LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Prodhimet ‘Made in Albania’ pasaportë për në BE"/ Platforma Export On, Rama: Lehtësi me burokracinë e doganave. Salla: Eksporti garanci për konsumatorin

• Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Made in Albania” është një markë cilësie dhe një pasaportë për në Bashkimin Europian, ndaj dhe qeveria do t’i mbështesë të gjithë ata që do të synojnë marrjen e kësaj pasaporte. • I pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku u prezantua platforma e re Export On, Rama kërkoi që të hiqet dorë nga konkurrenca me çmim të ulët dhe bizneset të fokusohen te konkurrenca me standard të lartë të certifikuar nga BE. • Gjithashtu Kryeministri u shpreh se bizneset duhet të investojnë në burimet njerëzore, sepse vetë kështu i përgjigjen sfidave që ka sektori. • Duke folur për eksportet, Rama deklaroi se eksoportuesit shqiptarë nuk duhet të humbin kohë me burokraci në dogana, por sipas tij, të mbështeten te digjitalizimi. • Ai theksoi se edhe pse janë vendosur instrumenta financiare për ndërmarrjet eksportuese, duke ulur rriskun e tyre përballë bankave tregtare, thithja e këtyre fondeve është e ulët. • Sipas tij, Shqipëria duhet të ketë rrjet të konsoliduar dhe të fuqishëm të grumbullimit të standardeve të larta. • Ndër të tjera, Kryeministri theksoi se një nga çështjet që janë adresuar, është çështja e barrierave dhe logjistikës, e procedurave eksportuesve, për të ulur kohën dhe kostot e transportit. • Ndërkohë, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi se eksporti nuk është thjesht shitje jashtë vendit, por garanci për konsumatorin. • Salla u shpreh se raporti i eksportit sot ka arritur në 1 me 3 krahasuar me raportin 1 me 7, 10 vite më parë. • Ai tha se synimi i Bujqësisë 2030 është që eksportet bujqësore dhe të shkojnë në 1 miliard USD në 2030. • Sipas tij, për tu rritur eksporti kërkohen investime, teksa shtoi se për vitin 2026 janë planifikuar rreth 2 miliard lekë mbështetje investim.

4 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

"BE-ja mbetet partneri kryesor"/ Salla: Eksporti nuk është thjesht shitje jashtë vendit, por garanci për konsumatorin

"Prodhimet ‘Made in Albania’ pasaportë për në

TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka deklaruar ditën e sotme se eksporti nuk është thjesht shitje jashtë vendit, por garanci për konsumatorin. Gjatë fjalës së tij në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, Salla u shpreh se raporti i eksportit sot ka arritur  në 1 me 3 krahasuar me raportin 1 me 7, 10 vite më parë.

Ai tha se synimi i Bujqësisë 2030 është që eksportet bujqësore dhe të shkojnë në 1 miliard USD në 2030. Sipas tij, për tu rritur eksporti kërkohen dhe investime. Ministri tha se për vitin 2026 janë planifikuar rreth 2 miliard lekë mbështetje investim.

"Përshëndetje AIDA, përshëndetje për këtë takim që bën bashkë të gjithë bizneset, të gjithë ata që eksportojnë, sidomos në bujqësi dhe agropërpunim, ku potenciali është i madh, por edhe standardet janë më kërkuese se kurrë. ExportON vendos në një tryezë të vetme: politikat e eksportit, financimin, standardet, promocionin dhe pengesat reale të sektorit privat.

Sot, eksporti nuk është thjesht shitje jashtë vendit; është besueshmëri, certifikim, dhe mbi të gjitha garanci për konsumatorin. Raporti i eksportit sot ka arritur  në 1 me 3 krahasuar me raportin 1 me 7, 10 vite më parë. Ne kemi synimin që të arrijmë në raportin një import dhe dy eksport.

Eksportet tona shtrihen në 80 shtete, dhe BE-ja mbetet partneri kryesor, me rreth 58% të vlerës totale të eksporteve bujqësore. Struktura e eksporteve tregon ku jemi të forte, ku zarzavatet zënë peshën më të madhe në sasi dhe vlerë të ndjekura nga peshku e produktet e detit.

Kjo do të thotë që jemi në rrugën e duhur, sepse në BE të hapet dera vetëm kur ke standard, kontroll, dokumentacion dhe produkt të sigurt. Aktualisht ne po punojmë në disa drejtime paralele:

1. Me përafrimin e plotë të legjislacionit me atë të BE-së me synim  finalizimin e transpozimit ligjor deri në 2027  dhe   konsolidimin e kontrollit zyrtar në nivel qendror e rajonal brenda 2026.

2. Si dhe digjitalizimin e kontrollit ushqimor i cili do të mundësojë monitorim të vazhdueshëm, standardizim të dhënash në kohë reale, që i shërben njëkohësisht konsumatorit dhe eksportuesit.

Në këtë linjë  investimet në rrjetin laboratorik, modernizimi i laboratorëve rajonalë dhe forcimi i pikave të inspektimit kufitar të cilat janë thelbësore për besueshmërinë e analizave dhe lehtësimin e procedurave të eksportit.

Synimi ynë i Bujqësisë 2030 është që eksportet bujqësore dhe të shkojnë në 1 miliard USD në 2030. Por për tu rritur Eksporti kërkohen dhe investime. Prandaj, përmes skemave kombëtare dhe së shpejti edhe nëpërmjet IPARD, ne do të mbështesim modernizimin e fermave dhe kapaciteteve të përpunimit.

Për vitin 2026 janë planifikuar rreth 2 miliard lekë mbështetje investimi, me grante deri në 50% të vlerës së investimeve, si dhe instrumente financiare përmes Fondit të Garancisë Sovrane për subjektet agropërpunuese, pra një paketë e integruar mbështetjeje.

Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë sistemin e standardeve dhe infrastrukturën… Ndërsa ju si sektor privat, duhet të investoni në cilësi, certifikim, organizim, sepse eksporti është maratonë, jo sprint. Dhe bashkë, duhet ta bëjmë Shqipërinë dhe produktin shqiptar një histori suksesi që lexohet në etiketë dhe provohet në treg Made in Albania," tha Salla./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Linja e kreditimit të BSH është pa limit..."/ Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi

"Prodhimet ‘Made in Albania’ pasaportë për në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për eksportet deklaroi se eksoportuesit shqiptarë nuk duhet të humbin kohë me burokraci në dogana, por sipas tij, të mbështeten te digjitalizimi. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se edhe pse janë vendosur instrumenta financiare për ndërmarrjet eksportuese, duke ulur rriskun e tyre përballë bankave tregtare, thithja e këtyre fondeve është e ulët. 

Sipas tij, Shqipëria duhet të ketë rrjet të konsoliduar dhe të fuqishëm të grumbullimit të standardeve të larta. Ndër të tjera, Kryeministri theksoi se një nga çështjet që janë adresuar, është çështja e barrierave dhe logjistikës, e procedurave eksportuesve, për të ulur kohën dhe kostot e transportit.

"Sa më shumë të fusim lëndë të parë të përpunuar në vend, aq më shumë do mbajmë vlerë të shtuar në kufijtë tanë. Sidomos kur vjen puna te bujqësia, hapi tjetër është agro përpunimi. Shqipëria të ketë rrjet të konsoliduar dhe të fuqishëm të grumbullimit të standardeve të larta. Një nga çështjet që janë adresuar, është çështja e barrierave dhe logjistikës, e procedurave eksportuesve, për të ulur kohën dhe kostot e transportit.

Të shkojmë pa humbur shumë kohë, me zero burokracinë e doganave, duke u mbështetur te digjitalizimi. Kemi vendosur instumenta të rinj financiarë, posaçërisht për ndërmarrjet eksportuese, duke ulur rriskun e tyre përballë bankave tregtare, thithja e këtyre fondeve është e ulët. Qoftë për linjën e kredimit të BSH, duhet të kuptojmë ku është pika e dobët dhe si ta adresojmë. Linja e kreditimit të BSH është pa limit, po të kemi parasysh sa larg jemi ne, nga thithja e pjesës së parë që është në dispozicion", theksoi Rama./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Synojmë të ulim kostot e transportit"/ Rama: Bizneset të investojnë në burime njerëzore

"Prodhimet ‘Made in Albania’ pasaportë për në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se qeverisa synon të ul kostot e transportit. Gjatë fjalës së tij në në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, Rama u shpreh se bizneset duhet të investojnë në burime njerëzore. Ai tha se BE është një hapësirë mundësish, por dhe sfidash.

"Duhet të kemi një rrjet të konsoliduar të agro-përpunimit. Synojmë të ulim kostot e transportit. Duhet të kuptojmë se ku është pika e dobët pasi kemi vendosur instrumente të reja financiare posaçërisht ndërmarrjet eksportuese duke ulur riskun e tyre përballë bankave tregtare, gjithsesi thithja e këtyre fondeve është shumë e ulët krahasimisht me atë që do donim të ishte. BE hapësirë mundësish, por dhe sfidash.

Dihet investim në burimet njerëzore. Eksporton është një platformë, e cila prezantohet para jush sot, por që njëkohësisht do të merret me matjen e indikatorëve që do vijnë nga realiteti i punës suaj të përditshme dhe që çdo vit do të nxjerrë edhe raportin e vet, për se si kanë lëvizur volumet eksportuese. Një raport që do ti vlejë qeverisë, por edhe ju, për të kuptuar se si lëviz eksporti," tha Rama./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

"BE hapësirë mundësish, por dhe sfidash"/ Rama: ‘Made in Albania’ markë cilësie dhe pasaportë për në BE

"Prodhimet ‘Made in Albania’ pasaportë për në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku dhe u prezantua platforma e re Export On. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se BE është një hapësirë mundësish, por dhe sfidash.

Lideri i qeverisë tha se ‘Made in Albania’ është një markë cilësie dhe një pasaportë për në BE. Në lidhje me këtë ai tha se do të mbështeten të gjithë ata që do synojnë ti japin vetes këtë pasaportë, duke hequr dorë nga ideja se konkurenca me çmim të ulët mund ti çojë larg dhe duke u fokusuar te konkurenca me standarde të larta. 

"Të gjitha kompanitë tona që janë në një process transformimi të vazhdueshëm është e domosdoshme të mbajnë sytë nga cfarë I pret në një të ardhme jo shumë të largët ku Shqipëria do jetë anëtare e BE. Është një hapësirë mundësish por edhe sfidat të jashtëzakonshme. Kush nuk do di të adopotohet do jetë humbës.

Sot jemi në nisje të një tjetër viti të rëndësishëm në BE. Jemi këtu për të mbështetur bashkë një nismë të AIDA, që tani është kthyer nga zyrë informacioni në  mekanizëm mbështetje që orienton të gjithë ata që i adresohen. Me rëndësi për ekonominë tonë është domosdoshmëria për të rritur vlerën në vend, dhe një nga sfidat e AIDAs është mbështëtja e eksporteve duke mbështetur prodhimet made in Albania. Cojmë në nivel tjetër marrëdhënien me eksportuesit.

‘Made in Albania’ është një markë cilësie dhe një pasaportë për në BE, për këtë do të mbështesim gjithë ata që do synojnë ti japin vetes këtë pasaportë duke hequr dorë nga ideja se konkurenca me cmim të ulët mund ti çojë larg dhe duke u fokusuar te konkurenca me standarde të larta. Mbështetja që do të japim për certifikimet ndërkombëtare është diçka që e shohim si një investim strategjik të shtetit, jo thjesht për ti kursyer binzesit disa lekë por për ta ndihmuar të futet në tregun europian.

Duke shtuar mbështetjen e shtetit për certifikimet ndërkombëtare. Kush nuk pret që vazhdimësia e sipërmarrjes ti garantohet nga oksigjeni i shtetit por i beson inovacionit dhe transformimit fiton, kush pret që të vazhdojë të rrijë ku është mësuar, duke u mbajtur me oksigjen nga shteti po shtyn në agoni ditën e fundit. Dhe besojmë shumë te manifaktura, për të krijuar më shumë vlerë të shtuar do bëjmë më shumë në mbështetje të sipërmarrjeve që do përqafojnë sfidën e transformimit," tha Rama./Dosja.al

edi rama andis salla

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet