LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu 2 interpelanca me Ballukun

•Kuvendi i Shqipërisë u mblodh ditën e sotme. •Në Kuvend u miratua projekt rezoluta “Për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”. Koha në dispozicion është 90 minuta, e ndarë në mënyrë përpjestimore ndërmjet grupeve sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend. Grupi parlamentar i PS ka në dispozicion 46 min, grupi i PD 25 min, Grupi parlamentar “Demokraci dhe Integrim” - 7 min, Grupi parlamentar “Alenaca për Ndryshim”- 7 min dhe deputetë jashtë grupeve parlamentare - 5 minuta. • Deputeti i PD, Xhelal Mziu pasur dy interpelanca me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, lidhur me ecurinë e punimeve në Rrugën e Arbrit. •Deputeti i PS, Erion Braçe ka pasur 2 interpelanca me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca. •Interpelanca e parë është kërkuar mbi pagesat si mbeshtetje ndaj fermereve sipas çdo programi ndërsa e dyta mbi kontratat e dhenies se tokes me qira ne territorin e Bashkise Divjake dhe Bashkise Lushnje me qellim aktivitetin bujqesor dhe blegtoral. • Në Kuvend u prezantua raporti i veprimtarisë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2021. • Gjatë seancës së sotme u bë prezantimi i raportit të veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2021. 

41 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Kuvendi miraton protokollet e NATO-s për aderimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Elsa Hastad

TIRANË- Kuvendi shqiptar ka miratuar protokollet e NATO-s për aderimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë. Me 114 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët kanë miratuar protokollet e NATO-s.

Ndërkohë që ky votim është pritur me duartrokitje nga deputetet si dhe nga ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, e cila e priti vendimin me dorë në zemër.

“Morën pjesë 114 deputetë, 114 vota pro”, tha Nikolla.

1 MUAJ ME PARE

Asnjë votë kundër, miratohet projekt rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Kuvendi

TIRANË- Projekt-rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë është miratuar ditën e sotme në Kuvend. Me 113 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët kanë miratuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.

“Projekt rezolutë për Srebrenicën. 113 deputetë morën pjesë. 113 vota pro”, tha Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla.

Ndërkohë që  4 amendamentet e propozuara nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Tritan Shehu për këtë projekt-rezolutë janë hedhur poshtë nga Kuvendi.

1 MUAJ ME PARE

INTERPELANCA/ Mziu: Kur do marrin fund vdekjet në Rrugën e Arbrit. Balluku: Bëjmë ëndrrat realitet

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Belinda Balluku dhe Xhelal Mziu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu është përfshirë në një debat me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku. Interpelanca e kërkuar nga Mziu për Rrugën e Arbrbti përfundoi me replika për pamjen e jashtme të vetë ministres. I pari foli Mziu, i cili tha se Rruga e Arbrit ka mbetur vetëm një ëndërr që nuk u bë realitet asnjëherë. Ai nxorri dhe disa foto në foltore nga projekti i rrugës, ku tha se kishtendryshuar vetëm pamja e vetë ministres. Nga ana tjetër Balluku tha se PS-ja punon për të realizuar ëndrrat e qytetarëve e atyre të PD-së. Ajo tha se jeta e qytetarëve të asaj zone kishte lulëzuar falë Rrugës së Arbrit. Përsa i përket komenteve mbi pamjen e saj të jashtme, Balluku tha se Mziu i preferonte me shami të kuqe, por që asaj nuk i shkojnë.

Replikat mes tyre:

Xhelal Mziu: Në 2013, Rama tha që është lënë rrugëve dhe e premtoi se do ishte puna e parë që do bënte, pra krahas 300 mijë vendeve të punës e asnjë vend pune nuk krijoi, krahas deklaratës së famshme për të pasur ujë në cdo parcelë e asgjë s’ka bërë deri më sot, tha që ujë do kishte 24 orë, por sot qyteti ka vetëm 30 minuta ujë, deklaroi dhe Rrugën e Arbrit por që nga ajo ditë e sot 19 herë ka pasur deklarata ose të kryeministrit ose ministrave ose për fillimin ose mbarimin e punimeve dhe në fakt rruga ka mbetur rrugëve si thoshte kryeministri i sotëm në atë periudhë. Kostoja e saj ishte 70 milionë euro me ardhjen e Rilindjes jo vetëm që nuk nisi në mandatin e parë por u deshën vite për ta filluar dhe u bë një shpikje për këtë rrugë do bëheshin 1 miliardë lekë investime që do bëheshin përmes skemës së famshme PPP. Rruga e parë do ishte rruga e Arbrit ishte absurditet hapi i parë i kësaj qeverie në shpikjen e PPP që s’ka shqiptar që nuk e di që është korruptive. Kjo rrugë sot e kësaj dite mbetet ëndërr për dibranët, bulqizakët se as gjysma e asaj rruge s’ka mbaruar dhe s’po flasim për efektin financiar që është i jashtëzakonshëm krahasuar me atë që do merret nëse ajo rrugë do mbarojë ndonjëherë.

Belinda Balluku: Nëse kjo rrugë është kaq e rëndësishme, përse nuk i ka shtyrë kolegu bashkëpartiakët e tij që ta bënin të rëndësishme. Kjo rrugë ka ecur vetëm me qeverisjen tonë. Vende pune, flet për vende pune kur përfaqëson Dibrën, unë jam deputete në Tiranë, por nga Marsi jetën time politike e zhvilloj në Dibër. Unë takoj qytetarë, jo anëtarë partie. Ajo që unë shikoj është se këto punë që janë bërë në Rrugën e Arbrit kanë ndryshuar jetën e atyre njerëzve që jetojnë atje. Të vish këtu dhe të thuash që rrugët kanë mbetur rrugëve kur vetë i lanë rrugët. Ky është abuzim shumë i madh, sot dibranët, klosianët, bulqiziotët e dinë shumë mirë që për një orë e gjysmë janë në Tiranë. Megjithatë, përsa kohë thotë gjëra të paqena dhe qytetarët e dëgjojnë e qeshin nuk ka asnjë problem. Problem është kur thotë se nuk janë hapur vende pune, kur janë hapur. Flet për ëndrra dhe thotë që Rruga e Arbrit mbetet një ëndërr kur në fakt asgjë nuk mbetet një ëndërr nën qeverinë Rama. Ne jemi këtu për të bërë realitet edhe ëndrra tuaja. Secili nga ju që ka pasur një ëndërr, po i bëhet realitet. Në hapëm sirtarin dhe po i bëjmë realitet. Ju përmendët kompaninë Gjoka Construction, një kompani shqiptare, meritojnë respekt sepse kanë fituar eksperiencë. Ju e përmendni me emër sepse ju ka paditur dhe ka pasur vendim gjyqësor që ju t’i jepni të drejtë kësaj kompanie. Ju i keni anashkaluar dhe kjo më bën të mendoj që kjo interpelancë është nxitur nga konfliktet me kompaninë në fjalë. Po shkojmë tek çështjet teknike, ndoshta të vështia për tu kuptuar nga ana juaj, me VKM-në numër 180 të vitit 2018 është miratuar koncensioni për mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit. Periudha është 13 vite, punimet kanë filluar dhe gjithë projekti zgjat.

Xhelal Mziu: Këto 5 vitet e fundit ke qënë shumë trendy, dhe parashikoheshe se do ishte pasardhësja e udhëheqësuit, por të kanë sjellë në Dibër dhe shumë mirë kanë bërë që të kanë sjellë në Dibër se jam e sigurtë që do të ndikojë në karrierën tëndë. Të sygjerja mos të kishte ardhur se do të pësosh fatin e Dionisit në 2021. Mua më intereson rruga e ngelur rrugëve nga ju ministre. Gjoka në uebsajtin e tij ka shkruar ura e Vashës, 9 km. Thotë rrugë e përfunduar, madje tregton dhe asfaltin e hedhur për rrugën. Në këtë aks rruge, rruga që kishte bërë 44 mijë metra katërorë asfalt, shihe rrugën, ja ministre, kjo është rruga. Jo vetëm që nuk mbaroi brenda asfaltin, aty në fakt kanë vdekur njerëz. Kjo është rruga, Bypassi është për të shpëtuar jetë, aty në fakt vdesin njerëz. Shihe ministre, u futa në ëeb dhe pashë rekordin e pafundëm. Byppasi i vdekjes, këto janë këto janë vdekjet e pafundme të krijuara në këtë bypass të ministres që është shumë xhentile, janë shumë pak vdekjet krahasuar me atë që janë në ëeb. Ministrja më tha se unë nuk di as rrugët. A mund të më thuash se te ëebi juaj është kjo urë, ku është kjo urë se unë nuk e kam parë këtë urë? Kjo është rruga, madje këtu pranë është dhe ministrja, se ka pasur paraqitje tjetër më përpara. Kjo është prerja tërthore e cila duhet të ishte 13 metra, po këtu cfarë ju pengoi? Kjo është bërë 7 metra nga 18 metra, ngushtohet nga Rruga e Kombit. Rruga c2 thotë se kthesat i ka sipas standartit. Unë nuk kuptoj vetëm një gjë, si ka mundësi gjysma e rrugës në kohën e pd ka kushtuar 70 mln euro, cfarë standarti ka shumë kjo rrugë që do të kushtojë 5.5 herë më shumë se në 2009 e në 2013. Nuk mbarojnë këtu vetëm cudirat e saj. Kjo është rruga, madje këtu pranë është dhe ministrja, se ka pasur paraqitje tjetër më përpara.

Belinda Balluku: Unë praktikisht jam pasardhëse e Haki Sharofit, vazhdoj të kem dyshimet e mia nëse e njeh apo jo. Edhe për qershitë që më tregove, që kam shkuar me aheng apo aheng, unë të ndihmova që të mos merreshe me Gjokën, por ti tregove edhe njëherë që e ke personale. Siç u more me pamjen time, ti mua më do me shami të kuqe, por mua nuk më shkojnë shamitë, kam provuar kapele, por shamitë jo. Ndoshat zotëria i ka preferencat me shami të kuqe. Ti këtu duhet të ishe çuar ti. S’kam ardhur unë këtu që të tregoj nëse jam mirë nga pamja apo jo, turp për ju zonja që i lejoni për herën e disatë të merreni me pamjet e zonjave. Pamja ime është kjo që është por në fakt punët e bëj mirë. Ato që ju i lini rrugëve për tre vite, unë i mbyll për 12 muaj, ky është viti im, mos u merrni me vitin tim. Zoti Mziu i ka bërë thirrje tërë Dibrës dhe ka thënë votoni Ramën, përdor dhe fjalët tona, rrigët e lëna rrugëve, ëndrra, ju nuk shpikni dot as fjalë. Merrni fjalët tona dhe flisni. Ato fotot që fole, qytetarët e shkelin me automjet rrugën. Dole këtu dhe abuzove me shifrat, kontrata është miratuar me VKM, nuk i është shtuar asnjë qindarkë. Zgjidhjet teknike po jepen nga koncensionari pa marrë asnjë qindarkë më tepër.

Xhelal Mziu: Kur dikush ose nuk është i aftë merret me pjesët anësore. Unë do kërkoja kur do të marrin fund vdekjet në rrugën e arbrit. E dyta, pse rruga e Arbrit, u bë Llogara, në një kohë që në termat e kontratës thuhej se do të përdorej aksi më i shkurtër. Kur kjo rrugë që duhet të kishte mbaruar në vitin 2014, kush iu sugjeroi ju që të dobësoheni kaq shumë? 

Lindita Nikolla: Ju tërheq vëmendje. Eshtë në referencë një personazh telenovele nuk ka lidhje me atë çfarë thoni ju.

1 MUAJ ME PARE

Neni për ndryshimin e notës së maturantëve, Zhupa: Hiqeni menjëherë. Kushi: Aty e gjetëm, do kohën e vet

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Ina Zhupa dhe Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije sot vendimin për ndryshimin e nenit në Rregulloren e Maturës Shtetërore që mund tu japë mundësinë maturantëve që kanë ankesa ndaj notës së parë në provimet e Maturës që ta rikontrollojnë e rishohin. Por, deputetja demokrate Ina Zhupa tha se maturantët aktualë nuk kanë mundësi të kërkojnë mundësinë për të rikorrigjuar testin. Sipas saj, kështu maturantët marrin notë më të ulët nëse teza rikorrigjimin e tekstit. Zhupa akuzoi ministren se kanë shkelur ligjin e arsimit të lartë, Kushtetutën dhe Konventën Europiane e se ai nen duhet ndryshuar menjëherë, që edhe ata nxënës që kanë ankesa tani, të kenë mundësi rishikimi. Kushi iu përgjigj Zhupës dhe i tha se kjo gjë kërkon kohë e se për momentin janë në fazën e propozimit.

REPLIKAT MES TYRE:

Ina Zhupa: Ministrja e arsimit e dinte që do vinte momenti i maturës, doja të përfitoja nga rasti për t’iu bërë ne dije sipas rregullores së ministrisë, korrigjuesit janë të pagabueshme, Zoti dhe korrigjuesit e ministrisë, vetëm ata janë të pagabueshëm.  sipas rregullores s’ka të drejtë asnjë maturant që të ketë mundësi të bëjë rivlerësimin e notës. Nëse gabon merr një notë më të ulët, nëse një korrigjues gabon, ngel nota më e ulët e maturantit. Më vjen mirë që ka një lloj sensibiliteti pas pilafi, keni shkelur kushtetutën, konventën europiane, të drejtën e shkollës, ligjin e arsimit të lartë por mbi të gjitha dinjitetin e atyre maturantëve që shikonin që teza e tyre ishte korrigjuar gabim dhe i thoshit është korrigjuar gabim po s’kemi ca bëjmë nota nuk ndryshohet. Kjo duhet ndryshuar që sot, i keni të gjitha mundësitë. Tezat i bëtë si i bëtë, sa i përket korrigjimit të kenë të drejtë për të marrë notën që i takon.

Evis Kushi: Ju falënderoj që lexoni statuset e mia, se kam bërë një takim me drejtues të institucioneve shtetërore kiu kemi prezantuar gjetjet e grupit për ndryshimet në këtë provës. Për të mos i bërë konfuz menduam se këto propozime ti bëjmë pa sprovimeve. Një është ky, që nga rregullorja të hiqet neni që nuk lejon rivlerësimin e testit. Kyka qenë që në kohën tuaj. Ka qenë i ndaluar për arsye se koha pas provimeve deri në kohën për të vazhduar universitetin është shumë i shkurtër. Janë 30 mijë maturantë që japin katër teste, kjo kërkon kohë, vonon procesin për të aplikuar në universitete. Prej 15 ka një rregullore ku thuhet nuk lejohet rivlerësimi i testit. Duhet të gjejmë mënyrën sesi, për të mos u bërë pengesë. Jam dakord me ju, duhet të rivlerësohet. Ne do ta gjemë një mënyrë sesi t’ia japim maturantëve këtë të drejtë.

1 MUAJ ME PARE

Kryemadhi nxjerr listën me emra e kompani: Ibrahimaj, po këto i keni denoncuar

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i është përgjigjur ministres së financave Delina Ibrahimaj e cila foli në Kuvend për 24 kompanitë e denoncuaranga Opozitarja për evazion fiskal. Në një postim në rrjetet social e, Kryemadhi publikon emrat e kompanive dhe pyet Ibrahimajn nëse i kanë denoncuar apo jo.

Reagimi i plotë i Monika Kryemadhit

Në vitin 2018, financat shqiptare kanë referuar në prokurori disa kompani fiktive që kanë kryer evazion fiskal me vlera miliona dollarë. Znj. ministre e financave deklaroi sot në Kuvend që janë 500 firma private të hetuara dhe referuara në prokurori për evazion fiskal, e që është detyrë e prokurorisë hetimi i tyre dhe detyrë e gjykatës dënimi i tyre. Pra, qeveria ia la topin drejtësisë për të justifikuar hajdutërinë qeveritare me koncesionet dhe veprimet fiskale. Rezulton se në vitin 2017 disa nga këto kompani fiktive, të cilat i shikoni në foto dhe që janë pjesë e atyre të dërguara në prokurori, kanë lëshuar fatura ‘punimesh’ tek ‘Integrated Technology Ëaste Treatment Fier’. Pra, i kanë lëshuar fatura fiktive koncesionarit të inceneratorit Fier. Me siguri që Administrata Tatimore në vitin 2018 e ka hasur dhe evazionin galopant fiskal në vlerën 2.6 mln dollarë të shoqërisë koncesionare të inceneratorit të Fierit. A është hetuar kjo kompani koncesionare nga Administrata Tatimore? Nëse po, a është referuar në prokurori? Nëse jo, pse? Nëse po, pse kanë vazhduar pagesat nga buxheti i shtetit deri në vitin 2020, për një kompani koncesionare që ka bërë evazion fiskal??? Parimi ‘ca të nënës, e ca të njerkës’ nuk mund të funksionojë në një shtet të së drejtës. Ndaj transparenca totale, për çdo koncesion dhe fond publik, është rruga e vetme e duhur për të mbrojtur interesin kombëtar. Koha e drejtësisë që t’i trajtojë njësoj përpara ligjit, si qytetarët dhe pushtetarët.

Ibrahimaj foli sërish në Kuvend për denoncimin e Kryemadhit. Ajo tha se janë 500 firma private të hetuara dhe referuara në prokurori për evazion fiskal e se kanë qenë ata vetë që kanë bërë denoncime para se të dilte kryetarja e LSI-së me denoncime publike.

 

1 MUAJ ME PARE

VD-Braçe: Sot është dita e të vërtetës, ja emrat e “kartelit” të grumbulluesve që po vjedhin fermerët

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Erion Braçe

TIRANë- Ka vijuar me debate të forta interpelanca e ministres së Bujqësisë Frida Krifca dhe deputetit socialist të Lushnjës Erion Braçe teksa ky i fundit ka denoncuar atë që e cilëson dhe si 'karteli i grumbulluesve' që po vjedh fermerët. Braçe është ndalur në emra konkretë duke përmendue emrat e kompanive grumbulluese.

"Heshtja për një kulturë aq masive si shalqiri është e papranueshme, kam monituar ditët e krizës së shalqirit atje ku ju nuk keni qenë dhe për të vijuar edhe më tutje. Vijmë tek problematika e madhe që e kemi krijuar të gjithë bashkë. Ju kam thënë atyre njerëzve që sot do flas me emra dhe sot është dita e të vërtetës", tha Braçe.

REPLIUKA E DEPUTETIT ERION BRAÇE:

Cmimet e produkteve, shkojmë në parcela dhe kënaqemi me prodhimin e dardhës, pjeshkës etj që është plot dhe ju bëjmë dhe llogfaritë e atyre që punojnë aty dhe nuk i pyesim se me çfarë çmimi ka shitur dhe a i mbulon kjo shpenzimet e tyre. Heshtja për një kulturë aq masive si shalqiri është e papranueshme, kam monituar ditët e krizës së shalqirit atje ku ju nuk keni qenë dhe për të vijuar edhe më tutje. Vijmë tek problematika e madhe që e kemi krijuar të gjithë bashkë. Ju kam thënë atyre njerëzve që sot do flas me emra dhe sot është dita e të vërtetës.

Tomato Al ka shitur ditën e dielë me 23.8 lekë. Të gjithë ata që na dëgjojnë e dinë që të dielën është mbledhur shalqini vetëm me 9 deri në 10 lekë.

Romir Shpk është më interesanti, ka shitur të dielën 220 tonë shalqi në Kosovë, e ka mbulur me shalqi. Me 15.5 lekë.

LB Fruits 2006, ka shitur në Hungari me 40 lekë. U vjen gjynah këtyre njerëzve që bujqve shkojnë ua marrin me 8-9 lekë për kg dhe për vete e shesin 40 lekë për kg.

Fraeno e ka mbledhur në Kosovë me 12 cent dhe 14 cent në Bosnje, ndërkohë që e ka blerë me 8 lekë. Doni Fruits ia shet vetes njëherë me 12 cent, njëherë me 11 cent”.

1 MUAJ ME PARE

VD-Braçe-Krifcës: Kakofoninë që bëtë këtu mbajeni në ministri, skema bujqësore po mbytet

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Erion Braçe

TIRANË- Ka vijuar me debate të forta interpelanca e ministres së Bujqësisë Frida Krifca dhe deputetit socialist të Lushnjës Erion Braçe teksa ky i fundit i kujtoi me ironi se replikat me opozitën ti bëjë nga ministria dhe jo këtu pasi në interpelancë e kishte thërritur ai.

"E nderuar ministre nuk e kuptoj këtë që parashtruar, opozitës mund ti përgjigjeni atjenë podiume nga ministria këtu ju kam thirrur unë, ajo kakofoni që bëtë këtu është më mirë ta mbani në ministri. Kjo skemë po mbytet, unë mendova që ju sot do vinit këtu për të kërkuar më shumë para për skemën. Prirem ti besoj ato shifra që ju thatë por faktet thonë ndryshe", tha Braçe.

1 MUAJ ME PARE

VD-Interpelanca me Krifcën, Braçe: Keni bërë bujkun punëtor bujqësor, jo zot të prodhimit

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Erion Brace

TIRANË- Ditën e sotme, deputeti Erion Braçe në një interpelancë me ministren e Bujqësisë Frida Krifca për problemet e fermerëve, deklaroi se bujku është kthyer në punëtor bujqësor. Nga foltorja e Kuvendit, Braçe tha se çmimet e prodhimit janë në trendin e një viti më parë e se pagesat dhe ndihma ndaj fermerëve nuk po jepet.

‘Edhe pse bujku ka tokë nuk ka në mjete as kostot as çmimet e prodhimit. E kanë bërë një punëtor bujqësor, por jo zot të prodhimit të vet. Qiraja e tokës është shtrenjtuar, çmimi i naftës është shtrenjtuar, plehrat kimike janë shtrenjtuar, me një treg të kapur, plasamas hekur, tuba, sisteme ujitje të gjitha të shtrenjtuar, por edhe plehra kimike. Të gjitha janë rritur. Po bujku ynë? Bujku ynë ka dhe disaanvatazh tjetër prodhon, plugon, mbjell, vjelje dhe korr me paratë e veta. Të një cikli më parë prodhimi dhe paratë e emigrimit të sjella nga djem dhe vajza. Bankat serioze nuk financojnë prodhimin. Institucionet jo banka kreditojnë edhe prodhimin, por intersi nis me 39%, për kredi të shpejta të cilat i nevojten bujkut për të financuar të gjitha ato projekte pune. Masat buxhetore marrin një rëndësi jetike, tashmë edhe nën goditjen e çmimeve të lëndëve të para, abuzimit me çmimet. Ku jemi me pagesat dhe sa ndihmën po u japim ekonomive bujqësore. Çmimet e prodhimit janë thuajse në trendin e një viti me parë. Kemi ndjekur që nga janari çmimet  produkteve bujqësore, kanë rënë.’- tha Braçe.

1 MUAJ ME PARE

VD-Interpelanca në Kuvend, Krifca: Bërtitja me megafon nuk e shuan dot fuqinë e argumentave

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Frida Krifca

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë po zhvillon një interpelancë me deputetin socialist të Lushnjës Erion Braçe në lidhje me problematikat në bujqësi dhe për skemën bujqësore që për deputetin socialist është mbytur ndërsa nga ana tjetër ministrja shprehet se dhe pse lufta në Ukrainë ka pasur ndikimin e saj ja kemi dalë që të rrisim eksportet.

"Kemi folur gjatë në këtë vit për ndikimin e luftës në Ukrainë në ndikimin e saj në bujqësi. Kemi bërë çdo gjë që mundemi për të siguruar vijimësi dhe një menaxhimi të mirë ndaj një situate që nuk dihet sa do të zgjasë. Jam kundër diskursait politik të opozitës mbi performancës së bujqësisë. Bërtitja me megafon nuk e shuan dot fuqinë e argumentave. Deklaratat të tilla që fermerët kanë lënë tokat djerrë dhe se bujqësia është në vendnumëro është një alarm i rremë Faktet janë kokëforta dhe flasin qartë, bujqësia shqiptare po qëndron me vëmendjee dhe konsistencë. Kemi një rritje me 3% të produkteve bujqësore si dhe rritja e eksporteve. Mbështetja për krerë nuk është e vetmja që ne bëjmë për blegtorinë", tha ministrja.

1 MUAJ ME PARE

VD-Çupi: Jemi qarku më i varfër. Mziu: Manja e di efektin tim, kush të përzuri nga Dibra?

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi dhe Xhelal Mziu iu përgjigjën ministrit Ulsi Manja i cili u bëri të ditur se Dibra është me fat që ka një përfaqësuese si Belinda Balluku. Në seancën e sotme plenare, Çupi tha se Dibra është qarku më i varfër ndërsa Mziu i tha se e ai e di shumë mirë se kush e ka larguar nga Dibra.

Dhurata Çupi: Zoti Manja refuzoj të pranoj që Dibra është investuar nga kjo qeveri si asnjë më tepër, Dibra është qarku më i varfër, nuk ka asnjë investim tjetër përveç rrugës së Arbrit. Asgjë s’keni bërë për Dibrën, asgjë për Matin. Vetëm Rruga e Arbrit që ishte nisur. Asgjë tjetër, Dibra është qarku më i varfër.

Xhelal Mziu: Manja e di mirë efektin tim, ka qenë në Kamëz, tetë me zero. Për të shkur në Dibrën e Ulsiut që nuk është e Ulsiut, diht rezultati. Unë s’kam ikur nga Dibra me dëshirë, ju zoti Manja përveç problemeve që keni me dosjen 184, ju e dini që nuk ju duan dibranët, e di shumë mirë se kush ju largoi nga Dibra.

1 MUAJ ME PARE

VD-Mandati i Xhaçkës/ Shehaj: Kur do thërritet mbledhja? Nikolla: Nesër, është e ftuar ministrja

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj kërkoi informacion nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla se kur do të mblidhet Komisioni për të diskutuar mandatin e ministres Olta Xhaçka. Nikolla i bëri të ditur se ditën e hënë do të mblidhet Komisioni, aty ku është ftuar dhe ministrja.

Shehaj: Nuk keni caktuar asnjë datë për mocionin tonë. Dua të nënvizoj faktin se cështja duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Do doja të dija kur keni ndërmend të thërrisni mbledhjen për mandatin e Xhaçkës. 

Nikolla: Nesër kemi mbledhje të Komisionit të Mandateve ku është e ftuar ministrja. Do të diskutohet çëshja dhe do të kemi njoftim.

1 MUAJ ME PARE

VD-Manja-Mziut: Do lije Dibrën në bixhoz siç la PD Shqipërinë, janë me fat që kanë Ballukun o kukuvajkë që ndjell vdekje

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu

TIRANË- Interpelanca e deputetit demokrat Xhelal Mziu me ministren e Infrastrukterës Belinda Balluku ka përfshirë në debat edhe ministrin Ulsi Manja i cili i doli ne krah koleges pas akuzave që iu bënë nga Mziu. Manja iu drejtua deputetit demokrat duke e quajtur një kukuvajkë që ndjell vdekjen  pasi iu referua rrugës së Arbrit si rruga e vdekjes si dhe u shpreh se nuk do lihet Dibra në bizhoz siç PD la Shqipërinë ndërkohë nuk kurseu lëvdatat për Ballukun kur u shpreh se Dibra është me fat që e ka drejtuese politike.

MANJA: Këtë 6 Mars ti na bëre dhe një dëm se nuk le gjë në lokale se tu ardh 6 herë nga Tirane mbete tu hangër në lokalet e Dibrës se ishe mësuar në Kamëz se beu i Kamzes. Dibra ka fat që ka Ballukun, shumë shpejt do shohësh aksin Dibër-Maqallarë. Kjo qeveri ka investuar në Dibër më shumë seç ka investuar çdo qeveri në 30 vjet. Siç ka lënë PD në bixhoz Shqipërinë do të lësh Dibren.

Qetësohuni mos bërtisni, se e kam me Xhelalin. Një njeri që i çan vetëm vdekjes është kukuvajkë se u drejtua se rruga e Arbrit është rruga e vdekjes.

1 MUAJ ME PARE

VD-Mziu-Ballukut: Kush iu sugjeroi që të dobësoheni kaq shumë? (Salla gumëzhin)

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Xhelal Mziu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu iu drejtua me një pyetje ministres Belinda Ballukut. 'Kush iu sygjeroi që të dobësoheni kaq shumë"- tha Mziu. Deklarata e tij nuk u prit mirë në seancë. Të pranishmit gumëzhinë në shenjë revolte. 

Xhelal Mziu: Kur dikush ose nuk është i aftë merret me pjesët anësore. Unë do kërkoja kur do të marrin fund vdekjet në rrugën e arbrit. E dyta, pse rruga e Arbrit, u bë Llogara, në një kohë që në termat e kontratës thuhej se do të përdorej aksi më i shkurtër. Kur kjo rrugë që duhet të kishte mbaruar në vitin 2014, kush iu sugjeroi ju që të dobësoheni kaq shumë? 

Lindita Nikolla: Ju tërheq vëmendje. Eshtë në referencë një personazh telenovele nuk ka lidhje me atë çfarë thoni ju.

1 MUAJ ME PARE

VD-REPLIKAT/ Mziu: Ke ndryshuar pamje. Balluku: Ti i do me shami të kuqe, por mua s’më shkojnë

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Xhelal Mziu dhe Belinda Balluku

TIRANË- Rruga e Arbrit krijoi debat në seancën e sotme të Kuvendit mes deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziut dhe ministres Belinda Ballukut. Mziu përmendi gjatë interpelancës paraqitjen e ndryshuar të ministres. Kjo e fundit, iu përgjigj duke i thënë se ai po merret me pamjen e saj mirëpo nuk do e shikojë me shami të kuqe, ashtu si ai do.

Xhelal Mziu: Kjo është rruga, madje këtu pranë është dhe ministrja, se ka pasur paraqitje tjetër më përpara.

Belinda Balluku: Unë praktikisht jam pasardhëse e Haki Sharofit, vazhdoj të kem dyshimet e mia nëse e njeh apo jo. Edhe për qershitë që më tregove, që kam shkuar me aheng apo aheng, unë të ndihmova që të mos merreshe me Gjokën, por ti tregove edhe njëherë që e ke personale. Siç u more me pamjen time, ti mua më do me shami të kuqe, por mua nuk më shkojnë shamitë, kam provuar kapele, por shamitë jo. Ndoshat zotëria i ka preferencat me shami të kuqe. Ti këtu duhet të ishe çuar ti. S’kam ardhur unë këtu që të tregoj nëse jam mirë nga pamja apo jo, turp për ju zonja që i lejoni për herën e disatë të merreni me pamjet e zonjave. Pamja ime është kjo që është por në fakt punët e bëj mirë. Ato që ju i lini rrugëve për tre vite, unë i mbyll për 12 muaj, ky është viti im, mos u merrni me vitin tim. Zoti Mziu i ka bërë thirrje tërë Dibrës dhe ka thënë votoni Ramën, përdor dhe fjalët tona, rrigët e lëna rrugëve, ëndrra, ju nuk shpikni dot as fjalë. Merrni fjalët tona dhe flisni. Ato fotot që fole, qytetarët e shkelin me automjet rrugën. Dole këtu dhe abuzove me shifrat, kontrata është miratuar me VKM, nuk i është shtuar asnjë qindarkë. Zgjidhjet teknike po jepen nga koncensionari pa marrë asnjë qindarkë më tepër.

1 MUAJ ME PARE

VD-'Je shumë trendy'/ Mziu-Balluku: Parashikoheshe si pasardhëse e Ramës, mos të kishte ardhur në Dibër

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Xhelal Mziu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu iu drejtua ministres Belinda Ballukut duke i thënë se është trendy. Gjatë interpelancës për rrugën e Arbrit, Mziu deklaroi se ka frikë për karrierën e ministres e cila tani është në Dibër, pasi mund të përfundojë si paraardhësi i saj në vitin 2021.

'Këto 5 vitet e fundit ke qënë shumë trendy, dhe parashikoheshe se do ishte pasardhësja e udhëheqësuit, por të kanë sjellë në Dibër dhe shumë mirë kanë bërë që të kanë sjellë në Dibër se jam e sigurtë që do të ndikojë në karrierën tëndë. Të sygjerja mos të kishte ardhur se do të pësosh fatin e Dionisit në 2021. Mua më intereson rruga e ngelur rrugëve nga ju ministre. '

1 MUAJ ME PARE

VD-Balluku-Mziut: Po bëjmë realitet ëndrrat tuaja, keni konflikt interesi me Gjoka Construction se ju ka paditur

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është shprehur se Partia Socialiste që qeveris aktualisht nxjerr nga sirtari çdo ëndërr të qytetarëve shqiptarë dhe i bën realitet. Në përgjigje të interpelancës me deputetin e Partisë Demokratike Xhelal Mziu tha se Rruga e Arbrit u ka ndryshuar jetën qytetarëve të Dibrës e jo vetëm. Ajo tha se distanca është shkurtuar ndryshe nga çfarë ndodhte më herët, që qytetarëve të kësaj zone u duhej gjithë dita për të mbërritur në Tiranë.

"Nëse kjo rrugë është kaq e rëndësishme, përse nuk i ka shtyrë kolegu bashkëpartiakët e tij që ta bënin të rëndësishme. Kjo rrugë ka ecur vetëm me qeverisjen tonë. Vende pune, flet për vende pune kur përfaqëson Dibrën, unë jam deputete në Tiranë, por nga Marsi jetën time politike e zhvilloj në Dibër. Unë takoj qytetarë, jo anëtarë partie. Ajo që unë shikoj është se këto punë që janë bërë në Rrugën e Arbrit kanë ndryshuar jetën e atyre njerëzve që jetojnë atje. Të vish këtu dhe të thuash që rrugët kanë mbetur rrugëve kur vetë i lanë rrugët. Ky është abuzim shumë i madh, sot dibranët, klosianët, bulqiziotët e dinë shumë mirë që për një orë e gjysmë janë në Tiranë. Megjithatë, përsa kohë thotë gjëra të paqena dhe qytetarët e dëgjojnë e qeshin nuk ka asnjë problem. Problem është kur thotë se nuk janë hapur vende pune, kur janë hapur. Flet për ëndrra dhe thotë që Rruga e Arbrit mbetet një ëndërr kur në fakt asgjë nuk mbetet një ëndërr nën qeverinë Rama. Ne jemi këtu për të bërë realitet edhe ëndrra tuaja. Secili nga ju që ka pasur një ëndërr, po i bëhet realitet. Në hapëm sirtarin dhe po i bëjmë realitet. Ju përmendët kompaninë Gjoka Construction, një kompani shqiptare, meritojnë respekt sepse kanë fituar eksperiencë. Ju e përmendni me emër sepse ju ka paditur dhe ka pasur vendim gjyqësor që ju t’i jepni të drejtë kësaj kompanie. Ju i keni anashkaluar dhe kjo më bën të mendoj që kjo interpelancë është nxitur nga konfliktet me kompaninë në fjalë. Po shkojmë tek çështjet teknike, ndoshta të vështia për tu kuptuar nga ana juaj, me VKM-në numër 180 të vitit 2018 është miratuar koncensioni për mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit. Periudha është 13 vite, punimet kanë filluar dhe gjithë projekti zgjat,"- tha Balluku.

1 MUAJ ME PARE

VD-Rruga e Arbrit/ Mziu: Rama bëri dhe shpikje me PPP-të korruptive, nuk ka përfunduar as gjysma

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Xhelal Mziu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka kërkuar interepelancë me ministren e Infrastrukturës për të kërkuar informacione dhe shpjegime mbi ecurinë e punimeve për Rrugën e Arbrit. Mziu akuzoi qeverinë se e ka “lënë rrugëve” këtë projekt dhe se kryeministri nuk i është përmbajtur zotimit që ka bërë që në vitin 2013.

'Në 2013, Rama tha që është lënë rrugëve dhe e premtoi se do ishte puna e parë që do bënte, pra krahas 300 mijë vendeve të punës e asnjë vend pune nuk krijoi, krahas deklaratës së famshme për të pasur ujë në cdo parcelë e asgjë s’ka bërë deri më sot, tha që ujë do kishte 24 orë, por sot qyteti ka vetëm 30 minuta ujë, deklaroi dhe Rrugën e Arbrit por që nga ajo ditë e sot 19 herë ka pasur deklarata ose të kryeministrit ose ministrave ose për fillimin ose mbarimin e punimeve dhe në fakt rruga ka mbetur rrugëve si thoshte kryeministri i sotëm në atë periudhë. Kostoja e saj ishte 70 milionë euro me ardhjen e Rilindjes jo vetëm që nuk nisi në mandatin e parë por u deshën vite për ta filluar dhe u bë një shpikje për këtë rrugë do bëheshin 1 miliardë lekë investime që do bëheshin përmes skemës së famshme PPP. Rruga e parë do ishte rruga e Arbrit ishte absurditet hapi i parë i kësaj qeverie në shpikjen e PPP që s’ka shqiptar që nuk e di që është korruptive. Kjo rrugë sot e kësaj dite mbetet ëndërr për dibranët, bulqizakët se as gjysma e asaj rruge s’ka mbaruar dhe s’po flasim për efektin financiar që është i jashtëzakonshëm krahasuar me atë që do merret nëse ajo rrugë do mbarojë ndonjëherë”.- u shpreh Mziu.

 

1 MUAJ ME PARE

VD-Rezoluta për Srebenicën, Balla-Shehut: Turp të kesh, gënjeshtar

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Taulant Balla

TIRANË- Debate të shumta janë zhvilluar në seacën e sotme plenare ku po diskutohet Rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Srebenicë, rezolutë kjo e propozuar nga ana e Grupit Parlamentar të PS. Deputeti demokrat Tritan Shehu hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës pasi sipas të cilit kjo rezolutë e propozuar nuk dënon direkt gjenocidin dhe nuk e përcakton se kush e ka shkatuar.

“Vuçiç dhe qeveria serbe  duhet të kërkojë falje dhe këtu nuk thuhet. Nuk po kërkojmë asnjë elememnt tjetër vetëm se të dënohen autorët e krimit, të zbatojmë rezoluten e BE-së. Duhet të jemi të sinqertë dhe të bëjmë një rezolutë të qartë që të mos jetë si ajo e Ukrainës. Të shtojmë dhe amandamentin nr 2 që përcakton dhe se kush e ka shkaktuar gjenocidin”, tha Shehu.

Përgjigjia erdhi menjëherë nga deputeti socialist Taulant Balla I cili e quajti Shehun gënjështar dhe që duhet ti vijë turp që del para shqiptarve dhe gënjen.

“Do prezantojmë dhe qëndrimin kundër, more 20 min kohë. Amandament që sapo u propozuan do të rrëzohen. Rezolua që votojmë sot është në kujtim të viktimave në Srebenicë. Ne e kemi dënuar gjenocidin që në momentin që u ngritën akuzat. Sot votojmë një rezolutë të ngjashme me atë të Parlamentit Europian. Nuk ke turp që gënjen, gënjeshtar”, tha Balla.

Sot Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon një seancë të posaçme për votimin e rezolutes që dënon gjenocidin serb në Srebenicë. Kujtojmë se më herët qenë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike që çoi për votim në Kuvend një rezolutë të ngjashme por që u hodh poshtë nga ana e Partisë Socialiste me pretendimin se nuk mund të votojnë nje rezolutë që mban firmen e kryedemokratit Sali Berisha. Kjo ka qenë dhe molla e sherrit në seancën e sotme ku grupi demokrat akuzon mazhorancën se ka hartuar një rezolutë gjysmake që nuk thotë qartë se kush e shkaktoi gjenocidin në Srebenicë duke kërkuar që të shtohen 4 amandamente në mënyrë që sipas demokratëve të bëhet e plotë rezoluta.

1 MUAJ ME PARE

VD-Shehu: Vuçiç të kërkojë falje ne emër të qeverisë! Kemi humbur rolin e liderit në rajon

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Tritan Shehu

TIRANë- Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme plenare lku po diskutohet mbi Rezoluten për dënimin e gjenocidit serb në Srebenicë. Deputeti demokrat Tritan Shehu shprehet se kjo rezolutë nuk dënon direkt gjenocidin dhe se Vuçiç duhet të kërkojë falje në emër të qeverisë së Serbisë.

"Nuk jane vetëm forcat para militare, janë forcat serbe ato që kanë hyrë në Bosnje dhe kjo është rezolutë e BE. Ne nuk duhet të jemi një hap pas parlamentit Europian. Duhet të ndryshojmë termat e kësaj rezolute dhe të dënojmë gjenocidin. Nëse ne nuk I dënojmë forcat serbe të ardhura nga Serbia ne në fillim nuk njohim krimin dhe e dyta ne nuk themi se kush e ka bërë krimin. Vuçiç dhe qeveria serbe  duhet të kërkojë falje dhe këtu nuk thuhet. Nuk po kërkojmë asnjë elememnt tjetër vetëm se të dënohen autorët e krimit, të zbatojmë rezoluten e BE-së. Duhet të jemi të sinqertë dhe të bëjmë një rezolutë të qartë që të mos jetë si ajo e Ukrainës. Të shtojmë dhe amandamentin nr 2 që përcakton dhe se kush e ka shkaktuar gjenocidin.

Amandamenti 3 dënon gjenocidin ndaj forcave serbe në përgjithësi. Kjo dënon gjenocidin direkt dhe jo si ju që i bini indirekt. Ne duhet të kemi rolin e liderit në rajon dhe stabilitetin dhe integrimin europian dhe jo Serbia dhe e kemi këtu pse nuk e ka. Ne duhet ta mbajmë këtë rol dhe e ke humbur këtë rol tashmë. Nuk të respekton njeri nëse nuk I themi gjërat direkt. Amandamenti 4 Në këtë amandament ju e trajtoni Kosovën vetëm sa për të larë gojën dhe nuk mund ta trajtoni kështu", tha Shehu.

Sot Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon një seancë të posaçme për votimin e rezolutes që dënon gjenocidin serb në Srebenicë. Kujtojmë se më herët qenë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike që çoi për votim në Kuvend një rezolutë të ngjashme por që u hodh poshtë nga ana e Partisë Socialiste me pretendimin se nuk mund të votojnë nje rezolutë që mban firmen e kryedemokratit Sali Berisha. Kjo ka qenë dhe molla e sherrit në seancën e sotme ku grupi demokrat akuzon mazhorancën se ka hartuar një rezolutë gjysmake që nuk thotë qartë se kush e shkaktoi gjenocidin në Srebenicë duke kërkuar që të shtohen 4 amandamente në mënyrë që sipas demokratëve të bëhet e plotë rezoluta.

1 MUAJ ME PARE

VD-Spiropali: Keni përmendur shishet e shampanjës, Vetoja bullgare na pengoni integrimin

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali deklaroi ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë se vetoja bullgare ka ndikuar në pengimin e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Gjatë fjalës së saj në foltore, Spiropali tha se opozita ka përmendur në të shkuarën shampanjën mirëpo kjo ka munguar jo për fajin e Shqipërisë por të vetos absurde të Bullgarisë.

'Shembullin më të qartë të kësaj politike të mbrapshte sapo e dëgjuat. Qytetarët kanë protestuar dhe janë ndeshur me njëri-tjetrin dhe janë vrarë. Janë ndeshur si tifozë në shkallet e stadiumit për këta që vijnë helmojnë këtu. Tani ne jemi pak për tu ndarë kaq shumë me njeri tjetrin. Grisni vetëm për një çast ambalazhin dhe do të kuptoni se këtu mendohet vetëm për pushtetin dhe fitimet e tij. Pushtetin si qëllim dhe jo si mjet për të realizuar qëllime të mira, Ne si PS shpesh jemi thirrur në beteja dhe na është dashur të luftojmë…Në të djeshmen tonë edhe në opozitë kemi gabuar. Këtu e 12 vite më parë kur diskutohej heqja e vizave kishte edhe nga ata që qeveria e Berishës do ta përdorte kundër nesh. Ne mendonim se suksesi i tyre ishte dështimi ynë…Por orientimi i forcës politike në vite nuk u bë pjesë e këtyre trazirave…Ju sot flisni njësoj si në vitet ’90, flas për ata që folën. Keni përmendur shishet e shampanjë, por jeni ju që keni pirë shampanjë jo për fajin tonë kanë munguar hapja e negociata. Vonesat nuk kanë të bëjnë me Shqipërinë pro me një veto absurde të Bullgarisë. Shqipëria ka bërë shumë rrugë, në kufijtë e Europës ka luftë dhe kjo kohë e re nuk i pranon sjelljet e vjetra. Ne sot votojmë një rezolutë për nderimin e viktimave në Srebrenicë.'- tha ministrja.

1 MUAJ ME PARE

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, presidenti i Bosnje-Hercegovinës video-mesazh në Kuvendin e Shqipërisë

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Shefik Xhaferovic

TIRANË- Në seancën e sotme parlamentare u transmetua videomesazhi i presidentit të Bosnje Hercegovinës Shefik Xhaferovic. Ai u shpreh se tragjedia në Srebrenicë është kthyer në simbol planetar i vuajtjes dhe krimit në epokën moderne.

'E nderuar kryetare e kuvendit, të nderuar deputetë të Republikës së Shqipërisë, zonja dhe zotërinj, të dashur miq. Në ditët në vijim bëhen pikërisht 27 vite nga gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i madh masiv në tokën europiane pas Luftës së Dytë Botërore. Vetëm për disa ditë, pas 11 korrikut 1995, njësitë e Ushtrisë dhe Policisë së Republikës Srpska vranë më shumë se 8000 burra dhe djem. Siç konstatohet në vendimet e Gjykatës së Hagës, i gjithë operacioni u krye nën urdhrat dhe mbikëqyrjen e udhëheqjes politike dhe ushtarake të Republikës Srpska. Veprimi i asaj industrie të batishme të vdekjes shqetësoi ndërgjegjen e njerëzimit dhe vuri në dukje pasojat katastrofike të komunitetit ndërkombëtar, i cili në mënyrë pasive, për tre vjet vëzhgoi rrethimin e Srebrenicës “zonën e sigurt të Kombeve të Bashkuara”. Tragjedia në Srebrenicë është bërë një simbol planetar i vuajtjes dhe krimit në epokën moderne. Edhe sot, 27 vjet më vonë, fjala Srebrenicë jonë me tmerrin dhe dhimbjen më të fuqishme. Me mirënjohje dhe vlerësim mora lajmin për synimin e Kuvendit të Shqipërisë për miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë. Falenderoj  të gjithë deputetët që mbështetën miratimin e kësaj rezolute. Me këtë akt, Shqipëria konfirmon përkatësinë e saj në botën e qytetëruar dhe Kuvendi i Shqipërisë i bashkohet PE-së, Kongresit Amerikan dhe më shumë parlamenteve në botë, Europës dhe rajonit që miratuan rezolutën. Ky është një akt shum thelbësor dhe shumë i rëndësishëm për të gjithë rajonin dhe Ballkanin Perëndimor. Rivendosja e besimit në rajon është e mundur vetëm me respekt për të vërtetën, sepse respekti për të vërtetën është respekt për viktimat. Shpresoj që një ditë të gjithë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pa përjashtim do të fillojnë të respektojnë viktimat duke pranuar të vërtetën. U takon atyre ta bëjnë këtë dhe të sigurojnë një të ardhme normale dhe të shëndetshme, ose do të vazhdojnë të mohojnë, duke penguar kështu rikthimin e besimit dhe duke mbajtur peng brezat e reja me të kaluarën. Republika e Shqipërisë dhe Bosnja-Hercegovina janë dy vende të afërta dhe jashtëzakonisht miqësore. Vendet tona kontribuojnë në krijimin e një mjedisi paqësor dhe demokratik në rajon. Popujt tanë janë të lidhur me lidhje të shumta historike, kulturore dhe përgjithësisht njerëzore. E ardhmja jonë është e përbashkët dhe ajo është evropiane dhe euroatlantike. Në këtë këndvështrim e shoh këtë akt të Kuvendit të Shqipërisë. Qëllimi i kujtimit dhe nderimi i viktimave është të sigurohet që tmerri i gjenocidit të mos ndodhë më kurrë. Ashtu siç thotë lutja e Potoçarit: Dhimbja të jetë shpresa, në vend të hakmarrjes të jetë drejtësia. Lotët e nënës të jenë lutje që Srebrenica të mos i ndodhë më kurrë askujt.'-tha Xhaferovic.

1 MUAJ ME PARE

VD-Protesta/ Spiropali-Berishës: Pi ujë Sali se të pret një ditë e lodhshme, ty dhe flamujt e lodhur

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali iu drejtua kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës duke i thënë se duhet të konsumojë ujë pasi sot e pret një ditë e lodhshme. Gjatë seancës plenare, Spiropali tha se sot do të ketë një protestë përballë kryeministrisë e se do donte që të shikonte në shesh njerëz që i godet me të vërtetë kriza e jo persona që janë bashkëaksioner.

'Sot para Kryeministrisë ka një protestë. Mos të habiteni që e them se është gjë e mirë që qytetarët të dalin në Bulevard. Ua thotë një njeri që ka kaluar shumë kohë në Bulevard për të protestuar për lirin për të drejtën e votës. Do doja të shihja ata që po i godet kriza dhe jo ata që janë bashkëaksioner. Do doja qytetarë që numërojnë lekët e fund vitit dhe jo ata që vijnë me Range Rover dhe përdoren për mish për topat e luftës për pushtet. Do doja të shihja qytetarët e të nesërmes dhe jo fantazmat e së shkuarës. Pi ujë Sali kudo të jesh Është vapë dhe të pret një pasdite e lodhshme në shesh. Ty dhe flamujt e ty të lodhur. Po kërkon që të rikthesh vetëveten, por uji yt ka sosur. Ke thyer kaq shumë gota. Dëmto mjedisin tonë. Mos kujto se ata që ke rrotull se dinë se janë mercenarë në një luftë që s’ju përket. Për paradoks protestuesit më të ashpër të kësaj qeverisje të pakënaqurit më të mëdhenj do i keni përballë. Do i keni në katin e dytë të Kryeministrisë Sali, atje nga ky shihej gardën që qëndronte mbi protestuesit, por s’do të shohësh kryeministrin, por kryeprotestuesin.'- u shpreh Spiropali.

1 MUAJ ME PARE

VD-Rezoluta për Srebenicën, Shehu: Nuk e dënon politikisht gjenocidin

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Tritan Shehu

TIRANë- Sot Kuvendi po diskuton rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebenicë. Deputeti demokrat Tritan Shehu e ka cilësuar të cekët dhe gjysmake këtë rezolutë që sipas tij nuk dënon direkt gjenocidin dhe nuk e dënon politikisht atë.

"Dënimi I gjenocidit serb në Srrebenicë dhe kujtimin e viktimave. Nuk mund të shprehesh dhimbjen për viktimen pa dënuar gjenocidin. Ky është gjenocidi serb dhe kjo duhet vënë që në titull. Kjo rezolutë nuk e dënon politikisht gjenocidin", tha Shehu

REAGIMI I DEPUTETI TRITAN SHEHU;

Nuk merrem me provokacione që prishin etikën e këtij kuvendi. Pra unë mendoj që të mendojmë me gjakftohtësi se si të bëjmë për të përmirsuar disa elementë të kësaj rezulte që ka konfuziuonin e saj që kërkon ta godasë gjenocidin në mënyrë indirektë dhe në këtë mënyrë lë bazë e gjenocidit pa dënuar. Ne të gjithë e dënojmë gjenocidin. U tha këtu se ky është titulli që ka dhe Parlamenti Europian por kjo nuk është e vërtetë. Ju titullin e bëni për përkujtimin e viktimave në Srebenicë, duhet ndryshuar tuitulli, Dënimi I gjenocidit serb në Srrebenicë dhe kujtimin e viktimave. Nuk mund të shprehesh dhimbjen për viktimen pa dënuar gjenocidin. Ky është gjenocidi serb dhe kjo duhet vënë që në titull. Kjo rezolutë nuk e dënon politikisht gjenocidin.

Sot Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon një seancë të posaçme për votimin e rezolutes që dënon gjenocidin serb në Srebenicë. Kujtojmë se më herët qenë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike që çoi për votim në Kuvend një rezolutë të ngjashme por që u hodh poshtë nga ana e Partisë Socialiste me pretendimin se nuk mund të votojnë nje rezolutë që mban firmen e kryedemokratit Sali Berisha. Kjo ka qenë dhe molla e sherrit në seancën e sotme ku grupi demokrat akuzon mazhorancën se ka hartuar një rezolutë gjysmake që nuk thotë qartë se kush e shkaktoi gjenocidin në Srebenicë duke kërkuar që të shtohen 4 amandamente në mënyrë që sipas demokratëve të bëhet e plotë rezoluta.

1 MUAJ ME PARE

VD-Debati në Kuvend/ Spiropali: Shko në protestë shko. Tabaku: Çfarë bëj unë e di vetë

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Jorida Tabaku dhe Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali dhe deputetja Jorida Tabaku u përfshinë në debat gjatë seancës së Kuvendit të sotëm për shkak të protestës së sotme. Tabaku i kërkoi ndjesë ambasadorit të Bosnjes për debatin që u zhvillua në Kuvend ndërsa ndërhyri ministrja. Me ironi, Spiropali i kërkoi që të shkonte në protestë ndërsa nuk mungoi dhe përgjigjia e Tabakut. Kjo e fundit i tha se e dinte vetë se çfarë do të bënte e se gjuha që ajo përdori ishte e papranueshme. 

Jorida Tabaku: I kërkoj ndjesë ambasadorit të Bosnjes. Kam shumë gjëra për të thënë por të dëgjosh një llogore fjalës është shumë e tepërt. I kërkoj falje ambasadorit në emër të grupit parlamentar të PD-së. 

Elisa Spiropali: Shko në protestë shko.

Jorida Tabaku: Cfarë bëj unë shkoj apo nuk shkoj e di vetë Elisë, por gjuha jote është shumë e papranueshme. 

1 MUAJ ME PARE

Tabaku: PS duhet ta dënonte genocidin në Srebrenicë, ka kohë për protestën

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi ditën e sotme se partia socialiste duhet ta kishte dënuar me patjetër genocidin serb në Srebrencië. Ajo u pyet nga gazetarët dhe për protestën e sotme, mirëpo deputetja tha se ka kohë për të diskutuar për atë çështje.

'PS duhet ta dënonte patjetër genocidin. Unë e kuptoj se për shumë qytetarë ku nuk mund të jetë debati i ditës. Unë e di që ka shumë interes për protestën, po a mund ta nderojmë rezolutën për personat që kanë humbur jetën, pastaj ka kohë për protestën. '- tha Tabaku.

1 MUAJ ME PARE

VD-Berisha: Ju pranoni në Shqipëri xhelatët rusë, i kanë duart me gjakun e fëmijëve të vrarë

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar qeverisë që të mos pranojë asnjë turist rus në plazhet e Shqipërisë pasi ata sipas tij i kanë duart me gjakun e fëmijëve që kanë vrarë në Ukrainë. 

Pse bëni strucin ju? Çfarë u shtyn ju të mos jeni të hapur dhe ta dënonim me gjithë shpirt dhe me gjithë zemrën masakrën më të madhe që ka njohur Europa. Ju flisni për vrasjet në Kosovë dhe jo gjenocid në Kosovë. Ç’është ky kapitullim dhe nënshtrim juaj përballë Vucic. Nuk jeni në gjendje të bëni asgjë. Forcave paramilitare të policisë serbe që shkojnë të vrasin myslimanë boshnjakë në Bosnjë, çe keni këtë kompleks se kreu juaj është një vasal i Vucic. Ballkani i Hapur mbron krimin, Ballkani i Hapur është për influencë ruse. Edhe ndaj rusisë mbani dy qëndrim, ju pranoni turistë rusë këtu që vrasin fëmijë dhe përdhunojnë gra, pranoni në plazhe të Shqipërisë këta barbarë. Me urdhër të kujt i pranoni të Vucic me siguri. Rezoluta të ndalojë cdo turist rus të shkelë në territorin e Shqipërisë. Ju nuk pranoni të dënoni Vucic. Nga ana tjetër flisni për Ukrainën por pranoni xhelatët rusë me linjë ajrore serbe. Keni marrëveshje të fshehtë turizmi për të pranuar vrasësit. A pranohen rusët që i kanë duart me gjak? Prandaj dhe rezoluta sigurisë për dënimin e gjenocidit serb është domosdoshmëri por ju e keni me zemër të thyer”, tha Berisha të cilit i ndërpritet fjala nga kryetarja e Kuvendit.

1 MUAJ ME PARE

VD-'Ulu drejtori i Shqiponjës' Boçi kërkon përjashtimin e Ballës nga Kuvendi

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës nga seanca plenare. Ai iu drejtua me kërkesë publike kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës duke i kërkuar largimin e Ballës. 

'Duhet të mbani qëndrim për përjashtimin e zotit Balla për fyerje të Shehut e Berishës. Nuk mund të tolerojmë gjuhën e tij.' tha Boçi. 

Balla iu drejtua gjatë seancës deputetit Tritan Shehu duke i thënë: Ulu zoti drejtor i Shqiponjave. 

1 MUAJ ME PARE

VD-Akuzat e Shehut, Balla: Gënjeve, rezoluta e PD ka të njëjtin titull

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu

TIRANË- Rezoluta e Srebenicës e sjellë në Kuvend nga ana e Grupit Parlamentar të PS ka nxitur debate të shumta në Kuvend. Deputeti demokrat Tritan Shehu akuzoi socialistët se kjo rezolutë është shumë konfuze dhe se nuk dënon gjenocidin.

Nuk kërkuan mendim as konsesus siç u premtua në fillim. Kemi një rezolutë shumë konfuze, jo të plotë jo të qartë, shumë konfuze. Kolegët e maxhorancës po përsërisni rezolutën për Ukrainën. Pak guixim për të vënë titullin e fajtorit. Nuk dënoni genocidin”, tha Shehi.

I menjëhershëm ishte reagimi nga ana e kreut të grupit të PS, Taulant Balla i cili iu drejtua Shehut se gënjen pasi dhe rezoluta e PD më parë ka pasur të njëjtin titull dhe formulim.

Ndërkohë është përfshirë në diskutim Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla në momenti që deputeti Shehu replikonte me Ballen.

Balla: Drejtori i Shqiponjës ulu

Nikolla: Ka të drejtë për replikë

Balla: Replika është deformimi i thelbit të çështjes. Mund ta konsideroni fjalën gjatë orës së grupit. Së pari mosha duhet të jetë pjekuri për të mos gënjyer se nuk ke kohë. Në rezolutën e PE ka këtë titull, në përkujtimin e Srebrenicës. The se nuk e keni titullin njësoj. 

1 MUAJ ME PARE

VD-Rezoluta për genocidin serb në Srebrenicë, Shehu: Mohoni realitetin, jeni 5 hapa pas rezolutës së PE

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka thënë se rezoluta e paraqitur nga mazhoranca për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, nuk është e plotë. Në foltoren e Kuvendit, ai tha se rezoluta nuk dënon gjenocidin, por mohimin e tij dhe shtoi se duhen miratuar 4 amendamentet e propozuara nga PD në mënyrë që rezoluta të rregullohet disi.

'Maxhoranca u mbush me frymë, nuk e di a ka marrë diku leje dhe erdhi sot me këtë material që po e paraqisni mes nesh. Nuk kërkuan mendim as konsesus siç u premtua në fillim. Kemi një rezolutë shumë konfuze, jo të plotë jo të qartë, shumë konfuze. Kolegët e maxhorancës po përsërisni rezolutën për Ukrainën. Pak guixim për të vënë titullin e fajtorit. Nuk dënoni genocidin. Kjo është një problem i madh shumë se ju dënoni mohimin e genocidit. Duhet dënuar genocidi në radhë të parë, pse nuk e bëni këtë punë? Keni hall se inatoset dikush në lindje? Në radhë të parë shprehet që në titull problemi, kemi paraqitur 4 amandamente. Ju mohoni realitetin serb për genocidin në Srebrenicë. Nuk është ajo që duhet, keni përdorur disa fraza por jeni 5 hapa pas rezolutës së Parlamentit Europian. Ju fusni këtu disa rrjeshta për Kosovën, pse i fusni? Për të larë gojën? '- tha Shehu. 

1 MUAJ ME PARE

VD-Rezoluta për Srebenicën, Shehi: Duhet ta votojmë të gjithë, Shqipëria të ndjekë proçesin e Berlinit

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Dashamir Shehi

TIRANË- Kuvendi për zhvillon një seancë të posaçme plenare për të diskutuar rezolkuten e propozuar nga Grupi Parlamentar I PS në lidhje me masakrën serbe në Srebenicë. Deputeti Dashamir Shehi gjatë fjalës së tij u shprej se kjo rezolutë duhet të votohet nga të gjithë.

“Sot po votojmë një rezolutë që unë gjykoj për tej korrigjimeve, që mund të bëhët duhet ta votojmë të gjithë. Rezoluta është një dokument politik, nuk mund ta konsiderojmë si një dokument mbi epitafe”, tha Shehi

Shehi e vuri theksin dhe tek fakti se Shqipëria duhet të ndjekë vetëm një proçes atë të Berlinit pasi çdo nismë tjetër shërben vetëm si pengesë hnë rrugën drejt Europes.

“Shqipëria duhet të ndjekë procesin e Berlinit që të shkojë drejt Europës hapat e tjerë vejnë stëkamsa në këtë rrugë”, tha Shehi.

Fjala e Dashanir Shehit:

Të nderuar zonja dhe zotërin, Sot po votojmë një rezolutë që unë gjykoj për tej korrigjimeve, që mund të bëhët duhet ta votojmë të gjithë. Rezoluta është një dokument politik, nuk mund ta konsiderojmë si një dokument mbi epitafe. Unë gjykoj si masakra e Srebenicës shënon një pikë kthese në gjithë luftën e Kosovës po edhe në përcjelljen e europës dhe mbarë botës për çështjen e luftës në ballkan. Po të mos ishte reagimi Europës dhe SHBA do kishim gjithmonë e më tepër viktima. Kosova është një shtet i dytë në Ballkan dhe sdakrificat kanë qenë të mëdha por jo më shumë se Bosnja është edhe sepse në Bosje shkoj deri në 250 000 viktima dhe në njëfarë mënyre pavarsia e kosovës qëndron edhe mbi gjakun e Bosnjës.

Për masakrën në Kosovë presidenti Klinton u shpreh se Millosheviçi nuk ka liçensë për të vrarë. Ne jetojmë në Ballkan, sidoqoftë ne do jetojme bashkë me sllavët, duhet gjetur një rrugë, një ekuilibër që të bëjmë paqe, askush nuk do që të ekstetimizohet situata në Ballkan. Kosova ka jetuar një situatë të tillë, Kosova ka Rejçakun.

Shqipëria duhet të ndjekë procesin e Berlinit që të shkojë drejt Europës hapat e tjerë vejnë stëkamsa në këtë rrugë.

1 MUAJ ME PARE

VD-Gjenocidi serb në Srebrenicë, Boçi: Në rezolutë titulli është gabim, kamufloheni dhe fshihni të vërtetën

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Luciano Boci

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi ditën e sotme se rezoluta e paraqitur për gjenocidin serb është gabim. Nga Kuvendi, Boçi tha se Partia Socialiste po mundohet që të fshehë të vërtetën duke mos përmendur se kush ishin autorët e vërtetë.

'Sot jemi për të përkujtuar Srebrenicën, cfarë bëtë ju 7 vite. Në projektrezolutë titulli duhet të ishte i qartë, për dënimin e genocidin serb, e jo të kamuflohej. Në teksin e rezolutës ju fshihni të vërtetën, ju përmendni vetëm genocid i bërë nga forcat e armatosura të republikës serbska, kur kanë marrë pjesë forcat speciale Scorpion e tarkani. është genocid i serbëve ndaj boshnjakëve sic është në Kosovë genocidi i serbëve ndaj shqiptarëve.'-tha Boçi.

1 MUAJ ME PARE

VD-Çollaku: Rezoluta është hartuar për të mos mërzitur Vuçiç

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Kreshnik Collaku

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku kishte vërejtje për draftin e propozuar nga Partia Socialiste për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti u shpreh se ngjarjet e ndodhura më parë janë rrezik për Ballkanin dhe motivi sipas tij ishte krijimi i Serbisë së Madhe. 

'Ky parlament humbi mundësinë e një teksti të përbashkët. Drafti juaj duket i ndrojtur, gati neutral. Fenomenit që masakroi Bosnjen nuk i shpëtuan as vëllezërit tanë. Nuk duam t'i shmangim këto dhe motivet e asaj që kanë ndodhur. Motivi për të cilin ka ndodhur gjenocidi në Bosnje është rrezik konstat që i qaset Ballkanit. Motivi pse u krye genocidi ishte serbo madhisë, krimit të Serbisë së Madhe. Linja me të cilën mbroheshin gjeneralët ishte se masakra e Bonjes ishte kacafytje mes vendeve të Ballkanit. Drejtësia u investua me gjetjen e mbi 1 mijë ADN-ve. Ajo nuk ishte kacafytje tribale por spastrim gjenocidi. Disa sekonda do ju marr dhe dua që të shikoni këtë video. Ky është Vuçiç në 95, ai kërcënonte nga parlamenti se nëse avionët e NATO-s do të vrasin 20 ne do të vrasim 100 myslimanë. A ishte ky president i Serbisë ai që solli tanket në veriun e Kosovës, i dha ultimatum NATO-s. A ishte ky president i Serbisë ai që tha se përgjigja serbe do të jetë vdekje prururëse. Ata e kanë një frymëzim, është ajo shkolla që vjen nga Beogradi, ndrrohen taktitat por janë të njëjta.Të mos iluzionoheni, Serbia pa kërkuar falje nuk mund t'i kontribojë paqes në Ballkan. Ne sot si vend i NATO-s jemi të gatshëm të ndëshkojmë çdo përpjekje të tillë që nuk i gjendet dot autori e që nuk kërkohet falje. '- u shpreh Çollaku.

1 MUAJ ME PARE

VD-Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, Basha: Akti i sotëm është i vonuar, ne duhet të jemi zëri i Kosovës

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dënon me forcë gjenocidin serb në Srebrenicë. Nga Kuvendi i Shqipërisë, Basha u shpreh se akti i sotëm i Kuvendit të Shqipërisë është e vonuar. Po ashtu, ai deklaroi se Shqipëria duhet të jetë zëri i viktimave të Kosovës e të kërkohet drejtësi për krimet e luftës. 

'Serbia duhet të pranojë krimet dhe të kërkojë falje. Sot është koha, nesër mund të jetë vonë. Ky akt i sotëm është i vonuar. Ne duhet të jemi zëri i atyre viktimave, i Kosovës. Ne na takona që të jemi zëri i Kosovës. Duhet të kërkojmë drejtësi për krimet e luftës. '- tha Basha. 

1 MUAJ ME PARE

VD-Pr.rezoluta për gjenocidin serb në Srebrenicë, Xhaçka: Meriton respektim më të plotë e jo abuzim

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Olta Xhacka

TIRANË-Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka deklaruar se  Shqipëria e ka dënuar në vazhdimësi krimin e madh serb në Bosnjë Hercegovinë. Sipas saj, rezoluta që është paraqitur sot në Kuvend i jep një tjetër dimension qëndrimit të vendit tonë.

FJALA E XHAÇKËS:

Unë dua të përgëzoj kolegët për këtë nismë për të shpallur 11 korrikun Ditën e Përkujtimi të Gjenocidit në Srebrenicë. Kjo është një nismë që mbështetet në rezolutat e Parlamentit Europian për Përkujtimin e këtij gjenocidi dhe në vlerësimet e Komisionit Europian kundër Racizmit dhe Intolerancës të Këshillit të Europës të 22 marsit 2017. Por mbi të gjitha kjo është një nismë që vjen si një kulmim i qëndrimeve të kahershme e të pakompromis të Shqipërisë në dënim të këtij krimi por edhe të krimeve të tjera kundër popullsive civile në Bosnje Hercegovinë e Kosovë. E di që pak kohë më parë lidhur me këtë gjenocid u zhvillua një debat që realisht do të kishte qenë mirë për ata që e iniciuan të mos kishte ndodhur. E them këtë sepse besoj që në politikë duhet të ketë gjithnjë disa vija të kuqe, duhet të ketë gjithnjë disa çështje e disa ngjarje të cilat nuk duhen kurrsesi të përdoren e të keqpërdoren në emër të agjendave të ngushta politike. Gjenocidi në Srebrenicë është padyshim një nga këto ngjarje, e cila meriton nga të gjithë ne vetëm respektin më të plotë e trajtimin në mënyrën më solemne të mundshme e jo abuzimin për qëllime politike. Në fakt, ndër vite kjo ka qenë ajo që ka ndodhur. Shqipëria ka mbajtur një qëndrim parimor e qartë në raport me këtë krim të tmerrshëm ku mijëra burra e djem u vranë në mënyrën më makabre jo se ishin fajtorë për diçka, por thjesht për shkak të identitetit të tyre. Është një qëndrim që është mbajtur në këtë Kuvend, ku në 10 vjetorin e këtij gjenocidi është mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të pafajshme të Srebrenicës, e ka mbajtur këtë qëndrim në mënyrë të përvitshme duke ju bashkuar deklaratave të BE në çdo përvjetor të gjenocidit. Por e ka mbajtur këtë qëndrim edhe gjatë kryesimit të OSBE, në OKB në Sesionin e 39 të Këshillit të të Drejtave Të Njeriut ku kemi depozituar një ndërhyrje në të cilën dënonim gjenocidin. I kemi mbajtur këto qëndrime jo për konsum të brendshëm, as për të kënaqur dikë e për të nxjerrë keq dikë, por i kemi mbajtur sepse kjo është ajo ku besojmë. Besojmë që këto krime duhen dënuar sepse viktimat meritojnë drejtësi. Besojmë që këto krime duhen dënuar sepse duke mos i dënuar rrezikojmë përsëritjen e tyre në të ardhmen. Por besojmë edhe që duhen dënuar sepse nëse nuk dënohen rajoni ku ne bëjmë pjesë nuk do të njohë kurrë harmoni e bashkëpunim. Prandaj e mbështes këtë propozim dhe ju bëj thirrje kolegëve që të votojnë për ta miratuar të gjithë bashkë, në respekt të viktimave. Një respekt që kurrsesi nuk mund të tregohet duke e përdorur këtë ngjarje kaq tragjike si municion për debate politike.

1 MUAJ ME PARE

VD-Rezoluta për Srebenicën, Tabaku: Duhet të ishte miratuar kohë më parë

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Jorida Tabaku

Fjala e Jorida Tabakut në Parlament për rezolutën

I nderuar shkëlqesi ambassador i Bosnjes

Të nderuar kolegë

Njëzet e shtatë vite më parë, nën drejtimin e Ratko Mlladiç forcat serbe në Srebrenicë kryen një nga aktet më brutale dhe kriminale në historinë e trishtë dhe jo pak të errët të Ballkanit.

Nën ideologjinë e shoviznit dhe një pastrim etnik të kalkuluar deri në detaj, nën frymëzimin e një njeriu që sot po gjykohet në Hagë për krime kundër njerëzimit, mbi 8 mijë burra e djem të rinj u masakruan në mënyrën më çnjerëzore dhe u hodhen në një gropë të madhe që do të ishte varri i parë masiv që pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore në Europë.

Nën shenjën e kësaj dite, një vit më parë në korrikun 2021 PD në atë kohë do të përkujtonte masakrën e Srebrenicës dhe do t’i premtonte shqiptarëve një rezolutë për dënimin e kësaj masakre në Kuvendin e Shqipërisë.

Një projektrezolutë që u përpunua nga një grup ekspertësh brenda PD dhe më tej iu kalua deputetëve për t’u diskutuar.

Historia e trishtë e kombit tonë, duhet të jetë leksion për të ndërtuar dhe bashkëpunuar me disa parime dhe ideale mbi të cilat duhet të ngrihet shoqëria jonë.

Prandaj ka qenë dhe mbetet e vështirë për mua që Parlamenti i vendit tim të miratojë vetëm sot një projektrezolutë për dënimin e Genocidit serb në Srebrenicë.

Do të qe e udhës që kjo rezolutë të ishte miratuar kohë më parë jo vetëm si shenjë e empatisë ndaj viktimave të një agresori që 4 vite më pas do të përsëriste kasaphanën mbi shqiptarët e Kosovës.

Por mbi të gjitha, si një shenjë e qartë e ndëshkimit dhe dënimit të monstruozitetit të ideologjisë shoviniste që duhet thënë se nuk është pronë e një etnie apo kombi, por që duhet dënuar gjithsesi.

Prandaj ky hap i sotëm, nderon parlamentin e Shqipërisë, na nderon ne si deputetë të këtij parlamenti dhe gjithashtu edhe kombin tonë.

Sakaq, më duhet të theksoj dhe të nënvizoj se ky nderim është i mangët dhe i paplotë nëse kjo projektrezolutë miratohet siç kjo mazhorancë e ka propozuar.

Do të ishte në ndershmërinë dhe sinqeritetin e këtij akti nëse kësaj projektrezolute do t’i bashkangjiteshin amendimet e kërkuara nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Të gjithë ne duhet të jemi të bindur se nuk mundet, e përsëris, nuk mundet që të konsiderojmë të plotë një rezolutë e cila nuk shkruan të zezë mbi të bardhë ndëshkimin e genocidit serb mbi Srebrenicën.

Kjo pasi është e pamenduar dhe totalisht jashtë çdo realiteti të kërkimit të llogarisë për mohimin e këtij genocidi, përfshirë dhe Republikës Srpska, nëse nuk jemi ne fillimisht ata që e dënojmë në një dokument zyrtar gjenocidin.

Pak ditë më parë Radio Europa e Lirë nxorri një lajm në të cilin mësuam se si në rrjet po sponsorizohet mohimi i kësaj tragjedie. Ndërkohë që masat po merren për të mos lejuar lajmet e rreme mbi këtë genocid të përhapen si të vërteta.

A e kemi ne luksin si komb të mos ndëshkojmë krimin që forca regresive kryen mbi 8 mijë boshnjakë vetëm pse ato ishin të një etnie dhe një besimi tjetër fetar?

A mund të mos jemi ne njësoj si Mali i Zi që mes njëmijë e një sikleteve ka mundur të dënojë krimet e forcave serbe në Bosnje ndaj popullatës së Srebrenicës?!

Të nderuar kolegë.

 

Ju ftoj të reflektojmë jo aq sa për të përmbushur qëllimin politik të grupi parlamentar të PD se sa për të përmbushur detyrimin që kemi ndaj vlerave univesale të njeriut.

Të nderuar kolegë socialistë, ju ftoj të reflektojmë mbi amendamentet e paraqitura jo për të përmbushur premtimin që PD morri në 11 korrikun 2021 ndërsa përkujtonte genocidin mbi boshnjakët. Por ju ftoj të reflektojmë mbi parimet dhe vlerat më humane që ne bashkëndajmë nën këtë qiell e në këtë tokë.

Unë besoj se nuk mund të kemi drejtësi dhe as nuk mund t’i trashëgojmë fëmijëve tanë një botë më të mirë nëse nga kjo sallë ne…

1 MUAJ ME PARE

VD-Kuvendi rezolutë për gjenocidin serb në Srebenicë, Balla: Duhet të shërbejë si këmbanë alarmi ndaj nacionalizmit

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Taulant Balla

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka ndertuar sot në njjë seancë të posaՊme plenare viktimat e gjenocidit serb në Srebenicë. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se ky gjenocid duhet të shërbejë si kambanë alarmi ndaj rreziqeve të forcave ekstreme të nacionalizmit

“Mijëra burra të ekzekutuar e të varrosur në varra masive, qindra burra të varrosur së gjalli e po aq të gjymtosur e therur, fëmijë të vrarë para syve të nënave, këto janë skena ferri të shkruara në faqet më të errëta të historisë njerëzore. Më 11 korrik 1995, qyteti boshnjak i Srebrenicës që kohë më parë ishte shpallur zonë e sigurtë me rezolutën 219 të KS të OKB u kap nga forcat serbe të Bosnjes, prej atij momenti për disa dotë me radhë më shumë se 8 mijë burra e djem muslimanë që kishin kërkuar siguri u ekzektuuan barbarisht nga forcat serbe të Bosnjes”, tha Balla.

REAGIMI I PLOTË I KREUT TË GRUPIT PARLAMENTAR PS

Mijëra burra të ekzekutuar e të varrosur në varra masive, qindra burra të varrosur së gjalli e po aq të gjymtosur e therur, fëmijë të vrarë para syve të nënave, këto janë skena ferri të shkruara në faqet më të errëta të historisë njerëzore. Më 11 korrik 1995, qyteti boshnjak i Srebrenicës që kohë më parë ishte shpallur zonë e sigurtë me rezolutën 219 të KS të OKB u kap nga forcat serbe të Bosnjes, prej atij momenti për disa dotë me radhë më shumë se 8 mijë burra e djem muslimanë që kishin kërkuar siguri u ekzektuuan barbarisht nga forcat serbe të Bosnjes.

Rreth 30 mijë gra fëmijë të moshuar u dhunuan e dëbuan me forcë në një fushatë masive të spastrimit etnik. Duhet të shërbejë si kambanë alarmi ndaj rreziqeve të forcave ekstreme të nacionalizmit, dhunës e tmerrrve të luftës që ato shkaktojnë. Gjenocidi rezultoi të ishte vetëm uvertura e një gjenocidi më të gjerë që u shtri pak kohë më pas edhe në Kosovë. Gjenocidi u ringjall së fundmi dhe në Ukrainë ku forcat pushtuese ruse kanë kryer e po kryejnë krime tepër të rënda kundër civilëve të pambrojtur.

Sot përkujtojnë e nderojmë viktimat e gjenocidit serb në Srebrenicë duke shprehur së pari dhimbjen e thellë për viktimat e traumat njerëzore e përkrahjen e plotë e solidaritetin tonë të sinqertë.

1 MUAJ ME PARE

VD-Rezoluta e Srebrenicës në Kuvend, deputetët mbajnë 1 minutë heshtje në nder të viktimave

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Kuvendi

TIRANË- Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë mbajtur ditën e sotme gjatë seancës plenare një minutë heshtje në nder të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë. Kjo u propozua nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla. 

Në sallën e Kuvendit ka dhe përfaqësues të ambasadës së Bosnje-Hercegovinë.

1 MUAJ ME PARE

VD-Protesta zhvendoset te Kuvendi? Berisha: Ka skenarin e vet, ne do japim mesazhin tonë

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë mesazhin e fundit pak orë para fillimit të protestës së thirrur në orën 19:00. Jashtë sallës së Kuvendit, përballë gazetarëve, Berisha deklaroi se e sotmja është një ditë e madhe pasi të gjithë do të protesojnë kundër regjimit të Edi Ramës. 

“Kundër shpopullimit të Shqipërisë, kundër manipulimeve të votës dhe sistemeve elektorale, kundër Ballkanit të Hapur, protestojnë fuqishëm mbarë shqiptarët. Duhet të shpreh mirënjohjen dhe ftesën time për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të bashkohemi në orën 7 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para ndërtesës së Këshillit të Ministrave, për të shprehur me protestën tonë vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi kleptokratik i Edi Ramës”.

Pyetje: Cili është skenari i protestës së sotme? Duket sikur Kuvendi do të vazhdojë gjatë. Mund të ketë një zhvendosje të protestuesve drejt Parlamentit?

Sali Berisha: Gjithnjë protesta ka skenarin e vet. E rëndësishme është që ne të japim mesazhin tonë të fuqishëm se shqiptarët nuk do ta tolerojnë më këtë regjim, i cili s’meriton të ekzistojë absolutisht as edhe një ditë të vetme.

Pyetje: A do të vazhdojnë protesta?

Sali Berisha: Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti. Ç’ka do të thotë se protestat ndalen vetëm atëherë kur realizojnë qëllimin madhor.

1 MUAJ ME PARE

VD-Rezoluta për të dënuar krimet serbe në Kosovë, Shehu: Ka javë që po zvarritet, po shkelni rregulloren

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Tritan Shehu, Taulant Balla dhe Lindita Nikolla

TIRANË- Ditën e sotme në seancën plenare u diskutua rezoluta për krimet serbe në Kosovë. Deputeti Tritan Shehu deklaroi se rezoluta e paraqitur nga opozita ka javë që po tërhiqet zvarrë. Balla u shpreh se duhet ecur me rendin e ditës pasi dhe në Kuvend ka përfaqësues të Bosnje-Hercegovinë.

Tritan Shehu: Duke vlerësuar vullnetin tuaj për të arritur një mendim të përbashkët, unë them se kjo gjë dështoi se rezoluta është paraqitur vetëm nga njëra anë. Rezoluta për të dënuar krimet serbe në Kosovë ka javë që po zbarritet. Pse po zvarritet në këtë mënyrë futja e kësaj rezolute në seancën plenare. Ka realisht një situatë shumë të mbyllur në kohë. Ju jeni aty për të bërë që të respektohet rregullorja, nuk po bëhet po shkelet. Nëse kolegët e tjerë kanë paraqitur një rezolutë të ngjashme e respektojmë. 

Taulant Balla: Duke qënë se rendi i ditës u miratua, duke vlerësuar faktin se në Kuvend ka përfaqëses të Bosnje-Hercegovinë, duhet të ecim menjëherë me rendin e ditës. Gjatë fjalës së tyre, secili ka të drejtën të flasë për të drejtat e tyre. 

Lindita Nikolla: Jemi futur në rendin e parë të pikës

1 MUAJ ME PARE

Protokolli i ratifikimit për anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë, Kuvendi voton pro, futet në rendin e ditës

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Lindita Nikolla

TIRANË- Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë votuar pro futjes në rendin e ditës të ratifikimit për dy vendet që duan të anëtarësohen në NATO. Në Kuvend do të bëhet diskutimi e më pas ratifikimi me procedurë të përshpejtuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

'Jemi dakord për futjen me procedurë të përshpejtuar. Miratohet. Hedhim në votë dhe kërkesën për ta futur në rendin e ditës. Miratohet.'- deklaroi Nikolla. 

Dy ditë më parë ambasadorët e NATO-s nënshkruan Protokollet e Aderimit për Finlandën dhe Suedinë në selinë e Aleancës, në prani të Ministrit të Jashtëm Finlandez Pekka Haavisto dhe Ministres së Jashtme suedeze Ann Linde.  Javën e kaluar në Samitin e Madridit, udhëheqësit e Aleatëve ranë dakord të ftojnë Finlandën dhe Suedinë për t'u bashkuar me NATO-n pas marrëveshjes së një memorandumi trepalësh midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë. Dje u nënshkruan Protokollet e Anëtarësimit, duke shënuar fillimin e procesit të ratifikimit. Tashmë Protokollet e Anëtarësimit duhet të ratifikohen nga 30 vendet anëtare.
 

1 MUAJ ME PARE

VD-Ratifikimi i protokolleve për anëtarësimin e 2 vendeve në NATO, Alibeaj: Ne jemi pro (ANKESA)

Seancë plenare/ Miratohet projekt rezoluta për Srebrenicën, Mziu
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Enklejed Alibeaj, kërkoi që të futet në rendin e ditës projekt-rezoluta e propozuar nga PD për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Ai u shpreh se do të jetë pro aderimit për ratifikimin e protokolleve për anëtarësimin e 2 vendeve në NATO.

'Dhe ne jemi dakord për aderimin e protokolleve të dy vendeve si pjesë e NATO-s. Situata që po kalon planeti është e tillë që e bën rëndësinë e NATO-s për garantimin e paqes. Padyshim, si gjithmonë grupi parlamentar ka votën pro për këto dy protokolle. Që në datën 27 maj u paraqit një rezolutë për dënimin e genocidit serb në Kosovë. U bë e disata herë që ua kërkoj. Sot do të shqyrtojmë dhe për dënimin e genocidtit në Srebrenicë. është detyrim dhe më i madh. Ashtu si ne kemi shprehur vullnetin pro, kemi detyrim dhe më të madh për gjakun tonë, për shqiptarët e Kosovës. Nuk e kuptoj se cfarë ju pengon që të zbatoni rregulloren. Do duhet që dhe sot ta fusni në rendin e ditës rezolutën e paraqitur nga ne. '- tha Alibeaj.

seance plenare 7 korrik 2022

Sondazh

Poll

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

Policia aksion në call Centre

Zjarr në Berat, rrufeja godet shtyllën e tensionit, banorët mbeten pa energji elektrike

I këputi varësen nga qafa qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Zjarr në qendren e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia nuk lejon gazetarët: Mos filmoni

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, protestë para Policisë së Shtetit

Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Banda e “skifterëve” i vë armën në kokë 23-vjeçarit për t’i grabitur paratë dhe biçikletën

Zjarr në“Malin e Bardhë”,banorët nisin aksionin para zjarrfikësve,shuajnë flakët me mjete rrethanore

Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz

Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992kg kanabis

Turizmi në Shqipëri, Berisha konferencë urgjente: Kam 2 propozime, fokus tek transporti

E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave

Vrasja e 7-vjeçares në Potam, Arjan Tase mbërrin në Gjykatë, mbahet i fshehur nga kamerat

Tragjedia në Himarë, Berisha: Vogëlushja u vra nga një skafist qeveritar, duhet dorëheqje

A do kishte pasur dorëheqje po të ishte Basha ministër?Ja si i përgjigjet Berisha pyetjes pikante

Protesta para Kryeministrisë/ Bashkohet Ilir Meta dhe Sali Berisha

Incidenti/ Qytetari në protestë: Largohuni nga politika ju pleqtë! Berisha: Lëre mos e luaj!

Vrasja e 7-vjeçares, agravohet protesta, qytetarët përplasen me policinë

Manovra e rrezikshme në Shëngjin, Policia reagon pas videos me jet-ski: S'është aktuale

Fusnin mallra kontrabandë, arrestohen 4 persona

Protesta e sotme, Meta: Çdo qytetar duhet të jetë i pranishëm

Meta ngushëllime në familjen Avdia:Vrasje e paralajmëruar, tallje të thuash se kemi siguri në plazhe

E konfirmon! Berisha: Sot do jem në protestë si qytetar

Aksidenti me një viktimë në Elbasan, kamioni e bën COPË 'Benzin', autori qëndron ende në timon

Berisha te familja e 7-vjeçares: Krim horror, akt i kryer nga një njeri i qeverisë

Berisha del i përlotur nga familja Avdia

Tragjedia në Himarë/ Berisha shkon për ngushëllim në familjen Avdia

Tragjedia/ Nano vizitë te familja Avdia: S'dua të keqinterpretohet ardhja ime, jam këtu si prind

Zjarr i madh në Vaun e Dejës, mali i Zefjanës përfshihet nga flakët

Operacioni 'Streha' në Tiranë, i shpallur në kërkim për prostitucion, në pranga Klodian Lila