LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti i G7/ Dita e dytë e punimeve, sot merr pjesë edhe Zelenskyy

•Vazhdojnë punimet e G7. •Samiti i G7, i organizuar nga presidenca e sivjetme gjermane e G7-s, ka nisur nga data 26 dhe do të vazhdojë deri më 28 qershor në Schloss Elmau, Bavari. •Samiti do të nisë në orën 10:00. •Sot, do të diskutohet mbi luftën shkatërruese të Rusisë në Ukrainë. •Në punimet e sotme, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, do t'i bashkohet seancës përmes një lidhje me video. • Në orën 12:30, diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrës për të neutralizuar pasojat e luftës. •Në orën 15:30 do të diskutojnë mbi pasojat e krizës globale të ushqimit dhe për progresin drejt barazisë gjinore. •Përveç Zelenskyy-t, në takim sot do të marrë pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres. •7 sesionet e punës të samitit do të fokusohen në tema të ndryshme si: ekonomia globale, partneritete për vendet në zhvillim, politikën e jashtme dhe të sigurisë, qëndrueshmëri, siguria ushqimore, multilateralizmi dhe transformimi dixhital.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Samiti i G7/ Udhëheqësit i premtojnë mbështetje Ukrainës

Samiti i G7/ Dita e dytë e punimeve, sot merr pjesë edhe Zelenskyy
G7

GJERMANI- Liderët e G7-s në një deklaratë të përbashkët në samitin e ditës së sotme në Gjermani kanë deklaruar se do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për Ukrainën "për aq kohë sa duhet".

"Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike dhe do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet”-thuhet në deklaratën e G7-s.

Sipas CNN, udhëheqësit thanë gjithashtu se kjo varet nga Ukraina e cila do të përcaktojë një rrugë diplomatike për një zgjidhje të ardhshme paqeje.

"Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë Ukrainën që të ruajë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, të mbrojë veten dhe të zgjedhë të ardhmen e saj. I takon Ukrainës të vendosë për një zgjidhje të ardhshme paqeje, pa presion ose ndikim të jashtëm," thuhej në deklaratë. .

Udhëheqësit thanë se do të punojnë së bashku për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet gjatë luftës dhe ta ndihmojë atë në të ardhmen pas përfundimit të luftës.

"Me synimin për një zgjidhje të qëndrueshme të paqes pas luftës, ne jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje së bashku me vendet dhe institucionet e interesuara dhe Ukrainën për angazhime të qëndrueshme të sigurisë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet, të sigurojë të ardhmen e saj të lirë dhe demokratike dhe të pengojë agresionin e ardhshëm rus,"- thuhet në deklaratë.

3 VITE ME PARE

Samiti i G7/ Zelenskyy: Lufta duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2022

Samiti i G7/ Dita e dytë e punimeve, sot merr pjesë edhe Zelenskyy
Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tha udhëheqësve të G7-ës se dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të vitit 2022.  Zelenskyy e dha mesazhin virtualisht në samitin e G7, i cili po zhvillohet në kështjellën Schloss Elmau në Alpet bavareze.

Sipas CNN, një burim thote së ai bëri thirrje që ata të gjejnë një mënyrë që t’i japin fund luftës përpara se të fillojë dimri. Zelenskyy, i cili gjithashtu po planifikon të flasë në samitin e NATO-s të kësaj jave në Madrid, i ka bërë presion Perëndimit për sanksione të përshpejtuara ndaj Moskës dhe artilerisë së rëndë për të mposhtur pushtuesit rusë.

Deri më tani, liderët kanë vendosur për hapa të rinj për të izoluar ekonominë ruse, duke përfshirë ndalimin e importeve të reja të arit rus dhe po diskutojnë mënyrat për të kufizuar më tej fitimet e energjisë së Moskës duke aplikuar një kufi mbi çmimin e naftës ruse.

Udhëheqësit e G7 planifikojnë gjithashtu të shpallin një grup të gjatë sanksionesh të reja, duke përfshirë zinxhirët e furnizimit të mbrojtjes ruse, rusët përgjegjës për abuzimet e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës, kompanitë private ushtarake dhe kufizimet e reja të vizave për 500 zyrtarë. 

3 VITE ME PARE

Samiti i G7/ Draghi: Duhet të eleminojmë përgjithmonë varësinë nga energjia ruse

Samiti i G7/ Dita e dytë e punimeve, sot merr pjesë edhe Zelenskyy
Mario Draghi

GJERMANI-  Kryeministri italian Mario Draghi, ka deklaruar se varësia nga gazi rus duhet eliminuar përgjithmonë. Sipas TG24, Draghi ka mbajtur fjalim në samitin e G7 në Gjermani ka theksuar se është e paimagjinueshme që Perëndimi të kthehet përsëri në të njëjtën varësi nga Rusia.

“Ne duhet të eliminojmë përgjithmonë varësinë tonë nga Rusia. Ne duhet të eliminojmë përgjithmonë këtë varësi, duhet të shmangim gabimet e së kaluarës. Kriza energjetike nuk duhet të prodhojë një rikthim në populizëm”-tha Draghi.

Për Draghin, rritja e çmimit të lëndëve djegëse fosile të importuara nga Rusia është një qëllim gjeopolitik, si dhe një objektiv ekonomik dhe social.

"Ne duhet të zbusim ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë, të kompensojmë familjet dhe bizneset në vështirësi , shoqëritë tatimore që realizojnë fitime të jashtëzakonshme”-tha ai.

Sot është dita e dytë e samitit të G7 i cili nisi një ditë më parë dhe pritet të mbyllet nesër më datë 28 qershor. Samiti i G7, është organizuar nga presidenca e sivjetme gjermane e G7-s, në Schloss Elmau, Bavari.

3 VITE ME PARE

Samiti i G7, Bideni për unitetin perëndimor, 5 liderët ironi me Putin nga Alpet bavareze

Samiti i G7/ Dita e dytë e punimeve, sot merr pjesë edhe Zelenskyy
Foto ilustruese

Në tre ditët e ardhshme, politika botërore do të zhvillohet përballë panoramës së Alpeve bavareze. Në Kështjellën Elmau filloi Samiti i shtatë vendeve industriale demokratike kryesore. Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti krerët e tjerë të shteteve dhe qeverive të G7 për takimin e tyre vjetor. Debatet do të fokusohen në situatën ekonomike botërore dhe politikën e sigurisë.

Gjatë samitit, në qendër të debateve do të jenë lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj. Vendet e G7-ës pritet të riafirmojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën e sulmuar nga Rusia. Scholzi dëshiron të kërkojë mbështetjen e G7-ës për idenë e një "plani Marshall" për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta. Në sajë të një plani të tillë, Shtetet e Bashkuara ndihmuan midis viteve 1948 dhe 1952 Gjermaninë dhe shtetet e tjera evropiane të ngriheshin përsëri në këmbë pas gjashtë viteve të luftës.

Në takimin e G7-ës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të arrijnë një marrëveshje në parim për propozimin e tyre për një kufi ndërkombëtar për çmimin e naftës ruse. Kjo synon ta detyrojë Rusinë ta shesë naftën e saj në të ardhmen me një çmim shumë më të ulët për blerësit e mëdhenj si India. Kjo mund të funksionojë në mënyrë që Perëndimi t'i lidhë shërbime të tilla si sigurimi i transportit të naftës me pajtueshmërinë me kufirin e çmimeve. Priten premtime konkrete financiare në luftën kundër urisë, e cila është veçanërisht e përhapur në Afrikën Lindore dhe që po përkeqësohet me rritjen e çmimit të drithit për shkak të luftës. Në Elmau do të diskutohet edhe për çmimet e larta të energjisë dhe për mbrojtjen e klimës.

Olaf Scholz dhe gruaja e tij Britta Ernst mirëpritën kryeministrin britanik Boris Johnson dhe gruan e tij Carrie Johnson.
Bideni për unitetin perëndimor

Samitit i parapriu një takim dypalësh midis Scholzit dhe Joe Bidenit. Presidenti amerikan me këtë rast nënvizoi partneritetin e ngushtë me Gjermaninë dhe kancelarin. "Ne jemi partnerët më të afërt", tha Bideni. Ai siguroi gjithashtu se vendet e G7 do të mbeten të bashkuara përballë luftës ruse kundër Ukrainës. "Ne do të qëndrojmë së bashku". Scholzi foli për një "mesazh të fortë". Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë llogaritë gabim duke pritur përçarje në kampin perëndimor pas sulmit në Ukrainë, shtoi Biden. Presidenti amerikan e falenderoi vazhdimisht Scholzin për punën e tij që nga marrja e detyrës, pa dhënë detaje.

Përpara fillimit të samitit, Joe Biden dhe Olaf Scholz u takuan kokë më kokë.

Biden njoftoi paraprakisht se vendet e G7 donin të shpallin në samitin e tyre një ndalim të importit të arit rus. Kjo do t'i privonte Rusisë dhjetëra miliarda dollarë të ardhura nga ky produkt i rëndësishëm eksporti. Një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane tha në një telefonatë me gazetarët se vendet e G7 do të shpallin zyrtarisht ndalimin e importeve të martën, ditën e fundit të samitit. "Kjo do ta izolojë më tej Rusinë nga ekonomia globale." Ari është produkti i dytë më i rëndësishëm eksportues për Rusinë pas energjisë.

Pesë vende të ftuara në samitin e G7-ës

Përveç Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, G7 përfshin Kanadanë, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë dhe Japoninë. Përveç kësaj, po marrin pjesë në samit presidenti i Këshillit të BE Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen. Scholzi ka ftuar gjithashtu pesë vende mysafire - demokraci nga Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut: Indinë, Indonezinë, Afrikën e Jugut, Senegalin dhe Argjentinën. "Kuptimi ynë i demokracisë është shumë i kufizuar nëse fokusohemi vetëm në Perëndimin klasik," shpjegoi Scholz për të justifikuar zgjedhjen e tij.

Takimi zhvillohet në një kështjellë të kthyer në hotel me pesë yje në malësinë bavareze Wetterstein. Për shkak të izolimit të tij në rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, pranë kufirit me Austrinë, hoteli konsiderohet si vendi ideal për një takim të tillë. Vendi është i rrethuar me kilometra gardhesh të mbrojtura fort./DW

volodymyr zelenskyy g7 samiti i g7 ne berlin

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë