Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
•Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e sotme në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan.• Që prej orës 11:00 banorët e alarmuar dhe shqetësuar nga shpërthimi kanë lajmëruar autoritetet dhe zjarrfikësit, ndërsa gjithë zona u mbulua nga shtëllungat e dendura të tymit. •Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa flakët rrezikojnë të përhapen. •Në ndihmë pasditen e sotme kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Tirana, Cërriku, Peqini dhe Belshi. •Nga zjarri nuk ka të lënduar dhe mendohet se shpërthimi është shkaktuar si pasojë e vajrave dhe mbetjeve të cilat digjeshin. •Sipas informacioneve zjarri vazhdon ende dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit.
3 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Zjarri në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan i shkaktuar nga një shpërthim i fuqishëm, vijon të jetë aktiv që nga paraditja e sotme. Siç shihet edhe nga videoja e mbërritur në redaksinë e Dosja.al shtëllungat e tymit kanë mbuluar gjithë zonën ndërsa flakët rrezikojnë të përhapen.
Zjarri nisi sot rreth orës 11:00, ndërsa tymi vijon të mbulojë zonën. Në ndihmë kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Tirana, Cërriku, Peqini dhe Belshi.
Nuk ka të lënduar dhe mendohet se shpërthimi është shkaktuar si pasojë e vajrave dhe mbetjeve të cilat digjeshin. Sipas informacioneve zjarri vazhdon ende dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit.
ELBASAN- Zjarri në pikën e skrapit të 'Kurum' në Metalurgjik rrezikon të përhapet, pasi është aktive që prej paradites së sotme.
Zjarri nisi sot rreth orës 11:00, ndërsa tymi vijon të mbulojë zonën. Në ndihmë kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Tirana, Cërriku, Peqini dhe Belshi.
Nuk ka të lënduar dhe mendohet se shpërthimi është shkaktuar si pasojë e vajrave dhe mbetjeve të cilat digjeshin. Sipas informacioneve zjarri vazhdon ende dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit.
ELBASAN-Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e sotme në Metalurgjikun e Elbasanit. Zhurma e shpërthimit është ndjerë në të gjithë zonën dhe ka alarmuar menjëherë banorët dhe bizneset përreth zonës. Një tym i madh pas shpërthimit ka mbuluar gjithë zonën.
Zjarrëfikësit dhe ekipet e emergjencës janë nisur menjëherë në vendngjarje për të normalizuar situatën. Nga zjarri nuk ka të lënduar dhe mendohet se shpërthimi është shkaktuar si pasojë e vajrave dhe mbetjeve të cilat digjeshin. Sipas informacioneve zjarri vazhdon ende dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit.
NJOFTIMI I POLICISË
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, dyshohet se nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e fërkimit të mbetjeve metalike, ka rënë zjarr në një pikë për grumbullimin e skrapit, në zonën e ish-kombinatit metalurgjik, në Bradashesh. Nuk ka shtetas të dëmtuar nga flakët.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe me punonjësit e kompanisë që ka në pronësi pikën për grumbullimin e skrapit, kanë bërë të mundur zhvendosjen e mbetjeve, për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe të tymit.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e zjarrit.