LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Drogë në ish-Bllok, Kombinat e Ali Dem/ Megaoperacioni 'Tempulli', lihen në burg të arrestuarit në Vlorë, Korçë dhe Tiranë

 •Disa nga të arrestuarit e megaoperacionit antidrogë ‘Tempulli’ janë lënë në masën e sigurisë arrest me burg.   • Gjykata e Vlorës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për të arrestuarit gjatë operacionit antidrogë ‘Tempulli’. •Në burg janë lënë Eduart Ahmeti, Idlir Omeri, Bebeto Basha, Julian Shabani, Klajdi Muça, Ari Myrtaj, Lisandro Murati, Gerand Nebiu, Jurgen Breshani dhe Arient Dapaj. •Edhe në Korçë u lanë në burg 10 nga 26 të arrestuarit. •Megaoperacioni “Tempulli” vuri në pranga 233 persona në të gjithë vendin ndërsa 82 të tjerë u shpallën në kërkim. •Me arrestimet u shkatërruan 23 grupe kriminale që shpërndanin drogë nëpër shkolla dhe lokale. •Pas Tiranës, Vlora ishte qyteti i dytë që kishte edhe numrim më të madh të arrestimeve. •Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli 61 të arrestuar, ndërkohë masa është ndryshuar për vetëm 3 vajza nga “Arrest në shtëpi” në “Detyrim paraqitje”.

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Megaoperacioni “Tempulli”/ Zbardhen përgjimet, si agjenti “fundosi” shpërndarësit e drogës në Elbasan

Drogë në ish-Bllok, Kombinat e Ali Dem/ Megaoperacioni
foto ilustruese

ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e megaoperacionit “Tempulli” që çoi në qeli 10 persona në qytetin e Elbasanit që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike. 

Ka qenë agjeni i infiltruar ai i cili ka futur në kurth shpërndarësit e drogës, ndrësa është futur në makinë dhe u ka kërkuar që të blinte një sasi droge. Agjenti me emrin e koduar “Koli” ka kontaktuar me Stiven Faqollin, i cili është arrestuar.

Mësohet se agjenti bashkë Stiven Faqollin janë takuar në vendin e quajtur “Ura e Bushtricës” në Librazhd, ku në makinë ndodheshin edhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre Glidi Ballolli, i cili ndodhet në burg dhe Mikel Poçi.

Biseda: 

Gildi Ballolli (G) : Sa të duhen ty?

Agjenti (K) : A është e mirë ?

G : Dy të plota, ke dhe një zero dyshe…

K : Ok vetëm të jenë të mira

G : Mallin e kë super, ma kanë pëlqyer të gjithë

K : O Stivo është naj çik e mirë kjo ?

S (Stiven Faqolli) : Për zotin po, për kokën time.

K : Epo se ku e kam parë këtë cunin që mi dha mua…

S : Ktu rri ky në Librazhd

K : Si e ka emrin ky ?

S : Gia

K : Ishte dhe me një tjetër ky

S : Ai është Mikel Poçi

Me datë 8 shtator, agjenti ka shkuar në afërsi të kryqëzimit të Cërrik-Elbasan, konkretisht në rrugën “Çajupi” ku ka ndaluar në parkimin e një pallati. Pas rreth 5 minuta pranë tij është afruar shtetasi Ervis Duzha dhe pasi kanë biseduar për pak sekonda, ky i fundit i ka dhënë diçka në dorë agjentit, dyshohet kokainë dhe më pas është larguar në drejtim të pallatit.

Pjesë nga përgjimet:

Agjenti (K) : O Ervis hë o la?

Ervis Duzha (E) : Ça ban?

K : Bjer i gjysëm mu, e po shiko të jet për bidon. E mirë është?

E : E mirë.

Më 9 shtator, agjenti ka shkuar në rrugën që të dërgon në “Llixha” dhe ka ndaluar në afërsi të lavazhit “Çoku” dhe pranë tij është afruar shtetasi Endrit Kovaçi, ky i fundit pasi ka biseduar për pak sekonda me agjentin e autorizuar i ka dhënë diçka në dorë dhe është larguar në drejtim të lavazhit, dyshohet kanabis.

Pjesë nga përgjimet:

Endrit Kovaçi (E) : Ktu ke 10-çen?

Agjenti (K) : Ti mos e mçif, ti lene me i ven që të duket.

E : Ke katër-pesë cigare të mira lale.

K : E po m’pëlqeu mua imen?

E : Është i mir ai lal, maj içik er maj.

2 VITE ME PARE

Operacioni "Tempulli"/ Gjykata e Tiranës lë në burg të arrestuarit, ndryshohet masa e sigurisë për 3 vajza

Drogë në ish-Bllok, Kombinat e Ali Dem/ Megaoperacioni
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli 61 të arrestuar në kuadër të operacionit "Tempulli". Ndërkohë masa është ndryshuar për vetëm 3 vajza nga “Arrest në shtëpi” në “Detyrim paraqitje”. Ndërsa masat e tjera janë lënë të pandryshuara.

23 grupe kriminale u goditën në kuadër të megaoperacionit antidrogë që u shtri në gjithë vendin dhe mbi 230 persona u vunë në pranga. 

Më herët diutën e sotme, Gjykata e Vlorës vendosi masën ‘arrest me burg’ për të arrestuarit gjatë operacionit antidrogë ‘Tempulli’. Në burg janë lënë Eduart Ahmeti, Idlir Omeri, Bebeto Basha, Julian Shabani, Klajdi Muça, Ari Myrtaj, Lisandro Murati, Gerand Nebiu, Jurgen Breshani dhe Arient Dapaj. Kujtojmë që vetëm në qytetin e Vlorës, në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan 69 persona. Në total, në të gjithë vendin u lëshuan 296 masa arresti, nga të cilat 112 vetëm në Tiranë.

2 VITE ME PARE

"Mallin e ke **** derr fare qafsha të gjithë"/ Dalin PËRGJIMET, ja si ra ‘Ujku i Cërrikut’ në kurthin e agjentit të infiltruar

Drogë në ish-Bllok, Kombinat e Ali Dem/ Megaoperacioni
Ujku i Cerrikut

TIRANË- Detaje të reja nga operacioni i koduar ‘Tempulli’. Mes tyre është arrestuar edhe personazhi i njohur i internetit ‘Ujku i Shijakut’, Saimir Rexhepi. Në përgjime, kapet momenti kur Rexhepi siguron klientin e tij, që në fakti ishte agjenti i policisë se drogën e kishte shumë të mirë, madje ja kërkonte i gjithë Cërriku.

Përgjimi:

Agjenti (K): Hë ujk, e more? Gjysmë është?

Saimir Rexhepi (Ujku): Tall k….., e ke k...derre fare

K: E ke mall të mirë lali?

Ujku: Nuk të bëj be kot ty unë!

K: A është i mirë të paktën o vëlla ?

Ujku: Ore qafsha të gjithë e merr gjithë Cërriku.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Operacioni 'Tempulli', Gjykata lë në fuqi arrestin në burg për 10 nga 26 të arrestuarit në Korçë

Drogë në ish-Bllok, Kombinat e Ali Dem/ Megaoperacioni
Gjykata

KORÇË- Lihen në burg 10 nga 26 të arrestuarit në Korçë, në kuadër të operacionit 'Tempulli'. 

Konkretisht ata janë :

Xhoni Alo

Edison Foto

Evis Qani

Fatjon Bedulla

Eduart Najtellari

Vasjan Ristollari

Nikolla Stamulli

Fatjon Xhambazi

Theodhoraq Thoma

Musolin Ymeri.

Prokuroria kërkoi vazhdimin e masës së sigurimit më karakter shtrëngues “arrest në burg” ndërsa u pranua nga gjykata.

Megaoperacioni “Tempulli” vuri në pranga 233 persona në të gjithë vendin ndërsa 82 të tjerë u shpallën në kërkim. Me arrestimet u shkatërruan 23 grupe kriminale që shpërndanin drogë nëpër shkolla dhe lokale. Pas Tiranës, Vlora ishte qyteti i dytë që kishte edhe numrim më të madh të arrestimeve./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Operacioni antidrogë ‘Tempulli’/ Gjykata lë në burg 12 nga të arrestuarit në Vlorë

Drogë në ish-Bllok, Kombinat e Ali Dem/ Megaoperacioni
Policia

VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për të arrestuarit gjatë operacionit antidrogë ‘Tempulli’. Në burg janë lënë Eduart Ahmeti, Idlir Omeri, Bebeto Basha, Julian Shabani, Klajdi Muça, Ari Myrtaj, Lisandro Murati, Gerand Nebiu, Jurgen Breshani dhe Arient Dapaj.

Kujtojmë që vetëm në qytetin e Vlorës, në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan 69 persona. Në total, në të gjithë vendin u lëshuan 296 masa arresti, nga të cilat 112 vetëm në Tiranë.

90 u arrestuan në Tiranë, një pjesë e të cilëve doli dje para gjykatës ndërsa 61 të tjerë do të njihen sot me masën e sigurisë.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Operacioni "Tempulli"/ Shisnin drogë pranë shkollave, arrestohet nje person në Berat, procedohet bashkëpunëtori (EMRI)

Drogë në ish-Bllok, Kombinat e Ali Dem/ Megaoperacioni

BERAT- Florenc Kullolli, 36 vjeç është arrestuar në Berat pasi u kap duke shitur lëndë narkotike në një lavazh në afërsi të një shkolle.

Policia sekuestroi drogën në doza dhe një celular. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij 38-vjeçar. 

NJOFTIMI POLICISË: 

Në vijim të veprimeve operacionale të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, është siguruar informacion se në një biznes (lavazh për automjete), në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle në Kuçovë, shiteshin doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Në bazë të këtyre informacioneve, shërbimet e Policisë ndërhynë në këtë ambient, ku arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 36 vjeç, banues në lagjen "11-janari". Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëpunëtorin e 36-vjeçarit, shtetasin B. K., 38 vjeç, banues në lagjen "11-janari".

Nga kontrollet në këtë ambient (lavazh për automjete), Policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shitje.

Megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Operacioni policor “Tempulli”, hetimet e të cilit zgjatën për disa muaj rresht çuan në goditjen e 23 grupeve kriminale dhe në arrestimin e mbi 230 personave. Operacioni antidrogë u shtri në gjithë vendin, kryesisht në qytetet e Tiranës, Vlorës ,Beratit, Korcës, Durrësit dhe Elbasanit. Ditën e sotme, 46 nga të arrestuarit të Megaoperacionit antidrogë "Tempulli" pritet të dalin sot përpara Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Prokuroria për këto persona ka kërkuar masën e sigurisë "Arrest me burg".

2 VITE ME PARE

'Tempulli'/ Elgerti siguronte kanabisin nga Kanadaja! Përgjimet: Bari më i frikshëm që ekziston. Blerësi: S'du me vdek

Drogë në ish-Bllok, Kombinat e Ali Dem/ Megaoperacioni
Elgert Gjoni

TIRANË- Elgert Gjoni është një nga të arrestuarit nga operacioni 'Tempulli'. Nga hetimet ka rezultuar se ai është personi që siguronte kanabis llambe nga Kanada. I riu është mbajtur për muaj me radhë në vëzhgim nga agjentët e antidrogës, madje është përgjuar, si i janë bërë blerje të stimuluara për të faktuar aktivitetin e tij të shpërndarjes së drogës.

Sipas përgjimeve, ka rezultuar se një dozë të lëndës narkotike që ai sillte nga Kanadaja me postë e shiste deri në 300 euro. Në përgjim, Elgert Gjoni shfaqet duke komunikuar me një nga blerësit e identifikuar me emrin Enea, dhe ky i fundit i kërkon që t’i sigurohet një dozë e tillë.

Përgjimet:

Elgert Gjoni: Nga cila.

Enea: Nga ato pra.

Elgert Gjoni: Nga ato konservattt?

Enea: Konservat e peshkut.

Elgert Gjoni: Po të folim me atë bosin tjetër o xhi.

Enea: Jo më të paktën naj 30 tshe ca me the ti mu?

Elgert Gjoni: Si 30 tshe konserva? Ato jan do pako të zeze

Enea: Ato që më tregove në foto o burr ca kishte apo se m

Elgert Gjoni: Po e di o xhi, që kush është 30 tshja o xhi.

Enea: Po dhe kjo e mirë ishte.

Elgert Gjoni: Është 3.5 (tre pikë pesë) gramë 30 tshja qic vlla se nuk I kam hy kot këtij muhabeti për 300 euro.

Enea: 300 euro?

Elgert Gjoni: Po.

Enea: ca është kjo?

Elgert Gjoni: Rabi më i frikshëm që ekzisto

Enea: Jo mor shok se s'du me vdek unë.

Elgert Gjoni: Jo nuk vdes se ta jep do lloj efektesh që nu 30 tshe o xhi, është 3.5 gramshe dhe ajo qia robt e pëlqe

Enea: Atë do mor unë me kismet nga e premtja..

2 VITE ME PARE

Operacioni "Tempulli"/ Do njihen me masën e sigurisë, mbërrijnë në Gjykatë 12 nga të arrestuarit në Vlorë

Drogë në ish-Bllok, Kombinat e Ali Dem/ Megaoperacioni
foto ilustruese

VLORË- Ditën e sotme kanë mbërritur nën masa të rrepta sigurie në Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë disa prej të arrestuarve nga operacioni antidrogë "Tempulli".

Sot pritet të jepet një pjesë e vogël e numrit të masave të sigurisë, kurse një pjesë tjetër do të jepet ditën e nesërme.12 persona nga 87 të arrestuarit gjithsej në Vlorë,do të njihen paraditen e së shtunës me masën e tyre të sigurisë. 

Si rezultat i megaoperacionit antidrogë i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan kundër shpërndarësve të drogës në shkolla dhe lokale, u goditën 23 grupe kriminale.

operacioni tempulli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet