Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Ministria e Mbrojtjes ka dalë ditën e sotme me një njoftim të ri në lidhje me situatën e zjarreve në vend. • Në njoftim bëhet me dije se në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë raportuar 9 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 7 vatra dhe janë aktive 2. • Mësohet se aktualisht po punohet në fshatin Kakodhiq të bashkisë Delvinë për izolimin e plotë të vatrës, i cili është vazhdimi i zjarrit masiv që kish përfshirë fshatin Kardhikaq në bashkinë Finiq. • Në vendngjarje po operojnë forcat zjarrfikëse të bashkisë Delvinë dhe efektivë të Forcave të Armatosura. • Po ashtu vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë Lurë të bashkisë Dibër, vazhdim i zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha. • Në terren po efektivët zjarrfikës të bashkisë Dibër, forca nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shërbimi Pyjor e forca bashkiake si dhe 50 efektivë nga Forcat e Armatosura. • Banorët dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor vijojnë të bëjnë thirrje për ndihmë nga ajri, pasi zjarri po merr përmasa të frikshme për shkak edhe të erës së fortë e temperaturave të larta dhe dëmi në ekonominë pyjore të Parkut Kombëtar “Lurë- Mali Dejës” do të jetë shumë i madh.
3 artikuj për këtë temë.
FIER- Një stan në Mbrostar të Fierit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme duke shkaktuar djegien e një autokombajne bujqësore.
Zjarri i përmasave të mëdha ka rrezikuar edhe zona të tjera përreth, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Flakët po favorizohen edhe nga era dhe janë përhapur me shpejtësi duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë ditën e sotme me një njoftim të ri në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Në njoftim bëhet me dije se në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë raportuar 9 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 7 vatra dhe janë aktive 2.
Mësohet se aktualisht po punohet në fshatin Kakodhiq të bashkisë Delvinë për izolimin e plotë të vatrës, i cili është vazhdimi i zjarrit masiv që kish përfshirë fshatin Kardhikaq në bashkinë Finiq. Në vendngjarje po operojnë forcat zjarrfikëse të bashkisë Delvinë dhe efektivë të Forcave të Armatosura.
Po ashtu vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë Lurë të bashkisë Dibër, vazhdim i zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha. Në terren po efektivët zjarrfikës të bashkisë Dibër, forca nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shërbimi Pyjor e forca bashkiake si dhe 50 efektivë nga Forcat e Armatosura.
"Ju lutemi banorëve të bëjnë kujdes! Ligji parashikon dënim të rëndë për të gjithë ata që ndezin zjarre dhe do të zbatohet për çdokënd, pa dallim!" thuhet ë fund në njoftim.
DIBËR- Prej tre ditës vatrat e zjarri kanë marrë "pushtetin" ë fshatin “Gurë Lurë” duke djegur sipërfaqe të mëdha me kullota, pemë ahu dhe pishë të rrallë. Ndërkohë sot raportohet se një vatër zjarri nuk është arritur që të shuhet e cila deri tani ka arritur në një sipërfaqe prej 50 ha.
Pavarësisht ndërhyrjes së bërë nga efektivët e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Dibër, të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të shërbimit pyjor Dibër dhe banorë të zonës, nuk është arritur që të vihet në kontroll.
Banorët dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor vijojnë të bëjnë thirrje për ndihmë nga ajri, pasi zjarri po merr përmasa të frikshme për shkak edhe të erës së fortë e temperaturave të larta dhe dëmi në ekonominë pyjore të Parkut Kombëtar “Lurë- Mali Dejës” do të jetë shumë i madh.