LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

RENEA, FNSH dhe Shqiponjat operacion në Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe mijëra euro, kontrolle dhe në banesën e Erjon Llapushit, 6 të arrestuar

• RENEA, FNSH, Shqiponjat dhe Forcat e Posaçme Operacionale po zhvillojnë në Pogradec një operacion për drogë, armë e kapje të personave në kërkim. • Bëhet me dije se si rezultat i operacionit janë shoqëruar në polici 14 persona. • Gjithashtu sipas informacioneve deri tani, janë sekuestruar edhe 100 mijë euro cash. •Sipas raportimeve, policia ka rrethuar edhe banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij. Pritet një njoftim zyrtar nga policia lidhur me operacionin. •Në 2 tetor 2021, Erjon Llapushi rrahu me grushta dhe sende të forta kryekamarierin e lokalit “Fish City” Gazment Kurmaku. • Konflikti nisi pasi Kurmaku i tha Llapushit se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. • Pamjet e kamerave të brendshme të lokalit treguan se si 33-vjeçari Llapushi godet kryekamarierin dhe më pas largohet nga vendngjarja. • 50-vjeçari Kurmaku përplasi kokën në shtresë betoni dhe ra në koma.• Pas disa ditësh, ai ndërroi jetë. •Policia e Pogradecit, ka dalë më një njoftim zyrtar lidhur me aksionin ku janë kryer kontrolle për goditjen e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike si dhe për kapjen e personave në kërkim. •Bëhet me dije se gjatë këtij operacioni mësohet se janë arrestuar 6 persona, përkatësisht Fation Bono, Eris Çekani, Denis Xhemollari, Arbri Berberi, Aldi Hoxha dhe Enxhi Xhemollari. • Gjithashtu mësohet se në operacion u përshinë 200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec.• Sipas policisë në kuadër të operacionit, u ushtrua kontroll në banesat e 28 personave, në automjete dhe ambiente të ndryshme të dyshuara se mund të strehoheshin personat e kërkuar.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

RENEA dhe FNSH i kontrolloi banesën, reagon familja e Erjon Llapushit: Nuk u gjet asnjë objekt i paligjshëm!

RENEA, FNSH dhe Shqiponjat operacion në Pogradec/ Sekuestrohen armë
Erjon Llapaushi

POGRADEC- Familja e Erjon Llapushit, shtëpia e të cilëve është kontrolluar sot nga forcat RENEA, ka reaguar lidhur me pretendimet se në banesë janë gjetur sende të jashtëligjshme. Sipas tyre kjo gjë është lehtësisht e verifikueshme nga proces-verbali i dorëzuar nga policia pas kontrollit. Në reagim thuhet se asnjë nga personat e proceduar penalisht ditën e sotme nuk ka lidhje me Erjon Llapushin.

"Ne lidhje me kontrollin e ushtruar diten e sotme ne banesen e familjes (prinderve) te Erjon Llapushit ne Pogradec, ju bejme me dije se asnje objekt I paligjshem nuk eshte gjendur ne banese, gje lehtesisht e verifikueshme nga proces-verbali i dorezuar nga policia pas kontrollit, i cili ju vihet ne dispozicionon ne vijim te ketij komunikimi, si edhe nga komunikata e Policise se Shtetit ne platformen sociale Facebook.

Gjithashtu, theksojme qe asnje nga personat e proceduar penalisht diten e sotme nuk ka lidhje me Erjon Llapushin, pervecse jane banore te te njejtit qytet. Do te deshironim qe mediat të verifikojnë informacionet para se t’i publikojnë, dhe të kenë kujdes nga lajmet e rreme që mund të dëmtojnë individë",thuhet në reagim.

1 VITE ME PARE

EMRAT/ RENEA dhe FNSH operacion në Pogradec, kontrollet në banesat e 28 personave, 6 të arrestuar

RENEA, FNSH dhe Shqiponjat operacion në Pogradec/ Sekuestrohen armë
Foto ilustruese

POGRADEC- Policia e Pogradecit, ka dalë më një njoftim zyrtar lidhur me aksionin ku janë kryer kontrolle për goditjen e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike si dhe për kapjen e personave në kërkim. Bëhet me dije se gjatë këtij operacioni mësohet se janë arrestuar 6 persona, përkatësisht Fation Bono, Eris Çekani, Denis Xhemollari, Arbri Berberi, Aldi Hoxha dhe Enxhi Xhemollari.

Gjithashtu mësohet se në operacion u përshinë 200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec. Sipas policisë në kuadër të operacionit, u ushtrua kontroll në banesat e 28 personave, në automjete dhe ambiente të ndryshme të dyshuara se mund të strehoheshin personat e kërkuar.

Njoftimi:

Në kuadër të operacionit në bazë të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë mbi lejimin e kontrollit, u ushtrua kontroll në banesat e 28 shtetasve, në automjete dhe ambiente të ndryshme të dyshuara se mund të strehoheshin personat e kërkuar.

Si rezultat i kontrolleve masive të kryera në të njëjtën kohë në të gjitha lagjet e qytetit Pogradec, u arrestuan në flagrancë ku nga kontrolli i ushtruar këtyre banesave janë arrestuar në flagrance shtetasit :

•F.B, 35 vjeç, lindur dhe banues Vërdovë Pogradec , për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabande” dhe
”Fshehja e të ardhurave”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur një shumë monetare prej 6 015 900 lek , 22520 euro, 3200 dinarë maqedonas 2675 dollarë amerikane të cilat dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur në ambient magazine ne banesën e tij qindra litra naftë e dyshuar kontrabande nga Maqedonia e Veriut dhe një automjet i markës Land Rover, vit prodhimi 2018.

•A.H., 34 vjeç, lindur dhe banues ne Pogradec për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armève shpërthyese dhe municionit” “Prodhimi , mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur 2 arme gjahu dhe një pistoletë pa leje përkatëse, një sasi municioni luftarak, 2 armë te ftohta të llojit thika flutur si dhe një shumè monetare prej 5 043 560 lek, 31 810 euro , 22 915 dollarë amerikane, 685 700 dinarë maqedonas, 2920 dollarë kanadeze, 1550 franga zvicerane, 800 dollarë australiane, 620 paund.

•E.Ç., 41 vjeç lindur dhe banues në Pogradec, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa lejé e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armève, armëve shpërthyese dhe municionit”. Nga kontrolli i ushtruar ne banesën e tij i janë gjetur 3 armë të ftohta (thika) njëra prej tyre thike stilolaps si dhe fishekë model 56.

•D.Xh., 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e llojit (kokainë).

•A.B, 47 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve tê ftohta” , pasi nga kontrolli i ushtruar i eshtë gjetur një armë e ftohtë (shufër hekuri me ngjyre të errët me doreze të gomuari të policisë)

•E.Xh., 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” pasi nga kontrolli i ushtruar në dy aparatet e tij celularé i janë gjetur llogari (accounte) në emrin për vendosjen e basteve sportive për shtetas të ndryshëm me qëllim përfitimi si dhe një shume monetare prej 200 000 mije leke të dyshuara te përfituara nga kjo veprimtari.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ RENEA, FNSH dhe "Shqiponjat" zbarkuan në Pogradec, dalin pamje nga operacioni, momenti i shoqërimit të një personi

RENEA, FNSH dhe Shqiponjat operacion në Pogradec/ Sekuestrohen armë
foto nga operacioni

POGRADEC- Në orët e hershme të ditës së sotme RENEA, FNSH dhe Forcat e Shqiponjave kanë zbarkuar në Pogradec për zhvillimin e një operacion për drogë, armë e kapje të personave në kërkim. 

Janë publikuar edhe disa foto nga ky operacion ku shihen efektivët në banesat, ku kanë ushtruar edhe kontrolle. Në pamjet e mëposhtme është edhe momenti ku një person shoqërohet në policinë e Pogradecit. Me pranga në duar dhe pas shpine, dy efektivët e RENEA-s e shoqërojnë për në komisariat.

RENEA, FNSH dhe Shqiponjat operacion në Pogradec/ Sekuestrohen armëRENEA, FNSH dhe Shqiponjat operacion në Pogradec/ Sekuestrohen armë

Si rezultat i operacionit janë shoqëruar në polici 14 persona. Gjithashtu sipas informacioneve deri tani, janë sekuestruar edhe 100 mijë euro cash. Sipas raportimeve, policia ka rrethuar edhe banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij. Pritet një njoftim zyrtar nga policia lidhur me operacionin. 

1 VITE ME PARE

RENEA i zbarkoi sot në banesë/ Nga kanosja te vrasjet, kush është Erjon Llapushi dhe "karriera" e tij e pasur kriminale ndër vite

RENEA, FNSH dhe Shqiponjat operacion në Pogradec/ Sekuestrohen armë
erion llapushi

POGRADEC- Një operacion masiv po zhvillohet në qytetin e Pogradecit për drogë, armë  dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Sipas raportimeve, policia ka rrethuar edhe banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.

Llapushi në 2 tetor 2021 rrahu me grushta dhe sende të forta kryekamarierin e lokalit “Fish City” Gazment Kurmaku. Konflikti nisi pasi Kurmaku i tha Llapushit se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. Pamjet e kamerave të brendshme të lokalit treguan se si 33-vjeçari Llapushi godet kryekamarierin dhe më pas largohet nga vendngjarja. 50-vjeçari Kurmaku përplasi kokën në shtresë betoni dhe ra në koma. Pas disa ditësh, ai ndërroi jetë.

Përveç këtij rasti, "karriera kriminale" e Erjon Llapushit është mjaft e pasur ndër vite.  

2007, tentativë për vrasje

Në vitin 2007, Erjon Llapushi ka tentuar të vrasë me armë zjarri Andi Sukollarin. Por nuk është ndalur me aq, pasi pasi ka kryer dënimin, ka dalë nga burgu dhe ka plagosur rëndë Mariglen Topuzin.

2008, plagosje e rëndë me dashje

Një vit më pas, në një lokal në qytetin e Pogradecit, Llapushi ka ka plagosur Mariglen Topuzin, ndërsa qëndronte bashkë me të. Topuzi edhe pse i qëlluar poshtë zemrës, fatmirësisht ka mbijetuar. Ndërsa i riu është dërguar sërish pas hekurave të qelisë.

2019, kanosje për dhënien e pasurisë

Erjon Llapushi në bashkëpunim me Saimir Frahollin, përmes presionit dhe shantazhit mundën të merrnin 17 për qind të aksioneve të një kompanie private për transportin e udhëtarëve në linjat Pogradec-Korçë dhe Pogradec-Tiranë. Më pas, aksionet i shitën tek një person i tretë. Megjithatë të dy u arrestuan nga Policia e Pogradecit, e në vitin 2020 Llapushi ishte në burg. Edhe pse vepra për të cilën ishte prangosur dënohej deri në 8 vite.

2021, arrestohet për trafik njerëzish

Në 29 maj të këtij viti, pra katër muaj para se të kryente krimin në Elbasan, Erjon Llapushi u arrestua sërish pasi po transportonte 24 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së. Sipas Kodit Penal, një vepër e tillë penale dënohet 3 deri në 7 vite burg, por Llapushi, për arsye që nuk dihen u la i lirë.

Erjon Llapushi, objekt i OFL-së

Në janar të vitit 2020, Erjon Llapushi ishte objekt i Operacionit Forca e Ligjit, por nuk iu sekuestrua asnjë pasuri.

1 VITE ME PARE

Operacioni në Pogradec, 14 persona të shoqëruar, sekuestrohen mbi 100 mijë euro

RENEA, FNSH dhe Shqiponjat operacion në Pogradec/ Sekuestrohen armë
foto ilustruese

POGRADEC- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i RENEA, FNSH dhe Forcave Shqiponja në Pogradec. Bëhet me dije se si rezultat i operacionit janë shoqëruar në polici 14 persona. Gjithashtu sipas informacioneve deri tani, janë sekuestruar edhe 100 mijë euro cash.  

Po ashtu dhjetra kontrolle janë zhvilluar dhe policia ka rrethuar edhe banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij. Pritet një njoftim zyrtar nga policia lidhur me operacionin. 

1 VITE ME PARE

"Sekuestrohen armë dhe drogë"/ RENEA dhe FNSH operacion në Pogradec, kontrolle edhe në banesën e të kërkuarit Erjon Llapushi

RENEA, FNSH dhe Shqiponjat operacion në Pogradec/ Sekuestrohen armë
foto ilustruese

POGRADEC- Drejtoria e Policisë së Korçë në bashkëpunim me RENEA, FNSH, Shqiponjat dhe Forcat e Posaçme Operacionale po zhvillojnë në Pogradec një operacion për drogë, armë e kapje të personave në kërkim.

Sipas raportimeve, deri në këto momente janë zhvilluar dhjetra kontrolle dhe se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike. Gjithashtu dyshohet se policia ka rrethuar edhe banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij. Pritet një njoftim zyrtar nga policia lidhur me operacionin. 

Në 2 tetor 2021, Erjon Llapushi rrahu me grushta dhe sende të forta kryekamarierin e lokalit “Fish City” Gazment Kurmaku. Konflikti nisi pasi Kurmaku i tha Llapushit se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. Pamjet e kamerave të brendshme të lokalit treguan se si 33-vjeçari Llapushi godet kryekamarierin dhe më pas largohet nga vendngjarja. 50-vjeçari Kurmaku përplasi kokën në shtresë betoni dhe ra në koma. Pas disa ditësh, ai ndërroi jetë.

erion llapushi operacion ne pogradec renea fnsh

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet