Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
• Sot do të mbahet seanca për votimin për imunitetit të Andrea Cozzolinos dhe Marc Tarabella, dy ligjvënësve evropianë të përfshirë në skandalin e korrupsionit në Katargate • Ligjvënësi spanjoll Adrián Vázquez Lázara shkroi në Tëitter se komisioni kishte votuar për fatin e të dy eurodeputetëve me 23 vota pro dhe asnjë kundër, duke i hapur rrugë seancës së sotme. Parlamenti duhet të revokojë privilegjin ligjor që gëzojnë eurodeputetët, në mënyrë që Belgjika të hetojë dhe të akuzojë potencialisht ligjvënësit. • Deri më tani, ish-deputeti italian Pier Antonio Panzeri, eurodeputetja greke, Eva Kaili, ndihmësi dhe bashkëshorti i saj Francesco Giorgi dhe kreu i një OJQ-je në Bruksel, Niçolò Figà-Talamanca po mbahen në paraburgim deri në përfundim të hetimeve. Skandali u zbulua muajin e kaluar pasi policia sekuestroi rreth 1.5 milionë euro gjatë një sërë bastisjesh në një apartament, një shtëpi dhe një hotel. Fotot e kartëmonedhave prej 200 €, 50 €, 20 € dhe 10 € u publikuan nga policia, përfshirë një valixhe të gjetur në hotel e cila ishte e mbushur me para. • Eva Kailit i është hequr roli i saj si nënkryetare e Parlamentit. Eurodeputetja greke Eva Kaili ka mohuar përfshirjen në këtë çështje. Ajo dyshohet së bashku me të tjerët për marrjen e ryshfeteve nga Katari në këmbim të ndikimit në politikëbërjen e BE-së. • Megjithatë, priten më shumë zbulime. Ish-deputeti Pier Antonio Panzeri ka rënë dakord të zbulojë se cilat vende ishin të përfshira dhe si funksiononte, pasi ka arritur një marrëveshje me prokurorët.
0 artikuj për këtë temë.