Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
• Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Sarandës, ku si pasojë mbeti i vdekur një person. • Ngjarja ka ndodhur 100m larg portin detar të Sarandës. • Viktima është identifikuar si Armandi Nelaj, 52-vjeç, banues në Sarandë. • Nelaj ishte biznesmen prej 13 vitesh dhe zotëronte një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit. • Policia e Sarandës po heton intensivisht për ngjarjen, teksa është ngritur një grup hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës. • Hetimet janë shtrirë në disa drejtime, ndërsa ditën e sotme janë ngritur dyshime se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga eksploziv. • Polumbarët kanë gjetur sot në thellësinë e detit pranë vendit të ngjarjes copa metalike qe dyshohet se i përkasin mjetit lundrues në të cilin dyshohet se ndodhej viktima, megjithatë nuk është arritur të saktësohet se për çfarë mjeti bëhet fjalë. • Viktima ndodhej në një mjet tepër të vogël e ndoshta artizanal lundrues pranë Portit Detar dhe dyshohet se shpërthimi ka ndodhur mbi sipërfaqjen e ujit, por edhe forca e saj, i kanë bërë ekspertët të dyshojnë se realisht ka pasur një shpërthim eksplozivi. • Burime bëjnë me dije se viktima është parë nga dy të huaj të cilët po lundronin me një gomone të vogël drejt jahtit të tyre të ankoruar në radë. • Ata e kanë pyetur nëse kishte problem me dicka por ai i është përgjigjur “Jo”. • Vetëm pak sekonda më pas është dëgjuar shpërthimi i cili është shoqëruar me zjarr dhe tym por dhe me zhurmë, që ka tronditur gjithë qytetin.
2 artikuj për këtë temë.

SARANDË- Është identifikuar personi që humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në Portin e Sarandës. Viktima është Armandi Nelaj, 52-vjeç, banues në Sarandë. Nelaj ishte biznesmen prej 13 vitesh dhe zotëronte një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit.
Policia e Sarandës po heton intensivisht për ngjarjen, teksa është ngritur një grup hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës. Hetimet janë shtrirë në disa drejtime, ndërsa ditën e sotme janë ngritur dyshime se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga eksploziv. Polumbarët kanë gjetur sot në thellësinë e detit pranë vendit të ngjarjes copa metalike qe dyshohet se i përkasin mjetit lundrues në të cilin dyshohet se ndodhej viktima, megjithatë nuk është arritur të saktësohet se për çfarë mjeti bëhet fjalë.
Dyshimet lidhur me faktin që viktima ndodhej në një mjet tepër të vogël e ndoshta artizanal lundrues pranë Portit Detar dhe se shpërthimi ka ndodhur mbi sipërfaqjen e ujit, por edhe forca e saj, i kanë bërë ekspertët të dyshojnë se realisht ka pasur një shpërthim eksplozivi. Burime bëjnë me dije se viktima është parë nga dy të huaj të cilët po lundronin me një gomone të vogël drejt jahtit të tyre të ankoruar në radë. Ata e kanë pyetur nëse kishte problem me dicka por ai i është përgjigjur “Jo”. Vetëm pak sekonda më pas është dëgjuar shpërthimi i cili është shoqëruar me zjarr dhe tym por dhe me zhurmë, që ka tronditur gjithë qytetin.
SARANDË- Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një shpërthim që shkaktoi një viktimë ndodhi në afërsi të portit të Sarandës. Fillimisht u raportua se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një shpërthimi të një bombole oskigjeni, por duket se kjo pistë ka rënë poshtë.
Ditën e sotme janë ngritur dyshime se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga eksploziv. Polumbarët kanë gjetur sot në thellësinë e detit pranë vendit të ngjarjes copa metalike qe dyshohet se i përkasin mjetit lundrues në të cilin dyshohet se ndodhej viktima, megjithatë nuk është arritur të saktësohet se për çfarë mjeti bëhet fjalë.
Dyshimet lidhur me faktin që viktima ndodhej në një mjet tepër të vogël e ndoshta artizanal lundrues pranë Portit Detar dhe se shpërthimi ka ndodhur mbi sipërfaqjen e ujit, por edhe forca e saj, i kanë bërë ekspertët të dyshojnë se realisht ka pasur një shpërthim eksplozivi.
Burime bëjnë me dije se viktima është parë nga dy të huaj të cilët po lundronin me një gomone të vogël drejt jahtit të tyre të ankoruar në radë. Ata e kanë pyetur nëse kishte problem me dicka por ai i është përgjigjur “Jo”. Vetëm pak sekonda më pas është dëgjuar shpërthimi i cili është shoqëruar me zjarr dhe tym por dhe me zhurmë, që ka tronditur gjithë qytetin. Ndërkohë identiteti i viktimës ende vijon të jetë i pazbardhur.