LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Reshjet e dëborës në vend/ Hapet për qarkullim pas 8 orësh Rruga e Arbrit, disa akse të bllokuara, mbi 300 familje probleme me energjinë elektrike në Korçë

• Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë pothuajse të gjithë vendin. • Dendësia e borës prej disa orësh ka shkaktuar problematika në akset kryesore. Aksi rrugor bypass Qafë Murrizë në Dibër është bërë i pakalueshëm që prej pasdites së djeshme. • Po ashtu, aksi "Bajram Curri-Valbonë" dhe "Kërrnaj-Pac-Shimshan" ka vështirësi në qarkullim për shkak të reshjeve me instensitet të lartë. • Në Kukës ka prezencë të borës në të gjitha akset por pa probleme me qarkullimin. • Ndërkohë edhe në Shkodër nuk raportohet për problematika, borëpastrueset ndodhen në terren për të mbajtur rrugët të kalueshme. •  Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe juglindjen, ku në Voskopojë trashësia arrin deri në 5 centimetër, ndërsa policia bën thirrje për të përdorur goma dimërore. • Akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Pogradecin,Qafë Thanën dhe Ersekën e Leskovikun qarkullohen pa vështirësi. • Rruga e Arbrit është hapur për qarkullimin e automjeteve pas 8 orësh që mbeti e bllokuar nga reshjet e borës më intesitet të lartë. • Mbrëmjen e djeshme me dhjetëra qytetarë, automjete dhe furgona mbetën të bllokuar në bypassin e Murrizit. • Shumë automjete u braktisën për shkak se e patën të pamundur për të lëvizur, teksa bëhet me dije se qarkullimi është hapur rreth orë 23:00 të mbrëmjes së kaluar. • Moti i keq në vend ka sjellë problemet e para në qytetin e Korçës. •  Mësohet se pa energji elektrike për shkak të stuhisë se mbrëmshme janë 384 familje. • Më tej bëhet me dije se grupet e punës së OSHEE, ndodhen në terren prej orëve të para të mëngjesit për të rikthyer energjinë. • Reshjet e borës kanë rënë pothuaj në të gjithë territorin e qarkut në lartësitë mbi 900 m. •  Mësohet se në rrethinat e Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Ersekës dëbora ka rënë me intensitet të ulet deri në mesatar. • Në Dardhë është regjistruar trashësia 20 cm ndërsa në zona të tjera 15 cm.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Reshjet e dëborës në Korçë, 384 familje probleme me energjinë elektrike

Reshjet e dëborës në vend/ Hapet për qarkullim pas 8
Bora

KORÇË- Moti i keq në vend dhe reshjet e dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme kanë sjellë problemet e para në qytetin e Korçës. Mësohet se pa energji elektrike për shkak të stuhisë se mbrëmshme janë 384 familje. 

Më tej bëhet me dije se grupet e punës së OSHEE, ndodhen në terren prej orëve të para të mëngjesit për të rikthyer energjinë. Reshjet e borës kanë rënë pothuaj në të gjithë territorin e qarkut në lartësitë mbi 900 m. Mësohet se në rrethinat e Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Ersekës dëbora ka rënë me intensitet të ulet deri në mesatar. Në Dardhë është regjistruar trashësia 20 cm ndërsa në zona të tjera 15 cm. 

1 VITE ME PARE

Moti i keq/ Pas 8 orësh e bllokuar, hapet Rruga e Arbrit! Disa zona ende të bllokuara dhe probleme me energjinë elektrike

Reshjet e dëborës në vend/ Hapet për qarkullim pas 8
debora

DIBËR- Rruga e Arbrit është hapur për qarkullimin e automjeteve pas 8 orësh që mbeti e bllokuar nga reshjet e borës më intesitet të lartë. Mbrëmjen e djeshme me dhjetëra qytetarë, automjete dhe furgona mbetën të bllokuar në bypassin e Murrizit. 

Shumë automjete u braktisën për shkak se e patën të pamundur për të lëvizur, teksa bëhet me dije se qarkullimi është hapur rreth orë 23:00 të mbrëmjes së kaluar. 

Ndërkohë mësohet se aktualisht disa zona janë ende të bllokuara prej dëborës, teksa nuk mungojnë as problemet me energjinë elektrike. Njësia Lurë në Dibër është e bllokuar, po ashu edhe disa fshatra të thellë malorë në Dibër e Bulqize.

Mësohet se aktualisht nuk ka reshje të dëborës, ndërsa temperaturat e ulëta të cilat pritet të zbresindisa gradë nën zero duke shkaktuar ngrica.

1 VITE ME PARE

Reshjet e borës zbardhin vendin nga veriu në juglindje, në disa zona qarkullimi vetëm me goma dimërore, disa akse të bllokuara

Reshjet e dëborës në vend/ Hapet për qarkullim pas 8
debora

TIRANË- Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë pothuajse të gjithë vendin. Dendësia e borës prej disa orësh ka shkaktuar problematika në akset kryesore. Aksi rrugor bypass Qafë Murrizë në Dibër është bërë i pakalueshëm që prej pasdites së djeshme. Po ashtu, aksi "Bajram Curri-Valbonë" dhe "Kërrnaj-Pac-Shimshan" ka vështirësi në qarkullim për shkak të reshjeve me instensitet të lartë.

Në Kukës ka prezencë të borës në të gjitha akset por pa probleme me qarkullimin. Ndërkohë edhe në Shkodër nuk raportohet për problematika, borëpastrueset ndodhen në terren për të mbajtur rrugët të kalueshme.

Bypassi i Murrizit në Rrugën e Arbrit, ka mbetur i bllokuar prej disa orësh mbrëmjen e djeshme. Me dhjetëra automjete dhe furgona pasagjerësh kanë mbetur të bllokuara nga reshjet intensive. Në zonën e Qaf Shtamës, trashësia e borës ka arritur deri në 15 cm, ndërsa nuk ka probleme me qarkullimin.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe juglindjen, ku në Voskopojë trashësia arrin deri në 5 centimetër, ndërsa policia bën thirrje për të përdorur goma dimërore.

Akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Pogradecin,Qafë Thanën dhe Ersekën e Leskovikun qarkullohen pa vështirësi.

 

reshjet e debores ne vend hapet per qarkullim rruga e arbrit probleme me energjine elektrike

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale