LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SKANDALI me 471 mln lekë tender fiktiv, Veliaj e anuloi me urgjencë pas denoncimit të PD, ku do të shkonin paratë pa garë? (SPAK HESHT)

Një megaskandal është denoncuar nga Partia Demokratike dy ditë më parë. Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi denoncoi aferën e asfaltit elektoral, ku tregoi se një tender fiktiv u shpall nga bashkia më 19 dhjetor 2022. Bëhej fjalë për ndërtimin e rrugës John Belushi. Kjo rrugë, për të cilën nisën procedurat e tenderit, do të kushtonte 471 milionë lekë, pjesë e njësisë 4. Por edhe pse tenderi ishte në zhvillim e sipër në letra, në terren, e vërteta ishte ndryshe. Erion Veliaj bashkë me stafin e tij, shpërndau pamje nga rruga Xhon Belushi ku punimet kishin nisur. 22 ditë para se të shpallej fituesi, Veliaj pozoi nga punimet e rrugës. Një ditë pasi PD denoncoi aferën, bashkia vendosi të anulojë tenderin. Por kryebashkiaku deklaron se anulimi është bërë më herët dhe nuk lidhet me PD. Por Veliaj nuk sqaron se nëse bashkia ishte duke kryer punime, ku do të shkonin këto 471 milionë lekë?

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Pamjet/ Natën dhe me eskavatorë në sfond, si reklamoi Veliaj punimet në rrugën ‘Xhon Belushi’, Këlliçi i preu në mes aferën 471 mln lekëshe

SKANDALI me 471 mln lekë tender fiktiv, Veliaj e anuloi me urgjencë
Erion Veliaj në rrugën 'Xhon Belushi'

TIRANË- Rruga “Xhon Belushi” në Njësinë 4 ishte segmenti i radhës ku kryebashkiaku Erion Veliaj hodhi asfaltin elektoral dhe do të kishte vijuar me punimet deri në fund, pot ë mos ishte bërë denoncimi public nga Partia Demokratike. Mbrëmjen e 6 janarit, kryebashkiaku Veliaj u shfaq më këtë aks që i shërben një komuniteti prej rreth tre mijë banorësh dhe i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë, propagandoi shtrimin e një rruge që pas fshihte aferën e 471 mln lekë tender fiktiv.

Me një panoramë perfekte, Veliaj mes grupit dhe pas tij fadromat që punonin, i ndodhur mes Kinostudios, Freskut dhe Njësisë 12, kryetari i Bashkisë tha se do të punohej edhe në fundjavë, me qëllim përfundimin sa më shpejt të punimeve.

“Këtu jemi në një zonë kufitare mes Kinostudios, Freskut dhe Njësisë 12 dhe kolegët tanë e kanë filluar vitin e ri me erën e asfaltit, lopatat e punës, ekskavatorët dhe kamionët, të cilët do jenë këtu 3-4 ditë, deri në fundjavë, derisa të mbarojmë një rrugë, e cila është vërtet e nevojshme për komunitetin. Janë rreth 500 familje nga e gjithë Shqipëria, gjithsej 3 mijë banorë, që banojnë këtu dhe për të cilët rruga e vjetër ua bënte jetën malore. Ndoshta, relievin nuk e ndryshojmë dot, por rrugën e bëjmë të kalueshme, i rrisim vlerën pronës,” u shpreh Veliaj.

Por, pak orë më vonë, nuk kishte as punëtorë dhe as fadroma e eskavatorë. Denoncimi i bërë nga Këlliçi bëri që Veliaj të anulonte tenderin dhe të mos vijohej me punimet. Por, gjithsesi, fakti që punimet kishin vijuar, kur fituesi do të shpallet më 22 janar, është një megaskandal.

3 VITE ME PARE

Skandali me rrugën 'Xhon Belushi'/ Veliaj: Do e ndërtojmë me paratë e ndërmarrjes (Justifikimi për punimet)

SKANDALI me 471 mln lekë tender fiktiv, Veliaj e anuloi me urgjencë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pretendon se tenderi për riparimin e rrugës ‘Xhon Beluhsi” është anuluar shumë ditë para denoncimit të bërë nga Opozita e Partia Demokratike. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se bashkia do ta ndërtojë rrugën me ndërmarrjen e vet. Vijimin e punimeve pa pasur një fitues për tenderin, Veliaj e justifikon me faktin se duke qenë se Ujësjellësi i kishte mbaruar të gjitha procedurat, duhej ndërhyrë dhe nuk mund të lihej në atë mënyrë. Me këtë fjali, ai konfirmon shkeljen e denoncuar nga kandidati i PD-së, Belind Këlliçi, i cili u shpreh se Bashkia ka vijuar punimet pa pasur fitues tenderi, pa paratë që do të xhiroheshin pas firmosjes së tenderit. 

“Zonja e shpjegoi me fjalët e veta: I referohet datës 19 dhjetor. Ne sot kemi mbaruar javën e parë të janarit, jemi në 9 janar. Për të gjithë këto arsye, në 19 dhjetor, ajo që ka parë zonja, kanë qenë projektet e vitit të kaluar, ndërkohë siç ndodh rëndom, në qindra rrugë të Bashkisë, Bashkia ka edhe një ndërmarrje vetë. Kur ne shohim që procedura zgjat përtej arsyes, sidomos në ato rrugë ku Ujësjellësi sapo ka mbaruar të gjithë rrjetin e furnizimit dhe degëzimet, nuk mund ta lëmë rrugën tre muaj. Siç bëjmë rëndom në Bashkinë e Tiranës, për sa kohë që kemi vetë një fabrikë asfalti, vendosëm ta anulojmë atë garë. Është anuluar që javën e kaluar, por kështu është kur nuk ke bërë ndonjëherë ndonjë punë dhe nuk i njeh rregullat e shtetit dhe për sa kohë që ajo garë është anuluar, ka hyrë ndërmarrja e bashkisë për ta mbyllur sepse na duhej një ndërhyrje e menjëhershme, duke qenë se Ujësjellësi tashmë e kishte bërë gjithë punën e vet, dhe nuk mund ta linim rrugën deri në 2-3 muaj, sa vijojnë procedurat. Zonja do ketë shumë punë këtë vit sepse ne do bëjmë qindra rrugë të tilla. Ky do jetë viti i ndërhyrjeve kapilare,”- tha Veliaj.

Një megaskandal është denoncuar nga Partia Demokratike dy ditë më parë. Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi denoncoi aferën e asfaltit elektoral, ku tregoi se një tender fiktiv u shpall nga bashkia më 19 dhjetor 2022. Bëhej fjalë për ndërtimin e rrugës John Belushi, për të cilën nisën procedurat e tenderit, do të kushtonte 471 milionë lekë, pa pasur një fitues tenderi. Një ditë pasi PD denoncoi aferën, bashkia vendosi të anulojë tenderin. Por kryebashkiaku deklaron se anulimi është bërë më herët dhe nuk lidhet me PD. Ai shton se rruga do ndërtohet me paratë e ndërmarrjes. Vijimin e punimeve pa pasur një fitues për tenderin, Veliaj e justifikon me faktin se duke qenë se Ujësjellësi i kishte mbaruar të gjitha procedurat, duhej ndërhyrë dhe nuk mund të lihej në atë mënyrë.

3 VITE ME PARE

Vokshi nxjerr BLLOF Veliajn: Mashtrues, trego burimin dhe faturat e kompjuterave që bleve me paratë që gjoja more nga gjyqi me mua

SKANDALI me 471 mln lekë tender fiktiv, Veliaj e anuloi me urgjencë
Albana Vokshi dhe Erion Veliaj

TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka sfiduar publikisht kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, i cili tha sot se ka blerë me paratë që ka fituar nga gjyqi me të, kompjutera për një shkollë. Vokshi zbulon se ky është një mashtrim, pasi gjyqi mes tyre është në apel. Këtu është edhe habia. Vokshi i kërkon Veliajt që të nxjerrë burimin e parave me të cilat ka blerë kompjuterat për shkollën në fjalë, pasi paratë nga gjyqi nuk janë. 

REAGIMI I PLOTE:

Vesi del me shpirtin!!
Edhe #mashtrues, edhe #injorant.
Në të dyja rastet është e rëndë kur bëhet fjalë për një zyrtar të lartë publik.
Erion Veliaj sot ka thënë që me paratë e gjyqit që ka fituar ndaj meje ka blerë dhjetëra kompjutera për shkollat e Tiranës.
Ky është #mashtrim!
Cështja e padisë së Erjon Veliajt ndaj meje (për denoncimet që kam bërë për vjedhjen e të dhënave personale nga ana e Bashkisë Tiranë) është në apel, pra është cështje ende në shqyrtim.
Erjon Veliaj ka detyrimin sot, të tregojë burimin dhe faturat e blerjes së atyre dhjetëra kompjuterave që pretendon që i ka blerë me paratë që i ka marrë prej meje.
Erion Veliaj, duke sulmuar personalisht përfaqësuesit e opozitës nuk i shmangesh dot abuzimit me fondet publike, për të cilat, herët a vonë, do të duhet të shkosh në #burg.

Veliaj tha sot se Vokshi shpif me akuzat për tenderin e anuluar tashmë të rrugës "Xhon Belushi" dhe tha se ai ka fituar gjyqin me të dhe me ato para ka blerë kompjutera. 

“Është e njëjta zonjë e cila i ka humbur të gjitha betejat me mua për shpifje. Me paratë e gjyqeve ku zonja Vokshi është dënuar si shpifëse profesioniste janë blerë dhjetëra kompjutera për shkollat e Tiranës."-tha Veliaj.

Por ku i gjeti kryebashkiaku këto para nëse ka blerë vërtetë kompjuterat e shkollave? Vallja e denoncimeve për para pa burim është hapur nga Alda Klosi me supervjedhjen e shtëpisë. Por denoncimet vazhdojnë. Veliaj ka detyrimin të tregojë nëse i ka blerë kompjuterat, dhe me çfarë parash./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tenderi fiktiv/ Belind Këlliçi: Veliaj e bëri për të blerë vota

SKANDALI me 471 mln lekë tender fiktiv, Veliaj e anuloi me urgjencë
Belind Kellici

TIRANË- Kandidati i Partsë Demokratike për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka deklaruar se tenderi fiktiv i bashkisë për rrugën Xhon Belushi është anuluar. Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se kur bëhen bashkë ata arrijnë që të parandalojnë vjedhjen e taksave. Ky tender ishte për ndërtimin e rrugës Xhon Belushi, që sipas Këlliçit, Veliaj e ka bërë për të vjedhur vota për zgjedhjet lokale të 14 majit.

SKANDALI me 471 mln lekë tender fiktiv, Veliaj e anuloi me urgjencë
Dokumenti

Postimi i Plotë:

Një fitore për Tiranën! Anullohet tenderi fiktiv për Rr. "Xhon Belushi". Kur bëhemi bashkë tërhiqet bashkia. Kur bëhemi bashkë parandalojmë vjedhjen e taksave tona. Kurdo natën të hidhet asfalt elektoral, unë do të jem atje! Bashkë Tirana! Forca!

Një megaskandal është denoncuar nga Partia Demokratike dy ditë më parë. Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi denoncoi aferën e asfaltit elektoral, ku tregoi se një tender fiktiv u shpall nga bashkia më 19 dhjetor 2022. Bëhej fjalë për ndërtimin e rrugës John Belushi, për të cilën nisën procedurat e tenderit, do të kushtonte 471 milionë lekë, pa pasur një fitues tenderi. Një ditë pasi PD denoncoi aferën, bashkia vendosi të anulojë tenderin. Por kryebashkiaku deklaron se anulimi është bërë më herët dhe nuk lidhet me PD. Ai shton se rruga do ndërtohet me paratë e ndërmarrjes. Vijimin e punimeve pa pasur një fitues për tenderin, Veliaj e justifikon me faktin se duke qenë se Ujësjellësi i kishte mbaruar të gjitha procedurat, duhej ndërhyrë dhe nuk mund të lihej në atë mënyrë.

erion veliaj belind kellici albana vokshi eno bozdo skandali me rrugen xhon belushi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës