LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi përfshihet në debat. Berisha e akuzon: Rama është argat i Vuçiç. Balla i fton: Hajdeni në protestë 

• Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancën e radhës plenare. • Protesta e thirrur ditën e nesërme në Tiranë në mbështetje të krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë. • Kreu i grupit socialist Taulant Balla i ka bërë thirrje deputetëve të Opozitës që të marrë pjesë në protestë ditën e nesërme. • Gjatë fjalës së tij në foltore, Balla u shpreh se Rama nuk do të marrë pjesë në protestë, për shkak se nuk dëshiron që ta politizojë këtë protestë. • Pas akuzave të Taulant Ballës në seancën e sotme parlamentare, kryedemokrati Sali Berisha iu kundërpërgjigj, duke bërë një bilanc të numrit të të vrarëve gjatë agresionit serb në Kosovë. • Kryedemokrati theksoi se ata që shkelin mbi gjakun tyre këtij gjenocidit, nuk janë shqiptarë, duke shtuar se kreu i PS-së Edi Rama është një argat i Vuçiçit. • Deputeti Fatmir Mediu i është përgjigjur ftesës së Ballës për të marrë pjesë në Kuvend, duke i thënë se ai as nuk e di se ku bie Kosova. • Ndërsa deputeti demokrat Flamur Noka, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës, si të vetmen qeveri shqiptare që ka vendosur sanksione ndaj qeverisë së Kosovës. • Në fjalën e tij në Kuvend, Noka ka sjellë në vëmendje edhe deklararën e Ramës e quajti Veriun e Kosovës, si tokë të askujt.

29 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

"Balla ngatërroi grup..."/ Bardhi: Ndërprerja e Kuvendit skenar, urdhëroi deputetët e PS të vinin për votim

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka thënë se Taulant Balla ka urdhëruar të gjithë drejtuesit e institucioneve të tij të sjellin në sallë deputetët e PS-së. Sipas Bardhit kjo u zbulua pasi Balla në vend që të shkruante  tek Grupi i PS,  ka shkruar te Grupi i Konferencës së Kryetarëve në Kuvend. 

Ai akuzoi kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi se kishte përgaditur më parë përjashtimin e opozitës nga seanca parlamentare. Bardhi tha se mazhoranca nuk dëshiron debat, për paratë që sipas tij i kanë vjedhur me inceneratorët  

Bardhi: Duan të kalojnë pa debat, pa pyetje dhe pa llogaridhënie raportimet e institucioneve të drejtësisë. Donin të vendosnin një standard të ri që nuk ka ndodhur kurrë, që institucione të vijnë dhe të raportojnë dhe deputet nuk kanë të drejtë të japim pyetjet që kanë për institucionet, ndaj dhe ne reaguam dhe do reagojmë gjithmonë.

Skenari i përjashtimit të opozitës nga seanca ishte ndërtuar shumë kohë më para se Niko Klouni të dilte ta shpallte në seancë. Gabimisht, Taulant Balla, në vend që të shkruante tek Grupi i PS, shkruan te Grupi i Konferencës së Kryetarëve në Kuvend, dhe urdhëron të gjithë drejtuesit e institucioneve të veta, që të kujdesen për të sjellë në sallë deputetët e PS.

Sepse skenarit ishte ndërtuar që të ndërprisnin debatin. Nuk duan debat për paratë që i kanë vjedhur si një bandë kriminale me inceneratorët dhe duan ta shndërrojnë Kuvendin në memec. Ta harrojnë se mund të na nënshtrojnë ne dhe të shkelin rregulloren. Ta marrë vesh bota që ky është Kuvendi i Shqipërisë, që synon të hyjë në BE./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Mes debatesh miratohen disa propozime në Kuvend, shtyhen dy reforma

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi

TIRANË- Kryetari i Parlamentit Niko Peleshi ka ndërprerë diskutimet në Kuvend me propozimin e kreut të grupit të PS, Taulant Balla. Mes toneve kundërshtuese nga opozita, Peleshi hodhi në votim rendin e ditës pas miratimit të propozimit të Ballës me 73 vota pro. 

Gjithashtu gjatë seancës u vendos që të shtyhet votimi për ngritjen e “Komisionit të Reformës Zgjedhore” dhe “Komisioni i Reformës Territoriale”. Ky vendim u mor pasi deputetët e opozitës vijuan të debatonin dhe ndërhynin, teksa më herët deputeti Gazment Bardhi nuk pranoi ë linte sallën pas përjashtimit.

7 MUAJ ME PARE

Vijojnë tensionet në Kuvend/ Bardhi nuk del nga salla: S’po lejoni deputetët të flasin! Peleshi ndërpret sërish seancën: Do nisim kur të dalë...

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
pamje nga kuvendi

TIRANË- Kryeparlamentari Niko Peleshi ka ndërprerë sërish seancën plenare, pasi deputeti Gazment Bardhi ka refuzuar të largohet nga salla. Situata u përshkallëzuaa gjatë zhvillimit të seancës, ku Bardhi kundërshtoi vendimin për përjashtimin e tij.

Gjatë debateve Peleshi e akuzoi demokratin për ndërprerje të vazhdueshme të seancës dhe fjalës. Më pas Peleshi vendosur të ndërpresë punimet “deri në kthimin e normalitetit”.

Peleshi: Zoti Bardhi, ju kërkoj të dilni nga salla. Seanca nuk ka filluar, duhet që zoti Bardhi të dalë pasi është përjashtuar…

Bardhi: Nuk dal, keni shkelur rregulloren, s’po lejoni deputetët që të flasin.

Peleshi: Seanca nuk ka filluar ende, nis vetëm kur të dalë zoti Bardhi. Atëherë në këto kushte, meqë zoti Bardhi nuk del, seanca ndërpritet dhe rifillon vetëm pasi zoti Bardhi të lërë sallën e Kuvendit./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Tensione në Kuvend/ Deputeti i PD- së dhe Balla debatojnë me njëri-tjetrin, Balliu: PS është fatkeqësi kombëtare

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Foto ilustruse

TIRANË- Gjatë seancës së sotme  parlamentare ka pasur tensione dhe debate mes opozitës dhe deputetve të PS-së. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se PS nuk kishte bërë kurrë protesta kundër çlirimit të Kosovës. Pas kësaj deklarate të bërë nga Balla, ka ndërhyrë deputeti i PD-së Klevis Balliu.

Pas ndërhrjes së Ballit, Kreu i grupit parlamentar të PS-së i ka kërkuar drejtueses së seancës Klodiana Spahiu, që të ndërhynte për mos ta lejuar më Balliun ti ndërpriste fjalën. Spahiu ndërpreu për pesë minuta seancën plenare, për ta vazhduar me pas disa minutash.

“Një pasojë që nuk është riparuar ende janë komunistët brenda parlamentit dhe ndonjë komunist që ka marrë peng idealet tuaja të dhjetorit. Shqipëria gjynah që e ka, për ne nuk ka problem, po për ju, e paçit sa malet atë. Nuk ka pasur kurrë kryetar të PS për të bërë protesta kundër Kosovës, ke ngatërruar datat.Unë jam krenar, ngrije kokën, nga 91 e këtej nuk gjen një moment që kjo parti të jetë kundër interesit kombëtar.”, tha Balla.

“Shikoni Akademinë e Shkencave, shikoni Policinë e Shtetit, që kanë qenë oficer të Sigurimit të Shtetit, thatë se për Enver Hoxhën ishte gabim teknik, po pllaka që bëtë gabim teknik ishte? Kjo parti nuk ndryshon dot, është e lidhu me krimin. Kjo qeveri ka lejuar që Aruba, Troplinët, Suel Çela të kenë përfaqësues në qeverinë shqiptare dhe fitimet të shkojnë te ata. Këta janë njerëz që bashkëpunojnë me krimin, vjedhin, çfarë lidhje kanë këta me shtetin dhe institucioni. Këta janë fatkeqësia e kombit, PS është fatkeqësi kombëtare. Jeni ju që protestonit në Itali kundër ngritjes së avionëve për të çliruar Kosovën më 1999”, tha Balliu./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

“Keni ardhur me koncesion”/ Gjekmarkaj akuza maxhorancës: Të vërtetën e keni shpallur armike, opozitën po tentoni ta merrni peng

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Agron Gjekmarkaj

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj deklaroi se maxhoranca po tenton të vrasë të vërtetën, që e sheh si armike. Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj akuzoi se mazhoranca ka ardhur deri aty me koncesion, pasi sipas tij, në të gjitha seancat plenare të mëparshme nuk ka pasur asnjë interpeancë apo debate. Më tej deputeti shtoi se opozita po tentohet të merret peng dhe të vërtetën e kanë shpallur armike.

“Jemi në javën e 5 të një Kuvendi që nuk funksionon. Heshtja është një nga brengat të mëdha të vendit. Ska interpelanca, debat, pyetje dhe përgjigje. Ka vetëm përgjigje procedurale. Vetëm urdhra që zbatohen. Se di pse s’u dhemb qafa. Para ca ditësh votuat një qeveri të re dhe një hartim politik për programin qeverisës. Një votim i ftohtë, pa asnjë fjalë. Duket se keni ardhur këtu me koncesion. Të vërtetën e keni shpallur armike dhe opozitën tentoi që ta merrni peng”, tha Gjekmarkaj./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Rama i dëmton më shumë luftëtarët e UÇK-së"/ Berisha: Ne jemi kundër ndërhyrjeve në punët e brendshme të Kosovës

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Sali Berisha

TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi se ndërhyrjet e Ramës në punët e brendshme të Kosovës po dëmtojnë rëndë imazhin e luftëtarëve të UÇK-së dhe vetë marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjatë fjalës së tij për media, Berisha u shpreh se kryeministri është i damkosur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, ndaj çdo qëndrim i tij në mbrojtje të ish-luftëtarëve të lirisë i ndihmon në mënyrë të kundërt.

Berisha theksoi gjithashtu se Partia Demokratike mbështet respektimin e pavarësisë së institucioneve të Kosovës dhe është kundër çdo ndërhyrjeje politike në proceset e saj të brendshme.

"Së pari, në princip, unë nuk besoj kurrë se protesta është rruga për t’iu kundërvënë gjykatës. Jo, e kam theksuar, edhe kur më kanë thënë, jo u kam thënë. Nuk kanë qenë protesta, kanë qenë konferenca për shtyp. Mbështetësit e mi nuk kanë protestuar. Njoftimet kanë qenë për protesta, por unë nuk i kam lejuar. Shiko, gjykatat kanë absurditetet e tyre. Njësoj si të vësh një grup gazetarësh të protestosh para tyre. Por ato kanë një pavarësi, por ajo pavarësi nuk është meritë e pushteteve të tjera që t’i sulmojë. Përndryshe nuk do ketë gjykata, nuk do ketë media. Unë jam që të respektohen, pavarësisht se çfarë bëjnë.

E dyta, Edi Rama i dëmton shumë ata se është një personalitet i damkosur tanimë. E keni marrë vesh, i damkosur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Dhe ta shohin atë gjykatësit se ky po u del zot, absolutisht i rëndon. Të dalë Taulant Balla, i cili i ka rekordet e zeza në të gjitha kancelaritë, dhe të flasë për luftëtarët e lirisë, i dëmton. Po, normale, luftëtarët e UÇK dhe qyetarët e tjerë janë të lirë të organizojnë çfarë të mendojnë. Por Edi Rama ka faktuar se është një armik i egër i Kosovës. Ju kujtohet ju projekti për ndarjen e kufijve? Ky ka qenë promotor kryesor. Ju kujtohet ju Ballkani i Hapur kur Kosovën e futën në hartën e Serbisë? Ky ka qenë autori kryesor.

Ju kujtohen sanksionet që i vu Albin Kurtit? Ky ka qenë. Ju kujtohet fluturimi i tij, mblodhi Batonët e Kosovës për të rrëzuar qeverinë? Ky ka qenë. Ju kujtohen fjalimet e tij kundër kryeministrit të Kosovës? Ky është. Edhe këtë e ka kundër tij. Ne nuk jemi që të ndërhyjmë në punët e brendshme të Kosovës. E thashë edhe në parlament, preferenca ime është LDK ta zëmë, por unë nuk ndërhyj kurrë as në fushatë, as në ato. Kjo është normale, është një vend tjetër ai," tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Berisha: Rama kishte përgatitur 1 orë fjalim për tubimin e nesërm, por lidhjet e tij me Vuçiçin janë të rrezikshme për shqiptarët

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u shpreh jashtë parlamentit se Rama, kishte përgatitur një fjalim prej 1 orësh në tubimin që do të zhvillohet ditën e nesërme. Gjatë fjalës së tij para gazetarëve në Kuvend, Berisha tha se tashmë Rama nuk flet dot. Pasi sipas Berishës, lidhjet e tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, janë të rrezikshme për shqiptarët.

"Hordhitë serbe neveritën dhe tmerruan botën me krimet të paimagjinueshme, të papara deri atëherë sipas shumë vëzhguesve që kryen në Lumë dhe kryesisht në fshatin Pobreg, por edhe në 32 komunitete të tjera. Ky gjenocid i Lumës ka kaluar i pa shqyrtuar, i pavlerësuar. Është i shkruar në të gjitha traktatet për gjenocidin, por jo në historinë shqiptare. Janë disa studiues që e kanë nxjerrë. Pas tij ishte gjenocidi i Tivarit. Shqiptarë të mbledhur pa asnjë lloj faji, veçse për etninë shqiptare, u dërguan dhe u vendosën para mitrolozëve, kaluan territorin shqiptar. Por meqenëse këtu ishte pjesëmarrëse edhe udhëheqja politike e Shqipërisë, të paktën për kohën që kaluan mbi territorin. Edhe këtë historia e Shqipërisë e mohon, e injoron.

Tani, kemi të bëjmë me një zhvillim tjetër, kemi të bëjmë me gjenocid ciklik. Gjenocid për shqiptarët ka pasur dhe më përpara, por termi gjenocid ka lindur me vonesë, edhe kualifikimi. Lexova listën e rreshtuar nga parlamenti i Kosovës, i të gjitha masakrave që janë kryer në Kosovë tek civilët. Nuk bëhet fjalë këtu për luftëtarët e vrarë, anëtarët e UÇK-së, se ata janë palë lufte dhe kanë bërë luftën e tyre. Por në këtë është në mënyrë persistente, është hera e dytë që Edi Rama urdhëron grupin e tij parlamentar, antishqiptar vetë ai, armik i shqiptarëve të Kosovës, që të mos votojnë. Por dënimi i gjenocidit është një detyrim për çdo njeri. Nuk ka lidhje.

Ti je i detyruar, e thashë dhe në parlament, edhe shqiptarët po ta kryejnë, që nuk ka ndodhur kurrë, duhet ta denoncosh. Nuk pranohet një krim i tmerrshëm siç është krimi i vrasjes së tjetrit, vetëm e vetëm se i përket një etnie tjetër. Nuk e pranojnë sepse lidhjet e tij me Vuçiçin janë tmerrësisht problematike, si për shqiptarët, për rajonin dhe për botën. Kjo që bëhet, e them këtu, meqë jemi, vetë ky me intrigat e tij dhe me burimet e tij, është një nga autorët e dramës së udhëheqjes politike të Kosovës. Përpiqet tani dhe do të dilte, kishte përgatitur fjalimin 1 orë. E kuptoni tani, do të fliste 1 orë, por nuk del dot," tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

" Edi Rama ka duart e veta të zeza"/ Berisha: PD ka besim të plotë se udhëheqja politike e Kosovës do marrë pafajësinë

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka besim të plotë se udhëheqja politike e Kosovës do të marrë pafajësinë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për përfshirje në “skenarët e errët” kundër drejtuesve të luftës çlirimtare, duke thënë se “Rama ka duart e veta të zeza”.

Berisha kujtoi se PD ka qenë organizatore e rezolutës për njohjen e Republikës së Kosovës që në vitin 1991 dhe ka mbështetur fuqishëm si presidentin Ibrahim Rugova, ashtu edhe UÇK-në.

"Tani, vetëm dy fjalë do them lidhur me shpifjet e ulëta, amorale që bëri njeriu që di vetëm të shpifë. Kjo sallë ka memorie. Kjo parti është organizatore e rezolutës për njohjen e republikës së Kosovës në atë kohë kur ju dridheshit, në vitin 1991. Qeveria e saj u dha strehë dhe të gjitha mundësitë Adem Jasharit dhe komandantëve të tjerë të stërviten dhe të aftësohen. Qeveria e saj ia doli të kalojë në vitin 1994, rezolutën e miratuar nga 137 vende. Qytetarëve të Kosovës u njihej në OKB e drejta e vetëvendosjes, rezolutë që ishte bazë e dokumentit të parë të Rambujesë.

Kjo parti mbështeti fuqishëm si presidentin Rugova, ashtu edhe UÇK-në dhe ajo i konsideron ata luftëtarë të lirisë. Kjo parti ishte promotore kryesore e njohjeve ndërkombëtare dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Tiranë. Por, rreshtimi juaj me Aleksandër Vuçiçin, shndërrimi i kreut tuaj në argat të Vuçiçit ishte tradhtia më e madh që iu bë shqiptarëve dhe Shqipërisë pas asaj të Enver Hoxhës. Kështu që ajo që bëni ju është një karnaval me të cilën dëmtoni palcërisht statusin e udhëheqësve të luftës çlirimtare të Kosovës, e cila për ne ka qenë dhe është faqja më e ndritur e luftërave të shqiptarëve që nga luftërat e Skënderbeut gjer sot. PD ka besim të plotë se udhëheqja politike e Kosovës do marrë pafajësinë. Se akuzat e rënda të bëra ndaj tyre nuk u faktuan asnjë prej tyre gjer sot. Por në skenarët e errët, Edi Rama ka duart e veta të zeza," tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Rama kishte planifikuar 60 minuta fjalim aty"/ Berisha: Mitingu që do bëhet ka nuanca të theksuara kundër qeverisë së Kosovës

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në seancën e sotme në Kuvend edhe për mitingun e paralajmëruar për UÇK. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka deklaruar se Rama kishte planifikuar fjalim 60 minuta në këtë protestë. Ndërkohë që ka theksuar se mitingu që do të mbahet nëser do të ketë nuanca të tgheksuara kundër qeverisë së Kosovës. 


"Nuk ka asnjë njeri dëshirë që të bëjë një çështje kaq madhore, siç është genocidi, çështje partiake. Është verbëria e atyre që u urdhërojnë ju të mos votoni eksterminimin e shqiptarëve vetëm për shkak të etnisë së tyre. Shkoni në Kosovë, shkoni në Krushë, shkoni në Reçak, shkoni në Lugin e Butë. Pata rastin të isha në verë në bjeshkët e Istogut. Nga maja, nga Sanxhaku kishin ardhur hordhitë serbe dhe kishin marrë çdo të moshuar, çdo fëmijë, çdo grua që kishin gjetur aty, të dalë jashtë zonës së luftës, i kanë grumbulluar dhe kanë ekzekutuar 54 vetë vetëm për shkak të etnisë shqiptare.

Burra, mjekë, pensionistë, fëmijë. Dhe kjo është vetëm njëra prej tyre. Si mund të ndahemi ne në këtë? Po absolutisht më shëmbëlleni, t’ua them me sinqeritet, si parlamenti i Republikës Serbe të Bosnjes. Po si mundet kjo? Çfarë ka këtu? Po të dënosh genocidin është një detyrim absolut i njeriut të qytetëruar. Dhe bëhet ky diskutim. Jo mor jo. Edi Rama u tregua po aq sa Vuçiçi armik i Kosovës. I vuri sanksionet i pari. U vu në shërbim të skenarëve për ndarjen e Kosovës. E përjashtoi nga të gjitha nismat.

U përpoq për të përmbysur Albin Kurtin. Personalisht dua ta them, ne kemi homologë LDK-në, herë del e para, herë del e treta, por ne mbetemi aty. Por ne nuk e imagjinojmë kurrë që të ndërmarrim veprime subversive. Edhe mitingu që bëhet me nuanca të theksuara kundër qeverisë së Kosovës. Kishte planifikuar 60 minuta Edi Rama fjalim, njësoj si të dilte Vuçiçi të fliste aty," tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Bie dakord me Vasilin, por në atë kohë ke qenë më PD, jo me PS", Noka lexon mesazhin e Edi Ramës për Sinisha Mihajloviç: Numrin tënd ma dha miku ynë i përbashkët, Aleksandër Vuçiç

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Flamur Noka

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka lexuar në Kuvend një mesazh të dërguar sipas tij nga kryeministri Edi Rama në drejtim të Sinisha Mihajloviç. Gjatë leximit të mesazhit nga Noka, ndër rreshta shkruhej se numrin e tij kryeministri e kihte marrë nga miku i tyre i përbashkët, nga preisdenti serb Aleksandër Vuçiç. 

Sakaq Noka nuk ka kursyer as Vasil Llajon, duke thënë që bie dakord me të por në kohën kur ka bërë veprime pro-Kosovës, ka qenë pjesë e Partisë Demokratike, dhe jo asaj socialiste që është sot. 

PJESË NGA FJALIMI:

"Tani unë nuk do përsëris ato që tha Eraldi për Ballkanin e Hapur që i futi thikën pas shpine Kosovës.
Bie dakord me Vasilin, po ti Vasil në atë kohë ke qenë më PD, jo më PS, kur i ke bërë këto veprime pro-Kosovës.
Tani dua t’u lexoj vetëm një SMS që i ka shkuar Sinisha Mihajloviç kur ai lëngonte i sëmurë."

I dashur zotëri, unë jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i ekipit kobëtar të basketbollit, një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkoviçit. Numrin tënd e mora nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandër Vuçiç. Folëm për ty mbrëmë këtu në Novi Sad. Prej kohësh kam pasur të shpreh admirimin për forcën dhe guximin me të cilat po përballësh me armikun tënd të rrezikshëm për jetën tënde. Por gjithashtu dua të them, pasi keni mundur shumë portierë me goditjet tua dhe me penallti, jam i bindur se do arrini të mundni edhe hijen që është vendosur mes teje dhe portës së ardhshme të jetës”.

7 MUAJ ME PARE

"Po kryeministri ku është?"/ Ironizon Korreshi: Mos ka nisur punë të dytë ‘Infermier’ si Bajromi

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i opozitës Saimir Korreshi ka ironizuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi pyeti me ironi nëse dhe Rama ka nisur punë si Infermier, duke qenë se presidenti punon si konsulent mjekësor. 

“Duke qenë se na duhet të zbatojmë rregulloren, do ju drejtohemi i nderuar’. Marr shkas nga fjala mallëngjyese e ministrit se na bëri ‘Skënderbe’ dhe e kryetarit të grupit që na kujtoi ca tifozë serbë. Pyes një pjesë të tifozerisë tjetër; po kryeministri ku është? Mos ka nisur punë të dytë ‘ Infermier’ si Bajromi. Dhe e dyta, t’i kthejë përgjigje kryeministrit të Kosovës mbi gjykatën speciale dhe qëndrimet që ka mbajtur, se po e pyet ai që andej,” tha Korreshi./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Do provojmë se si babai i Suel Çelës mori paratë që i takonin fermerëve"/ Bardhi: Brenda javës kërkojmë komision hetimor

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se brenda kësaj jave do të kërkojnë komision hetimor për fondet e IPARD. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se ata do të provojnë se si babai i Suel Çelës mori paratë që i takonin fermerëve të Elbasanit.


 "Nuk doni të flisni pse BE na ka bllokuar fondin miliona euro që shkonin për fermerët. Jemi i vetmi vend që ka ndodhur kjo, pasi kjo qeveria nuk vjedh vetëm taksapaguesit shqiptarë por edhe ata europianë. Brenda javës do të depozitojmë kërkesë për komision hetimor për këtë çështje, sepse do provojmë Taulant se si babai i Suel Çelës mori paratë që i takonin fermerit të Elbasanit. Ju nuk doni të flasim për këtë çështje, ne nuk donim të bënim politikë me këtë çështje por kemi detyrë të diskutojmë dhe nxjerrim përgjegjësi. Keni frikë se do themi që me fondet e BE ke ni financuar krimin e organizuar? Nuk kem nevoje ta themi sepse e ka thënë KE," tha Bardhi./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Mocioni me debat për fondet e IPARD, maxhoranca rrëzon kërkesën e PD

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Niko Peleshi

TIRANË- Maxhoranca ka rrëzuar ditën e sotme mocionin me debat nga Opozita për fondet e IPARD. Në seancën e sotme, opozita kërkoi debat në lidhje me shpërdormin e fondeve të BE-së për bujqësinë. 

Por maxhoranca me fuqinë e kartonëve, ka rrëzuar kërkesën e PD-së./Dosja.al

 

7 MUAJ ME PARE

“S’thash se shqiptarët kanë bërë gjenocid!”, Berisha shpërthen keq ndaj Ardit Bidos: Turp të kesh o falsifikator, më transformove deklaratën

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një replike në seancën e sotme të kuvendit i ka dhënë një përgjigje deputetit socialist Ardit Bido. Berisha iu drejtua Bidos, duke e quajtur falsifikator, ndërkohë që theksoi se i ka transformuar fjalën e tij. 

"Kam dy replika zoti Peleshi sepse deputeti që vjen gjoja nga studimi, pati atë që nuk mund ta bëjë kurrë një njeri, të trillojë, të shpifë dhe të atribuojë atë që nuk e thashë kurrë. E turpshme për ty Ardit Bido. Turp të kesh, turp të të vijë, falsifikator. Këtu para jush unë thashë, se edhe sikur shqiptarët të kishin kryer kryer gjenocid kundër serbëve, kundër maqedonasve, sikur të kishin kryer, unë do e dënoja.

Gjenocidin, vrasjen për çështje etnike, është krimi më i dënueshëm, më i shëmtuar. Nuk thashë kurrë se ka ndodhur. Duhet të kesh fytyrën tënde që të transformosh brenda dy minutave një deklaratë. Nuk të them gjë më shumë se kaq. Por të dish një gjë, nuk ka ndodhur në historinë 32-vjeçare të këtij parlamenti një akt i tillë. Kanë ndodhur shumë akte, por të transformosh brenda minute deklaratën e tjetrit në të kundërt, e bën vetëm ti.
Ti qofsh," tha Berisha.

7 MUAJ ME PARE

"Sa nis un me komandantët nis e bërtet o Flamur"! 'Acarohet' Balla me Berishën në Kuvend: Pse e shpon o Sali? Sa flas për Hashimin shpon Flamurin

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Taulant Balla

TIRANA- Taulant Balla është ndërprerë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, i cili fliste nga vendi kur ai po fliste në foltoren e Kuvendit për masakrat e bëra nga serbët në Kosovë. Gjatë fjalimit të tij Balla akuzoi kreun e PD-së se “shpon” Nokën të reagojë sa herë që flitet në Kuvend për Hashim Thaçin.

Taulant Balla: Masakrat dhe spastrimet etnike, monument tmerri, 12 mijë personave iu vodh jeta, 20 mi gra e vajza u përdhunuan, 1600 persona të vdekur e të pakallur dhe ende sot të gjallët kërkojnë në terr të dashurit e tyre. Sot komandantët e UÇK mbahen të arrestuar. Sa nis un me komandantët nis e bërtet o Flamur. Ç’ke ti të shpon ai? Sa flas për Hashimin shpon Flamurin, Pse e shpon Flamurin o Sali.

 

 

 

 

 

 

7 MUAJ ME PARE

"Qeveria i vendosi sanksione Kosovës"/ Noka: Vetëm Rama e ka quajtur Veriun, tokë të askujt

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës, si të vetmen qeveri shqiptare që ka vendosur sanksione ndaj qeverisë së Kosovës. Në fjalën e tij në Kuvend, Noka ka sjellë në vëmendje edhe deklararën e Ramës e quajti Veriun e Kosovës, si tokë të askujt.

"Cila është qasja e PD dhe aleatëve të saj për Kosovën dhe çështjen shqiptare dhe cila është qasja e narkosit për çështjen e Kosovës, ajo është botërisht e ditur. Askush deri më sot nuk ka guxuar nga qeveritë shqiptare, që ta vendosin nën sanksione qeverinë e Kosovës, përveç se narkosit. Askush shqiptar dhe ndërkombëtar, nuk e ka quajtur Veriun e Kosovës, si tokë të askujt, përveç se kreut të narkosit, askush nuk i ka futur thika pas shpine Kosovës, sa herë që ajo ka pasur nevojë për vllaun e madh Shqipërinë, përveç kreut të narkos dhe qeveria e tij. Askush nuk ka guxuar të ndërtojë marrëdhënie qoftë dhe bilaterale," tha Noka./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

“Ua, ç’është kjo paçavure”/ Zegjineja ‘kritikon’ ashpër deputetët e opozitës: Noka mos përdor fjalor rruge, kujtohu se ku je

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Zegjine Caushi

TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Caushi ka reaguar ashpër për sjelljen e deputetëve të opozitës. Gjatë fjalës së saj, Caushi i kërkoi deputetit Flamur Noka të respektojë rregulloren e Kuvendit e të mos përdor fjalor rruge. Sipas Caushit, Noka duhet të kujtojë se ku ndodhet dhe postin që i kane dhënë qytatrët.

"Uaa sa të respektuar u çudita tani. I nderuar kryetar kjo sjellje që po ndodh këtu në këtë institucion kaq të lartë nuk duhet të tolerohet nga ana juaj. Dhe të dy këta parafolësit qe folën duhet të kërkojnë falje, ç’është kjo paçavure, nga e dëgjuat këtë fjalë? Ç’janë këto ofendime që përdor zoti Noka, je në institucioni këtu që të kanë votuar qytetarët, nuk je në atë fjalorin e rrugëve që je mësuar," tha Caushi.

7 MUAJ ME PARE

"Presidenti i SHBA erdhi e nxorri Kosovën të pavarur nga zyra e Berishës", Balliu akuza Ballës në Kuvend: Anëtari i bandës së Suel Çelës, emri yt del nëpër krime

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Klevis Balliu

TIRANA- Deputeti i Pastisë Demokratike, Klevis Balliu ka hedhur akuza ndaj Taulant Ballës gjatë seancës plenare në Kuvend. Gjatë replikës së tij për Ballën, Balliu tha se Taulanti dhe 'kreu i tij' Edi Rama, kanë sanksionuar Kosovën. Ai tha se Presidenti i SHBA erdhi e nxorri Kosovën të pavarur nga zyra e Berishës, duke shtuar se Balla është anëtar i grupit kriminal të të fortit të Elbasanit, Suel Çela. 

“Proceduar jepet menjëherë, neni 50 që keni ndryshuar bashkë me partnerin e Suel Çelës, tregon që nëse njëri del dhe përmend një deputet i jepet e drejta për replikë. Më jep fjalën për replikë që të replikoj me anëtarin e bandës së Suel Çelës. Ky na thotë pse nuk flisni për krimin, kur në krim del emri i tij. Ky me shefin e tij ka sanksionuar Kosovën, është pjesë e kabinetit që e ka bërë. Zyra e kryeministrit, Berishës ishte zyra ku presidenti i SHBA erdhi e nxorri Kosovën të pavarur, ndërsa kjo parti në ’98 bënte protestë kundër ndërhyrjes së NATO-s në Serbi në 1998. Këta e kanë bërë”, tha Balliu.

7 MUAJ ME PARE

"Ne jemi në krah udhëheqësve të UÇK-s"/ Mediu i kthehet Ballës: Ti as e di ku është Kosova

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Fatmir Mediu

TIRANË- Deputeti i opozitës Fatmir Mediu i ka kthyer përgjigje kolegut socialist Taulant Balla në lidhje me ftesën e këtij të fundit për të marrë pjesë në protestën në mbështetje të krerëve të UÇK-s. Mediu në fjalën e tij në Kuvend, Mediu ka deklaruar se ata janë dhe do të jenë në krah të udhëheqësve të UÇK-s. Ndërkohë që në fund, i është kthyer Ballës, duke i thënë se as nuk e di se ku bie Kosova.

"Ky Kuvend nuk duhet të flasë vetëm për gjenocidin por duhet të shtojë në rezolutë edhe lirimin e liderëve të UÇK. Kam pasur nderin që i kam njohur personalisht. Ne duhet ta marrin këtë qëndrim, nuk duhet të na ndajë asnjë qëndrim politik. Ne nuk mund të jemi krah udhëheqësve të UÇK në një anë, dhe me Vuçiçin nga ana tjetër. Sot Shqipëria dhe shqiptarët kanë dy kundërshtarë, Vuçiç e Putin. Sa i përket pyetjes se ku do të jemi ne, jo si deputetë e politikanë, por si qytetar do të jem kudo, si tribunë për të marrë kredo por kudo ku flitet për lirinë e liderëve të Kosovës, Nuk të pyes ty Taulant Balla. Do të jem ku është Kosova. Nuk të marr leje ty dhe s’pres të më ftosh ti, as se ke ditur dhe as nuk e di ku është Kosova," tha Mediu./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Nuk lexojmë letra bakalli, kemi lexuar boll në Sky ECC", Bardhi 'shpërthen keq' ndaj Peleshit: Lësho karrigen ose bëj detyrën, nuk e çoni dot nën këmbët e Taulant Ballës

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Gazment Bardhi

TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Parisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kërkuar kreut të Kuvendit Niko Peleshi që të respektojë rregulloren e Kuvendit. Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Bardhi theksoi se autoriteti i numrit dy të shtetit nuk mund të kalojë në këmbët e kreut të grupit të PS, Taulant Balla. Më tej ai tha se nuk kemi nevojë të lexojmë 'letra bakalli' nga Taulant Balla pasi kanë lexuar mjaft përgjime në Sky ECC.

Gazment Bardhi: Ju merrni propozime, i konsideroni si urdhër nga kryetarit të Kuvendit dhe nuk dëgjoni nëse është apo jo në përputhje me rregulloren. Nuk kemi nevojë të lexojmë letra bakalli që na vijnë nga Balla, kemi lexuar mjaftueshëm përgjime në SkyECC. Në rregullore caktohet që ndërsa dëgjohen 10 minuta pro dhe 10 kundër kalohet në votim.

A mund të ngrihet të thotë nesër s’ka Kuvend fare, por Kuvendi nuk kthehet dot në listë dëshirash të Ballës. Ose bëni detyrën ose lëshoni karrigen, jepjani zotërisë sepse nuk e çoni autoritetin tuaj dot si numri dy i shtetit në këmbët e Taulant Ballës./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Kreu juaj, argat i Vuçiç" Berisha nga Kuvendi për gjenocidin serb: Ata që shkelin mbi gjakun e sakrificës, s’kanë gjak shqiptari

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Sali Berisha

TIRANA- Pas akuzave të Taulant Ballës në seancën e sotme parlamentare, kryedemokrati Sali Berisha iu kundërpërgjigj. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Berisha bëri një bilanc të numrit të të vrarëve gjatë agresionit serb në Kosovë.

Kryedemokrati theksoi se ata që shkelin mbi gjakun tyre këtij gjenocidit, nuk janë shqiptarë, duke shtuar se kreu i Ps-së Edi Rama është një argat i Vuçiçit.

“Gjatë periudhës 1998-1999,forcat barbare serbe kryen në Kosovë rreth 100 masakra të evidentuara ndaj popullsisë së pambrojtur të saj. Kështu, u vranë rreth 1400 fëmijë. Dhe po citoj: Likoshan- 24 viktima civile.
Në Çirez-24 viktima civile. Prekaz- 59 viktima civile. 55 të familjes Jashari. Lybineç- 10 viktima civile. Fortesë- 12 viktima civile. Rrancë, Shtimje- 11 viktima civile. Kleçkë- 8 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur, viktima civilë.

Shalë e Bajgorës- 12 viktima civile. Çyçavicë- 24 viktima civile. 6 të mbytur me çekan në kokë. Gulboc- 14 viktima civile. Abri e Epërme- 24 viktima civile të familjes Deliaj. Lubeniç- 100 viktima civile, prej tyre edhe gra shtatzëna dhe fëmijë deri në moshën 2 vjeçare. Raçak- 43 viktima civile. Ura e Rakovinës- 4 viktima civila. Leshan- 29 viktima civile. Vushtri- 9 viktima civile. Mitrovicë- 6 viktima civile. Podujevë- 4 të vrarë dhe 11 të plagosur, viktima civile.

Skënderaj- 29 viktima civile. Kaçanik- 26 viktima civile. Podujevë- 36 viktima civile. Celinë- 82 viktima civile. Goden- 28 viktima civile. Ramdobravë- 8 viktima civile nga familja Pajaziti. Krushë e Vogël- 113 viktima civile. Krushë e Madhe- 241 viktima civile. Suharekë- 28 viktima civile. Suharekë- 48 viktima civile, anëtarë të familjes Berisha. Padalisht- 19 viktima civile, anëtarë të familjes Imeraj. Landovicë- 23 viktima civile. Mamushë- 18 viktima civile.

Dardhishtë- 11 viktima civile nga familja Rama. Gjakovë- 6 viktima civile nga familje Çerkezi. Izbicë- 114 viktima civile. Prishtinë- 21 viktima civile. Podujevë- 19 viktima civile, anëtarë të familjes Duriçi, Bogujevci, Lugaliu dhe Gashi. Deçan- 46 civilë të vrarë dhe të zhdukur. Dumnicë e Epërme-6 viktima civile nga granatimi. Mitrovicë- 4 viktima civile. Llashticë- 2 viktima civile, disa të djegur të gjallë. Malishevë- 34 viktima civile. Lybeniç- 69 viktima civile. Gjakovë- 6 viktima civile, nëna me 5 fëmijë të moshës së mitur. Rahovec- 31 viktima civile.

Karlan- 100 viktima civile. Prishtinë- 7 viktima civile. Popovë- Shumë viktima civile, të gjithë refugjatë të brendshëm.  Kokaj- 6 viktima civile. Ata që shkelin mbi gjakun, sakrificën e tyre, këtij gjenocidi të tmerrshëm, ata nuk janë jo shqiptarë, por ata nuk janë njerëz.

Ata janë në nivelin e njeriut primitiv ose të kafshës. Por ju të tillë nuk mund ta paraqisni veten. Këto shifrat që ua dhashë unë këtu janë të rezolutës së parlamentit të Kosovës, të cilën ne duhej ta adoptonim menjëherë. Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë, të mohosh veten si shqiptar, të mohosh ndërgjegjen e kombit tënd, do të thotë të jesh një qenie pa ndërgjegje as shoqërore, as njerëzore, as kombëtare.

Kjo është jashtë çdo lloj koncepti.Po si mund të transformoni gjakun tuaj ju në këtë mënyrë? Po edhe ju keni në familjet tuaja njerëz që kanë luftuar, që kanë dashur dheun, që kanë rënë për atdheun. Keni njerëz, jeni mëkuar me virtytet e tyre. A mundet një shqiptar të shkelmojë mbi këtë gjak? Po pse e bëni këtë? Sepse kreu juaj është një argat i Aleksandër Vuçiçit. Po pse e bëni këtë? Sepse kreu juaj është një shërbëtor i Aleksandër Vuçiçit.
Po dhe çfarëdo etnie t’i përkisni, shqiptarë, grekë, arumunë, malazezë, çfarëdo që të jeni, ndaj gjenocidit duhet të qëndrojmë.

Ky është gjenocid. Vrasja për shkaqe etnike e civilëve është gjenocid. Para se me ardhë këtu po lexoja, vitin e kaluar e kam ngritur këtu gjenocidin serb të Pobregut në Kukës. Gjenocidi serb i Kukësit është i stamposur në traktatet themelore të gjenocidit në botë. Dhe një përfaqësuesi juaj shkruante aty, gafa e Berishës, flet për gjenocid në Lumë. Çfarë ju shtyn ju të jeni kaq të pandjeshëm ndaj një çështje më thelbësore në ndërgjegjen e njeriut, në ndërgjegjen kombëtare?

Pse keni ju këtë? Ku e gjeni ju forcën të shkelmoni mbi gjakun dhe jetën e këtyre njerëzve. Edhe serbë po të ishin, do ta votoja po ta kishin bërë shqiptarët. Edhe maqedonas po të ishin, do të votoja po ta kishin bërë shqiptarët. Gjenocidi është krimi më i shëmtuar dhe ai është jashtë çdo lloj koncepsioni. Ju bëheni bashkëautorë në krim me Edi Ramën. Ju bëheni bashkëautorë në krim monstruoz.

Kur unë u thashë vitin e kaluar për Pobregun, lexoni mor. Po të jeni shqiptarë, lexoni. Në Pobreg 410 burra, gra e fëmijë i vranë dhe i dogjën të gjallë për civilë. Dhe traktatet kryesore të botës, gjenocidin e Lumës e quajnë një nga gjenocidet e para të luftës së parë botërore. Kurse ju shpreheni jo sikur nuk jeni shqiptarë, por sikur jeni ultranacionalistë serbë, të verbër”, tha Berisha./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë/ Balla thirrje PD-së: Rama nuk do marrë pjesë, hajdeni ju në protestë nesër

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Taulant Balla

TIRANË- Deputeti socialist Taulant Balla ka deklaruar se çdo gjë që vjen nga Sali Berisha për Kosovën, nuk është e mirë. Gjatë fjalës së tij më Kuvend, Balla i ka bërë thirrje deputetëve të Opozitës që të marrë pjesë në protestë ditën e nesërme, në mbështetje të krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë. Balla u shpreh se Rama nuk do të marrë pjesë në protestë, për shkak se nuk dëshiron që ta politizojë këtë protestë. 

"Kuvendi ka miratuar nga 1991 deri në 2025, 9 rezoluta e 11 deklarata sa i përket gjithçka ka ndodhur në Kosovë nga ’91 e deri në 2025. Po shihja me kuriozitet rezolutën e miratuar në 1991, me konsensus të plotë nga deputetët e asaj legjislature. Kuvendi ka mbajtur të gjitha qëndrimet kohën e duhur, për mbështetjen që kërkonte Kosova.

Nuk do të harxhon asnjë sekondë nga koha e vyer e Kuvendit për këtë çështje që ua kemi kthyer përgjigjen shpesh, por do kaloj në një çështje emergjente. Asgjë që vjen nga Berisha e kur lidhet me Kosovën, nuk ka ardhur kurrë për mirë. Vendimi juaj, i PD për të bojkotuar protestën e nesërme ndërkombëtare në mbështetje të UÇK, është konfirmim i veprimeve kundër interesit të Kosovës.

Me që thatë se nuk doni krah Ramës, ai nuk do të jetë nesër në protestë, hajdeni pe nuk vini, sigurisht me kushtin që të mos e politizojmë. Bëni edhe ju nesër një protestë meqë nuk dini të vini me ta apo me ne. Bëni një tuajën nesër. Bëjeni në SHQUP, do ju vijnë më shumë sepse është një gjë që i përket interesit kombëtar”, tha ai./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Me 73 vota kundër, PS rrëzon kërkesën e PD-s  për mocion me debat për programin qeverisës

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Niko peleshi

TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për mocion me debat për programin qeverisës të PS-së. Duke e hedhur në votim kërkesën e PD-së, deputetët e maxhorancës kanë votuar kundër.

Kështu që me 73 vota kundër, kërkesa e PD-së për debatin mbi programin qeverisës është rrëzuar./Dosja.al

 

7 MUAJ ME PARE

“Ju jeni me horrin dhe oligarkun”, Alizoti: Po u vidhni ilaçet fëmijëve dhe të sëmurëve me kancer

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Tomor Alizoti

TIRANË- Deputeti demokrat Tomor Alizoti, e ka cilësuar mungesën e debatit mbi programin qeverisës si një ndër rastet më të rënda për demokracinë shqiptare që prej viteve '90. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Alizoti u shpreh se kudo në botë e majta është më të dobëtin, ndërsa këtu është me horrin dhe me oligarkun. Sipas tij, mbyllja e debatit përfaqëson një kthim pas në standardet demokratike dhe dëmton jo vetëm opozitën, por vetë qeverinë dhe procesin e integrimit në BE.

“Në dijeninë time është rasti i parë në 30 vite që nuk ka debat mbi një program. Arritja jonë më e madhe ka qenë debati. Ribëjeni debatin, është pika kryesore që është në interesin madhorë të vetë qeverisë që ka plan madhor integrimin në BE. Pse e shmangni. E kam lexuar programin dhe kam parë shumë pak fjalë për shpopullimin dhe aspak për Kosovën. Demokracia jeton nga debati, riktheni seancën e parë. Shmangia në sytë e mi është dobësi. Keni shumë mandate por në artikulimin politik jeni të dobët.

Një pyetje retorike. Ku qëndron e majta juaj? I majti europian qëndron me të dobëtin ju jeni me horrin, me të fortin e lagjes, me oligarkun. Nuk pashë asnjë fjalë për Kosovën, kur ajo është dhimbje. Dhimbja e saj u kthye në diçka botërore, dhe Kuvendi i Shqipërisë sot e ka problem të miratojë një rezolutë për gjenocidin atje, ky është turp për publikun. Ju i vidhni ilaçet fëmijëve dhe të sëmurëve me kancer. Ku qëndron e majta juaj?”, tha ai./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"E paçi me shëndet"/ Berisha festoi datëlindjen, Balla: Ai ndryshoi dhe ditën e lindjes që ta ketë afër me udhëheqësin

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Taulant Balla

TIRANË- Deputeti socialist Taulant Balla ka ironizuar datëlindjen e kryedemokratit Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij, duke uruar që të jetë me shëndet mirë, Balla ka deklaruar se Berisha e ka ndryshuar dhe ditëlindjen për të qenë afër udhëheqësit. 

“Lexojeni rregulloren, do të duhet ta mësoni. Mua më është dashur që ta mësoj përmendësh këtë rregullore që në 2005. Eh ç’kemi hequr neve. Por do të keni kohë që ta mësoni dhe ju. Ne kurrë nuk duam që ju të vuani ato që kemi vuajtur ne, në opozitë. Nuk e merrje dot fjalën nëse nuk kishe dhe rregulloren me veten dhe më pas flisje ndonjë fjalë që të kritikoje atë që keni aty. Ai ka ndryshuar ditëlindjen që ta ketë afër udhëheqësit. Gëzuar, e paçi, me shëndet ta mbani. Por mësoni rregulloren. Mos sillni këtu thashethemet e tavolinave. Por bini në dakordësi dhe t’ua miratojmë”, tha ai./Dosja.al

 

7 MUAJ ME PARE

Mocionet me debat të opozitës! Balla: Keni bërë me qindra, të kthehemi te seanca e 18 shtatorit? Ne nuk kthehemi pas..

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Taulant Balla

TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Tualant Balla ishte i pari që mori fjalën sot në Kuvend. Balla komentoi kërkesat e opozitës për mocione me debat për disa çështje duke thënë se nuk mund të kishte mocion me debat për qindra çështje.

Sakaq Balla shtoi se e dogjën mundësinë për të diskutuar në parlament e për tu kthyer në 18 shtator, ku theksoi se PS nuk kthehet më pas por ecën vetëm para.

“Sa i përket mocioneve, rregullorja është e qartë. Mocionet janë pjesë e instrumenteve parlamentare, që nisin nga më i thjeshti që është seanca e pyetje-përgjigjeve, për të shkuar te interpelanca për çështje urgjente dhe për të kulmuar me mocionet me debat, e deri te komisionet hetimore. Sa i përket kërkesës suaj, po e lexoj nenin 89; një grup deputetësh mund të paraqesin një kërkesë për mocion për çështje të veçantë dhe më pas mund të bëhet një deklaratë, që i lidhet më pas kërkesës për mocion.

Kam para një kërkesë që vjen nga PD-ja, që kërkon jo një çështje të veçantë, por disa qindra çështje; bilancin e qeverisë nga 2013-2025. Në 12 vite kemi bërë aq shumë punë sa nuk dimë ça të themi më parë. E thënë troç, ne e dogjëm mundësinë për të diskutuar siç e ka hije parlamenti për t’u kthyer te 18 shtatori. Nuk kthehemi dot pas ne, ecim vetëm para. Mund të bëjmë një mocion me debat për çështjet që ndërlidhen me rrugën tonë europiane, me procesin në BE”, tha Balla./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Morën mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos, betohen deputetët e rinj të PSD-së në Kuvend (EMRAT)

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Seanca plenare

TIRANA- Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku, të ardhur nga lista e kandidatëve të Partisë Social Demokrate, janë betuar sot si deputetë të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Në nisje të seancës janë betuar dy deputetët e rinj të PSD pasi dy deputetë të kësaj force politike hoqën dorë nga mandati që në seancën e parë plenare, Tom Doshi e Sabina Jorgo.

Në këtë seancë plenare në Kuvend, pritet të shqyrtohet veprimtaria e disa institucioneve për vitin 2024./ Dosja.al

 

7 MUAJ ME PARE

PS heq dorë nga gjinia e tretë! Depoziton në Komisionin për Mirëqenien Sociale 22 amendamente, do të ketë vetëm 2 gjini (DOKUMENTI)

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Selia rozë

TIRANA- Partia Socialiste duket se ka hequr dorë nga përfshirja e gjinisë së tretë në projektligjin për Barazinë Gjinore, një çështje që ngjalli debate të shumta në opinion. Partia Socialiste ka depozituar sot pranë Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale 22 amendamente lidhur me projektligjin ‘Për Barazinë Gjinore’, draf i cili do të kalojë në Kuvend për votim më datë 30 tetor.

Në këto amendamente, fraza “si dhe trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” është zëvendësuar me formulimin “si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”./ Dosja.al

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi

7 MUAJ ME PARE

Mblidhet Kuvendi sot! Pritet të shqyrtohet veprimtaria e disa institucioneve të pavarura (RENDI I DITËS)

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë, Kuvendi
Foto ilustruese

TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 për seancën e radhës plenare. Në rendin e ditës parashikohen raportimet e disa institucioneve për vitin 2024, ndërsa pjesë e diskutimeve do të jenë edhe Komisionet e Posaçme Parlamentare. Më tej do të shqyrtojë Komisionin për Reformën Zgjedhore dhe Komisionin për Reformën Territoriale, me qëllim që gjatë seancës të merret vendimi për ngritjen zyrtare të tyre.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe raportet e Avokatit të Popullit, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish–Sigurimit të Shtetit, si dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Pas diskutimeve, Kuvendi pritet të miratojë rezolutat për veprimtarinë e këtyre institucioneve.

Në rend të ditës është gjithashtu shqyrtimi i projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, një nismë që synon përmirësimin e standardeve mjedisore dhe menaxhimin efikas të mbetjeve në nivel kombëtar.

Ky projektligj ka për qëllim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri, me synim mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik, si dhe përdorimin më efikas të burimeve natyrore, duke mbështetur kalimin drejt ekonomisë qarkulluese.

Priten diskutime edhe për projektligjin për menaxhimin e integruar të mbetejeve dhe projektvendimin për "Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve".

Kuvendi gjithashtu pritet të miratojë edhe projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Rendi i Ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.10.2025. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Raporti i veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2024. (Në mbështetje të nenit 63 të Kushtetutës, nenit 26 të ligjit nr. 8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit” të ndryshuar””, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)

Paraqitja e raportit nga Avokati i Popullit, znj. Erinda Ballanca (jo më shumë se 20 minuta)  Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik dhe nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Pyetje

Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë) Koha e votimit të projektrezolutës

4. Raporti i veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2024.

(Në mbështetje të ligjit nr. 53/14, datë 22.05.2014 “Për Sigurimin e Depozitave”, i ndryshuar, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)

Paraqitja e raportit nga Zëvendësdrejtori i Pëgjithshëm (jo më shumë se 20 minuta)

Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat dhe nga

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Pyetje

Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

Koha e votimit të projektrezolutës

5. Raporti i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2024.

(Në mbështetje të nenit 11, pika 1/g të ligjit nr. 10242, datë 25.02.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, dhe nenit 103 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)

Paraqitja e raportit nga Drejtori Ekzekutiv, z. Çelo Hoxha (jo më shumë se 20 minuta)

Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën dhe nga

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Pyetje

Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

Koha e votimit të projektrezolutës

6. Raporti i veprimtarisë së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish - Sigurimit të Shtetit për vitin 2024.

(Në mbështetje të nenit 103 të Rregullores së Kuvendit dhe nenit 10, pika 2, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish - Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)

Paraqitja e raportit nga Kryetarja, znj. Gentiana Sula (jo më shumë se 20 minuta)

Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Pyetje

Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

Koha e votimit të projektrezolutës

7. Raporti i veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2024.

(Në mbështje të nenit 26 të ligjit nr. 10.221/2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, i ndryshuar, nenit 103 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)

Paraqitja e raportit nga Komisioneri, z. Robert Gajda (jo më shumë se 20 minuta)

Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik dhe nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Pyetje

Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

Koha e votimit të projektrezolutës

8. Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 , pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektligjit)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.

Dhënie mendimi Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

9. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

(Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, nenit 55 të rregullores së Kuvendit dhe nenit 17, pika 3 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Koha e votimit

10.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të diskutojë për jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)/ Dosja.al

seance plenare 16 tetor 2025

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën