Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Temperaturat e larta janë rikthyer sërish në vend bashkë më zjarret. • Forcat zjarrfikëse vijojnë betejën me flakët në disa zona të vendit. • Ndërkohë në ndihmë për shuarjen e zjarrë kanë mbërritur sot në vend dy helikopterët Black Haëk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe. • Helikopterët kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës për t’u angazhuar në operacionet për fikjen e zjarreve në vend. • Nga ana tjetër, që prej orëve të para të mëngjesit, avioni kroat Canadair ka nisur të veprojë për izolimin e vatrës së zjarrit në Synej të Rrogozhinës. • Vatra e zjarrit është aktive që prej ditës së djeshme, ndërsa flakët janë përhapur gjatë natës nga era e fortë. •Fatmirësisht vatra e zjarri në Poliçan është vënë nën kontroll paraditen e sotme dhe flakët nuk përbëjnë më rrezik për zonat e banuara. • Pavarësisht kësaj zjarrfikësit ndodhen në terren dhe po neutralizojnë vatrat e mbetura. • Zjarri nisi pasditen e djeshme në pyllin e Poliçanit, ku flakët shkrumbuan sipërfaqe me shkurre dhe pisha. • Flakët përfshinë pjesën perëndimore të kodrës përreth Uzinës së Armëve, në afërsi të zonës B, ndërsa iu afruan banesave dhe spitalit të qytetit. • Një ditë më parë u evakuuan të moshuarit e azilit dhe disa familje që ndodheshin në Plirezë. • Në Kavajë policia ka arrestuar tre persona të dyshuar si autorë të zjarreve në fshatrat Peqinaj, Kavajë dhe Zhabjak, Rrogozhinë. • Sipas informacioneve policore, gjatë djegies së mbeturinave në tokat e tyre, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me pemë frutore dhe duke shkaktuar djegien e një banese të pabanuar. • Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 14 janë aktive. • Aktualisht vatrat aktive janë në qarkun e Tiranës, Lezhës, Dibrës, Beratit, Durrësit, Elbasanit, Vlorës, dhe Gjirokastrës. • Në operacionet për shuarjen e zjarreve, raportohet se janë angazhuar 68 automjete zjarrfikëse dhe 601 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 183 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të FA. • Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 42 °C në vendet e ulëta, dhe ju bëhet thirrje qytetarëve e të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta dhe të njoftojnë çdo vatër zjarri pranë autoriteteve vendore.
16 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një vatër zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Selitës në Tiranë. Siç raportohet, flakët kanë shkrumbuar një sipërfaqe të madhe me bimësi, ndërsa era dhe temperaturat e larta ndihmojnë përhapjen e tyre.
Gjatë 24 orëve të fundit 30 vatra zjarri janë aktualisht aktive në vendin tonë, ndërsa në jug situata paraqitet alarmante. Në zonën e Syrit të Kaltër mbi 500 turistë u evakuuan, pasi flakët u përhapën me shpejtësi.
TEPELENË- Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive në zonën e Lekëlit në Tepelenë. Gjatë orëve të fundit raportohet se flakët janë përhapur me shpejtësi, pasi janë favorizuar edhe nga era e fortë.
Ekipet zjarrfikëse nga i gjithë qarku janë dërguar në vendngjarje për të neutralizuar flakët, por situata mbetet e vështirë dhe zjarri nuk është vënë ende nën kontroll. Gjithashtu autoritetet apelojnë për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët në zonë.
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar sërish lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Gjatë orë të fundit janë regjistruar 30 vatra zjarri, ku më problematike paraqitet situata në zonat e Poliçanit, Finiqit, Fushë Arrëzit, te “Syri i Kaltër” në Sarandë, Himarë, por edhe në Krujë, Mirditë, Gramsh, Tepelenë.
Në operacion janë aktivizuar 1 avion ‘Canadair’ nga Kroacia, 2 avionë PZL nga Greqia, 1 Black Hawk (Republika Çeke), 1 Black Hawk nga Sllovakia, 2 Black Haëk nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Pritet të operojnë 2 Black Haëk nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Informacion mbi situatën e zjarreve në vend
Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 30 vatra zjarri aktive në zonat:
Qarku Vlorë
Bashkia Finiq - Zjarri ka kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Kjo vatër është përballë Syrit të Kaltër. Në këtë zonë janë problematikë fshatrat Krane, Krongj dhe Leshnicë e poshtme. Në terren po operojnë 3 mjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Finiq, të ndihmuar nga FA me 4 mjete zjarrfikëse dhe 30 fefektivë të FA, 1 grup FNSH. Në këtë zonë ka operuar edhe Helikopteri i Forcës Ajrore të FA si dhe 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak.
Parku “Rëzom” – maja e “Lucës”, njësia Vergo – Terren i thyer, e pamundur ndërhyrja me mjete tokësore. Në vendngjarje punonjës të AdZM.
Bashkia Himarë – fshatrat Bolenë dhe Tërbaç – Zjarri në pyll me pisha. Në terren: 3 mjete zjarrfikëse, 10 efektivë MZSH Himarë e Vlorë, forca vullnetare dhe 20 efektivë të FA.
Fshati Lukovë – Të angazhuar në operacion 3 mjete zjarrfikëse me 11 efektivë MZSH Himarë e Sarandë, avioni Canadair kroat, 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë MZSH Fier.
Fshati Ninat, Bashkia Konispol – Zjarri me drejtim nga fshati Bistricë. Në terren 2 mjete dhe 19 punonjës.
Qarku Lezhë
Fshati Malaj i Epërm, Bashkia Mirditë – Zjarri izoluar, në monitorim nga 6 efektivë MZSH, 6 forca pyjore, 17 forca bashkiake, 2 vullnetarë.
Fshati Kolsh, Bashkia Lezhë – Zjarr në sipërfaqe pyjore, 2 mjete zjarrfikëse Lezhë dhe 1 nga Mirdita.
Qarku Dibër
Mali i Allushit, Bashkia Klos – Zjarri është sën kontroll, digjen trungje brenda vatrës. Po punohet nga 6 efektivë MZSH dhe 1 mjet zjarrfikës.
Mali i Kovashicës, Bashkia Bulqizë – Vatra në monitorim nga 2 mjete zjarrfikëse me 7 efektivë MZSH.
Fshati Kabe, Bashkia Dibër.Vatra e zjarrit po zhvillohet në sipërfaqe me shkurre, ferra, barishte dhe bimësi të ulët, në kah të fshatit. Në terren janë angazhuar 1 mjet zjarrfikës dhe 6 efektivë zjarrfikës.
Qarku Berat
Vijon zjarri në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike.
Zjarri ka kaluar mbi ujësjellësin, pranë një grupi banesash dhe pranë qytetit tek Azili i të Moshuarve. Situata është përkeqësuar në fshatin Plirëz, Poliçan dhe po evakuohen banorët. Në vendngjarje po punojnë MZSH Poliçan 3 mjete, 15 efektivë dhe 2 mjete, 10 efektivë Berat, 60 forca të ushtrisë si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të policisë. Në mbështetje të situatës është edhe Helikopteri i Forcës Ajrore.
Fshati Rehovë, Bashkia Poliçan – Zjarr pranë banesave, një banesë 2-katëshe ka marrë flakë. Po kryhet evakuim.
Fshati Backë, Bashkia Skrapar –Po punohet për shmangiene rrezikut për banesat.
Qarku Tiranë
Mali i Bërzhitës, Bashkia Tiranë, po punohet për shuarjen e zjarrit.
Fshati Stërbeg, Bashkia Rrogozhinë –Forcave zjarrfikëse vendore u janë bashkuar edhe përforcime nga Peqini.
Fshati Okshtun, Bashkia Rrogozhinë –Zjarri në sipërfaqe me shkurre e ferra është vënë nën kontroll. Po punohet për shuarjen e plotë të vatrës.
Fshati Peqinaj, Bashkia Kavajë – Avioni Canadair kroat në operim.
Fshati Hajdaraj, Bashkia Kavajë – Drejt shuarjes, angazhuar 1 mjet dhe 7 forca.
Zona Arbanë, Bashkia Tiranë. Zjarri ka marrë përmasa, por aktualisht, në terren po veprojnë 20 forca zjarrfikëse me 6 mjete, të mbështetura nga 8 forca të APR-së, 8 forca të Policisë Bashkiake si dhe 5 forca të Policisë së Shtetit. Në këtë vatër zjarri ka shkuar edhe një helikopter Canadair kroat.
Qarku Durrës
Mali i Krujës, Bashkia Krujë, ku pati riaktivizim të zjarrit në pyll pishe, 15 forca operacionale dhe mbështetje nga policia gjatë aksionit për shuarjen e vatrës.
Fshati Barkanesh, Bashkia Krujë. Terreni vështirëson punën.
Qarku Gjirokastër
Rreziku nga zjarri ka kaluar në fshatin Lekël të Tepelenës, pa shkaktuar pasoja për banorët apo banesat e tyre.
Zjarri vijon të jetë aktiv në dy drejtime: poshtë fshatit, në drejtim të fshatit Hormovë, si dhe lart, në faqen e malit të Golikut.
Forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura janë të angazhuara në terren dhe po punojnë me intensitet për izolimin e vatrës së zjarrit.
Qarku Elbasan
Në fshatrat Mukaj dhe Sojnik, Bashkia Gramsh. Në terren MZSH Gramsh dhe 25 efektivë të FA.
Qyteti Cërrik – Është arritur të izolohet zjarri në shkurre. Po mbahet në monitorim nga 20 efektivë e 2 mjete zjarrfikëse.
Fshati Hotolisht, Bashkia Librazhd. Forcat po punojnë me intensitet për të shmagur rrezikun për banesat.
Qarku Shkodër
Zona Koderboks, Bashkia Shkodër. Monitorim nga forcat e pyjores dhe zjarrfikësit.
Fshati Stajkë, Bashkia Vau Dejës. Era favorizon flakët, 1 mjet zjarrfikës në terren.
Qyteti Pukë – Situata në kontroll. Në terren janë 2 mjete zjarrfikëse dhe forca policore.
Fshati Xath, Bashkia Fushë Arrëz. sore. Situata është e vështirë dhe zjarri ka marrë përmasa. Po evakuohen banorët.
Qarku Kukës
Fshati Gegaj, Bashkia Tropojë – Pa rrezik për banesat. Të angazhuara janë 7 forca MZSH, 15 pyjore, 1 emergjenca civile, 18 forca bashkiake, policë dhe 20 vullnetarë.
Mjete ajrore që kanë operuar sot:
1 Canadair (Kroacia)
2 avionë PZL (Greqi)
1 Black Hawk (Republika Çeke)
1 Black Hawk (Sllovakia)
2 Black Hawk (Forcat e Armatosura të Shqipërisë)
Pritet të operojnë:
2 Black Hawk (Emiratet e Bashkuara Arabe)
LESKOVIK- Një vatër zjarri ka përfshirë edhe zonën e njohur si "Piramida 12", në Leskovik, në kufi me shtetin grek. Siç raportohet flakët kanë nisur në tokën greke dhe po afrohet në tokën shqiptare, në fshatin Kamenik.
Gjithashtu bëhet me dije se zona është e minuar që prej luftës së dytë botërore dhe situata paraqitet problematike. Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse, forcat e policisë së komisariatit të Kolonjës dhe forca nga zonat e mbrojtura.
FUSHË-ARRËZ- Një vatër zjarri masive ka përfshirë fshatin Xath të Fushë-Arrëzit. Bëhet me dije se flakët kanë hyrë në brendësi të fshatit dhe po përparojnë drejt banesave. Shumë shtëpi rrezikohen nga zjarri, teksa në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të emergjencave civile.
Gjithashtu flakët janë përhapur me shpejtësi, pasi janë favorizuar edhe nga era e fortë. Ndërkohë policia ka evakuuar banorët dhe bagëtitë nga fshati. Po ashtu dy mjete zjarrfikëse janë në vendngjarje, ndërsa në terren po punojnë 12 zjarrfikës, punonjës të Pyjores dhe banorë të zonës.
SARANDË- Situata paraqitet alarmante në Parkun Natyror të “Syrit të Kaltër”. Flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të vendit dhe janë favorizuar nga era e fortë dhe temperaturave të larta. Për këtë situatë alarmante ka reaguar edhe nënprefekti i Sarandës, Kristaq Kiço. Ai tha për mediat se era e fortë po i favorizon flakët dhe theksoi se nuk mbante mend një situatë të tillë në Park dhe kjo ishte hera e parë. Gjithashtu pritet ndërhyrja me avion ‘Canadair’ nga ajri.
“Situatë e pafavorshme edhe për shkak të erës. Situatë e paërjetuar edhe më parë, e shihni edhe vetë forcën e saj, teksa edhe flakët fluturojnë deri në distancë 200 metra nga forca e erës. Personalisht nuk e kam përjetuar ndonjëherë. Jemi përqëndruar në fshatin Krongj, me forca të dislokuara, si dhe sot me helikopter të forcave të armatosura. Por edhe pse u mendua se u shua, vatrat u riaktivizuan, situata mbetet problematike.
Parku Syrit të Kaltër nuk mbaj mend të jetë përfshirë ndonjëherë nga flakët në këto përmasa. Nuk mund të operohet me forca tokësore me atë dendësi bimësh e terreni. Deri tani ka operuar një helikopter dhe jemi në pritje të avionëve canadair që i presim nga çasti në çast.
Problem është se janë disa vatra zjarri, madje ka edhe nga ato që riaktivizohen. Një perimetër prej 50 km të paktën. Shfaqet sa në Mesopotam, në një fshat tjetër. Duhet treguar kujdes maksimal, jemi në terren 24 orë, por kushtet atmosferike, era dhe temperaturat e larta i kemi në disfavor”, përfundoi Kiço.
GRAMSH- Situata e zjarrit në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar gjatë orëve të fundit. Kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi, thotë se një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer mbi fshatin Sojnik që është akoma më agresive. Me anë të një postimin në Facebook, Ajazi shkruan se flakët janë përhapur deri në fshatin Snosëm dhe rrezikon banesa. Kryebashkiaku i Gramshit thotë gjithashtu se flakët kanë rënë si pasojë e zjarrvënieve të qëllimshme.
"Situatë emergjente në pyjet e Gramshit. Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Mukaj të Sojnikut, Njësia Administrative Kukur ndërsa tani në mesdrekë është ndezur një vatër e re zjarri më e madhe dhe më agresive mbi fshatin Sojnik i cili është përhapur deri në fshatin Snosëm duke rrezikuar edhe banesa. Dyshohet se shkaku është veprimtaria kriminale e piromanëve, që me papërgjegjshmëri të tmerrshme po rrezikojnë jetën, natyrën dhe pronën publike.
Pavarësisht angazhimit maksimal të shërbimit tonë zjarrfikës, shërbimit pyjor, drejtorisë së shërbimeve, vullnetarëve dhe ndihmës së Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile – me 20 efektivë në terren dhe 2 helikopterë në operacion – zjarri vijon të jetë aktiv dhe i vështirë për t’u vënë nën kontroll për shkak të terrenit të vështirë, temperaturave të larta dhe erës të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve. Dënojmë me forcë aktet barbare të zjarrvënies së qëllimshme. Autorët do të përballen me ashpërsinë më të madhe të ligjit dhe me zemërimin e një komuniteti që nuk lejon askënd të dëmtojë pasurinë e përbashkët. Jemi në monitorim të pandërprerë dhe do të vijojmë betejën për të mbrojtur pyjet dhe banorët tanë”, shkruan ai.
SARANDË- Flakët ka kaluar rrugën Sarandë-Muzinë dhe po vazhdojnë drejt Parkut të Syrit të Kaltër duke kërcënuar gjithnë e më shumë. Flakët pranë Syrit të Kaltër kanë mbërritur deri pranë parkingut dhe përmasat e flakëve janë të frikshme.
Gjithashtu janë evakuuar mbi 500 turistë dhe është mbyllet qarkullimi në rrugën Sarandë-Muzinë.
SYRI I KALTËR- Një vatër zjarri masive ka përfshirë zonën pranë Syrit të Kaltër në jug të vendit, duke rrezikuar drejtpërdrejt këtë monument natyror të mbrojtur. Bëhet me dije se të gjithë turistët janë evakuuar me shpejtësi nga zona për shkak të përhapjes së flakëve.
Aktualisht në terren ndodhen vetëm efektivët e MZSH Finiq, ndërsa mungon mbështetja nga ajri, çka e vështirëson ndjeshëm përballimin e situatës. Konkretisht mbi 500 turistë që ndodheshin në zonë në momentin e shpërthimit të zjarrit janë larguar.
Gjithashtu raportohet se në vend ishin të parkuara rreth 100 automjete. Ekspertët theksojnë se pa një ndërhyrje nga ajri, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të shmanget përhapja e mëtejshme e flakëve.
DELVINË- Komandati i Shërbimit të Zjarrfikëses Delvinë ka marrë plagë djegieje, teksa ishte pjesë e operacionit për shuarjen e flakëve në fshatin Blerimas. Bëhet me dije se komandanti ka marrë djegie në dorë dhe këmbë.
Menjëherë pas djegieve është transportuar në spitalin e Delvinës, ku ka marrë ndihmën e parë, nga ku është transportuar mandej në spitalin e Sarandës për mjekim më të specializuar.

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në gjithë vendin. Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 14 janë aktive. Aktualisht vatrat aktive janë në qarkun e Tiranës, Lezhës, Dibrës, Beratit, Durrësit, Elbasanit, Vlorës, dhe Gjirokastrës.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve, raportohet se janë angazhuar 68 automjete zjarrfikëse dhe 601 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 183 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të FA.
Gjithashtu morën pjesë edhe 2 avionë Canadair nga Kroacia dhe Italia. Në dispozicion sot janë edhe dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Nga ana tjetër Helikopterët e Forcës Ajrore çeke dhe asaj sllovake kanë operuar sot nga Baza e Kuçovës drejt Gramshit.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 42 °C në vendet e ulëta, dhe ju bëhet thirrje qytetarëv e të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta dhe të njoftojnë çdo vatër zjarri pranë autoriteteve vendore.
NJOFTIMI I PLOTË:
Situata e zjarreve në rang vendi
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 14 janë aktive.
Aktualisht vatrat aktive janë në:
* Qarku Vlorë. Në bashkinë Finiq, zjarri ka kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Në terren kanë operuar: 37 efektivë me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë, 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 28 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë, 1 autobot, 60 forca ushtarake dhe mbështetje nga ajri. Gjithashtu ka operuar edhe avioni Kroat Canadair. Gjatë ditës është riaktivizuar vatra e zjarrit brenda fshatit Krongj. Është bërë evakuimi i banorëve. Në vendngjarje ndodhen 2 automjete zjarrfikëse të MZSH, 1 autoambulancë dhe mjete transporti. Në ndihmë kanë shkuar dhe 2 automjete zjarrfikëse të FA. Gjatë gjithë natës vatra aktive më problematike ishte ajo në fshatin Leshnicë e Poshtme. Në terren kanë operuar 3 mjete zjarrfikëse me 8 efektivë të MZSH Finiq dhe Konispol të ndihmuar nga FA me 2 mjete zjarrfikëse dhe 15 forca të FA si dhe 1 grup FNSH.
* Në parkun e “Rëzom” (zonë e mbrojtur), te maja e “Lucës”, njësia administrative Vergo, mbi tunelin e Skërficës. Për shkak të terrenit të thyer është e vështirë ndërhyrja, por në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e AdZM.
* Në fshatin Bolenë, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë. Gjatë natës kanë monitoruar 1 automjet zjarrfikës me 3 efektiv MZSH si dhe 3 forca të pyjores. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit, të ndihmuar dhe nga 20 forca të FA.
* Në fshatin Lukovë, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren po punojnë efektivët e MZSH Himarë, Sarandë me 3 automjete zjarrfikëse dhe 11 efektivë, për shuarjen e tij. Gjithashtu ka operuar edhe avioni Kroat Canadair. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit, të ndihmuar dhe nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë të MZSH, Fier.
* Qarku Lezhë. Në fshatin Malaj i Epërm, në lagjen "Vjollcë", njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, ku zjarri është izoluar në sipërfaqe pyjore me pisha, lis dhe shkurre. Vatra e zjarrit është nën kontroll të plotë, por forcat operacionale po e mbajnë në monitorim.
* Qarku Dibër. Malin e Allushit, në afërsitë fshatit Plani Bardhë, bashkia Klos, vatra e zjarrit është nën kontroll dhe po monitorohet nga 6 efektivë të MZSH dhe 1 automjet zjarrfikës.
* Qarku Berat. Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vazhdon aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarri ka kaluar mbi ujësjellësin, pranë një grupi banesash dhe pranë qytetit tek Azili i të Moshuarve. Në terren kanë operuar forcat e MZSH të bashkisë Poliçan, Berat, Skrapar, Lushnje, Patos dhe Roskovec me 7 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë, të ndihmuar nga 60 efektivë të FA e mbështetje nga ajri. Vazhdon puna me intensitet nga forca operacionale për vënien nën kontroll të tij. Janë bërë evakuime të banorëve.
* Qarku Tiranë. Në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Zjarri është përhapur në një sipërfaqe prej 5 Ha në zonë me shkurre dhe ferra. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit.
* Në fshatin Ballaj dhe Zhabjak, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë. Zjarri mori përmasa duke rrezikuar banesat e fshatit Ballaj, por pas një pune të palodhur të forcave zjarri është vënë nën kontroll, ndihmuar edhe nga një helikopter i FA dhe 50 efektivë. Janë shpëtuar mbi 50 banesa, ku në 6 prej të cilave zjarri arriti deri në oborr, por fatmirësisht pa shkaktuar asnjë dëm. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për eliminimin e plotë të vatrës.
* Në fshatin Okshtun, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit.
* Në fshatin Peqinaj, njësia administrative Synej, bashkia Kavajë, Si pasojë është përshkuar rreth 10 ha sipërfaqe. Ditën e sotme forcat operacionale po vijojnë të punojnë për shuarjen e zjarrit.
* Qarku Durrës. Në malin e Krujës, sipër fabrikës së çimentos, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në sipërfaqe me pyll pishe. Në terren janë angazhuar 15 forca operacionale, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e tij. Intensiteti i zjarrit është ulur. Ditën e sotme forcat operacionale po e mbajnë në monitorim.
* Qarku Gjirokastër. Në fshatin Turan, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë, ku vatra është izoluar, por po vijon monitorimi.
* Qarku Elbasan. Në fshatin Mukaj, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, situata ka qenë problematike për shkak të erës, duke rrezikuar edhe banesat. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit, të mbështetur dhe 8 efektivë dhe 12 forca te bashkisë Gramsh.
* Në vendin e quajtur tek “Uzina”, bashkia Cërrik. Aktualisht zjarri është izoluar dhe vijon puna për fikjen e plotë të vatrës se zjarrit.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 68 automjete zjarrfikëse dhe 601 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 183 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të FA. Gjithashtu morën pjesë edhe 2 avionë Canadair nga Kroacia dhe Italia. Një prej avionëve Canadair nga Kroacia ka ndërhyrë prej orëve të para në Synej të Rrogozhinës.
Në dispozicion sot janë edhe dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Helikopterët e Forcës Ajrore çeke dhe asaj sllovake kanë operuar sot nga Baza e Kuçovës drejt Gramshit.
Nga parashikimet e IGJEO, sot nuk priten reshje.
Sa i përket zjarreve, pritet nivel rreziku I “LARTË” në të gjitha qarqet. Nё disa qarqe pritet rrezik “SHUMË I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug), qarku Lezhë (Veri), qarku Elbasan (Perëndim).
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 42 °C në vendet e ulët, ndaj përsërisim thirrjen për qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta dhe të njoftojnë çdo vatër zjarri pranë autoriteteve vendore.
FINIQ- Situata me zjarret në bashkinë Finiq vijon të mbetet kritike. Sipas raportimeve, zjarri ka djegur disa banesa në fshatin Leshnicë e poshtme.
Ndërkohë bëhet me dije se banorët janë evakuuar dhe fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Aktualisht flakët, të favorizuara edhe nga era, po përhapen me shpejtësi drejt Leshnicës së Sipërme.
Autoritetet dhe forcat zjarrfikëse po luftojnë për izolimin e flakëve, por terreni i thyer po e vështirëson punën e tyre.
KAVAJË- Tre persona janë arrestuar nga policia e Kavajës pasi dyshohen si autorë të zjarreve në fshatrat Peqinaj, Kavajë dhe Zhabjak, Rrogozhinë.
Sipas informacioneve policore, gjatë djegies së mbeturinave në tokat e tyre, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me pemë frutore dhe duke shkaktuar djegien e një banese të pabanuar. Në pranga janë vënë shtetasit m iniciale F. P., banuese në Peqinaj, R. M, banues në Zhabjak dhe J. M., banuese në Zhabjak.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë identifikuar dhe arrestuar 3 shtetas të dyshuar si autorë të zjarreve që përfshinë sipërfaqe të mëdha toke me pemë frutore, në fshatrat Peqinaj, Kavajë dhe Zhabjak, Rrogozhinë.
Pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme, në këto zona kishte rënë zjarr, forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve F. P., banuese në Peqinaj, R. M, banues në Zhabjak dhe J. M., banuese në Zhabjak.
Nga hetimet rezultoi se gjatë djegies së mbeturinave në tokat e tyre, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me pemë frutore dhe duke shkaktuar djegien e një banese të pabanuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
POLIÇAN- Vatra e zjarri në Poliçan është vënë nën kontroll paraditen e sotme dhe flakët nuk përbëjnë më rrezik për zonat e banuara. Pavarësisht kësaj zjarrfikësit ndodhen në terren dhe po neutralizojnë vatrat e mbetura.
Zjarri nisi pasditen e djeshme në pyllin e Poliçanit, ku flakët shkrumbuan sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Flakët përfshinë pjesën perëndimore të kodrës përreth Uzinës së Armëve, në afërsi të zonës B, ndërsa iu afruan banesave dhe spitalit të qytetit.
Një ditë më parë u evakuuan të moshuarit e azilit dhe disa familje që ndodheshin në Plirezë.
RROGOZHINË- Që prej orëve të para të mëngjesit, avioni kroat Canadair ka nisur të veprojë për izolimin e vatrës së zjarrit në Synej të Rrogozhinës.
Vatra e zjarrit është aktive që prej ditës së djeshme, ndërsa flakët janë përhapur gjatë natës nga era e fortë. Operacioni për shuarjen e flakëve ka rinisur paraditen e sotme.
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se në ndihmë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri kanë ardhur dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Helikopterët kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës për t’u angazhuar në operacionet për fikjen e zjarreve në vend.
NJOFTIMI I PLOTË:
Forca të reja në veprim kundër zjarreve
Dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës për t’u angazhuar në operacionet për fikjen e zjarreve në vend.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtant Arben Kingji, priti në bazë ekuipazhet dhe stafin, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë me forcat tona për të përballuar situatën.