Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Teksasi po përballet me një situatë apokaliptike, pasi u godit nga përmbytje dhe reshje masive shiu. • Të paktën 69 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të menjëhershme që përfshiu disa pjesë të Teksasit qendror. • Midis viktimave janë 21 fëmijë. • Fatkeqësia ndodhi në festën kombëtare të SHBA-së, 4 korrik, ndërsa edhe sot ekipet e shpëtimit po kërkojnë njerëz të zhdukur nën rrënoja dhe baltë. • 11 vajza - përfshirë një udhëheqëse grupi - nga kampi i vajzave Camp Mystic, pranë lumit Guadalupe, rezultojnë ende të zhdukura. • Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi pak më herët se ka nënshkruar deklaratën që shpall gjendjen e "fatkeqësisë së madhe" në qarkun Kerr në Teksas. • Trump shprehet se administrata po vazhdon të punojë ngushtë me udhëheqësit shtetërorë dhe vendorë për të ndihmuar njerëzit e prekur nga fatkeqësia natyrore. • Rreth 500 anëtarë të ekipeve të kërkim shpëtimit, të ndihmuar nga 14 helikopterë, janë mobilizuar për të kërkuar të mbijetuar dhe viktima, ndërsa Garda Kombëtare dhe Roja Bregdetare e Teksasit kanë dërguar përforcime. • Ndërkohë sipas raportimve të mediave amerikane, qytetarët janë shprehur se mesazhi për evakuim mbërriti pas katastrofës. • Sipas autoriteteve, lumi Guadalupe u rrit pothuajse 8 metra të premten në rreth 45 minuta, gjatë të cilave ranë "gati 300 milimetra shi në orë", një e treta e reshjeve mesatare vjetore në qark. Rreth 850 persona u evakuuan. • Përmbytjet e menjëhershme, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që toka e tharë nga thatësira nuk mund t'i thithë, nuk janë të rralla. • Megjithatë, sipas komunitetit shkencor, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu i kanë bërë ngjarjet e motit, të tilla si përmbytjet, thatësirat dhe valët e nxehtësisë, më të shpeshta dhe intensive.
4 artikuj për këtë temë.
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar më herët se ka nënshkruar deklaratën që shpall gjendjen e "fatkeqësisë së madhe" në qarkun Kerr në Teksas, pasi rajoni përballet me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje ekstreme që kanë vrarë dhjetëra persona.
Trump shprehet se administrata po vazhdon të punojë ngushtë me udhëheqësit shtetërorë dhe vendorë për të ndihmuar njerëzit e prekur nga fatkeqësia natyrore.
"Sapo nënshkrova një Deklaratë Fatkeqësie të Madhe për Qarkun Kerr, Teksas, për të siguruar që Ndërhyrësit e Parë të Guximshëm të kenë menjëherë burimet që u nevojiten. Këto familje po përjetojnë një tragjedi të paimagjinueshme, me shumë jetë të humbura dhe shumë të tjera ende të zhdukura. Administrata Trump vazhdon të punojë ngushtë me udhëheqësit shtetërorë dhe vendorë. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem ishte në terren dje me Guvernatorin Greg Abbott, i cili po punon shumë për të ndihmuar njerëzit e Shtetit të tij të Madh. Roja jonë e jashtëzakonshme Bregdetare e SHBA-së, së bashku me Ndërhyrësit e Parë të Shtetit, kanë shpëtuar më shumë se 850 jetë. ZOTI I BEKOFTE FAMILJET DHE ZOTI E BEKOFTE TEKSASIN!", shkroi Trump në Truth Social.
Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën shtetin amerikan të Teksasit ka arritur në 69, sipas një raporti të ri nga autoritetet amerikane. Midis viktimave janë 21 fëmijë. Fatkeqësia ndodhi në festën kombëtare të SHBA-së, 4 korrik, dhe edhe sot ekipet e shpëtimit po kërkojnë njerëz të zhdukur nën rrënoja dhe baltë. Familje të tëra janë zhdukur. Në të njëjtën kohë, 11 vajza, përfshirë një udhëheqëse grupi, nga kampi i vajzave Camp Mystic, pranë lumit Guadalupe, janë ende të zhdukura (nga 27 që ishin më parë), tha sherifi i qarkut Larry Litha gjatë një konference për shtyp.
TEKSAS- Numri i të vdekurve nga përmbytjet masive në Teksas, në jug të Shteteve të Bashkuara, është rritur në 59, sipas një raporti të ri nga autoritetet amerikane sot, ndërsa kërkimet vazhdojnë për të gjetur gati 30 fëmijë që ende rezultojnë të zhdukur.
Forca e ujit mori përpara shtëpi të tëra, ndërsa niveli i ujit në lumin Guadalupe u rrit me tetë metra brenda një ore. Qytetarët janë shprehurse mesazhi për evakuim mbërriti pas katastrofës. Ashpërsia me të cilën ndodhi gjithçka tregohet në videon e mëposhtme ku shihen qytetarët që vrapojnë për t'u larguar para se uji t'i mbulojë.
Përmbytjet u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm që pushtuan pjesë të Teksasit qendror të premten, Ditën e Pavarësisë për SHBA-në.
"Ne kemi identifikuar 43 vdekje në Qarkun Kerr", përfshirë 28 të rritur dhe 15 fëmijë, tha Sherifi i qarkut Larry Litha gjatë një konference për shtyp.
Litha shtoi se 27 fëmijë janë ende të zhdukur, nga rreth 750 që morën pjesë në një kamp veror të krishterë për vajza në brigjet e lumit Guadalupe. Pronari dhe drejtori i “Camp Mystic” është gjithashtu i vdekur, sipas faqes së internetit të qytetit të Kerrville, si dhe drejtori i një kampi tjetër aty pranë.
Katër persona vdiqën në Qarkun Travis për shkak të përmbytjeve, si dhe dy në Qarkun Burnett. Një person tjetër u vra në Qarkun Tom Green, thanë autoritetet lokale. Drejtori i Menaxhimit të Emergjencave në Teksas, Nim Kidd, tha se ekipet po kërkonin në lumin Guadalupe nga ajri, toka dhe uji për të mbijetuar ose të vdekur.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shtetin dhe kërkoi burime shtesë nga qeveria federale e SHBA-së. Në Kerrville dje, ujërat e lumit Guadalupe, i cili zakonisht është i qetë, po vërshonin me forcë, duke mbajtur pemë dhe mbeturina në rrugën e tyre.
????#BREAKING: A life threatening flash flood emergency has been declared with multiple fatalities reported
— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) July 4, 2025
⁰????#Kerrville | #Texas
At this time, the National Weather Service in Texas has issued a flash flood emergency as life-threatening, catastrophic flooding is occurring in… pic.twitter.com/VS9H2o2HUh
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem tha se Presidenti Donald Trump dëshiron të “modernizojë teknologjitë” e agjencive të parashikimit të motit dhe parandalimit të fatkeqësive, ndërsa administrata republikane përballet me kritika për shkurtimin e ndjeshëm të fondeve dhe shkurtimin e qindra vendeve të punës.
E pyetur në lidhje me ankesat e banorëve që thanë se nuk u ishin dhënë paralajmërime në kohë për përmbytje, Noem tha: “Do t’ia paraqes shqetësimet e tyre qeverisë federale”.
Në vendin e Kampit Mystic, uji ishte tërhequr kryesisht dje, duke zbuluar shkatërrimin e madh, me makina të përmbysura ose të rrëmbyera nga ujërat dhe disa të ngulitura në pemë. Zonat ku ishin vendosur vajzat janë shkatërruar, dyshemeja është e mbuluar me baltë dhe dritaret janë thyer nga forca e ujit.



Rreth 500 anëtarë të ekipeve të kërkim shpëtimit, të ndihmuar nga 14 helikopterë, janë mobilizuar për të kërkuar të mbijetuar dhe viktima, ndërsa Garda Kombëtare dhe Roja Bregdetare e Teksasit kanë dërguar përforcime.
Sipas autoriteteve, lumi Guadalupe u rrit pothuajse 8 metra të premten në rreth 45 minuta, gjatë të cilave ranë "gati 300 milimetra shi në orë", një e treta e reshjeve mesatare vjetore në qark. Rreth 850 persona u evakuuan.
Përmbytjet e menjëhershme, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që toka e tharë nga thatësira nuk mund t'i thithë, nuk janë të rralla. Megjithatë, sipas komunitetit shkencor, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu i kanë bërë ngjarjet e motit, të tilla si përmbytjet, thatësirat dhe valët e nxehtësisë, më të shpeshta dhe intensive.
Në mesin e qershorit, 13 persona humbën jetën për shkak të përmbytjeve në San Antonio, pranë zonës që u godit të premten, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.
SHBA- Qindra shpëtimtarë janë angazhuar për t’i kërkuar njerëzit e zhdukur në pjesën qendrore të Teksasit në Shtetet e Bashkuara, pas përmbytjeve të befasishme që shkaktuan vdekjen e 51 njerëzve, përfshirë 15 fëmijë. Zona më e goditur është qarku Kerr, ku kanë humbur jetën 43 njerëz dhe ku 27 fëmijë mbeten të zhdukur nga një kamp i krishterë për të rinj, i vendosur përgjatë lumit Guadalupe.
“Puna vazhdon dhe do të vazhdojë deri sa të gjithë të gjenden”, premtoi Larry Leitha, sherifi i qarkut të Kerrit.
Viktima janë konfirmuar edhe në pjesë të tjera të shtetit, përfshirë qarqet Travis dhe Tom Green. Niveli i ujërave shkatërruese dhe me lëvizje të shpejtë u rrit për rreth 8 metra në lumin Guadalupe brenda vetëm 45 minutave para agimit të së premtes, duke përmbytur shtëpi dhe automjete.
Rreziku nuk ka kaluar ende, pasi reshjet e shiut vazhduan t’i godasin vendbanimet pranë San Antonios të shtunën, dhe paralajmërimet për përmbytje të shpejta mbetën në fuqi. Shpëtimtarët përdorën helikopterë, varka dhe dronë për të kërkuar viktimat dhe për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në pemë apo në kampe të izoluara nga rrugët e shkatërruara.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, premtoi se autoritetet do të punojnë pa ndërprerje dhe tha se zona të reja po kontrollohen ndërsa uji po tërhiqet. Ai shpalli të dielën si ditë lutjeje për shtetin.
“I bëj thirrje çdo banori të Teksasit të bashkohet me mua për t’u lutur këtë të diel, për jetët e humbura, për ata që ende janë të zhdukur, për rimëkëmbjen e vendbanimeve tona dhe për sigurinë e atyre që janë në vijën e parë”, tha ai në një deklaratë.
Elinor Lester, një vajzë 13 vjeçe, tha se “kampi u shkatërrua plotësisht”. Ajo ishte një nga qindra pjesëmarrësit në kamp veror që u godit nga përmbytjet.
“Një helikopter u ul dhe filloi të merrte njerëz. Ishte shumë e frikshme”, tregoi ajo.
Zyrtarët shtetërorë të menaxhimit të emergjencave kishin paralajmëruar qysh të enjten se Teksasi perëndimor dhe qendror do të përballej me reshje të dendura dhe rrezik për përmbytje gjatë ditëve në vijim.
Megjithatë, parashikimet "nuk parashikuan sasinë e reshjeve që pamë", tha W. Nim Kidd, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në Teksas, në një konferencë për shtyp të premten në mbrëmje./ REL
SHBA- Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas është rritur në 50. Numrin e viktimave e njoftuan autoritetet të shtunën në mbrëmje ndërsa kërkimet vazhdojnë për të gjetur gati 30 fëmijë që ende rezultojnë të zhdukur.
Ekipet e shpëtimit po kontrollojnë zonën duke kërkuar për persona të zhdukur, përfshirë 27 vajza që po ndiqnin një kamp veror në brigjet e lumit Guadalupe. Dalton Rice, kreu i Këshillit të Qytetit të Kerrville, theksoi se nuk ishte në gjendje të përditësonte numrin e personave të zhdukur në këtë kohë.
"Ne dimë për 27... Nuk do të publikojmë më shumë shifra sepse thjesht nuk i dimë", u tha ai gazetarëve.
"Ne do të kërkojmë pa pushim për çdo viktimë të kësaj përmbytjeje. Nuk do të ndalemi as sot as nesër, do të ndalemi kur puna jonë të ketë mbaruar", siguroi më parë Guvernatori i Teksasit Greg Abbott në një konferencë për shtyp, në prani të Sekretares së Sigurisë Kombëtare Kristi Noem.
Rreth 500 shpëtimtarë me ndihmën e 14 helikopterëve janë mobilizuar, ndërsa Garda Kombëtare e Teksasit dhe Roja Bregdetare kanë dërguar përforcime. Në kamping, niveli i ujit kishte rënë të shtunën e kaluar, duke zbuluar shkallën e shkatërrimit, me dhjetëra automjete të palëvizshme dhe pemë të shkulura.
Përmbytjet e menjëhershme ndodhën në ditën e festimit të "Ditës së Pavarësisë", festës kombëtare në Shtetet e Bashkuara, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në Teksasin qendror. Paralajmërimet për përmbytje të rrezikshme mbeten në fuqi për zonën më të gjerë. Sipas autoriteteve, lumi Guadalupe u rrit me gati 8 metra të premten në më pak se një orë, gjatë së cilës ranë 300 milimetra shi, një e treta e reshjeve mesatare vjetore në qark.