LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"99% e atyre që mbrojnë flamingot nuk i kanë parë kurrë"/ Rama shpërthen ndaj protestuesve: Delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë!

• Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot protestuesit që kanë shpërthyer në tubime në të gjithë vendin për Zvërnecin. • Gjatë podcastit të tij të përjavshëm, Rama theksoi se protestat kanë nisur që të dëmtojnë turizmin në Shqipëri. • Sipas Ramës, për shkak të protestave, operatorët turistikë kanë njoftuar anulimet e para të rezervimeve të bëra nga turistët e huaj. • Në lidhje me takimin që mbajti pak ditë më parë me banorët e Zvërnecit, kryeministri theksoi se ishte një bashkëbisedim shumë normal që qartësoi disa pikëpyetje të ngritura nga zhvillimet e ditëve të fundit. • Duke folur prap për protestën, Rama ka sulmuar protestuesit si dhe personazhet e TikTokut që kanë marrë pjesë në protestë, duke i quajtur ata delirantë. • Më tej Kryeministri u është sulur dhe gazetarëve të huaj dhe mediave ndërkombëtare që po i bëjnë jehonë protestave në mbarë vendin.

5 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

VIDEO/ Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë dhe jetojnë me ‘like'

"99% e atyre që mbrojnë flamingot nuk i kanë parë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ashpër ndaj protestuesve të cilët prej disa ditësh kanë mbushur sheshet plot. Në podkastin e tij, "Flasim", Rama ka zgjedhur që ti sulmojë këta protestues, duke i quajtur ata delirantë dhe të marrë. Ai shtoi gjithashtu se pjesë e kësaj turme janë edhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë dhe jetojnë me ‘like' dhe që nuk paguajnë asnjë kokërr leku taksë.

"Po, ndërkohë, mos harroni që ka një mundësi shumë të madhe që gjithë këto rrëmuja që dalin nëpër media, nëpër rrjete online, ndryshe nga çfarë është realiteti këtu, që ka një turmë në bulevard, një turmë shumë biodiverse, që nga të marrët që fusin rrethin katror dhe pastaj e quajnë rrethin katror, te lloj-lloj personazhesh që kërkojnë “like” dhe që jetojnë me “like”. Influencera që fitojnë paratë e dynjasë përmes rrjeteve sociale dhe s’paguajnë një kokërr leku, një kokërr leku taksë.

Të tjerë që janë delirantë, me flamurin të lidhur këtu në fyt dhe që e vënë qeleshen si një certifikatë pastërtie patriotike; të tjerë që janë realisht të shqetësuar, vajza dhe djem që duan të shfryjnë pakënaqësitë e tyre etj. Është një turmë normale, s’ka asnjë problem. Por kjo që turma normale kthehet në qindra mijëra njerëz që po vlojnë në Shqipëri do të dëmtojë turizmin, çuna, goca. Kanë filluar disa shenja shqetësuese të çregjistrimeve në Sarandë, disa shenja shqetësuese, pak, por para se të bëhet trend që të fillojnë ata që kanë prenotuar për të ardhur, pra për të sjellë ato para që do të shkojnë te bizneset e vogla, që do të shkojnë te familjet që mezi e presin këtë sezon, atëherë do të humbasim shumë turistë këtë vit.

Mbase këtë doni. Unë nuk besoj që këtë doni, por mbase ky është edhe qëllimi, që të jetojmë vetëm me flamingot, të cilët 99.99% e atyre që i mbrojnë s’i kam parë ndonjëherë me sy. Nuk e di. Shikojeni këtë punë. Në ndërkohë që projekti do të bëhet, që të jemi shumë të qartë. Projekti do të bëhet sepse është një e mirë e madhe për ekonominë tonë. Është një bekim i madh për Vlorën dhe është një kapërcim i madh epokal për Shqipërinë turistike dhe për Shqipërinë europiane," tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

"99% e atyre që mbrojnë flamingot nuk i kanë parë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë podkastit “Flasim” u ndal dhe te punimet e Samitit BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt të premten në Tivat të Malit të Zi. Kryeministri e cilësoi si një nga takimet më të rëndësishme për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe vlerësimin e Shqipërisë si vend pranë anëtarësimit. Rama theksoi se Shqipëria ka marrë vlerësime pozitive në samit dhe se procesi i integrimit europian po ecën përpara, ndërsa veçoi takimin me kancelarin gjerman Friedrich Merz si dëshmi e mbështetjes për vendin.

 
“Kjo javë ishte e rëndësishme edhe për Samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tivat. Në Tivat nuk kisha shkuar asnjëherë. U detyrova të shkoj se s’kisha për të shkuar pa bërë më parë portin turistik të Durrësit. Kështu e kisha ndarë në mendjen time. Një fiksim i palogjikshëm, por nganjëherë, siç tregojnë edhe këto rrëmujat e ditëve të fundit, logjika nuk është ajo që vendos gjithmonë. Vendosin edhe emocionet, vendos edhe, në një farë mënyre, budallallëku i njeriut dhe ishte një lloj budallallëku imi, për hir të së vërtetës, por ishte emocional që nuk doja të shkoja në Tivat, sepse nuk doja të shikoja Porto Montenegro-n. Nuk doja ta shikoja Porto Montenegro-n, sepse Porto Montenegro është një top që i ka kaluar për shalësh Shqipërisë dhe ka përfunduar në Mal të Zi, dhe historia e Malit të Zi është përcaktuar nga Porto Montenegro si një histori e një vendi turistik që nuk ka bujqësi, nuk ka fabrika, nuk ka prodhime të tjera, por ka një bukuri që e ka vënë në dispozicion të ekonomisë përmes investimeve të ekselencës.

Dhe ai që e ëndërroi dhe që e konceptoi Porto Montenegro-n, më parë se të shkonte atje si një top i shtyrë nga uji përmes shalëve që ishin të hapura thjesht dhe vetëm për të marrë përfitime babëzie duke e përdorur Shqipërinë si pronë, donte ta bënte në Durrës. Donte ta bënte në Durrës. Kishte bindjen që një port turistik pranë amfiteatrit më të madh që romakët kanë ndërtuar jashtë Romës do të ishte një histori e jashtëzakonshme suksesi, gjë që do ta tregojë natyrisht historia e re, por shumë e vonuar, jo për fajin tim dhe tonin, e projektit të portit turistik të Durrësit.

Dhe u prit me sytë te xhepi dhe iu kërkua “xhixha”, kështu që iku në Mal të Zi, e ndërtoi Porto Montenegro-n dhe Tivati, nga një gji me rreth 10.000 banorë që ishte i vetmi gji që nuk frekuentohej nga turistët, sepse ishte një bazë ushtarake e Jugosllavisë me ujë të ndotur e kështu me radhë, u kthye në motorin më të madh ekonomik të Malit të Zi. Dhe Mali i Zi, që nga ai moment, pa shumë hajër sepse pasuan investime të tjera. One&Only, hoteli One&Only në Europë, është ndërtuar vetëm në Mal të Zi. Do të ishin në Shqipëri të gjitha këto, sikur ata që mos qofshin, domethënë, të mos i kishin lënë të kalonin kështu këto topa dhe sikur të kishin menduar për Shqipërinë dhe për të gjitha këto tema që flasim sot. 

Gjithsesi, në Tivat unë shkova, nuk kisha çfarë bëja. Dhe më vjen shumë mirë të them që samiti ka qenë një samit mbase më interesanti nga pikëpamja e përgjithshme e shtyrjes së disa gjërave dhe e shtyrjes së çështjes së përshpejtimit të zgjerimit. Ama, një gjë është pak a shumë e sigurt: Shqipëria u vlerësua si një vend që është pranë anëtarësimit. Shqipëria u vlerësua për të gjitha ato që ka bërë dhe si një vend që është pranë. Ndërkohë që zëri ynë u dëgjua qartësisht përsëri. Unë i ngrita të gjitha ato për të cilat kam kohë që përpiqem edhe brenda atij rrethi, sepse një gjë e kemi arritur. Në atë rreth nuk ka më “kush jam unë e kush je ti”, siç ka qenë dikur.

Të gjithë i dëgjojmë me respekt dhe na dëgjojnë me respekt. Dhe unë kam shumë shpresë që do të kemi lajme shumë të mira shumë shpejt përsëri në atë aspekt dhe jam edhe më i bindur sot seç isha përpara këtij samiti, që ne do ta arrijmë atë që duam të arrijmë. Do ta arrijmë atë që duam të arrijmë. Dhe takimi me kancelarin Merz ishte provë absolute e faktit që vlerësimi është maksimal, mbështetja është maksimale dhe vetëm puna, puna, puna është ajo që nuk na e bëjnë dot as gjermanët, as italianët, as francezët, por duhet ta bëjmë vetë. Kështu që të gjithë në punë, secili në punën e vet. Faleminderit shumë," tha Rama./Dosja.al

2 ORE ME PARE

VIDEO/ "Izraelin e futën kot në këtë mes"/ Raportimet e mediave të huaja për çështjen e Zvërnecit, Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

"99% e atyre që mbrojnë flamingot nuk i kanë parë
Edi Rama

TIRANËKryeministri Edi Rama kanë shpërthyer ndaj gazetarëve dhe mediave ndërkombëtare që kanë raportuar për çështjen e Zvërnecit dhe protestat masive në vend. Duke folur në podkastin "Flasim", Rama tha se këta gazetarët dhe lloj-lloj ndërkombëtarësh nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, por sipas tij, e kanë secili për agjendën e vet në vendet ku janë.

Sa i përket Izraelit, Rama tha se e futën kot në këtë mes, pasi dy investitorët kryesorë të projektit janë dy vëllezër myslimanë të famshëm në Lindjen e Mesme. Kryeministri tha më tej se gjithë këto rrëmuja që dalin nëpër media dhe nëpër rrjete online, bëhet nga personazhet që kërkojnë “like” dhe që jetojnë me “like”.

"Dhe, ndërkohë, kam edhe diçka tjetër për të shtuar lidhur me atë që po ndodh. Kini parasysh një gjë: gjithë kjo lukuni e madhe videosh dhe gjithë këta gazetarë, gjithë këta lloj-lloj ndërkombëtarësh në media që papritur u bënë të interesuar për Shqipërinë, për mjedisin, për zogjtë e Shqipërisë, nuk e kanë fare me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë. E kanë secili për agjendën e vet në vendet ku janë.

Disa e kanë me Izraelin, që u fut kot fare në këtë mes. Ndërkohë që investitorët kryesorë janë dy vëllezër myslimanë të famshëm në Lindjen e Mesme për sukseset dhe investimet e tyre dhe që vijnë nga Katari, një vend që s’ka as marrëdhënie me Izraelin. Disa të tjerë e kanë kundër atij në Amerikë, presidentit të Amerikës, të cilin gjysma e duan, gjysma e urrejnë dhe ndaj të cilit mediat dhe të gjitha sistemet online turren për çdo gjë. 

Disa të tjerë e kanë sepse nuk duan që Shqipëria ta ketë këtë projekt. Janë konkurrentë, normal! Të vijnë 4 miliardë në Shqipëri dhe, me këto emra, Shqipëria bëhet një pikë referimi si asnjëherë më parë dhe si asnjëherë më pas, në rast se ne e humbim këtë mundësi," tha Rama./Dosja.al

2 ORE ME PARE

VIDEO/ Rama për takimin me banorët e Zvërnecit: Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga “flamingot online” si njerëz të mbledhur me zor

"99% e atyre që mbrojnë flamingot nuk i kanë parë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli për takimin që pati me banorët e Zvërnecit, pas protestave për kundërshtimin e projektit. Gjatë fjalës së tij në podkastin "Flasim", Rama tha se banorët kanë shprehur shqetësime konkrete lidhur me çështje të pronësisë dhe zhvillimit lokal, por nuk kanë kundërshtuar idenë e investimit. Sipas Kryeministrit, banorë kërkojnë zhvillim dhe jo ndalimin e projektit. 

Rama kritikoi gjithashtu reagimet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, duke pretenduar se pjesëmarrësit në takim janë paraqitur si persona të mbledhur me zor. Sipas Ramës, në takim morën pjesë banorë dhe individë që jetojnë, punojnë dhe kanë interesa në zonën ku parashikohet të zhvillohet investimi. 

 

"Këtë javë shkova dhe takova banorët e zonës së Zvërnecit, në një takim që, për të gjithë ata që duan të dëgjojnë, është i postuar në faqen time. Vlen shumë më tepër se çdo ulërimë, çdo zhurmë, çdo kuje, çdo shqetësim, manipulim, falsifikim apo spekulim nga çorba e ditëve të fundit.

Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga flamingot online si njerëz të mbledhur me zor, si njerëz të mbledhur kokërr më kokërr, si njerëz që nuk përfaqësonin komunitetin etj., ndërkohë që ata janë njerëzit që jetojnë në atë zonë. Ajo zonë nuk është një zonë e mbipopulluar. Ajo është një zonë ku ata njerëz që kanë interesa aty, që punojnë aty, që i pretendojnë pronat e tyre aty, madje aty ku do të zhvillohet projekti, që mbajnë familjet e tyre nga aktivitetet e vogla aty, nga shërbimet dhe nga puna e përditshme aty, janë ata.

Nuk vajta të takoj njerëz të mbledhur nga Narta poshtë apo nga Vlora lart. Vajta të takoj ata që janë aty, pikërisht ata që e kanë interesin e drejtpërdrejtë, qoftë për të drejtën e pronës, qoftë për të drejtën që të dëgjohen, qoftë për të drejtën që të jenë pjesëmarrës në këtë proces, qoftë edhe për të drejtën që të zhvillohen. Okay?

Dhe ajo që dëgjova prej tyre natyrisht nuk ishte një surprizë për mua. Ishte krejt ndryshe nga ajo që dëgjohet çdo ditë. Ishte një bisedë për shqetësimet konkrete, për problematikat konkrete, për mënyrën se si adresohet një pretendim, një pronë e kthyer dhe e regjistruar, por që, në rast se kthimi dhe regjistrimi janë bërë në mënyrë të parregullt, ka gjykatë, ka një proces dhe në fund gjithçka ishte pozitive mes njerëzish që diskutojnë si njerëz, mes njerëzish që nuk i qepen njëri-tjetrit me gurë në trastë. Okay?

Dhe ajo që bëri më shumë përshtypje ishte se, pavarësisht pyetjeve, shqetësimeve, kërkesave që kishin, në asnjë moment nuk dëgjova prej tyre të vihej në diskutim vetë ideja që ky investim duhet të ndalet. Madje, përkundrazi, ndjeva shqetësim edhe më pas kur dolëm; ndjeva shqetësim që: “Aman, mos ndalet, aman, mos ta humbasim këtë gjë”, tha Rama./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Flamingot jo vetëm që vriteshin por edhe haheshin"/ Shqipëria u zgjodh në krye të Forest Europe, Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

"99% e atyre që mbrojnë flamingot nuk i kanë parë
Edi Rama 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se zgjedhja e Shqipërisë në krye të Forest Europe, ku marrin pjesë Bashkimi Europian dhe 45 vende europiane, do të ishte e paimagjinueshme dhjetë vite më parë, kur vendi përballej me probleme të shumta si gjuetia e paligjshme, prerjet masive të pyjeve dhe mungesa e kontrollit në zonat e mbrojtura. Duke folur në podkastin "Flasim", Rama u shpreh se 10 vite më parë në këto zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme dhe flamingot, jo vetëm që vriteshin, por edhe haheshin.

Sipas tij, gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë masa për mbrojtjen e ekosistemeve natyrore, duke përmendur zgjerimin e sipërfaqes së zonave të mbrojtura në 25% të territorit të vendit, si dhe ndërhyrjet për mbrojtjen e lumenjve dhe habitateve natyrore. Rama tha më tej se një tjetër zhvillim pozitiv për vendin në fushën e mjedisit, është përfshirja e Liqenit të Shkodrës në biosferën e UNESCO-s. Sipas tij, të dyja zhvillimet përfaqësojnë njohje ndërkombëtare për politikat e ndjekura në mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe harmonizimin e zhvillimit ekonomik me ruajtjen e mjedisit. 

“Këtë javë Shqipëria u zgjodh me votë unanime në krye të Forest Europe, Europa e pyjeve, për mandatin 2026-2030, duke marrë stafetën nga Suedia. Bëhet fjalë për platformën më të rëndësishme paneuropiane, ku janë bashkë Bashkimi Europian dhe 45 vende europiane, që adreson pikërisht fushën e pyjeve dhe të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, duke iu referuar pikërisht pyjeve. Ky është një vendim që ka një domethënie dhe domethënia, ma ha mendja, është e kuptueshme për të gjithë nëse i bëjmë pyetjen vetes: a mundet vallë të mendohet se Shqipëria mund të zgjidhej në krye të kësaj organizate kaq të rëndësishme 10 vjet më parë? 10 vjet më parë, kur në zonat tona të mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme dhe flamingot, jo vetëm që vriteshin, por edhe haheshin.

10 vjet më parë, kur pyjet priteshin dhe kamionët me dru pyjesh venin e vinin vargan-vargan lart e poshtë, nga veriu në jug? 10 vjet më parë, kur as nuk bëhej fjalë për zona të mbrojtura, se edhe zonat e mbrojtura që ishin, ishin tokë pa zot, ndërkohë që shumëçka që duhej vënë në mbrojtje vetëm bëhej pre e babëzisë. Sa hidrocentrale do të ishin ndërtuar në Vjosë nëse 10 vjet më parë ne nuk do t’i kishim thënë stop gjithë marrëzisë së Shqipërisë mini superfuqi energjetike e rajonit? Çfarë do të kishte ndodhur sikur në këto 10 vjet, ne të mos e kishim zgjeruar hartën e zonave të mbrojtura në 25% të territorit të Shqipërisë etj.?

Pra, fakti që nuk e imagjinojmë dot se Shqipëria do të ishte zgjedhur në krye të këtij forumi dhe do të merrte stafetën nga Suedia, dhe mbi të gjitha që Shqipërinë do ta mbështesnin fuqishëm dy vende, të cilat kanë një reputacion absolut për sa i përket mënyrës se si mbrojnë dhe administrojnë pyjet, Republika Federale e Gjermanisë dhe Mbretëria e Bashkuar. Pra, fakti që, besoj, nuk e imagjinojmë dot të gjithë së bashku, pavarësisht dallimeve që mund të kemi në të gjitha aspektet e tjera, që nuk imagjinojmë dot se Shqipëria do të merrte kryesimin e Forest Europe 10 vjet më parë, por e merr sot duke marrë stafetën nga Suedia me bekimin e të gjitha vendeve, me një mbështetje shumë të zëshme në procesin e shqyrtimit të kandidaturave nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Mbretëria e Bashkuar, duhet të na thotë diçka edhe për të sotmen, duhet të na thotë diçka edhe për mënyrën se si në të sotmen qeverisin dhe udhëheqin ata të cilët e kanë bërë këtë transformim.

Dhe dua t’ju them, që Shqipëria njëkohësisht ka marrë edhe një lajm tjetër jashtëzakonisht, jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të bukur në këtë atmosferë kaq të ndezur me ngjyrën e flamingove, një lajm që duhet t’i gëzojë të gjithë. Fakti që këtë javë Shqipëria ka marrë edhe një tjetër lajm të mirë, përfshirjen e liqenit të Shkodrës në biosferën e UNESCO-s. Një tjetër shembull domethënës që në Shqipëri nuk qeverisin forca, apo nuk qeveris një forcë që shkatërron; qeveris një forcë që ndërton.

Nuk qeveris një forcë që abuzon me mjedisin dhe me trashëgiminë natyrore apo kulturore, por qeveris një forcë që, në të kundërt, kërkon që t’i harmonizojë të dyja bashkë, sepse të mendosh që zgjidhja është ose të konservosh, ose të ndërtosh, do të thotë të mos kesh kuptuar asgjë nga të gjitha zhvillimet e dekadave të fundit dhe, mbi të gjitha, të mos kesh kuptuar asgjë nga domosdoshmëria që njerëzit të rrisin mirëqenien e tyre, duke vënë në funksion të rritjes së mirëqenies edhe burimet natyrore. Por, nga ana tjetër, që burimet natyrore të mund të jenë aty për njerëzit, duhet të jenë nën kujdesin, nën përkujdesjen, nën sytë e njerëzve për t’i ruajtur, për t’i mirëmbajtur, për t’i ushqyer dhe për t’i bërë ende më të vlefshme, qoftë në atë çka ato paraqesin, qoftë në atë për çka ato shërbejnë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë

Rama për takimin me banorët e Zvërnecit:Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga flamingot online

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit