Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Zbardhet vrasja e Madrit Ulqinakut • Madrit Ulqinaku, babai i një vajze mbeti i vdekur në vend një natë më parë pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali në afërsi të bulevardit kryesor të Elbasanit, pranë stadiumit. • Në pranga për ngjarjen është vendosur Kajdi Sallufi, 33 vjeç, si i përfshirë në konflikt, ndërsa në kërkim është shpallur 18-vjeçari Horgito Peqini, që rezulton të jetë nipi i Eduart Peqinit, të njohur si Mandela. Ky person, krijoi në vitin 1997 një grup prej 8 personash, duke u kthyer në një nga më të rrezikshmit e qytetit. • Në kërkim si bashkëpunëtor në ngjarje është shpallur edhe Ejdin Dino. • Të akuzuarit ishin konfliktuar më herët me Ulqinakun për motive të dobëta. Sherri mësohet të ketë nisur në rrjetet sociale dhe është ‘ndezur’ ku palët kanë lënë takim për tu ‘sqaruar’. Peqini e priti Ulqinakun deri në momentin që ai doli nga lokali dhe e qëlloi me dy plumba me silenciator. Ai u ndihmua nga Dino e Shaho për tu larguar nga vendi i ngjarjes. • Madrit Ulqinaku ishte një person pa precedent penalë. Ai kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Elbasan pasi jetonte në Itali. Më herët, Ulqinakut i kishin vrarë edhe të vëllanë.
3 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Horgito Peqini është 18-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se është autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut. I riu, u përfshi në një konflikt me 33-vjeçarin mbrëmjen e djeshme. Bashkë me dy persona të tjerë, Peqini u konfliktua me Ulqinakun e më pas e qëlluan me armë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Po kush është 18-vjeçari i shpallur në kërkim?
Horgito Peqini rezulton të jetë nipi i Eduart Peqinit, të njohur si Mandela. Ky person, krijoi në vitin 1997 një grup prej 8 personash, duke u kthyer më pas si më të njohurin e Elbasanit.
Mandela është dënuar për disa vepra penale, si grabitje me armë, rrëmbim personash e vendosje gjobash, vrasje e deri te djegie e shkatërrim personash. Pas arrestimit, në një bankë franceze, "Mandelës" i janë sekuestruar rreth 2 milionë dollarë, të cilat "rridhnin" nga trafiku i klandestinëve dhe i prostitucionit.
Madrit Ulqinaku, baba i një vajze 8-vjeçare gjeti vdekjen në vend mbrëmjen e djeshme. Ky krim thellon tragjedine e familjes Ulqinaku pasi në 1997, Madritit i kishin ekzekutuar një vëlla. Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, të cilat ndihmuan edhe në identifikimin e autorit, tashmë i shpallur në kërkim. Dyshohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolle në hyrje dhe dalje të Elbasanit, për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të munduar zbardhjen e plotë të saj.
ELBASAN- Policia e Shtetit ka zbardhur vrasjen që ndodhi mbrëmë në Elbasan, aty ku u vra 33-vjeçari Madrit Ulqinaku, bashkëshort dhe baba i një fëmije të mitur. Sot është arrestuar një 18-vjeçar i përfshirë në konfliktin e çastit, të cilit iu gjet një thikë dhe një dorezë metalike, kurse autori i krimit dhe një tjetër i përfshirë janë shpallur në kërkim. 18-vjeçari i arrestuar nga policia për vrasjen e 33-vjeçarit është Ejden Dino. Ndërkohë, policia është në kërkim të një 18-vjeçari tjetër të dyshuar si autor i vrasjes, Horgito Peqini. Bashkë me këtë të fundit, në kërkim është dhe 33-vjeçari i përfshirë në sherr, Klaudjan Sallufi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë me armë zjarri 33-vjeçari. Vihet në pranga një 18-vjeçar, i përfshirë në konfliktin e çastit, gjatë të cilit mbeti i vrarë 33-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike. Shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes dhe një person tjetër i përfshirë në konflikt. Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit, për motive të dobëta, të ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, ku u vra me armë zjarri shtetasi M. U., 33 vjeç, banues në Elbasan, grupi hetimor pas hetimeve paraprake të kryera, ka zbardhur ngjarjen. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit H. P., 18 vjeç, E. D., 18 vjeç dhe K. S., 33 vjeç, janë konfliktuar fillimisht verbalisht me shtetasin M. U. Më pas, shtetasi H. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit M. U., i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe të atyre të DVP Elbasan , si dhe falë krehjes së zonës dhe kontrolleve me shërbime të shumta policie, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej shtetasve të përfshirë në konflikt, shtetasit: -E. D., 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike. Vijon puna intensive nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
ELBASAN- Vrasja e Madrit Ulqinakut pas një sherri banal mes te rinjsh tronditi qytetin e Elbasanit mbrëmjen e djeshme. 33-vjeçari u vra pranë stadiumit “Elbasan Arena” sapo ishte ngritur nga nje lokal.
Ishte 20-vjeçari Klajdi Shaholli, i cili e qëlloi me dy plumba me silenciator pasi më heret mes tyre kishte pasur një përplasjeje verbale.
Madrit Ulqinaku, baba i një vajze 8-vjeçare gjeti vdekjen në vend. Ky krim thellon tragjedine e familjes Ulqinaku pasi në 1997, Madritin i kishin ekzekutuar një vëlla. Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, të cilat ndihmuan edhe në identifikimin e autorit, tashmë i shpallur në kërkim. Dyshohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolle në hyrje dhe dalje të Elbasanit, për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të munduar zbardhjen e plotë të saj.