Shpërthejnë protestat kundër Kryeministrit/ Shqiptarët në Bruksel e Angli kërkojnë largimin e tij: Rama në burg (PAMJET)
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë dhe jetojnë me ...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Sot zgjedhjet parlamentare n&eum...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
• Vala e protestave kundër Kryeministrit Edi Rama ka kapërcyar kufijtë e Shqipërisë, duke u shtrirë edhe në disa qytete të Europës dhe SHBA-së. • Pas protestës së parë në fshatin Zvërnec, që u zhvillua kundër projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës, shqiptarët e diasporës janë mobilizuar në mbështetje të këtyre protestave. • Paraditen e kësaj të diele, shqiptarët e Brukselit kanë protestuar para Komisionit Europian, duke shprehur kundërshtimet e tyre ndaj projektit në Sazan. • Të mbuluar me flamur kombëtarë dhe qeleshe, ata kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë Rama, ndërsa disa prej tyre kërkojnë burgosjen e Ramës. • Në video shihen të rritur e fëmijë me flamuj kuq e zi dhe me pankarta të ndryshme. • Kundërshtimet e tyre për projektin e Zvërnecit i shprehën edhe shqiptarët që jetojnën në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët janë mbledhur përpara Ambasadës Shqiptare në Londër. • Mes pankartave dhe thirrjeve të protestuesve dëgjohen kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa nuk mungojnë as sloganet kundër opozitës. • “Rama ik”, “Rama në burg” dhe “Berisha në burg” janë disa nga thirrjet që janë artikuluar nga pjesëmarrësit gjatë tubimit.
3 artikuj për këtë temë.
ANGLI- Shqiptarët që jetojnën në Mbretërinë e Bashkuar janë mbledhur edhe përpara Ambasadës Shqiptare në Londër, duke protestuar dhe shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit në zonën e Zvërnecit.
Për të dytën ditë rradhazi, protestuesit shihen me flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe për mbrojtjen e mjedisit dhe transparencë mbi zhvillimet e planifikuara në zonë. Para Ambasadës shqiptare në Londër, shqiptarët brohorasin: Rama në burg, Berisha në Burg. Përveç Londrës, tubime janë zhvilluar edhe në Bruksel, Milano, Firence, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe SHBA.
Me sloganin “Shqipëria nuk shitet”, protestuesit kanë dalë në sheshe çdo ditë duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe duke kundërshtuar projektin për investim në zonën e Zvërnecit. “Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë” thuhet në sloganin ku qytetarët ftohen të marrin pjesë në tubim./Dosja.al
BRUKSEL- Shqiptarët e Brukselit kanë protestuar ditën e sotme para Komisionit Europian, duke shprehur kundërshtimet e tyre ndaj projektit në Sazan. Të mbuluar me flamur kombëtarë dhe qeleshe, ata kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë Rama, ndërsa disa prej tyre kërkojnë burgosjen e Ramës. Në video shihen të rritur e fëmijë me flamuj kuq e zi dhe me pankarta të ndryshme.
Protesta nga diaspora ka pasur edhe në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes.
Disa nga pankartat më pikante në këto tubime kanë qenë: “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, "Rama në burg", "Berisha në burg", "Qeveri e re", "O pallosh jep dorëheqjen sa më parë","Revolucion", "Kur populli proteston fillon zhvillimi", "Qeveri e re", "A je shqipe, a je pulë", "Top Channel e kapëm lajmin", "Erdhëm vetë në edicionin qëndror", "Milionero mos të kapi sikleti", "Ramëëë, pije kosin".
Në protestat e zhvilluara në Tiranë, qytetarët kanë prezantuar edhe pesë kërkesa që i kanë cilësuar si të panegociueshme dhe që i drejtohen kryeministrit Edi Rama. Ata tha se kërkesat e paraqitura burojnë nga vullneti i mijëra qytetarëve që i janë bashkuar protestës dhe përfshijnë:
1. Dorëheqjen e qeverisë;
2.Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
3.Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
4.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
5.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.
Protestuesit kanë theksuar se këto kërkesa përfaqësojnë, sipas tyre, interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore e kulturore të vendit.
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Disa ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al

EUROPË- Vala e protestave kundër Kryeministrit Edi Rama ka kapërcyar kufijtë e Shqipërisë, duke u shtrirë edhe në disa qytete të Europës dhe SHBA-së. Pas protestës së parë në fshatin Zvërnec, që u zhvillua kundër projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës, shqiptarët e diasporës janë mobilizuar në mbështetje të këtyre protestave.
Protesta janë zhvilluar në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe kanë kërkuar largimin e Ramës.
Edhe në diasporë, shqiptarët kanë mbajtur fjalime, duke kërkuar largimin integritet kombëtar, ruajtjen e pronës trashëgimi natyrore, zhbërjen e ligjeve klienteliste që i cenojnë pasuritë shqiptare dhe mbajtjen e përgjegjësive.
Disa nga pankartat më pikante në këto tubime kanë qenë: “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, "Rama në burg", "Berisha në burg", "Qeveri e re", "O pallosh jep dorëheqjen sa më parë","Revolucion", "Kur populli proteston fillon zhvillimi", "Qeveri e re", "A je shqipe, a je pulë", "Top Channel e kapëm lajmin", "Erdhëm vetë në edicionin qëndror", "Milionero mos të kapi sikleti", "Ramëëë, pije kosin".
View this post on Instagram