LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hakmarrje? Shpërthim me tritol në banesën e babait të Leonard Dukës në Fresk, kundërshtarit të Ervis Martinajt

•Shpërthim me tritol në Tiranë. •Lënda plasëse është vendosur në banesën e 65-vjeçarit Muhamet Duka, i cili dyshohet se është babai i Leonard dhe Erlis Dukës, kundërshtarëve të Ervis Martinajt. •Tritoli është vendosur në katin e katërt të pallatit, në derën e banesës. •Si pasojë ka vetëm dëme materiale. •Leonard Duka u arrestua në shkurt në Belgjikë ndërsa vëllai i tij Erlis vijon të jetë në kërkim. •Të dy janë të akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. •Vëllëzërit Duka njihen edhe si kundërshtarë të përbetuar të Ervis Martinajt, dhe ky një personazh tejet i njohur për botën e krimit dhe i shumëkërkuar i drejtësisë shqiptare. •Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës, Muhamet Dukën. •Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathtë, Santiago Malkon.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Shpërthimi me eksploziv në Fresk, fqinji: Ç‘kusur kam unë të më vrasin për tjetrin, gruas i ra të fikët

Hakmarrje? Shpërthim me tritol në banesën e babait të
Fqinji

TIRANË- Banesës së Muhamet Dukës në zonën e Freskut i është vënë në orët e para të mëngjesit duke shkaktuar panik tek banorët e tjerë të pallatit. Për Top Channel, janë prononcuar edhe disa fqinjë të tij, të cilët kërkojnë ndihmën e shtetit pasi kanë frikë për jetën e tyre.

Jetoj prej 13 vitesh në këtë lagje, komshi kam Muhamet Dukën. Muhamet Duka ka pasur probleme me fëmijët e tij, me shtetin, punë e tij, ç’kusur kam unë tani që të më vrasin mua për qefin e tjetrit? Kërkoj sigurinë e shteti në radhë të parë, se po vriten njerëzit rrugëve. Nuk ka siguri shteti,  gruas i ra të fiktë, unë u mbyta aty, vajta në spital në urgjencë,”- tha fqinji.

Ndërsa gjithashtu, një prononcim për mediat e dha edhe bashkëshortja e tij, e cila u shpreh gjithashtu e frikësuar.

“Ne kërkojmë siguri për herë të parë se brenda në shtëpi, dy pleq, pensioniste, të na vrasin brenda shtëpisë, nuk i kemi borxh njeriu. Ne e kemi patur gjiton, nuk kemi patur ndonjë konflikt me ta, kemi qenë shumë mirë me ta. Dinamiti nuk është vënë në derën tonë, është vënë në derën e tij. Ka përplasur me derën tonë dhe na është bërë dëm,”-shtoi ajo.

Në orët e para të mëngjesit një sasi lëndë plasëse shpërthyer në derën e banesës së Muhamet Dukës, që ndodhet në katin e katërt të një pallati në zonën e Freskut në Tiranë. Si pasojë e këtij shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa Muhameti është babai i Elis dhe Leonard Dukës, ky i fundit njihet si drejtuesi i klanit “Duka”. Mësohet se familjet e vëllezërve Leonard dhe Elis Duka prej 4 vitesh nuk jetojnë nuk jetojnë më aty, po ashtu as prindërit e tyre të cilët po ashtu nuk dihet se ku jetojne./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tritoli në banesën e Muhamet Dukës, fqinja: Jemi të tronditur, burrit iu bllokua veshi nga shpërthimi, është në spital

Hakmarrje? Shpërthim me tritol në banesën e babait të
Fqinja

TIRANË- Fqinjët e Muhamet Dukës kanë dhënë dëshminë e tyre pas shpërthimit që ndodhi në pallat. Një prej tyre u shpreh se janë të tronditur e se shpërthimi ishte shumë i madh. E moshuara, tregoi se i shoqi ndodhet në spital, pasi pas shpërthimit, ka pasur probleme me veshin.

"Ne kemi qënë në dhomë tjetër, u ngritëm, i ra tensioni, është në spital se iu bllokua veshi nga shpërthimi. Banesa ka marrë dëmtime, pllakat, janë krisur muret. Shpërthimi ishte i madh, i kërkojmë ndihmë shtetit, jemi vetëm dy pensionista. Këtu është shpërthyer dera e pallatit para 4 vitesh"- tha fqinja.

Në orët e para të mëngjesit një sasi lëndë plasëse shpërtheur në derën e banesës së Muhamet Dukës, që ndodhet në katin e katërt të një pallati në zonën e Freskut në Tiranë. Si pasojë e këtij shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa Muhameti është babai i Elis dhe Leonard Dukës, ky i fundit  njihet si drejtuesi i klanit “Duka”.

Mësohet se familjet e vëllezërve Leonard dhe Elis Duka prej 4 vitesh nuk jetojnë nuk jetojnë më aty, po ashtu as prindërit e tyre të cilët po ashtu nuk dihet se ku jetojne./Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTO- Prej 4 vitesh nuk jetonte njeri aty, pamjet pas shpërthimit të tritolit në banesën e Mehmet Dukës

Hakmarrje? Shpërthim me tritol në banesën e babait të
Dera

TIRANË- Këto janë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi me tritol në banesën e Mehmet Dukës, babait të kreut të klanit ‘Duka’, Leonard Duka. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore në Fresk.

Hakmarrje? Shpërthim me tritol në banesën e babait të

Nga shpërthimi është prishur ashensori, dhe pak dera e banesës së Dukës, që ndodhej në katin e katërt të një pallati. Kjo banesë ishte bosh, pasi prej 4 vitesh nuk banonte njeri më aty. Nga ky shpërthim ka pasur edhe dëme në apartamentin e fqinjëve.

Leonard Duka u arrestua Bruksel në shkurt të këtij viti për vrasjen e Santiago Malkos, i cili ishte njeriu i besuar i Ervis Martinaj. Gjate aksionit, policia ndërhyri në lagjen ku jetonte Muhamet Duka, duke hequr me shume se 13 kamera sigurie te vendosura në rrugë. Ervis Martinaj, i cili është i kërkuar nga drejtësia, vazhdon të jetë i zhdukur që prej gushtut të 2022 dhe policia nuk ka asnjë gjurmë të tij./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tritol babait të Leonard dhe Erlis Dukës, Muhamet Duka: S'kam dijeni kush mund të jenë autorët

Hakmarrje? Shpërthim me tritol në banesën e babait të
Leonard Duka

TIRANË- Në orët e para të mëngjesit një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në derën e banesës së Muhamet Dukës, që ndodhet në katin e katërt të një pallati në zonën e Freskut në Tiranë.

Muhameti është babai i Elis dhe Leonard Dukës, ky i fundit  njihet si drejtuesi i klanit “Duka”. Babai i tyre ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarjeje.

Dyshohet se është një paralajmërim ose kërcënim mes grupeve. Në banesën ku është vënë sasia e vogël e tritolit kishte 4 vite që nuk jetonte njeri./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tritol banesës së babait të tij! Kush është Leonard Duka, u arrestua 2 muaj më parë në Bruksel

Hakmarrje? Shpërthim me tritol në banesën e babait të
Leonard Duka

TIRANË- Një sasi lëndë plasëse shpërthyeu në orët e para të mëngjesit në banesën e një 65-vjeçari në Tiranë. Banesa është në pronësi të Muhamet Dukës, i cili dyshohet se i është vënë babait të Leonard Dukës, armikut të përbetuar të Ervis Martinajt. Po kush është Leonard Duka?

Ai njihet si rivali më i madh i bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Më 14 shkurt të 2023-it, Duka u arrestua nga autoritetet belge në Bruksel pasi iu gjend armë zjarri në banesë dhe një sasi e konsiderueshme parash.

Ai akuzohet se është i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos, i vrarë më 27 gusht 2019, mik i afërt i të zhdukur Ervis Martinaj. Marrja peng dhe dhunimi nga Martinaj i babait të Leonard Dukës ishte pika e kthesës, e cila kërkoi hakmarrje nga klani “Duka”. 

Ervis Martinaj, i shumëkërkuari i drejtësisë vijon të jetë i zhdukur prej gushtit të viti 2022 dhe policia ende nuk e ka një përgjigje se çfarë ka ndodhur me të.

3 VITE ME PARE

Tritoli në Fresk, banesa në pronësi të babait të kundërshtarit të Ervis Martinajt (EMRI)

Hakmarrje? Shpërthim me tritol në banesën e babait të
Foto ilustruese

TIRANË- Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në banesën e një 65-vjeçari në Tiranë, dyshohet se i është vënë babait të Leonard Dukës, armikut të përbetuar të Ervis Martinajt. Mësohet se banesa në zonën e Freskut i përket Muhamet Dukës, 65 vjeç. 

Nga shpërthimi nuk ka pasur asnjë person të lënduar, vetëm dëme materiale./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Shpërthim me tritol në derën e banesës në Fresk (NJOFTIMI)

Hakmarrje? Shpërthim me tritol në banesën e babait të
Foto ilustruese

TIRANË- Shpërthim me tritol gjatë natës në Fresk. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së 65 vjeçarit, Mehmet Duka. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.'

'Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.'

tritol ne fresk leonard duka muhamet duka

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës