Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
•Plagoset me thikë Andi Dragoti në Gramsh. •36-vjeçari është qëlluar 4 herë me thikë nga Feta Bezati. •Sherri mes dy personave ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në një lokal në dalje të qytetit. •Autori dhe i plagosuri, të dy në gjendje të dehur, u zunë për parakalimin, pasi njëri preu rrugën me makinë.•Pas përplasjes verbale, Bezati qëlloi 4 here më thike Dragotin.•Ky i fundit është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. •Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes. Bezati do të hetohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
3 artikuj për këtë temë.
GRAMSH- Krimi mes Feta Bezatit dhe Andi Dragotit ka ndodhur për një parakalim. Sherri mes dy personave, i cili përfundoi në plagosje, ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në një lokal në dalje të qytetit.
Autori dhe i plagosuri, të dy në gjendje të dehur, u zunë për parakalimin, pasi njëri preu rrugën me makinë. Pas përplasjes verbale, autori ka goditur 4 herë me thikë 36-vjeçarin.
Andi Dragoti është dërguar në Spitalin e Traumës ndërkohë që policia ka vënë në pranga autorin.
GRAMSH- Personi në foto është Feta Bezati, 28-vjeçari i cili ka plagosur me thikë 36-vjeçarin Andi Dragoti në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në një lokal në dalje të qytetit.
Krimi ka ndodhur për shkak të një parakalimi. Mësohet se autori dhe i plagosuri, të dy në gjendje të dehur, kanë nisur të zihen për parakalimin, pasi njëri preu rrugën me makinë. Pas përplasjes verbale, autori ka goditur 4 herë me thikë 36-vjeçarin.
Dragoti është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka marrë plagë të shumta. Ndërkohë, që policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.
GRAMSH- Plagoset 37-vjeçari në Gramsh. Andi Dragoti, banues në fshatin Narte është është nisur drejt spitalit të Traumës Tiranë, pasi ka marrë plagë në trup. Ai u plagos nga 28-vjeçari, Feta Bezati. Ky i fundit është vënë në pranga nga policia. Mbetet e paqartë motivi i sherrit mes dy të rinjve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Gramsh
Goditi me thikë 36-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori.
Më datë 15.12.2022, në Gramsh, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi F. B., 28 vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gramsh, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e autorit. Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Grmash kanë shoqëruar në Komisariat dhe kanë arrestuar autorin e plagosjes, shtetasin F. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.