LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama krijon draft-statut për Asociacionin, Kosova: S'duam shpëtimtar! Vuçiç: S'ka të drejtë të bëjë propozim

• Tensionet në veri të Kosovës kanë bërë që të ndërhyrë drejtpërdrejtë dhe kryeministri Edi Rama. • Rama njoftoi dje se ka përgatitur një draft për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të vendit, duke pretenduar se përmes këtij drafti propozon një zgjidhje për krizën në Kosovë. • Drafti sipas Ramës është hartuar pa marrë dakordësinë dhe pa u konsultuar fare me kryeministrin Albin Kurtit. •Pas reagimeve kundërshtuese për Draftin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, të propozuar nga shteti shqiptar, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke thënë se këta zëra të cilët shajnë dhe e akuzojnë draftin, pa ua ditur përmbajtjen, janë të frikësuar nga humbja e një armiku. •Mirëpo mesa duket edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka dalë kundër draftit. Ai thotë se as Rama dhe as Kurti nuk kanë të drejtë të bëjnë një propozim për statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. • Ky vendim nga ana e kreut të qeverisë ka shkaktuar reagime nga deputetë e figura politike në Kosovë. • Deputetë dhe politikantë të shumtë si nga qeveria por edhe nga opozita nuk e kanë mikëpritur mirë këtë vendim të Ramës. • Vetë kryeministri Albin Kurti theksoi se ai e ka dorëzuar një draft-statut për Asosacionin, por nuk ka marrë përgjigje nga Serbia. • I vetmi politikan që e ka mikëpritur këtë vendim të Ramës është nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, i cili theksoi se do të marrë mbështetje në Kosovë.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Drafti i Ramës, edhe Vuçiç i del kundër: Nuk ka të drejtë të bëjë propozim për Asociacionin

Rama krijon draft-statut për Asociacionin, Kosova: S'duam
Aleksander Vucic

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaron se as kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe as ai i Kosovës, Albin Kurti nuk kanë të drejtë të bëjnë një propozim për statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Gjatë një interviste për Reuters, lideri serb ripërsëriti se të drejtën e propozimit të këtij statuti e ka vetëm ekipi menaxhues, për të cilin është rënë dakord më herët, i përbërë nga serbët.

“Kur dëgjoni që Kurti ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, se Rama ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, që disa OJQ kanë propozimin e tyre për Asociacionin e komunave serbe, asnjëri prej tyre nuk ka të drejtë të ketë propozime. Ai propozim duhet të bëhet nga serbët dhe ekipi menaxhues i përbërë nga serbët”,-tha Vuçiç.

Kryeministri Edi Rama njoftoi një ditë më parë se ka përgatitur një draft për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të vendit, duke pretenduar se përmes këtij drafti propozon një zgjidhje për krizën në Kosovë. Drafti sipas Ramës është hartuar pa marrë dakordësinë dhe pa u konsultuar me kryeministrin Albin Kurti. Kryeministri i Shqipërisë tha se dokumenti është konfidencial dhe se me kontributin e tij është hartuar nga ekspertë të pavarur. 

Ky vendim nga ana e kreut të qeverisë ka shkaktuar reagime nga deputetë e figura politike në Kosovë. Deputetë dhe politikantë të shumtë si nga qeveria por edhe nga opozita nuk e kanë mikëpritur mirë këtë vendim të Ramës. Vetë kryeministri Albin Kurti theksoi se ai e ka dorëzuar një draft-statut për Asosacionin, por nuk ka marrë përgjigje nga Serbia. I vetmi politikan që e ka mikëpritur këtë vendim të Ramës është nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, i cili theksoi se do të marrë mbështetje në Kosovë./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Draft-propozimi për Asociacionin, Rama u përgjigjet kritikëve: Ata që shajnë kanë frikë se mos humbasin armikun

Rama krijon draft-statut për Asociacionin, Kosova: S'duam
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka reaguar për kritikat dhe akuzat e bëra ndaj draftit të Asociacionit që prezantoi ditën e djeshme për komunat në veri të Kosovës. Ai shkruan sot në 'Tëitter' se ata që komentojnë duke ofenduar as që e kanë idenë se çfarë përmban drafti.

Po ashtu, Rama shton se këto persona që komentojnë kanë frikë se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial.

'Lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur'-mbyll reagimin e tij Rama,.

POSTIMI:

Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!

Kryeministri Edi Rama njoftoi një ditë më parë se ka përgatitur një draft për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të vendit, duke pretenduar se përmes këtij drafti propozon një zgjidhje për krizën në Kosovë. Drafti sipas Ramës është hartuar pa marrë dakordësinë dhe pa u konsultuar me kryeministrin Albin Kurti. Kryeministri i Shqipërisë tha se dokumenti është konfidencial dhe se me kontributin e tij është hartuar nga ekspertë të pavarur. 

Ky vendim nga ana e kreut të qeverisë ka shkaktuar reagime nga deputetë e figura politike në Kosovë. Deputetë dhe politikantë të shumtë si nga qeveria por edhe nga opozita nuk e kanë mikëpritur mirë këtë vendim të Ramës. Vetë kryeministri Albin Kurti theksoi se ai e ka dorëzuar një draft-statut për Asosacionin, por nuk ka marrë përgjigje nga Serbia. I vetmi politikan që e ka mikëpritur këtë vendim të Ramës është nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, i cili theksoi se do të marrë mbështetje në Kosovë./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Drafti për Asociacionin! Rama: S'kam folur me Kurtin pas propozimit tim. Ne jemi vëllezër, por dy shtete të ndryshme

Rama krijon draft-statut për Asociacionin, Kosova: S'duam
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka treguar edhe një herë se nuk është konsultuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për propozimin e draft-statutit për Asociacionin tek Gjermania dhe Franca. Në një intervistë për gazetën 'Nacionale', Rama ka thënë se nuk ka komunikuar me Kurtin pas dërgimit të draftit në Berlin dhe Paris. Ai ka treguar edhe arsyet se pse paraprakisht nuk është konsultuar me Kosovën për këtë çështje. Sipas tij, shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë vëllezër, por kanë shtete të ndryshme.

Jo. Unë dua të jem shumë fer dhe në raport me partnerët. Kjo nuk është një konspiracion i shqiptarëve që ne po e bëjmë bashkë dhe pastaj unë do e çoj. Ky është një kontributi i Shqipërisë si shtet tjetër. Ne jemi vëllezër, por kemi dy shtete të ndryshme. Shqipëria ka shtetin e vet, Kosova ka shtetit e vet”.

Ai ka bërë me dije se shteti shqiptar është në një linjë me SHBA-në dhe BE-në për situatën e fundit në veri.

“Shqipëria në këtë rast, është tërësisht në një linjë me SHBA-të dhe BE-në, me Francën dhe Gjermaninë, me qëndrimin e asaj që po bëjnë autoritet e Kosovës. Shqipëria kontributin e saj saj nuk mund ta jap në këtë proces, përveçse duke qenë shumë etike në raport me aleatët dhe pozicionin e vet. Nuk mundet dot që ne të bëjmë një rol të hedhim gurin dhe te fshehim dorën. Në sensin që t`i konsultojmë këto gjera përpara dhe pastaj të bëjmë sikur nuk kemi konsultuar”.

Rama ka mohuar mundësinë që në Kosovë të ketë luftë. Ai ka thënën se Serbia nuk mund të bëj luftë me SHBA-të.

“Kjo është gjeja e fundit që unë imagjinoj. Ka një fjalë që thotë kurrë mos thuaj kurrë, por unë dua të them kurrë. Për faktin se kush do luftojë në Kosovë? Do luftojë Serbia me Amerikën? Kosova është Amerikë. Sa për dijeni të atyre që kanë harru, Kosova nuk është ende tërësisht sovrane për sa kohë ka një ushtri të terë të huaj në territorin e vet, dhe për sa kohë nuk është e njohur nderkombetarisht nga të gjithë. Kështu që, çfarë do të bëj Serbia, do të sulmojë Amerikën?”.

Nisma e Ramës për të dërguar një draft-statut për Asociacionin në vendet më të fuqishme të Evropës ka nxitur reagime të ndryshme në Kosovë. Disa nga partitë politike e kanë kundërshtuar e disa e kanë përkrahur veprimin e kryeministrit shqiptar. Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk është deklaruar për këtë çështje./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Zbardhet takimi me sekretarin britanik/ Kurti: Vendosja e ligjit në Veri, parimi bazë për të ecur para

Rama krijon draft-statut për Asociacionin, Kosova: S'duam
Nicholas Abbot dhe Albin Kurti

KOSOVË- Pas telefonatës me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvillluar mbrëmjen e djeshme datë 8 qershor një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot. Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryministrit, i cili ndër të tjera bëri me dije se në fokus të bisedimeve ishin zhvillimet aktuale dhe situata në veri të vendit. 

Kurti theksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara.

“Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale, ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, njoftoi Zyra e Kryeministrit. 

Kryeministri falënderoi ambasadorin Abbott për angazhimin dhe bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm në thellim dhe fuqizim të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. 

1 VITE ME PARE

Propozimi i Ramës për Asociacionin, 'tekst serioz', REL merr info nga BE: Po trajtohet si draftet tjera

Rama krijon draft-statut për Asociacionin, Kosova: S'duam
Edi Rama

Disa burime diplomatike në Bashkimin Evropian, që thonë se kanë pasur mundësi të shohin tekstin e draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të dorëzuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se, “teksti është i shkruar me shumë seriozitet, dhe për nga mënyra e të shkruarit ka një cilësi shumë të lartë”.

Prandaj, sipas burimeve, “testi po analizohet me kujdes”.

Por, në pyetjet se a do të merret parasysh ky draft, për të avancuar në dialog, këto burime kanë thënë se “ky tekst shihet si një kontribut në këtë drejtim, sikurse edhe drafte tjera që janë punuar deri me tash nga organizatat e ndryshme joqeveritare“.

“Nuk është aq e rëndësishme se si e trajton BE-ka këtë draft, por si e trajtojnë palët, Prishtina dhe Beogradi. U takon atyre që, në kuadër të dialogut, të avancojnë në drejtim të përmbushjes së këtij obligimi“, ka thënë një diplomat i BE-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë më 8 qershor, se ua ka dërguar një draft për Asociacionin, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Rama ka thënë se dokumenti është konfidencial, por është shprehur i bindur se është "një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën". Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar ende lidhur me draftin e propozuar nga Shqipëria.

Në BE thonë se, përveç drafteve të ndryshme, që janë paraqitur nga organizata të ndryshme, janë paraqitur edhe shumë “shembuj evropianë“, që mund të shërbejnë si model për të siguruar një model të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin etnik serb në Kosovë.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një prej obligimeve të Kosovës, për të cilin BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara insistojnë më së shumti.

Në takimin e fundit të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut mes dy vendeve, është prezantuar një draft për Asociacionin i përpiluar nga Ekipi Menaxhues - i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.

Ky ekip është shkarkuar një ditë më vonë, nga autoritetet e Kosovës. Drafti është refuzuar menjëherë nga Kosova, derisa burimet në BE kanë thënë se kanë pritur diçka të tillë. Kurti, më vonë, e ka prezantuar një “draft vizion“, duke u bazuar në shembullin e Kroacisë, ku ekziston një Këshill Kombëtar për komunitetin serb.

BE-ja insiston se ka shumë modele që mund të merren parasysh dhe se, nëse ekziston vullneti i mirë, edhe kjo çështje, e cila është vonuar aq shumë, mund të përmbyllet me sukses.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013, dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria aktuale e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik./ REL

1 VITE ME PARE

Draft Statuti i Asosacionit i propozuar nga Rama mbërrin në Berlin, nuk zbulohet ende se çfarë përmban

Rama krijon draft-statut për Asociacionin, Kosova: S'duam
Edi Rama

KOSOVË- Draft Statuti i Asosacionit i propozuar dje nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur në Berlin. Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare zëdhënësi i Qeverisë gjermane, i cili nuk ka dhënë detaje se çfarë përmban dokumenti. 

“Ne mund të konfirmojmë marrjen e një dokumenti të tillë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj se nuk duam të komentojmë përmbajtjen konfidenciale”, tha për Kosova Online zëdhënësi i Qeverisë gjermane. 

Rama njoftoi dje se ka përgatitur një draft për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të vendit, duke pretenduar se përmes këtij drafti propozon një zgjidhje për krizën në Kosovë. Drafti sipas Ramës është hartuar pa marrë dakordësinë dhe pa u konsultuar me kryeministrin Albin Kurti. Kryeministri i Shqipërisë tha se dokumenti është konfidencial dhe se me kontributin e tij është hartuar nga ekspertë të pavarur. 

1 VITE ME PARE

Escobar i raporton Shtëpisë së Bardhë për situatën në veri të Kosovës: Sot kemi afatin, të njëjtën gjë do bëj edhe Lajçak

Rama krijon draft-statut për Asociacionin, Kosova: S'duam
Gabriel Escobar

SHBA- I dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka deklaruar se do të raportojë në Shtëpinë e Bardhë për situatën në veri të Kosovës. Duke folur për mediat, Escobar ka deklaruar se sot është afati i fundit që ka për të raportuar nëse ka përmirësim si tensioneve në vend. Po ashtu ai ka theksuar se të njëjtën gjë do të bëj edhe Miroslav Lajçak te Borrell.

“Pas kësaj vizite, ne do të pyetemi nga Shtëpia e Bardhë, të premten, për tu dhënë një përditësim mbi atë që po ndodh. Dhe unë duhet të raportoj nëse ka ndonjë progres apo jo. Miroslav Lajçak duhet të raportojë te Josep Borrell, rreth situatës. Nuk është një afat, por një hap tjetër për mua dhe në bazë të raportit tim do të marrim disa vendime dhe do të ecim përpara”, ka deklaruar ai.

1 VITE ME PARE

Sa draft-statute janë hartuar për Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë?

Rama krijon draft-statut për Asociacionin, Kosova: S'duam
Foto ilustruese

Për jetësimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, që Prishtina dhe Beogradi arritën dhjetë vjet më parë, aktualisht ekzistojnë katër draft-statute dhe draft-vizione.

Bashkësia ndërkombëtare insiston që Kosova të themelojë Asociacionin – që do të mblidhte rreth vetes komunat në Kosovë, të banuara me shumicë serbe – dhe themelimi i tij, nga faktori ndërkombëtar është parë si “kusht mbi kushtet” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

Qeveria e Kosovës deri më tani ka refuzuar që ta themelojë Asociacionin, me arsyetimin se kompetencat e gjera të Asociacionit do ta kërcënonin funksionalitetin e brendshëm të shtetit. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paraqitur një draft-vizion për “vetëmenaxhimin e komunitetit serb”.

Themelimi i Asociacionit është kërkesë e vazhdueshme e Serbisë, por edhe të Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Më poshtë mund të mësoni më shumë lidhur me draft-statutet ekzistuese për themelimin e Asociacionit:

Më 2 maj, në rundin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Ekipi Menaxhues – i përbërë nga katër përfaqësues serbë – paraqiti draft-statutin për themelimin e Asociacionit, që menjëherë u refuzua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se dokumenti nuk është në përputhje me kushtetutshmërinë e Kosovës.

Ky dokument, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, ka 67 nene dhe nëntë kapituj.

Asociacioni, sipas këtij draft-statuti, do të jetë një “formë e veçantë organizimi, e themeluar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave” të të gjithë banorëve dhe komuniteteve që jetojnë në komunat që janë pjesë e Asociacionit.

Ekipi menaxhues ka paraparë që qendra administrative e Asociacionit të jetë në Mitrovicë të Veriut dhe çdo komunë jothemeluese e tij mund të anëtarësohet në Asociacion, nëse Kuvendi i këtij organi e miraton një gjë të tillë.

Sa i përket strukturës organizative, Asociacioni parashihet të ketë Kuvend – që zgjidhet nga komunat anëtare – që është organi suprem i Asociacionit. Në të, çdo komunë do të kishte nga pesë përfaqësues. Po sipas këtij drafti, Asociacioni parashihet të ketë bord prej shtatë anëtarësh, dhe ky bord është organ ekzekutiv, i zgjedhur nga Kuvendi, institucion të cilit i raporton.

Kuvendi po ashtu zgjedh kryetarin e Asociacionit, ndërkaq po ashtu është paraparë të ketë Këshill të Asociacionit, si organ këshillues.

Gjithashtu është paraparë që Asociacioni ta ketë administratën e vet, e cila i raporton Bordit.

Draft-statusi i hartuar nga Ekipi Menaxhues, parasheh që Asociacioni t’i ketë simbolet, himnin, flamurin dhe stemën e vet.

Sa i përket kompetencave, në këtë dokument thuhet se Asociacioni mund të miratojë vendime e rregullore të Kuvendit, të mbikëqyrë zbatimin e ligjeve, të rregullojë zgjedhjet, të riorganizojë dhe bëjë funksionimin e organeve, të agjencive, ndërmarrjeve publike si dhe të bëjë mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore. Asociacioni po ashtu mund të propozojë mbajtjen e referendumeve dhe të shpallë të njëjtët me kërkesën e 10 për qind të votuesve që banojnë në komunat që janë pjesë e këtij organi.

Po ashtu, ai mund të vendosë për të marrë hua, të miratojë buxhetin vjetor, të themelojë agjenci, organizata, ndërmarrje dhe institucione publike financiare dhe fonde dhe të mbikëqyrë punën e tyre.

Në kuadër të kompetencave është paraparë që Asociacioni të mund të regjistrojë votuesit, të mbajë të dhëna për regjistrat e lindjeve, martesave dhe vdekjeve.

Sipas dokumentit të siguruar nga REL-i, Asociacioni parashihet të emërojë komandantin rajonal policorë për katër komunat në veri [Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok].

Ekipi Menaxhues po ashtu ka paraparë në draft-statut që Asociacioni të ketë status të entiteti juridik, që nënkupton se ka të drejtë të padisë dhe të paditet dhe të ketë në pronësi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Në draft-statut është paraparë edhe raporti që do të ketë Asociacioni me autoritetet qendrore. Marrëdhëniet do të jenë “të bazuara në parimet e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimit të informacionit”, “duke promovuar interesat e komunitetit serb”. Asociacioni po ashtu parashihet të drejtë të propozojë ndryshime në ligje, si dhe të propozojë përfaqësues në organet dhe institucionet e organeve qendrore.

Ky organ po ashtu duhet të ketë buxhetin e vet dhe mund të gjenerojë të ardhura bazuar në pjesëmarrjen e komunave anëtare, nga shërbimet e ofruara, taksat dhe nga fondet e ndara nga buxheti i Serbisë.

Drafti parasheh që burimet natyrore që gjenden në territorin e komunave anëtare të Asociacionit, të menaxhohen nga Asociacioni, ashtu si edhe asetet me interes, si: tokat bujqësore, pyjet dhe ujërat tokësore.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 2 maj se anëtarët e Ekipit Menaxhues, që e kanë shkruar këtë statut, “qartazi” kanë dëshirë të krijojnë “një Republikë Sërpska” në Kosovë – referencë për entitetin me shumicë serbe në Bosnje e Hercegovinë që ka kompetenca që sfidojnë pushtetin qendror.

Pas refuzimit që i bëri draft-statutit të Ekipit Menaxhues – ekip të cilin më pas tha se e shkarkoi – kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel më 2 maj paraqiti atë që e quajti draft-vizion për çështjen e rregullimit të komuniteteve joshumicë, përkatësisht të komunitetit serb në Kosovë.

Në draft-vizionin e Kurtit nuk përmendet specifikisht Asociacioni, por ai thirret në nenin 7 të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Palët, më 27 shkurt në Bruksel arritën këtë marrëveshje, dhe më 18 mars në Ohër u pajtuan për Aneksin e zbatimit të saj.

Ky nen i marrëveshjes kërkon që palët të sigurojnë “një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”. Vetëmenaxhimi, sipas BE-së – që ndërmjetëson dialogun – është referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në këtë marrëveshje, po ashtu në nenin 10 thuhet se palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, përfshirë edhe atë të Asocaicionit.

Kurti ka thënë se një draft-statut për Asociacionin duhet të plotësojë disa kushte. Ai në këtë kuadër ka theksuar se një organ i tillë duhet “ t’ua ofrojë pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë mundësinë për të promovuar dhe mbrojtur interesat e veta përmes një kornize vetëmenaxhimi”.

Në draft-vizionin e paraqitur nga kryeministri kosovar, parashihet – sikurse edhe në dokumentin e Ekipit Menaxhues – mundësia e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës si dhe të “njihen plotësisht karakteristikat kushtetuese” të Kosovës, duke respektuar pavarësinë dhe integritetin e saj territorial.

Kurti në draft-vizionin e tij ka parë që komuniteti serb të ketë kanal të drejtpërdrejt komunikimi me ekzekutivin në Prishtinë dhe të ketë mundësi që të financohet nga Kosova dhe shtetet e tjera, përfshirë edhe Serbinë. Megjithatë, të gjitha financimet, sipas dokumentit të Kurtit, duhet të kalojnë përmes procedurave dhe rregullave të Ministrisë së Financave të Kosovës.

Në draft-vizion thuhet se do të mund të themelohen asociacione në fushën e kulturës, artit, shkencës dhe arsimit, si dhe asociacione të natyrave të ndryshme për “shprehjen, ushqyerjen dhe zhvillimin e identitetit serb”, bazuar në ligjet aktuale për ushtrimin e shërbimeve jofitimprurëse.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm që ta thellojë këtë draft-vizion, por ai ka thënë se palët duhet të pajtohen për parimet e Asociacionit.

Kurti insiston që një asociacion të mos e cenojë funksionalitetin e Kosovës dhe të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2015, e cila gjeti që Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit – që Prishtina dhe Beogradi arritën më 2015 – nuk ishte plotësisht në harmoni me aktin më të lartë juridik të shtetit, por që këto mospërputhje, sipas Kushtetueses, mund të harmonizohen me akte ligjore.

Në 8 qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi opinionin se një ditë më herët i kishte dërguar presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, një draft-statut për Asociacionin.

Rama tha se për këtë dokument ka vënë “në dijeni edhe palën amerikane”.

Kryeministri i Shqipërisë tha se dokumenti është konfidencial.

Megjithatë, ai tha se është i bindur se ky draft-statut është "një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën".

Ky draft-statut, sipas Ramës, është hartuar nga ekspertë të pavarur dhe se ai vetë ka dhënë kontribut në të. Megjithatë, kryeministri shqiptar e pranoi se për këtë dokument nuk është konsultuar me homologun e tij kosovar.

Rama po ashtu tha se është i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhet Kosova dhe ai nuk dëshiron që situata të përkeqësohet edhe më tej apo të vendosen sanksione ndaj Prishtinës.

"Për mua është i pakuptimtë pozicioni i Kosovës, se Serbia bën atë që ka bërë herë tjera. Palët nuk po merren vesh kush duhet ta shkruajë këtë tekst e jo më se si duhet hartuar", shtoi Rama.

Në fund të janarit të këtij viti, organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), publikoi një draft-statut për themelimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës, ashtu siç insiston edhe Qeveria e kryeministrit Kurti.

I përbërë nga shtatë kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut i hartuar nga FES, parasheh mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të tjera të funksionimit të Asociacionit, përfshirë simbolet.

Sipas FES, Asociacioni mund të ushtrojë edhe kompetenca shtesë, të cilat mund të delegohen nga autoritetet qendrore të Kosovës. Sa i përket strukturës, ky draft-statut ka paraparë që Asociacioni të ketë: Kuvendin, kryetarin, nënkryetarin, Këshillin dhe Bordin e Asociacionit. FES ka paraparë disa objektiva të këtij organi, sikurse forcimi i demokracisë lokale, duke lehtësuar, financuar ose promovuar aktivitete që avancojnë pjesëmarrjen qytetare dhe praktikat demokratike, si dhe përfaqësimin e interesave të rëndësishme për demokracinë lokale. Sikurse edhe draft-statuti i hartuar nga Ekipi Menaxhues, edhe dokumenti i FES-it parasheh që Asociacioni të ketë statusin e subjektit juridik, të cilin thuhet se duhet t’ia japë Qeveria e Kosovës përmes një akti juridik.

Sipas dokumentit në organizatës gjermane, Asociacioni do të financohet nga kontributet e anëtarëve të tij, të ardhurat nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni, pasuritë e tij të luajtshme ose të paluajtshme, transferet nga autoritetet qendrore, grantet, donacionet, si dhe nga mbështetja financiare e shoqatave dhe organizatave të tjera, vendase dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Republikën e Serbisë.

Ndërkaq, sa i përket buxhetit, në këtë draft-statut është paraparë që Asociacioni të financohet nga kontributet e komunave pjesëmarrëse, nga të ardhurat e shërbimeve që ofron ky organ, pasuritë e luajtshme apo të paluajtshme, trasferet nga autoritetet qendrore, grantet, donacionet, si dhe nga mbështetja financiare e organizata vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë Serbinë.

Gjatë rishikimit të buxhetit, sipas dokumentit, Qeveria e Kosovës dhe Auditori i Përgjithshëm mund të kenë qasje. Auditori po ashtu është paraparë të bëjë kontrollet për shpenzimet e këtij organi. Sipas draft-statutit të FES-it, Asociacioni do të përjashtohet nga detyrimet dhe taksat në arritjen e objektivave të tij, në të njëjtën mënyrë sikurse komunat pjesëmarrëse.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kërkojnë nga Qeveria e kryeministrit Kurti që të themelojë Asociacionin. Blloku evropian ka thënë se i ka ofruar Kosovës disa modele ekzistuese evropiane për të drejtat e pakicave kombëtare. Ndërkaq, SHBA-ja ka përsëritur disa herë se nuk përkrah një asociacion që do të krijonte “shtet brenda shtetit”.

Së fundi, Qeveria e Kosovës ka thënë se për të krijuar një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb, do të shtyjë përpara një model kroat për pakicat kombëtare./REL

edi rama tensione në veri të kosovës drafti i rames per asosacionin

Sondazh

Poll

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin!

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin!

Berisha: Mosbindjen civile opozita e ka full time! Unë nuk lëkundem nga ky pozicion

Berisha: Ftesa ime për mbarë qytetarët, t’i japim fund kësaj vjedhje që po zhyt shqiptarët në mjerim

Berisha: Rama do vjedhë deri në 90 përqind të buxhetit prej 8 miliardë euro!

Berisha: Buxheti i vitit 2025 do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha nga narkoqeveritarët

"A ka gjë më të turpshme se kjo?" Berisha: Presidenti i kërkoi mikut turk t’i ndërtojë zyra për vete

Berisha: Thirrja ime për KMSh është të hidhni poshtë përpjekjen e Ramës për përçarjen tuaj

Berisha-Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti

Berisha: Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia për të kapur për zverku Erion Veliajn

Berisha: Përshëndes guximtarët e 7 tetorit që po përballen me terrorin policor të Ramës

Xhamia e Namazgjasë , Rama: Kryemyftiu i Tiranës Bilal Teqja do të jetë kujdestari i këtij tempulli

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, pritet shiriti nga Erdogan dhe Rama

“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje ndërkombëtarëve nga Tirana: Të kemi një qëndrim

"Xhami ekziston në qendër të civilizimit", Erdogan: Kemi dhënë një shembull me ndërtimin e spitalit

Erdogan: E kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Jam me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, Rama: Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli

"Unë kisha vërejtje"/ Rama për xhaminë e Namasgjasë: Erdogan do ta inagurojmë bashkë

Rama: Pas kësaj vizite Erdogan niset për në Serbi, por është miku i padiskutueshëm i Kosovës

"Shqipëria është për armëpushim"/ Rama: Hamasi duhet të ndalohet

Turqia i dhuron Shqipërisë dronë kamikazë, Rama: Fuqizojmë industrinë ushtarake

"Ejvallah Erdogan"/ Rama: Marrëveshjet tregtare me Turqinë duhet të arrijmë në 2 miliardë eurove

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan:Gjenocidi në Gazë është turpi i njerëzimit,Izraeli duhet të ndalet

Erdogan: Xhamia e Namasgjasë është dhuratë e Turqisë për shqiptarët

Erdogan: Me Ramën diskutuam dhe luftën kundër organizatave terroriste FETO

Erdogan: Thelluam bashkëpunimet mes dy vendeve, do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Mbërrin në aeroportin e Rinasit presidenti turk, Erdogan

Erion Braçe futet në mbledhjen e Komisionit Hetimor,Vokshi i kthehet, deputeti socialist:Hec er dreq

Incident në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Xhelal Mziu shtyn Milva Ekonomin

Nesër Erdogan zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë

Deputetet e opozitës-mazhorancës: Vendosët Gardën te dera mos të futemi brenda

"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model

"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën", Rama: Po me ça merreni ju

Rama me kritika për kryebashkiakët: Situata me zjarret ka shfaqur dobësi

Pëmbytjet në Vlorë, Rama: Ka ndryshuar formacioni i reshjeve

Protesta e Opozitës, qytetari mbulohet nga flakët

U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD, gruaja lind foshnjën në automjet

Njëri prej protestuesve nuk ndihet mirë, shoqërohet nga Bardhi dhe Nallbati

Qytetarët thyejnë stacionin e urbanit dhe mbajtëset e reklamave në Tiranë

Qytetarët në Parlament, Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës

Një fëmijë i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia te bashkia e Tiranës

Policia u kundërpërgjigjet protestuesve, nis shpërndarjen me ujë

Rriten tensionet/ Pas Selisë së PS-së, protestuesit djegin edhe ministrinë e Brendshme

Protestuesit i hedhin molotov, merr flakë hyrja e selisë së Partisë Socialiste

Demokratët i vënë flakën selisë së PS-së/ Molotovët "djegin" edhe kryemisnitrin Rama