LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin është siguria jonë! Zelensky: Të bashkëprodhojmë municione. Liderët realizojnë foton familjare

• Është mbajtur sot samiti Ukrainë- Europa Juglindore në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. • Në këtë samit ishte i pranishëm vetë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili viziton për herë të parë Shqipërinë. • Të pranishëm në samit ishin dhe disa nga liderët e Europës dhe Ballkanit Perëndimor. • Para nisjes së samitit, kryeministri Edi Rama dhe Zelenskyy kanë pritur mbërritjen e të gjithë pjesmarrësve në samit. • Në fund të samitit është rënë dakord që mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë me përmasa të mëdha dhe se agresioni rus duhet që të ndalohet. • Më herët gjatë ditës së sotme, Rama dhe Zelensky zhvilluan një takim për rreth 30 minuta takim "kokë më kokë", ndërsa më pas kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve. • Pas përfundimit të samitit është mbajtur dhe konferenca e përbashkët mes Ramës dhe Zelensky, e cila shënon edhe përfundimin e vizitës presidentit ukrainas në vendin tonë. • Nga ana tjetër ministri i Jashtëm Igli Hasani ka mbajtur një deklaratë të përbashkët me homologun e tij ukrainas, Dmitry Kuleba, ku tha se Shqipëria se mbështet sovranitetin dhe pavarësinë territoriale të Ukrainës. • Zelensky së bashku me ekipin e tij kanë mbërritur pak pas mesnatës së kaluar në Rinas ku dhe janë pritur nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani.

29 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Samiti i Ukrainës në Tiranë, Erdogan: Gati të rikthejmë palët në tryezën e negociatave

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
Erdogan

TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk ka qenë i pranishëm fizikisht sot gjatë Samiti të Ukrainës i cili u mbajt sot në Tiranë. Ndërkohë Erdogan ka mbajtur një fjalim përshëndetës online përmes një video mesazhi. Erdogan gjatë fjalës së tij tha se Turqia është e gatshme që të rikthejë palët në tryezën e negociatave për luftën Rusi-Ukrainë.

Ai tha se Turqia mbështet Pavarësinë e Ukrainës, sigurinë dhe sovranitetin territorial të saj ku shtoi se do të bëjnë gjithçka të mundur që të mbrojnë të drejtat e tatarëve të Krimesë. Presidenti turk gjithashtu shtoi se do të kontribuojnë në ndërtimin e shpejtë të Ukrainës si dhe që mbështesin në parim planin me 10 pika të paqes të Presidentit Zelensky.

Fjala e plotë:

Jemi gati të rikthejmë palët në tryezën e negociatave, ashtu siç e bëmë në fillim të luftës në Stamboll. Dua të përshëndes pjesëmarrësit në këtë samit, në mënyrë të veçantë mikun tim, Kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë kontributin e tyre në organizimin e këtij samiti. Turqia mbështet Pavarësinë e Ukrainës, sigurinë dhe sovranitetin territorial. Ne po bëjmë gjithçka të mundur që të mbrojmë të drejtat e tatarëve të Krimesë. Ne do të marrim pjesë dhe kontribuojmë për ndërtimin e shpejtë të Ukrainës.

Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet tona, ndonëse asnjëherë nuk është mjaftueshëm për të vendosur paqen. Unë vijoj që të ruaj vizionin tim për të pasur një paqe të gjatë për t’i zgjidhur gjërat me diplomaci dhe t’i japim një shans dialogut. Ne duhet të përdorim të gjitha kanalet diplomatike për të arritur qëllimet tona. Unë besoj në përpjekjet tona të përbashkëta për të caktuar një kornizë të përgjithshme të paqes.

Në parim, ne mbështesim planin me 10 pika të paqes të Presidentit Zelensky. Ne gjithashtu, kemi qenë mbështetës të planit të tij për të garantuar sigurinë ushqimore. Që Plani i Paqes të ketë sukses, ai duhet të përfshijë të gjitha palët. Nisma e grurit e Detit të Zi, e cila është themeluar me përpjekjet tona të përbashkëta, duhet të jetë në axhëndë. Duhet të ketë përpjekje të përbashkëta për të garantuar lundrimin në Detin e Zi. Ne mbetemi në kontakt me palët në Detin e Zi dhe do të punojmë për vendosjen e sigurisë.

2 VITE ME PARE

"Jemi të interesuar për bashkëprodhimin e municioneve"/ Zelensky: Të bëhet një forum për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
Volodymyr Zelensky

TIRANË- Presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë një propozim në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë. Gjatë fjalës hapëse të samitit, Zelensky ka theksuar se Ukraina është e interesuar në bashkëprodhimin e municioneve me vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas presidentit ukrainës, përpjekjet e tyre duhet që të gërshetohen dhe të fuqizohen, pasi çdo komb ia del mbarë nëpërmjet bashkëpunimit. Po ashtu ka kërkuar që të bëhet një forum i posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit.

"Ne besojmë se respekti për çdo komb dhe e drejta për të pasur siguri duhet të jenë parime universale. Të gjitha këto përmes bashkëpunimit tonë. Ne besojmë se çdo shtet në BE që ruan parimet e komunitetit evropian dhe dëshiron të bëhet anëtar i komuniteteve meriton anëtarësimin e plotë. Ukraina mbështet përpjekjet tuaja për integrimin evropian dhe u jemi mirënjohës për mbështetjen që na jepni neve për integrimin evropian. Ne të gjithë meritojmë të jemi pjesë e komuniteteve evropiane dhe euroatlantike. Gjatë kësaj lufte ne kemi vërtetuar se është e mundur t’i bësh ballë dhe të fitosh mbi një armik që duket si një nga më të fortët në botë. Çdo komb mund t’ia dalë përmes bashkëpunimit mes vendeve. Ne propozojmë që këto përpjekje tonat të gërshetohen dhe të fuqizohen. Jemi krenarë që kemi rreth 500 kompani në fushën e mbrojtjes që operojnë në Ukrainë, por kjo nuk mjafton të fitojmë mbi Putinin. Ne shohim probleme në ofertën sa i përket municioneve, ndaj jemi të interesuar në bashkëprodhimi ne municioneve me ju. Ekipi ynë do të prezantojë detajet dhe propozojmë që të organizohet një forum i posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit”, tha Zelensky.

2 VITE ME PARE

Zelensky në Tiranë: Putin kërkon të vendosë diktatet e veta, vizioni ynë duhet të vazhdojë

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
Volodymyr Zelensky

TIRANË- Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalën hapëse në samitin që po mbahët për Ukrainën në Tiranë. Zelensky ka theksuar se Putin po kërkon që të vendosë diktatet e veta në Evropë dhe se këtë mund ta bëj nëse mund Ukrainën. Po ashtu ai ka deklaruar se vizioni i Ukrainës për Evropën bazohet te dinjiteti dhe se kjo duhetb që të vazhdojë e të mposhtë Rusinë.  

"Falenderoj Ramën për mbështetjen tuja personale dhe kombëtare. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë, i pari në Athinë. Vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë të gjithë Europën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm. Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se cfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira që regjimi i Putinit të humbasë. Vizioni ynë për Europën bazohet tek parimi i dinjitetit. Nuk duhet të ketë Europë me dinjitete të ndryshme në të," tha Zelensky.

2 VITE ME PARE

Samiti për Ukrainën, Rama: Duhet të mobilizojmë kapacitetet, Rusia nuk duhet të fitojë

 Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse të punimeve të samitit Ukrainë- Europa Juglindore që po mbahet sot në Tiranë. Rama tha se janë mbledhur sot për të konfirmuar përkrahjen ndaj Ukrainës, në luftën përballë një kërcënimi për rendin e Europës dhe atë global.

Kreu i qeverisë u shpreh se Europa duhet të mobilizojë lidhjet dhe kapacitetet që ka, dhe të mos lejojë Ukrainën të humbasë dhe Rusinë të fitojë. 

"Sapo kemi kaluar përvjetorin e dytë të sulmit rus në Ukrainë. Duam të përsërisim thirrjen tonë për Rusinë të ndalë këtë luftë dhe të angazhohemi për paqen. Thirrje për një paqe që respekton Ukrainën dhe të drejtat e saj. Mblidhemi këtu për të konfirmuar se mbetemi të vendosur përkrah Ukrainës përballë një kërcënimi real për rendin e Europës dhe atë global. E them herë pas here, mikut tim të dashur, presidentit ukrainas, vetë nuk kemi kapacitetet për të ofruar mbështetjen financiare e ushtarake për Ukrainën, por i bashkohemi thirrjes për pjesëtarët më të mëdhenj të aleancës sonë se siguria jonë varet nga mbështetja e tyre, e cila nuk duhet të jetë peng i vonesave burokratike. Në këtë rajon, pas më shumë se një çerek shekulli brenga të lëna nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe dikaturës së fundit të Europës ende duhen shëruar. E vetmja zgjidhje që kemi është të rezistojmë ndaj forcave që duan të shpërbëjnë atë që kemi ndërtuar deri tani. Duhet të vazhdojmë të gjithë të jemi së bashku dhe të mobilizojmë lidhjet dhe kapacitetet tona. Nuk duhet ta lëmë Ukrainën të humbasë dhe Rusinë të fitojë. Një rezultat i tillë do të ishte i papërballueshëm dhe ekzistenca e BE do ishte në rrezik”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

“Të hiqen sanksionet ndaj Rusisë”/ Mediat serbe: Vuçiç do të kërkojë ndryshimin e deklaratës, ka një kërkesë që prek Kosovën

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
aleksander vucic

TIRANË- Në samitin Ukrainë- Europa Juglindore është i pranishëm edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Pas pritjes nga Rama dhe Zelenskyy, Vuçiç tha se do të bisedojë me presidentin ukrainas, duke shtuar se temat do të jenë shumë të rëndësishme.

“Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme, nesër duhet të flasim për programin e rritjes dhe tregun unik evropian, sot do të bisedoj me presidentin Zelenski. Tema shumë të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta sa ju duket”, tha Vuçiç. Presidenti i Serbisë shtoi se: “Kemi disa propozime për deklaratën, por do ta shohim. Mund të them vetëm se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dy vjet më parë.

Ndërkohë pas mbërritjes së Vuçiç në Tiranë, mediat serbe shkruajnë se ai do të kërkojë ndryshime në tekstin e deklaratës që duhet miratuar.

Sipas shkrimit lideri serb do të kërkojë që nga teksti të hiqen sanksionet kundër Rusisë dhe shprehja: ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit. Po ashtu, presidenti i Serbisë do të kërkojë që në tekst të mos shkruhet “shteti” por “Gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor”, kjo pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.

2 VITE ME PARE

Samiti për Ukrainën, Rama mban fjalën hapëse: Agresioni rus nuk ia ka dal të fitojë

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse në samitin për Ukrainën. Rama ka theksuar se deri më tani agresioni rus nuk ia ka arritur që të fitojë, ndërkohë që ka shtuar se Putin donte që të fshinte Ukrainën nga harta brenda pak ditësh, por nuk ia ka dal.

"Jemi thellësisht të nderuar që Zelensky bëri udhëtimin në Tiranë mes punës dhe qëndresës ndaj luftës në Ukrainë. Kjo shtë një luftë që as Ukraina e as bashkësia e Kombeve nuk e zgjodhën, një katastrofë e ngjizur nga një ëndërr e vjetër e një ëndrre perandorake. Prania juaj këtu, kujtesë që ai nuk ia ka dalë, nuk ka shtypur vullnetin e popullit ukrainas të jenë të lirë. Putini donte të fshinte Ukrainën nga harta brenda disa ditësh, por sot ajo është më e pranishme se kurrë," tha Rama.

2 VITE ME PARE

Mbërrin në Pallatin e Kongreseve presidenti i Malit të zi, Jakov Millatoviç

 

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
volodymyr zelensky, jakov millatoviç dhe edi rama

TIRANË- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç ka mbërritur i fundit në Pallatin e Kongreseve, ku do të zhvillohen punimet për samitin Ukrainë- Europa Juglindore. 

Millatoviç u prit nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri Edi Rama. 

Samiti do të zgjasë deri rreth orës 13:30 ku dhe do të mbahet konferenca e përbashkët për media mes Kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Volodymyr Zelensky. Kjo konferencë shënon edhe përfundimin e vizitës së Zelenskyt në Tiranë. 

2 VITE ME PARE

Samiti për Ukrainën, mbërrin në Pallatin e Kongreseve Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin

TIRANË- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve. Plenkoviç u prit nga kryeminstri Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Kryeministri do të marrë pjesë si përfaqësues i Kroacisë në samitin për Ukrainën që do të mbahet sot në Tiranë. 

Samiti do të zgjasë deri në orën 13:30 ku dhe do të mbahet konferenca për media mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Volodymyr Zelensky. 

2 VITE ME PARE

Zelensky pas takimit me Ramën: Diskutuam nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
volodymyr zelensky dhe edi rama

TIRANË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar paraditen e sotme me kryeministrin Edi Rama. Ai shkruan se firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Ukrainës. 

Zelenskyy tregon se diskutuan gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta. Ai falenderoi shqiptarët për mirëpritjen e ngrohtë të ukrainasve. 

POSTIMI I PLOTË: 

Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial.

Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama,ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan.

Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta.

I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve.

 

 

2 VITE ME PARE

Samiti për Ukrainën, Aleksandër Vuçiç takohet me Zelenskyn dhe Ramën

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
Zelenesky, Rama dhe Vuçiç

TIRANË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve për samitin për Ukrainën. Vuçiç u prit nga kryeminstri Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. 

Samiti do të zgjasë deri në orën 13:30 ku dhe do të mbahet konferenca për media mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Volodymyr Zelensky. 

2 VITE ME PARE

A do ta kërkojë njohjen e Kosovës dhe a do të ketë perballje me Vuçiç? Osmani: Gjithmonë do të ketë ballafaqime

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
vjosa osmani

TIRANË- Presidentja e Kosovës ka mbërritur pak më herët në Pallatin e Kongreseve, ku do të zhvillohen punimet e samitit për Ukrainën. 

E pyetur nga gazetarët a do t'i kërkojë Zelenskyt njohjen e Kosovës , ajo tha se tani Ukraina po kalon një kohë të vështirë dhe shpreson që njohja e Kosovës të finalizohet me fitoren e tyre në luftën me Rusinë.  Ajo u pyet gjithashtu nëse do të ketë përballje me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Osmani tha se përballje ka pasur dhe do të ketë në vazhdim. 

A do të kërkoni njohjen e Kosovës nga Ukraina?

Osmani: Ka shumë rëndësi sepse do kemi mundësi që si aleatë në vlera të japim gjithë mbështetjen tonë për Ukrainën siç kemi bërë nga dita e parë e agresionit të paprovokuar rus. Këtë do ta bëjmë edhe më tej. Sot në samit do të flasim për hapa konkretë.

Këto janë çështje bilaterale, do ta bëjmë një kërkesë të tillë me mirëkuptimin e plotë se Ukrainë është në situatë lufte dhe jam e bindur se ai moment do të vijë me fitoren e Ukrainës.

A do të ballafaqoheni me presidentin serb?

Osmani: Ballafaqime me Vuçiç kemi pasur dhe do të kemi gjithmonë.

2 VITE ME PARE

Samiti për Ukrainën, presidenti i Maqedonisë së Veriut mbërrin në Pallatin e Kongreseve, takohet me Zelenskyn

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
Zelensky, Stevo Pendarovski dhe Rama

TIRANË- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku dhe do të mbahet samiti për Ukrainën. Në pritje të Pendarovskit ishte kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Volodymyr Zelensky. 

Samiti do të zgjasë deri në orën 13:30 ku dhe do të mbahet konferenca për media mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Volodymyr Zelensky. 

2 VITE ME PARE

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore/ Mbërrin presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pritet nga Zelenskyy dhe Rama

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
vjosa osmani

TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve. Vjosa u prit nga kryeminstri Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Presidentja do të marrë pjesë si përfaqësuese e Kosovës në samitin për Ukrainën që do të mbahet sot në Tiranë. 

Samiti do të zgjasë deri në orën 13:30 ku dhe do të mbahet konferenca për media mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Volodymyr Zelensky. 

2 VITE ME PARE

Samiti për Ukrainën, mbërrin në Pallatin e Kongreseve Presidentja e Moldavisë Maia Sandu

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin

TIRANË- Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve. Sandu u prit nga kryeminstri Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Presidentja do të marrë pjesë si përfaqësuese e Moldavisë në samitin për Ukrainën që do të mbahet sot në Tiranë. 

Samiti do të zgjasë deri në orën 13:30 ku dhe do të mbahet konferenca për media mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Volodymyr Zelensky. 

2 VITE ME PARE

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore/ Rama dhe Zelenskyy para Pallatit të Kongreseve, presin mbërritjen e liderëve europianë

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
zelenskyy dhe rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ndodhet para Pallatit të Kongreseve në pritje të liderëve europianeë që do të marrin pjeës në samitin Ukrainë- Europa Juglindore. Rama është i shqoëruar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

2 VITE ME PARE

Samiti për Ukrainën, mbërrin kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo në Pallatin e Kongreseve

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve. Ajo do të marrë pjesë si përfaqësuesja e Bosnje-Hercegovinës në samitin për Ukrainën që do të mbahet sot në Tiranë. 

Samiti do të zgjasë deri në orën 13:30 ku dhe do të mbahet konferenca për media mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Volodymyr Zelensky. 

2 VITE ME PARE

Samiti për Ukrainën/ Mbërrin në Tiranë presidenti serb Aleksandër Vuçiç

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
foto e eskortes se vucic

TIRANË-Ka mbërritur në Shqipëri, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili do marrë pjesë në Samitin e Ukrainës. Siç nga fotoja eskorta shoqëruese e Vuçiç ka mbërritur në Tiranë. 

Në samit do të jenë të pranishëm dhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore, mes tyre edhe presidentja e Kosovës. 

Kujtojmë se në kuadër të këtij samiti, pjesmarrës do të jetë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i cili ka vizituar për herë të parë Shqipërinë. 

 

2 VITE ME PARE

Samiti për Ukrainën/ Mediat ndërkombëtare jehonë vizitës së Volodymyr Zelenskyy në Tiranë

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
foto ilustruese

TIRANË- Mediat e huaja i kanë bërë jehonë samitit për Ukrainën dhe vizitës së Volodymyr Zelenskyt në Tiranë. Kjo është vizita e tij e parë në Shqipëri. 

"Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy mbërriti në kryeqytetin shqiptar të Tiranës, ku do të marrë pjesë në një samit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të zhvillojë takime dypalëshe me liderët e tyre, tha zyra e tij.
Kievi po kërkon mbështetje ndërkombëtare për një plan paqeje të Zelenskiy, ndërsa pushtimi i Rusisë zvarritet në vitin e tretë dhe trupat ukrainase luftojnë për të mbajtur terren kundër sulmeve ruse.", shkruan Reuters në artikullin e tij. 

Edhe AP News i ka kushtuar një shkrim ku thuhet se Zelensky mbërriti në Shqipëri për të siguruar më shumë mbështetje për të mposhtur armikun.

"Presidenti i Ukrainës do të bashkëorganizojë një samit me qeverinë shqiptare të mërkurën, që synon të inkurajojë mbështetjen e mëtejshme për Kievin nga vendet e Evropës Juglindore, ndërsa shenjat e lodhjes rriten dy vjet pas pushtimit të plotë të Rusisë", shkruhet në artikul. 

Gjithashtu, presitgjiozja britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull të gjatë vizitës së parë të Zelenskyt  në vendin tonë që nga pushtimi i Rusisë.

“Kjo është hera e parë që Zelensky bën një vizitë në kombin ballkanik që kur Rusia pushtoi Ukrainën më shumë se dy vjet më parë. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vizitoi Kievin, së bashku me kryeministrin e atëhershëm të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në qershor 2022.”, theksohet në shkrim.

The Guardian ka shkruar po ashtu  për vizitën e Presidentit ukrainas në Shqipëri , dhe për takimet që ai do të zhvillojë. 

“Volodymyr Zelenskiy ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar të Tiranës, ku do të marrë pjesë në një samit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të zhvillojë takime dypalëshe me liderët e tyre.

Kievi po kërkon mbështetje ndërkombëtare për një plan paqeje të Zelenskiy, ndërsa pushtimi i Rusisë po shkon në vitin e tretë dhe trupat ukrainase përpiqen të ruajnë territoret kundër sulmeve ruse”.

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë nënshkruar pak minuta më parë traktatin e miqësisë dhe të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Presidenti ukrainas Zelensky ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të organizuar për Ukrainën. Ndërkohë që në orën 13:30 do të mbahet një konferencë për mediat nga Rama dhe Zelensky, e cila do të shënojë dhe përfundimin e vizitës së tij në vendin tonë.

2 VITE ME PARE

Presidenti ukrainas Zelensky i akordon dekoratë Edi Ramës

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
Zelensky dhe Rama

TIRANË- Presidenti ukrainës Volodymyr Zelensky i ka akorduar dekoratënUrdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’ kryeministrit Edi Rama. Zelensky i dorëzoi Ramës dekoratën personalisht në këtë samit, edhe pse ishte nënshkruar që në muajin dhjetor të 2023.

Njoftimi:

Rreth dhënies së çmimeve shtetërore të Ukrainës Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë, unë dekretoj:

Të jepet Urdhri i Princit Jaroslav i Urti, shkalla e parë

RAMA Edi - Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Zelensky me Ramën, firmosin marrëveshjen e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
Zelensky dhe Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen e miqësisë dhe të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Presidenti ukrainas Zelensky ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të organizuar për Ukrainën.

Ndërkohë që në orën 13:30 do të mbahet një konferencë për mediat nga Rama dhe Zelensky, e cila do të shënojë dhe përfundimin e samitit.

Postimi i Plotë:

Kryeministri - Firmosja e marrëveshjes së bashkëpunimit që përforcon dhe promovon miqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës 

2 VITE ME PARE

Rama ndan pamjet nga takimi me Zelenskyn në Kryeministri, dhurata që i bëri presidentit ukrainas

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
volodymyr zelensky dhe edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale, pamje nga takimi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në Kryeministri. Vizita e tij vjen në kuadër të samitit Ukrainë- Europa Juglindore. 

Takimi mes tyre zgjati rreth 30 minuta, ndërsa shihet në video se Rama i bëri dhuratë Zelenskyt albumin me pikturat e tij. Pas këtij takimi pritet takimi i delegacioneve të dy vendeve. Në orën 11:30, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, do të mbajnë fjalët hapëse të sesionit të samitit. Ndërsa në orën 13:00 do të jetë edhe fotoja familjare e pjesëmarrësve. Samiti mbyll punimet në orën 13:30, në një konferencë të përbashkët Rama- Zelensky. Pas përfundimit të konferencës, Zelenskyy do të largohet nga Shqipëria. 

POSTIMI: 

Mikpritja për herë të parë e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, liderin e rezistencës heroike.

2 VITE ME PARE

Zelenskyy në Tiranë, historiku i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Ukrainës

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
Rama dhe Zelenskyy

TIRANË- Pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt, 2022, Shqipëria ishte rreshtuar përkrah Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbështetje të Ukrainës. Në kuadër të kësaj mbështetjeje janë miratuar disa vendime, që lejojnë shtetasit e Ukrainës të hyjnë dhe qëndrojnë pa leje të qëndrimit në Shqipëri për një periudhë njëvjeçare.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) për vitin 2022, nga 32 mijë ukrainas që hynë në Shqipëri pas nisjes së luftës, rreth 2.500 qëndruan edhe përtej 2022-tës në këtë vend. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, tha në janar të vitit të kaluar se Shqipëria do të hapë një ambasadë në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Megjithatë, një gjë e tillë nuk u realizua ende.

Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur më 13 janar, 1993, ndërsa Ukraina ka hapur ambasadën e saj në Tiranë në shtator të vitit 2020. Ambasador i saj është emëruar Volodimir Shkurov, i cili është ende në detyrë. Në rajonin e Odesës në Ukrainë jetojnë rreth 3.500 shqiptarë.

Ukraina kërkon mbështetje nga Perëndimi


Ukraina mbështetet shumë në furnizimet me armatim dhe municione nga aleatët e saj perëndimorë, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, për t’iu rezistuar sulmeve gjithnjë e më intensive nga forcat ruse. Së voni, zyrtarët ukrainas kërkuan mbështetje të mëtejme nga Perëndimi, teksa Zelensky tha se fitorja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë varet nga kjo mbështetje. Ai gjithashtu tha se shpreson se pakoja prej 60 miliardë dollarësh nga SHBA-ja - që ka hasur në rezistencë në miratim nga ana e përfaqësuesve të Partisë Republikane - do të miratohet.

Ndërkohë, gjatë një samiti të udhëheqësve të Evropës në Paris, më 26 shkurt, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ka një “konsensus të gjerë për të bërë më shumë dhe më shpejt” për Ukrainën, e cila, tash e dy vjet, është duke luftuar pushtimin rus. Pjesëmarrësit ranë dakord që të krijojnë një koalicion për ta furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të mesme dhe të gjatë, si dhe me bomba.

Macron tha se “nuk ekziston ndonjë konsensus” për dërgimin e trupave tokësore evropiane në Ukrainë, për të luftuar në anën e saj, por shtoi se “asgjë nuk duhet të përjashtohet për të arritur objektivin tonë”. Kremlini i paralajmëroi aleatët evropianë të Kievit se dërgimi i trupave në Ukrainë, do të çonte “pashmangshëm” në luftë midis Rusisë dhe NATO-s.

Marrë nga REL

2 VITE ME PARE

Samiti në Tiranë, Zelenskyy flet për takimet që pritet të zhvillojë: Do të propozoj organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
volodymyr zelenskyy

TIRANË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të organizuar për Ukrainën. Në lidhje me vizitën e tij në Tiranë Zelenskyy ka bërë një reagim në "X" ku u shpreh se në bisedimet dypalëshe me kryeministrin Rama do të diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë. 

Ai më tej shkruan se Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën ata e vlerësojnë shumë.

POSTIMI I PLOTË: 

Sot punoj ne Tirane. Do të takoj mikun e palëkundur të Ukrainës, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe do të marr pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore. Në bisedimet tona dypalëshe me Kryeministrin dhe ekipin e tij, do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë. Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën ne e vlerësojmë shumë.

Ne do të diskutojmë rrugën tonë të përbashkët drejt qëllimit euroatlantik në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, i cili tashmë po mbahet për herë të dytë. Unë do të propozoj mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të arritur paqen e drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër. Do të zhvilloj edhe bisedime dypalëshe me pjesëmarrësit e samitit.

2 VITE ME PARE

Zelenskyy në Tiranë/ Publikohet pulla postare kushtuar Ukrainës: Bukuri e pathyer për më shumë se 1500 vite

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
Pulla postare

TIRANË- Në kuadër të vizitës së presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelenskyy në Tiranë për Samitin kushtuar Ukrainës është publikuar një pullë postare. Pulla postare i është kushtuar Ukrainës ku paraqiten dy vajza ukrainase.

Njëra vajzë është e veshur me veshje tradicionale dhe vajza tjetër me veshje ushtarake. Gjithashtu në pullë shkruhet dixhitura: Ukraina, bukuri e pathyer për më shumë se 1500 vite.

Mësohet se të ardhurat nga shitja e pullave postare do të shkojnë për mbledhjen e fondeve me qëllim sigurimin e pajisjeve të demontimit.

2 VITE ME PARE

Ministri i Jashtëm ukrainas në Tiranë: Shqipëria e meriton të integrohet sa më shpejt në BE

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
Ministri Hasani dhe Kuleba

TIRANË- Ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba gjatë fjalës së tij në një konferencë për shtyp me ministrin u shpreh se është e rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës. 

Ministri ukrainas tha se Shqipëria mike e mirë e Ukrainës dhe se çdo mbështetje është e vlerësuar. Ai u shpreh se uron që shumë shpejt Shqipëria të intergrohet në BE, sepse e meriton.

“Sot informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dron e raketa të Rusisë. Është e rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës. Shqipëria dhe Ukraina janë vende europiane ramë dakord të vazhdojmë bashkërendimin. I uroj Shqipërisë një integrim sa më të shpejtë në BE, që vendi juaj e meriton dhe me kaq shumë të drejtë. Shqipëria është partnere e rëndësishme si anëtare e NATO. Ndaj kemi diskutuar përgatitjet për samitin e NATO-s në Uashington dhe vlerësova gatishmërinë e ministrit Igli Hasani për të bashkërenduar e ndihmuar në këto përgatitje për këtë mbledhje të rëndësishme. Pritshmëritë tona janë që mes të tjerave një prej rezultateve të Samitit të Uashington do të jetë një hap më përpara drejt anëtarësimit të Ukrainës, që më në fund do ta bëjë këtë pjesë të Evropës më të sigurtë por do të rrisë edhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Vlerësojmë bashkëpunimin tonë me vlerë në kuadër të organizatave ndërkombëtare”, tha Kuleba.

Në mbyllje të fjalës ministri Kuleba foli shqip teksa u shpreh se “Faleminderit shumë të dashuar miq. Rroftë Ukraina.”, ndërsa theksoi: “Shpresoj se do të kuptoni nëse bëj ndonjë gabim.”

2 VITE ME PARE

Deklaratë e përbashkët me homologun ukrainas, Hasani: Hapja e amabasadës tonë në Kiev shpresojmë brenda këtij viti

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
igli hasani

TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka mbajtur një deklaratë përbashkët me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba. Hasan tha se Shqipëria mbështet sovranitetit dhe pavarësinë territoriale të Ukrainës. Ai tha se shpreson që brenda këtij viti të hapet ambasada shqiptare në Kiev. 

Hasani tha se në fokus të bisedimeve ishte ndihma ekonomike që Shqipëria mund të ofrojë për Ukrainën dhe u ra dakord për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

FJALA E PLOTË E HASANIT: 

Nder i veçantë të kemi sot mes nesh në Tiranë pranishëm Ministrin Kuleba, Ministër i Jashtëm i Ukrainës, në një moment kur vendi i tij është nën një sulm të paprecedentë dhe të pajustifikuar që prej dy vitesh nga Federata Ruse.

Shqipëria mbështet sovranitetin, lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës. Shqipëria dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe do të vijojë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë.

Shqipëria mbështet Planin me 10 Pika të Presidentit Zelenski, si mundësia më realiste për dhënien fund të luftës dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme. Së bashku me aktorë dhe vende të tjera, kemi marrë tashmë angazhimin për bashkëpunim në realizimin e Pikës 5 që Ka të bëjë me  “Rivendosjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës”, si një nga objektivat më imediatë të përfundimit të luftës. Jemi në koordinim të plotë me të gjitha vendet tona partnere dhe aleate për përballimin e situatës në mbështetje të plotë për Ukrainën.

Për më tepër, Shqipëria e ka vendosur si përparësi të punës së saj trajtimin e situatës në Ukrainë dhe dënimin e agresionit rus, në të gjitha forumet ndërkombëtare, siç kemi bërë gjatë periudhës dy-vjeçare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, siç po veprojmë në kuadër të anëtarësisë tonë në KDNJ, apo edhe organizmat rajonale, ku këtë vit kemi edhe kryesimin e nismave të BSEC, CEI, Karta e Adriatikut. Pas përfundimit të detajeve ligjore e financiare, jemi në fazën e përgatitjeve teknike për hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Kiev, duke mbajtur në vëmendje edhe situatën e sigurisë në kryeqytetin e Ukrainës, por shpresojmë që inaugurimi të ndodhë në Pak muajt e ardhshëm.

Kemi zhvilluar bisedë të sinqertë e konstruktive për marrëdhëniet e mira e pozitive që ekzistojnë midis dy vendeve tona, si edhe kemi folur për rrugët e mënyrat e çuarjes së tyre përpara, me qëllim forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Më lejoni të nënvizoj disa aspekte në këtë drejtim: Kemi folur për ndihmën ekonomike e financiare që Shqipëria mund të ofrojë për përballimin e situatës në Ukrainë, por edhe për rindërtimin e saj, që shpresojmë të ndodhë sa më parë, pa asnjë vonesë;

Kemi diskutuar për mënyrat e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, pasi këto marrëdhëniet duhet të ngrihen në nivelin e atyre marrëdhëniet të shkëlqyera politike që ne kemi. Ekzistojnë mundësitë që shkëmbimet tregtare, edhe pse në të tilla kushte të jashtëzakonshme, të marrin një dimension të ri në rritje;

Jemi të lumtur për avancimin e Ukrainës në rrugën e saj pro-evropiane dhe urojmë që vendimi i Këshillit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të shtrojë rrugën për nisjen e tyre sa më parë. Jemi të gatshëm që të ofrojmë edhe përvojën tonë të deritanishme në këtë proces. Shprehim bindjen se me rrugën e saj euroatlantike, Ukraina është e vendosur që e ardhmja e saj të jetë në krah të demokracisë, lirisë dhe vlerave evropiane. Dhe së fundi, uroj që Samiti i përbashkët midis vendeve të Evropës Juglindore dhe Ukrainës që fillon pas pak çastesh, i pari i këtij formati dhe që kemi nderin ta zhvillojmë në Tiranë, të jetë frytdhënës dhe të ofrojë perspektiva të reja për të ardhmen e Ukrainës dhe popullin të saj.

Ministri Hasani dhe Ministri Kuleba firmosën marrëveshjen “Për punësimin fitimprurës të anëtarëve të familjes së anëtarëve të misioneve diplomatike ose posteve konsullore”. Marrëveshja ka si qëllim kryesor mundësimin dhe lehtësimin e punësimit të anëtarëve të familjes së anëtarëve të misioneve diplomatike ose posteve konsullore mbi bazë reciprociteti, në përputhje me legjislacionin e të dy vendeve.

2 VITE ME PARE

Sot samiti Ukrainë- Europa Juglindore, Rama: Takim solidariteti kundër agresionit rus

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale për samitin Ukrainë- Europa Juglindore që do të nisë punimet pak minuta më vonë në Tiranë. 

Rama shkruan se ky është një takim solidariteti kundër agresionit rus. 

POSTIMI I PLOTË:

MIRËMËNGJES
dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë.

Në samitin e sotëm do të marrë pjesë edhe vetë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili viziton për herë të parë Shqipërinë. Të pranishëm në samit do të jenë edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore. 

2 VITE ME PARE

Samiti Ukrainë- Europa Juglindore në Tiranë/ Kush liderë do të marrin pjesë, të pranishëm Osmani dhe Vuçiç

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
pjesmarresit

TIRANË- Sot në Tiranë zhvillohet punimet e samitit Ukrainë- Europa Juglindore. I pranishë do të jetë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i cili viziton për herë të parë Sqhipërinë. 

Ndërkohë punimeve për samitin e Ukrainës i bashkohen edhe liderë të tjerë. Në listë përfshihen edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Pjesmarrësit:

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky
Presidentja e Moldavisë Maia Sandu
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski
Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin

2 VITE ME PARE

Samiti Ukrainë- Europa Juglindore dhe Zelenskyy në Tiranë/ Nga takimet te rrugët e bllokuara, çfarë pritet të ndodhë sot

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama: Dështimi i Putin
volodymyr zelensky

TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë zhvillohet samiti Ukrainë- Europa Juglindore. Në këtë samit do të marrë pjesë edhe vetë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili viziton për herë të parë Shqipërinë. 

Të pranishëm në samit do të jenë edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore. Sipas axhendës, ai do të pritet sot në orën 09.00 nga kryeministri Edi Rama në ceremoninë që do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar takimin kokë më kokë në Kryeministri.

Ndërkohë, rreth orës 9:30 të dyja delegacionet do të kenë një takim bilateral, ndërsa rreth orës 10:00 është planifikuar firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Në orën 11:30, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të mbajnë fjalët hapëse të sesionit. Ndërsa në orën 13:00 do të jetë edhe fotoja familjare e pjesëmarrësve. Samiti mbyll punimet në orën 13:30, në një konferencë të përbashkët Rama- Zelensky. Pas përfundimit të konferencës, Zelenskyy do të largohet nga Shqipëria. 

Kujtojmë se lidhur me këtë samit dhe vizitën e presidentit ukrainas në vend janë marrë një sërë masash policore, kur raportohet të jenë në terren 1500 forca policore. 

Disa rrugë që përfshihen në perimetrin e sigurisë së aktiviteteve dhe takimeve të pjesëmarrësve në Samit, do të kenë ndalim qarkullimi nga ora 08:00 e datës 28.02.2024 deri në orën 16:00 të datës 29.02.2024, konkretisht:

Rruga “Dervish Hima” nga Rruga e Elbasanit deri tek Coin;
Rruga “Papa Gjon Pali II”, nga RTSH deri tek Coin;
Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri tek Presidenca;
Rruga “Ukraina e lirë”, nga Gjykata Kushtetuese deri tek Vila 30;
Rruga “Themistokli Gërmenji”, nga Rruga e Elbasanit deri tek rruga “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Faik Konica”, nga degëzimi i Ambasador 3 deri tek rruga “Dervish Hima”;
Rruga “ Gjergj Filipi”, sheshi “Italia”, nga rruga “Faik Konica” deri tek hotel “Mariot”;
Blevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-hotel Dajtit deri tek sheshi “Nënë Tereza”;

samiti ukraine-europa juglindore ne tirane

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë