Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Deputetët e përjashtuar nga punimet e Kuvendit kanë tentuar të hyjnë në ambientet e Parlamentit. Por protesta ka vijuar edhe jashtë. • Në seancën e sotme plenare më shumë se 8 deputetë të Partisë Demokratike, përfshirë edhe kryetarin Sali Berisha nuk morën pjesë, ndërsa para protestuesëve, kryedemokrati tha se nëse vendimi i Gjykatës nuk do të ishte i drejtë, ai dhe qytetarët do të futeshin në Kuvend për 3 minuta. • Me deklaratën e tij, Berisha sfidoi kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se pas 3 marsit (dita e gjyqit) PD do të jetë ndryshe. • Por edhe pse pak deputetë në sallë, sërish ka pasur përplasje. • Ndërsa brenda sallës së Kuvendit, pati debate mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. • Deputetët e opozitës akuzuan kryeparlamentaren Lindita Nikolla se po shkelte rregulloren duke i përjashtuar. • Ndërsa nga ana tjetër, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ironizoi deputetin e përjashtuar Edmon Spaho i cili prishi sesncën e rradhës që shkoi duke i fryrë bilbilit për 6 orë. Ajo tha se opozita do ta marrë përgjigjien e merituar në zgjedhjet lokale të 14 majit. • Në përfundim të debateve pjesa më e madhe e deputetëve lanë sallën ndërsa seanca plenare vijoi normalisht me diskutimin e raportit të këshillit për integrimin europian, dhe më pas me votimin dhe miratimin e 3 projektvendimeve të përcaktuara në rendin e ditës, por Bardhi reagoi sërish duke kërkuar anulimin e votimit me pretedndimin se nuk kishte kuorum të nevojshëm në Kuvend, sa i takon prezencës së deputetëve që duhet të jetë 50 plus 1%. • Nikolla, kundërshtoi Bardhin duke sqaruar se prezentë në hapje të seancës ishin 74 deputetë duke konfirmuar kuorumin e duhur. • Votimi vazhdoi dhe 3 projekt vendimet e miratuara janë: Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”; Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Konkurrencës”; Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës zgjedhore”. • Prej javësh, opozita kërkon një përballje me Kryeministrin Edi Rama por që prej 24 janarit që çështja u bë publike e deri më sot, interpelanca ende nuk është zhvilluar. • Ajo pritet të mbahet më 2 mars. • Kryeministri Rama as sot nuk ishte prezent pasi ndodhet në një vizitë në Japoni.
47 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se ai është personi i fundit që i intereson se cili është vendimi i Kushtetueses më 3 mars për vulën e PD-së. Pas përfundimit të seancës plenare, Balla tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet respektuar dhe zbatuar.
“I fundit që i intereson se si del vendimi për PD në 3 mars, jam unë. S’kam asnjë lloj meraku. po ja thonin njëri-tjetrin, që ‘fitoj unë!”. Ky vendim ka të bëjë me një presion që i bëjnë palëve. S’jam orakull. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i rëndësishëm, që duhen zbatuar. Janë vendime të formës së prerë. Mos u nxitoni kur bëni konstatime. S’ka asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese që nuk zbatohet. Pati dhe një ankesë nga deputetë të opozitës për kuorumin, por ka mundësi që të animosh”, tha Balla.
TIRANË- Miratimi i tre projektligjeve dhe projektvendimeve në fund të seancës plenare në Kuvend ka sjell një debat mes deputetit Gazment Bardhi dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. Sipas Bardhit miratimi i këtyre projektligjeve dhe projektvendimeve është i pavlefshëm, pasi nuk ndodheshin 50% plus 1 deputet. Ndërkohë që Nikolla tha se ata kanë siguruar kuorumin duke bërë një votim për prezencën.
Bardhi: Konsideruat të miratuara dy pika të rendit të ditës në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores pasi të pranishëm nuk janë 50 plus 1 deputetë. Më dëgjo mua jo Taulant Ballën në telefon se nuk është as Rregullorja as Kushtetuta. Ju lutem shpallni të anuluar të dy proceset e votimit që kaluar se jan ën kundërshtim. Ju bëj një lutje të sinqertë. kthehuni në rolin tuaj si kryetare Kuvendi. E vetmja Bibël dhe Kuran për ty janë urdhrat që merr nga kreu i grupit tuaj parlamentar.
Nikolla: Bëmë një votim për prezencën dhe siguruam kuorumin.
Brdhi: Në cilin nen të Kushtetutës është kjo? Prezenca sipas rregullores dhe Kushtetutës vlerësohet para çdo votimi.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se Shqipëria ka përmbyllur fazën e rëndësishme për procesin e integrimit në BE. Sipas Ballës, kjo fazë konsiston në grup kapitujt e parë. Ai shton se kjo fazë është shumë e rëndësishme për vendin tonë dhe thelbësore.
'Ballkani i hapur është instrumenti i implementimit në vend të procesit të Berlinit. Nëse do bëja detyrën në kuadër të këshillit të integrimit, dua të informoj se Shqipëria ka përmbyllur atë që është faza për grup kapitujt e parë, që janë cështjet thelbësore, janë më të rëndësishëm. Dialogu konstruktiv, është një nga më të rëndësishmit që na duhet ti zhvillojmë. Apeli im për opozitën është që të ruajmë kanalin e diskutimit, debatin e madje shpresoj se pas pak javësh të votojmë ligjin e ri se ka ndryshuar shumë, për rolin e Kuvendit në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. I jep Kuvendit udhëheqësinë, e detyron qeverinë që për pozicionet të konsultojë kuvendit, duhet që qeveria ti marrë në shqyrtim e ti mbrojë me palën europiane.'- tha Balla.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmendi ditën e sotme dhunimin e ushtruar ndaj pedagogut shqiptar Petraq Milo në pikën kufitare Sukubinë – Murriqan. Ajo u shpreh gjatë fjalës së saj në Kuvend se ky është një akt shumë i rëndë dhe dënoi heshtjen e qeverisë në lidhje me këtë rast.
“Një akt shumë i rëndë për të cilin nuk kam dëgjuar asnjë përfaqësues shteti të flasë. Qeveria do të shkojë në ekskursionin e radhës në Mal të Zi. Nuk ka gjë më të rëndësishme se të flasë për të drejtat e qytetarëve që trajtohen keq. Kur shteti im dhe shteti juaj nuk e ngre zërin për të mbrojtur këto të drejta bazë, atëherë çfarë kërkojmë ne. Këto janë gjërat bazë”, deklaroi Tabaku.
TIRANË- Deputeti Erion Braçe bëri të ditur se nuk do votojë projektligjin të privatizimit të ish ndërmarrjeve bujqësore. Gjatë seancës së sotme plenare, ai tha se nuk do ta votojë këtë ligj pasi sipas tij ka njerëz që kanë privatizuar ndërmarrje bujqësore. Ai mendon se duhen më shumë hapësira publike.
“Unë ligjin nuk do ta votoj sepse unë mendoj që njerëz që kanë privatizuar ndërmarrje bujqësore nuk mundet që të paguajnë sot me çmimet 92-96 me këto çmime. Na duhen hapësira publike. A e dini që në Myzeqqe nuk thajnë dot grurin e tyre. Kush nuk ka paguar para që nga 92- deri më sot, s’ka pse përfiton nga këto prona. Ne me buxhetin e shtetit kemi caktuar 3.9 miliardë ndihmë për bujqësore dhe qeveria s’ka nxjerrë asnjë. Shikoni ciklet e bujqësisë, nuk mundet që bujku të rri të presin vendimin e Bujqësisë të punojnë tokën. Bëni ç’është e mundur ta bëni këtë. Nëse ua japim prapë paratë në dhjetor nuk ka asnjë lloj çështjeje.”- thotë Braçe.
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi deklaron se kryeministri Edi Rama është nën panik për çështjen 'McGonigal'. Gjatë seancës së sotme plenare, ajo u shpreh se Rama mund të thotë se është sëmurë në 2 Mars, pasi nuk e përballon dot debatin për skandalin ku është përfshirë.
“Fjalët tona këtu janë të tepërta. E gjithë filozofia e kësaj seance sot duhet të përmbyllet me një mendim të thjeshtë që këtu sot të kishim kryeministrin për të dhënë shpjegime. Ajo që dua të theksoj është se arrogance e tij ka kaluar çdo lloj kufiri. Kjo vjen edhe nga mendimet skizofrenike që ka për drejtimin e vendit. Edhe vetë socialistët ndihen të përdorur në kulm sepse respekti ndaj tyre është inekzistent.
Nuk përfaqësohen as në qeveri dhe as në grup parlamentar. Vetëm socialistët nuk përfaqësohen në politikat e tij. E kuptoj frikën dhe panikun që e kap kryeministrin prej zullumeve që ka bërë. Përgjegjësitë që ai ka marrë si kryeministër ka vendosur në pozitë të vështirë shtetin shqiptar. Uroj të mos na sëmuret kryeministri me 2 Mars dhe të mos vijë përsëri.
Frika e tij tregohet për mënyrën si ju keni ndërtuar strategjinë mbrojtëse duke pezulluar Komisionin Hetimor sepse keni shfuqizuar ligjin. Nuk dua të zgjatem shumë. Dua të theksoj se kemi nevojë për një parlament funksional, por mbi të gjitha për institucione funksionale. McGonigal do zbardhet si çështje vetë nga Amerika, sepse përfshirja e kryeministrit tonë ka kaluar të gjitha limitet diplomatike, apo të një vendi partner”, tha Kryemadhi.
TIRANË- Deputetët Albana Vokshi dhe Erion Braçe janë “përplasur” sot në Kuvend në lidhje me financimin rus në PD dhe ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar skandalin McGonigal. Vokshi deklaroi se një komision hetimor duhet të ngrihet dhe më pas të hetojë veç “McGonigal” edhe financimin rus në PD.
“Kemi kaq ditë që kemi kërkuar komision hetimor. Ngrije të hetojë edhe ato para që thua ti. Të vijë Rama të shpjegojë ato valixhet. Çdo të mërkurë 13 pyetje do t’i rrinë në kokë Edi Ramës. McGonigal e ka vendin në burg, atje e ka vendin edhe Rama. Keni përjashtuar 27 deputetë, e keni bërë si diktaturë. Garda nuk lë deputetet të futen me urdhër të Nikollës. Distancohuni. Ngremë komisionin dhe të hetohen të gjitha. Kryeministri ynë është burracak, fshihet në Surrel ose pas fustanit të grave. Të kishte SPAK do kishte nisur hetimi. Por drejtësia edhe SPAK nuk funksionojnë. Do jemi këtu deri në fitore sepse revolucioni ka nisur”, ka deklaruar Vokshi.
Deklarata e Braçes:
'Parlamenti ka kohë që po mbahet i bllokuar për një çështje që ka në thelb 3 deklarime parash. Në mars, nëntor dhe pak minuta më pas po prapë në nëntor. Janë deklarimet jo të mijat, por të departamentit të Shtetit. Duhet folur një më një, pa diskutim, po niseni nga origjina. Të kujt janë këto paratë që deklarohen këtu.
Në gjykimin e këtij demokrati, këto para që në rrjetin e kompanive ishte ruse. Lobimi rus, si u mbyll nga prokuroria çështja e lobimit? Kam një pyetje Albana, e keni marrë në pyetje Bashën? Po kjo tjetra? Po ato formularët që duhej të plotësonit që tha Berisha i keni plotësuar? Nuk ju shkon të mbani këto qëndrime, mbajeni sipas erës së parfumit jo sipas erës së naftës'
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa kërkon që të merret masë ndaj ministres Elisa Spiropali. Gjatë seancës së sotme plenare, ministrja përmendi deputetin e përjashtuar. Zhupa deklaroi se ajo që tha ministrja ishte fyese, ndaj kërkon që të merret masë. Po ashtu ajo kërkon masë edhe për Baftjar Zeqajn që hedh firmë për veten dhe kolegët.
“Kërkoj masë për Baftjar Zeqajn që firmos me 2 duar dhe për Elisa Spiropalin që ka fyer rëndë Edmond Spahon, ka thyer kodin etik. Kryetari juaj i grupit del e paralajmëron se e di cfarë do të ndodhë më 3 mars. Kush është ai që di vendimet e drejtësisë?” – tha Ina Zhupa
Sot në Kuvend, ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin Elisa Spiropali nuk i kurseu ironitë për deputetin e PD-së, Edmond Spahon. Ajo tha:
“Së pari një 1 minutë heshtje për Edmond Spahon, që ra në fushë betejën, respekt për veprën e tij, i palodhur, dhe keqardhje që tradhëgimia e tij e bilbilfryerjes. Ai ishte padiskutim më i guximshëm dhe me më shumë vlerë sesa ju së bashku. Do jetë gjithmonë në zemrat tona, kur do ta kemi sërish këtu bashku me ju për revolucionin e radhës. Pasi të mbarojnë 20 ditët…”.
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe nisi fjalën e tij duke iu drejtuar deputetevë të PD-së. Ai kërkon që ata të bëhen burra e të pranojnë dënimet e Kuvendit duke mos u fshehur pas grave. Braçe shton se të gjithë janë paguar që të përfaqësojnë popullin e jo për të bërë zhurmë.
'Kërkoj që gratë deputete të hyjnë në sallë lirisht në Kuvend. Burrat e PD, të bëhen burra dhe të pranojnë dënimet e Kuvendit dhe të mos fshihen pas grave. Ata që janë këtu paguhen jo për të bërë zhurmë, por për ata që i përfaqësojnë. Parlamenti po mbahet i bllokuar, në situatë anormaliteti të plotë'- tha Braçe.
TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe solli në vëmendje lobimin rus. Gjatë mbledhjes së sotme plenare, ai u shpreh se situata është kaotike mirëpo duhet nisur nga origjina e saj, duke përmendur lobimin rus. Braçe pyeti deputeten Albana Vokshin nëse e kanë marrë në pyetje Lulzim Bashën për atë lobim.
'Duhet folur një më një, pa diskutim, po niseni nga origjina. Të kujt janë këto paratë që deklarohen këtu. Në gjykimin e këtij demokrati, këto para që në rrjetin e kompanive ishte ruse. Lobimi rus, si u mbyll nga prokuroria çështja e lobimit? Kam një pyetje Albana, e keni marrë në pyetje Bashën? Po kjo tjetra? Po ato formularët që duhej të plotësonit që tha Berisha i keni plotësuar? Nuk ju shkon të mbani këto qëndrime, mbajeni sipas erës së parfumit jo sipas erës së naftës.”- tha Braçe.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi u shpreh se me projektligjin për privatizimin e objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore, penalizohet vetëm pronari. Gjatë seancës së sotme, Korreshi shtoi se pronarët nuk marrin kurrë atë që u takon e se ky ligj nuk do u japë një zgjidhje përfundimtare.
'Dhe pse ka ca kohë që janë fikur dritat. Ligji vjen jo vetëm për fushatë por për kaluar fushatën, ai që penalizohet është pronari. Ky ligj është për ti bërë qokën dikujt, por ne nuk bëjmë kurrë akte nënligjore. Kishim para disa ditësh dëgjesë me drejtuesin e ASHK-së, ku pamë sa bukur është bërë B20 që e trumbetuam. Nuk është bërë asnjë procedurë, vetëm sorollatje, kurse sot vjen një ligj që nuk i jep zgjidhje përfundimtare por vetëm atyre që janë persona të tretë në mirëbesim. Do të bëjnë një gradaçelë në mes, asgjë tjetër, se pronarët dergjen sa në AKP sa në gjykatë dhe kurrë skanë marrë një vlerë toke. Sot nuk mund të marrim aktin pa certifikatë ndërkohë që komshiu që ka ardhur para 1 viti hedh kullën 3 katëshe.'-tha Korreshi.
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryeministrin Edi Rmaa se në rast se Gjykata do të vendosë që vula e Partisë Demokratike i takon grupit Alibeaj, atëherë përgjegjësia për ta do të jetë personale. Berisha u betua se nëse kjo ndodh, atëherë Balla nuk do të ketë ku të fshihet. Deklarata erdhi si përgjigje për Ballën i cili tha se "pas 3 marsit nuk do jeni më këtu".
Sali Berisha: Sot Taulant Balla njoftoi vendimin që do japë gjykata me datë 3, unë i them meqenëse ti je i pari që njoftove vendimin, të betohem para këtyre burrave, se ti dhe Edi Rama do bëheni përgjegjës personal për çdo akt armiqësor ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.
Kudo që të fshihesh, në çdo vrimë miu, do të kapim dhe do të çojmë te Gentian Sharra.
Për këtë Edi Rama dhe ti do jeni përgjegjës personalë. Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, për 3 minuta jemi në sallë, asgjë nuk na pengon! 3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin.
3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë.
Në çdo rast, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë.
Por çfarë tha Balla? Në seancën plenare ku Berisha ishte i përjashtuar dhe nuk mori dot pjesë, Balla tha se grupi aktual i PD nuk do jetë më atje. Sipas tij, problemet e brendshme të PD do të marrin zgjidhje në 3 mars, dhe se, qëndrimi i PD në Kuvend do të jetë ndryshe, duke nënkuptuar kështu se gjykata do ti japë vulën grupit Alibeaj dhe kështu qasja e demokratëve në Kuvend do të zbutet.
"Ajo që unë po ju them është që... sapo fole një gjuhë që nuk është e drejtë. Unë kam për turp të jesh ti këtu (i drejtohet Vokshit). Komisioni hetimor po shqyrtohet nga konferenca e kryetarëve. Unë nuk mendoj që është normale që Kuvendi t’i zhvillojë seancë me seancë me të njëjtën qasje. Mësoni të bëni kërkesa e për t’iu drejtuar Byrosë duhet të vish me provë shtesë. Thirrja ime është, ne s’jemi aspak të kënaqur që të marrim vendime për përjashtim kolegësh por në Kuvend, vjen deputeti shkul mmikorfonin dhe i bie foltores si daulle, prandaj nuk komunikoj dot me qytetarët se më kanë dalë njerëz këtu që se di pse. Jam i sigurt që pas datës 3 s’do jeni më këtu. E rëndësishme është që problemet e brendshme mos i sillni këtu”, tha Taulant Balla./Dosja.al
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i kërkoi publikisht ambasadores amerikane Yuri Kim që t'ju kërkojë falje demokratëve për deklaratën "Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu", duke iu referuar kështu mbështetjes për Berishën. Berisha tha se "bari" duhet të jetë për të, Edi Ramën ose Dorian Duçkën pas shpërthimit të skandalit McGonigal.
Pjesë nga fjala e Berishës në protestë:
Midis korruptimit dhe rekrutimit të kryezbuluesit të SHBA, shndërrimit të tij një mjeran në duart e mafiozëve Rama-Duçka-Neza, kërkesa e Edi Ramës për të mos kërkuar nga Vuçiç respektimin e sanksioneve të BE ndaj Rusisë, që Serbia të pranohet si prapavijë e Rusisë, deklaratave të tij ndaj perëndimorëve se zëvendësuat mallin e pistë rus nga mall të pistë nga vendet e tjera, a nuk shihni këtu një interes të kristaltë të Putinit, Vuçiçit, Lukashenkos?
Këtë betejë e bëjmë për veten tonë, për miqtë tanë, për njerëzit e lirë sepse sot po zhvillohet në Ukrainë një betejë mes popullit heroik dhe barbarisë ruse.Por Ukraina do fitojë, ajo ka mbështetjen e fuqishme të SHBA dhe vendeve aleate të NATO-s.
Putin, Vuçic, Edi Rama, do përfundojnë së bashku në koshin e plehrave të historisë.
I them në emër tuaj, guvernatores, atë barin, të cilin në emrin tuaj i thashë kërko falje, ose mbaje për vete, çoja Edi Ramës, Dorian Duçkës, ose ndaje bashkë me ta.
Ne këtu jemi, nga bindjet tona nuk lëkundemi.
Ne besojmë se vetëm shqiptarët e lirë do jenë partnerë të vërtetë të aleatëve tanë.
Çdo ditë që kalon fakton se Soros po shkatërron drejtësinë shqiptare. Për herë të parë në Gjykatë Kushtetuese emërohet një njeri që nuk ka futur këmbën në një sallë gjyqi.
Por ashtu siç thotë Edi Rama që është krenar që nuk ka lexuar ndonjëherë Kushtetutën, edhe ajo ndjehet krenare.
A mund të imagjinoni ju një poshtërim që i bëhet një vendi?
A kemi të bëjmë me një gjykatë, apo me një NGO në duart e Edi Ramës.
Ju e shikoni SPAK-un e partisë, që e ka për borxh të hapë çdo javë një çështje kundër opozitës, por SKAP-i i partisë nuk hap çështje për ryshfetin që Dorian Duçka përmes Agron Nezës, i dha McGonigalit. Edi Rama ka kryer krim, por ka SKAP-in e partisë si mburojë./Dosja.al
TIRANE- Kryetari I partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sërish kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla se ka porositur vrasje dhe se duhet të shkojë në Prokurori. Berisha tha se vendi i tij është në burg si trafikant dhe porositës vrasjeje.
Sali Berisha: Edi Rama, i verbuar nga pushteti shkon deri aty sa blen vazo druri për 4 milionë euro,çka nuk e bën kush në Europë përveç sulltanëve në Arabi? Zoti Meta foli këtu për rroga dhe pensione. Në vitin 2013, shqiptarët kishin rrogat dhe pensionet më të mëdha në rajon. Sot janë 40 deri 50 përqind më të ulëta në Kosoovë. A e dini ju se këta janë një bandë që strehojnë vrasës? Ku fshihen vrasësit e kenianes? Në qeveri, në qeveri, në qeveri.
Shikojeni pak atë kriminelin Taulant Balla, e kam denoncuar dhe e denoncoj sërish, vendi i tij është në burg si trafikant femrash. Prandaj ata fshehin Xhoin. Ai është denoncuar nga diplomatët shqiptarë se ka nxjerrë viza për prostituta moldave që t’i sillte në Shqipëri. Fatos Nano, në vend që ta çonte në prokurori, e bëri këshilltar. Ai është denoncuar nga delinkuentë se ka porositur vrasje. Ky është eksponenti parlamentar kryesor i mazhorancës./Dosja.al
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përdorur udhëtimet me çartera për fluturime "presioni". Berisha tha se ministrave iu është bërë presion për të firmosur dokumente për inceneratorët.
Sali Berisha: Ju po protestoni kundër një hajduti që po mjeron çdo ditë shqiptarët, protestoni kundër një njeriu, i cili vazhdon të vjedhë ditën dhe natën me aferën e djegësave.
A e dini ju se djegësat, 420 milionë, kanë vetëm një njeri kryesor dhe ky është Edi Rama.
A e dini ju se çarteri i tij është përdorur për fluturime për t’u bërë presion ministrave të tij, që të firmosin dokumentet për djegësat? A e dini ju se me Erion Veliajn, vjedhin në çdo ton mbetje që derdhet në Sharrë, 18 euro nga mundi dhe djersa juaj? A e dini ju se ky zotëri, shtrohet në darka 10 mijë dollarë me McGonigal, ministrja e tij këput 1 mijë euro biftekun? A e dini se këto tregojnë urrejtjen e madhe që kanë janë ndaj jush?/Dosja.al
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama fluturoi me çarter më shumë edhe sesa presidenti i SHBA. Berisha tha para protestuesve se Biden zhvilloi 40 fluturime ndërsa Rama 137.
Sali Berisha: Vendosëm hetimin e avionëve të Edi Ramës, me dhomë gjumi luksoze. Ka shpenzuar mbi 22 mln euro në 137 fluturime. Presidenti i SHBA kishte me Air Force One 40 fluturime. Njeriu që ka përgjegjësinë e botës kishte parë të nevojshme 40 fluturime në mandat, ndërsa Edi Rama 137 fluturime. Nga djersa juaj, ndërsa fëmijët tuaj largohen çdo ditë nga ky vend. Do dalin lakuriq nga aferat e tyre, më të zinj se zifti. çdo shqiptar ju mbështet ju./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkon që në Kuvend të ketë normalitet. Me ironi, ai kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të ndajë PD dhe PS me një gardh nëse është e mundur. Më tej, ai u përplas me Nikollën duke e akuzuar se ende nuk e ka lexuar rregulloren e Kuvendit.
'Pamja që deputetet të rrethohen me punonjës të gardës është shfaqja më e shëmtuar. Pse duhet të qëndrojnë të rrethuar deputetët e Kuvendit me punonjës të gardës së republikës. Mungesë totale e respektimit të rregullores nga ana juaj. Po del në pension dhe s’ke lexuar akoma rregulloren e parlamentit. Punonjësit e gradës hyjnë kur cenohet integriteti fizik i deputetëve. A mund të më thoni se çfarë është rrezikuar? S’ka asnjë rregull që unë të flas në Foltore. Ti zonjë duhet të kthesh normalitetin në seanca plenare. Na vendos e një gardh këtu e ndaj PD me PS-në.’- u shpreh Bardhi.
TIRANE- Lideri demokrat, Sali Berisha denoncoi sot nga protesta para Parlamentit se maxhoranca po përpiqet t'ju heqë deputetëve të Partisë Demokratike, të drejtën për të ngritur Komisione Hetimore nga frika se "del lakuriq" siç është. Berisha tha se protesta sot është për mbrojtjen e Kushtetutës, që sipas tij poshkelmohet nga banditët.
Sali Berisha: Ju falënderoj nga zemra për praninë tuaj sot këtu në këtë protestë të fuqishme, në mbrojtje të vlerave dhe interesave më themelore të qytetarëve shqiptarë.
Në këtë protestë të fuqishme para parlamentit të pushtuar nga krim-ministri Edi Rama dhe banda e tij kriminale. Në këtë protestë, në të cilën ju mbështesni jo vetëm deputetët tanë, me qëndrimin e tyre të shkëlqyer në mbrojtje të interesave tuaja dhe të shqiptarëve në parlament, por mbështesni dhe jeni zëri i vërtetë i çdo shqiptari, kudo që ndodhet ai, por që konsideron Edi Ramën, ministrat e tij, si armiqtë e egër të qenies tonë, të demokracisë sonë, të miqve tanë.
Për të gjithë qytetarët e këtij vendi që ndjekin zhvillimet në seancën e parlamentit, apo këtë protestë, duhet t’i qartësoj se kjo është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës, e cila shkelmohet nga banditët, nga porositës të vrasjeve, nga padronë të klaneve të drogës, krimit.
Kjo Kushtetutë, në nenin e saj 70 i garanton deputetit me mbledhjen e 28 firmave, krijimin automatik të komisionit hetimor për problemet që këta 28 burra dhe gra, të votuar nga zgjedhësit shqiptarë, gjykojnë se duhet të hetojnë. Kurse trafikantë dhe kukulla pa dinjitet njerëzor të Edi Ramës, bllokojnë këtë të drejtë të deputetëve të opozitës./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u shpreh se Kuvendi po rrethohet sikur të jetë thesar i Ali Babës. Në seancën e sotme plenare, ai tha se po përjashtohen deputetët sipas qefit të Ramës dhe po trajtohen për lecka. Po ashtu, ai kërkon nga SPAK dhe nga SHISH që të kthejnë përgjigje për çështjen 'Rama-McGonigal'.
'Ju Nikolla jeni në shkelje duke plotësuar kërkesat e partisë. Nëse jepni një gjë me të drejtë ka ndonjë përpëlitje dhe juve reagoni. Ju nuk respektoni as procedurën as afatin kohor. Mblidhni Etikën kur t’ju dojë qefi dhe kolegët e PS duhet të reagojë kur rrethohet hyrja e parlamentit sikur të jetë këtu thesar i Ali Babës. E di që e shihni këtu si thesar se nga këtu abuzoni që prodhon para Edi Rama për t’i dhënë McGonigal. E kuptoj pse bëni si të shqetësuar për zhurmën në parlament.
Ju keni futur vuvuzelën deri në grykë e s’ju ka përjashtuar njeri. Çfarë është kjo? Të përjashtohen 20 e ca deputetë se i do qefi Edi Ramës e të trajtohen si lecka. Ju jo vetëm keni bllokuar komisionet hetimore por edhe SPAK s’kthen përgjigje. Brenda 5 ditësh, SPAK dhe SHISH të kthejë përgjigje për çështjen Rama-McGonigal'- tha Salianji.
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar që socialistët t'i bashkoheshin protestës së opozitës para Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalën e tij, Meta përmendi herët që sipas tij kryeministri Edi Rama kishte shfrytëzuar ministrat e tij për të ndenjur sa më gjatë në pushtet.
"Ai është mësuar të shtyjë ditët duke ia futur shokëve, kështu ia futi Saimirit, kështu ia futi Lefterit, kështu i ka njoftuar të gjithë që do t'ia fusë edhe Arbenit. Edhe ju kolegë socialiste mblidhuni dhe jepjani dënimin. Ju deputetë të PS-së mblidhuni të mos keni një fat si PASOK-u. Sikur çdo demokrat dhe demokrate do të punonte me 1/5 e pasionit të tij nuk do të ngelej asnjë bashki në hartën e Shqipërisë të votonte për këta hajdutë,"-tha Ilir Meta.
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë historinë me një socialiste, të cilës nuk ia ka përmendur emrin. Në fjalën e tij, Meta tha se një nga ish-ministret e Edi Ramës i kishte kërkuar që të firmoste dërgimin e saj me punë në SHBA si ambasadore e Shqipërisë. Ndërsa Meta shtoi se e kishte paralajmëruar se Rama nuk do e plotësonte premtimin e tij por thjesht donte ta bënte të heshtte, pasi së fundmi ishte kritike e qeverisë.
"Erdhi e më tha; Shiko meqënëse ti je zgjedhur president, a ke kundërshtim që të shkoj në SHBA? Jo i thashë unë që të shkoj ambasadore. Po nuk dua tha edhe ajo, por më thirri Edi e mu përgjërua, më tha të dua ambasadore në Amerikë. I thashë, kujdes mos po ta fut Edi. Se ti ngre zërin për probleme. Jo tha ajo, ai mu lut e mu bë. Ajo zonja e nderuar, as ambasadore nuk u bë. Që mund të ishte bërë prapë ministre, as ambasadore, as anëtare e Asamblesë. Pse? Kemi të bëjmë me një skizofen që e shqetëson çdo mendim kundër,"-tha Ilir Meta.
TIRANË- Deputetja socialiste, Klotilda Bushka i ka kthyer përgjigje pretendimit të Jorida Tabaku, ku sipas saj ende nuk është marrë as vendim pro as kundër për ngritjen e një komisioni hetimor. Bushka u shpreh se Konferenca nuk ka dhënë ende vendim, ndaj kërkoi që të mos bëhen 100 interpretime të ligjit.
“S’ka vendim pro as kundër. Verifikojeni si është e vërteta. Rregullorja është 1 mos bëni 100 interpretime të ligjit. Sa i takon situatës në Kuvend unë propozoj t’i kthehemi rendit të ditës një folës pro dhe një folës kundër siç e thotë edhe rregullorja.”- thotë Bushka.
TIRANË- Ministrja socialiste Elisa Spiropali provokoi deputetët e opozitës duke iu referuar demokratit Edmond Spaho i cili u përjashtua për shkak se i ra bilbilit në seancën e shkuar. Me ironi, ajo kërkoi 1 minutë heshtje për deputetin, që sipas saj ka qënë i palodhur në sallë duke krijuar zhurmë.
'Së pari një 1 minutë heshtje për Edmond Spahon, që ra në fushë betejën, respekt për veprën e tij, i palodhur, dhe keqardhje që tradhëgimia e tij e bilbilfryerjes.. ai ishte padiskutim më i guximshëm dhe me më shumë vlerë sesa ju së bashku. Do jetë gjithmonë në zemrat tona, kur do ta kemi sërish këtu bashku me ju për revolcionin e radhës.Qetësohu Albana, se jeni gjallë, jeni në jetë jeni në dritë të vërtetë.'-tha Spiropali.
TIRANË- Deputetja Jorida Tabaku kërkon që të merren masa nga Kuvendi i Shqipërisë, për mënyrën sesi trajtohen gratë deputete. Gjatë seancës së sotme plenare, ajo u shpreh se sjellja e gardës ndaj deputeteve gra, ishte e shëmtuar. Tabaku foli për përplasjen e Gardës ndaj demokratëve, ku tha se kjo e fundit ka ushtruar forcë mbi zonjat.
Po ashtu, ajo u shpreh se Rama nuk dëshiron ngritjen e një Komisioni Hetimor për aferën “McGoniga”, pasi sipas saj ai e provoi vitin e kaluar me Komisionin e ngitur për Inceneratorët, punën hetimore që bëhet aty.
'Unë kërkova që një grup deputetësh të PD kanë kërkuar që të ngrihet komision hetimor për të ushtruar të drejtën kushtetuese për kontroll, mbikëqyrje dhe monitorim mbi qeverinë. Na u tha që konferenca e kryetarëve ka vendosur që ligji nuk është më në fuqi. Konferenca e kryetarëve nuk shfuqizon dot ligjin. Sot bëhet 1 vit që kryeministri është përgjigjur në komisionin hetimor dhe nuk do të tjera. Të drejtën e opozitës për komisione hetimore nuk e hiqni dot. Nesër bëhet 1 vit nga agresioni rus në Ukrainë, s’kishte diçka më shumë Putini se ç’po ndodh këtu. Po shihnim pamje të shëmtuara që zonjat deputete po shtyheshin nga Garda dhe të gjithë ne këtu përtej kaheve politike duhet reaguar. Do e thoja dhe nëse do ishte për gratë socialiste. Duhet të merrni masa për trajtimin e grave deputete nga seanca'- tha Tabaku.
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bashkohet protestës së Partisë Demokratike para Kuvendit, i shoqëruar nga të rinjtë e partisë që ai drejton. Por me të mbërritur pranë Kuvendit, pranë tij shkoi demokrati Klevis Balliu, i cili është në ngarkim në organizimit të protestave të Partisë Demokratike.

Luan Baçi: Sot mbarova dënimin politik, të paktën kur mbaron dënimi politik punonjësit duhet t'i thoni që të na lënë të futemi brenda. Më në fund erdha këtu në Parlament. Po i merrni në qafë ata të Gardës se do i drejtohemi organeve gjyqësore. Unë në Foltore kam qenë dhe nuk më keni tërhequr vëmendjen. Keni bërë një zgjedhje brilante, vini 7-8 deputetë, protestojnë dhe bëjnë kërkesë që të më përjashtojnë. Nuk po bëj histori, më dëgjo dhe mos më ndërprit. Kërkoj llogari pra, pse më përjashtuat? Më argumentoni çfarë shkeljesh kam bërë.
TIRANË- Ka nisur zyrtarisht protesta e thirrur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë përpara Kuvendit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhte, edhe sot, qytetarët kanë zgjedhur që të shprehin mesazhin e tyre me pankarta.
"Boll ndihmuar një të korruptuar. Po na ikin fëmijët. Edi Rama me dy qeveri, një në burg, një në Kryeministri. Edi Rama, arkitekt i shpopullimit,"-shkruhet në disa prej pankartave.
Ndërkohë në hyrje të Kuvendit deputetët e përjashtuar të opozitës kanë nisur përplasjet me përfaqësuesit e Gardës së Republikës, të cilët nuk lejuan hyrjen e tyre në Kuvend. 6 deputetë të opozitës u përjashtuan për disa ditë nga punimet e Kuvendit, me arsyetimin e prishjes së qetësisë në Kuvend dhe moslejimin e zhvillimit normal të punimeve në seancë.
TIRANË- Debate në Kuvendin e Shqipërisë! Deputetët e opozitës kundërshtojnë përjashtimin e kolegëve të tyre duke deklaruar se e gjitha është bërë në kundërshtim me Kushtetutën. Vokshi mori fjalën në foltore, duke thënë se ka bindje se të tjerë deputetë të PD-së do përjashtohen. Nga ana tjetër, deputetja Açka iu është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama, i cili e ka quajtur opozitën “kopsht zoologjik”, duke quajtur maxhorancën kafaz.
Albana Vokshi: Edi Rama e ka vendin në burg. Deputetë të ndershëm socialistë distancohuni nga Rama. Ejani të ngremë sot komisionin hetimor. 24 deputetë keni përjashtuar, turp më të madh nuk ka Lindita Nikolla. Besoj se do përjashtoni edhe të tjerë. Ky parlament sot ka rënë, nuk mbron më interesat e popullit, mbron vetëm interesat e Edi Ramës. 14 herë përmendet emri i Ramës në akt akuzën e drejtësisë amerikane.
Flutura Açka: Jemi kopsht zoologjik sipas asaj qe ka thënë kryetari juaj. Kontrolloni kafazin tuaj për paraqitjen këtu. Çështja e parë, pse kryeministri nuk paraqitet kur e kërkon Kushtetuta? Ka shkelur Kushtetutën, duke mos e sjellë në kohë, për ju është Zeus, Promote, apo Skënderbe, por për ne është kryeministër. Por meqë ka deklaruar jemi kopsht zoologjik, zgjidhni vetë kush është pilivesa. Unë vetë vij erë njeriu, unë dhe shumë të tjerë do flasim si njerëz. Ai i është hiena.
Pika 2. Komisioni Hetimor, dhe sa u tha një gjë e pavërtetë, sa kohë deputeti thotë është firma ime s’ka asnjë konflikt. Ju do verifikoni firmat, dhe nuk hapni Komisionin Hetimor. Pika 3 dhe më flagrante. Kushdo deputet ka të drejtën e përfaqësimit të njerëzve mbrapa tij, ju edhe sikur ti përjashtoni, 27 deputetë, 27 vota i keni hequr ligjeve nga data 2 deri sot, në momentin e votimit jeni të detyruar që ti ftoni këtu në sallë dhe të vijnë të votojnë, këta njerëz nuk e kanë.
TIRANE- Mëngjes i paqtë për ish-ministrin Arben Ahmetaj. Ahmetaj hyri në ambientet e Kuvendit, ku u përgjigj shkurtimisht për gazetaren e "Ora News". Teksa i hodhi dorën në qafë për të patur një bisedim sa më miqësor, ish-ministri tha se akuzat për të janë të paguara, ndërsa ai vetë nuk ka lidhje. Sipas tij, i vetmi zhvillim i ri në jetën e tij, janë humbja e 4 kilogramëve në palestër.
Arben Ahmetaj: Mirëmëngjesi. Vendi ka nevojë për normalitet. Forcat politike kanë të drejtën e tyre të protestojnë por jo në të drejtë të tyre.
Pyetje: Ka patur shumë akuza ndaj jush? çfarë po ndodh me ju?
Arben Ahmetaj: Me mua? Kam humbur 4 kilogram në palestër, kjo po ndodh me mua personalisht. Sa i përket akuzave, duroni, jam në "Opinion" sot në darkë. Duroni, gjithsesi janë akuza mercenarësh.
Ahmetaj akuzohet nga disa media për lidhje direkte me një nga pronarët e kompanisë së inceneratorëve, Klodian Zoto. Së fundmi, ai është kallëzuar në SPAK se ka shkelur ligjin me lidhjen me Zoton dhe përfitimin e udhëtimeve dhe një shtëpie që sipas akuzave ai e ka marrë nga ky person./Dosja.al
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla iu përgjigj kërkesës nga një grup deputetësh të PD, për ndryshimin e rendit të ditës dhe vendosjen si pikë të parë mocionin me debat për cështjen Rama McGonigal. Teksa ishte i rrethuar nga deputetët demokratë, ai u shpreh se sjellja e deputetëve nuk do jetë e tillë pas datës 3 mars.
“Jam shumë i sigurtë që pas datës 3 mars nuk do jeni më këtu se gjykata do marrë vendim”.
Fjala e Ballës:
'Me vërtet jeni përfaqësues të foltores por foltorja është e të gjithëve nuk është e juaja. Lidhur me kërkesën, Kuvendi për mocionin me debat, ka marrë vendim dhe në konsultim më zyrën e kryeministrit që ka garantuar që do jetë prezent në datën 2. Më duket pak qeshakarae që ju mos e pranoni të moz zhvillohet ne daten 2 e te kerkoni te zhvillohet sot kur kryeministri Rama është në një vizitë zyrtare në Japoni. Këtë gjë ua kemi thënë javën e kaluar. Në pamundësi për t’u zhvilluar në datën 23 që për shkak të kësaj vizite në një vend partner ky debat do zhvillohet në datën 2 sipas gjithë kërkesave të bëra nga kolegët e opozitës përfshirë dhe kohën e zhvillimit të debatit. Sa i përket komisionit hetimor parlamentar, po shqyrtohet nga Konferfenca e Kryetarëve. Na duhet të shqyrtojmë vendimet e GJK. Thirrja ime sot është që kjo seancë kjo shfaqje këtu s’ka të bëjë me komision hetimior as me debatin por lidhet me përpjekjen e këtyre këtu e të Kadiut të këtyre për të intimiduar drejtësinë. Ndaj zonja drejtuese e seancës Kuvendi ti zhvillojë punimet. Mësoni të bëni kërkesat, thirrja ime miqësore s’jemi aspak të kënaqur të shohim këtë qasjen tuaj, të marrim vendime për përjashtim kolegësh por kur në kuvend vjen deputeti shkul mikrofonin e merr dhe i bie foltores sikur me qenë daullja kjo është e patoleruershme. Më kanë dalë ca njerëz këtu që nuk e dinë as vetë pse kanë dalë, iu ka thënë kadiu dilni aty, tërhiquni nga kjo qasje jam shumë i sigurtë që pas datë 3 nuk do jeni më këtu se gjykata do marë vendim, por ajo që ka rëndësi është që problemet e brendshme të partisë tuaj të mos i sillni në sallën e Kuvendit.'
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla mori fjalën sot në Kuvend. Mirëpo, ai u rrethua nga deputetët e PD-së. Deputetët Ina Zhupa, Luçiano Boçi dhe Albana Vokshi i qëndruan pranë.
Ky imazh është i njëjtë me seancat e kaluara, ku deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Sot ata janë të paktë në numër, pasi Kuvendi ka përjashtuar disa prej tyre me arsyetimin se kanë krijuar tensione dhe kaos në seancë./Dosja.al
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh se kolegët e saj janë përjashtuar në mënyrë të paligjshme. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa tha se është dakord me fjalën e një ministre, e cila ka thënë se Rama është brand. Mirëpo, deputetja shtoi se kryeministri është brend ndërkombëtar i korrupsionit.
'Ata deputetë janë të përjashtuar në mënyrë të paligjshme. Neni 28 i rregullores thotë, se Kuvendi duhet të caktojë një komision hetimi për një çështje të veçantë. Më shumë se 48 deputetë kanë bërë këtë kërkesë, pse nuk ngrihet që sot? E pastaj kërkoni qetësi sikur jemi në kopësht. Nuk duam asnjë favor nga ju, po atë që na jep Kushtetuta nuk mund të na e merrni ju me vota e mandate të vjedhura. Jemi dakord që ti rikthehemi normalitetit, që të diskutojmë për skandalin, që të ngrihet një komision, që deputetë të jenë në sallë, kjo po është normalitet. Po po e shkelët ju 1 herë do na detyroni që t'ju përgjigjemi.
Dakordësia ime është me një ministre tuajën, e cila është shprehur se Rama është brend, po brend ndërkombëtar i korrupsionit. '- tha Zhupa.
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë filmuar pak nga momenti kur kanë hyrë për në sallën e Kuvendit. Teksa po kontrolloheshin në hyrje, demokrati Bujar Leskaj ka ngritur një dyshim që e ka ndarë me kolegët e tij, por pa e ditur që po filmohej. Sipas tij, përveç Gardës së Republikës, për të mbajtur deputetët larg kishin thirrur edhe punonjësit e Policisë së Shtetit. Shqetësimin ia ndau Luçiano Boçit, i cili kërkoi ndihmë nga Flamur Noka.
PJESË NGA BISEDA MES DEPUTETËVE:
Bujar Leskaj: O Luçi shiko pak ata në radhë të parë, më duket janë të Policisë.
Luçiano Boçi: Ashtu ë? Të thanë ty?
Bujar Leskaj: Po them unë nga mendja ime...
Luçiano Boçi-një gardisti: Të Gardës janë ata?
Bujar Leskaj: Po jo do të thotë ai, çdo thotë?!
Luçiano Boçi: O Flamur...
TIRANË- Seanca e sotme plenare nisi me debat. Sërish, edhe sot deputetët e opozitës krijuan zhurmë dhe bllokim të foltores, pasi kërkojnë që të zhvillohet mocioni me debat për çështjen 'Rama-Mcgonigal'. Deputeti Luçiano Boçi kërkoi që të ngrihet urgjentisht komisioni për çështjen 'Rama-Mcgionigal'.
Nikolla: Për ndrshimin e rendit të ditës për sot, përfshirjen si pikë të parë mocionin me debat 'Rama-Mcgonigal', Kuvendi merr vendimin jo më pak se tre të 5 e deputetëve të pranishëm. Propozuesi diskuton jo më pak se 3 min.
Boçi: Pamjet e shëmtuara për të mos lejuar deputetët përsëriten. Ata kërkuan që të jenë prezentë në mbledhjen e Byrosë, ju urdhëruar gardën që të mos të futen. Neni 65 e përcakton qartë se deputeti që ankimohet për vendimin duhet të jetë prezent. Si është ky kështu, nga një kryeministër tradhtar. Kemi kërkuar që nga java tjetër seancë pyetjes e përcaktuar nga nenet që kryeministri të jetë prezent. Komisionet hetimore jnë të qarta, e dyta për Ramën nga 48 deputetë. Ata na mbajën dhe na shkelin këtu dhe na tregon rregulloren dhe më përjashton.
Pse e shkelni ju Kushtetutën, pse e shkelni nenin 35? Kush është ai që del në studio televizive dhe thotë që unë nuk ngrej komisione hetimore. Të paktën ti ushtro autoritetin tënd. I harruat ato rublat, po po mbaroi koha, zgjate dhe pak. Cfarë ka bërë Rama, asgjë më shumë asgjë më pak se Enver Hoxha duke ndërprerë marrëdhëniet me SHBA. Ndërkohë që ju vazhdoni të njëjtën histori. Rama ka goditur sigurinë e SHBA, duke korruptuar agjentin e FBI. Kërkesa jonë është urgjente që të ngrihet ky komision, mos vazhdoni më me këtë turp. Lufta juaj e përditshme është kryeministër turpin tënd të përditshëm na e fal sot.

TIRANË- Byroja e Kuvendit të Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të opozitës për të pezulluar vendimin për përjashtimin nga seanca plenare e kësaj të enjteje. Në mbledhjen e sotme, pak para nisjes së Kuvendit, Byroja vendosi lënien në fuqi të vendimit të sekretariatit të etikës per përjashtimin e 6 deputetëve.
Jashtë Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi e quajti këtë një vendim të fashist të maxhoirancës që synon të pengojë ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal.
“Me një vendim fashist parlamenti dhe maxhoranca përjashtuan deputetët e opozitës, kjo është në vazhdën e përjashtimeve të seancave të fundit, vetëm sepse kërkojnë një të drejtë kushtetuese të ngritjes së Komisionit Hetimor për të hetuar skandalin McGonigal. Opozitës i lejohet që të kontrollojë qeveriunë dhe maxhorancën me çdo instrument. Kemi kërkuar Komision Hetimor për të hetuar skandalin më të madh. Kërkojmë që të hetohet në themel e gjithë afera e pisët e Ramës në këtë aferë që synon shkatërrimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Kemi kërkuar këtë të drejtë kushtetuese prandaj jemi përjashtuar. Kemi vendosur që të mos kemi seanca normale pa u garantuar e drejta e shqiptarëve. Ja ku është sot vendimi i Byrosë,"- tha Bylykbashi.
Deputetja Greta Bardeli, ishte ajo e cila u përjashtua më pak ditë se gjithë të tjerët, vetëm 3 ditë. Ndërkohë që deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Oerd Bylykbashi dhe Sorina Koti u përjashtuan me 10 ditë. 5 ditë u përjashtua edhe deputetja Linditia Metaliaj.
TIRANË- Byroja e Kuvendit ka rrëzuar ankimimin e 6 deputetëve të PD dhe lë në fuqi përjashtimet. Sot nuk marrin pjesë në seancë 8 deputetë, 6 të përjashtuar nga seanca e shkuar dhe Sali Berisha e Flamur Noka që nuk kanë plotësuar ende 10 ditët e përjashtimit, vendim i dhënë më parë.
Gjashtë deputetët e përjashtuar me vendim të sekretariatit për procedurat, votimet dhe Etikën iu drejtuan me një letër Byrosë së Kuvendit, teksa e quajnë vendimin antikushtetuese dhe një akt të rëndë ndaj parlamentarizmit në Shqipëri./Dosja.al
TIRANË- Njëjtë si herën e shkuar, edhe sot ka përplasje mes deputetëve të Kuvendit me Gardën e Republikës. Këta të fundit pretendojnë se nuk mund t'i lejojnë që të futen në sallë, ndërsa deputetët e përjashtuar kërkojnë që të marrin pjesë në mbledhjen e Byrosë për ankimuar vendimin e marrë ndaj tyre.
Nga pamjet dëgjohen deputetët të cilët i thonë punonjësve të Gardës të mos i prekin me dorë, ndërsa Luan Baçi u shty nga njëri prej gardistëve duke shkaktuar debate. Në videon e filmuar nga vetë deputetët, deputeti Luan Baçi dëgjohet të thotë me tone të larta: Më kape me dorë! Nuk lejohet të kapësh me dorë një deputet.
DEBATI MES DEPUTETËVE DHE GARDËS:
Albana Vokshi: Nuk guxon Garda të ngrejë dorën ndaj një deputeti.
Luan Baçi: Po kush je ti që të na fusësh një nga një?
Gardisti: Po hë tani se nuk jeni nxënës kopshti
Luan Baçi: Po nuk të bën përshtypje ty që nuk del asnjë. Nuk kam qejf të më prekësh, ndaj hape derën që të futem. Hape derën të futem se nuk më merr aty ore.
Albana Vokshi: Ooooo, ça po bëni ore. Mos e prek një deputet me dorë.
Luan Baçi: Ti je palo djalë. Kë shtyni kështu? Je patronazhist, je palo djalë. Kë shtyn ti? Nuk kam nevojë për ndjesën tuaj. T'ju vijë turp. Ç'është kjo punë? Erdhi tjetri dhe më hipi lart.
Luçiano Boçi: Jemi njerëz. Është i operuar tjetri. Doni raport mjekësor këtu. Po na e keni bërë sikur po futemi në alkatraz. Bëni dhe pis kostumin e famshëm të Gardës.
Albana Vokshi: Nuk e keni mirë kështu, guxoni ju që të vini dorë mbi deputetin./Dosja.al
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, kanë bllokuar hyrjen e sallës së Kuvendit, pasi kërkojnë që të futen në ambientet e parlamentit. Këta deputetë janë përjashtuar për disa ditë nga Kuvendi pasi sipas Komisionit të Etikës, kanë bllokuar seancat. Teksa deputetët e PD-së, tentojnë që të futen brenda, deputetë të tjerë futen që të bëhen pjesë e seancës, një prej tyre është dhe Monika Kryemadhi. Ajo shihet teksa qëndron poshtë shkallëve, pasi e ka të pamundur të përçajë turmën.
Deputetët e përjashtuar të PD-së, kanë ankimuar vendimin për përjashtmin nga sekretariati i etikës. Pritet te mblidhet Byroja e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e tyre, ndërsa kanë tentuar që të futen në seancën parlamentare.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaron për mediat se ai dhe kolegët e tij duhet të futen brenda Kuvendit. Pasi doli nga selia blu, deputeti tha se kanë bërë ankesë për vendimin e Sekretariatit të Etikës që i ka përjashtuar nga Kuvendi pasi bllokoi seancën e shkuar duke i fryrë bilbilit për 6 orë.
“Ne kemi bërë ankesë te Byroja e Kuvendit për vendimin që ka marrë Etika. Derisa të na dëgjojë Byroja do të duhet të na lejojnë të hyjmë në Kuvend. Se çfarë bëjnë me forcë është tjetër punë”, tha Spaho.
Edhe sot, si javën e kaluar do të përsëritet skenar i njëjtë. Spaho do të bëjë të njëjtin veprim si deputetët që ishin përjashtuar dhe do tentojë të futet në Kuvend.
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar ditën e sotme ankimim pranë Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me vendimin për përjashtimin e 6 deputetëve të PD i cili u mor në kundërshtim me Rregulloren. PD deklaron se vendimi i përjashtimit të 6-të deputetëve u mor në datë 21.02.2023 por hyn në fuqi të nesërmen, ndërkohë që seanca është zhvilluar në datë 16.02.2023. Sipas PD-së, kjo bëhet për qëllimin e vetëm që të pengohen deputetet nga pjesëmarrja në më shumë se një seance parlamentare si dhe në komisione.

NJOFTIMI I PD:
Ankim ndaj vendimit Nr. 39 datë 21.02.2023 të Sekretariatit të Etikës. Neni 65/3, 65/4 e vijues të Rregullores së Kuvendit. BYROSË SË KUVENDIT TË SHQIPËRISË.
Zonja Nikolla, Në lidhje me Vendimin Nr. 39, Nr. Prot. 596/1, datë 21.02.2023, paraqesim sa më poshtë vijon:
1. Vendimi Nr. 39, Nr. Prot. 596/1, datë 21.02.2023 (në vijim të Vendimit Nr. 34, dt 27.1.2023, Vendimit
Nr. 37, dt 8.2.2023, Vendimit Nr. 38, Nr. Prot. 538/1, dt 15.2.2023 e disa vendimeve të tjera të marra nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën), është antikushtetues dhe një akt i rëndë ndaj
parlamentarizmit në Shqipëri.
2. Vendimi i përjashtimit ndaj 6-deputetëve u mor në datë 21.02.2023 por hyn në fuqi të nesërmen,
ndërkohë që seanca është zhvilluar në datë 16.02.2023. Kjo bëhet për qëllimin e vetëm që të pengohen
deputetet nga pjesëmarrja në më shumë se një seance parlamentare si dhe në komisione.
3. Vendimi Nr. 39, Nr. Prot. 596/1, datë 21.02.2023 shkel Nenin 70/1, 79/1, 73/1 të Kushtetutës.
4. Vendimi Nr. 39, Nr. Prot. 596/1, datë 21.02.2023, është marrë në shkelje të Nenit 65/2 pika 2 të
Rregullores së Kuvendit, në mungesë totale transparence, pa prezencën e deputetëve akuzues që kishin nënshkruar kërkersën për përjashtim, si dhe në mungesë provave, fakteve, apo indicieve.
5. Përsa i përket provave dhe fakteve nga ana jonë, ato gjenden në të gjitha mediat kombëtare e lokale (të cilat e kanë transmetuar live seancën plenare të datës 16.02.2023), në RTSH Kuvend, si dhe në
rrjetin zyrtar social të Kuvendit të Shqipërisë. Pamjet filmike, si dhe publikimi në të gjitha mediat
shqiptare, evidentojnë shkeljen e përsëritur të të drejtave të deputetëve të Partisë Demokratike,
të sanksionuara në Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit, nga ana e Drejtueses së Seancës Znj.
Ermonela Felaj, si më poshtë vijon:
a. Neni 76/1 i Kushtetutës së Shqipërisë përcakton: "Kryetari kryeson debatin, drejton punimet,
siguron respektimin e të drejtave të Kuvendit dhe të anëtarëve të tij...";
b. Neni 7 pika 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit përcaktojnë: "1. Kryetari i Kuvendit përfaqëson
Kuvendin, siguron respektimin e të drejtave të Kuvendit dhe të anëtarëve të tij. Ai kujdeset për
zhvillimin e veprimtarisë parlamentare, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e
Kuvendit...; 2. Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, Kryetari u jep fjalën deputetëve dhe
anëtarëve të Këshillit të Ministrave, drejton dhe moderon në mënyrë të paanshme debatet,
siguron rendin në seancë plenare, cakton radhën e votimeve dhe njofton rezultatin e tyre...";
Neni 7 i Kushtetutës që përcakton: "Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në
ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor."
Neni 49 pika 1 dhe Neni 50 të Rregullores së Kuvendit që përcaktojnë të drejtën e fjalës së deputetit për procedurë dhe replikë.
Deputetët e opozitës, kanë qenë në kërkim të të drejtave të tyre procedurale, të përcaktuara në Rregulloren
e Kuvendit, që janë shkelur e penguar në mënyrë vazhdueshme e të përsëritur ne të gjitha seancat e fundit
plenare nga organet drejtuese të Kuvendit.
Përdorimi i masave ekstreme disiplinore në grup, në mënyrë të vazhdueshme e joproporcionale, është bërë
qëllimisht për të ndikuar në aftësitë e opozitës për të ushtruar të drejtat kushtetuese të saj në seancë plenare komisione.
Përsa më sipër, vendimi Nr. 39, datë 21.02.2023 i Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën është
një akt antikushtetues, antiligjor; është një goditje e rëndë për parlamentarizmin në Shqipëri.
Ndaj, bazuar në Nenet 65/3, 65/4 e vijues të Rregullores së Kuvendit, nga Byroja e Kuvendit, kërkohet
shfuqizimi i menjëhershëm i tij.
Neni 65/3, pika 4 i Rregullores së Kuvendit përcakton: "Me paraqitjen e ankimit... vendimi i Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën pezullohet deri në marrjen e vendimit nga Byroja e Kuvendit".
Kryetarja e Kuvendit, në zbatim të Nenit 76/1 të Kushtetutës së Shqipërisë, Nenit 7/1 dhe 7/2, Nenit 65/3 të Rregullores së Kuvendit, të marrë të gjitha masat e duhura për respektimin e të drejtave të deputetëve
dhe mos pengimin e tyre në seancat e komisioneve parlamentare si dhe në seancën plenare, përfshirë nga Shërbimet e Sigurisë së Kuvendit (Garda e Republikës së Shqipërisë.
TIRANË- Ende pa nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka tension dhe përplasje me deputetëve të Partisë Demokratike dhe Gardës së Republikës. Deputetët e përjashtuar demokratë po tentojnë që të hyjnë në sallë, por janë penguar nga Garda duke u shtyrë me forcë jashtë. Për të treguar se çfarë ndodhi, deputeti Tritan Shehu është kthyer nga kamerat e dha mesazhin e tij: Ky është grusht shteti.
Ndërkohë duke qenë se ndryshe nga herët e tjera media nuk është lejuar që t'u afrohet deputetëve për të dëshmuar nga afër pamjet, deputetët po filmojnë vetë.

'Të futemi apo jo?'/ Mblidhen bashkë deputetët e përjashtuar të PD, presin edhe kolegët për t'u futur në Kuvend
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pritur ditën e sotme nga mbështetës. Teksa u fut në selinë blu, një i moshuar dëgjohet teksa i drejtohet Berishës. Në videon e 'Panorama' ky person i prezantohet ndërsa Berisha i buzëqesh dhe futet brenda.
'Të marrsha të keqen. Unë jam Mark Gjonaj, të pafsha mirë e ma mirë ty. Rroft Shqipëria, rroft pavarësia'- i thotë i moshuari.
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare prej orës 10:00, në të cilën përveç pikave të rendit të ditës, do të shqyrtohen edhe tri marrëveshjet e miratuara në Qeveri, ato nga Procesi i Berlinit. Mediat kosovare raportojnë se marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, ishin nënshkruar nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor, në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit.
Në seancën e sotme deputetët po ashtu do të shqyrtojnë edhe Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe një varg projektligjesh dhe Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Rendi i ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
4. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-215 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor,
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-216 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor,
7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-217 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,
8. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-208 për parqet industriale dhe teknologjike,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-209 për investime të qëndrueshme,
11. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë nr. 04/112, dt. 13.12.2022 për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.”,
12. Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”,
13. Shqyrtimi i Propozimit të GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi.
Deputetët e Kuvendi, në seancën e djeshme, nuk i kanë dhënë mbështetje Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.
TIRANË-Për shkak të protestës së opozitës përballë parlamentit do të ketë bllokim në disa akse rrugore. Kështu, nga ora 10:00, pritet të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.
Në të njëjtën kohë me protestën, sot në orën 10:00 mbahet edhe seanca plenare. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar disa herë se Kuvendi nuk do të zhvillojë seancë për asnjë çështje tjetër nëse kryeministri Edi Rama nuk jep llogari për skandalin ‘McGonigal’./Dosja.al
TIRANË- Partia Demokratike do zhvillojë ditën e sotme protestën e radhës para parlamentit, para nisjes së seancës së radhës plenare në orën 10:00. Policia ka marrë masat e para për mbarëvajtjen e kësaj proteste dhe shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm. Mbi 700 efektivë policie do të jenë në gatishmëri përballë parlamentit.
Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit. Ndërsa efektivë të Gardës janë dislokuar në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve. Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 09:30 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.
Protesta pritet të nisë para orës 10:00, kur një grup protestuesish do të nisen nga selia blu për të marshuar drejt kuvendit me në krye kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha. Protestës pritet t'i bashkohet dhe kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta./Dosja.al