6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Për të 18-tën herë ka dështuar konstituimi i Kuvendi të Kosovës. • As në seancën e 18 nuk kaloi procesi i votimit për të formuar Komisionin Zgjedhor, ku do të mundësohej votimi në mënyrë të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare. • Me 52 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim nuk kaloi procesi për formimin e këtij Komisioni. Kryesuesi i Seancës Konstitutive, Avni Dehari ka ndërprerë sërish seancën e Kuvendit duke njoftuar se do të mbahet më datë 21 maji në orën 10:30. • PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për këtë pozitë. • Ndërsa, LVV ka deklaruar se nuk do ta ndërrojë kandidaten e tyre. • Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se edhe sot u pa se LVV dëshiron të vazhdojë agoninë e themelimit të institucioneve. • Ai tha se deputetët mund të mblidhen çdo ditë për të provuar konstituimin e Kuvendit. • Sipas tij kryetari i LVV-së, Albin Kurti s’ka interes që ta zhbllokojë situatën. • Krasniqi tha se shpreson që presidentja Vjosa Osmani do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje kushtetuese sesi duhet të veprohet. • Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku para mediave u shpreh se Kosova ka nevojë për institucione. • Sipas tij kjo situatë në të cilën ndodhet vendi është një lajm i keq për Kosovën. • Ai shtoi se është e pakuptimtë që LVV nuk po arrin të bëjë një shumicë minimale.
4 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur para mediave pas dështimit për herë të 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Abdixhiku gjatë fjalës së tij u shpreh se Kosova ka nevojë për institucione. Sipas tij kjo situatë në të cilën ndodhet vendi është një lajm i keq për Kosovën.
“Mungesa e urgjencës është vërtetë lajm i keq për Republikën, Kosova ka nevojë për institucione,për veprime politike të partisë së parë”, tha Abdixhiku. Ai shtoi se është e pakuptimtë që LVV nuk po arrin të bëjë një shumicë minimale.
“E pakuptueshme që një parti me 48 deputetë nuk arrin të bëjë një shumicë minimale”, tha Abdixhiku.
As në seancën e 18 nuk kaloi procesi i votimit për të formuar Komisionin Zgjedhor, ku do të mundësohej votimi në mënyrë të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare. Me 52 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim nuk kaloi procesi për formimin e këtij Komisioni.
Ishin 52 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim. Kryesuesi i Seancës Konstitutive, Avni Dehari ka ndërprerë sërish seancën e Kuvendit duke njoftuar se do të mbahet më datë 21 maji në orën 10:30.
KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për mediat pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës për të 18-ën herë. Krasniqi tha se edhe sot u pa se LVV dëshiron të vazhdojë agoninë e themelimit të institucioneve.
“Sot patën përpjekjen e njëjtë që të shtyhen këto seanca që të mbahen në kundërshtim me rregulloren një herë në javë por vullneti i partive tjera ishte që kjo të mos ndodh”, tha Krasniqi.
Ai tha se deputetët mund të mblidhen çdo ditë për të provuar konstituimin e Kuvendit. Sipas tij kryetari i LVV-së, Albin Kurti s’ka interes që ta zhbllokojë situatën.
Kryetari i PDK-së tha se shpreson që presidentja Vjosa Osmani do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje kushtetuese sesi duhet të veprohet.
“Nuk e di a do ta bëjë një gjë të tillë,vullnetin e ka shprehur. Kemi mbetur shtet në gjendje emergjente esencialisht, meqenëse nuk kemi as qeveri. Kurti s’ka interes me e zhblloku situatën," shtoi ai.
KOSOVË- Për të 18-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt. Kryesuesi i Seancës Konstitutive, Avni Dehari ka ndërprerë sërish seancën e Kuvendit duke njoftuar se do të mbahet më datë 21 maji në orën 10:30.
As në seancën e 18 nuk kaloi procesi i votimit për të formuar Komisionin Zgjedhor, ku do të mundësohej votimi në mënyrë të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare. Me 52 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim nuk kaloi procesi për formimin e këtij Komisioni. Ishin 52 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.
PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për këtë pozitë. Ndërsa, LVV ka deklaruar se nuk do ta ndërrojë kandidaten e tyre. Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk po siguron votat e mjaftueshme për të zgjedhur Kryetaren e Kuvendit. Kandidatja e propozuar nga LVV për këtë post, Albulena Haxhiu, nuk po arrin të marrë përkrahjen e nevojshme nga deputetët.
Seancat janë duke u mbajtur çdo 48 orë, por asnjëherë nuk është arritur kuorumi apo konsensusi i nevojshëm për të votuar udhëheqësen e legjislativit, çka po e mban të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancën e 18-të në përpjekje për t’u konstituuar, tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt. Pavarësisht thirrjeve për zhbllokim institucional, partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Për disa seanca me radhë nuk ka arritur të kalojë propozimi për formimin e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar. Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por pa mbështetjen e mjaftueshme nga partitë e tjera.
PDK, LDK dhe AAK kanë refuzuar të japin votën e tyre për këtë propozim, duke kërkuar një emër të pranueshëm për të gjitha palët. Seanca e sotme pritet të nisë në ora 10:30. Në rast të dështimit të radhës, mund të rriten zërat për ndërhyrje kushtetuese apo shpërndarje të mundshme të Kuvendit dhe mbajtje të zgjedhjeve të reja.