Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Dy shpërthime me tritol në Lushnje dhe në Fushë Krujë. • Ngjarjet ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së martës. • Fillimisht u dha njoftimin për shpërthimin me tritol në Lushnje. • Më pas, i njëjti skenar u përsërit edhe në Fushë Krujë. Por në të dy rastet fatmirësisht nuk kishte dëme në njerëz. • Në Lushnje, tritoli u vendos në banesën e një tregtari fruta-perimesh, Altin Lamçe. • Banesa, në fakt është në pronësi të kunatit të Lamçes, Arben Turku emigrant në Angli, por po përdoret nga i afërmi i tij. •Autorët ishin me makinë, hodhën tritolin te oborri i shtëpisë dhe u larguan. U dëmtuam vetëm dy makina që ishin të parkuara në oborr. • Ndërsa në Fushë Krujë, lënda plasëse u vendos në banesën e Mehmet Baftjarit. Ky i fundit deri më tani pretendon se nuk ka probleme me njeri dhe se nuk e di shkakun e sulmit ndaj tij. • Deri më tani, asnjë prej tyre nuk rezulton person me precedent penal. • Për të dyja rastet, hetimet kanë nisur dhe Policia pritet të zbardhë detaje pas kqyrjes së kamerave në banesat e lagjes.
4 artikuj për këtë temë.
LUSHNJE- Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me tritol mbrëmjen e djeshme në një banesë në Lushnjë, ku jetonte tregtari i fruta-perimeve Altin Lamçe. TVKlan raporton se vetë banesa është në pronësi të kunatit të Lamçes, Arben Turku, i cili është në emigrim në Angli.
Lënda plasëse dyshohet se u hodh nga rruga drejt oborrit të shtëpisë, nga një makinë në lëvizje. Nga shpërthimi u thyen xhamat dhe dyert e shtëpisë. Dëme pësuan po ashtu edhe dy makina që ishin të parkuara në oborr.
Në banesën në Lushnje jetojnë 5 persona, çifti Lamçe me dy fëmijët e mitur 12 dhe 15 vjeç dhe nëna 77-vjeçe. Altin Lamçe nuk rezulton të jetë person me precedentë penal. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Ndërkohë po shihen edhe kamerat e banesave të lagjes.
FUSHË KRUJË- Një sasi tritoli shpërtheu mbrëmjen e djeshme në banesën e Mehmet Baftjarit në Fushë-Krujë. Pas marrjes së provave në vendin e ngjarjes, Baftjari ka shkuar për të dhënë prononcimin e tij në Policinë e Krujës. Para hetuesve dhe efektivëve të Policisë ka deklaruar në Polici se nuk ka konflikte me askënd.
Vetë Mehmet Baftjari është me origjinë nga Kukësi, ndërsa eksplozivi iu vë mbrëmë në pjesën e pasme të banesës dhe pati vetëm dëme materiale. Ndërkohë që në të njëjtën kohë, tritol iu vendos edhe një banese në Lushnje. Po ashtu, në të dy rastet nuk ka pasur asnjë viktimë, por vetëm dëme materiale.
FUSHË KRUJË- Një tjetër shpërthim me tritol është raportuar këtë mbrëmje. Mësohet se pas Lushnjes, një sasi tritoli ka shpërthyer në një banesë në Fushë Krujë. Deri më tani raportohet për dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në banesën e Hajrulla Baftjarit në lagjen Zallë, por me orgjinë nga Kukësi.
Paraprakisht mësohet se autorët, persona ende të paidentifikuar e kanë hedhur lëndën plasëse në ecje. Ata raportohet të kenë qenë me makinë dhe lëndën plasëse e kanë hedhur nga dritarja e mjetit në drejtim të banesës. Për pasojë, janë thyer të gjitha xhamat e dritareve e dyerve të banesës. Në momentin që ka ndodhur shpërthimi, familja ndodhej në banesë, por asnjë prej tyre nuk është plagosur. Ata janë trembur dhe kanë lajmëruar policinë.
Zona është rrethuar dhe grupi hetimor është në kërkim të kamerave të sigurisë në zonë që mund të ketë siguruar pamjet filmike të autorëve. Arsyeja e këtij sulmi nuk dihet ende
Njoftimi i Policisë:
Fushë Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 22:40, në lagjen "Magaze", Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
LUSHNJE- Një shpërthim tritoli dyshohet se ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Lushnje. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një makinë pranë lagjes 18 tetori.
Lënda plasëse është vendosur në makinën e Altin Lamces, e cila ishte e parkuar para oborrit të shtëpisë. Banesa ku jeton Lamçe rezlton të jetë në pronësi të një personi me emrin Arben Turku, i cili ndodhet jashtë vendit. Lamce është tregtar në tregun e fruta-perimeve të Lushnjes.
Ndërkohë që në momentin e shpërthimit, në banesë kanë qenë të gjithë anëtarët e familjes, por fatmirësisht nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Në vendngjarja ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen.