LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar të PD futen brenda nga dritarja, bllokojnë komisionet (ZHVILLIMET)

•Tensione në Kuvendin e Shqipërisë•Deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar për shkak të trazirave të shkaktuara në Kuvend, u është ndaluar hyrja në godinën e Kryesisë së Kuvendit. •Kjo situatë ka shkatuar tensione jashtë ambienteve të Kryesisë. •Garda kishte urdhër që këta deputetë të mos i lejonte të futeshin në godinë.•Pas shumë debateve, u lejuan që deputetët që nuk janë përjashtuar të futen brenda. •Kjo masë u mor pasi opozita paralajmëroi se do bllokonte sërish komisionet. •Ndërsa deputetët e tjerë u futën brenda duke kaluar kangjellat, osenga dritarja •Sot në rendin e ditës ishin parashikuar 5 komisione parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024. •Online u zhvillua komisioni i Ekonomisë, ndërsa mbledhja e komisioneve të tjera u ndërpre, për shkak të bllokimit nga opozita.

22 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

E bllokuan deputetët e PD, edhe Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese do të mbahet online

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Komision

TIRANË- Edhe komisioni i Veprimtarisë Prodhuese do të zhvillohet online. Ky vendim u mor për shkak të bllokimit që i bënë komisionit deputetët demokratë.

Deputetët e Partisë Demokratike u vendosën rresht para derës ku pritej të mbahej mbledhja për të penguar punën. Kjo ka bërë që deputetët e PS të largohen dhe më pas edhe ata të opozitës. Demokratët kanë penguar sot disa mbledhje të Komisioneve që të zhvillohen në Kryesi, Ligjet, Shëndetësinë.

2 VITE ME PARE

Miratohet në parim projekt-buxheti me 14 vota të PS-së në Komisionin e Ligjeve

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Komisioni i Ligjeve

TIRANË-Komisioni i Ligjeve ka miratuar paraditen e sotme në mbledhjen online me 14 vota pro nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste Projekt-Buxhetit e vitit 2023 në parim. Në valën e përplasjeve të deputetëve të opozitës me Gardën e Republikës dhe me mazhorancës për protestën ndaj ngritjes së Komisioneve Hetimor anëtarët e komisionit në vetëm 1 orë kanë arritur miratimin.

Unë dua të sigurohem që projektligji të përfshijë përjashtimin nga TVSh të mëshqerrave të mbarsura që vijnë në territorin e Republikës së Shqipëroi dhe që lindin këtu, pranë blegtorëve,” u shpreh deputeti socialist Erion Braçe.

Garancinë se nga tatimi mbi vlerën e shtuar do të përjashtohen jo vetëm mëshqerrat, por edhe kategori të tjera në blegtori, Braçe  mori nga zëvendës-ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero.

Jemi në proces bisedimesh me Ministrinë e Bujqësisë që të miratojmë edhe një listë përfundimtare ku të përfshihen edhe derrat apo kategori të tjera."

Midis ndryshimeve fiskale të miratuara nga deputetët e mazhorancës ishte dhe rritja e taksës së karbonit e cila nga 3 lekë për kilogram do të rritet në 15.3 lekë deri në vitin 2030.

 

 

2 VITE ME PARE

Garda pengoi 8 deputetë të PD të hynin në Kuvend, Meta: Militarizim i Kuvendit të Shqipërisë

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ka reaguar ndaj ngjarjes që ndodhi gjatë orëve të paradites në Kuvendin e Shqipërisë, ku garda pengoi deputetët e PD që të futeshin brenda. Duke e quajtur 'Militarizim të Kuvendit të Shqipërisë', Meta thotë se deputetët e opozitës përfaqësojnë zërin e mbi 700 mijë qytetarëve të cilët kanë të drejtë të dëgjohen.

REAGIMI I METËS:

Dënoj me ashpërsi militarizimin e institucionit më të rëndësishëm të Republikës, Kuvendit të Shqipërisë.
Asgjësimi i të drejtave kushtetuese të opozitës është sulm ndaj pluralizmit politik dhe llogaridhënies para qytetarëve. Partia e Lirisë mbështet vendosmërisht qëndrimin e opozitës e në veçanti:
Garantimin e ngritjes të komisioneve hetimore në Kuvend; Të drejtën e opozitës për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore; Garantimin e shqyrtimit të të gjitha projektligjeve që opozita ka depozituar në Kuvend dhe që bllokohen prej vitesh.

Deputetët e opozitës përfaqësojnë zërin e mbi 700 mijë qytetarëve të cilët kanë të drejtë të dëgjohen.
Kjo krizë e rëndë nuk zgjidhet me Gardën e Republikës por me respektimin e Kushtetutës dhe Rregullores të Kuvendit, si baza e funksionimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

2 VITE ME PARE

Deputetët e opozitës në grevë urie/ Berisha përgjigjet për aksionin opozitar: Sot kemi një Kuvend në zoom, nuk përjashtohet asnjë betejë

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike është përgjigjur paraditen e sotme pas mbledhjes së Grupit Parlamentar për alternativat e aksionit opozitar. Sipas Berishës nuk përjashtohet alternativa për të shkuar në grevën e urisë. Kryedemokrati ka akuzuar Kryeministri Edi Rama për sjelljen e tij anti-ligjore duke përdorur sipas tij Gardën e Republikës.

Shembulli personal që japin deputetët, sipas Berishës, është një nga mënyrat që tregon se beteja opozitare po bëhet për atë që qytetarët i kanë votbesuar, t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë.

Akt më të turpshëm dhe më të rëndë nuk mund të ketë. Deputetë të opozitës kishim mbledhjen e tyre në sallën e Grupit parlamentar, mund ta përjashtosh nga komisionet por pa i hequr imunitetin nuk e përjashton dot nga mbledhja e Grupit Parlamentar. Kjo ndodh për shkak të përroit psiqik të një njeriu të lidhur me krimin, me procese penale që përpiqet të mposht opozitës. Sot opozitë është më e fortë se kurrë. U drejtohem qytetarëve, se kjo që ndodh është asgjësimi i parlamentit, dhe të gjithë ju që besoni se një parlament është jetik për liritë tuaja dhe zhvillimin e vendit, kjo skenë është atentati më i rëndë ndaj pluralizmit politik. Opozita po qëndron dhe do qëndroj e gatshme për çdo sakrificë, për të mbrojtur idealet dhe besimin e qyqarëve dhe se përqafuesit të kenë të drejtë të ngrenë komisione parlamentare. Deputetët kanë propozuar rezoluta dhe rrinë në sirtarët e Lindës dhe nuk vjen në Parlament. Nuk ndalojmë për asnjë. Edi Rama kërkon të imponojë me çdo kush opozitës se kush duhet ta përfaqësoj atë në kundërshtim me rregulloren. Ne e mbrojmë Bylykbashin si përfaqësues tonë në kryesin e Komisionit Zgjedhor, Edi Rama ka tmerr. Opozita nuk përjashton asnjë hap. Ju e shihni se ajo po bën një betejë. Sot Parlamenti i Shqipërisë funksionon në zoom. Opozita do të vazhdojë betejën e saj deri në fitoren e sigurt të kauzës së drejtë. Sot mbyllen dyert në aktin më të turpshëm, ata u futën nga dritarja. Betejën do e vazhdojmë me Ramën. Garda janë rrogëtarë, por zbatojnë urdhra antiligjor. Qytetarët janë të gatshëm për protestë, por po japim shembullin personal. Ata që do i thërrasim në protestë, po i japim shembullin personal.”- përfundoi Berisha.

2 VITE ME PARE

Çfarë ndodh nëse SPAK sjell në Kuvend masën 'arrest shtëpie' për të? Berisha: Dumani vepron si bandit

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se nuk u paraqit në SPAK, pasi sipas tij nuk ka asnjë njoftim zyrtar, përveçse njoftimeve publike, që sic tha ai nuk kanë asnjë vlerë.

Berisha: Sot nuk kam asnjë njoftim, njoftimet publike nuk kanë asnjë vlerë. Unë kam një institucion, për mua është parlamenti i Shqipërisë institucioni, këtu nuk ka ardhur asgjë. 

Pyetja- Cfarë ndodh nëse nesër SPAK e sjell në Kuvend masën arrest shtëpie?

Berisha:A e kupton që ai nuk guxon ta bëjë këtë?  Nuk e bën se sillet si bandit. 

Opozita nuk përjashton asnjë hap,ju e shihni se ajo po bën një betejë që e futi parlamentin në kundërshtim të hapur. Sot parlamenti hapet me Zoom. Opozita do vijojë betejën e saj gjer në fitoren e sigurtë. Qytetarët janë të gatshëm për protestë, ne e kemi marrë këtë me shembuj personal.

2 VITE ME PARE

Kaosi dhe tensionet në Kuvend, Berisha: Deputetët e PD u detyruan të bënin tarzanin, u ngjitën mbi mure

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sërish për gazetarët në lidhje me ngjarjet që ndodhën sot para Kuvendit. Ai tha se deputetët e PD-së u detyruan të ngjiten nëpër kangjella për t’u futur në Parlament, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës.

DEKLARATA E BERISHËS:

"Sot parlamenti Rama-Linda urdhëroi në kundërshtim me Kushtetutën, mbylljen e dyerve të këtij institucioni, mbyllje që mund të ketë ndodhur në kohërat më të zeza të diktaturës, dhe kurrë ndonjëherë tjetër, për deputetët e opozitës që të hyjnë në zyrën e grupit të tyre parlamentar.

Ky akt antikushtetues, antiligjor , tregon të dashur qyteatarë dhe qytetare situatën kritikë që ndodhet në vend.
Tregon frikën e tmerrshme, lepurin e madh që i ka hyrë në bark Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale.
Kurrë ndonjëherë nuk mundet një roje të ndalojë një deputet të hyjë në një institucion, pa le më në zyrën e tij.
Me ligj dhe Kushtetutë, deputeti ka të drejtë të hyjë në çdo institucion. Deputeti nuk mund të pengohet kurrë të hyjë në zyrën e tij. Kjo ndodhi sot me Edi Ramën, i cili, edhe njëherë në grahmat, në përpëlitjet e tij, nuk njeh më asnjë lloj ligji dhe Kushtetute dhe përpiqet të mbahet zvarrër në pushtetin e tij të krimit. Sot, për herë të parë në historinë e planetit, grup deputetësh të PD u detyruan të bëjnë Tarzanin për të hyrë në zyrën e tyre në parlament, të ngjiten mbi mure. Kjo skenë është një skenë unike në mediat e botës, kjo skenë po qarkullon sot në katër anët e planetit si dëshmia më flagrante e narkosjhteitt, e regjimit të Edi Ramës, të bazuar në drogën,krimin, vjedhjen dhe vasalët e tij.

Akt më të turpshëm, akt më të rëndë nuk mund të ketë. Deputetët e opozitës kishin mbledhjen e tyre në sallën e grupit parlamentar. Ti mund ta përjashtosh deputetin sipas rregullave nga pjesëmarrje në seancë plenare, mund ta përjashtosh nga pjesëmarrja në komisione, por kurrë pa i hequr imunitetin, nuk mund ta përjashtosh nga pjesëmarrja në mbledhjen e grupit parlamentar. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë.

Kjo ndodh për shkak të përroit psikik të një njeriu, i cili i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me krimin, të një njeriu me procese penale në SHBA dhe ndonjë vend tjetër, përpiqet tani të mposhtë opozitën në këtë mënyrë.
Ju garantoj se sot opozita është më e fortë se kurrë. Unë sot u drejtohem nga ky vend, të gjithë qytetarëve shqiptarëv, pavarësisht bindjeve të tyre partiake.Kjo që ndodh është asgjësimi i parlamentit. Dhe të gjithë ju, pavarësisht bindjeve partiake, që besoni se një parlament pluralist është jetik për liritë tuaja, është jetik për zhvillimin e vendit. Kjo skenë, ky akt dhe ky vendim është atentati më i rëndë pikërisht ndaj pluralizmit politik në parlament.

Sot i drejtohem popullit opozitar: opozita po qëndron dhe do qëndrojë e gatshme për çdo sakrificë, për të mbrojtur idealet tuaja, për të mbrojtur aspiratat tuaja, për të mbrojtur besimin tuaj se Shqipëria duhet të jetë një vend pluralist. Se përfaqësuesit tuaj duhet të kenë të drejtë të ngrenë komisione parlamentare siç thotë Kushtetuta, për të hetuar abuzimet, vjedhjet, lidhjet me krimin të qeverisë. Ajo që po bën sot opozita është në mbrojtje të idealeve tuaja, për të cilat ju i sollët në parlament këta deputetë. Ju nuk i sollët në parlament ata për të mbajtur fjalime, ju i sollët ata në radhë të parë për të bërë ligje, rezoluta në përputhje me interesat tuaja. Deputetët që keni sjellë në parlament, kanë depozituar në emër tuaj dhe interesave tuaja, në përputhje me Kushtetutën, 32 ligje dhe rezoluta. Të gjitha mbahen në sirtarin e Lindës së parlamentit me urdhër të Ramës. Asnjë prej tyre nuk kalon në komisione, asnjë prej tyre nuk vjen në seancë parlamentare.

2 VITE ME PARE

PS zhvillon mbledhjet e Komisioneve online, Çupi: Kanë si qëllim të shuajnë zërin e opozitës në Parlament

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Dhurata Cupi

TIRANË- Vendimi i socialistëve që mbledhjet e komisioneve të zhvillohen online, nuk është pritur mirë nga demokratët. Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi deklaron se qëllimi i vetëm i maxhorancës është që të shuajë zërin e opozitës në Parlament.

“Rregullorja e Kuvendit përcakton se komisionet parlamentare i zhvillojnë mbledhjet online vetëm në rastet e masave të jashtëzakonshme, përkatësisht gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme apo fatkeqësisë natyrore (neni a/5). Zhvillimi i mbledhjeve online vendoset me mirëkuptim nga Konferenca e Kryetarëve (neni 6).

Megjithëse, fatmirësisht Shqipëria nuk është në asnjë prej rasteve të masave të jashtëzakonshme, mazhoranca socialiste, në shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit dhe pa vendim të Konferencës së Kryetarëve, ka vendosur zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare online, me qëllim të vetëm shuarjen e zërit të opozitës në Parlament”, shkruan Dhurata Çupi.

2 VITE ME PARE

Opozita nuk ndalet, bllokon edhe Komisionin e Jashtëm, ndërpritet mbledhja

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Komisioni

TIRANË- Edhe komisioni i Jashtëm ka ndërprerë mbledhjen. Shkak janë bërë tensionet e opozitës në sallë, e cila më herët ka ndërpreë edhe komisionin e Ligjeve dhe të Shëndetësisë. 

Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga Garda të futeshin brenda e më pas zgjodhën që të futeshin nga dritaret. Më pas nuk kanë lejuar që të zhvillohen në mënyrë normale mbledhjet e Komisioneve. Ky rebelim nga ana e opozitës vjen pasi ata thonë se nuk do të ketë normalitet parlamentar derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Protesta e deputetëve në Kuvend, opozita bllokon Komisionin e Shëndetësisë


TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Komisioni i Shendetesise

TIRANË-Deputetët e opozitës pas përplasjes me gardën ditën e sotme në hyrje të Kryesisë së Kuvendit, kanë hyrë në ambientet e sallave të komisioneve parlamentare. Ligjvënësit e opozitës ka bllokuar dhe Komisionin e Shëndetësisë pas atij të ligjive.

Mbledhja ka zgjatur vetëm pak minuta dhe më pas është ndërprerë. Komisioni i Shëndetësisë drejtohet nga deputetja Zheni Gjergji e cila bën pjesë në Grupin Parlamentar të Gazment Bardhit.

2 VITE ME PARE

“Mos u kruaj shumë me mua”/ Përplasje mes deputetit të PD-së dhe PS-së në komisionin e Ligjeve

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Komisioni

TIRANË- Tensione edhe brenda komisioneve. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula dhe ai i PS-së, Petro Koço janë përplasur me njëri-tjetrin në Komisionin e Ligjeve. Mbledhja u ndëpre pasi deputetët e opozitës, që hynë në Kuvend nga dritarja, u futën në Komisionin e Ligjeve dhe bllokuan punimet.

Pas këtij vendimi, Sula foli me tone të larta dhe të ashpra duke iu drejtuar ligjvënësve socialistë “turp i zi”. Por deputeti Petro Koço i ka kërkuar të ulë zërin dhe të mos bërtasë.

BISEDA MES TYRE:

“Mos e kruaj shumë me mua”, iu drejtuar deputeti i PS-së, ndërsa Dashnor Sula iu drejtua: “Turp të kesh, hajdutë”.

Dashnor Sula: Turp i zi (shtyn karrigen).

Petro Koço: Mos bërtit.

Dashnor Sula: Çfarë të mos bëj unë, të bërtas.

Petro Koço: Mos e kruaj shumë me mua.

Dashnor Sula: Me ty? E kruaj me ty dhe me kë të më dojë qejfi. Turp të kesh, hajdutë.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Deputetët e opozitës futen në Komisionin e Ligjeve dhe bllokojnë punimet, ndërpritet mbledhja (VIDEO)

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Mbledhja

TIRANË- Opozita ka shkaktuar tensione edhe brenda Komisoneve. Ata i janë drejtuar Komisionit të Ligjeve, ku nuk kanë lejuar punimet.

Drejtuesja e këtij komisioni, Klotilda Bushka ka njoftuar ndërprerje të punimeve, duke u shprehur se nuk mund të zhvillohet në këtë mënyrë.


Ajo deklaroi se deputetët do të njoftohen për mbledhjen e radhës./Dosja.al

2 VITE ME PARE

'Filmoni drynat..."/ Noka: Linda e Rama e kanë kthyer Parlamentin në bunker

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Flamur Noka

TIRANË- Nuk kanë fund tensionet mes deputetëve të opozitës dhe punonjësve të Gardës te hyrja e Kryesisë së Kuvendit. Deputeti Flamur Noka u shpreh se kryeministri bashkë me kryeparlamentaren e kanë kthyer Kuvendin në një burg, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur në 32 vite demokraci.

"Ja shiheni, me hekura, me dryna me Gardë. Filmojeni këtu poshtë fytyrën e Lindës dhe të Edi Ramës, ja ku e keni. Ajo që po shikoni ju këtu është anti ligj, vetëm për të qetësuar fobitë, panikun që ka Linda, Rama nga opozita. A patë ndonjë mekanizëm ligjor? Është mbyllur me hekura, me dryna, e ka kthyer Parlamentin në bunker, po mbrohet nga deputetët e opozitës që duan të ushtrojnë detyrën e tyre. Në selitë e PD bëhen mbledhjet partiake, të tjerat në Kuvend. Ne jemi këtu si përfaqësues të vullnetit të zgjedhësve, gjysmës së shqiptarëve i thonë jo Linda dhe Rama. Nuk na njohin për deputetë, monizmi nuk ka limite. Garda është në tejkalim të gjithë kompetencave sepse kanë marrë urdhra verbalë, Linda e Parlamentit e di. A mund ta mbyllë gjithë shtetin në një burg si ky? A kishte ndodh në 32 vite demokraci? Pluralizëm është ky? Është diktaturë staliniste, vetëm gjyqi politik akoma nuk është bërë."- tha Noka.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM- Berisha me dy gishtat lart nga dritarja e Kuvendit: Rama është i tmerruar

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalim nga dritarja e Kryesisë së Kuvendit, aty ku pak më parë u futën disa nga deputetët e opozitës, që nuk u lejuan nga Garda, që të futen nga dera. Pasi përshëndeti me dy gishtat lart, Berisha u shpreh për mediat e pranishme se Rama ka frikë nga opozita. 

"Janë të gjithë deputetë me imunitet dhe kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti deputetët nuk janë ndaluar do kurrë. Sa kohë kanë qenë deputetët, të marrin pjesë në mbledhjen e grupit. Frika dhe tmerri i Ramës bën që të urdhërojë Lindën e tij në akte të turpshme. Deputetët nuk mund të përjashtohen përveçse nga mbledhja e grupit nga grupi i tyre"- tha Berisha.

2 VITE ME PARE

NDODH dhe kjo! Deputetët demokratë futen brenda Kuvendit nga dritarja, Bardhi qëndron jashtë

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Deputetet

TIRANË- Pamje të pazakonta nga Kuvendi i Shqipërisë. Pas tensioneve që u regjistruan sot në hyrje të Kryesisë së Kuvendit, ku deputetë të përjashtuar të PD, por edhe ata që nuk janë të përjashtuar kanë gjetur rrugë të tjera.

Përmes një karrigeje, Salianji dhe Nallbati kanë hyrë nga dritarja për në kryesi, dhe më pas Noka. Bardhi nuk iu është bashkuar në këtë ‘mision’ duke qëndruar jashtë ambienteve të Kuvendit.

“Në çdo xhiro që bëjmë rreth godinës ndiqemi nga Garda. Është lajm i mirë që qeveria merr në mbrojtje deputetët e opozitës”, tha Bardhi.

Dita e sotme nis me një axhendë të ngjeshur në komisione. Në rendin e ditës janë parashikuar mbledhja e 5 komisioneve parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë është projekt-buxheti i vitit 2024. Për shkak se opozita ka vendosur të bllokojë komisionet, PS vendosi që mbledhjet të zhvillohen online.

Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Të premten, e 3 nentorit u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi./Dosja.al

2 VITE ME PARE

“Janë 300 gardisë”/ Salianji: Nesër mund të japin urdhër për eliminimin fizik tonin

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji është në mesin e deputetëve të opozitës që nuk i lejohet hyrja në Kuvend. Për gazetarët, ai ka deklaruar se Kryesia e Kuvendit është rrethuar me autoblinda dhe me 300 gardistë, për t’i penguar deputetët e opozitës që të futen në mbledhje.

Këtu të vetmit njerëz që po tentojnë ta mbajnë me dhunë fizike dhe psikologjike dhe banda, janë deputetët e PS, Rama. Shikoni sjellje brutale, e paimagjinueshme. Nuk ka ndodh ndonjëherë që të vendosen më shumë sesa 300 gardistë dhe rrethim me autoblind për të ndaluar fjalën. Kërkohet të izolohet edhe fjala. Ndaj japin urdhra të paligjshëm, sot i kanë dhënë urdhër për t’i ndaluar fizikisht, nesër mund t’i japin urdhër t’i eliminojnë fizikisht…

Ne nuk jemi këtu për të bërë luftë muskujsh. Por në momentin kur ka kërkesë llogarie ndaj qeverisë, ndodh kjo që ju shihni sot. Ajo që patë ditën e enjte kur kalonin ligjet. Betejën në publik se ku qëndron e drejta, opozita e ka fituar. Kjo nuk është betejë e lehtë, por vetëm fillimi”, tha ai.

2 VITE ME PARE

“Lëpiheni për një rrogë”/ REVOLTOHET Dashnor Sula ndaj Gardës: Turp të keni, turp

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shpërthyer me tone tepër të forta ndaj Gardës, pasi kjo e fundit nuk i lejoi që të futen në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ai u ka thënë atyre se duhet të kenë turp që ‘lëpihen për një rrogë’, ndërsa edhe pse u lejua të futej në Kryesi, vetëm ai, vijonte të fliste me tone të larta.

“Lëpiheni për një rrogë, turp të keni! Turp të keni!  E shkatërruat Shqipërinë, kanë ikur të gjithë. Bëni fresk pushtetit, turp të keni të gjithë, turp të keni, turp, diktaturë, turp të keni….”, është shprehur Sula.

Dita e sotme nis me një axhendë të ngjeshur në komisione. Në rendin e ditës janë parashikuar mbledhja e 5 komisioneve parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë është projekt-buxheti i vitit 2024. Për shkak se opozita ka vendosur të bllokojë komisionet, PS vendosi që mbledhjet të zhvillohen online.

Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Të premten, e 3 nentorit u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi./Dosja.al

2 VITE ME PARE

TENSIONE te Kuvendi, deputetët e PD debatojnë me gardën: Keni pirë raki apo mall? Si na prekni?

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Salianji dhe garda

TIRANË- Tensione te Kuvendi i Shqipërisë. Deputetët e Partisë Demokratike (ata të përjashtuar nga seancat) nuk janë lejuar që të futen brenda parlamentit. Të gjendur përballë këtij bllokimi, ata kanë debatuar me gardën e cila qëndronte në dy anët e derës. 

"Keni pirë raki? Keni pirë mall? Si prekni deputetët e opozitës"- dëgjohet të thonë disa nga deputetët e PD-së.

Dita e sotme nis me një axhendë të ngjeshur në komisione. Në rendin e ditës janë parashikuar mbledhja e 5 komisioneve parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë është projekt-buxheti i vitit 2024. Për shkak se opozita ka vendosur të bllokojë komisionet, PS vendosi që mbledhjet të zhvillohen online.

Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Të premten, e 3 nentorit u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Garda nuk e lejoi brenda, Flamur Noka kapërcen kangjellat e Kryesisë së Kuvendit

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Noka

TIRANË- Ditën e sotme, disa deputetë të Partisë Demokratike nuk janë lejuar që të futen në ambientet e Kryesisë së Kuvendit këtë të hënë. Pasi punonjësit e Gardës bllokuan derën e Kryesisë, deputeti Flamur Noka zgjodhi të hipte mbi kangjella duke i kaluar e duke u futur në ambientet e Kuvendit.

Mbi kangjella hipi edhe deputeti Saimir Korreshi, por ky i fundit qëndroi vetëm disa sekonda dhe nuk vendosi t’i kalonte.

Jashtë derës ndodhen disa deputetë që debatojnë me punonjësit e Gardës. Mes tyre janë deputetët Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati apo Helidon Bushati./Dosja.al

2 VITE ME PARE

FOTO LAJM- Garda nuk e lejon brenda, Korreshi ngjitet sipër derës

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Saimir Korreshi

TIRANË- Pamje të pazakonta në Kryesinë e Kuvendit. Deputeti i PD-së, Saimir Koreshi, teksa garda nuk i ka lejuar që të hyjnë brenda, është ngjitur sipër kangjellave. Ndërkohë, deputeti Noka ka bërë po të njëjtën gjë dhe ka kapërcyer kangjellat.

Dita e sotme nis me një axhendë të ngjeshur në komisione. Në rendin e ditës janë parashikuar mbledhja e 5 komisioneve parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë është projekt-buxheti i vitit 2024. Për shkak se opozita ka vendosur të bllokojë komisionet, PS vendosi që mbledhjet të zhvillohen online.

Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Të premten, e 3 nentorit u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Garda rrethon derën e Kuvendit, deputetët e PD s'lejohen brenda, Berisha flet nga ana tjetër: Po kryeni KRIM!

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Garda

TIRANË- Garda nuk ka lejuar ditën e sotme që deputetët e përjashtuar të opozitës të futen brenda institucionit. Kryedemokrati Sali Berisha dhe disa të tjerë mundën që të futeshin brenda. Nga ana tjetër e derës, Berisha u shpreh se kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës. 

"Kjo është fytyra më e turpshme e institucionit. Po bëni krim, ju bëj thirrje shqiptarëve të shikojnë regjimin e Ramës. Mbyll dyert deputetëve"- tha Berisha.

2 VITE ME PARE

TENSIONE te Kuvendi, garda nuk lejon deputetët e përjashtuar të PD të futen brenda

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Opozita

TIRANË- Tensione para Kryesisë së Kuvendit. Tetë deputetë të opozitës kanë tentuar që të hyjnë në godinë, por janë penguar nga Garda. Ata kanë debatuar me gardën e cila ka krijuar mburojë që të mos lejojnë futjen e deputetëve brenda. 

Dita e sotme nis me një axhendë të ngjeshur në komisione. Në rendin e ditës janë parashikuar mbledhja e 5 komisioneve parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë është projekt-buxheti i vitit 2024. Për shkak se opozita ka vendosur të bllokojë komisionet, PS vendosi që mbledhjet të zhvillohen online.

Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Të premten, e 3 nentorit u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Opozita plan për bllokimin e Kuvendit, Shalsi te 'Ekonomia': Deputetët e PD bënin si të habitur pse po mblidhemi online

TENSIONE te Kuvendi/ Garda i la jashtë, deputetët e përjashtuar
Eduart Shalsi

TIRANË- Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku është planifikuar të diskutohet pr/ligji për buxhetin 2024 nisi online. Deputetja e opozitës Sorina Koti e cila tha se ndodhet në sallën ku mbahet mbledhja e Komisionit të Ekonomisë me dy deputetë ftoi deputetët që mbledhjet të bëhen fizikisht. Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi tha se deputetët e opozitës kanë vendosur që të bllokojnë mbledhjet. Me një pyetje drejtuar tyre, ai u tha se nëse ishin të gatshëm që të lënë pas 'non-gratat', duke iu referuar Berishës.

Shalsi: Disa deputetë të PD bënin si të habitur se pse po zhvillojmë mbledhje online, ndërkohë që ishin prezentë kur u bllokua dera. Duam që të bëjmë mbledhje normale, por me sjellje të tilla nuk bëhen. 

Cfarë bëtë ku ju u bllokua dera e komisionit? Donit mbledhje apo të pengonit punimet? 

Ne do vijojmë rrugën tonë. Do bllokoni derën apo do vijojmë mbledhje normale? Jeni gati që ti lini non-gratat, mos t'iu marrin peng?

komisione opozita

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës