Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
• Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, në lagjen nr.4. • Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shpërthimi ka ndodhur ka ndodhur në banesën e Ilir Kociljas, i cili pak ditë më parë vrau me thikë Halil Kokën. • Kujtojmë se Ilir Koçilja vrau pak ditë më parë me thikë Halil Kokën, vrasje që ndodhi pas sherrit për vendin e parkimit. • Në polici, Kocilja është shprehur se nuk kishte pasur për qëllim të vriste fqinjin e tij dhe ka menduar se vetëm e ka plagosur. • Policia e Durrësit deklaroi pas ngjarjes se 35-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, konkretisht nga skizofrenia.
2 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Një sasi lënde plasëse është hedhur në pjesën e jashtme të dritares së një banese ditën e sotme rreth ores 19:55 në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit. Mësohet se në banesë nuk banon aktualisht njeri dhe se i përket një personi me inicialet I.K. Si pasojë e hedhjes së lëndës plasëse ajo ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.

DURRËS-Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, në lagjen nr.4.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shpërthimi ka ndodhur ka ndodhur në banesën e Ilir Kociljas, i cili pak ditë më parë vrau me thikë Halil Kokën.
Kujtojmë se Ilir Koçilja vrau pak ditë më parë me thikë Halil Kokën, vrasje që ndodhi pas sherrit për vendin e parkimit.