Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Raketat në Poloni ishin të Ukrainës. • Presidenti polak Andrzej Duda tha se raketa që ra mbi vendin të martën, duke vrarë dy persona, ka të ngjarë të jetë një "aksident" nga mbrojtja ajrore ukrainase, pa indikacione se ishte një sulm i qëllimshëm. • Po ashtu Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha në konferencën për shtyp pas takimit urgjent të vendeve anëtare të NATO-s, se sulmi është shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, por pa qëllim. • Stolenberg shtoi se nuk kishte asnjë indikacion që Rusia po përgatiste veprime ushtarake sulmuese kundër aleatëve të NATO-s. • Kjo është hera e parë që një vend i NATO-s goditet drejtpërdrejt gjatë konfliktit. • Megjithatë Italia dhe vende të tjera kanë deklaruar se sërish shkak ishte Rusia pasi kishte dëmtuar sistemin e Ukrainës, ndërsa Kina e SHBA kërkuan hetimet shteruese, por nuk kanë drejtuar gishtin për fajtorë. • Megjithatë pas shpërthimit në fshatin polak Przeëodov disa kilometra larg kufirit, Polonia ka vënë ushtrinë në gatishmëri. • Polonia po ashtu ka vendosur tel me gjemba në kufirin me Rusinë, në mënyrë që të mos kishte hyrje në territorin e saj. • Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet në mënyrë të jashtëzakonshme për të trajtuar alarmin që vjen gjatë samitit G20 në Bali. • Rusia nisi të martën valën e saj më të madhe të sulmeve me raketa në qytetet e Ukrainës në më shumë se një muaj, duke lënë më shumë se shtatë milionë njerëz pa energji elektrike.
23 artikuj për këtë temë.
POLONI- Polonia kishte nisur të forconte mbrojtjen e saj ajrore shumë kohë përpara se një raketë të binte brenda kufirit të saj të martën, por krijimi i një mburoje të fortë ajrore përgjatë krahut lindor të NATO-s është larg realizimit, pas dekadash neglizhence pas Luftës së Ftohtë.
“Raketa që goditi Poloninë duket se është hedhur nga forcat ukrainase dhe jo nga Rusia”, tha sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Megjithatë, pavarësisht se gabime teknike mund të ndodhin në çdo konflikt, incidenti dëshmon nevojën urgjente me të cilën përballet NATO-ja për të mbyllur hendeqet në mbrojtjen e saj sepse edhe gabime si ky mund të çojnë në një përshkallëzim të rrezikshëm.
"Ishte vetëm një çështje kohe që të ndodhte një aksident i tillë, " i tha agjencisë Reuters një ekspert i mbrojtjes ajrore nga një vend i NATO-s, duke folur në kushte anonimiteti. “Mund edhe të kishte qenë një raketë ruse në një drejtim të gabuar, për shkak të një gabimi teknik ose njerëzor”.
“Ndërsa disa raketa ajrore të prodhuara në Perëndim vetëshkatërrohen nëse nuk arrijnë të godasin objektivin, raketat e vjetra sovjetike nuk e kanë një mekanizëm të tillë”, tha eksperti.
“Nëse e humbasin objektivin, vijojnë fluturimin derisa rrëzohen”, tha ai, duke shtuar se “raketat e vjetra kanë një mundësi gabimi më të lartë”.
Sistemet e mbrojtjes ajrore Raytheon's RTX.N Patriot janë ndërtuar për të interceptuar raketat që po i afrohen.
Por pas Luftës së Ftohtë, shumë vende anëtare të NATO-së e ulën numrin e këtyre njësive të mbrojtjes ajrore duke reflektuar bindjen se në vazhdim do të ishin pak të kërcënuar nga hedhja e raketave, kryesisht nga vende si Irani.
Ky perceptim, ndryshoi në mënyrë rrënjësore pas pushtimit rus në Ukrainë që i detyroi vendet anëtarë të NATO-s të rrisin rezervat e municioneve dhe të adresonin mungesat në sistemin e mbrojtjes ajrore.
Gjermania kishte 36 sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot kur ishtë në vijën e parë gjatë Luftës së Ftohtë edhe pse kishte mbështetjen e NATO-s. Sot, forcat gjermane numërojnë vetëm 12, dy prej të cilave janë vendosur në Sllovaki.
“Ka qenë një mburojë e vërtet ëe sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe këtë kanë në mend njerëzit kur flasin për mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s," tha eksperti ushtarak. “Por ne jemi shumë larg një skenari të tillë”.
Duke kuptuar nevojën për të mbushur këtë hendek, aleatë të NATO-s të udhëhequr nga Gjermania në tetor i hapën udhë nismës për të blerë së bashku sistemet e mbrojtjes ajrore .
Nisma vjen ndërkohë që Ukraina, e cila po përballet me sulme të rënda nga Rusia, ka dëshpërimisht nevojë për njësi të mbrojtjes ajrore, duke përkeqësuar mungesat në vendet perëndimore që po i dërgojnë Kievit disa nga sistemet e tyre.
Polonia, e cila së bashku me tre shtetet baltike ndërton kufirin e ri lindor të NATO-s, ka investuar për vite të tëra në forcimin e kapaciteteve të saj të mbrojtjes ajrore, të cilat ende mbështeten pjesërisht në sistemet e epokës sovjetike si raketat e mbrojtjes ajrore OSA dhe Kub.
"Në dekadën e ardhshme, Polonia duhet të ketë një sistem të teknologjisë së fundit të mbrojtjes ajrore," tha për “Polityka Insight”, Marek Swierczynski, një analist i mbrojtjes.
Megjithatë, zbatimi i këtyre sistemeve është i ngadalshëm dhe mund të duhen vite që të bëhen plotësisht funksional.
“Polonia ka marrë mbështetje shtesë nga Uashingtoni në muajt e fundit, por sisteme të tilla si njësitë e zjarrit Patriot të stacionuara në Rzeszow, nuk janë mjaftueshëm reaktivë dhe me shtrirje të gjerë për të monitoruar çdo hendek në mbrojtje në krahun lindor. Ky është paradoksi: pavarësisht se sa shpenzohet për një sistem të tillë të mbrojtjes ajrore, nuk arrin të ndërtosh diçka që është 100% e padepërtueshme, kështu që gjithmonë ekziston mundësia që të krijohet një situatë e tillë”, tha zoti Swierczynski.
Marrë nga VOA
POLONI- Polonia ka instaluar tela me gjemba përgjatë kufirit të saj me Rusinë vetëm disa orë pasi një raketë ra në territorin e saj, duke vrarë dy persona. Ushtarët u panë duke vendosur telin e briskut pranë fshatit Szyliny pranë enklavës ruse të Kaliningradit sot. Mbrojtja 3 metra lartë dhe 10 metra e gjërë po ngrihen mes tensioneve në rritje midis dy vendeve për të parandaluar kalimet e paligjshme në Poloni. Ekziston frika se Rusia mund të vërshojë qëllimisht Poloninë me një fluks emigrantësh për të bërë kërdi në BE.
"Vendet anëtare të NATO-s po diskutojnë gjithashtu për forcimin e mbrojtjes së tyre ajrore në lindje, me Sllovakinë që kërkon sisteme shtesë nga partnerët e aleancës për të ruajtur edhe më shumë sigurinë e qytetarëve sllovakë", tha ministri i tyre i mbrojtjes.
Lituania gjithashtu ka bërë thirrje për më shumë mbrojtje përgjatë kufirit Polako-Ukrainë dhe në pjesën tjetër të krahut lindor të NATO-s, me presidentin Gitanas Nauseda duke thënë: Qielli i NATO-s duhet të mbrohet 100%.
Shqetësimet se lufta do të përshkallëzohej në tmerre të patreguara u ngritën në mënyrë dramatike dje me raketën që u hodh në Poloni të martën, duke vrarë dy fermerë. Varshava fillimisht pretendoi se erdhi nga Rusia, e cila mund të kishte parë NATO-n duke thirrur nenin 5 në të cilin një sulm ndaj një vendi konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve, duke ndezur një përpjekje kolektive të mbrojtjes. Tani, udhëheqësit kanë thënë se ndoshta është nisur nga mbrojtja ajrore ukrainase, duke lehtësuar frikën se sulmi mund të tërhiqte NATO-n në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, por duke i dhënë Vladimir Putinit justifikim për të sulmuar Perëndimin.
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg konfirmoi se një nga prioritetet kryesore të aleancës është sigurimi i më shumë sistemeve të mbrojtjes ajrore për Kievin, pasi Rusia nisi të martën valën e saj më të madhe të sulmeve me raketa në qytetet ukrainase në më shumë se një muaj.
"Prioriteti ynë kryesor tani ose një nga prioritetet kryesore tani është të ofrojmë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën," tha Stoltenberg.
Stoltenberg shtoi se ka folur me presidentin polak Andrzej Duda dhe presidentin amerikan Joe Biden, pasi një raketë ra në Poloninë lindore të martën dhe vrau dy persona pranë kufirit me Ukrainën. Shefi i NATO-s tha në të njëjtën konferencë shtypi se analizat paraprake sugjerojnë se incidenti i raketave në Poloni ishte "ndoshta" i shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, duke shtuar: Ky nuk është faji i Ukrainës. Rusia mban përgjegjësinë përfundimtare, pasi ajo vazhdon luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainë.
Shpërthimi shënoi herën e parë që një vend i NATO-s goditet drejtpërdrejt gjatë pushtimit rus të Ukrainës, me liderët globalë që punojnë për të zbutur frikën e një përshkallëzimi të mundshëm të konfliktit si rezultat i sulmit.
"Ne ramë dakord se duhet të qëndrojmë vigjilentë, të qetë dhe të koordinuar ngushtë. Ne do të vazhdojmë të konsultojmë dhe monitorojmë situatën nga shumë afër. NATO qëndron e bashkuar dhe ne gjithmonë do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët," tha Stoltenberg.
Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e djeshme një fermë në Przeëodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist.
RUSI- Ambasadori polak në Moskë Krzysztof Krajewski është thirrur në Ministrinë e Jashtme ruse ditwn e sotme. Kwtw e bwri tw ditur zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova.
“Po”, tha Zakharova, duke komentuar raportet se ambasadori polak ishte thirrur në ministri.
Mediat raportuan të martën se një raketë ra në një rajon polak në kufi me Ukrainën, duke vrarë dy persona. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të mërkurën se analizat paraprake sugjerojnë se incidenti me raketa në Poloni ishte shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat ruse nuk kishin kryer asnjë sulm pranë kufirit polak dhe se fotot e qarkulluara në media nuk kishin të bënin me armët ruse.
GJERMANI- Siç bëri të ditur të mërkurën, 16.11. 2022, në Berlin, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes, Christian Thiels, Gjermania i ka ofruar Polonisë ndihmë në vëzhgimin e hapësirës ajrore.
"Kjo mund të fillojë qysh nesër, nëse e dëshiron Polonia”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të mërkurën në Berlin në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë federale. Ndihma synon të forcojë patrullimin ajror me avionë gjermanë Eurofighter.
"Avionët nuk duhet të zhvendosen në Poloni për këtë. Patrullat mund të kryhen nga bazat e forcave ajrore gjermane”, tha zëdhënësi i ministrisë.
Flota Ajrore e Gjermanisë edhe më parë ka bërë një gjë të tillë, konkretisht deri në korrik të këtij viti: "Pra, është e provuar", tha zëdhënësi.
Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht (SPD), do të bisedojë gjatë ditës me homologun e saj polak. Sipas zëdhënësit, ende nuk është e qartë se sa Eurofighter gjermanë do të përfshihen në aksion. Kjo duhet të diskutohet me palën polake. Patrullimi bëhet gjithmonë me dy avionë në hapësira të caktuara ajrore, tha zëdhënësi.
UKRAINË- Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksiy Danilov, tha të mërkurën se Ukraina është e gatshme t’u japë aleatëve të saj dëshmi të “gjurmëve ruse” në shpërthimin e së martës në Poloni.
Pas një takimi urgjent të vendeve anëtare të NATO-s të mërkurën në Bruksel, sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, deklaroi se sulmi i së martës në Poloni me gjasë u shkaktua nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, por shtoi se Rusia mbetet fajtore pasi ajo e nisi luftën.
Por, zyrtari ukrainas, Danilov, tha se Ukraina po pret t’i marrë nga aleatët informacionet në bazë të së cilave u përcaktua se shpërthimi u shkaktua nga një raketë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, duke thënë se dëshiron të bëhet një “studim i përbashkët i incidentit në Poloni”.
“Ukraina dëshiron qasje të menjëhershme në vendin e shpërthimit”, tha Danilov të mërkurën, një ditë pasi dy persona u vranë në një fshat kufitar shkaku i shpërthimit.
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha të mërkurën se nuk ka asnjë indikacion që shpërthimi i së martës në Poloni, që vrau dy persona, të ketë qenë “sulm i qëllimshëm”, duke shtuar se më shumë gjasa ka që të ketë qenë vetëm një fatkeqësi.
Polonia e vendosi ushtrinë e saj në gjendje gatishmërie të shtuar, pas takimit urgjent që mbajti Këshilli i saj i Sigurisë Kombëtare./REL/
BRUKSEL- Ka përfunduar mbledhja e përfaqësuesëve të NATO-s për shpërthimin në raketë mbrëmjen e djeshme në territorin e Polonisë. Në fjalën e tij për mediat në përfudnim të kësaj mbledhjeje, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha shpërthimi me dy të vdekur në Poloni, ishte ndoshta rezultat i zjarrit anti-ajror ukrainas, por se Rusia mban "përgjegjësinë përfundimtare" për luftën.
"Një hetim për këtë incident është duke vazhduar dhe ne duhet të presim rezultatin e tij... Por ne nuk kemi asnjë indikacion se ky ishte rezultat i një sulmi të qëllimshëm," tha Stoltenberg pas kryesimit të një takimi të ambasadorëve të NATO-s.
“Analiza jonë paraprake sugjeron se incidenti ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase e lëshuar për të mbrojtur territorin ukrainas kundër sulmeve me raketa ruse”.
Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e djeshme një fermë në Przeëodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist./ Dosja.al
POLONI- Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha se nuk ka asnjë indicie se shpërthimi i së martës në Poloni, që vrau dy persona, të ketë qenë “sulm i qëllimshëm”, duke shtuar se më shumë gjasa ka që të ketë qenë vetëm një fatkeqësi.
Në një konferencë për shtyp presdenti polak tha se besohet që raketa e cila goditi një fshat kufitar në Poloni ishte e mbrojtjes ajrore ukrainase, por gjithashtu tha se përgjegjësia përfundimtare i takon Rusisë, që nisi një varg sulmesh me raketa drejt Ukrainës të martën.
“Absolutisht asgjë nuk jep indikacione që ky ishte një sulm i qëllimshëm mbi Poloninë... Ka shumë gjasa që ishte një raketë e përdorur për mbrojtje, që do të thotë se po përdorej nga forcat e mbrojtjes të Ukrainës”, tha Duda.
Ai tha se ka "shumë të ngjarë" që një shpërthim rakete në një fshat polak mbrëmë vonë të jetë shkaktuar nga mbrojtja ajrore ukrainase. Ukraina po përpiqej të mbrohej nga një breshëri sulmesh ruse. Ajo ka mohuar se ishte fajtor për shpërthimin në fshatin polak.
Polonia e vendosi ushtrinë e saj në gjendje gatishmërie të shtuar, pas takimit urgjent që mbajti Këshilli i saj i Sigurisë Kombëtare.
RUSI- Kremlini vlerësoi të mërkurën përgjigjen "e matur" të Uashingtonit pasi një raketë ra në Poloni dhe presidenti i SHBA Joe Biden tha se ishte e pamundur që ajo të kishte ardhur nga Rusia.
"Në këtë rast, vëmendje duhet t'i kushtohet përgjigjes së matur dhe më profesionale nga pala amerikane," u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Kjo ju referua deklaratare të presidentit Biden i cili u shpreh se nuk beson se sulmi kishte ardhur nga Rusia, ndërkohë që Peskov shtoi se përsa i përket incidentit në Poloni, Rusia nuk ka asnjë lidhje me të.
I pyetur nëse raketa ishte lëshuar nga Rusia, Biden tha se kishte informacion paraprak që e kundërshton atë, Biden tha se nuk ka gjasa që të jetë shkarkuar nga Rusia.
Presidenti polak Andrzej Duda gjithashtu bëri thirrje për qetësi, duke thënë se nuk kishte "prova të qarta" se nga erdhi raketa dhe se ai e shihte atë si një incident "të izoluar".
Ministria ruse e mbrojtjes mohoi përgjegjësinë e Rusisë në shpërthimin vdekjeprurës.
“Fotografitë e rrënojave... u identifikuan pa mëdyshje nga ekspertët ushtarakë rusë si fragmente të një rakete të drejtuar kundërajrore të një sistemi ukrainas të mbrojtjes ajrore S-300. Sulme precize u kryen në objektiva vetëm në territorin e Ukrainës dhe në një distancë jo më të afërt se 35 kilometra nga kufiri ukrainas-polak”, tha ministria në një deklaratë.
Një raketë ra në Poloni pranë kufirit me Ukrainën të martën, duke vrarë dy persona. Incidenti erdhi ndërsa liderët botërorë u mblodhën për G20 në Bali, ku krerët e shteteve perëndimorë paralajmëruan që të mos nxirren përfundime të shpejta.
SHBA- Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shprehu shqetësim për raportet për një sulm të dyshuar raketor në Poloni dhe bëri thirrje për shmangien e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë.
Guterres është “shumë i shqetësuar nga raportet për shpërthimin e raketave në territorin polak. Është absolutisht thelbësore të shmanget përshkallëzimi i luftës në Ukrainë”, tha zëvendësi i zëdhënësit të OKB-së, Farhan Haq, në një postim në Twitter.
Së paku dy persona u vranë të martën në sulmin e dyshuar me raketa në fshatin Përzevodov të Polonisë lindore, i cili ndodhet pak kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Duke folur në emër të Guterresit, Haq tha se sekretari i përgjithshëm i OKB-së shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe shpreson se do të kryhet një hetim i plotë i kësaj ngjarjeje.
Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë tha se raketat që ranë në territorin e këtij vendi, janë të prodhimit rus. Rusia ka mohuar çdo përgjegjësi./REL/
BRUKSEL- Siç kemi raportuar, liderët e vendeve të NATO-s po mbajnë një takim urgjent për t'iu përgjigjur goditjes raketore të mbrëmshme në Poloni.
Deri më tani, aleanca ushtarake perëndimore, dhe vetë qeveria polake, kanë shmangur fajësimin e Rusisë në lidhje me këtë ngjarje.
Si shefi i NATO-s ashtu edhe presidenti polak e kanë quajtur goditjen, që vrau dy persona, një "incident tragjik".
Kjo është në përputhje me një qëndrim të mëparshëm të përshkruar nga presidenti amerikan Joe Biden. Pak kohë më parë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se ishte e rëndësishme të vërtetoheshin faktet e asaj që ndodhi.
POLONI- SHBA dhe Rusia kanë rënë dakord në mënyrë të pavarur që raketa që goditi një fshat polak të martën, duke vrarë dy persona, ishte pjesë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës që ishte përpjekur të shmangte një sulm raketor rus në Ukrainë .
Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se të martën nuk kishte shënjestruar askund brenda 35 km (22 milje) nga kufiri Ukrainë-Poloni. Në një deklaratë të raportuar nga Tass, ministria tha: Deklaratat e burimeve të ndryshme ukrainase dhe zyrtarëve të huaj për gjoja “raketat ruse” që ranë në fshatin Przewodów janë një provokim i qëllimshëm me qëllim përshkallëzimin e situatës. Ministria ruse pretendoi se kishte identifikuar rrënojat si një S-300 ukrainas nga fotografitë.", shkruan The Guardian.
Në një zhvillim të veçantë, presidenti i SHBA Joe Biden i cili më herët sugjeroi se ideja se raketa erdhi nga Rusia nuk kishte gjasa u ka thënë aleatëve të NATO-s se raketa ishte mbrojtja ajrore ukrainase, sipas një burimi të NATO-s që ka folur për Reuters./ Dosja.al
UKRAINË- Shpërthimi i raketës në Poloni ku humbën jetën dy persona ka vënë në lëvizje autoritetet ukrainase dhe jo vetëm, për të analizuar dhe hetuar këtë çështje që mund të bëhet shkaku i nisjes së një lufte të re. Drejtori i CIA-s William J. Burns u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev, duke riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për vendin në të njëjtën ditë që raketat ruse goditën kryeqytetin dhe i dërguan banorët të iknin për t'u mbrojtur.
Vizita erdhi në një moment triumfi të Ukrainës, disa ditë pasi forcat e saj çliruan qytetin e Khersonit dhe Zelensky shpalli një pikë kthese në luftë. Por ishte gjithashtu një moment tensioni dhe pasigurie të jashtëzakonshme, pasi një raketë e prodhuar nga Rusia u duk se zbarkoi në Poloni, duke ngritur pyetjen se si aleanca e NATO-s mund t'i përgjigjej një sulmi të mundshëm ndaj një shteti anëtar, shkruan washington post.
Burns, të cilin Presidenti Biden shpesh e ka dërguar për të folur me udhëheqësit rusë dhe ukrainas, u takua gjithashtu me homologët e tij të inteligjencës ukrainase dhe diskutoi një paralajmërim të SHBA-së që ai i kishte dhënë të hënën kreut të shërbimit të jashtëm të inteligjencës ruse "të mos përdorë armë bërthamore" në luftë ndaj Ukrainës, sipas një zyrtari amerikan i cili foli në kushte anonimiteti për të përshkruar diskutimet e ndjeshme. Burns ishte takuar gjithashtu me zyrtarin rus, drejtorin e SVR Sergei Naryshkin, në Ankara, kryeqyteti turk./ Dosja.al
KINË- Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Mao Ning, ka bërë thirrje për qetësi për shpërthimin e raketës në Poloni ku humbën jetën dy persona. Në një deklaratë për mediat, Mao Ning shprehet se kjo çështje duhet të trajtohet me qetësi duke analizuar rrethanat aktuale.
"Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë dhe të ushtrojnë përmbajtje në rrethanat aktuale", tha ministri i jashtëm i Kinës.
Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e djeshme një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist./ Dosja. al
INDONEZI- Izolimi i Rusisë në samitin e G20 të kësaj jave në Indonezi u theksua nga një komunikatë përfundimtare në të cilën grupi deklaroi se "shumica e anëtarëve" dënojnë luftën e tij në Ukrainë.
Sipas Indipendent, deklarata që përmbyll mbledhjen vjetore dy-ditore u formulua me kujdes për të shmangur mosmarrëveshjen që pa ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov të sulmuar nga liderët botërorë, përfshirë Rishi Sunak.
Kishte shqetësime kur filloi samiti i Balit se nuk do të ishte e mundur të binte dakord për një deklaratë, sepse komunikatat përfaqësojnë një pikëpamje konsensusi dhe Rusia nuk do të nënshkruante për ndonjë gjë që kritikonte veprimet e saj.
Në këtë rast, u gjet një formë fjalësh që përbënte një dënim të ashpër të luftës në Ukrainë, pa i ngarkuar në mënyrë specifike fajin Moskës.
Dhe dokumenti vuri në dukje se "kishte pikëpamje të tjera dhe vlerësime të ndryshme të situatës" midis anëtarëve të G20, pa e bërë të qartë nëse kjo vlen vetëm për Rusinë apo nëse të tjerët ndajnë kundërshtimin e saj.
Komunikata vuri në dukje se Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe Asambleja e Përgjithshme kishin miratuar një rezolutë që "dënon në terma më të fortë" agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe duke kërkuar tërheqjen e trupave të saj.
“Shumica e anëtarëve e dënuan fuqishëm luftën në Ukrainë dhe theksuan se ajo po shkakton vuajtje të jashtëzakonshme njerëzore dhe po përkeqëson brishtësinë ekzistuese në ekonominë globale, duke kufizuar rritjen, duke rritur inflacionin, duke ndërprerë zinxhirët e furnizimit, duke rritur pasigurinë e energjisë dhe ushqimit dhe duke rritur rreziqet e stabilitetit financiar. Ka pasur pikëpamje të tjera dhe vlerësime të ndryshme për situatën dhe sanksionet. Duke pranuar se G20 nuk është forumi për të zgjidhur çështjet e sigurisë, ne e pranojmë se çështjet e sigurisë mund të kenë pasoja të rëndësishme për ekonominë globale."-thuhet në deklaratë.
Presidencën e G20 e merr India duke filluar nga dhjetori dhe do të presë samitin e ardhshëm në shtator. Kryeministri Modi tha se do të fokusohet në kapërcimin e ndarjes dixhitale, veçanërisht në vendet në zhvillim.
POLONI- Sulmi me raketë në Poloni ku u vranë dy persona ka ngritur shqetësime se mund të vihet në plan neni 4 dhe 5 pjesa më e njohur e Traktatit të Atlantikut të Veriut, parimi i mbrojtjes kolektive që nënkupton se një sulm kundër një anëtari konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve.
Neni 4 thotë: “Palët do të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërës prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjërës prej palëve”. Nenet 4 dhe 5, nuk u thirrën kur Rusia pushtoi Ukrainën, sepse Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Por Polonia është një anëtare e NATO-s, kështu që çdo gjë që konstatohet se ka qenë një sulm ndaj Polonisë mund të arrijë në fazën e Nenit 5.
Nuk është e qartë se çfarë forme do të marrë kjo fazë ose sa mund të zgjasë. Çdo vend mund të thirret në Nenin 4 dhe në faqen e internetit të NATO-s thuhet se të gjitha vendimet merren me konsensus. Neni 4 jo gjithmonë duhet të çojë në hyrjen e NATO-s në një konflikt.
A është thirrur më parë neni 4?
Që kur u krijua NATO në 1949, neni 4 është thirrur shtatë herë dhe do të shihni më poshtë se lufta e gjithanshme nuk është përgjigja e paracaktuar:
• Më 24 shkurt 2022, Bullgaria, Çekia, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania dhe Sllovakia kërkoi të zhvillonte konsultime sipas nenit 4 pas pushtimit rus të Ukrainës
• Më 26 korrik 2015, Turqia bëri të njëjtën kërkesë pas sulmeve terroriste dhe të informonte aleatët për masat që po merrte
• Më 3 mars 2014, Polonia e quajti atë si tensione u rrit në Ukrainë si rezultat i veprimeve agresive të Rusisë
• Në vitin 2012, Turqia e thirri atë dy herë - një herë në qershor pasi një prej avionëve të saj luftarakë u rrëzua nga mbrojtja ajrore siriane dhe në tetor kur pesë civilë turq u vranë nga bombardimet siriane. Në nëntor, NATO ra dakord me kërkesën e Turqisë për vendosjen e raketave Patriot si masë mbrojtëse
• Më 10 shkurt 2002, Turqia thirri artikullin si rezultat i konfliktit të armatosur në Irakun fqinj. NATO ra dakord për një paketë masash mbrojtëse dhe kreu Operacionin Parandalimi i Shfaqjes./Dosja.al
POLONI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev shprehet se sulmi me raketë në territorin polak tregon që Perëndimi po i afrohet një tjetër lufte botërore. Në një deklaratë në Twitter, Medvedev shkroi se sulmi "i supozuar nga ukrainas" tregon sipas tij se Perëndimi "po bënte një luftë hibride kundër Rusisë" dhe po i afrohej "luftës botërore". Presidenti polak Andrzej Duda tha më herët se vendi nuk kishte prova konkrete që tregonin se kush e lëshoi raketën, e cila goditi një fabrikë polake rreth katër milje larg kufirit me Ukrainën dhe vrau dy persona.
The incident ëith the Ukrainian-alleged "missile strike" on a Polish farm proves just one thing: ëaging a hybrid ëar against Russia, the ëest moves closer to the ëorld ëar.
— Dmitry Medvedev (@MedvedevRussiaE) November 16, 2022
Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e djeshme një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist./ Dosja.al
RUSI- Rusia ka hedhur poshtë pretendimet se është përgjegjëse për shkëprthimin e një rakete nbë Poloni. Ministrja e mbrojtjes në Moskë e ka quajtur sulmin në Poloni "një provokim të qëllimshëm që synon përshkallëzimin e situatës". Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha gjithashtu se nuk kishte informacion për shpërthimin. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria Novosti tha se ishin raketat ukrainase që kishin goditur territorin polak.
Por ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se çdo pretendim se Ukraina ishte përgjegjëse ishte një "teori konspirative" ruse dhe se kushdo që e përforcon mesazhin po përhapte "propagandë ruse". Nga ana tjetër, presidenti polak Andrzej Duda u tha gazetarëve se mbeti e paqartë se si kishte ndodhur shpërthimi dhe se hetuesit po vlerësonin të gjitha mundësitë.
"Ne nuk kemi asnjë provë përfundimtare për momentin se kush e lëshoi këtë raketë... ka shumë të ngjarë të ishte një raketë e prodhuar nga Rusia, por e gjithë kjo është ende nën hetim për momentin," tha ai.
Shkelja e territorit polak ngriti pyetje nëse Varshava do të nxiste Nenin 4 të traktatit të NATO-s - që do të thotë se shtetet anëtare konsultohen nëse kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjë shteti anëtar. Varshava tha se po shqyrtonte nëse do ta përdorte këtë dispozitë, shkruan bbcnews.
Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e djeshme një fermë në Przeëodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist./ Dosja.al
POLONI-Mbrëmjen e djeshme u zbulua se një raketë kishte kaluar në Poloni dhe kishte vrarë dy persona. Fatkeqësisht, raketa mori jetën e dy civilëve.
Ja çfarë dimë deri tani:
-Raketa goditi fshatin rural Przeëodow, i cili ndodhet rreth katër milje në perëndim nga kufiri ukrainas;
-Shpërthimi në një fabrikë gruri erdhi pasi Rusia lëshoi një valë raketash që synonin Kievin;
-Zyrtarët amerikanë kanë thënë se gjetjet fillestare sugjerojnë se raketa që goditi Poloninë ishte gjuajtur nga forcat ukrainase në një raketë ruse që po hynte. Presidenti Joe Biden tha gjithashtu se raketa që goditi Poloninë nuk kishte gjasa të ishte lëshuar nga Rusia;
-Rusia ka mohuar pretendimet se ishte pas shpërthimit;
-Presidenti polak Andrzej Duda ka thënë se ka shumë të ngjarë që Polonia të aktivizojë nenin 4 të NATO-s;
-Udhëheqësit e NATO-s dhe G7-ës që u takuan për një takim urgjent në margjinat e samitit të G20 në Bali kanë ofruar "mbështetjen dhe ndihmën e tyre të plotë" për hetimin e Polonisë.
-Agjencia e lajmeve Associated Press citon tre zyrtarë amerikanë të kenë thënë se një vlerësim paraprak sugjeron se raketa që goditi Poloninë ishte gjuajtur nga forcat ukrainase në një raketë ruse në hyrje.
-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka folur me ministrat e jashtëm polak dhe ukrainas për shpërthimin në Poloni. Ai dhe Ministri i Jashtëm polak Zbigniew Rau theksuan rëndësinë e aleancës së NATO-s "që të vazhdojë të qëndrojë në koordinim të ngushtë" ndërsa vlerësojnë se çfarë do të bëjnë më pas.
Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e djeshme një fermë në Przeëodów në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist.
SHBA- Agjencia e lajmeve Associated Press citoi tre zyrtarë amerikanë të kenë thënë se një vlerësim paraprak, sugjeron se raketat që goditën Poloninë u hodhën nga forcat ukrainase, që po luftojnë kundër forcave pushtuese ruse.
Zyrtarët folën në kushte anonimiteti, pasi thanë se nuk janë të autorizuar për të diskutuar publikisht për këtë çështje.
Raketat që ranë në fshatin Përzedvodov të Polonisë, pranë kufirit me Ukrainën, lanë të vrarë dy persona. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më herët se nuk ka gjasa që këto raketa të jenë hedhur nga Rusia, por shtoi se hetimet janë duke vazhduar.
Ngjarja shkaktoi reagime të shumta, duke qenë se Polonia është vend anëtar i NATO-s. NATO-ja paralajmëroi për një takim urgjent.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se raketat që ranë në Poloni, u hodhën nga Rusia. Megjithatë, ai nuk solli ndonjë provë që do t’i mbështeste këto pretendime.
Vetë Polonia, në anën tjetër, rriti gatishmërinë e disa forcave ushtarake. Autoritetet e këtij vendi bënë thirrje për qetësi dhe thanë se nuk mund të përcaktojnë ende se prej nga u hodhën raketat.
SHBA- Raketat që vranë dy persona në Poloni, mund të mos jenë hedhur nga Rusia, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Shpërthimi i një dite më parë në një fshat polak, pranë kufirit me Ukrainën, ndodhi pasi Rusia nisi një valë sulmesh raketore kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Ministria e Jashtme e Polonisë tha se raketat ranë në Përzevodov - rreth 6 kilometra nga kufiri me Ukrainën.
Rusia mohoi se është përgjegjëse për shpërthimin, ndonëse zyrtarët polakë thanë se raketat ishin prodhim rus.
Polonia është vend anëtar i NATO-s dhe sulmi rus në territorin e saj do të rrezikonte zgjerimin e konfliktit përtej Ukrainës, pasi NATO-ja është e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive. Neni 5 i Traktatit të NATO-s thotë se sulmi ndaj një vendi anëtar të aleancës ushtarake, është sulm ndaj të gjithëve.
Biden thirri një takim të liderëve të mbledhur në Bali të Indonezisë për samitin e grupit të vendeve më të industrializuara, G20. I pyetur nëse është herët të thuhet se raketat që ranë në Poloni, u hodhën nga Rusia, Biden tha:
“Ka informacion paraprak që e kundërshton këtë. Nuk dua ta them këtë derisa ta hetojmë plotësisht, por nuk ka gjasa në linjën e trajektores që të jenë hedhur nga Rusia. Por, do të shohim”.
Biden tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s do të bëjnë hetime të plota përpara se të veprojnë.
Shpërthimi në Poloni ndodhi pasi Rusia sulmoi me raketa disa qytete të Ukrainës. Kievi tha se sulmet e së martës ishin vala më e rëndë e tyre në gati nëntë muaj luftë. Disa raketa goditën edhe Lvivin, i cili ndodhet më pak se 80 kilometra larg kufirit me Poloninë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se raketat ruse goditën Poloninë, duke përshkallëzuar në mënyrë të konsiderueshme konfliktin. Megjithatë, ai nuk paraqiti ndonjë provë për përfshirjen e Rusisë.
Polonia rriti gjithashtu gatishmërinë e disa njësive ushtarake.
KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar ashpër sulmin e Rusisë ndaj Polonisë. Përmes një statusi të bërë në 'Tëitter', Kurti shpreh ngushëllimet për humbjet e jetëve ndërsa shton se i bashkohet botës demokratike për dënimin e krimeve të luftës. Kreu i Qeverisë së Kosovës, bën thirrje për hetim të plotë të sulmit.
MESAZHI I KURTIT:
Ngushëllimet e mia për Republikën e Polonisë pasi dy civilë u vranë pranë kufirit polako-ukrainas në mes të sulmit raketor të Rusisë në territorin ukrainas. Unë bashkohem me botën demokratike në dënimin e krimeve të luftës të Rusisë dhe bëj thirrje për një hetim të plotë të sulmit.
Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e djeshme një fermë në Przeëodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist.