LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb jetën 14-vjeçari. Konflikti nisi në rrjetet sociale, ambulanca vonoi ndihmën e parë

• Një sherr në përmasat e një skandali ka ndodhur ditën e sotme në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. • Disa adoleshentë janë përleshur me njëri-tjetrin dhe sherri ka agravuar në përdorimin e thikave. • Nga sherri mes tyre, një 14-vjeçar ka humbur jetën në spital, ndërsa një i mitur tjetër është i plagosur. • Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur brenda 90 sekondave, ndërsa dy të miturit, njëri i plagosur tashmë në spital, janë sulmuar nga 3 persona, bashkëmoshatarë të tyre. • Sipas informacioneve, dy adoleshentët ishin bashkë dhe dyshohet se janë qëlluar nga tre 14-vjeçarë të tjerë teksa njëri prej autorëve të dyshuar është shoqëruar nga policia. • Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka nisur nga për shkak të një përplasjeje në rrjetet sociale, ku janë përfshirë dy grupe adoleshentësh. • Pasi është goditur me thikë, i mituri është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe ka nisur të humbë gjak, më pas është rrëzuar në trotuarin para shkollës. • 14-vjeçari është rrethuar nga fëmijët e tjerë të shkollës, që janë përpjekur t’i ndalin gjakderdhjen nga plaga në pjesën e majtë të stomakut. • Pak minuta pasi ka qëndruar i shtrirë në trotuar 14-vjeçari ka humbur ndjenjat. • Sipas informacioneve, një pjesë e nxënësve në vendin e ngjarjes vrapuan të lajmërojnë mësuesit ndërsa disa kanë marrë në telefon ambulancën dhe disa policinë. • Gjithashtu bëhet me dije se për të dërguar 14-vjeçarin në spital kanë ndërhyrë kalimtarë të rastit që e kanë marrë me makinë. • Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu nga Kuvendi ka deklaruar se dhimbja për këtë ngjarje është e paimagjinueshme. Deputetja demokrate Ina Zhupa i ka kërkuar Ministres që të japë dorëheqjen. 

25 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Qëlloi për vdekje bashkëmoshatarin, identifikohet autori i vrasjes së 14-vjeçarit në Tiranë

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
Pamjet

TIRANË- Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani ditën e sotme në shkollën Fan Noli është identifikuar. Mësohet se autori i goditjes me thikë është adoleshenti me iniciale M. P. Autori dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli.

Teksa konflikti ka agravuar, raportohet se adoleshenti me iniciale M. P. ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin. Pasi është goditur me thikë, i mituri është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe ka nisur të humbë gjak, më pas është rrëzuar në trotuarin para shkollës. 

1 VITE ME PARE

Rrëfehet mes lotëve zonja që i dha ndihmën e parë 14-vjeçarit: Djali u zgjua dhe kërkoi mamin

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
Agentina Hidershaj

Ngjarja tragjike e ndodhur ditën e sotme në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku një 14-vjeçar humbi jetën si pasojë e një sherri me thikë ka tronditur mbarë opinionin publik. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka qenë Agentina Hidershaj, zonja e cila i ka dhënë ndihmën e parë 14-vjeçarit teksa e ka transportuar menjëherë me makinë drejt spitalit.

Ajo ka treguar se deri në çastin kur ambulanca ka marrë të miturin, ai ka qenë në jetë. Mes dhimbjes, zonja rrëfen se i mituri ka reaguar vetëm njëherë dhe ka kërkuar nënën.

“Më pas hyri një burrë mbrapa që i mbante plagëve djalën. Djali u zgjua dhe kërkonte mamin. I thoja “të lutem reago”. Mbaja dorën pas djalit. Burri i thoshte “nuk ke asgjë”. Në makinë nuk doli asnjë pikë gjaku. E vetmja gjë që mbeti në makinën time ishin këpucët me pika gjaku. E hodhëm në ambulancë me shenja jete dhe thamë shyqyr që e shpëtuam. Djali hipi në ambulancë i gjallë dhe koshient”, tregon ajo.

Gjatë rrëfimit, zonja tregon për momentin e trishtë kur ka mësuar se djali ka ndërruar jetë.

“Ai ishte i zverdhur, mendova se kishte diçka serioze dhe mendova se gjakderdhja do të ishte e brendshme. E ndoqëm deri tek Ushtaraku, morëm vesh që fëmija kishte ndërruar jetë brenda në spital”, rrëfehet mes lotëve Hidershaj.

1 VITE ME PARE

“Viktima ishte konfliktuar të premten në oborrin e shkollës”, babai i 14-vjeçarit të plagosur tregon dëshminë e të birit: Dy persona i goditën me thika

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
Babai

TIRANË- I ati i 14-vjeçarit të plagosur ditën e sotme gjatë sherrit që ndodhi pranë shkollës “Fan Noli” ka zbuluar çfarw djali i tij i ka treguar deri më tani në lidhje me ngjarjen e rëndë. Duke folur për emisionin 'Open' nw News24, babai tha se i biri kishte shkuar te shkolla “Fan Noli” pasi ishte thirrur nga viktima, i cili ishte shoku i tij i ngushtë.

Babai tregoi më tej se në momentin që djali arritur atje dy persona i kanë goditur me thika, 14-vjeçarin e plagosur dhe viktimën. Ai zbuloi se sherri ka nisur ditën e premte, kur viktima dhe një ish-shok i tij, po ashtu në shkollën “Fan Noli” janë konfliktuar në oborr, ndaj edhe kishin lënë një takim ditën e sotme.

“Fola me djalin pak dhe më tha se shkoi te shkolla Fan Noli të takonte një shok sepse ai kishte një problem me një shok të klasës që e ka goditur. Në momentin që arriti te shkolla dy personat që ishin atje i kanë goditur me thika djalin tim dhe viktimën. Nuk e di pse janë konfliktuar. Ish-shoku i viktimës e ka goditur ditën e premte në oborrin e shkollës, kaq di deri tani. Ditën e sotme u goditën me thika. Djali më tha se ishin dy veta me thika dhe pjesa tjetër që ishin më shumë vetë janë larguar pasi panë thikat. Ata janë kapur në befasi dhe janë goditur më pas.
Nuk i kemi treguar për gjendjen e shokut të tij, kishte 7 vite që rrinte me të dhe nuk duam ta stresojmë duke i treguar. Djali tjetër është te drejtoria e policisë duke dëshmuar. Kemi folur me familjarët e fëmijëve të tjerë”, tregoi ai.

1 VITE ME PARE

Gazetarja Lala zbulon detaje nga vrasja e 14-vjeçarit: Oficerit i thanë se ishin sqaruar

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerr detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot ku një nxënës 14-vjeçar i shkollës Fan Noli humbi jetën pas një sulmi me thikë 150 metra larg objektit mësimor. E ftuar në emisionin “Open” në News24, Lala u shpreh se mes viktimës dhe autorit të dyshuar të ngjarjes ka pasur një debat që të premten ku ata janë shtyrë, më pas ka pasur një debat mes tyre sot brenda shkollës dhe disa orë më pas konflikti agravoi duke shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur.

Një oficer policie që është marrë me hetimin e ngjarjes sot më tregoi se nxënësit kanë debatuar të premten, janë shtyrë. Kanë debatuar me njëri-tjetrin sot, i ka thirrur oficeri i sigurisë dhe kanë thënë jemi sqaruar.  Nuk duhej të ishin lejuar të dilnin, duhej të thirreshin prindërit, në mënyrë që ky konflikt të mos degradonte”, tha Lala.

Ndërsa u shpreh se kemi një ngjarje shumë të rëndë, gazetarja tha se duhet të reflektojnë institucionet.

“Ka pasur një paketë për sigurinë në shkolla, e cila duket se u harrua rrugës. Ishte një paketë që arrestoheshin ata që shpërndanin drogë në shkolla, që ecnin me shpejtësi pranë shkollave, që shisnin pije alkoolike për fëmijët 13-14 vjeç. Ne qasemi përditë me situata të tilla. Ky është një rast fatkeq, flagrant dhe shumë i rëndë. Por çdo ditë kemi raste të bullizmave, gjobvënieve, kërcënimeve, shantazheve me foto. Ne duhet të jemi vigjilent, nëse do të ishte ndërhyrë që të premten, nëse do të ishte ndërhyrë sot, nuk do të kishim agravim të situatës. Kemi një viktimë, kemi një të plagosur, kemi edhe një autor që është fëmijë. Histori që nisin në rrjetet sociale, duken si histori banale në dukje, por që u mbyll në mënyrë tragjike. Historitë te të miturit nisin nga më banalet, pse bërë folloë në instagram apo tiktok, pse e pe ti atë dhe s’duhet ta shohësh”, tha Lala.

1 VITE ME PARE

Humbi jetën pas goditjes me thikë/ Trajneri i Dinamos ngushëllon shokët e skuadrës së 14-vjeçarit: Duhet të bëheni të fortë!

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
skuadra “Dinamo”

TIRANË- 14-vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme në mënyrë tragjike pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij, ishte pjesë e klubit sportiv me moshat e reja Dinamo U-15. Siç shihet edhe në një video shokët e tij të skuadrës “Dinamo” duken të tronditur. Së bashku me ta ndodhet edhe trajneri i tyre, Egert Bakalli, i cili mundohet t’i ngushëllojë. Bakalli gjithashtu u thotë shokëve të viktimës se duhet të bëhen të fortë. 

“Duhet të bëhemi të fortë, s’kemi ç’të bëjmë. Jeta është e poshtër prandaj ju them. Kjo është mosha më delikate e juaja. Le të shajë tjetri kthe kurrizin, ik në shtëpinë tënde. Për vete e kanë të tjerët”, shprehet trajneri. 



1 VITE ME PARE

Sot 14-vjeçari mbeti i vrarë në shkollë/ Tre ditë më parë u mbajt seminari për sigurinë e fëmijëve në Fan Noli

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
Shkolla "Fan Noli"

TIRANË- Ngjarja tragjike ku viktimë mbeti një 14-vjeçar, tronditi kryeqytetin mesditën e sotme. Një konflikt mes të paktën 5 adoleshendetëve, ka agravuar në grushta dhe deri në përdorimin e thikës. 

Ngjarja ndodhi në Tiranë pranë shkollës 9-vjeçare "Fan Noli". Mësohet se gjithçka ka ndodhur në një rrugicë, rreth 150 metra larg shkollës "Fan S.Noli" nga ku bëhet me dije se kamerat e sigurisë, të sekuestruara nga policia, tregojnë se viktima dhe një i plagosur janë sulmuar nga 3 bashkëmoshatarë të tyre fillimisht me grushte dhe më pas janë goditur me thikë.

Ndërkohë mësohet se kjo ngjarje tragjike, ka ndodhur vetëm 3 ditë pasi në shkollën "Fan Noli", është mbajtur një seminar për sigurinë e fëmijëve. Seminare që shërbejnë për ndërgjegjësimin e nxënësve, në respektimin e të drejtave dhe lirisë të secilit prej tyre. Ndërgjegjësim për të respektuar hapësirat e njëri-tjetrit në një mjedis të përbashkët.

Ndërsa mësohet se pikërisht, në atë mjedis, u shkaktua një konflikt mes atyre adoleshentëve. Një konflikt, i cili dyshohet të ketë ketë nisur nga rrjetet sociale, por që deri më tani nuk ka një konfirmin nga ana e autoriteve.

Postimi i Plotë:

Mbajtja e një ore ndërgjegjësimi për nxënësit e klasës së 8-të mbi temën "Të Drejtat dhe Mbrojtja e Fëmijëve" është një hap i rëndësishëm për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për të drejtat e tyre si fëmijë dhe për t'i informuar mbi mënyrat se si mund të mbrojnë veten. Pjesëmarrja e oficeres së sigurisë së shkollës kontribuon në sigurinë dhe seriozitetin e kësaj teme, duke i bërë nxënësit të ndihen të mbështetur dhe të sigurt për të ndarë shqetësimet e tyre.

Gjatë këtij takimi mund të jenë diskutuar tema si: Të drejtat themelore të fëmijëve, bazuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Mënyrat se si fëmijët mund të kërkojnë ndihmë kur ndihen të kërcënuar ose të keqtrajtuar.
Rëndësia e respektimit të privatësisë dhe integritetit personal. Roli i shkollës, mësuesve dhe oficerit të sigurisë në krijimin e një mjedisi të sigurt. Kjo nismë ndihmon nxënësit të kuptojnë më mirë të drejtat e tyre dhe i përgatit për të qenë qytetarë të ndërgjegjshëm që dinë si të mbrohen në situata të ndryshme.

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
Postimi
1 VITE ME PARE

“Luisi më tha se i goditën sapo shkuan te shkolla”, flet babai i të miturit që u plagos në sherrin me thika: Djali ka katër plagë 

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
Babai

TIRANË- Babai i një prej të miturve të plagosur në sherrin e sotëm me thika në Tiranë ka deklaruar se djali i tij ka katër plagë. Babai i Luisit në një intervistë për Top Channel tregon se i biri është në gjendje të qëndrueshme deri në këto momente, por mjekët kërkojnë që të vijojë të qëndrojë në survejim për të parë nëse do të jetë e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale ose jo.

Ai thotë se djali i tij nuk ishe nxënës i shkollës Fan Noli, dhe se shoku i tij i ka kërkuar që të shkojnë dhe të takojnë disa persona, bashkëmoshatar. Siç i ka pohuar i biri, sapo kanë shkuar dhe janë takuar, i kanë sulmuar me thikë.

“Na lajmëruan nga poliklinika e 9-katsheve që është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Për momentin është jashtë rrezikut, shpresojmë që të bëhet më mirë. Ka katër plagë me thikë në trup. Nuk dimë gjë fare, Luisi nuk ka pas probleme, ka shkuar të takojë një shok të Fan Noli, kanë qenë bashkë shokë te akademia e Dinamos, dhe ai i ka kërkuar që të shkojë ta takojë… Djali më tha që kur kanë shkuar atje i kanë sulmuar me thikë”, shprehet ai.

1 VITE ME PARE

14-vjeçari që mbeti viktimë e sherrit ishte pjesë e Dinamo U-15, flet i prekur trajneri: Dje ishte në ndeshje, humbje e madhe për të gjithë ne

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
trajneri

TIRANË- Vdekja e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili mbeti viktimë i një sherri mes adoleshentësh mesditën e kësaj të hëne, ka tronditur klubin e tij sportiv me mosha të reja, Dinamo U-15. Shokët e tij të skuadrës, por edhe trajneri kanë mbetur të prekur nga kjo tragjedi. Trajneri i skuadrës, Eger Bakalli ka reaguar për Top Channel, teksa mes lotësh shprehet i prekur për humbjen tragjike të 14-vjeçarit.

I prekur, ai thotë se kjo është një humbje e madhe, teksa kujton se ditën e djeshme i mituri ishte në ndeshjen që zhvillonte skuadra. Mes dhimjes, trajneri tregon momentin kur kishte marrë vesh për lajmi. Ai tregon se edhe djali tjetër Luisi, që ka mbetur i plagosur ishte pjesë e ekipit të tij, për të cilin uron të përmendet.

“Një humbje e madhe për familjen, për mua si trajner dhe për akademinë. Ka qenë një nga lojtarët…humori i ekipit, dhimbje e madhe për të gjithë ne, sidomos për familjen dhe ne akademikët, Dje i kisha në ndeshje këta çunat, humorista, ça të them, humbje e madhe.

Ne si mësues mundohemi ti edukojmë edhe në sport. Kishim lënë stërvitje sot nga liqeni, kur e mora vesh i mblodha djemtë te liqeni dhe u fola se ishin të traumatizuar. Jemi si ekip, Martini ishte si trajner i dytë për mua, Luisi djalë shumë i mirë. Ky ka marrë 4 plagë, po presim të përmendet, ndërsa Martinin e kanë çuar në morg. Ishin të dy lojtarë shumë të mirë, me sjellje të mira. Nuk e di si ka ndodhur, thonë që janë sharë ditën e premte dhe e kanë lënë të takohen të hënën”- u shpreh mes dhimbjes trajneri.

1 VITE ME PARE

Si nisi sherri pranë shkollës “Fan Noli” që i mori jetën 14-vjeçarit, roja i shkollës nuk njoftoi për ngjarjen

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku pas një sherri mes të miturve mbeti i vrarë një me thikë një 14-vjeçar. Siç raportohet sherri mes të miturve ka nisur prej një javë në rrjete sociale. Gjithashtu dy ditë më parë ata kishin patur një përballje mes tyre.

Ndërsa ditën e sotme viktima dhe një nga autorët fillimisht janë konfliktuar në oborrin e shkollës ‘Fan Noli’ gjatë pushimit të gjatë. Po ashtu ka qenë oficeri i sigurisë ai që ka shuar shuar sherrin mes tyre, por nuk ka njoftuar policinë. Pas mbarimit të mësimit rreth 150 metra larg shkollës të miturit janë përpallur sërish me njri-tjetirin duke agravuar deri në nxjerrjen e thikave. 

1 VITE ME PARE

Ndërroi jetë pas goditjes me thikë, 14-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së Dinamo U-15! Klubi sportiv i shpreh ngushëllime familjes

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
14-vjecari

TIRANË- Martin Cani, 14-vjeçari i cili humbi jetën sot në mënyrë tragjike pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij, ishte pjesë e klubit sportiv me moshat e reja Dinamo U-15.

Klubi sportiv ka reaguar menjëherë pas lajmit tragjik. Përmes një postimi në rrjete sociale ku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të miturit dhe mbështetje për këtë moment të vështirë.

