LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

REAGIMET/ Përdhunohet 11-vjeçarja në Kosovë, arrestohen 2 nga 5 agresorët e saj, nesër protestë

• Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën ditën e sotme. • Një 11-vjeçare është përdhunuar e dhunuar nga 5 persona në Kosovë më datë 27 gusht. • E mitura ka bërë denoncimin sot në autoritetet policore në Kosovë. • Dy nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës është identifikuar dhe arrestuar. Një prej tyre është 26-vjeçari Ekrem Rexhepi. • Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar Presidentja Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti. Omani e ka cilësuar ngjarjen e rëndë dhe si një akt çnjerëzor, ndërkohë që ka kërkuar hetim të shpejt dhe dënim të autorëve të ngjarjes. Kurti nga ana tjetër po ashtu ka kërkim dënim maksimal për të gjithë autorët e ngjarjes. • Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje, është thirrur një protestë ditën e nesërme. 

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Ka dashtë vetë ajo", përdhunuesit e 11-vjeçares "mbrohen" në rrjetet sociale

REAGIMET/ Përdhunohet 11-vjeçarja në Kosovë, arrestohen 2
foto ilustruese

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik të hënën në Kosovë ku një vajzë e mitur, vetëm 11 vjeç, është përdhunuar nga 5 persona për rreth 7 orë në një park të kryeqytetit.

Pas reagimeve të shumë zyrtarëve, artistëve dhe shoqërisë civile mesa duket jo të gjithë e dënojnë aktin e pashembullt pasi disa akuzojnë të miturën për këtv situatë.

Pas publikimit të lajmit në rrjetet sociale, disa komente janë tepër shokuese ku kryesisht shihet se janë bërë nga gjinia mashkullore.

"Veshje provokative", "ka dasht vet ajo", “kërkush nuk të merr me zor”, janë vetëm disa nga komentet e neveritshme të cilat amnistojnë dhunuesit.

REAGIMET/ Përdhunohet 11-vjeçarja në Kosovë, arrestohen 2REAGIMET/ Përdhunohet 11-vjeçarja në Kosovë, arrestohen 2REAGIMET/ Përdhunohet 11-vjeçarja në Kosovë, arrestohen 2REAGIMET/ Përdhunohet 11-vjeçarja në Kosovë, arrestohen 2

Nuk dihet nëse instancat e drejtësisë do të ndërmarrin ndonjë masë apo veprim ndaj atyre që haptazi mbështesin krimin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare. Dy nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Një prej tyre është 26-vjeçari Ekrem Rexhepi. Policia ka nisur kërkimet për personat e tjerë të akuzuar për këtë akt makabër.


3 VITE ME PARE

Akuzohen për përdhunimin e 11-vjeçares, dalin para gjykatës në Prishtinë dy të miturit

REAGIMET/ Përdhunohet 11-vjeçarja në Kosovë, arrestohen 2
gjykata e prishtines

KOSOVË- Gjykata ua ka caktuar masën e paraburgimit, meqë ka vlerësuar se ekziston rreziku i ikjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia dhe se ekziston rreziku që të njëjtit do t’i asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuaren dhe në dëshmitarë.

Dy të miturit e arrestuar mbrëmë janë paraqitur në seancën e sotme e cila po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, tek gjykatësja Elife Ukaj. Pas kësaj seance u vendos lidhur me caktimin e masës ndaj dy të dyshuarve.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj një të miture dhe me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia, ekziston rreziku që të njëjtit do ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuaren dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtit në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”, thuhet në komunikatë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare. Dy nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Një prej tyre është 26-vjeçari Ekrem Rexhepi. Policia ka nisur kërkimet për personat e tjerë të akuzuar për këtë akt makabër.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë E.R dhe G.R, të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Kurse, i dyshuari i pestë po kërkohet nga policia, pasi i njëjti është identifikuar.

Sipas prokurorisë, i pandehuri E.R, 26-vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës, “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij, i mitur., pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” tek parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh.S., dhe G.J., të cilët ndodhen në arrati dhe të dëmtuarën. Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe, dhe Zh.S., ndërsa i pandehuri së bashku me G.J,.dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E.R., ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, përshkruhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

3 VITE ME PARE

Nisin protestat pas përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, aktivistja: Nëna e vajzës ka dështu

REAGIMET/ Përdhunohet 11-vjeçarja në Kosovë, arrestohen 2
Xheraldina Rexhepi

KOSOVË- Pas përdhunimit të 11-vjeçares nga 5 persona në Prishtinë dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin "Skënderbeu" për të protestuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Gjatë protestës aktivistja Xheraldina Rexhepi u shpreh se në rastin e të miturës kanë dështuar të gjithë institucionet përfshirë dhe famijen e saj.

Nuk ka dështu shteti, nuk ka dështua asnjë institucion. Kemi dështu krejt. Hallka e parë, institucioni i parë është familja: familja ka dështu. Ka dështu nëna e asaj vajze që s’e ka ditë ku e ka vajzën shtatë orë, kanë dështu prindët e atyre djemve që i kanë eduku në mënyrën që me e bë krim makabër dhe mos me u ndi fajtorë”, tha ajo.

Rexhepi tha se duhet “ta nisim ndryshimin prej vetvetes”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare. Dy nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Një prej tyre është 26-vjeçari Ekrem Rexhepi. Policia ka nisur kërkimet për personat e tjerë të akuzuar për këtë akt makabër.

3 VITE ME PARE

Përdhunoi për 7 orë 11-vjeçaren në Kosovë, videot që autori publikonte në TikTok

REAGIMET/ Përdhunohet 11-vjeçarja në Kosovë, arrestohen 2
Pamje nga postimet

KOSOVË- Katër persona janë arrestuar e një është ende në kërkim si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, rast ky që tronditi vendin.

Deri tash, është zbuluar identiteti i vetëm një prej të arrestuarve, meqë tre të arrestuarit e tjerë janë të moshës së mitur. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin, Ekrem Rexhepi.

Ky del se ka qenë aktiv kogja në rrjete sociale, sidomos në TikTok. Aty ka publikuar shumë shpesh video, në disa prej të cilave shfaqet edhe me veturën “pickup”, me të cilën dyshohet se e ka marrë të miturën dhe e ka dërguar në një lokacion tjetër nga Dragodani, ku edhe e ka dhunuar.

Në një tjetër video, ai shfaqet në veturë me qindra euro. Dhunimi i vajzës, sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të cilën e posedon Gazeta Express, ka nisur të shtunën në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur. Në dosjen e prokurorisë përshkruhen detaje tronditëse.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim ndaj 26 vjeçarit E.R., dhe një të mituri, vëllezër mes vete, si të dyshuar për dhunimin e vajzës 11-vjeçare. Dje, Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka caktuar atyre masën e paraburgimit.

Dy të dyshuar tjerë për dhunimin e të miturës janë arrestuar mbrëmë, ka njoftuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Më vonë. Policia ka dalë me komunikatë, përmes së cilës ka njoftuar se është identifikuar edhe i dyshuari i pestë për rastin, i cili është ende në arrati.

Sipas prokurorisë, i pandehuri E.R, 26-vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës, “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij, i mitur., pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” tek parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh.S., dhe G.J., të cilët ndodhen në arrati dhe të dëmtuarën. Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe, dhe Zh.S., ndërsa i pandehuri së bashku me G.J,.dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E.R., ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, përshkruhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Aty shkruan se nga deklarata e të miturës dhënë në polici me datën 28.08.2022 rezulton se “përderisa e mitura ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.

“Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa perosni tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria, transmeton Gazeta Express.

Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhenie me të./Express/

3 VITE ME PARE

Përdhunimi në grup i 11-vjeçares në Kosovë, Panduri: Më fal bija ime që po të rris në këtë vend

REAGIMET/ Përdhunohet 11-vjeçarja në Kosovë, arrestohen 2
Ermal Panduri

KOSOVË- Drejtori i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri ka reaguar pas rastit të përdhunimit të 11-vjeçares nga 5 burra në Kosovë. Përmes një statusi, ai thotë se i vjen keq që po e rrit vajzën 10-vjeçare në Kosovë.

'E lexoj lajmin per dhunimin e vajzes 11 vjecare, e shoh vajzen time 10 vjecare ne sy dhe mendoj nese ja vlenë me te rrit ne kete vend… Ku kemi perfundu si shoqeri?! Bija ime me fal!'-shkruan gazetari. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare. Dy nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Një prej tyre është 26-vjeçari Ekrem Rexhepi. Policia ka nisur kërkimet për personat e tjerë të akuzuar për këtë akt makabër.

3 VITE ME PARE

Përdhunimi i 11-vjeçares nga 5 persona në Kosovë, Buzhala: Akt makabër! Fajet i ka shoqëria

REAGIMET/ Përdhunohet 11-vjeçarja në Kosovë, arrestohen 2
Berat Buzhala

KOSOVË- Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në Prishtinë, aty ku 5 burra kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Buzhala shkruan se ajo që ndodhi është një akt makabër e se nuk gjen dot fjalë për ta përshkruar mjaftueshëm. Ai ngre pikëpyetje se ku janë rritur këto persona, me kë janë shoqëruar, me kë kanë dalë për kafe, duke shtuar më tej se faji mbetet i shoqërisë dhe ambientit që i rrethon. Padiskutim që edhe Buzhala kërkon dënimin maksimal për këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur Kosovën e Shqipërinë.

POSTIMI:

Nuk kam koment per kete akt makaber. Ngjarja shkon shume pertej limiteve mendore. Asnje fjale nuk eshte e mjaftueshme. Po te ishte vec nje person disi do te mund te thoshim me gjysem zemre qe kemi te bejme me nje rast te tmerrshem por te izoluar. Kemi te bejme me pese burra qe i bashojne forcat kunder nje femije. Fjalori eshte i varfer per me pershkru ate cka zemra don me e thane. Nuk eshte puna te denimi i ketyre perbindsheve. Ligjet jane ligje dhe nuk mund te tejkalohen. Problemi eshte me i thelle dhe me sistematik. Ku jane rrite keta njerez? Me kend jane shoqeru? Me kend kane dale ne kafe? Me kend kane shkru? Me kend kane fole dhe cka kane fole? Cila shoqeri i ka pranu keta? A eshte e mundur qe kane shoke qe mendojne ngjashem? A kane familje? Cka mendon familja per keta? Denimi i tyre tash eshte gjeja me e lehte qe mund te behet. Fajet i ka shoqeria dhe ambienti. A mundemi me e denu mentalitetin? A mundemi me e ndryshu mentalitetin? A mundemi me e denu shoqerine e tyne? Shoket e tyne?

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare. Dy nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Një prej tyre është 26-vjeçari Ekrem Rexhepi. Policia ka nisur kërkimet për personat e tjerë të akuzuar për këtë akt makabër.

3 VITE ME PARE

Dhunimi 11-vjeçares/ Kurti: Duhet dënim maksimal! Nuk duhet lejuar që asaj t’i vidhet fëmijëria

REAGIMET/ Përdhunohet 11-vjeçarja në Kosovë, arrestohen 2
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar dënim të merituar për dhunuesit e vajzës 11 vjeçare në Prishtinë. 

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka kërkuar nga organet e rendit dhe të hetuesisë që të vënë personat e dyshuar sa më shpejtë para drejtësisë dhe, siç ka shkruar ai, që kryerësit të marrin dënimin meritor për këtë vepër kaq të rëndë e tronditëse, të dënueshme e të papranueshme.

“Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional por dhe në atë shoqëror e kulturor. Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies, publike e sociale.  Vajza e mitur duhet të marrë përkrahje institucionale dhe shoqërore, përkujdesje maksimale dhe adekuate, shëndetësore e psikologjike. Nuk duhet lejuar që asaj t’i vidhet fëmijëria e t’i rrënohet jeta. As asaj, e asnjë vajze tjetër”, shkruan Kurti.

Kurti shprehet se duhet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve dhe i çdo qytetari për të çuar përpara përpjekjet për ta çrrënjosur dhunën në bazë gjinore.

3 VITE ME PARE

Përdhunimi i 11-vjeçares, thirret protestë nesër në Kosovë

REAGIMET/ Përdhunohet 11-vjeçarja në Kosovë, arrestohen 2
Foto ilustruese

KOSOVË- Pas krimit të rëndë që ka tronditur shoqërinë në Kosovë, që lidhet me përdhunimin e 11-vjeçares nga pesë persona, një protestë është thirrur për nesër nga ora 12:00 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Gazeta Express shkruan se aktivistja dhe ish-Miss Kosova 1996, Diellza Kolgeci ka bërë thirrje që nesër të mblidhen sa më shumë njerëz për ta ngritur vetëdijen kundër abuzimit të grave dhe fëmijëve.

Ajo, në një prononcim për Gazetën Express ka thënë sa më shumë gra e vajza duhet të jenë prezente nesër në mënyrë që të jepet mesazhi i fuqishëm për institucionet si dhe për shoqërinë, për t’i parandaluar krime të tilla. Prezencën në këtë protestë e kanë konfirmuar edhe aktiviste e gra të tjera.

3 VITE ME PARE

​Përdhunimi i 11-vjeçares, kërkohet ashpërsim i ligjit për dhunuesit e fëmijëve në Kosovë

REAGIMET/ Përdhunohet 11-vjeçarja në Kosovë, arrestohen 2
Foto ilustruese

KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy prej pesë të dyshuarve për dhunimin e të miturës 11 vjeçare.

Ndërsa, për përdhunuesit, Rrjeti i Grave të Kosovës po kërkon dënim maksimal. E mitura e cila u dhunua nga 5 persona aktualisht ndodhet në nën kujdesin e autoriteteve.

Zëdhënësja për median në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj tha se njëri nga të arrestuarit është i mitur, kurse tjetri është i moshës madhore.

Sipas saj, Prokuroria bashkë me të gjitha institucionet relevante kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Me urdhër të prokurores kujdestare nga departamenti për të mitur e njëjta ka ndaluar dy persona të përfshirë në këtë rast. Njëri prej tyre është i moshës madhore, i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa personi tjetër i dyshuar i mitur, është ndaluar në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale të dhunimit e paraparë në Kodin Penal të Republikës së Kosovës….Fatkeqësisht viktima në këtë rast është e mitur. Ndaj këtij rasti Prokuroria bashkë me të gjitha institucionet e tjera relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë që ta sqarojnë në plotni këtë çështje penale….Aktualisht veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë dhe varësisht prej hetimeve edhe do t’iu mbajmë të njoftuar”, theksoi ajo.

E nga Rrjeti i Grave të Kosovës thonë se raste e tilla po tregojnë se institucionet e Kosovës nuk po punojnë sa duhet në trajtimin e dhunuesve.

Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës(RrGK) tha se si organizatë nuk kanë shumë informacione për viktimën, përveç asaj që ajo është e sigurt dhe se tani ndodhet në strehimore.

Breznica u shpreh se sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth 70% e rasteve që kërkojnë ekzaminim për dhunim janë të mitura.

“Padyshim që është e frikshme dhe e trishtë kur ne shohim lajme të tilla…madje edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore tregon se 70 % të rasteve që kërkojnë të ekzaminohen në këtë institut janë të mitura dhe kjo na lënë shumë të kuptojmë se si institucionet tona vazhdojnë t’i trajtojnë rastet e dhunimit dhe abuzimit seksual, sidomos kur kemi të përfshirë të mitur…ne e dimë që rasti është i strehuar dhe është i sigurt tani për tani, por nuk kemi të dhëna më tutje”, u shpreh Breznica.

Breznica tha se është shumë shqetësues fakti se deri tani janë arrestuar vetëm dy të dyshuar, kurse tre të tjerë janë në liri.

Ajo kërkoi nga institucionet e Kosovës që për dhunuesit të japin dënime meritore sipas Kodit Penal të Kosovë dhe ligjeve tjera.

“Rastet e tilla duhet të dënohen apo duhet të dalin menjëherë në paraburgim dhe jo të lirohen brenda 24 apo 48 orëve. Deri në vendimin e gjykatës, personat e dyshuar duhet të jenë në arrest të plotë. Gjithashtu, për Rrjetin e Grave është mjaftueshëm shqetësuese fakti që deri tani vetëm dy nga të dyshuarit janë të arrestuar, ndërsa tre të tjerë vazhdojnë të jenë të lirë…..duke qenë që vazhdimisht kemi rast në rritje, vlen të theksohet se institucionet tona nuk janë duke punuar mjaftueshëm me trajtim të dhunues apo duke dhënë dënime meritore për raste të tilla…institucionet tonë duhet të punojnë më shumë dhe duhet të japin dënime meritore sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës apo ligjeve të tjera”, tha ajo.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila duke e konsideruar si akt çnjerëzor kërkoi hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës.

“Tronditës akti çnjerëzor i dhunimit seksual të të miturës 11 vjeçe. Kërkoj një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës. Me ashpërsinë dhe vendosmërinë më të madhe duhet ta përsërisim njëzëri se askush s’është mbi ligjin. Ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës të tillë, e posaçërisht në rastet sikur ky kur cak i dhunimit janë fëmijët. Dhunimi seksual sikurse edhe të gjitha format e dhunës ndaj vajzave e grave përbëjnë kërcënim për të gjithë dhe shpërfaqin një plagë serioze në shoqërinë tonë. Prandaj kryerësit e këtyre veprave duhet të marrin përgjigjen e duhur dhe të menjëhershme nga organet e drejtësisë. Ne nuk duhet të lejojmë që vendi ynë të jetë i pasigurt për vajza e gra. Për fat të keq, në raste të caktuara, për vite me radhë, mostrajtimi i barabartë i jetës së grave dhe i asaj të burrave, fajësimi i viktimës e jo i dhunuesit e deri të rastet me dënime edhe më të ulëta se sa ato që parashihen me ligj, vetëm sa i ka inkurajuar keqbërësit e dhunuesit. Prandaj, kërkoj nga organet e drejtësisë që ta eliminojnë në tërësi seksizmin dhe pabarazinë në vendimet gjyqësore si dhe nga institucionet e sigurisë që të rrisin nivelin e mbrojtjes për vajzat e gratë që janë viktima të dhunës. Është koha po ashtu, që të procedojmë me ndryshime legjislative që ashpërsojnë edhe më tej dënimet ndaj dhunuesve .Është përgjegjësi e jona kolektive të kujdesemi që të gjithë fëmijëve t’u garantojmë fëmijëri të dinjitetshme dhe të eliminojmë dhunën mbi baza gjinore”, ka shkruar ajo në Facebook.

E në raportimin 24 orësh të Policisë së Kosovës ishte raportuar edhe për një rast tjetër të dhunimit në Fushë-Kosovë.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Dhunoi 11-vjeçaren, zbulohet identiteti i një prej agresorëve në Kosovë

REAGIMET/ Përdhunohet 11-vjeçarja në Kosovë, arrestohen 2
Ekrem Rexhepi

KOSOVË- 26-vjeçari që dyshohet të ketë përdhunuar një vajzë 11 vjeçare në Dragodan me katër persona tjerë, i është zbuluar identiteti. Nacionale shkruan se ai është Ekrem Rexhepi. Ngjarja makabre ka ndodhur fillimisht në parkun e Dragodanit në Prishtinë, për të vazhduar më pas në një vendodhje tjetër të panjohur.

Rexhepi tashmë është në paraburgim së bashku me një vëlla të tij të mitur, me masën që i është shqiptuar sot gjatë ditës nga Gjykata pas kërkesës së Prokurorisë Themelore. I dyshuari për aktin që ka tronditur vendin del se ka qenë aktiv në rrjetet sociale të Internetit, më saktësisht në platformën TikTok.

Në këtë rrjet social, ai ka postuar një video me makinën e tij, me të cilin në dosjen e Prokurorisë pretendohet të ketë kryer aktin. Videoja e fundit e tij është postuar dy ditë më parë, (27 gusht) ose saktësisht në kohën kur raportohet të ketë ndodhur dhunimi i dyshuar në Parkun e Lagjes Arbëria (ish-Dragodan) në Prishtinë.

Në një nga këto video, ai xhirohej nga dikush duke dalë nga rruga e një mali të panjohur pikërisht me makinën e tij, e përmendur dhe nga Prokuroria Themelore.

3 VITE ME PARE

Paraburgim për dy personat e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

REAGIMET/ Përdhunohet 11-vjeçarja në Kosovë, arrestohen 2
Foto ilustruese

KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesat e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër dy personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë dhunuar një të mitur, më 27 gusht, në kryeqytet.

“Departamenti për Krime të Rënda dhe Departamenti për të Mitur kanë vendosur lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Dhunimi nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.6 dhe lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Gjykata thotë se duke marrë parasysh peshën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale “ekziston rreziku që të njëjtit do ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo edhe të falsifikojnë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuaren dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtit në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Facebook lidhur me këtë rast thotë se e mitura ishte 11-vjeçare.

“Tronditës akti çnjerëzor i dhunimit seksual të të miturës 11 vjeçe. Kërkoj një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës”.

“Me ashpërsinë dhe vendosmërinë më të madhe duhet ta përsërisim njëzëri se askush s’është mbi ligjin. Ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës të tillë, e posaçërisht në rastet sikur ky kur cak i dhunimit janë fëmijët”, ka shkruar Osmani.

Në raportin 24 orësh të datës 29 gusht të Policisë së Kosovës thuhet se “ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur [dhunim] ndaj viktimës femër kosovare”.

Sipas raportit, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

E rëndë në Prishtinë/ 11-vjeçarja dhunohet për 7 orë nga 5 burra! Dy prej tyre u arrestuan

REAGIMET/ Përdhunohet 11-vjeçarja në Kosovë, arrestohen 2
Foto ilustruese

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Prishtinë ku një 11-vjeçare është dhunuar nga pesë burra.

Mediat në Kosovë shkruajnë se e mitura është rrahur për shtatë orë nga 5 burrat, dy prej të cilëve janë arrestuar nga Policia e Prishtinës.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar dy persona të dyshuar (njëri madhor dhe tjetri i mitur), për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”, si dhe, ndaj të njëjtëve Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Më tej, Ulaj deklaron se ndaj rastit të dhunimit të së miturës janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Teksa shton se nuk mund të japin informacione shtesë në këtë fazë. Ky rast është përfshirë edhe në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës, ku thuhet se pas intervistimit viktima është dërguar në një qendër strehimi.

“DHUNIM /Prishtinë 27.08.2022-17:30-00:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën  e lartcekur  ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë  janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

dhunohet e mitura ne kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës