LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet, Trump: Ali Khamenei u vra, trupi është gjetur nën rrënoja. Media iraniane e përgenjeshtron

• Izraeli dhe SHBA nisën një sulm ndaj Iranit këtë të shtunë në atë që e cilësuan si 'sulm parandalues'. • Njoftimin e bëri ministri i mbrojtjes, Israel Katz teksa shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin. • Mediat raportojnë se nga sulmi janë vrarë rreth 200 persona dhe 747 janë plagosur. • Një zyrtar izraelit ka deklaruar se nga sulmet është vrarë edhe lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei. • Gjithashtu edhe presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi se Khamenei është vrarë, por mediat iraniane e kanë përgenjeshtruar këtë lajm. • Sipas deklaratave të Iranit, udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei dhe Presidenti iranian janë plotësisht të sigurt. • Irani gjithashtu thekson se i gjithë sistemi qeveritar i vendit po funksionon normalisht, pa asnjë ndërprerje.• Sipas njoftimeve, objektivat e sulmeve amerikane në Iran përfshinin parlamentin, presidencën, Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare, Ministrinë e Inteligjencës, Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit dhe, më e rëndësishmja, kompleksin e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei. • Kjo u raportua nga transmetuesi amerikan Fox Neës, duke cituar një listë objektivash të atribuuara sulmeve amerikane. • Transmetuesi gjithashtu pretendoi se sulme kibernetike ishin kryer edhe kundër mediave iraniane, përfshirë agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA.

21 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

"Një nga njerëzit më të këqinj në histori"/ Trump për Khamenei: Banda e tij e kriminelëve e etur për gjak është eliminuar

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,
Donald Trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar një deklaratë në rrjete sociale, ku pretendon se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka vdekur.

Në shkrimin e tij ai e cilëson Khamenein si një nga njerëzit më të këqij në histori dhe e paraqet këtë zhvillim si drejtësi jo vetëm për popullin iranian, por edhe për amerikanët dhe qytetarë të tjerë në mbarë botën që, sipas tij, janë vrarë ose gjymtuar nga regjimi iranian. Trump zbuloi se operacioni është realizuar falë sistemeve të avancuara të inteligjencës dhe gjurmimit, në bashkëpunim të ngushtë me Izraelin.

Deklarata e plotë:

“Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, ka vdekur. Kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por për të gjithë amerikanët e mëdhenj dhe për njerëzit nga shumë vende të botës që janë vrarë ose gjymtuar nga Khamenei dhe banda e tij e kriminelëve të etur për gjak. Ai nuk ishte në gjendje t’u shmangej sistemeve tona të inteligjencës dhe gjurmimit shumë të sofistikuara dhe, duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që ai apo udhëheqësit e tjerë të vrarë së bashku me të mund të bënin. Kjo është mundësia më e madhe për popullin iranian që të rimarrë vendin e tij. Po dëgjojmë se shumë nga Garda Revolucionare Islamike, ushtria dhe forcat e tjera të sigurisë dhe policisë nuk duan më të luftojnë dhe po kërkojnë imunitet nga ne. Siç thashë mbrëmë: ‘Tani mund të kenë imunitet, më vonë do të kenë vetëm vdekje!’ Shpresojmë që Garda Revolucionare dhe policia të bashkohen në mënyrë paqësore me patriotët iranianë dhe të punojnë së bashku për ta rikthyer vendin në madhështinë që meriton. Ky proces duhet të nisë së shpejti, pasi jo vetëm vdekja e Khameneit, por edhe vendi është, brenda vetëm një dite, shumë i shkatërruar, madje i rrafshuar. Megjithatë, bombardimet e rënda dhe të sakta do të vazhdojnë pa ndërprerje gjatë gjithë javës ose për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të arritur objektivin tonë të PAQES NË LINDJEN E MESME DHE, NË TË VËRTETË, NË MBARË BOTËN”, shkruan Trump./Dosja.al

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,

3 MUAJ ME PARE

Trump konfirmoi se Ali Khamenei u vra/ Media iraniane e përgenjeshtron: Udhëheqësi Suprem dhe Presidenti janë plotësisht të sigurt

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,
Ajatollah Ali Khamenei

IRAN- Mediat e huaja raportuan pak më herët, se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili sundoi Republikën Islamike për më shumë se tre dekada, ka vdekur pas sulmeve të sotme në Teheran.

Por së fundmi, Irani ka dhënë një përgjigje të qartë dhe të pakundërshtueshme ndaj pretendimeve të bëra nga Benjamin Netanyahu.

Sipas deklaratave të Iranit, udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei dhe Presidenti iranian janë plotësisht të sigurt. Irani gjithashtu thekson se i gjithë sistemi qeveritar i vendit po funksionon normalisht, pa asnjë ndërprerje.

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,

Khamenei ka sunduar Republikën Islamike të Iranit që nga viti 1989, duke shërbyer më parë si president nën regjimin e Ruhollah Khomeinit nga viti 1981 deri në ngjitjen e tij në detyrën e udhëheqësit suprem.

Khamenei ka qenë shënjestër e disa atentateve që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Më e rëndësishmja, më 27 qershor 1981, një bombë shpërtheu gjatë një fjalimi në një xhami në Teheran, duke e plagosur rëndë dhe duke i paralizuar përgjithmonë krahun e djathtë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,
Donald Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump ka konfirmuar lajmet se udhëheqësi suprem i Iranit është vrarë nga sulmet SHBA-Izrael. Duke iu përgjigjur rrjetit amerikan NBC News nëse e ka konfirmuar informacionin apo nëse beson se Ajatollah Ali Khamenei ka vdekur, Trump u shpreh se po.

"Nuk dua të komentoj për këtë, por informacioni është se ai është vrarë," tha Trump.

Më tej presidenti amerikan deklaroi se Khamenei ka vrarë shumë njerëz dhe se ka shkatërruar shumë familje.

“Ai ka vrarë shumë njerëz, ka shkatërruar shumë familje dhe ka shkatërruar një vend”, tha Trump./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Lindja e Mesme "zien" nga tensionet/ Këshilli i Sigurimit të OKB-së thërret mbledhje urgjente, pas sulmeve në Iran

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,

SHBA- Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka thirrur një takim urgjent pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe sulmeve hakmarrëse nga Teherani. Seanca e jashtëzakonshme u kërkua nga misionet e përhershme të Francës, Bahreinit, Kinës, Rusisë dhe Kolumbisë, sipas një deklarate nga misioni i përhershëm i Rusisë në OKB.

Seanca, e cila pritet të do të trajtojë “situatën në Lindjen e Mesme”, tha OKB-ja. Takimi u kërkua nga Bahreini, Kolumbia, Kina, Rusia dhe Franca. Mbledhja vjen pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dënoi “veprimin e sotëm ushtarak në Lindjen e Mesme”.

Në një deklaratë, ai tha se veprimet minojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe bëri thirrje për një “ndërprerje të menjëhershme të armiqësive”./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Khamenei është ende gjallë"/ Ministri i jashtëm iranian: Pothuajse të gjithë zyrtarët janë shëndoshë e mirë

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,
Abbas Araghchi

IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, është ende gjallë. Në intervistë për NBC news, ai u shpreh se, pothuajse të gjithë zyrtarët janë shëndoshë e mirë dhe gjallë. "Mund të kemi humbur një ose dy komandantë, por ky nuk është një problem i madh.", u shpreh ai.

Kur u pyet për komentet e pararegjistruara të Presidentit të SHBA-së Donald Trump pas sulmeve, Araghchi i etiketoi përpjekjet për ndryshimin e regjimit si "Mision i Pamundur". "Nuk mund të bësh ndryshim regjimi ndërsa miliona njerëz mbështesin këtë të ashtuquajtur regjim", tha ai, duke shtuar se Teherani është sigurisht i interesuar për deeskalimin", tha ai.

Të shtunën në mëngjes, Izraeli nisi atë që e quajti një sulm parandalues kundër Iranit nën emrin "Zhurma e Luanit", duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme të veçantë dhe të menjëhershme në të gjithë vendin.

Mediat e huaja shkruajnë se, sulmet vijnë ndërsa bisedimet midis Uashingtonit dhe Teheranit mbi programin bërthamor të Iranit kishin vazhduar nën ndërmjetësimin e Omanit. Një raund i ri bisedimesh në Gjenevë përfundoi të enjten./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Sulm me dronë iranianë në aeroportin e Kuvajtit, disa persona të plagosur

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,

IRAN- Një dron ka goditur Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, duke plagosur lehtë punëtorët dhe duke shkaktuar dëme materiale. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil të vendit, disa punonjës të aeroportit pësuan lëndime të lehta në sulm.

Katari tha gjithashtu se po pezullonte përkohësisht lundrimin në ujërat e tij territoriale pas sulmeve iraniane ndaj bazave ushtarake amerikane në Gjirin Persik, kryesisht bazës Al-Udeid në rajonin e Dohas.

"Në interes të sigurisë publike, Ministria e Transportit u bën thirrje të gjitha anijeve të transportit detar, qofshin në pronësi të individëve apo kompanive, që të pezullojnë përkohësisht lundrimin e tyre", thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, në Bahrein, sirenat e heqjes së alarmit ranë, njoftoi Ministria e Brendshme. Megjithatë, ministria u kërkoi banorëve të mos largohen nga shtëpitë e tyre përveç nëse është e nevojshme dhe derisa autoritetet të përfundojnë procedurat./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Sulmi në Teheran/ Studentët falenderojnë kreun e SHBA-së : Të dua Trump (VIDEO)

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,
Studentet

IRAN- Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë nisur sot sulme qendrën e kryeqytetit, Teheran. Në videon e mëposhtme shihen disa studentë iranianë të lumturuar nga sulmet amerikane dhe izraelite. Në video njëri prej tyre dëgjohet teksa thotë “Të dua Trump”.

“Objektivi ynë është që t’i mbrojmë amerikanët duke e eliminuar kërcënimin nga regjimi iranian, një grup i egër njerëzish të tmerrshëm”, ka thënë Trump përmes një publikimi ne rrjet./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Sulmi i SHBA e Izraelit ndaj Iranit, mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,
Ali Khamenei

IRAN- Mediat izraelite raportojnë se lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë, pasi janë humbur të gjitha kontaktet me të. The Times of Israel thotë se informacionin e ka dhënë televizioni Channel 12, duke cituar burime të paidentifikuara izraelite, megjithatë nuk ka konfirmim zyrtar.

Ndër objektivat e goditura të shtunën në mëngjes ishte pallati i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, në Teheran, i cili u shkatërrua plotësisht, si dhe dhjetëra objektiva të tjera ushtarake dhe të regjimit në të gjithë vendin.

Khamenei, Presidenti Masoud Pezeshkian dhe komandantët e lartë të regjimit dhe ushtrisë u vunë në shënjestër, sipas një zyrtari izraelit, megjithëse rezultatet e sulmeve ishin të paqarta./Dosja.al

 

 

3 MUAJ ME PARE

Sulm në një shkollë fillore vajzash në Iran/ Raportohet për 60 viktima dhe 80 të plagosur

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,
Tehrean

IRAN-  Një sulm izraelit u regjistrua sot ndaj Iranit një shkollë fillore për vajza u godit në qytetin Minab, në provincën Hormozgan. Sipas mediave të huaja, të paktën 60 nxënëse u vranë në një shkollë fillore gjatë sulmeve SHBA-Izrael.

Mediat lokale theksojnë se, numri i të plagosurve aktualisht është 80, të cilët po dërgohen me urgjencë në spitalet më të afërta, të cilat janë vënë në gatishmëri emergjente.

Videot e publikuara në rrjet menjëherë pas sulmit, kapin shkallën e shkatërrimit. Ndërtesa e shkollës fillore është shndërruar në një grumbull rrënojash, ndërsa imazhet e prindërve që gërmojnë me duar të zhveshura midis llamarinës dhe rrënojave, duke kërkuar me dëshpërim fëmijët e tyre, janë prekëse./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Rusia dënon sulmin amerikano-izraelit ndaj Iranit: Paqebërësi Trump tregoi përsëri fytyrën e tij të vërtetë

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,
Dmitry Medvedev

RUSI- Reagimi i Moskës ishte i ashpër pas sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit, një aleat i ngushtë i Rusisë. Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse dhe ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev ka ironizuar Trump në lidhje me sulmet.

Postimi i Plotë:

"Paqebërësi" (Trump) ka treguar përsëri fytyrën e tij të vërtetë. "Paqebërësi" po e bën përsëri. Bisedimet me Iranin ishin vetëm një mbulesë. Të gjithë e dinin këtë. Kush ka tani më shumë durim të presë fundin e trishtuar të armikut? SHBA-të janë vetëm 249 vjeç. Perandoria Persiane u themelua më shumë se 2,500 vjet më parë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë pas rreth 100 vjetësh...

3 MUAJ ME PARE

Irani bombardon bazat ushtarake amerikane në Bahrejn, Katar dhe EBA

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,
Foto nga sulmet

IRAN- Irani ka konfirmuar se ka nisur sulmet me raketa si kundërpërgjigje ndaj bombardimeve të përbashkëta amerikano-izraelite ndaj Teheranit. Raportohet se pos Izraelit, Irani ka sulmuar edhe Bahrejnin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin.

Irani kreu sulme raketore ndaj një baze amerikane në Bahrein. Ministria e Brendshme e Bahreinit u bëri thirrje qytetarëve të zhvendosen menjëherë në vendin më të afërt të sigurt.

Një zyrtar i Katarit thotë se Katari ka kapur dy raketa iraniane mbi vendin e tij. Ky zhvillim tregon se Irani po kërkon të hakmerret pas sulmeve amerikane./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi nisur valën e parë të sulmeve me raketa dhe dronë drejt Izraelit

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,
Sulme iraniane

IRAN- Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sulmet ajrore ndaj Iranit. Pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se iranianët kanë nisur sulmet me raketa ndaj Tel Avivit, të njëjtën gjë po e konfirmon edhe Irani.

Forca e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka bërë të ditur se ka nisur valën e parë të sulmeve të gjera me raketa dhe dronë kundër Izraelit. Në një deklaratë, thuhet se këto sulme vijnë si përgjigje ndaj agresionit armiqësor dhe kriminal të armikut ndaj Republikës Islamike të Iranit.

Në orën e fundit, disa raketa balistike janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit, ku deri më tani nuk raportime për viktima. Ndërkohë, sirenat vazhdojnë të bien në pjesën veriore dhe jugore të Izraelit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Netanyahu reagon pas sulmeve izraelite ndaj Iranit: Regjimi vrastar iranian nuk do jetë i armatosur me armë bërthamore

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se Izraeli dhe SHBA-ja kanë kryer një operacion për të hequr kërcënimin ekzistencial që paraqet regjimi terrorist në Iran.

Netanyahu u kërkon qytetarëve të Izraelit të ndjekin udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm gjatë Operacionit “Gërmimi i Luanit”, duke treguar qëndresë dhe guxim. Ai thekson se bashkimi dhe solidariteti do të sigurojnë përjetësinë e Izraelit.

“Vëllezër e motra, qytetarë të Izraelit, pak kohë më parë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një operacion për të hequr kërcënimin ekzistencial që paraqet regjimi terrorist në Iran. Falënderoj mikun tonë të madh, presidentin Donald Trump, për udhëheqjen e tij historike. Për 47 vjet, regjimi i ajatollave ka thirrur ‘Vdekje Izraelit,’ ‘Vdekje Amerikës’. Ai ka derdhur gjakun tonë, ka vrarë shumë amerikanë dhe ka masakruar popullin e vet. Ky regjim vrastar terrorist nuk duhet të jetë i armatosur me armë bërthamore që do t’i lejonin atij të kërcënonte gjithë njerëzimin”, deklaroi fillimisht kryeministri izraelit.

Veprimi i përbashkët SHBA-Izrael synon t’i japë popullit iranian mundësinë të vendosë për fatin e tij dhe të çlirohet nga tirania.

Ka ardhur koha që të gjitha komunitetet e popullit iranian – persët, kurdët, azerezët, baluçët dhe ahvazët – të heqin tiranët dhe të krijojnë një Iran të lirë dhe paqësor”, shtoi lideri izraelit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Ushtria izraelite: Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,
Harta

IZRAEL- Irani raportohet se ka lëshuar raketa drejt Izraelit, pasi kjo e fundit në bashkëpunim me amerikanët kanë nisur një fushatë ajrore ndaj Teheranit. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kanë identifikuar raketa të lëshuara nga Irani drejt Shtetit të Izraelit.

“Pak më parë, IDF identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit. Sistemet mbrojtëse po operojnë për të ndërprerë kërcënimin. Në minutat e fundit, Komanda e Frontit të Brendshëm ka dërguar një udhëzim paraprak direkt në telefonat celularë në zonat përkatëse. Qytetarëve u kërkohet të veprojë në mënyrë të përgjegjshme dhe të ndjekë udhëzimet – ato shpëtojnë jetë. Pasi të marrë një alarm, publiku udhëzohet të hyjë në një hapësirë të mbrojtur dhe të qëndrojë aty deri në njoftim të mëtejshëm. Dalja nga një hapësirë e mbrojtur lejohet vetëm pas marrjes së udhëzimeve të qarta. Qytetarëve u kërkohet të vazhdojnë të veprojnë në përputhje me udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm,” njofton IDF.

Në qytetet izraelite tashmë dëgjohen sirenat që paralajmërojnë rrezik nga ajri./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Asnjë president nuk e bëri këtë që bëra unë”/ Trump thirrje iranianëve: Merrni kontrollin e qeverisë suaj

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u ka bërë thirrje iranianëve që të marrin kontrollin e qeverisë së tyre sapo sulmet amerikane të përfundojnë.

“Kur të përfundojmë, merrni kontrollin e qeverisë suaj. Do të jetë e juaja për ta marrë. Kjo do të jetë ndoshta mundësia juaj e vetme për gjenerata,” tha presidenti.

Ai theksoi se po vepronte aty ku pasardhësit e tij presidencialë kishin ndalur, ndërsa shtoi se asnjëri prej tyre nuk ishte i gatshëm të bënte atë që bëri ai.

“Për shumë vite keni kërkuar ndihmën e Amerikës, por nuk e keni marrë. Asnjë president nuk ishte i gatshëm të bënte atë që unë jam i gatshëm të bëj sonte. Tani keni një president që po ju jep atë që dëshironi, le të shohim si do të përgjigjeni. Amerika ju mbështet me forcë të jashtëzakonshme dhe fuqinë shkatërruese. Tani është koha për të marrë kontrollin e fatit tuaj dhe për të çliruar të ardhmen e begatë dhe të lavdishme që është pranë jushKjo është momenti për veprim. Mos e lini të kalojë,” përfundoi presidenti./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Trump konfirmon sulmet amerikane ndaj Iranit: Do t’i shkatërrojmë raketat e tyre!

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,
Donald Trump

SHBA- Izraeli së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një fushatë ajrore ndaj Iranit. Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se SHBA-ja ka nisur operacione të mëdha luftarake ndaj Iranit në një video tetëminutëshe në Truth Social.

Ai tha se“aktivitetet kërcënuese të Teheranit rrezikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, trupat tona, bazat tona jashtë vendit dhe aleatët tanë në mbarë botën.

"Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i egër njerëzish shumë të ashpër dhe të tmerrshëm. Për 47 vjet, regjimi iranian ka brohoritur ‘Vdekje Amerikës’ dhe ka zhvilluar një fushatë të pandërprerë gjaku”, tha Trump.

Ai i referohet krizës së ambasadës amerikane nga vitet 1979 dhe 1981, ku 66 pengje u mbajtën për 444 ditë.

“Ka qenë terror masiv, dhe ne nuk do ta pranojmë më”, shton ai, përpara se të pretendonte se Irani kishte tentuar të rindërtonte programin e tij bërthamor dhe po zhvillonte raketa me rreze të gjatë.

Duke iu drejtuar popullit të Iranit, Trump thotë se ora e lirisë po afron dhe i paralajmëron se bombat do të bien kudo.

“Kur të përfundojmë, merrni qeverinë tuaj, ajo do t’ju takojë juve,” shton ai./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Sulmet kundër Iranit, ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në Izrael: Tregoni kujdes

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,
Pamjet

IZRAEL- Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u bën thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael të tregojnë kujdes dhe të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare në Izrael. Në një njoftim për shtyp, MPJ bën të ditur se situata konsiderohet e jashtëzakonshme dhe kërkohet nga qytetarët shqiptarë të ndodhur në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të djekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv po monitorojnë nga afër zhvillimet dhe janë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë. MPJ nënvizon se këto kontakte duhet të përdoren vetëm nga qytetarët në Izrael dhe nuk mund të ofrojnë informacion për median.

Njoftimi i plotë:

*Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael*

Në vijim të situatës së jashtëzakonshme u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet. Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase.

*Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael, janë të lutur të kontaktojnë në numrat:*
+972549042813
+972544806601

‼️ *Lutemi, kontaktet e emergjencës të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael. Këto kontakte nuk do të mund të japin informacione për median.*

MEPJ do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm.

3 MUAJ ME PARE

Mediat izraelite: Sulmet ndaj Iranit janë operacion i përbashkët me SHBA-në

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,
Pamjet

SHBA- Sulmi ndaj Iranit mëngjesin e sotshëm mund të jetë i përbashkës mes SHBA-vë dhe Izraelit. Mediat izraelite shkruajnë se një burim sigurie izraelite thotë se sulmi i vazhdueshëm ndaj Iranit është një operacion i përbashkët SHBA-Izrael. Raporti i pakonfirmuar thotë se një nga objektivat është një kompleks presidencial iranian.

Burimi gjithashtu thotë se sulmet kanë në shënjestër vende nga të cilat Irani mund të nisë sulme ndaj Izraelit. Deri më tani, nuk janë raportuar sulme me raketa ndaj Izraelit dhe izraelitëve po u kërkohet të qëndrojnë pranë strehimoreve, por të mos hyjnë në to./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Izraeli në shtetrrethim, bien sirena të shumta, mbyllet vija ajrore e shtetit

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,
Jeruzalemi

IZRAEL- Sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin rreth orës 08:15 sipas orës lokale, duke i njoftuar njerëzit për kërcënimin e një sulmi të mundshëm me raketa. Sulmet izraelite ndodhën mes përpjekjeve diplomatike midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë për një marrëveshje për të frenuar programin bërthamor të Iranit dhe për të shmangur një luftë, dhe negociatat pritej të vazhdonin javën e ardhshme.

Irani kishte bërë lëshime në bisedime, megjithëse Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili më parë kishte kërcënuar se do të sulmonte Iranin për të ushtruar presion mbi udhëheqësit e tij që të pranonin një marrëveshje, tha dje se nuk ishte "i emocionuar" me mënyrën se si po shkonin diskutimet.

Trump ka urdhëruar grumbullimin më të madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme që nga pushtimi i Irakut i udhëhequr nga SHBA-të në vitin 2003, por ka bërë pak për të shpjeguar pse mund të ketë nevojë për të ndërmarrë veprime ushtarake tani. Ndërkohë, Irani është zotuar t'i përgjigjet një sulmi me forcë.

Irani kishte refuzuar diskutimin e kufizimeve të programit të tij të raketave balistike, si dhe ndërprerjen e mbështetjes së tij për grupet e deleguara në rajon, përfshirë Hamasin në Gaza, Hezbollahun në Liban, milicitë në Irak dhe Huthët në Jemen, duke thënë se këto kërkesa përbënin shkelje të sovranitetit të tij./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Dalin pamjet e para nga sulmet e Izraelit në Iran

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,
Pamjet

IRAN- Pamjet nga sulmi i Izraelit ndaj Iranit kanë dalë. Siç shihet nga videoja e mëposhtme, në Teheran janë dëgjuar 3 shpërthime të forta.


Videot të kapura në Iran tregojnë tym të dendur që ngrihet mbi qytet. Ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar në Teheran./Dosja.al 

3 MUAJ ME PARE

Izraeli lëshon një sulm raketash drejt Iranit, dëgjohen shpërthime të forta në Teheran

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet,
Pamjet nga Teherani

IRAN- Izraeli ka nisur atë që e ka quajtur sulm me raketa kundër Iranit. Në një deklaratë këtë mëngjes, Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme të veçantë dhe të përhershme në të gjithë Izraelin.

Ndërkohë që mediat iraniane raportojnë se tre shpërthime janë dëgjuar në qendër të Teheranit mëngjesin e sotshëm./Dosja.al 

lufta izrael-iran

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!