LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Disa vatra aktive zjarri në vend/ Situata paraqitet alarmante në Poliçan, evakuohen të moshuarit në azil dhe banorët e Plirezës

• Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 14 vijojnë të jenë aktive. • Situata alarmante është në Poliçan, pasi zjarri po përparon drejt qytetit. Bëhet me dije se zjarri po përparon drej qytetit dhe deri tani janë evakuuar të moshuarit në azilin e pleqve, si dhe po evakuohen banorët e Plirezës. • Gjithashtu zjarri po përparon edhe drejt fshatit Mbrakull. • Ndërkohë kryebashkiaku Adriatik Zotkaj kërkon ndihme nga institucionet shtetërore. • Zjarri ka rënë për të dytën herë brenda pak ditësh në të njëjtën zonë, në kodrat përreth Uzinës së Armëve. • Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta. • Në vendngjarje, në ndihmë të zjarrfikësve të qytetit të Poliçanit, kanë shkuar 3 mjete dhe 15 zjarrfikës të Repartit Zjarrfikës Berat, të cilët janë duke normalizuar situatën. • Gjithashtu në ndihmë të forcave zjarrfikëse, në zonën e zjarrit në Poliçan, kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë. • Po ashtu në Qarkun Berat, vatër aktive raportohet edhe në fshatin Kozare, bashkinë Kuçovë, ku janë djegur një sipërfaqe me shkurre dhe ferra.  • Në fshatin Goriçan, bashkinë Dimal, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. • Po ashtu ka mbërritur në Kuçovë helikopteri Black Haëk nga Republika Çeke që do të operojë në vatrat e zjarrit në vendin tonë gjatë ditëve të ardhshme. • Gjithashtu, 2 avionë Canadair nga Kroacia dhe Italia janë vënë në dispozicion për të ndihmuar në përballimin e situatës. •  Situata paraqitet e rëndë edhe në Qarkun Vlorë.

9 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Vatra e zjarrit del jashtë kontrollit në Poliçan, flakët i afrohen spitalit të qytetit

Disa vatra aktive zjarri në vend/ Situata paraqitet alarmante në
pamje nga zjarri

POLIÇAN- Vatra e zjarrit në bashkinë Poliçan, është jashtë kontrollit, pasi era ka favorizuar përhapjen e flakëve. Siç raportohet gjatë mbrëmjes, flakët iu afruan spitalit të qytetit.

Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të bashkive Poliçan, Berat, Skrapar, Lushnje, Patos dhe Roskovec, të ndihmuara nga 60 trupa të Forcave të Armatosura dhe mbështetje nga ajri.

Pavarësisht përpjekjeve intensive, zjarri ende nuk është shuar. Ndërkohë forcat operacionale vijojnë punën me intensitet për ta vendosur nën kontroll.

11 MUAJ ME PARE

21 vatra zjarri në vend/ Priten për ndihmë edhe dy helikopterë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një Canadair nga Greqia

Disa vatra aktive zjarri në vend/ Situata paraqitet alarmante në
foto ilustruese

TIRANË- Situata e zjarreve në disa vende vijon të jetë dramatike, ndërsa forcat e angazhuara në terren po punojnë për sigurimin e zonave të banuara. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri në të gjithë vendin, prej të cilave 7 janë shuar dhe 14 vijojnë aktive.

Gjithashtu avioni Canadair kroat ka ndërhyrë në Kranë të Finiqit dhe Lukovë të Himarës. Gjatë orëve në vijim, flotës në veprim do t’i bashkohen edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, një Canadair nga Greqia.

 

11 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarret në vend, mbërrin në Kuçovë për ndihmë në shuarjen e flakëve helikopteri Black Hawk nga Çekia

Disa vatra aktive zjarri në vend/ Situata paraqitet alarmante në
helikopteri

KUÇOVË- Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar zjarresh, me 21 vatra të evidentuara në disa qarqe të vendit. Situata gjithashtu paraqitet katastrofike në Poliçan, pasi zjarri po përparon drej qytetit dhe deri tani janë evakuuar të moshuarit në azilin e pleqve, si dhe po evakuohen banorët e Plirezës.


Falë bashkëpunimit me Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, mbërriti në Kuçovë helikopteri Black Hawk nga Republika Çeke që do të operojë në vatrat e zjarrit në vendin tonë gjatë ditëve të ardhshme.

Gjithashtu, 2 avionë Canadair nga Kroacia dhe Italia janë vënë në dispozicion për të ndihmuar në përballimin e situatës. 

 

11 MUAJ ME PARE

Poliçani "pushtohet" nga flakët/ Evakuohen të moshuarit në azil, rrezikohet fshati Plirezës

Disa vatra aktive zjarri në vend/ Situata paraqitet alarmante në

POLIÇAN- Gjatë orëve të fundit situata me zjarrin është bërë alarmante në Poliçan. Bëhet me dije se zjarri po përparon drej qytetit dhe deri tani janë evakuuar të moshuarit në azilin e pleqve, si dhe po evakuohen banorët e Plirezës.

Gjithashtu zjarri po përparon edhe drejt fshatit Mbrakull. Ndërkohë kryebashkiaku Adriatik Zotkaj kërkon ndihme nga institucionet shtetërore.

11 MUAJ ME PARE

Zjarr në Lukova, flakët rrezikojnë Kishën e Shën së Premtes dhe banesat

Disa vatra aktive zjarri në vend/ Situata paraqitet alarmante në
foto ilustruese

LUKOVA- Dy vatra zjarri kanë nisur mesditën e kësaj të diele në Lukovë. Konkretisht zjarri ka rënë poshtë fshatit, pranë Kishës së Shën e Premtes dhe shumë pranë zonës së banuar.

Sipas banorëve vendi ku ka rënë zjarri, është i rrezikshëm, ndërsa në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja dhe banorë të fshatit, të cilët po përpiqen të shuajnë flakët që rrezikojnë zonën dhe banesat.

11 MUAJ ME PARE

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 21 vatra, 14 ende aktive

Disa vatra aktive zjarri në vend/ Situata paraqitet alarmante në
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në Shqipëri. Sipas njoftimit gjatë orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 7 vatra zjarri, ndërsa 14 janë aktive. Aktualisht, janë aktive vatrat në Qarku Vlorë, Lezhë, Dibër, Berat, Shkodër, Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër. 

Situata e zjarreve në rang vendi

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 7 vatra zjarri, ndërsa 14 janë aktive.
Aktualisht, janë aktive vatrat në:

* Qarku Vlorë.
Në bashkinë Finiq vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit. Flakët kanë kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Në terren po operojnë: 37 efektivë me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë, 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 28 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë, 1 autobot, 60 forca ushtarake dhe mbështetje nga ajri. Gjithashtu ka operuar edhe avioni Kroat Canadair.

* Në vendin e quajtur “Rëzom”, në afërsi të Tunelit të Skërficës, te maja e “Lucës”, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pyjore. Për shkak të terrenit të thyer është e vështirë të operohet me mjete nga toka, por në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e AdZM.

* Në fshatin Bolenë, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë. Në terren janë duke operuar forcat e MZSH të bashkisë Himarë dhe Vlorë me 3 automjete zjarrfikëse, 10 efektivë dhe forca vullnetare, të ndihmuar dhe nga 20 forca të FA-së, të cilët kanë vënë zjarrin nën kontroll.
* Në fshatin Lukovë, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë. Në terren po punojnë efektivët e MZSH Himarë me 1 automjet zjarrfikës dhe 3 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

* Qarku Lezhë.

Në fshatin Malaj i Epërm, në lagjen "Vjollcë", njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, ku zjarri është izoluar në sipërfaqe pyjore me pisha, lis dhe shkurre. Vatra e zjarrit është nën kontroll të plotë dhe po punohet me 2 mjete zjarrfikëse, 6 efektivë nga MZSH, 6 forca të pyjores, 5 forca bashkiake dhe 2 forca vullnetare.

* Qarku Dibër.

Malin e Allushit, në afërsi të fshatit Plani Bardhë, bashkia Klos, vatra e zjarrit është nën kontroll dhe po monitorohet nga 6 efektivë të MZSH dhe 1 automjet zjarrfikës.

* Qarku Berat

Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vazhdon vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Në terren janë duke operuar forcat e MZSH të bashkisë Poliçan, Berat dhe Skrapar me 7 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë, por e kanë të vështirë vënien e zjarrit nën kontroll.

* Në fshatin Kozare, pranë pusit 4, njësia administrative Kozare, bashkinë Kuçovë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren janë angazhuar efektivë të MZSH Kuçovë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

* Në fshatin Goriçan, njësia administrative Kutalli, bashkinë Dimal, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Në terren janë angazhuar efektivë të MZSH Dimal me 3 automjete zjarrfikëse dhe 9 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

* Qarku Shkodër

Në fshatin Zagore, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte. Në vendngjarje kanë shkuar 1 automjet zjarrfikëse me 6 efektivë nga Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Malësi e Madhe, të cilët po ndërhyjnë me pompa shpine, por si pasojë e terrenit të vështirë dhe të paaksesueshëm nga mjetet është e vështirë vënia nën kontroll e vatrës.

* Qarku Tiranë

Në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Në terren janë angazhuar forcat operacionale, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

* Në fshatin Ballaj dhe Zhabjak, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë, ku era e fortë vështirëson punën e forcave për të vënë nën kontroll flakët. Në terren po punojnë efektivët e MZSH Rrogozhinë, Peqin dhe Kavajë. Në ndihmë ka shkuar dhe një helikopter nga FA dhe 50 forca ushtarake, për të siguruar mospërhapjen e zjarrit drejt banesave.

* Qarku Durrës

Në malin e Krujës, sipër fabrikës së çimentos, bashkia Krujë. Në terren janë angazhuar forcat operacionale, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

* Qarku Gjirokastër

Në fshatin Turan, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë. Në terren janë angazhuar forcat operacionale, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

11 MUAJ ME PARE

Përfshihet nga zjarri pylli me pisha dhe shkurre në Poliçan, flakët shumë afër uzinës së armëve

Disa vatra aktive zjarri në vend/ Situata paraqitet alarmante në
zjarri

POLIÇAN- Një vatër zjarri është aktivizuar përsëri në pyllin me pisha dhe shkurre në Poliçan. Flakët raportohet se janë shumë afër uzinës së armëve në zonën B.

Në një njoftim për situatën e zjarreve në të gjithë vendin, ministria e Mbrojtjes bëri me dije se në pyllin e Poliçanit ishin angazhuar 15 forca zjarrfikëse.

11 MUAJ ME PARE

Vijojnë aktive 7 vatra zjarri në vend/ Situata paraqitet kritike në bashkinë Finiq, evakuohen 51 familje, në terren operon edhe avioni kroat Canadair

Disa vatra aktive zjarri në vend/ Situata paraqitet alarmante në
zjarrfikesit ne terren

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 31 janë shuar dhe 7 vijojnë aktive.

Aktualisht vatrat janë aktive vatrat  në qarkun e Vlorës, Lezhës, Dibrës, Beratit dhe Shkodrës. Ndërkohë situata paraqitet më kritike në bashkinë Finiq ku janë evakuuar 51 familje nga fshati Velahovë dhe Livinë. Raportohet se vatrat e zjarrit në fshatrat e bashkisë Finiq kanë shtrirje të madhe dhe në terren të thyer, çka pengon operimin me mjete dhe prandaj ësht kërkuar ndërhyrja nga ajri.

Momentalisht në terren po operojnë: 37 forca zjarrfikëse me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë; 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare; 28 efektivë me 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë dhe 1 autobot, 60 trupa dhe 1 helikopter i FA. Në terren në fshatin Dhrovjan po operon edhe avioni kroat Canadair. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 31 janë shuar dhe 7 vijojnë aktive.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

* Qarku Vlorë.
Në bashkinë Finiq, forcat kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vijojnë ende, për shkak të situatës. Për të siguruar jetën e banorëve, u evakuuan 15 familje nga fshati Velahovë dhe 36 familje nga fshati Livinë, pa probleme apo lëndime. Në mbështetje shkuan edhe 3 autoambulanca të Urgjencës Mjekësore. Ditën e sotme situata vazhdon të jetë problematike. Konkretisht: vatra mbi fshatin Hardhasov në bazë dhe të erës është problematike për në drejtim jugor për në Navaricë si dhe në drejtimin perëndimor të fshatrave Fitore dhe Krane. Në vatrën e zjarrit mbi fshatin Bistricë po operohet me mjete nga MZSH dhe efektivë të FA. Gjithashtu vazhdon me intensitet puna për shuarjen e vatrës mbi fshatin Dhrovjan dhe Krongj. Vatrat e sipërpërmendura kanë shtrirje të madhe dhe në terren të thyer, çka pengon operimin me mjete. Për këto arsye u kërkua edhe mbështetje nga ajri me helikopter. Momentalisht në terren po operojnë: 37 forca zjarrfikëse me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë; 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare; 28 efektivë me 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë dhe 1 autobot, 60 trupa dhe 1 helikopter i FA. Në terren në fshatin Dhrovjan po operon edhe avioni kroat Canadair.
* Në vendin e quajtur “Rëzom”, në afërsi të Tunelit të Skërficës, te maja e Lucës, ku rrezikohen sipërfaqe pyjore me bredh dhe shkurre. Për shkak të terrenit të thyer është e vështirë të operohet me mjete nga toka. Ditën e sotme do kryhet ndërhyrje me inspektorët e AdZM.
* Në fshatin Bolenë, Njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë, ku vatra e zjarrit po zhvillohet në pyll me pisha. Në terren janë duke operuar forcat e MZSH së Himarës me 2 mjete zjarrfikëse, si dhe forcat e MZSH së Vlorës me 1 mjet zjarrfikës, banorë të zonës etj. Në mbështetje të strukturave vendore, në terren kanë shkuar edhe 20 efektivë nga FA.

* Qarku Lezhë.
Fshatin Malaj i Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, ku zjarri është aktiv në sipërfaqe pyjore me pisha, lis dhe shkurre, në lagjen "Vjollcë". Vatra e zjarrit është nën kontroll të plotë dhe sot do të punohet me 2 mjete zjarrfikëse, 6 Forca nga MZSH, 6 Forca nga shërbimi pyjor, 5 nga njësia administrative dhe 2 forca vullnetare.

* Qarku Dibër.
Malin e Allushit, në afërsitë fshatit Plani Bardhë, bashkia Klos, vatra e zjarrit është nën kontroll dhe po monitorohet nga 6 forca të MZSH dhe 1 mjet, për të mos patur zhvillime nga zjarri aktiv brenda vatrës ku akoma po digjen trungje.

* Qarku Berat
Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarri është nën kontroll që prej mbrëmjes së djeshme dhe ditën e sotme janë angazhuar 15 forca zjarrfikëse të MZSH Poliçan.

* Qarku Shkodër
Fshatin Zagore, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe po punohet në terren të vështirë për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 66 automjete zjarrfikëse dhe 760 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 183 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të FA. Gjithashtu morën pjesë edhe 2 avionë Canadair nga Kroacia dhe Italia.

11 MUAJ ME PARE

Vijojnë zjarret në 5 fshatra në bashkinë Finiq, evakuohen përkohësisht banorët në Livinë dhe Ardhasovë! Flakët djegin dy banesa në Velahovë

Disa vatra aktive zjarri në vend/ Situata paraqitet alarmante në
foto nga zjarret

FINIQ- Vatrat e zjarrit në bashkinë Finiq vijojnë aktive edhe ditën e sotme. Bëhet me dije se gjatë natës flakët të favorizuara nga era e fortë u përhapën në fshatrat Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë me dije se janë evakuuar përkohësisht banorët në Livinë dhe Ardhasovë.

Gjithashtu u morën masa për ofrimin e asistencës mjeksore për personat e moshuar. Edhe në fshatin Krongj autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve për të shmangur viktima të mundshme.

Në orët e mëngjesit u ndalua dhe përhapja e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ku pritet të ndërhyet gjithashtu nga ajri. Ministri ka njoftuar se për arsye sigurie qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë - Bistricë do të vijojë të mbetet i kufizuar deri në përmbyllje të operacioneve. Ndërkohë raportohet se në fshatin Velahovë, deri më tani janë djegur dy banesa 

POSTIMI I PLOTË:

Natë tepër sfiduese në Finiq ku ekipet zjarrfikëse të Bashkive #Finiq, #Delvinë, #Konispol, #Sarandë, të mbështetura nga zjarrëfikëse dhe efektivë të #FA , si dhe efektivë të Policisë së Shtetit , u përballën pareshtur me vatrat që u përhapën të favorizuara nga era e fortë mes fshatrave:

Velahovë
Livinë
Ardhasovë
Bistricë
Krongj

U realizuan evakuimet e përkohshme të banorëve në Livinë dhe Ardhasovë, si dhe u morën masa për ofrimin e asistencës mjeksore për personat e moshuar, ndërkohë që forcat operacionale dhe ato vullnetare siguruan mbrojtjen e çdo banese dhe biznesi të rrezikuar.

Në orët e para të mëngjesit, u realizua një operacion i suksesshëm për të parandaluar përhapjen e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ku në këto momente pritet të ndërhyet gjithashtu nga ajri.

Për arsye sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë - Bistricë do të vijojë të mbetet i kufizuar deri në përmbyllje të operacioneve.

Forcat operacionale vijojnë punën në terren për të kontrolluar çdo hapësirë që mund të riaktivizohet nga era dhe temperaturat e larta që pritet të mbizotërojnë në orët në vijim

zjarret ne vend

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet