LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Shqipëria Bëhet' protestë para Kryeministrisë/ Lapaj ngre çadër, policia ndërhyn dhe e heq me forcë! Qytetarët të revoltuar: Shtet që vret (VIDEO)

• Disa qytetarë i janë bashkuar protestës së Kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, përpara Kryeministrisë. • Lapaj e ka nisur protestën i vetëm që mbrëm, ndërsa sot i janë bashkuar edhe qytetarët dhe do të qëndrojnë para kryeministrisë të gjithë si grup. • Ata thonë se nuk kanë dalë në emër të partisë për të protestuar por si aktivistë edhe qytetarë të thjeshtë. • Gjithashtu qytetarët janë shprehur se po presin edhe të tjerë që t'i bashkohen kësaj proteste. • Ndërsa Lapaj deklaroi se vendosi të protestojë para Kryeministrisë, pasi rina është në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm. • Ai u shpreh se nuk ka asgjë për të festuar në këtë fundvit, në një vend ku qeveria i është turrur GJK për ta imponuar dhe shoqërisë për të detyruar të gjithë që të mbajë në funksion Ballukun. • Sipas tij, kjo të bën qartë të mendosh, se vendi nuk ka një kryeministër të lirë, që nuk vendos vetë dhe për këtë duhet të hapi krahun. • Ndërkohë situata është tensionuar gjatë orëve të mbrëmjes, pasi Lapaj dhe qytetarët ngritën një çadër përpara kryeministrisë, por policia u ka kërkuar që t’i heqin dhe të largohen nga zona. Kërkesa e policisë ka shkaktuar tensione mes të pranishmëve. • Disa prej qytetarëve janë dëgjuar të thërrasin “shtet që vret”, duke akuzuar autoritetet për presion dhe dhunë ndaj protestës. • Pavarësisht thirrjeve të policisë, Lapaj dhe mbështetësit e tij deklarojnë se protesta do të vazhdojë. • Pas përplasjes, Lapaj deklaroi se forcat e policisë bënë një sjellje barbar dhe nënvizoi se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, pasi është kapur në flagrancë për vjedhjen e parave të shqiptarëve.

4 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

"Nuk ka kthim pas, do të rrimë këtu"/ Lapaj para Kryeministrisë: Rama e humbi durimin me gjyqtarët, policët me ne (VIDEO)

'Shqipëria Bëhet' protestë para Kryeministrisë/
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj pas përplasjes me policinë, është shprehur i vendosur se nuk do të heqin dorë nga protesta. Lapaj kërkoi mbështetjen e qytetarëve për t’ju Bashkuar protestës dhe theksoi se është i vendosur se nuk do të heqin dorë nga protesta. Ndër të tjera, Lapaj tha se Edi Rama e humbi durimin me gjyqtarët, ndërsa policia me protestuesit para kryeministrisë.

“Urojmë që qytetarët të bashkohen masivisht. Ata që më ndjekin e dinë që sa herë i kam hyrë një proteste ka zgjatur. Nuk ka kthim pas, do të rrimë këtu. Kjo e dëmton autokracinë e Ramës që është kthyer në të pangopur. Sot jemi pak, por po u bëmë 10 mijë a do vijnë të marrin çadrat prapë… Të dashur ndjekës na dërgoni batanije, kemi nevojë, çfarë të keni na i dërgoni të kalojmë natën. Ftohtë është por nuk ka kthim pas. Shefi i tyre Rama e humbi durimin me gjyqtarët, punonjësit e policisë e humbën durimin me ne”, tha Lapaj./Dosja.al

 

7 MUAJ ME PARE

Tensionohet situata/ Lapaj ngre çadër para Kryeministrisë, policia ndërhyn dhe e heq me forcë! Qytetarët: Shtet që vret (VIDEO)

'Shqipëria Bëhet' protestë para Kryeministrisë/
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Situata është tensionuar përpara kryeministrisëm, ku Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë po protestojnë. Agravimi i situatës ka ardhur, pasi Lapaj me qytetarët ka ngritur çadër para Kryeministrisë, por policia i ka kërkuar që të largohen dhe të largojnë edhe çadrat e vendosura. Kjo ka sjellë tension mes qytetarëve dhe disa dëgjohen, duke thënë “shtet që vret”.


Pavarësisht thirrjeve të policisë, Lapaj dhe mbështetësit e tij deklarojnë se protesta do të vazhdojë. Lapaj deklaroi se forcat e policisë bënë një sjellje barbar. Gjatë fjalës së tij, Lapaj theksoi se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, pasi është kapur në flagrancë për vjedhjen e parave të shqiptarëve.


“Erdhën forcat e policisë dhe bënë një sjellje barbare. Brenda policisë së Shtetit ka segmente banditësh. Dallkaukë që nuk kanë konceptin e ligjit. Edi Rama t’i do japësh dorëheqjen se je kapur në flagrancë për vjedhjen e parave të shqiptarëve. T’i je në Pazar se je s’kuth në politik.  Ne do të vëmë jo një çadër, por qindra. Nuk ja del dot ti Rama, sepse ke kapur në flagrancë”, deklaroi Lapaj./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Protesta përpara kryeministrisë/ Lapaj: Jemi në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm të rinisë, qeveria i është turrur GJK për ta imponuar

'Shqipëria Bëhet' protestë para Kryeministrisë/
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka deklaruar se vendosi të protestojë para Kryeministrisë, pasi rina është në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm. Gjatë një prononcimi për mediat, Lapaj u shpreh se nuk ka asgjë për të festuar në këtë fundvit, në një vend ku qeveria i është turrur GJK për ta imponuar dhe shoqërisë për të detyruar të gjithë që të mbajë në funksion Ballukun.

Ai tha se kjo të bën qartë të mendosh, se vendi nuk ka një kryeministër të lirë, që nuk vendos vetë dhe për këtë duhet të hapi krahun. Lapaj u shpreh se protestës së tij do ti bashkohen dhe 9 të tjerë sot dhe do ta vazhdojnë pa ndalim, ndërsa shtoi se protestën e nisi për të parë mundësinë sesi qytetarët reagojnë.

"Jam mirë dhe jam për rrugë të gjatë këtu në shesh dhe sigurisht unë vij nga protestat, e njoh mirë protestën dhe besoj se do e menaxhoj në mënyrën e duhur për të pasur sa më shumë jetëgjatësi. Dje në 10 të darkës, pasi pashë që nuk kishte reagim për 8 dhjetorin përballë një gjendje që është dramatike për rininë tonë dhe që është jo frymëzuese, përkundrazi. Jemi në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm të rinisë tonë, vendosa të dal dhe të protestoj. Nuk asgjë për të festuar këtë fundit në një vend ku qeveria i është turrur GJK për ta imponuar dhe shoqërisë për të detyruar të gjithë që të mbajë në funksione Ballukun. Një qasje ndryshe kjo që ka bërë Rama me të tjerët.

Kjo të bën qartë të mendosh që nuk është një kryeministër i lirë, që nuk vendos vetë dhe për këtë duhet të hapi krahun. Jemi në kushtet ku shoqëria kërkon impuls që ka një reagim ndaj një mbipushteti të një njeriu që si kanceri në tru ka vrarë çdo qelizë të lirë të këtij vendi. Ky pushtet çdo gjë e ka vendosur në funksion të mbajtjes së vetes në drejtimin e vendit, këta e vjedhin republikën me një mesazh 53 milionë euro, më një të rënë të lapsit 100 milionë euro dhe i përdorur këto para për të deformuar vullnetin politik të vendit. Unë e nisa vetëm për të parë mundësinë sesi qytetarët reagojnë. Protestës time do ti bashkohen dhe 9 të tjerë sot dhe do ta vazhdojmë pa ndalim. Uroj që çdo qytetar të mund të ndjejë nevojën të ballafaqohet”, tha Lapaj./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

'Shqipëria Bëhet' protestë para Kryeministrisë/ I bashkohen edhe qytetarët: Presim të bëhen pjesë edhe persona të tjerë

'Shqipëria Bëhet' protestë para Kryeministrisë/
pamje nga protesta

TIRANË- Disa qytetarë i janë bashkuar protestës së Kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, përpara Kryeministrisë. Lapaj e ka nisur protestën i vetëm që mbrëm, ndërsa sot i janë bashkuar edhe qytetarët dhe do të qëndrojnë para kryeministrisë të gjithë si grup.

Ata thonë se nuk kanë dalë në emër të partisë për të protestuar por si aktivistë edhe qytetarë të thjeshtë. Gjithashtu qytetarët janë shprehur se po presin edhe të tjerë që t'i bashkohen kësaj proteste.

Lapaj mbrëm postoi një video në rrjetet sociale, ku tregoi se ka nisur protestë para kryeministrisë. Reagimi i tij ishte, pasi Kryeministri Edi Rama sulmoi Gjykatën Kushtetuese.

Në videon që Lapaj publikoi mbrëmë thotë se pas 3 vitesh protesta në shesh për rritjen e çmimeve, do të qëndrojë në karrike para zyrës së Ramës dhe sot ka dorëzuar edhe kërkesën për protestën në polici. Në fund të videos, Lapaj shpresoi që në ditët në vazhdim para kryeministrisë të ketë qindra e mijëra qytetarë./Dosja.al

adriatik lapaj protesta perpara kryeministrise

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait