Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Korçës mbrëmjen e djeshme nga ku mësohet se nisë në lartësitë mbi 1200 m. • Bëhet me dije se reshjet janë regjistruar në fshatrat e Dardhës dhe Vithkuqit, ndërsa sipas informacioneve intensiteti i tyre është i ulët. • Ndërkohë, borëpastrueset, firmat kontraktore kanë zbritur në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve. • Nga ana tjetër, vlerat e temperaturave qëndrojnë në 2 gradë, ndërsa pritet që dëbora të vijojë. • Reshjet e dendura të shiut mbrëmjen e kaluar kanë sjelle reshje dëbore dhe temperatura të ulëta në Bulqizë. • Reshjet e dëborës kanë filluar në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit, teksa raportohet se ka patur reshje edhe në afërsi të minierave të Zonës D, si dhe tek minierat e Tërnovës dhe ato të Martaneshit. • Aksi Tamarë-Vermosh është zbardhur nga reshjet e borës, po ashtu edhe në Qafë Thore raportohet se trashësia ka arritur deri mbi 50 cm. • Qarkullimi i automjeteve vijon pa probleme, teksa borëpatrueset kanë punuar për pastrimin e akseve. • Megjithatë, rekomandohen që përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe duke respektuar sinjalistën rrugore. • Ndërkohë, nuk raportohet probleme me energjinë elektrike.
3 artikuj për këtë temë.
VERMOSH- Reshjet e dëborës janë rikthyer pothuajse në të gjithë vendit. Reshjet e shiut gjatë mbrëmjes së djeshme të shoqëruara me temperatura të ulëta kanë risjellë sërish borën në veri të vendit.
Aksi Tamarë-Vermosh është zbardhur nga reshjet e borës, po ashtu edhe në Qafë Thore raportohet se trashësia ka arritur deri mbi 50 cm.
Qarkullimi i automjeteve vijon pa probleme, teksa borëpatrueset kanë punuar për pastrimin e akseve. Megjithatë, rekomandohen që përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe duke respektuar sinjalistën rrugore.
Ndërkohëm, nuk raportohet probleme me energjinë elektrike.
BULQIZË- Reshjet e dendura të shiut mbrëmjen e kaluar kanë sjelle reshje dëbore dhe temperatura të ulëta në Bulqizë.
Reshjet e dëborës kanë filluar në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit, teksa raportohet se ka patur reshje edhe në afërsi të minierave të Zonës D, si dhe tek minierat e Tërnovës dhe ato të Martaneshit.
Momentalisht nuk raportohet për problematika në qarkullim. Rrugët e minierave ku bëhet transporti i minierave gjithashtu janë të kalueshme pa probleme.
KORÇA- Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Korçës mbrëmjen e djeshme nga ku mësohet se nisë në lartësitë mbi 1200 m. Bëhet me dije se reshjet janë regjistruar në fshatrat e Dardhës dhe Vithkuqit, ndërsa sipas informacioneve intensiteti i tyre është i ulët.
Ndërkohë, borëpastrueset, firmat kontraktore kanë zbritur në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve. Nga ana tjetër, vlerat e temperaturave qëndrojnë në 2 gradë, ndërsa pritet që dëbora të vijojë.