LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shpërndanin drogë në lokalet e natës, 8 të arrestuar në Tiranë, sekuestrohet kanabis dhe kokainë

•Shkatërrohet nga policia një grup i shpërndarjes së drogës në kryeqytet, i përbërë nga 9 anëtarë. •Hetimet për këtë rrjet droge zgjatën 6 muaj. •Tetë persona janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër në kërkim. •Në mesin e të arrestuarve është edhe kreu i grupit, Herald Rexhepaj 35 vjeç. •Të arrestuarit e tjerë janë Viola Bendaj 31 vjeç, Arolf Harizi 19 vjeç, Arlind Aga 20 vjeç, Xhersildo Arifllari 21 vjeç, Dashamir Shehu 46 vjeç, Indrit Gjoshi 22 vjeç dhe Devis Saliaj 19 vjeç. •Ndërsa në kërkim është 29-vjeçari K.R. •Grupi siguronte lëndë kanabis dhe kokainë në sasi të mëdha. •Më pas, anëtarët e grupit i shisnin me doza në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të lokaleve të natës dhe të vendeve që frekuentohen nga të rinjtë.  •Gjatë aksionit u sekuestruan 650 doza kanabis, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar kanabis, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike dhe 5 celularë.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Aksioni ANTI-Drogë/ Si komunikonin shpërndarësit e drogës në Tiranë, zbardhen KODET: Më sill 3 pica

Shpërndanin drogë në lokalet e natës, 8 të arrestuar
Banesa e grupit

TIRANË- Një grup prej 8 personash që shpërndante drogë në lokalet e natës në Tiranë është goditur nga policia. Në pranga ra edhe drejtuesi Herald Rexhepaj.

‘Më sill 3 pica’ ose ‘Shko merr fantat’, ishin kodet që ata përdornin mes njëri-tjetrit kur u shisnin kanabis ose kokainë të rinjve që frekuentonin lokalet e natës në Tiranë.

Hetimet për këtë rrjet droge zgjatën 6 muaj. Tetë persona janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër në kërkim. Në mesin e të arrestuarve është edhe kreu i grupit, Herald Rexhepaj 35 vjeç. Të arrestuarit e tjerë janë Viola Bendaj 31 vjeç, Arolf Harizi 19 vjeç, Arlind Aga 20 vjeç, Xhersildo Arifllari 21 vjeç, Dashamir Shehu 46 vjeç, Indrit Gjoshi 22 vjeç dhe Devis Saliaj 19 vjeç. Ndërsa në kërkim është 29-vjeçari K.R.

Gjatë aksionit u sekuestruan 650 doza kanabis, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar kanabis, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike dhe 5 celularë.

2 VITE ME PARE

EMRAT- Shisnin kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme të Tiranës, në pranga 8 persona, 1 në kërkim

Shpërndanin drogë në lokalet e natës, 8 të arrestuar
Momenti i arrestimit

TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e koduar 'Kodra e diellit 3'. Kështu, në pranga kanë përfunduar: Herald Rexhepaj, Viola Bendaj, Arolf Harizi, Arlind Aga, Xhersildo Arifllari, Dashamir Shehu, Indrit Gjoshi, Devis Saliaj.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, në sasi të mëdha, dhe më pas i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të lokaleve të natës dhe të vendeve që frekuentohen nga të rinjtë.


NJOFTIMI

Tiranë/Finalizohet pas një hetimi gjashtëmujor, operacioni policor i koduar "Kodra e Diellit 3", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë lëshuar 9 urdhra ndalimi, nga të cilët janë ekzekutuar 8 dhe 1 është shpallur në kërkim.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni gjashtëmujor, janë sekuestruar 650 doza cannabis sativa, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore gjashtëmujore me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Kodra e Diellit 3".

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve: H. R., 35 vjeç, V. B., 31 vjeçe, A. H., 19 vjeç, A. A., 20 vjeç, Xh. A., 21 vjeç, D. Sh., 46 vjeç, D. S., 19 vjeç, dhe I. Gj., 22 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, në sasi të mëdha, dhe më pas i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të lokaleve të natës dhe të vendeve që frekuentohen nga të rinjtë.

Në cilësinë e provës materiale, gjatë zhvillimit të gjithë operacionit janë sekuestruar 650 doza cannabis sativa, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare.

Vijon puna për kapjen e shtetasit K. R.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

2 VITE ME PARE

Droga në Tiranë/ DETAJE- Burrë e grua drejtuesit e grupit, baza e tyre te 'Kodra e Diellit'

Shpërndanin drogë në lokalet e natës, 8 të arrestuar

TIRANË- Hetimet për grupin që shpërndante lëndë narkotike në kryeqytet, kanë zgjatur 4 muaj. Dy persona kanë përfunduar në pranga te zona e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë, ndërsa pjestarët e tjerë të grupit janë ndaluar në vendndodhje te tjera. 

Te 'Kodra e Diellit' u arrestuan drejtuesit e grupit, burrë e grua, Herald Rexhepaj dhe partnerja e tij. 

Janë sekuestruar sasi droge në mënyrë të vazhdueshme të shpërndarë në kohë, por në banesë kryesorit të grupit i janë gjetur edhe sot sasi tjetër lënde narkotike./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Shkatërrohet grupi kriminal në Tiranë, shpërndanin drogë nëpër shkolla, 8 në pranga

Shpërndanin drogë në lokalet e natës, 8 të arrestuar
Policia

TIRANË- Tetë persona kanë përfunduar në pranga nga policia e kryeqytetit. Këta persona, dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal, që merrej me veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike edhe nëpër shkolla.

Grupi i rënë në pranga, e kishte bazën te Kodra e Diellit. Lënda narkotike ishte e ndarë në rreth 600 doza, në total rreth 3 kg. Po ashtu, janë sekuestruar edhe doza kokainë.

/Dosja.al

 

 

 

 

 

droge ne tirane

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës