LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SKANDALI i radhës! Diplomatja e emëruar në Stamboll, bashkëjetuesja e kreut të një organizate kriminale droge, PD nxjerr DOKUMENTIN, MEPJ: U tërhoq nga posti

• Një tjetër skandal në "diplomacinë" shqiptare. • Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka firmosur me dorën e saj më shkurt të këtij viti emërimin e Juna Harkës në Konsullatën e Stambollit. • Veçse Harka është bashkëjetuesja e një bossi të një grupi kriminal, Ramazan Keskin, i cili është në shënjestër të SPAK dhe më 5 prill iu sekuestrua pasuria. • Dosja.al u informua nga burime të sigurta për lidhjen e Harkës me Keskin dhe për këtë aryse kërkoi informacion lidhur me procedurën e emërimit të Harkës në Stamboll, por deri më sot nuk ka asnjë përgjigje. • Dokumentin e emërimit e nxorri sot Partia Demokratike, ndërkohë që MEPJ pretendon se fillimisht ajo u emërua në detyrë dhe më pas po verifikohej. • Por ende nuk ka asnjë sqarim për përzgjedhjen e Harkës dhe arsyen e vendosjes së saj në Konsullatën Shqiptare të Stambollit. Ndërkohë që SPAK e kishte parashtruar qartë se Keskin, investonte dhe vinte shpesh në Shqipëri, pasi kishte bashkëjetuesen. • Por të gjitha sinjalet duket se janë "fikur" nga Xhaçka dhe stafi i saj duke e bërë këtë rastin e disatë të shkeljeve. • Më herët në MEPJ ishin emëruar motra e killerit me pagesë, të shumëkërkuarit Nuredin Dumani dhe Amant Josifit, i shumëkërkuar për zhvatjen me "call-center-at".

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Bashkëjetuesja e bossit të drogës tek Konsullata shqiptare, JUSTIFIKOHET MEPJ: Ne e emëruam, pastaj po e verifikonim. Ajo është tërhequr për arsye personale

SKANDALI i radhës! Diplomatja e emëruar në Stamboll,
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka sqaruar emërimin e Juna Harkës si Sekretare të Dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll, edhe pse është bashkëjetuesja e kreut të një bande droge. Sipas ministrisë së Jashtme, Juna Harka me dokumente zyrtare rezulton se pamartuar dhe se emërimin e kanë bërë, por ajo nuk e kishte ushtruar kurrë detyrën pasi po verifikohej. Po sipas tyre, ndërkohë që ishte në proces verifikimi, Harka ka kërkuar që të tërhiqet për arsye personale.

"Harka rezulton e pamartuar. Pas emërimit, ajo nuk e ka marrë detyrën, pasi gjatë kësaj periudhe ka qenë në proces verifikimi, në përputhje me ligjin. Informojmë se gjatë këtij procesi verifikimi, Harka i ka kërkuar Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në MEPJ të tërhiqet, për arsye personale. Edhe njëherë konfirmojmë se Juna Harka nuk ka shërbyer asnjë ditë në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, nuk ka pasaportë diplomatike dhe nuk ka gëzuar për asnjë moment imunitetet dhe privilegjet që të jep statusi i diplomatit,"-bën me dije MEPJ.

REAGIMI I PLOTË

MEPJ garanton qytetarët e Republikës së Shqipërisë që do të vijojë të zbatojë ligjin. Nisur nga akuzat e bëra sot në drejtim të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi emërimin e shtetases Juna Harka, sqarojmë se emërimi është bërë bazuar në ligjin nr 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, neni 31, pika 3, që parashikon emërimin për nevoja të veçanta diplomatike të ekspertëve jashtë shërbimit të jashtëm, të cilët zotërojnë njohuri dhe ekspertizë, sipas specifikave të pozicionit të emërimit.

Për dijeni të opinionit publik, në jetëshkrimin e paraqitur pranë MEPJ rezulton se shtetasja në fjalë plotëson të gjitha kushtet. Ajo ka përfunduar studimet e larta jashtë vendit për marrëdhënie ndërkombëtare, zotëron tre mastera dhe ka një përvojë të gjerë në mësimdhënie, gazetari dhe botën akademike. Për më tepër znj. Harka, e cila është lindur e rritur në familje diplomatësh zotëron shkëlqyer katër gjuhë të huaja, ndër të cilat gjuhën turke.

Bazuar mbi këto kritere e cilësi është bërë fillimisht emërimi i saj në Konsullatën e Përgjithshme të RSH në Stamboll. Në kuadër të transparencës dëshirojmë të nënvizojmë faktin se në dokumentat zyrtarë (çertifikatë familjare) znj. Harka rezulton e pamartuar. Pas emërimit, ajo nuk e ka marrë detyrën, pasi gjatë kësaj periudhe ka qenë në proces verifikimi, në përputhje me ligjin. Informojmë se gjatë këtij procesi verifikimi,  znj. Harka i ka kërkuar Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në MEPJ të tërhiqet, për arsye personale. Edhe njëherë konfirmojmë se shtetësja Juna Harka nuk ka shërbyer asnjë ditë në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, nuk ka pasaportë diplomatike dhe nuk ka gëzuar për asnjë moment imunitetet dhe privilegjet që të jep statusi i diplomatit. Rrjedhimisht nuk ka patur asnjë komunikim me autoritetet turke për këtë emërim. Faktet e mësipërme dëshmojnë se gjithçka që i është servirur sot opinionit publik vetëm për arsye politike janë akuza të pabaza dhe  keqinformim. MEPJ garanton qytetarët e Republikës së Shqipërisë që do të vijojë të zbatojë ligjin

Juna Harka është emëruar sekretare e Konsullatës Shqiptare më datë 22 shkurt 2023, me firmë të ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Harka është bashkëjetuesja e Ramazan Keskin, një shtetas turk në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pastrim parash, ka rënë në rrjetën e Prokurorisë Speciale pasi i janë zbuluar kompani dhe disa prona që ai kishte në Tiranë. Ky shtetas cilësohet si bosi i mafias turke të kokainës dhe heroinës.

3 VITE ME PARE

Herët që DSIK dështoi! MEPJ jo ministri, por "qendër rehabilitimi"

SKANDALI i radhës! Diplomatja e emëruar në Stamboll,
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme

TIRANË- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme është një institucionet më të rëndësishme në vend. Por gjatë kohëve të fundit duket se është kthyer në një "strehë" për të gjithë familjarët dhe vetë personat që kanë probleme me ligjin. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të klasifikuar, ndryshe DSIK, supozohet që të gërmonte thellë në jetën e personave që emërohet në MEPJ, por ka disa përjashtime dhe "sy" që janë mbyllur disa herë. Dosja.al ka mbledhur disa raste të shkeljeve, për të cilat deri më tani asnjë nuk është mbajtur përgjegjës.

1. Amant Josifi

Amant Josifi është një nga emrat kryesorë që kërkohen nga autoritetet spanjolle për çështjen e mashtrimit përmes investimeve në kriptovalutë.Një konsorcium me gazetarë nga 23 vende, zbuloi në vitin 2020 se Amant Josifi, asokohe këshilltar i Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për NATO, ishte përfaqësues në Shqipëri i Milton Group. Milton Group akuzohej në Ukrainë për mashtrim me kriptovalutë. Ai u filmua në festat e kompanisë për fundvit ndërsa kur gazetarët e pyetën për lidhjen me mashtrimet, tha se nuk kishte përparësi biznesin por punën si Këshilltar. Josifi është përmendur edhe nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili e akuzon si bashkëpunëtorin e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsit. Aktualisht ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet spanjolle, por sipas Berishës fshihet në Dubai.

2. Motra e Nuredin Dumanit

Xhuljana Dumani, motra e Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka rrëfyer dhjetëra krime në Prokurorinë e Posaçme, u kthye për pak kohë në epiqendrën e vorbullës së mediave. Kjo për shkak se ishte punësuar si specialiste e marrëdhënieve me NATO-n në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Në fundjavë u publikua lajmi për të, të hënën, pas 48 orësh ajo dha dorëheqjen me pretendimin ndodhet në rrezik për jetën për shkak të publikimit të të dhënave të saj. Punësimi i saj nuk u sqarua kurrë nga MEPJ.

3. Juna Harka

Në shkurt 2023, Ministrja Olta Xhaçka e ka emëruar Sekretare të Dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll. Parimisht nuk ka asnjë problem veç faktit se ajo është bashkëjetuesja e Ramazan Keskin është kreu i një organizate kriminale aktive në narko-trafik. SPAK thotë se ndaj Keskin ka pasur në vitin 2020 një urdhër arresti europian me akuzën se është kreu i një organizate kriminale të trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimi të parave. Aktiviteti shtrihej në Roterdam, Holandë e në Gjermani. Në njoftimin zyrtar SPAK përmendte edhe bashkëjetuesen e tij, por masat nuk ishin marrë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Kush është Ramazan Keskin? SPAK i sekuestroi pasuritë: I ka nga krimi! MEPJ i emëron bashkëjetuesen në Konsullatën e Stambollit

SKANDALI i radhës! Diplomatja e emëruar në Stamboll,
Foto ilustruese

TIRANË- Ramazan Keskin është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pastrim parash. Por më 5 prill të këtij viti 2023, ka rënë në rrjetën e Prokurorisë Speciale dhe i janë zbuluar kompani dhe disa prona që ai kishte në Tiranë. Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Keskin cilësohet si bosi i mafias turke të kokainës dhe heroinës. Kështu që nga ana e SPAK iu sekuestruan në pronësi një sipërfaqe të madhe me ullishte në zonën e Selitës dhe aksionet në disa kompani në Shqipëri. Por ajo që bie në sy, është fakti që SPAK përmend faktin se Ramazan Keskin ka udhëtuar në mënyrë të vazhdueshme në Shqipëri dhe ka bashkëjetuar me një shqiptare, ndërkohë që ka investuar shuma të konsiderueshme në Shqipëri. Sot, u zbulua se shtetësja shqiptare është pikërisht Juna Harka, e cila është emëruar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka si sekretare e Konsullatës Shqiptare në Stamboll. 

Ajo është punësuar në një institucion të rëndësisë së veçantë në Turqi, ndërkohë që bashkëjetuesi i saj, 44- vjeçar nga Turqia është në kërkim pasi akuzohet se është kreu i një organizate kriminale të trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimi të parave. Aktiviteti i tij  shtrihej në Roterdam, Holandë e në Gjermani. Por kishte blerë në Shqipëri: sipërfaqe toke, dy automjete, 25% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “GLOBAL LEADER IN SPORT (GLS), 5. 50% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “KESKINDAG” dhe 6. 50% të aksioneve të Operatori Ekonomik “REALIZ” shpk.

Kompanitë dhe aktiviteti i tyre në Shqipëri: 

1. Global Leader in Sport (GLS)

Organizimi i eventeve sportive duke përfshirë: Vendosja ose ngritja e skenave për eventet e futbollit; Rekrutime të personelit në lidhje me ndeshjet që do të zhvillohen kudo; Blerje të veshjeve sportive; Blerja e biletave të avionit; Rezervimi i hoteleve. Shitja e biletave të futbollit etj. Shoqëria do të ketë si objekt organizimin e eventeve të futboollit në Shqipëri dhe mbarë botën në rang ndërkombëtar si: Ftesën për pjesmarrjen e legjendave të futbollit në evente sportive të organizuar nga vetë shoqëria etj.

2. REALIZ

Import eksport i materialeve tekstile, konfeksione, makineri e pajisje qepese te tekstileve, perpunim, konfeksionim e qepje e tregtim me shumice e pakice i konfeksioneve. Transaksione financiare nga Shqiperia per jashte dhe nga jashte per ne Shqiperi. Te merret me promovimin e shkembimeve tregtare nga Shqiperia per jashte dhe nga jashte per ne Shqiperi.

NJOFTIMI I PLOTË I SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin pasuror nr.4 datë 27.01.2023 ndaj shtetasit R. K., i datëlindjes 01.01.1979, lindur dhe banues në Turqi. Hetimet në kuadër të këtij procedimi janë kryer në bashkëpunim me Autoritet Gjermane të Drejtësisë. Nga aktet e administruara rezulton se me datë 02.12.2020, ndaj shtetasit turk R. K. është nxjerrë një urdhër arresti evropian, pasi ky shtetas rezulton si kreu i një organizate kriminale e cila ka si aktivitet kriminal trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave. Nga aktet e administruara rezulton se shtetasi R. K. është kreu i një organizate kriminale e cila ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike të llojit ‘’Heroinë’’ dhe ‘’Kokainë’’ në Roterdam, Hollandë e në Gjermani, ku bëhej grumbullimi e përpunimi i lendës narkotike, e cila më pas shpërndahej në gjithë Evropën. Gjithashtu shtetasi R. K. si kreu i kësaj organizate kriminale nëpërmjet korrierëve të ndryshëm ka transportuar nga Gjermania në Turqi mbi 10 (dhjetë) milion euro, të cilat janë përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R. K. ka udhëtuar në mënyrë të vazhdueshme në Shqipëri dhe ka bashkëjetuar me një shtetase shqiptare. Në vijim të hetimeve të kryera është dokumentuar fakti se R. K. ka investuar para në shuma të konsiderueshme në Shqipëri. Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit R. K., rezulton se ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i ketë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale. Nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenet 3-7, 11, 12, 14 dhe 15 ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (i ndryshuar) është paraqitur kërkesë për sekuestrimin e pasurive të shtetasit R. K. Nga ana e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.8 datë 03.02.2023, është vendosur: Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sekuestrimin e pasurive të subjektit nën hetim pasuror R. K., si dhe të personave të lidhur si më poshtë: 

1. Pasurinë me adresë, Selitë, Tiranë, me sipërfaqe 1 000 m2, e llojit “ullishte”.

2. Automjeti tip Audi SQ7, me targa gjermane LR-II7777, me numer shasie Nr.ëAUZZZ4M5HD052188.

3. Automjeti autoveturë, marka AUDI, tipi Q7, targa AA275SB, me shasi Nr.ëUAZZZ4L3BD026080, viti i prodhimit 2011.

4. 25% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “GLOBAL LEADER IN SPORT (GLS)” shpk- Nr. NIPT L92229020F, regjistruar më datë 29.10.2019.

5. 50% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “KESKINDAG” shpk- Nr. NIPT L71726012K, regjistruar më datë 26.05.2017.

6. 50% të aksioneve të Operatori Ekonomik “REALIZ” shpk- Nr.NIPT L71822022A, regjistruar më datë 22.06.2017, datë themelimi 05.06.2017.

Vendimi nr.8 datë 03.02.2023, është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Verifkimet pasurore lidhur me këto subjekte vijojnë deri në dokumentimin e plotë.

3 VITE ME PARE

"A keni punësuar Juna Harkën?"/ Si u injorua e drejta për informim nga MEPJ, kërkesa e Dosja.al shkoi me urgjencë... në "kosh"

SKANDALI i radhës! Diplomatja e emëruar në Stamboll,
Foto ilustruese

TIRANË- Juna Harka është sekretare e Konsullatës Shqiptare në Stamboll. Postin, në karrierë si një "diplomate", ia ka firmosur ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Deri më tani, në dukje nuk ka asnjë problem. Veçse bashkëjetuesi i shqiptares Harka është Ramazan Keskin. Një shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik drogë dhe pastrim parash ra në "grackën" e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Keskin, për SPAK është një kriminel, të cilit i është sekuestruar pasuria, por bashkëjetuesja e tij i ka shpëtuar çdo filtri të mundshëm për përzgjedhjene e zyrtarëve në detyrë.

Dosja.al u informua disa javë më parë lidhur me emërimin e Xhaçkës, e në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, e parashikuar në nenin 17 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, dërgoi një email në adresën zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Por edhe pse kanë kaluar disa javë, ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare lidhur me kërkesën e bërë ndaj institucionit shqiptar. Shkelje, kjo e një të drejtë, pasi ligji e thotë qartë se çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet. Mirëpo kërkesa e Dosja.al, duke se ka shkuar menjëherë në "kosh".

Ndërkohë, Juna Harka vazhdonte e qetë detyrën e saj si sekretare e Dytë e Konsullatës Shqiptare në Stamboll. Sot, zëdhënësja e ish-kreyminstrit Sali Berisha, Floriana Garo në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka denoncuar ministren e jashtme, Olta Xhaçka për lidhje me krimin dhe ka nxjerrë edhe dokumentin e emërimit në detyrë të Harkës. Por edhe pse kanë kaluar disa orë nga denoncimi zyrtar i bërë nga mediat dhe nga PD, sërish MEPJ nuk e ka konsideruar të arsyeshme që të japë një shpjegim për emërimin e bërë.

3 VITE ME PARE

SKANDAL! Bashkëjetuesja e "bossit" ndërkombëtar të kokainës...një "diplomate"/ Juna Harka u emërua nga Olta Xhaçka, sekretare e Konsullatës Shqiptare në Stamboll

SKANDALI i radhës! Diplomatja e emëruar në Stamboll,
MEPJ

TIRANË- Ramazan Keskin, një shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik drogë dhe pastrim parash ra në "grackën" e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Keskin, nga SPAK cilësohet si bos i mafias turke të kokainës dhe heroinës, por bashkëjetuesja e tij është e "qetë" në karrierën e saj si diplomate. Juna Harka është Sekretare e Dytë e Konsullatës Shqiptare në Stamboll.

SKANDALI i radhës! Diplomatja e emëruar në Stamboll,
Dokumenti

Dokumenti i mëposhtëm e vërteton se Juna Harka është emëruar sekretare e Konsullatës Shqiptare më datë 22 shkurt 2023, me firmë të ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka./Dosja.al

3 VITE ME PARE

‘Klanet e drogës pushtojnë Ministrinë e Jashtme/ PD: Xhaçka çon diplomate në Stamboll bashkëshorten e trafikantit turk

SKANDALI i radhës! Diplomatja e emëruar në Stamboll,
Floriana Garo

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka denoncuar Ministren e Jashtme Olta Xhaçkën se ka emëruar si diplomate në Stamboll Juna Harka, e cila sipas saj është partnerja e një trafikati turk me emrin Ramazan Keskin. Garo u shpreh se Keskin është kreu i një organizate kriminale aktive dhe se për të ka një urdhër-arrest europian që në vitin 2020. Po ashtu, Garo thekson se klanet e drogës kanë pushtuar Ministren e Jashtme të Shqipërisë.

Deklarata e Garos:

Në fund të shkurtit, ‘ministrja e investimeve strategjike të brendshme’ dhe ‘punëve të pista të jashtme’, Olta Xhaçka, ka emëruar Sekretare të Dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll zonjën Juna Harka. Emërimi në vetevete nuk është gjë e re, sepse është vazhdim i repertorit të njohur të degradimit të pamëshirshëm të shërbimit të Jashtëm.

Si shumë të tjerë e të tjera, znj. Harka nuk ka punuar as edhe një ditë në diplomaci.

Lajmi, dhe bëhet fjalë për lajm të keq, qëndron te fakti se bashkëshorti i Juna Harkës, shtetasi turk Ramazan Keskin, është kreu i një organizate kriminale aktive në narko-trafik. Për të ka një urdhër-arrest europian që në vitin 2020.

Në fillim të shkurtit të këtij viti, dy javë përpara se Juna Harka të emërohej në Stamboll, SPAK vendosi vënien në sekuestro të pasurive në Shqipëri të bashkëshortit të saj Keskin. Megjithëkëtë, znj. Harka-Keskin, jo vetëm u emërua në Ambasadë, por u pajis shumë shpejt me pasaportë diplomatike.

Në datën 5 prill 2023, kur kishin përfunduar të gjitha procedurat për emërimin në Stamboll të znj. Harka-Keskin, disa media shqiptare njoftuan se u vunë në sekuestro pasuritë e bashkëshortit të saj turk.

Të njëtën ditë ka ardhur reagimi i autoriteteve turke për emërimim e znj. Harka dhe asaj i është kërkuar dorëzimi i pasaportës diplomatike nga MPJ.

Kjo ndodhi nga frika e skandalit dhe zhurmës që do pasonte. Pëndryshe Xhaçka do të vijonte e qetë, gjë që e dëshmon fakti se, që nga emërimi deri te botimi në media i lajmit të sekuestros, kaluan 6 javë. Eshtë e pamundur që një institucion i lartë si MPJ, me shefe një ish-Ministre të Mbrojtjes, të mos ketë patur të dhëna nga shërbimet inteligjente se kush është Ramazan Keskin dhe kush bashkëshortja e tij.

Emërim i zonjës Harka është pjesë e një cikli të qartë korruptiv ku përfshihen lidhjet familjare; ajo është kushërirë e Skënder Gjinushit. Më shumë se farefisnia, bie në sy fakti që ajo emërohet pikërisht në Stamboll, atdheun e bashkëshortit të saj narko-trafikant, në kërkim nga autoritet europiane dhe në sekuestro nga ato shqiptare.

Nota Verbale për Ambasadën turke në Tiranë, për emërimin e znj. Harka në Stamboll është përgatitur në fillim të prillit. Kjo praktikë nuk gjendet, pasi është dhënë urdhër nga lart që të zhduket çdo provë që lidhet me këtë skandal.

Por, gjurmë që mbetet është fakti se më 4 prill znj. Harka-Keskin ishte në Minstrinë e Jashtme dhe tërhoqi pasaportën diplomatike. Ndërsa një ditë më pas shumica e medias përcollën njoftimin per vënien nën sekuestro të pasurive në Shqipëri të bashkëshortit të saj.

Kjo është spaleta e radhës në supet ngarkuar me skandale të Olta Xhackës.

Lista është për record Guinnes në skandalistikë dh vijon si më poshtë:

dhënie e statusit investitor strategjik bashkëshortit të saj, privatizim i bazës ushtarake të Limionit në Sarandë, punësim si këshilltar të mashtruesit ndërkombëtar Amant Josifi, punësim në Ministrinë e Jashtme të motrës së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, përdorimit të helikopterit ushtarak për fushatën zgjedhore në Dibër, vendosje e automjetit të Ministrisë së Jashtme në shërbim të nënës së saj.

juna harka olta xhacka ramazan keskin

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës