikerike, por zona në zemër të qyteteve," tha Margariti. 

3 VITE ME PARE

Zhupa: Ju keni shkatërruar trashgimninë, raporti i BE-së e fakton këtë

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka deklaruar se kjo qeveri po shkatërron trashgimninë kulturore të vendit. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa ka theksuar se këtë e ka faktuar dhe një raport i Bashkimit Evropian, i cili e ka cilësuar Shqipërinë si vend me rrezikshmëri të lartë. Sipas Zhupës kjo qeveri po e shkatërron trashgimninë kulturore të vëndit dhe ka kujtuar këtu shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.   

"Planet e Margaritit për Kulturën i ka të lidhura me konçesion. Nëse ju shkoni në amfiteatrin e Durrësit është një pllakadë që thotë se mbrohet nga shteti. Ndërsa Margariti do që këtë pllakadë ta bëj që mbrohet nga privati. Kjo do ta bvëj këtë që të pasurojë disa privatë, që të shkatërroj disa zona. Mjafton që në Tiranë të shikoni sheshin bosh, gropën në Teatrin Kombëtar. Ministrja përmendi piramidën, atë donte që tu tregonte fëmijëve, ndërsa teatri Kombëtar nuk është i rëndësishëm për të. BE ka një raport për gjendjen e trashgimnisë kulturore, e ka cilësuar Shqipërinë si vend me rrezikshmëri të lartë. Pikat e kuqe janë vendosur në vitin 2020 dhe 2021. Kjo është Shqipëria e shkatërrimit të identitetit se nëse neve sot na ikin shqiptarët, duam të shkatërrojmë dhe trashëgiminë kulturore që nesër pasi të ikin shqiptarët e të vinë marokenët, të mos keni problem t’i ndryshoni emrin. Qytetet janë vetëm maja e ajsbergut të asaj që keni bërë dhe e thoni UNESCO ka vetëm mendim rekomandues”, tha Zhupa.

3 VITE ME PARE

Vokshi: Nëna lehonë duhej të ishte çështja e Kuvendit sot. Spiropali: Kam reaguar dje, nuk prita seancën të bëja politikë

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Vokshi

TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka deklaruar se burgosja e nënës lehonë duhej që të ishte çështja prioritare e Kuvendit sot. Gjatë fjalës së saj, Vokshi po ashtu ka theksuar se këto janë normale që të ndodhin kur kryeministri i vendit është i dhunshëm. Nga ana tjetër, Ministrja Elisa Spiropali ka thkeksuar se për këtë ngjarje ajo ka reaguar që dje dhe i ka kërkuar gjykatës që të lironte nënën.   

Pjesë nga fjala: 

Vokshi: Ju nuk mund të kaloni në procedurë ngjarjen për burgosjen e nënës lehonë. Për çfarë informacionesh keni nevojë ju. Ua them unë, ajo nënë lehonë është burgosur dhe ka lënë fëmijën 7 ditëshe. Po e marr nga ngjarja e fundit ministrja Spiropali duhet të ishte çuar e para të kërkonte të diskutohej për nënën lehonë që e lëmë fëmijën 7-ditëshe, familja ka përjetuar dramë pas drame, një mbesë ka lënë shkollën vetëm 11 vjec për tu kujdesur për foshnjën, ju duhet të kishit folur e para. Zonja Nikolla ka sjellë nje amendim ligji për dhunë në familje, ai ligj duhej diskutuar sot, kjo ndodh sepse kemi një kryeministër të dhunshëm

Spiropali: Së pari dhe mbi të gjitha dua të them që Djana Bahçja duhet liruar menjëherë. Gjykatësi që ka marrë kërkesën duhet ta lirojë sot, jo nesër. Unë s’kuptoj se cili prokuror, Gjykatës etj arreston, kërkon ndërrimin e gjobës me burgim për një nënë lehonë. Duhet që institucionet të përshpejtojë procedurat që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë te fëmija e saj. S’kemi lënë seancën për të bërë politikë. Unë kam folur me avokatin dhe jam në kontakt të vazhduar. Gratë mbahen më gjatë në burg sesa burrat. Kjo padrejtësi sistemike duhet të adresohet dhe kjo s’bëhet me propagandë bëhet me ligj dhe me ndërgjegjen e atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve

3 VITE ME PARE

Burgosja e nënës lehonë, Dhurata Çupi: Të ndryshohet rendi i ditës, të bëjmë një seancë me debat. Bushka: Po merren masa

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend në mënytrë që të debatohej për burgosjen e nënës lehonë. Gjatë fjalës së saj, Çupi ka theksuar se me njerëzit e thjeshtë dhe me hallë drejtësia është e padrejtë. 

“Është një ngjarje e rëndë, e dhimbshme , e rënde, dëshpëruese. Ne këtu duhet të kemi një seancë debati për ngjarjen e gruas lehonë në Shkodër që u arrestua. Ne duhet të kemi një diskutim me ministrin e Drejtësisë. S’duhet të ketë asnjë seancë tjetër përpos kësaj. Drejtësia është e padrejtë me njerëzit e thjeshtë. Këtu para disa ditësh s’ngeli deptet pa uruar 8 marsin për like dhe sot s’ka asnjë reagim. Kështu duhet të niste sot seanca plenare,” tha Çupi.

Por nga ana tjetër deputuetja socialiste, Klotilda Bushka ka deklaruar se nuk ka nevojë për seancë me debat, pasi po merren masa. 

“Është i parashikuar qartësisht se një nënë lehonë s’mund të mbahej me një fëmijë në burg. Se ku ka çaluar çështja i takon organeve të drejtësisë nuk ka nevojë për debat. Gjithsesi jemi në një mendje me ju, këto ngjarje nuk mund të ndodhin. Jemi mbledhur, kemi diskutuar dhe siç kemi vepruar gjithnjë do të bëjmë punën tonë që rastet e tilla mos të përsëriten. Thënë këtë nuk është hera e parë që ne do duhet të veprojmë dhe do të jemi të kujdesshëm. Marsi nisi me vrasjen grave, erdhi  i përgjakur. Dhe ne do të vijojmë të marrim masat përkatëse me çfarë mund të bëjmë më mirë. U bej thirrje organeve të drejtësisë të përshpejtojnë zgjidhjen e çështjes në fjalë,” thotë Bushka.

3 VITE ME PARE

Açkës i hiqet fjala, Felaj: Unë po respektojë rregulloren, nuk mund ta quani Kuvendin furriqe

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Flutura Açka

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të forta mes deputetes demokrate Flutura Açka dhe kryesueses së Kuvendit Ermonela Felaj. Gjatë fjalës së saj, Açka i konsideruar komisionet furriqe, pasi në një ngjarje më parë ku po debatohej për dekomunizimin është ndërprerë audio dhe video. Ndërkohë që Felaj nga ana tjetër e ka hequr fjalën Açkës dhe i ka kërkuar llogari për epitetin që ajo i vendosi Kuvendit. 

Pjesë nga debati:

Acka: Në syrin tim ka qenë një nga përvojat më të turpshme të këtij parlamenti, një censurë e hapur ndaj këtij komisioni, me të njëjtën egërsi që 47 vite këtë popull e kanë mbajtur me dhunë. Fiks në orën 11 e 30 audio dhe videoja e asaj konferencës ku sot do të bëni retorike politike me komisionerin evropian, nuk punonin. Grupi shkoi në sallën ngjitur, çuditërisht edhe aty nuk kishte as audio as video. Ka ndodhur diçka e shëmtuar në prapaskenë, edhe pse u justifikua se ka pasur defekt teknik. Nuk ka pasur asnjë defekt teknik. Keni keqpërdorur punonjësit që të mbyllin audion dhe videon. Është detyrim që ju të hapni audio dhe video për shqiptarët për një çështje si dekomunistizimi. Një shije të keqe me kanë lene edhe disa kolegët e mi që u bënë dorëzane të kësaj censure të hapur. Ju ndryshe nga ata të 47 viteve, nuk hiqni thonj, nuk i vini vezë të ziera nën sqetull shqiptarëve, nuk i lidhni nëpër birruca, por duke qenë bastardë të tyre. Dikush duhet të më kërkojë falje ne parlament.

Felaj: Teknika ti heqë fjalën zonjës Acka. Ku e gjeni ju kurajën që ta cilësoni Kuvendin furriqe. Jo zonjë ne jemi mbledhur në Kuvendin e Shqipërisë. Ju duhet të ishit në konferencën e kryetarëve. Seanca plenare nuk merret me shërbimet e kuvendit.

3 VITE ME PARE

Zhupa: Të hënën të mbahet seanca për zgjedhësit, ju keni shkelur ligjin

Kuvendi/ Arrestimi i nënës lehonë 'ndez debatet',
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar që të mbahet seanca plenare e anuluar e posaçme për zgjedhësit. Gjatë seancës plenare të sotme, Zhupa ka theksuar se kjo seancë është hequr padrejtësishtë dhe se është në shkelje flagrante. Po ashtu Zhupa ka deklaruar se të hënën tjetër duhet që të mbahet seanca e zgjedhësve.

"Heqja është bërë në mënyrë arbitrare nga kryetarja e Kuvendit duke na thënë se disa deputetë kanë kërkuar të mos bëhet seanca është shkelje. Nuk na është vënë në dispozicion asnjë shkresë. Një sms e ardhur nga kryetari i grupi nuk përbën arsye për të anuar një seancë që flitet për çështjet e zgjedhësve. Këtu anulohen seanca dhe nuk bëhet asnjë njofton. Të vendoset që e hëna tjetër meqë s’na keni lejuar të flasim për qytetarët, të hënën tjetër të diskutohet për çështjet e zgjedhësve pasi duhet të ishte zhvilluar këtë të hënë që kaloi. Edhe kolegët socialistë mund të kenë ndonjë hall qytetarësh," tha Zhupa.

seance plenare 16 mars 2023 ina zhupa elva margariti kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës