LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekzekutohet Madrit Ulqinaku, i riu u qëllua me silenciator teksa hipte në mjet. Autori në kërkim

• Madrit Ulqinaku, 25 vjeç, banues në Elbasan është vrarë mbrëmjen e sotme. Ulqinaku u qëllua nga një 20-vjeçar i identifikuar si Klajdi Shaholli, me dy plumba me silenciator teksa hipte në mjetin e tij. • Ulqinaku ishte konfliktuar më herët me 20-vjeçarin për motive të dobëta, në lagjen “Kongresi”. Për të marrë ‘hakun’, i riu e ka ndjekur dhe e ka pritur deri në momentin që Ulqinaku ka qenë duke hipur në mjet. Në ato çaste, është afruar dhe e ka qëlluar. • 25-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa autori është ende në kërkim nga policia. Të riun Klajdi Shaholli, mendohet ta kenë ndihmuar persona të tjerë për tu larguar nga vendngjarja. • Madrit Ulqinaku ka protestuar krah Partisë Demokratike në vitin 2019. Në protestën e 11 majit, ai u arrestua bashkë me 50 mbështetës së tjerë të Opozitës. Dy ditë më vonë, gjykata e la në ‘arrest shtëpie’. • Kryetari i PD-së Sali Berisha e konsideron një akt mafioz vrasjen e Ulqinakut. Ai shkruan se Elbasani ka mbetur në duart e bandave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

13 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Vrasja e Ulqinakut në Elbasan, arrestohet një 18-vjeçar, policia i gjeti thikë dhe dorezë metalike

Ekzekutohet Madrit Ulqinaku, i riu u qëllua me silenciator teksa hipte
Madrit Ulqinaku

ELBASAN- Policia e Shtetit ka zbardhur vrasjen që ndodhi mbrëmë në Elbasan, aty ku u vra 33-vjeçari Madrit Ulqinaku, bashkëshort dhe baba i një fëmije të mitur. Sot është arrestuar një 18-vjeçar i përfshirë në konfliktin e çastit, të cilit iu gjet një thikë dhe një dorezë metalike, kurse autori i krimit dhe një tjetër i përfshirë janë shpallur në kërkim. 18-vjeçari i arrestuar nga policia për vrasjen e 33-vjeçarit është Ejden Dino. Ndërkohë, policia është në kërkim të një 18-vjeçari tjetër të dyshuar si autor i vrasjes, Horgito Peqini. Bashkë me këtë të fundit, në kërkim është dhe 33-vjeçari i përfshirë në sherr,  Klaudjan Sallufi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë me armë zjarri 33-vjeçari. Vihet në pranga një 18-vjeçar, i përfshirë në konfliktin e çastit, gjatë të cilit mbeti i vrarë 33-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike. Shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes dhe një person tjetër i përfshirë në konflikt. Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit, për motive të dobëta, të ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, ku u vra me armë zjarri shtetasi M. U., 33 vjeç, banues në Elbasan, grupi hetimor pas hetimeve paraprake të kryera, ka zbardhur ngjarjen. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit H. P., 18 vjeç, E. D., 18 vjeç dhe K. S., 33 vjeç, janë konfliktuar fillimisht verbalisht me shtetasin M. U. Më pas, shtetasi H. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit M. U., i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe të atyre të DVP Elbasan , si dhe falë krehjes së zonës dhe kontrolleve me shërbime të shumta policie, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej shtetasve të përfshirë në konflikt, shtetasit: -E. D., 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike. Vijon puna intensive nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

3 MUAJ ME PARE

Vrasja në Elbasan/ Viktima baba i një vajze 8- vjeçe, në 1997-tën i ekzekutuan vëllain

Ekzekutohet Madrit Ulqinaku, i riu u qëllua me silenciator teksa hipte
Madrit Ulqinaku

ELBASAN- Vrasja e Madrit Ulqinakut pas një sherri banal mes te rinjsh tronditi qytetin e Elbasanit mbrëmjen e djeshme. 33-vjeçari u vra pranë stadiumit “Elbasan Arena” sapo ishte ngritur nga nje lokal.

Ishte 20-vjeçari Klajdi Shaholli, i cili e qëlloi me dy plumba me silenciator pasi më heret mes tyre kishte pasur një përplasjeje verbale.

Madrit Ulqinaku, baba i një vajze 8-vjeçare gjeti vdekjen në vend. Ky krim thellon tragjedine e familjes Ulqinaku pasi në 1997, Madritin i kishin ekzekutuar një vëlla. Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, të cilat ndihmuan edhe në identifikimin e autorit, tashmë i shpallur në kërkim. Dyshohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolle në hyrje dhe dalje të Elbasanit, për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të munduar zbardhjen e plotë të saj.

3 MUAJ ME PARE

EMRI/ Qëlloi për vdekje Ulqinakun në Elbasan, zbulohet identiteti i autorit

Ekzekutohet Madrit Ulqinaku, i riu u qëllua me silenciator teksa hipte
Pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Autori i vrasjes së Elbasanit është Klajdi Shaholli. Mësohet se ngjarja në lagjen 'Kongresi' ka ndodhur për një konflikt me motive të dobta mes Madrit Ulqinaku dhe Shahollit.

Pas vrasjes, 20-vjeçari është ndihmuar nga persona të tjerë për tu arratisur, ndërkohë që tani është shpallur në kërkim nga policia. 

3 MUAJ ME PARE

Vrasja në Elbasan, Berisha: Qyteti në duart e bandave të Ballës 

Ekzekutohet Madrit Ulqinaku, i riu u qëllua me silenciator teksa hipte
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për vrasjen në Elbasan. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se qyteti është i kapur nga bandat e Taulant Ballës. Po ashtu ai shkruan se vrasësit si gjithmonë janë larguar në drejtim të paditur.

Postimi i Plotë:

Elbasani në duart e bandës Balla! Ekzekutim mafioz me silenciator i Madrid Ulqinakut, në ora 22:00, në Bulevardin e qytetit. Vrasësit largohen si zakonisht, në drejtim të paditur. sb

3 MUAJ ME PARE

“Mos, o Ronela”/ VIDEO rrëqethëse, momenti kur familjarët mbërrijnë në vendin ku u vra Madrit Ulqinaku

Ekzekutohet Madrit Ulqinaku, i riu u qëllua me silenciator teksa hipte
Vendi ku u vra Madrit Ulqinaku

ELBASAN- Familjarët e Madrit Ulqinakut kanë mbërritur në vendin ku u vra 25-vjeçari mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ata futen mes efektivëve dhe nisin të ulërasin kur shohin se familjari i tyre ka ndërruar jetë. Në sfond dëgjohen ngashërima, të qara e ulërima.

“Mos, o Ronela,”- dëgjohet të thotë një grua në sfond.

Ukqinaku u vra me dy plumba me silenciator mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ai ishte konfliktuar më herë me një 20-vjeçar me inicialet K.Sh.. Ky i fundit e ka ruajtur Ulqinakun, e ka ndjekur dhe e ka qëlluar dy herë me silenciator në momentin që 25-vjeçari ka dalë nga lokali ku ndodhej. I riu ka ndërruar jetë në vend, ndërsa autori është ende në kërkim.

3 MUAJ ME PARE

U vra sot, Madrit Ulqinaku protestonte krah PD-së në 2019, u arrestua me 50 persona të tjerë

Ekzekutohet Madrit Ulqinaku, i riu u qëllua me silenciator teksa hipte
Madrit Ulqinaku

ELBASAN- Madrit Ulqinaku, 25-vjeçari që u vra mbrëmjen e sotme në Elbasan rezulton të jetë arrestuar nga policia e Tiranës. Ai mësohet se ka qenë një nga pjesëmarrësit në protestën e opozitës që u zhvillua më 11 maj të vitit 2019.

Në atë lohë, Ulqinaku u ndalua bashkë me 50 protestues të tjerë. Dy ditë më vonë, 25-vjeçarit iu dha masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga ana e gjykatës.

Ukqinaku u vra me dy plumba me silenciator mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ai ishte konfliktuar më herë me një 20-vjeçar me inicialet K.Sh.. Ky i fundit e ka ruajtur Ulqinakun, e ka ndjekur dhe e ka qëlluar dy herë me silenciator në momentin që 25-vjeçari ka dalë nga lokali ku ndodhej. I riu ka ndërruar jetë në vend, ndërsa autori është ende në kërkim.

3 MUAJ ME PARE

FOTOT/ Ky është Madrit Ulqinaku, u ekzekutua me dy plumba me silenciator sa doli nga lokali

Ekzekutohet Madrit Ulqinaku, i riu u qëllua me silenciator teksa hipte
Madrit Ulqinaku

ELBASAN- Personi që shikoni në foto është Madrit Ulqinaku, 25-vjeçari që u vra mbrëmjen e sotme në lagjen "Kongresi" në Elbasan. I riu mësohet të jetë konfliktuar më herët me një 20-vjeçar me inicialet K.Sh..

Ky i fundit e ka ruajtur Ulqinakun, e ka ndjekur dhe e ka qëlluar dy herë me silenciator në momentin që 25-vjeçari ka dalë nga lokali ku ndodhej. 

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Vrasja e Ulqinakut, trupi i 25-vjeçarit qëndron ende i shtrirë në rrugë

Ekzekutohet Madrit Ulqinaku, i riu u qëllua me silenciator teksa hipte
Vendi ku u vra Madrit Ulqinaku

ELBASAN- Dosja.al ju sjell pamjet nga vendi ku u ekzekutua Madrit Ulqinaku në ELbasan. Trupi i 25-vjeçarit qëndron ende i shtrirë në rrugë. I ndjeri duket shumë pranë mjetit të tij, ku po hipte në momentin që u qëllua nga një 20-vjeçar. 

Policia ka rrethuar të gjithë zonën. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen "Kongresi" në Elbasan, rreth orës 21:50. Dyshja ishin konfliktuar më herët. Autori e ndoqi Ulqinakun dhe e qëlloi në momentin që shënjestra doli nga një lokal. 

 

3 MUAJ ME PARE

Vrasja e Ulqinakut, policia: Autori është një 20-vjeçar, e qëlloi pas një sherri

Ekzekutohet Madrit Ulqinaku, i riu u qëllua me silenciator teksa hipte

ELBASAN- Policia ka nxjerr njoftimin për vrasjen që tronditi mbrëmjen e sotme në Elbasan. Sipas njoftimit të Policisë, autori i ngjarjes është një 20-vjeçar me iniciale K.Sh, ndërkohë që viktima Madrit Ulqinaku është 25 vjeç. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt me motive të dobta.  

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”,  Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç,  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Vrasja në Elbasan, pamjet nga vendi i ngjarjes, zona e blinduar me policë

Ekzekutohet Madrit Ulqinaku, i riu u qëllua me silenciator teksa hipte

ELBASAN- Videoja e mëposhtme është nga vrasja në Elbasan. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Dosja.al, gjithë zona është e mbushur me efektivë policie, ndërkohë që viktima ështrë i shtrirë përtokë. 

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë që dyshohet se Madrit Ulqinaku është qëlluar në momentin që po hipte në makinën e tij, me pistoletë me silenciator.

3 MUAJ ME PARE

EMRI/ Vrasja në Elbasan, identifikohet viktima, po hipte në makinë kur e qëlluan

Ekzekutohet Madrit Ulqinaku, i riu u qëllua me silenciator teksa hipte

ELBASAN- Personi i vrarë mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit është Madrit Ulqinaku. Mësohet se në momentin që Ulqinaku po hipte në makinë pranë stadiumit 'Elbasan Arena' është ekzekutuar nga disa persona ende të pa identifikuar.

Autorët janë larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur, ndërkohë që policia ka blinduar gjithë zonën. Dyshohet se Ulqinaku është vrarë me një pistoletë me silenciator.

3 MUAJ ME PARE

Të shtënat në Elbasan, ekzekutohet një person

Ekzekutohet Madrit Ulqinaku, i riu u qëllua me silenciator teksa hipte
Policia

ELBASAN- Një person është vrarë si pasojë e të shtënave sot në qytetin e Elbasanit. Mësohet se disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një të riu, i cili ka ndërruar jetë menjëherë. 

Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policia ka rrethuar zonën dhe ka vendosur postoblloqe për kapjen e autorit.

3 MUAJ ME PARE

Të shtëna në Elbasan, policia blindon zonën pranë stadiumit

Ekzekutohet Madrit Ulqinaku, i riu u qëllua me silenciator teksa hipte
Pamje nga ngjarja

ELBASAN- Të shtëna me armë kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se të shtënat kanë ndodhur pranë stadiumit 'Elbasan Arena', ku i vrarë ka mbetur Madrit Ulqinaku. 

Në momentin që e kanë qëlluar Ulqinaku kishte dalë nga një lokal aty afër dhe po hipte në një makinë. Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihet, ndërkohë që Policia ka blinduar gjithë zonën pranë stadiumit.

madrit ulqinaku vritet madrit ulqinaku

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE