Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. • Rama u ndal në sfidat e qeverisjes së kaluar dhe arritjet në procesin e integrimit evropian. • Po ashtu ai ka kujtuar edhe pengesat që Shqipëria ka hasur nga politika e brendshme e BE-së. • Rama theksoi se Shqipëria sot është në një pikë kyçe të procesit të anëtarësimit, një objektiv që, sipas tij, ishte i paimagjinueshëm në fillim të mandatit. • Sipas tij, Plani i rritjes ekonomike dhe mbështetja financiare për rajonin, janë shembuj të ndikimit që Shqipëria ka arritur në politikën evropiane, duke e vendosur vendin në një pozicion më të favorshëm. • Gjatë prezantimit, Rama ka zbuluar edhe një model të pasaportës që, sipas tij, do të përdoret nga shqiptarët pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian.• Rama ka vijuar me komentet për drejtësinë duke sulmuar sërish opozitën. • Ai përsëriti se shpatën drejtësisë ia dorëzuan socialistët. • Rama shtoi se kryedemokrati Sali Berisha përbetohet që do ta kthejë përmbys drejtësinë duke nënkuptuar se kërkon të shkrijë SPAK. • Rama, gjatë prezantimit të programit “Shqipëria 2030” ditën e sotme ka premtuar se paga minimale nga janari 2026 do të jetë 500 euro. • Ai shtoi se sipërmarrësit do të jenë detyruar të rrisin pagën minimale, por qeverisja do t'u japi një lehtësi që gjatë 18 muajve pas pagës së parë, shteti atyre nuk do t'u kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 eurosh. Rama u kërkon votën shqiptarëve për të integruar, sipas tij, Shqipërinë në BE.• Ai thotë se Shqipëria 2030 do të ketë një prodhim të përgjithshëm prej 35 miliardë eurosh. • Rama tha se kur morën detyrën, Prodhimi i Brendshëm Bruto, Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar, gjithçka që prodhonte Shqipëria ishte 9.6 miliardë euro, sot, sipas tij, është 25 miliardë euro. • Rama tha sot se nëse futemi në BE marrim mbi një miliardë euro çdo vit.• Rama tha se BE-ja është edhe përfitim kolektiv, përveç përfitimit individual. • Sipas tij, shembulli i transformimit të Kroacisë do të jetë ajo që do të ndodhë me Shqipërinë në rast anëtarësimi në union. • Po ashtu Rama tha se kontribuuesit janë vende të mëdha si Franca, janë Gjermania, Holanda e me radhë, që japin financiarisht më shumë se sa marrin, dhe BE ju duhet si një treg i madh i përbashkët si një perimetër vlerash dhe parimesh dhe ju duhet shumë si një zonë e gjerë zhvillimi. ama tha sot gjatë prezatimit të programit elektoral të PS-së se në mandatin e katërt premton ndërtimin e 200 shkollave të reja. • Ai tha se secila shkollë do të garantohet me kamera inteligjente. • Gjithashtu Rama premtoi angazhimin e një shoqërie Publike Transporti Shkollor për nxënësit.
13 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit ‘Shqipëria 2030’ tha se Shqipëria turistike është bërë trend evropian. Rama theksoi se nga 12 mln turistë që ishin në 2024, synojnë që kjo shifër deri në 2030 të arrijë në 20 milionë. Kryeministri gjithashtu nënvizoi se turizmi tani kontribuon me 5 miliardë euro në ekonomi, duke përfshirë rritjen e rëndësishme të numrit të hoteleve me pesë yje, aktualisht 50. Rama tha se kjo do të jetë Shqipëria sovrane dhe të gjitha këto janë të planifikuara dhe janë të gjitha në tavolinat e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.
“Vijmë tek gropa më e madhe ku ne e gjetëm Shqipërinë në 2013, energjia. 50% për qind e prodhimit që transmetohej në rrjetë, humbiste, vidhej. Sot jemi në normat pak a shumë të mesatares europiane dhe ajo që është më e rëndësishmja që duhet ta dinë të gjithë, për herë të parë, për herë të parë, qysh se ne kemi marrë detyrën, një qeveri e Shqipërisë ka rritur prodhimin, pra ka rritur burimet dhe ka rritur kapacitetet prodhuese të Shqipërisë. Nga një anë, burimet sot nuk janë vetëm hidrike, siç ishin. 10% e prodhimit sotëm të Republikës së Shqipërisë është fotovoltaik, në 2030, duke shkuar 30% dhe në mandatin e katërt, ne do të marrim përfundimisht, përfundimisht, pozicionin e një vendi sovran në energji, nuk do kemi më nevojë të importojmë energji nga askush, përkundrazi, jo vetëm do të kemi për vete, por do të mund t'ju eksportojmë të tjerëve.
Tani, kur ne morëm detyrën, fuqia e përgjithshme prodhuese, se kjo është shumë e rëndësishme, kjo ishte fuqia e përgjithshme prodhuese e Shqipërisë. Ju kujtohet këneta, ndoshta duke u bazuar edhe te uji vetë, premtonte Shqipërinë superfuqi energjetike. Diku ma kapi veshi prapë në një nga ato uuuu-të e bufit. Superfuqia energjetike e premtuar ishte kjo, gjithë ajo shifër lart është sekretari i parë i sekretarit, që u bë pastaj kryetari i partisë opozitare.
E kishte bërë shoku Enver atë bashkë me diktaturën. Këneta shtoi vetëm këtë shifër këtu dhe e shtoi me skemë mbështetëse, pra duke i dhënë lekë kompanisë që ndërtoi dhe prodhimin këneta e rriti vetëm me 241 MËH. Shikoni, sot prodhimi ishte atje kur ne e morëm, pra, shoku Enver me shokun Buf, atje, këtu është rezultati. Pra, dyfish prodhim, 3298 MËH dhe këtu do shkojmë në 2030. Kjo do të jetë Shqipëria sovrane dhe të gjitha këto janë të planifikuara nuk janë ëndrra, janë të gjitha në tavolinat e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.
Dhe ka dhe një gjë tjetër që shoku Buf bëri, që është një nga krimet më të mëdha ekonomike që i janë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve nga pushtetarët, që katër hidrocentrale ia mori popullit dhe ia dha një privati. Nuk e bën njeri këtë, nuk ndodh kjo asgjëkund. Nuk ndodh, ia mori popullit dhe ia dha një privati dhe pse ia dha? Në këmbim të TVSH, ia hoqi sistemit publik dhe ia dha një privati, pra 50% e prodhimit të shokut Enver, vidhej. Ndërkohë që, sot ne kemi, jo vetëm dyfish prodhim nga çfarë gjetëm nga shoku Enver me shokun Buf, por kemi edhe një rënie drastike të humbjeve në rrjet, ndërkohë që sot vjedhja e energjisë është një gjë shumë e rrallë dhe arkëtimi është i plotë. Çmimi i energjisë nga 1 shkurti, çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë, 1 milion e kusur, u ul me 10,5%. 95% e klientëve familjarë morën ulje të çmimit”, tha Rama.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli gjatë prezantimit të programit edhe për projektin për ndërtimin e portit të ri të Durrësit. Ai tha se gara ndërkombëtare për protin tregtar është hapur dhe së shpejti do të fillojë puna. Rama tha se Porti i ri nuk do të jetë vetëm port tregtar, por do të ketë edhe krahun e vet ushtarak, porti i NATO-s. Gjthashtu ai tha se shpreson që më 8 maj do të bëjnë edhe fluturimin e pagëzimit të pistës së aeroportit të Vlorës.
“Këneta thotë që ne kemi bërë krimin e madh të ndërhyrjes dhe të heqjes së portit më të vjetër në botë nga qendra e qytetit. Vetëm një mendje komplet e mbyllur, për të mos thënë e trashë, një mëndje që jeton në një qytetërim tjetër dhe ashtu jeton, mund të thotë që një port tregtar duhet të rrijë mes qytetit. Nëse ka mundësi që ai të spostohet nga mesi i qytetit dhe porti i Durrësit, që ishte në mes të qytetit do duhej spostuar dhe sikur aty të mos bëjë asgjë, thjesht do duhej marrë, ngritur peshë dhe çuar jashtë qytetit sepse ishte një qendër kanceroze, përveçse një pseudo-portë pa asnjë kusht për t’u bërë një portë për Shqipërinë 2030.
Porti i ri, gara ndërkombëtare është hapur, së shpejti do të fillojë nga puna, financimi është i qeverisë shqiptare, do të trefishojë kapacitetet ekzistuese, potencialin e Portit të vjetër, por mbi të gjitha do të jetë zemra e një sistemi të ri tregtie, duke krijuar mundësinë e hapjes së dy Porteve të Thata në Prishtinë dhe në Shkup, dhe duke e bërë Shqipërinë një pikë referimi në Mesdhe. Nga ana tjetër, Porti i ri nuk do të jetë vetëm port tregtar, por do të ketë edhe krahun e vet ushtarak, porti i NATO-s. Jemi shumë afër finalizimit të mbështetjes financiare nga NATO-ja. Pra, me portin ushtarak, Shqipëria rrit në mënyrë eksponenciale sigurinë e vet, duke pasur NATO-n këtu...
Në 8 maj, shpresojmë do të bëjmë edhe fluturimin e pagëzimit të pistës së aeroportit të Vlorës, ku terminali do të kërkojë edhe ca kohë për shkak të vonesave me furnizimet materiale", tha Rama.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin "Shqipëria 2030" për zgjedhjet e 11 majit. Rama premtoi dixhitalizim e plotë të Kadastrës brenda vitit 2026. Ai gjithashtu pemtoi tre projekte madhore në fushën e kulturës brenda mandatit të katërt. Rama tha se në kulturë kanë realizuar 650 operacione shpëtimi dhe rinkonstrukioni të objekteve që ishin në prag të mbylljes.
“Brenda 2026, falë edhe financimeve do të përfundojmë digjitalizimin e kadastrës. Regjistrimi fillestar od të mbyllet brenda 2028 dhe do të jetë cdo gjë ndryshe. Legalizimet, 21 750 ishin në ditën që kam marrë unë detyrën. 270 mijë legalizime kemi kryer ne dhe brenda 2028 do të mbyllen dhe ato që kanë mbetur.
Në kulturë kemi realizuar 650 operacione shpëtimi dhe rinkonstrukioni të objekteve që ishin në prag të mbylljes. Jemi e para qeveri që ka ndërtuar Teatro dhe muze. Kemi bërë 20 salla teatri dhe 20 muzeume. Në mandatin e katërt synojmë Galerinë Kombëtare, Teatrin dhe Muzeun Kombëtar. Ambicie, ngritja e rrjetit që qendrave kulturore shqiptare në vende të ndryshme, kërkesë që vjen nga Diaspora”, tha Rama.
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar këtë të shtunë programin elektoral të PS-së. Kreu i qeverisë u ndal edhe te furnizimi me ujë në vend teksa u shpreh se sot rreth 90% e territorit shqiptar furnizohet me ujë dhe sipas tij këto janë fakte që mbulohen çdo ditë nga opozita.
Rama tha se kur PS ka marrë mandatin vetëm 4 zona urbane furnizoheshin me ujë në 24 orë, ndërsa sot sipas tij janë 48 zona urbane që kanë ujë rregullisht.
Rama: Vijmë te uji. Se këtu kemi për të treguar faktet që nuk dalin në televizor, dhe mbulohen çdo ditë nga llumi i kënetës. Kur ne morëm detyrën furnizimi me ujë në 24 orë ishte në vetëm 4 zona urbane. Tani jani 48 zona urbane që furnizohen me ujë rregullisht. Deri në fund të mandatit të katër kemi këtë situatë për të adresuar. 90% i perimetrit të republikës në 24 orë dhe ai 10% janë ato pikat e vogla nëpër male. Zhvillimi i qyteteve shumë i rëndësishëm për komunikimin me qytetarët në çdo qark.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Rama premtoi ndërtimin e 700 km të reja rrugë brenda mandatit të katërt. Ai tha se kanë kemi vazhduar të punojnë me rrugët e mbetura rrugëve. Sipas tij qeveria e mëparshme nuk pati përfunduar as rrugët e nisura duke i lënë si kantiere.
"Flasin e flasin këneta dhe të gjitha moçalishtet e vogla, 1909 lloje analizash laboratorike të akredituara nga BE, gjatë mandatit të katërt do e çojmë në 500 milionë euro investimin në bujqësi dhe 1 mld euro eksporte. Kur ta zhveshim bufin me të gjitha puplat e zogjve të kënetës, bëmë 935 km rrugë kombëtare, kemi vazhduar të punojmë me rrugët e mbetura rrugëve, këneta dhe bufi me daulle ka hapur shumë kantierë për të fituar vota me ato 10 mijë km fantazmë, një të vetme jo që nuk e kanë përfunduar por as s’e kanë financuar, e kanë hapur me 5 lekë një rrugë që bën 1 lek dhe na lanë një gropë e madhe", tha Rama.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit ‘Shqipëria 2030’ në garën elektorale për mandatin e katërt u bëri sërish thirrje shqiptarëve për të investuar në tokën e të parëve të tyre. Rama theksoi se në mandatin e katërt do e cojnë në 500 milionë euro vlerën në investime dhe synojnë 1 miliardë euro eksporte. Ndër të tjera Rama theksoi se janë 1000 projekte që do realizohen gjatë mandatit të katërt.
“Në bujqësi janë bërë 1000 projekte, ku spikasin 400 pika të reja grumbullimi dhe 120 agroturizma të mbështetur nga ne. Janë 1000 projekte që do realizohen gjatë mandatit të katërt. Toka kur morëm detyrën, sipërfaqja e saja të ujitshmes ishte dy herë më e vogël.
Janë 300 mijë hektarë tokë që punohen. 300 mijë hektarë sot ujiten, por mbeten edhye 60 mijë të tjerë për të përmbyllur të gjithë porjketin e ujitjes. Serat në vitin 2024, sipërfaqja e saj kaloi 2 mijë hektarë, krahasimisht 3 fish më shumë kur morëm detyrën. Eksportet u katërfishuan dhe deficit tregtar ishte 1 me 9, pra 1 eksport dhe 9 import.
Sot jemi 1 me 3. Siguria ushqimore, kur morëm detyrën kryheshin vetëm 6 analiza të produkteve bujqësore, sot kryhen 1909 analiza të akredituara nga BE. Në mandatin e katërt do e cojmë në 500 milionë vlerën në investime dhe synojmë 1 miliardë euro eksporte. Nuk duam ta përdorim madje mund të na i quajnë krim elektoral se kemi bërë një ligj, kur të hapim thirrjen 500 sipërmarrësit e parë do përfitojnë nga paketa e maleve me 0 taksë, 0 TVSH për paketën e maleve për 10 vjet," tha Rama.
TIRANË- Kreyeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në shpalosjen e programit të PS për zgjedhjet parlamentare foli për sektorin e shëndetësisë. Rama theksoi se është shtuar lista e barnave të rimbursueshme, ndërsa shtoi se është rritur buxheti për shëndetësinë.
Rama gjithashtu u shpreh se që viti që ka marrë detyrën e deri sot çmimet e branave janë ulur me 30%. Ai gjithashtu theksoi se janë 210 mijë pensionistë që përfitojnë 100% barna të rimbursueshme
“Kemi ndërruar thuajse nga e para 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca që nuk ishin gjë tjetër veç se hija e vetvetes. Uniformat e mjekëve janë totalisht ndryshe sot. Mjafton të shikoni në çdo qark, shikon historikun e spitaleve. E kemi nisur me qendrën spitalore Sheba në Izrael. Mjekët tanë, një numër i konsiderueshëm janë atje për ta kthyer Onkologjikun në një pikë referimi për t’u bërë krenarë.
Nga viti kur ne morën detyrën, e sot, çmimi i branave janë ulur me 30%. Janë ulur. Pse? Sepse kemi bërë një politike siç jemi zotuar. Kemi dyfishuar fondin për barnat e rimbursueshme. Janë 210 mijë pensionistë që përfitojnë 100% barna të rimbursueshme. Po paga e mjekëve, ishte 410 euro. Në 2025 është 1670 euro”, tha ai.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë prezatimit të programit elektoral të PS-së se në mandatin e katërt premton ndërtimin e 200 shkollave të reja. Ai tha se secila shkollë do të garantohet me kamera inteligjente. Gjithashtu Rama premtoi angazhimin e një shoqërie Publike Transporti Shkollor për nxënësit.
"Sot është 950 euro paga e mësuesve, 1250 euro në Shqipërinë e 2030. Në mandatin e katërt 200 shkolla të reja. S kishin laborator kur morëm detyrën, sot kemi laborator inteligjentë, numri i laboratorëve do të jetë 1000, s’do të kemi më asnhë fëmijë që s’do të ketë akses.
Secila shkollë do të garantohet me kamera inteligjente, një projekt i përfunduar, financim i nënshkruar dhe vetëm tani është vetëm realizimi i projektit. Do të ngrihet shoqëria publike e transportit shkollor, do të mbyllet epoka e parave që shkojnë në lloj lloj furgonësh", tha Rama.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se nëse futemi në BE marrim mbi një miliardë euro çdo vit. Rama tha se BE-ja është edhe përfitim kolektiv, përveç përfitimit individual. Sipas tij, shembulli i transformimit të Kroacisë do të jetë ajo që do të ndodhë me Shqipërinë në rast anëtarësimi në union.
Po ashtu Rama tha se kontribuuesit janë vende të mëdha si Franca, janë Gjermania, Holanda e me radhë, që japin financiarisht më shumë se sa marrin, dhe BE ju duhet si një treg i madh i përbashkët si një perimetër vlerash dhe parimesh dhe ju duhet shumë si një zonë e gjerë zhvillimi.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Si ka mundësi që popujt e Bashkimit Evropian, befas nga popujt që filluan të binin në skepticizëm, nga popuj që filluan të binin në një lloj zhgënjimi, nga popuj që filluan të binin në kurthin e atyre që u thoshin të dalin nga BE-ja, befasisht shfaqen si popuj që e duan BE-në më shumë se kurrë sepse sot BE-ja është dhe çështje e garantimit të sigurisë, të sigurisë në kuptimin strikt të fjalës.
Sot, BE-ja është edhe një çështje ekzistenciale, në një botë, ku lufta nuk është më një dokumentar bardhë e zi, po është një realitet në dyert e BE, në një botë ku gjeopolitika nuk është më ajo që ishte deri para disa muajsh, në një botë ku BE-ja po përjeton një zgjim të madh, edhe Shqipëria, shqiptarët, a ka interes më të madh se sa të hyjmë sa më parë në BE dhe të jemi “trimi i mirë me shokë shumë, por në këtë rast një trim me shokë shumë më të mëdhenj, shumë më të fortë, që të gjithë së bashku mbrojnë të njëjtat vlera, funksionojnë mbi të njëjtat parime dhe garantojnë sigurinë e përbashkët.
BE-ja është edhe përfitim kolektiv, përveç përfitimit individual që e shpjegova, që buron nga pasaporta. Shikoni çfarë ka ndodhur me Kroacinë. Është ekzaktësisht çfarë do të ndodhë me Shqipërinë. Kroacia deri në momentin e hyrjes në BE ka pasur të ardhura ekstra buxhetin vetë si mbështetje nga BE-ja; 126, 141, 151, 156 milionë, vjetore, në totalin e vet në të gjitha ato vite ato nuk bëjnë asnjë miliardë. Ne në totalin e viteve që qeverisim, kemi pasur diçka më shumë se një miliardë dhe një miliardë mbështetje, 90% kredi, 10 % para e falur, pra jo borxh.
Shikoni çfarë i ka ndodhur Kroacisë sapo është bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo do t'i ndodhë Shqipërisë sapo të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Një miliardë e diçka më shumë çdo vit dhe 90% para e falur, pra grant dhe vetëm 10% kredi, pra borxh, sepse në BE hyjmë në një familje që është e ndarë në dy pjesë kontribuuesit dhe përfituesit.
Kontribuuesit janë vende të mëdha, janë vende të zhvilluara, janë Franca, janë Gjermania, Holanda e me radhë, që japin financiarisht më shumë se sa marrin, dhe BE ju duhet, ju duhet shumë si një treg i madh i përbashkët, ju duhet shumë si një perimetër vlerash dhe parimesh dhe ju duhet shumë si një zonë e gjerë zhvillimi, ndërkohë që grupi tjetër ku do të hyjmë dhe ne me hyrjen në BE, janë përfituesit. Janë ata më të vegjlit, që në një familje ndihmohen nga më të mëdhenjtë. Janë ata më të dobëtit që në një familje ndihmohen nga ata më të fortit. Dhe një llogari shumë e thjeshtë për ta mbyllur; nëse deri më sot nga BE për bujqësinë, ne kemi marrë më pak në të gjitha këto vite sesa 200 milionë euro, shumë më pak, ne do të marrim 300 milionë euro në vit vetëm për bujqësi.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit “Shqipëria 2030” ditën e sotme ka premtuar se paga minimale nga janari 2026 do të jetë 500 euro. Ai shtoi se sipërmarrësit do të jenë detyruar të rrisin pagën minimale, por qeverisja do t'u japi një lehtësi që gjatë 18 muajve pas pagës së parë, shteti atyre nuk do t'u kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 eurosh.
Rama u kërkon votën shqiptarëve për të integruar, sipas tij, Shqipërinë në BE. Ai thotë se Shqipëria 2030 do të ketë një prodhim të përgjithshëm prej 35 miliardë eurosh.
Rama tha se kur morën detyrën, Prodhimi i Brendshëm Bruto, Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar, gjithçka që prodhonte Shqipëria ishte 9.6 miliardë euro, sot, sipas tij, është 25 miliardë euro.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Sot, borxhi publik është ulur nën 60 dhe është 55% sot borxhi publik. Pra, sot në një borxh 55%, jemi në parametrat e një shteti normal dhe serioz në administrimin e financave të veta. Dhe nuk kemi asnjë borxh të fshehur ndaj askujt. Në raportin e fundit të Bashkimit Europian, i cili nuk bën vlerësime politike, i cili nuk bën vlerësime elektorale, i cili nuk bën vlerësime opozitare apo qeveritare, por bën vlerësime profesionale dhe objektive, Shqipëria cilësohet vendi me administrimin më të mirë të financave publike në rajon. Sot, kreditë e këqija i kemi ulur nga një nivel i frikshëm, 25% ishin kredi të këqija nëpër banka, një kërcënim i drejtpërdrejtë për bankat në nivelin normal, më pak se 5%.
Të ardhurat për frymë në tre mandate i kemi trefishuar kur morëm detyrën, të ardhurat për frymë ishin 3324 euro, sot të ardhurat për frymë janë 10342 euro dhe në Shqipërinë 2030 të ardhurat për frymë do të 5-fishohen në raport me nga u nisëm dhe do të jenë 15 mijë euro. Paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro. Sot, në vlerësimin e fundit të pavarur të bërë nga INSTAT-i të konfirmuar nga organizatat financiare ndërkombëtare, paga mesatare për vitin 2024 në sektorin publik u mbyll 1 mijë euro, ndërsa në Shqipërinë 2030, do të jetë të paktën 1200 euro.
Pagën mesatare të përgjithshme e rritëm më shumë se 2 herë e gjysmë dhe do ta rrisim të paktën 30% më shumë. Kjo ishte paga mesatare. Kjo është paga mesatare. Paga mesatare e sektorit publik dhe privat bashkë, pra paga mesatare në Republikën e Shqipërisë. Kjo do të jetë paga mesatare të paktën 1 mijë euro. Vazhdojmë me pagën minimale në vitin 2013, kur ne e morëm detyrën, paga minimale ishte 157 euro. Sot, 2024 u mbyll me pagën minimale 400 euro dhe duke filluar nga janari 2026 me një vendim që do të merret pas zgjedhjeve kur do të bëhet edhe akti normativ i qershorit, paga minimale do të jetë 500 euro.
Për të mbështetur punonjësit që do të përfitojnë nga kjo rritje e shpejtë e pagës minimale, sipërmarrësit do të jenë detyruar të rrisin pagën minimale, por ne do t'u japim një lehtësi që gjatë 18 muajve pas pagës së parë, shteti atyre nuk do t'u kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 eurosh. Kur morëm detyrën, Prodhimi i Brendshëm Bruto, Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar, gjithçka që prodhonte Shqipëria ishte 9.6 miliardë euro, sot është 25 miliardë euro. E kemi rritur Prodhimin e Përgjithshëm dy herë e gjysmë. Shqipëria 2030 do të ketë një prodhim të përgjithshëm prej 35 miliardë eurosh.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me komentet për drejtësinë duke sulmuar sërish opozitën. Ai përsëriti se shpatën drejtësisë ia dorëzuan socialistët. Rama shtoi se kryedemokrati Sali Berisha përbetohet që do ta kthejë përmbys drejtësinë duke nënkuptuar se kërkon të shkrijë SPAK.
"Ne i kemi dorëzuar drejtësisë vullnetarisht, me një vizion të qartë dhe vullnet të palëkundër, vetëdije të qartë se çdo të sillte për ne, shpatën e drejtësisë. Ajo shpatë ka qëndruar në zyrën e parit të qeverisë deri kur arrita unë në atë zyrë.
Sot ajo shpatë është në duart e SPAK, peshorja tek GJKKO, sot jemi garantët e vetëm të kësaj historie të re, që bufi i kënetës përbetohet që do ta kthejë përmbys, duan votën më 11 Maj që të rimarrin shpatën dhe ta zhveshin zonjën e drejtësisë nga fuqia për të imponuar drejtësinë para ligjit", tha Rama.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë prezantimit, Rama ka zbuluar edhe një model të pasaportës që, sipas tij, do të përdoret nga shqiptarët pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Kjo është fytyra e pasaportës shqiptare evropiane....dizajni i ri përmban elementët e sigurisë të standardeve të BE-së,” u shpreh Rama.

Ai vijoi të kërkonte një mandat më të fortë më 11 maj, duke thënë se vetëm PS mund t’iu japë shqiptarëve pasaportën e BE.
"Për t’iu dhënë pasaportën e BE na duhet një mandat i fortë. Kush e do pasaportën e be duhet të japë kontribut që Shqipëria të futet në BE dhe kontributi për Shqipërinë në BE është investimi i votës aty në qendër të fletës së votimit ku është numri 5 dhe ku shkruan PS dhe Edi Rama.
Askush tjetër, këtë duhet ta bëjmë të qartë, nuk i pajis dot shqiptarët me pasaportën e BE brenda kësaj dekade. Çdo luhatje, çdo konfuzin e bën afatin e 2027 të digjet. Janë edhe reformat për tu thelluar dhe s’mund t’i thellojë dot askush tjetër veç nesh", tha Rama.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Rama u ndal në sfidat e qeverisjes së kaluar dhe arritjet në procesin e integrimit evropian. Po ashtu ai ka kujtuar edhe pengesat që Shqipëria ka hasur nga politika e brendshme e BE-së.
Rama theksoi se Shqipëria sot është në një pikë kyçe të procesit të anëtarësimit, një objektiv që, sipas tij, ishte i paimagjinueshëm në fillim të mandatit. Sipas tij, Plani i rritjes ekonomike dhe mbështetja financiare për rajonin, janë shembuj të ndikimit që Shqipëria ka arritur në politikën evropiane, duke e vendosur vendin në një pozicion më të favorshëm.
“Kemi në dorë mundësinë historike të hyjmë në BE. Të hyjmë brenda kësaj dekade sepse yjet janë rreshtuar në favorin tonë. Ylli i fatit tonë është rreshtuar me yjët e fatit të BE. Për herë të parë nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë sa më parë në BE, por edhe BE kërkon të na marrë në gjirin e vetë sa më parë, ndaj edhe po negociojmë me një vrull të jashtëzakonshëm. Jo thjesht nga ana jonë, por dhe nga ana e tyre, për të mbyllur në një hark kohe rekord absolut, duke pasur parasysh që vetëm vjet i kemi nisur negociatat; hark trevjeçar, një proces që për të tjerët ka zgjatur shumë më tej.
Duhet t'i tregojmë njerëzve, duhet t'i vëmë përpara syve realitetin dhe duhet të gjithë ta marrin pak me mend që Mali i Zi i ka nisur negociatat në 2012, kur ne nuk ishim akoma kandidatë për Bashkimin Evropian, Serbia në 2014, ndërsa Maqedonia, e cila ndërroi edhe emrin për t'u futur në Bashkimin Evropian, imagjinojeni, e ka marrë statusin e kandidatit në vitin 2005 dhe akoma nuk i ka filluar negociatat.
Ne kemi shansin historik t'i mbyllim për tre vjet, 2024-2027, po për këtë na duhet të mos humbasim as edhe një minutë, si dhe t'i çojmë BE një mesazh të fuqishëm: Nga populli shqiptar i 11 majit, një mesazh përtej shumicës aritmetike, duam pasaportën e BE-së për Shqipërinë dhe për çdo shqiptar dhe shqiptare. Një pasaportë për çdo shqiptar është një ambicie që, deri pak vite më parë do të dukej çmenduri ta kishim në prag të zgjedhjeve për mandatin e 4”, tha Rama.