Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
•Një plagosje me thikë ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, mes katër personave, pronarë të dy lokaleve. •Blutë sqarojnë, se dy vëllezër, 47 dhe 53-vjeç, janë konfliktuar me dy vëllezër të tjerë 33 dhe 23 vjeç. •Sipas informacioneve paraprake nga hetimet, dyshohet se sherri ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi përdorimin e hapësirës publike, konkretisht për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve në ambientet e jashtme të dy lokaleve. •Si pasojë e përplasjes, njëri prej të përfshirëve mbeti i plagosur me thikë në këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. •Dy personat e tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta si pasojë e goditjeve me karrige gjatë konfliktit. •I plagosuri me thikë dhe dy të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitali i Korçës, ndërkohë pritet të shoqërohen në komisariat së bashku me personin e katërt.
3 artikuj për këtë temë.
KORÇË- Policia ka dhënë detaje lidhur me sherri e ndodhur në Korçë, ku një person mbeti i plagosur me thikë dhe dy të tjerë të lënduar nga përplasjet.
Blutë sqarojnë, se dy vëllezër, 47 dhe 53-vjeç, janë konfliktuar me dy vëllezër të tjerë 33 dhe 23 vjeç. Si pasojë, të gjithë kanë pësuar dëmtime nga mjeti prerës dhe nga mjetet e forta, ndërkohë ndodhen në spital jashtë rrezikut.
Sipas informacioneve paraprake nga hetimet, dyshohet se sherri ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi përdorimin e hapësirës publike, konkretisht për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve në ambientet e jashtme të dy lokaleve.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 24.04.2026, rreth orës 08:00, në zonën e “Pazarit”, në Korçë, ka ndodhur një konflikt midis disa personave, ku dy vëllezërit E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç. Për pasojë, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë marrë dëmtime fizike (dyshohet me mjete të forta e mjete prerëse) dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al
KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur me sherrin e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një person mbeti i plagosur. Dyshohet se sherri ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi përdorimin e hapësirës publike, konkretisht për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve në ambientet e jashtme të dy lokaleve.
Në konflikt janë përfshirë katër persona, konkretisht dy vëllezër përballë dy vëllezërve të tjerë. Si pasojë e përplasjes, njëri prej të përfshirëve mbeti i plagosur me thikë në këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dy personat e tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta si pasojë e goditjeve me karrige gjatë konfliktit.
I plagosuri me thikë dhe dy të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitali i Korçës, ndërkohë pritet të shoqërohen në komisariat së bashku me personin e katërt. Policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes./Dosja.al


KORÇË- Një sherr me thika ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur. Mësohet se në sherr janë përfshirë dy pronarë lokalesh dhe një person tjetër. Fillimihst konflikti ka nisur si përplasje verbale, por më pas ka degraduar në dhunë fizike, ku janë përdorur edhe karriget e lokalit.
Gjatë sherrit, njëri prej të përfshirëve dyshohet se ka marrë një thikë dhe ka plagosur një nga personat e tjerë. Të tre të përfshirët janë transportuar me urgjencë drejt Spitali i Korçës, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Konkretisht, njëri prej tyre ka marrë plagë me thikë, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar dëmtime nga goditjet me karrige gjatë konfliktit. Ende nuk dihen arsyet e sherrit, ndërkohë grupi hetimor pritet të marrë në pyetje personat e përfshirë, në mënyrë që ngjarja të zbardhet./Dosja.al