Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër 22 Korrik, 16:59 A...
"Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj"/ Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq q&...
Stuhia 'mbërtheu' vendin, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Mbi 1000 punonjës në terren, situata drejt normali...
•Italia është përfshirë sërish nga vala e motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë sjellë përmbytje në disa zona të tjera. •Teksa në Emilia-Romagna dhe Bologna situata e kushteve atmosferike paraqitej më e qetë, në Berscia ka nisur stuhia e cila ka shkaktuar dëme serioze. •Aktualisht raportohet se zonat më të prekura janë Caino Nave dhe Concesio në Val Trompia, ku rrugët janë kthyer në përrenj balte. •Në Rezzato, argjinatura e kanalit u shkatërrua duke sjellë si pasojë rënien e dy makinave në kanal, të cilat fatmirësisht nuk kishin pasagjerë brenda. •Në qytetin e Brecias pati vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve për shkak të përmbytjes së disa nënkalimeve. •Dhjetëra familje kanë mbëtur tërësisht të izoluara, pasi dhe kalimi jashtë banesës së tyre bëhet vetëm me mjete lundruese. •Kryeministrja Giorgia Meloni do të mirëpresë sot në Bolonjë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. •Meloni do të shoqërojë von der Leyen gjatë fluturimit me helikopter mbi zonat e prekura nga përmbytjet dhe së bashku do të dalin në një deklaratë për shtyp me gazetarët. •Sipas axhendës, Meloni do të kthehet më pas në Romë për mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të planifikuar për në orën 18:00, ku do të duhet të marrë vendime të mëtejshme për menaxhimin e emergjencave në zonat e prekura nga moti i keq.
2 artikuj për këtë temë.
ITALI-Stuhia që goditi provincën e Brescias-s në Itali pasditen e të mërkurës ka shkaktuar dëme serioze, sidomos në zonat e Caino, Nave dhe Concesio në Val Trompia, ku rrugët janë kthyer në përrenj balte. Në Rezzato, argjinatura e kanalit u shkatërrua duke sjellë si pasojë rënien e dy makinave në kanal, të cilat fatmirësisht nuk kishin pasagjerë brenda.
Në qytetin e Brecias pati vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve për shkak të përmbytjes së disa nënkalimeve. Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë pasdites dhe natës me Mbrojtjen Civile duke përdorur pompat e shkarkimit të ujit për të pastruar rrugët dhe për të rivendosur të paktën rregullin në sistemin rrugor. Nga ana tjetër, nga kjo fatkeqesi disa familje në Lavenone kanë mbetur tërësisht të izoluara./L'unione Sarda.it
ITALI- Kryeministrja Giorgia Meloni do të mirëpresë sot në Bolonjë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Mediat e huaja raportojnë se, Meloni do të shoqërojë von der Leyen gjatë fluturimit me helikopter mbi zonat e prekura nga përmbytjet dhe së bashku do të dalin në një deklaratë për shtyp me gazetarët.
Sipas axhendës, Meloni do të kthehet më pas në Romë për mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të planifikuar për në orën 18:00, ku do të duhet të marrë vendime të mëtejshme për menaxhimin e emergjencave në zonat e prekura nga moti i keq.
Përmbytjet në Itali
Për pothuajse 7 ditë Italia u përfshi nga moti i keq dhe reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje masive në disa zona. Zonat më të prekura ishin Emilia-Romagna dhe Bologna, ku u raportuan rreth 14 viktima dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur. Mbi 12 mijë banorë u evakuuan në zona të sigurta ndërsa qindra shtëpi u shkatërruan. Dëmet nga përmbytjet e këtij viti në këto dy zona në Itali janë të pallogaritshme. Dalja nga shtrati i 14 lumnjeve ka shkaktuar kolaps në vend, prej disa ditësh ndërsa raportohet se situata nga sot paraqitet më e qetë.