LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Shqipëria do të integrohet në BE brenda vitit 2030"/ Rama nga Lezha: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por niveli i tij është më i ulët se në të kaluarën

• Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste e vuri theksin tek integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe lufta ndaj korrupsionit. • Nga Lezha, Rama theksoi se Shqipëria do të integrohet në BE brenda vitit 2030, teksa theksoi se kapitujt e negociatave janë hapur në kohë rekord dhe pritet të përfundojnë në vitin 2027. • Kryeministri u shpreh ndër të tjera, se procesi i zhvillimit të marrëdhënieve me BE është si një ndërtesë, ku kati i parë është Brukseli dhe në të dytin janë 27 vendet anëtare të saj. • Sa i përket korrupsionit, Rama hodhi poshtë pretendimet e opozitës, duke theksuar se Shqipëria nuk ka pasur kurrë më parë një përpjekje kaq intensive për të luftuar korrupsionin. • Ai pranoi se korrupsionin nuk është zhdukur plotësisht, por sipas tij, niveli është më i ulët se në të kaluarën. • Rama tha se disa zhvillime ekonomike nuk përputhen me pretendimet për rritje të korrupsionit. • Kryeministri u shpreh se rritja e pensioneve dhe zgjerimi i përfituesve nga fondet publike janë tregues se të ardhurat buxhetore janë në rritje dhe nuk po devijohen. • Gjatë fjalës së tij, ai ‘thumboi’ opozitën, duke thënë se po bëjnë një zhurmë shumë të madhe, që përmendin veç korrupsionin dhe akuzojnë qeverinë. • Rama tha se në kohën kur PD ishte në pushtet, njerëzit rrinin në radhë për të paguar dritat dhe për të marrë një certifikatë.

3 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Krijojnë një zhurmë të madhe korrupsioni, korrupsioni"/ Rama ‘thumbon’ opozitën: Kur ata ishin në pushtet, mbaje radhë për të paguar dritat

"Shqipëria do të integrohet në BE brenda vitit 2030"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste në Lezhë ‘thumboi’ opozitën, duke thënë se po bëjnë një zhurmë shumë të madhe, që përmendin veç korrupsionin dhe akuzojnë qeverinë.  Rama tha se në kohën kur PD ishte në pushtet, njerëzit rrinin në radhë për të paguar dritat dhe për të marrë një certifikatë.

Ai theksoi ndër të tjera, se PS sot ka një mundësi të artë për anëtarësimin e vendit në BE, teksa shtoi se, korrupsioni në Shqipëri sot është në nivelet më të ulëta historike.

“Të gjithë ata që na gjëmojnë nga mbrapa dhe që krijojnë një zhurmë shumë të madhe ‘korrupsioni, korrupsioni, korrupsioni’... Tani unë nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por mund të them se kurrë Shqipëria nuk e ka luftuar korrupsionin si tani dhe se korrupsioni është më i ulët se kurrë më parë. Si mund të ketë rritje të korrupsionit dhe të pagave e pensioneve në të njëjtën kohë. Nuk ndodh kjo. Sepse pagat dhe pensionet rriten kur rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit. Si mund të ketë rritje të korrupsionit dhe ndërkohë të rritet numri i përfituesve nga garat publike. Janë të gjitha gjëra që nuk lidhen me njëra-tjetrën.

Ashtu sikundër njeriu është i ndërtuar në një mënyrë të atillë që të keqen e harron shpejt dhe të mirën e do edhe më shumë. Por nëse e kthejmë kokën pas, kujtohemi se për të paguar dritat, taksat dhe për një certifikatë lindje duhet të mbaje radhë. Atëherë si qenka rritur korrupsioni? Na është dhënë mundësia që me duart tona ta marrim Shqipërinë dhe ta çojmë te dhoma e pritjes së BE-së, për ta bërë anëtare të barabartë të asaj familje. Historia s’ka për ta harruar nëse ne e realizojmë dhe s’ka për të na e falur nëse ne nuk e realizojmë”, tha Rama./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Kemi arritur në 12 milionë turistë"/ Rama nga Lezha: Kurrë më parë nuk është luftuar korrupsioni si në këtë fazë

"Shqipëria do të integrohet në BE brenda vitit 2030"/
Edi Rama

LEZHË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar një takim me socialistët në qytetin e Lezhës. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se PS e ka marrë mandatin kur Shqipëria kishte 2 milionë turistë, ndërsa tani sipas tij vendi ka arritur 12 milionë turistë.

Rama foli edhe për korrupsionin, për të cilin tha se kurrë më parë nuk është luftuar korrupsioni si në këtë fazë. 

Rama: Kemi marrë Shqipërinë me 2 milionë turistë, sa herë ktheheshim nga një udhëtim na llogarisnin si turistë, kemi arritur në 12 milionë turistë. Kemi kaluar 1.5 miliardë investime të huaja. Nuk mund të them që kemi shfarosur korrupsionin, por kurrë më parë s’e ka luftuar korrupsionin si në këtë fazë dhe e dyta është më e ulët se çdo herë më parë. Zhurma është më e madhe se çdo herë më parë.

Si mund të ketë rritje korrupsioni dhe paga në të njëjtën kohë, si mund të ketë pensione dhe paga në të njëjtën kohë. Nëse kthejmë kokën dhe kujtohemi për kohën që për të paguar dritat, taksat, certifikatën e lindjes duhej të mbaje radhë, sot kanë ndryshuar gjërat./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Rama takim me socialistët: Procesi i zhvillimit të marrëdhënieve me BE është si një ndërtesë! Kati i parë është Brukseli, në të dytin 27 vendet anëtare

"Shqipëria do të integrohet në BE brenda vitit 2030"/
Edi Rama

LEZHË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar një takim me socialistët në qytetin e Lezhës. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal te procesi i integrimit në BE. Në lidhje me këtë ai tha se procesi i zhvillimit të marrëdhënieve me BE është si një ndërtesë, ku kati i parë është Brukseli dhe në të dytin janë 27 vendet anëtare të saj. Ai tha se raporti i fundit i BE-së thotë se Shqipëria i ka kryer detyrat dhe duhet të hapë negociatat. 

“Procesi i zhvillimit të marrëdhënieve me BE nuk është një proces që nuk ka rëndësi vetëm ajo që do ti, por edhe ajo që duan ata. Për ta pasur një ide shumë të thjeshtë si funksionon, është si një ndërtesë me dy kate. Në katin e parë është Brukseli. 35 mijë njerëz që punojnë me të gjitha çështjet dhe një pjesë e tyre merren me vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së. Ata i paraqesin vendeve detyrat.

Në bazë se si vendi i kryen detyrat, ata i çojnë letrat në katin e dytë dhe nxjerrin raportin dhe thonë: ky është raporti për Shqipërinë, Shqipëria i ka kryer detyrat dhe duhet të hapë negociatat. Ata në katin e dytë tani janë 27 vendet anëtare dhe aty funksionon ndryshe. Aty nuk funksionon vetëm me çfarë ke bërë ti. Aty funksionon sa gati janë të 27 që të thonë “po” dhe mjafton një të thotë “jo”, nuk bëhet. Për çdo gjë, edhe për vendimet që Bashkimi Europian merr për veten e vet, del njëri kundër, s’bëhet”, tha Rama./Dosja.al

edi rama be

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!