Postimi: 

“Ngushëllim- Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira. U prehsh në paqe Martin!”- shkruan klubi.

1 VITE ME PARE

“E morëm me makinë se kishte trafik, reagonte”/ Qytetarja tregon sesi dërguan në spital 14-vjeçarin pasi u plagos me thikë

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
komenti i qytetares

TIRANË- Një qytetare ka treguar sesi e kanë dërguar në spital 14-vjeçarin i cili humbi jetë si pasojë e një sherri me thikë. Qytetarja rrëfen se shërbimi i ambulancës është përgjigjur menjëherë thirrjes së saj, por për shkak të trafikut të rënduar, së bashku me një tjetër grua e kanë nisur 14-vjeçarin drejt QSUT. Ajo thotë se një ambulancë nga QSUT ka ardhur dhe ka marrë djalin në kryqëzim te Hoxha Tasimit, tek bar Oslo pak më afër spitalit QSUT.

“Ambulancën e kam kontaktuar unë në kohë rekord që ngjarja ndodhi, ambulanca u përgjigj dhe u tregua shumë e gatshme, si pasojë e trafikut nuk mund të prisnim sepse fëmija ishte në gjendje të rëndë, por reagonte, e morëm me makinë, një zonjë me makinë të kuqe, dhe unë po e shoqëroja para duke i hapur rrugën.

Ambulanca ka telefonuar giithë kohës “ku je, ku jeni” si përfundim na ka dalë afër QSUT sepse u drejtuam për te urgjenca aty pasi e kishim më afër. Një ambulancë nga QSUT ka ardhur dhe ka marrë djalin në kryqëzim te Hoxha Tasimit, tek bar Oslo pak më afër spitalit QSUT. Djali ishte i gjallë deri në atë moment, jam drejtuar në spitalin ushtarak pas ambulancës dhe më thanë është në operacion. Aty takova dhe familjarët, por fatkeqësisht Martini nuk ia doli. Ngushëllime familjarëve”, shprehet qytetarja.

1 VITE ME PARE

‘I thash shpirti nënës u bëre mirë’/ flet dëshmitarja që shoqëroi 14-vjeçarin drejt spitalit: Ambulancës ia dhashë gjallë

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një 14-vjeçar. Gjithashtu është zbardhur edhe dëshmia e një gruaje e cila shoqëroi 14-vjeçarin pas sherrit me adoleshentët drejt spitalit.

Ajo tregon se si e gjeti të miturin të shtrirë në tokë me plagë, mbi të cilin ishte një turme njerëzish që i hidhnin raki. Po ashtu gruaja thotë se e ka marrë djalin në makinë për ta dërguar në spital dhe rrugës ka parë ambulancën dhe ka ndaluar. Më tej ajo shprehet se rrugës djali u përmend. Dëshmitarja shprehet se djalin ia ka dhënë të gjallë ambulancës dhe pa pikë gjaku. 

“Unë isha duke blerë mish për biznesin tim dhe dëgjoj ulërima. Kur shoh djali ishte përtokë, i hidhnin raki dhe i mbanin plagën. Askush nuk po vinte ta merrte, as mësues nuk pashë, asnjë. Ishte moment skedoni. Për 3 minuta shpërndava të gjithë turmën, mora djalin kam hipur mbi trotuar kam ecur me shpejtësi për në spital, pashë ambulancën e ndalova. Rrugës djali u përmend.

E mora në makinën time dhe nuk po më ndihmonte asnjë, nuk erdhi njeri që të më vinte në makinë shoqërues. Aty më erdhi një djalë që punonte në laborator, i vuri dorën te plaga dhe djalin e përmendëm gjatë rrugës. I thosha shpirti nënës, shpirti mamit ti u bëre mirë, ia hodhe, kaloi çdo gjë. Ai bërtiti. Rri i qetë i thash se shpëtove, kaloi çdo gjë, erdhëm në spital. Ia dhashë ambulancës dhe këtu erdha të interesohem nëse shpëtoi apo jo se nuk ja di as emrin.

Kjo ka ndodhur rreth orës 13:00-13:30. Nxënës kishte plot, qanin ulërinin, njerëz pa fund që nuk dinin çtë bënin. Shpërndava turmën, rrëmbeva djalin, mora dhe një ndihmës dhe vrapova drejt ambulancës. Unë shpejtova më shpejt se ambulanca, kalova mbi trotuare, pengesa dhe arrita deri te ambulanca. E çova djalin gjallë dhe pa pikë gjaku,. Kam makinën dhe s’ka asnjë njollë gjaku. Atletet e çunit ndodhen në makinë time”, tha ajo. 

1 VITE ME PARE

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, shkon në 5 numri i të miturve të shoqëruar në polici

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Ka shkuar në 5 numri i të miturve që janë shoqëruar në polici lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit sot në Tiranë pranë shkollës 9-vjeçare "Fan Noli". Po ashtu bëhet me dije se viktima është goditur 6 herë me thikë dhe i plagosuri 2 herë.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur në një rrugicë, rreth 150 metra larg shkollës "Fan S.Noli" nga ku bëhet me dije se kamerat e sigurisë, të cilat janë marrë nga policia, tregojnë se viktima dhe i plagosuri janë sulmuar nga 3 bashkëmoshatarë të tyre fillimisht me grushte dhe më pas janë goditur me thikë.

Gjithashtu dyshohet se konflikti ka nisur në rrjetet sociale teksa Policia ka identifikuar 3 personat që dyshohet se janë autorë të krimit, njëri prej të cilëve është shoqëruar.

1 VITE ME PARE

"Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka!" Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Konflikti nisi me grushte, më pas u përdor thika, detaje...

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë. Në konflikt dyshohet se ishin të përfshirë 5 të mitur, 3 prej të cilëve dyshohet se janë autorë të ngjarjes së rëndë. Mësohet se gjithçka ka ndodhur në një rrugicë, rreth 150 metra larg shkollës "Fan S.Noli" nga ku bëhet me dije se kamerat e sigurisë, të cilat janë marrë nga policia, tregojnë se viktima dhe i plagosuri janë sulmuar nga 3 bashkëmoshatarë të tyre fillimisht me grushte dhe më pas janë goditur me thikë.

Gjithashtu dyshohet se konflikti ka nisur në rrjetet sociale teksa Policia ka identifikuar 3 personat që dyshohet se janë autorë të krimit, njëri prej të cilëve është shoqëruar.

1 VITE ME PARE

"Jemi thellësisht të tronditur!" Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës "Fan Noli", ministria e Arsimit: Institucionet ligjzbatuese të zbardhin rrethanat

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb

TIRANA- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e sotme në kryeqytet, ku një nxënës 14-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me thikë gjatë një konflikti pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shprehur ngushëllimet ndaj familjes së 14-vjeçarit. Ndërkohë, në reagim kërkohet që institucionet ligjzbatuese të kryejnë zbardhjen e menjëhershme të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Ministria shprehet se ka marrë në vazhdimësi, dhe është duke zbatuar masa konkrete për të garantuar që procesi i mësimdhënies, në të gjitha shkollat e Shqipërisë, të kryhet në mënyrë sa më të sigurt, të rregullt e me standarde. Gjithashtu ministria e Arsimit dhe Sportit ka apeluar për rëndësinë e rolit aktiv të gjitha palëve, prindër, mësues, punonjës të policisë së shtetit, institucione arsimore por edhe komuniteti, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

Reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit:

Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur sot në rrugën “Qemal Stafa”, Tiranë, ku një konflikt mes tre të miturve çoi në humbjen e jetës së njërit prej tyre, nxënës i shkollës “Fan Noli”.

Ngushëllimet tona më të sinqerta i shkojnë familjes së nxënësit që humbi jetën, ndërsa urojmë shërim të shpejtë për nxënësin tjetër. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga institucionet ligjzbatuese që të kryejnë zbardhjen e menjëhershme të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Siguria në shkolla dhe jashtë tyre ka qenë dhe do të mbetet një prioritet absolut, i bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Arsimit, Pushteti Vendor, komunitetit dhe të gjithë shoqërisë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka marrë në vazhdimësi, dhe është duke zbatuar masa konkrete për të garantuar që procesi i mësimdhënies, në të gjitha shkollat e Shqipërisë, të kryhet në mënyrë sa më të sigurt, të rregullt e me standarte.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe Sportit është maksimalisht e angazhuar për të siguruar mjedise sa më të sigurta për zhvillimin normal të mësimit në të gjithë Shqipërinë, mbetet gjithmonë thelbësor roli sa më aktiv i të gjitha palëve, prindër, mësues, punonjës të policisë së shtetit, institucione arsimore por edhe komuniteti, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

1 VITE ME PARE

"Kalimtarët ndërhynë për ta dërguar në spital"/ Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, çfarë dihet nga ngjarja?

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë pas një sherri me thika të ndodhur panë shkollës 9-vjeçare "Fan Noli", rreth orës 13:10 minuta të së hënës. 14-vjeçari me inicialet M.C., ndërroi jetë në spitalin e Traumës nga plagët në bark dhe në zemër. Bëhet me dije se dy prej tyre, nxënës të klasës së tetë janë grindur me viktimën i cili ishte i shoqëruar nga një bashkëmoshatar tjetër i cili ka mbetur i plagosur.

Teksa konflikti ka agravuar, raportohet se një prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin me inicialet M.C. Pasi është goditur me thikë, i mituri është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe ka nisur të humbë gjak, më pas është rrëzuar në trotuarin para shkollës. 14-vjeçari është rrethuar nga fëmijët e tjerë të shkollës, që janë përpjekur t’i ndalin gjakderdhjen nga plaga në pjesën e majtë të stomakut.

Pak minuta pasi ka qëndruar i shtrirë në trotuar 14-vjeçari ka humbur ndjenjat. Sipas informacioneve, një pjesë e nxënësve në vendin e ngjarjes vrapuan të lajmërojnë mësuesit ndërsa disa kanë marrë në telefon ambulancën dhe disa policinë. Gjithashtu bëhet me dije se për të dërguar 14-vjeçarin në spital kanë ndërhyrë kalimtarë të rastit që e kanë marrë me makinë.

Nga ana tjetër, sipas policisë, 14-vjeçari ishte qëlluar disa herë me thikë, ndërsa në komisariat është shoqëruar një prej të përfshirëve. Po ashtu lidhur me ngjarjen bëhet me dije se një prej nxënësve që ishte pjesë e konfliktit është në gjëndje të stabilizuar në spital. 

Kjo ngjarje e rëndë risjell në vëmendje problemin e madh të sigurisë në shkolla, me adoleshentë që hyjnë dhe dalin nga ambientet e institucioneve arsimore të pajisur me thika. Veç këtij problemi, kjo ngjarje e rëndë tregoi dhe njëherë mungesën e shpejtësisë dhe efektivitetit të institucioneve të shëndetësisë dhe sigurisë për të reaguar në kohë.

1 VITE ME PARE

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Konflikti dyshohet se nisi në rrjetet sociale

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku pas një sherri me thika ka ndërruar jetë një 14-vjeçar, dyshohet se gjithçka ka nisur nga për shkak të një përplasjeje në rrjetet sociale, ku janë përfshirë dy grupe adoleshentësh.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, me adoleshentët që janë përleshur pas përfundimit të mësimit.

Gjithashtu bëhet me dije se viktima nuk ishte nga shkolla “Fan Noli”. Më parë policia njoftoi se njëri prej autorëve të dyshuar është shoqëruar nga në komisariat.

 

1 VITE ME PARE

"Krimi ndodhi për 90 sekonda!" Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, viktima dhe i plagosuri u sulmuan nga 3 bashkëmoshatarë, një i shoqëruar në komisariat

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku një 14-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë në zemër. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur brenda 90 sekondave, ndërsa dy të miturit, njëri i plagosur tashmë në spital, janë sulmuar nga 3 persona, bashkëmoshatarë të tyre.

Sipas informacioneve, dy adoleshentët ishin bashkë dhe dyshohet se janë qëlluar nga tre 14-vjeçarë të tjerë teksa njëri prej autorëve të dyshuar është shoqëruar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

1 VITE ME PARE

14-vjeçari humbi jetën nga sherri me thikë në shkollën Fan Noli, Manastirliu: Dhimbja është e paimagjinueshme, duhet të reflektojmë

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb

TIRANË- Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka reaguar për vrasjen e një agoleshenti 14-vjeçar me thikë në shkollën Fan Noli. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Manastirliu theksoi se dhimbja për këtë ngjarje është e paimagjineshme dhe se është e tronditur. Po ashtu ai shtoi se ka ardhur koha që të reflektojnë e të angazhohen më shumë për një mjedis të sigurtë. 

"Sot ndihem thellësisht e tronditur për nga humbja tragjike e jetës e një 14-vjeçari jashtë ambienteve të shkollës Fan Noli. Një jetë e re e humbur në mënyrë të parakohshme dhe tragjike ndërkohë që policia po zbardh rrethanat e ngjarjes dhimbja është vërtetë e madhe e prindërve. Dhimbja e komunitetit, e jona, e imja personale është e paimagjinueshme dhe është një ngjarje nga e cila duhet të reflektojmë,  na fton se si përfaqësues të qytetarëve këtu në këtë sallë të angazhohemi edhe më shumë për një mjedis më të sigurt dhe më te mbrojtur për fëmijët tanë, duke luftuar në çdo formë dhunën e të gjitha formave. Por nga ana tjetër edhe ne kemi rolin tonë në këtë seancë dhe në këto seanca të cilat mbajmë. E para të jemi shembull të promovojmë vlerat e respektit për njëri tjetrin, të mos ketë gjuhë urrejtjeje duke filluar nga kjo sallë se ne jemi edhe modeli për fëmijët tanë. Çdo fëmijë në Shqipëri është fëmija ynë ndaj është detyra jonë e përbashkët që të kujdesemi. Ndaj sot të dashur qytetarë është një ditë e dhimbshme për ne dhe sot ju po dëgjoni buxhetin e shtetit për vitin 2025," tha Manastirliu.

1 VITE ME PARE

I mituri humbi jetën nga sherri me thika në shkollë, Zhupa: Manastirliu të japë dorëheqjen

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar dorëheqjen e Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, pasi një nxënës humbi jetën pas një sherri me thika në shkollën Fan Noli. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa theksoi se kjo ngjarje e rëndë rrëzon propagandën e qeverisë për sigurinë në shkolla.  

"Një 14-vjeçar sapo ka humbur jetën, pasi është vrarë më thikë në derën e shkollës “Fan Noli”. Dua t’i shpreh ngushëllimet familjes, por dua të kuptoni se sa false dhe jashtë realiteti është projektbuxheti që ka një kapitull më vete për sigurinë në shkolla. Se si në mes të Tiranës mund të humbësh jetën dhe nuk gjendet një oficer sigurie që të shmangi sherrin me thika në oborrin e shkollës. Paratë janë, por vetëm propaganda bëhet me sigurinë në shkolla. Ministrit Balla dhe ministrja shkuan shkollë më shkollë për paketën e sigurisë, por nuk e di ku e kanë arkivuar paketën bashkë me këtë ministrin e ri, Hoxha, që di të sjelli vetëm policinë për t’u përballur me deputetët dhe nuk e ka policinë për të mbajtur fëmijët tanë," tha Zhupa.

1 VITE ME PARE

I mituri në Tiranë humbi jetën pas goditjes me thikë, policia: Një nga autorët e dyshuar është shoqëruar, i plagosuri tjetër ndodhet në spital

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me sherrin e ndodhur pak më herët pranë shkollës "Fan Noli", ku një i mitur ndërroi jetë pasi u godit me thikë. Policia bën me dije se konflikti ka ndodhur në rrugën "Qemal Stafa", rreth 200-300 metra larg shkollës.

Njëri prej të miturve ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar. Grupi hetimor vijon me zbardhjen e rrethanave të konfliktit mes 14-vjeçarëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën "Qemal Stafa", rreth 200-300 metra larg shkollës "Fan Noli" janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

1 VITE ME PARE

Humb jetën 14-vjeçari i plagosur në shkollën Fan Noli

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
Foto Ilustruese

TIRANË- Adoleshenti 14-vjeçar i plagosur me thikë ditën e sotme në shkollën Fan Noli ka ndërruar jetë. Mësohet se adoleshenti u plagos me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. 

14-vjeçari ka humbur jetën teksa po merrte trajtim në spital. Ndërkohë që shkaku i sherrit mes të miturve ende  nuk dihet. 

1 VITE ME PARE

Detaje nga sherri me thika në shkollën Fan Noli, një 14-vjeçar i plagosur në gjendje të rëndë

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
foto nga vendngjarja

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga sherri me thika në shkollën Fan Noli në kryqytet. Konflikti mes dy të miturve raportohet se ka ndodhur pasi kanë përfunduar mësimin, jashtë ambienteve të shkollës. 

Sipas informacioneve, një nga të plagosurit, 14-vjeçari me iniciale L. C., ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë ende nuk dihet gjendja e të plagosurit tjetër, 15-vjeç. Njëri nga nxënësit është në klasën e 8-të, ndërsa tjetri në klasën e 9-të. 

1 VITE ME PARE

Sherr mes adoleshentëve në shkollën Fan Noli në Tiranë, plagoset një prej tyre

SKANDAL në shkollën Fan Noli/ Sherr me thika mes të miturve, humb
Foto Ilustruese

TIRANË- Nje sherr mes adoleshentëve ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Mësohet se sherri ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. 

Nga sherri një prej adoleshentëve ka mbetur i plagosur me thikë. Ndërkohë që është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

sherr ne shkollen fan noli

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion