E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paraqiti të dhëna nga organizata europiane Open Tender EU mbi gjendjen e prokurimeve publike në Shqipëri, duke kundërshtuar haptazi deklaratat e kryeministrit Edi Rama. •Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha u shpreh se qeveria ka manipuluar shifrat e prokurimit publik duke llogaritur edhe tenderat e anuluar, duke e çuar artificialmente nivelin nga 4.9% e GDP-së në 10%. •Sipas kryedemokratit, asnjë kompani nga vendet e BE nuk ka fituar tendera me vlerë të konsiderueshme në Shqipëri, duke shkelur Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). •Ai evokoi shembujt e qeverisjes së mëparshme, kur rrugë kombëtare u ndërtuan nga kompani italiane, greke dhe amerikane. •Kreu i PD-së deklaroi se, kompanive europiane u kërkohej të aplikonin nëpërmjet e-Albania, procedurë që zgjaste 38 ditë, ndërkohë që tenderat grabiteshin brenda 34 ditësh, duke i përjashtuar de facto nga gara. •Lideri i opozitës paraqiti listën e kompanive fituese të tenderave, midis të cilave veçoi kompaninë Gjoka-Olsi Rama Konstruksion, me afro 500 milionë euro tendera në vit, si dhe firma të tjera si 4AM, Salillari, Fusha dhe GBG.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përqendrim të madh të fondeve publike në një numër të kufizuar kompanish shqiptare në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës.
Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se, rreth 1.5 miliardë euro nga tenderat publikë janë shpërndarë vetëm tek disa firma vendase, duke përjashtuar kompani evropiane dhe amerikane.
Berisha shtoi se, kompania Gjoka-Olsi Rama Konstruksion, janë fituesit e tenderave me pothuajse 500 milionë euro tendera në vit. Ai gjithashtu denoncoi keqpërdorimin e publikut në një shërbim institucionesh dhe projektesh, duke e vlerësuar atë si një goditje të rëndë për ekonominë e vendit.
"Shikoni këtu. Pasi janë përjashtuar të gjitha kompanitë evropiane dhe amerikane qofshin, të gjitha, shikoni fitimtarët e tenderave tani. Kompania Gjoka-Olsi Rama. Dhe ky Gjoka e ka pasion shumë Olsin ky. A e keni vënë re apo jo? Ja ku e keni. Shikoni. Gjeniu i prokurimeve paçka se i shemben rrugët si kashtë. Urdhëroni. Ky paguhet më shumë se të gjithë të tjerët. Kompania Gjoka-Olsi Rama Kontruksion. Tjetër.
Kompania 4AM. Këtë nuk e di se kush e ka, por do ta gjejmë. Famozi Salillari. Fusha nuk mund të mungonte kurrsesi. Modeste. Edhe kjo vjen pas Fushës. GBG kompani. Edhe kjo. Këta duhet t’i gjejmë të gjithë kush janë. Urdhëroni pra, 10 kompani, 1 miliard e gjysmë euro. Koncentrim total mafioz pa tendera. Kompania Gjoka-Olsi Rama Konstruksion, pothuajse 500 milionë euro tendera në vit. Imagjinoni ju se ku shkon.
Tani, ku kanë shkuar 1 miliard e 500 milionë euro. Lubia.Lubia urdhëroni sa ka marrë. Rreth 1 miliard e 400 milionë. Dhe kur unë thosha që kjo, gjatë gjithë mandatit të saj, ka shpërdoruar, ka vjedhur dhe ka shpërdoruar 12 miliardë euro, kishte njerëz që mendonin se ka një ekzagjerim.
Ja ku e keni. Urdhëroni Lubia sa ka marrë. Pastaj vjen Fondi Shqiptar i Zhvillimit me Agollin e famshëm, që lumturoi djalin me 500 milionë, Gidën me autor kuzhinierin e djalit. Pra, me një fjalë mbi 300 milionë ka pasur vitin e kaluar vetëm Lindat e AKSHI-t. E kuptoni ju apo jo se ç’ka qenë kjo?", shprehet Berisha./Dosja.al

TIRANË- Kreu i opozitës u shpreh se, mafia qeveritare shqiptare nuk lejon asnjë kompani evropiane të fitojë qoftë dhe një tender në Shqipëri.
Në një deklaratë për shtyp, Berisha deklaroi se, është përbën një shkelje të rëndë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).
Berisha iu referua MSA duke thënë se, Shqipëria është e detyruar të trajtojë si të barabartë investitorët, kompanitë që paraqiten në garat brenda vendit.
"Së dyti, janë këto të gjitha nga Open Tender EU, organizatë kjo e besueshme e BE.
Po kriteri i transparencës? Kriteri i transparencës është shumë i ulët. Vlerësohet gjithsej 54.5 pikë, ndërkohë që sistemi elektronik është përdorur nga viti 2010. Pra, tregon që këta ia mbyllin sytë sistemit elektronik. Këta e zhurmojnë sistemin elektronik.
Treguesi i transparencës ka një rënie katastrofale. Por ka edhe një tregues tjetër. Treguesi i mafies. Mbajeni shënim. Ky tregues, thotë, se mafia qeveritare shqiptare, në ligjin e mafies dhe jo në ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar, nuk lejon asnjë kompani evropiane të fitojë qoftë dhe një tender në Shqipëri. Narkoqeveria Rama, është rasti i vetëm, kur në listën e kontraktorëve me tendera me vlerë të konsiderueshme, nuk ka asnjë fitues kompani nga vendet e BE apo kompani prestigjioze.
E ndaluar! Kjo është një shkelje e rëndë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Injorimi i këtij fakti është një akt i rëndë që dëmton shumë, për aq sa mund të dëmtojë Shqipëria tregun. Në MSA, Shqipëria është e detyruar të trajtojë si të barabartë investitorët, kompanitë që paraqiten në garat brenda vendit.", shprehet Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kreut të qeverisë duke thënë se, Rama mashtroi hapur pasi doli dje me shifra dhe statistika që sipas tij nuk ishin transparente.
Në një deklaratë për median, Berisha u shpreh se, integriteti i prokurimeve publike ka rënë në një mesatare 70 përqind që kur PD ishte në pushtet. Ai shtoi se, asokohe qeveria mori çmim të dytë në botë nga OKB për transparencë në prokurime.
"Njeriu që në çdo fjali nxjerr një gënjeshtër është bërë barsoletë e vërtetë në Shqipëri, në Evropë dhe më gjerë. Edi Rama doli dje me shifra dhe statistika para, rrahu gjoksin për prokurimet transparente me pretendimin se ato kanë shënuar përmirësime spektakolare duke qenë i paaftë të lexojë shifrat, t’i interpretojë grafiqet, tabelat e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare që faktojnë absolutisht të kundërtën.
Shqipëria, siç dihet, është vendi i parë në botë që aplikoi sistemin dixhital të prokurimeve, për çka në vitin 2010, OKB i akordoi Shqipërisë, pasi BB certifikoi këtë sistem, i akordoi çmimin e dytë në botë për transparencën në shërbimin civil. Ky sistem në vitin 2010-2011-2012, pra integriteti i prokurimeve publike ishte 80 përqind. Vlerësohej me 80 përqind. Integriteti i prokurimeve publike pas kësaj periudhe ka rënë në një mesatare 70 përqind. Ka rënë me 10 pikë dhe jo vetëm kaq, por në vitin 2026, kjo rënie është në 66 pikë, është një rënie prej 14 pikësh.
Një rënie dramatike. Shkaqet do i shohim më poshtë. Pra, e kuptoni. Sistemi i vendosur në vitin 2010, që në vitet e para kishte treguesin e integritetit 80 përqind, dhe në vend se të njihte përmirësime, sepse sigurisht teknologjia e vitit 2026 është më e avancuar dhe lejon mundësi më të madhe, jo vetëm që nuk njohu përmirësim, por njohur përkeqësim progresiv.", shprehet Berisha./Dosja.al
