LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PR.LIGJI për studentët e Mjekësisë shkakton DEBATE në Komision, mjekët e ardhshëm: Po na detyroni të shkojmë tek privati! Açka ‘dorëzohet': Ligji do kalojë, është për oligarkët

• Një grup përfaqësues i studentëve të mjekësisë kanë shkuar sot në Komisionin e Edukimit dhe Mediat për të parashtruar ankesat e tyre për projektligjin për qëndrimin e tyre me detyrim në Shqipëri. • Projektligji u paralajmërua se do të kalohej me çdo kusht më 20 korrik. • Dea Guri, studente në vitin e pestë tha në Komision u kërkoi me lutje deputetëve që të mos e kalonin ligjin dhe të punonin së bashku për përmirësimin e tij. • Më konkret ishte Eliot Sulca, një tjetër student tha se në Komisione kanë folur të gjithë në emrin e tyre dhe askush nuk i ka pyetur. • Në debatet e tij me deputetët, ai ka nxjerrë disa "të vërteta" lidhur me projektligjit. • Studenti pyeti deputetët se nëse kanë një plan afatgjatë se si do të motivohen mjekët pas 5 viteve kur të mbarojë kontrata, pasi më përfundimin e detyrimit, mund që të largohen të nesërmen. • Eduard Ndreca, deputet i partisë socialiste, në përgjigje të studentëve tha se as ai nuk është dakord me disa pika të këtij projektligji por do e votojë, ndërsa Lindita Minxhozi tha se ligji edhe mund të ndryshojë në të ardhmen. • Ndryshe mendon opozita, pasi edhe kryetarja e Komisionit, Flutura Açka dhe deputetët e tjerë pretendojnë se ligji u shërben oligarkëve. • Parashikimet ligjore prekin dhe studentët e tjerë nga viti i dytë deri në të katërtin, të cilët do të jenë detyruar të nënshkruajnë marrëveshje para nisjes së vitit të ri akademik duke pranuar të punojë jo më pak se 3 vite në vend. • Ndërsa për studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë, detyrimi i punësimit në Shqipëri është deri në 2 vite. • Për ata studentë që nuk pranojnë të nënshkruajnë marrëveshje me qeverinë do të aplikohet pagesa e vlerës së plotë të kostos së studimeve, e cila nuk bëhet e ditur në projektligj.  

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Komisioni për Edukimin miraton me 9 vota pro pr.ligjin për studentët e Mjekësisë

PR.LIGJI për studentët e Mjekësisë shkakton DEBATE në
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme është miratuar me 9 vota pro projektligji për studentët e mjekësisë. 

Me 9 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim komisioni për edukimin dhe mjetet e informimit publik kalon projektligjin Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë.

Ata iu bënë thirrje ligjvënësve që të mos e votojnë të enjten projekt/ligjin që detyron studentët të punojnë deri në 5 vite në Shqipëri dhe më pas të pajisen me diploma.

Një prej studentëve vuri në dukje urgjencën në miratimin e projekt/ligjit, pa konsideruar shqetësimet e shprehura nga ky grup interesi, megjithëse nuk ndodhemi në situatë emergjente. Ndërsa një tjetër, absurdin e dhënies së shërbimit qytetarëve, pa u pajisur me diplomë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

DEBATE për pr.ligjin e Mjekësisë/ Deputetja e PS: Mund të ishit përmbajtur pak, ligji s'është statik, edhe ndryshon. Studenti: Po bëni eksperiment me jetën tonë

PR.LIGJI për studentët e Mjekësisë shkakton DEBATE në
Pamje nga Komisioni

TIRANË- Debate në Komisionin e Edukimit për projektligjin për studentët e Mjekësisë. Në fjalën e saj, Lindita Buxheli në kushtet e relatores së projektligjit tha se ligji nuk është statik dhe se edhe mund që të ndryshojë me kalimin e kohës. Ndërsa studenti i pranishëm në seancë, i tha se qeveria nuk mund të bëjë eksperimente me jetën e të rinjve. 

Lindita Buxheli: Shpreh vlerësimet maksimale për ju dhe atë që përfaqësoni. Ua kuptoj mospërmbajtjen sot edhe për shkak të problemeve, mund të ishit më të rezervuar, por megjithatë sot u falet. Ju nuk po u hiqet asnjë e drejtë. Se e banalizoni, po na hiqet diploma...të lutem ëëë se iu dëgjova me shumë vëmendje. Nuk është statik ligji, do të shikohet dhe do të ndërhyjmë. Këtë ua thashë që në fillim. Me gjithë ato që ka brenda, ne për hir të interesit kombëtar dhe këtij momenti historik, ne do ta votojmë.

Studenti: Tani ju thoni që ne e kemi konsultuar. Në relacion thuhet se projektligji ka kaluar pa konsultim sepse është procedurë e përshpejtuar. Tani ta ndajmë? Ose është konsultuar, ose jo. Kur flisni këto janë fjali zyrtare. Diskutojeni mes jush dhe më pas flasim. Ligji nuk është statik. Nuk mund ta hidhni si tezë që të bëjmë eksperiment. Për ju mund të jetë eksperiment më shumë, për ne është çështje jete. Ne meritojmë më shumë se kaq. Nuk mund të na trajtoni në këtë lloj mënyre. Ne kemi investuar gjithë jetën në këtë fushë që të meritojmë këtë lloj trajtimi.

Sipas projektligjit të qeverisë, studentët që do të zgjedhin të studiojnë për Mjekësi këtë vit do të jenë përballë një zgjedhjeje. Përtej viteve të shkollës, do të duhet që të punojnë edhe 5 vite për të marrë diplomën. Në të kundërt do të duhet që të paguajën tarifën më shumë se të tjerët. tudentëve që janë aktualisht në sistem, do tu ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar. Gjithashtu nëse pas mbarimit të shkollës, për një vit studentët nuk do të gjejnë punë, do të mund të tërheqin dokumentin e diplomës para kohe.

3 VITE ME PARE

DIPLOMAT PENG PËR 5 VJET/ Flutura Açka-studentëve të Mjekësisë: Ky ligj do kalojë, u shërben oligarkëve. Ju kërkoj falje

PR.LIGJI për studentët e Mjekësisë shkakton DEBATE në

TIRANË- Kryetarja e Komisionit për Edukimin, Flutura Açka u ka kërkuar falje studentëve të Mjekësisë. Në fjalën e saj në seancën dëgjimore, Açka tha se projektligji i qeverisë do të kalojë sepse u shërben oligarkëve. Por nga ana e saj, ajo u kërkoi falje studentëve.

"Kur iu dëgjoj ju them "O Zot çfarë Shqipërie të bukur kemi përpara". Por ne po iu shkatërrojmë. Ne sot do të kalojmë një ligj ekzklusivisht për oligarkët. Ky është pengu im se ky ligj do të kalojë, do të kalojë edhe pasnesër. Ky ligj është për oligarkët dhe unë ju kërkoj ndjesë sepse dhe unë jam spektatore,"-tha në fjalën e saj deputetja.

Sipas projektligjit të qeverisë, studentët që do të zgjedhin të studiojnë për Mjekësi këtë vit do të jenë përballë një zgjedhjeje. Përtej viteve të shkollës, do të duhet që të punojnë edhe 5 vite për të marrë diplomën. Në të kundërt do të duhet që të paguajën tarifën më shumë se të tjerët. tudentëve që janë aktualisht në sistem, do tu ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar. Gjithashtu nëse pas mbarimit të shkollës, për një vit studentët nuk do të gjejnë punë, do të mund të tërheqin dokumentin e diplomës para kohe.

3 VITE ME PARE

"Ju të gozhdoni!"/ Deputeti i PS kritika për projektligjin për studentët e Mjekësisë: Duhet të ishte ndryshe, por si pjesë e mazhorancës do ta votoj…

PR.LIGJI për studentët e Mjekësisë shkakton DEBATE në
Eduart Ndreca

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndreca nuk i ka fshehur kritikat e tij për projektligjin e përgatitur për të mbajtur diplomën e studentëve të Mjekësisë për 5 vite pas diplomimit. Në fjalën e tij në Komisionin e Edukimit, Ndreca tha se studentët kanë të drejtë dhe se i "gozhdojnë" me argumenta, por shtoi se sërish ai do ta votojë "pro".

"Ne na thuhet se ka pasur dy tryeza konsultimi me studentët, të cilat ju i mohoni. Fakti që këtu na vijnë disa studentë dhe na thonë që mungon diskutimi, ne atëherë duhet ta besojmë këtë dhe nuk kemi pse ta fshehim. Qeveria nuk e ka marrë këtë nismë thjesht për të bërë një projektligj, Ministria e Arsimit duhet të zgjidhë në raport me ju, që tju bindë me kushtet që ju kërkoni për të qëndruar. Unë e kam kundërshuar, ia kam thënë dhe ministres, që dua që ditën që fëmija im të diplomohet, ta shoh me diplomën në dorë.

Gjithçka që ka ardhur në këtë pikë, është për shkak të një mungese diskutimi mes palëve, fajin për të cilën e ka Ministria e Arsimit. Do vijë koha që ne të marrim të njëjtat masa, për inxhinierët, mësuesit, nëse nuk krijojmë kushte të përshtatshme punësimi, duke nisur me pagesat. Unë do ta votoj projektligjin si pjesë e mazhorancës, por do ta votoj me bindjen se nuk po bëj krejtësisht gjënë e duhur.

Ka shumë raste që ju të gozhdoni. Ajo që unë iu bëj thirrje është që gjuhën fyese ndaj institucioneve duhet që të shmangni. Ata që e kanë hartuar këtë ligj janë specialiste të mirëfilltë...mund të jenë edhe socialistë. Ndoshta janë nxituar dhe nuk kanë marrë kontakt me grupin e prekur të interesit. është e logjishme që ju të dëgjoheni për gjithçka që thoni. Pastaj...,"-tha Ndreca në fjalën e tij.

Studentët që do të zgjedhin të studiojnë për Mjekësi këtë vit do të jenë përballë një zgjedhjeje. Përtej viteve të shkollës, do të duhet që të punojnë edhe 5 vite për të marrë diplomën. Në të kundërt do të duhet që të paguajën tarifën më shumë se të tjerët. tudentëve që janë aktualisht në sistem, do tu ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar. Gjithashtu nëse pas mbarimit të shkollës, për një vit studentët nuk do të gjejnë punë, do të mund të tërheqin dokumentin e diplomës para kohe.

3 VITE ME PARE

DIPLOMAT PENG/ Studentët e Mjekësisë nisin dëgjesën në Kuvend: Rregulloni problemin!

PR.LIGJI për studentët e Mjekësisë shkakton DEBATE në
Pamje nga Komisioni

TIRANË- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik është mbledhur sërish sot për të dëgjuar studentët e Mjekësisë. Disa studentë të viteve të ndryshme kanë shkuar që të dëgjohen projektligjin e propozuar nga qeveria. Studentja Dea Guri u shpreh se nuk ka turp që të punojë në Shqipëri, por duhet t’i motivojnë për të qëndruar në vend.

“Ju po flisni pa fund për ne dhe thoni që jemi konsultuar. Por në fakt që studentët po ju thonë mos e bëni sepse nuk keni argumente ku të bazoheni, nuk keni dokumente transparente, nuk keni llogari të saktë, po na shkelni të drejtat. Studentët e mjekësisë nuk e kanë turp të punojnë gjithë jetën në Shqipëri dhe të shërbejnë se një pjesë e jona kemi lënë bursat jashtë vendit. Ju na thoni nuk e doni Shqipërinë se do largoheni. Jo, na mbani, na motivoni se ne duam të rrimë, nuk duam të ikim. Unë jam 23 vjeçe dhe në moshën 24-vjeçare unë nuk do ta shoh me sy diplomën se do ma mbajnë peng, ku keni parë dhe dëgjuar. Nuk është e lehtë të studiosh 6 vite mjekësi. Të gjithë jemi në dijeni çfarë kushtesh kemi,”- tha studentja në fjalën e saj.

Nga ana tjetër, po ashtu edhe një student kishte disa pika për të nxjerrë nga "gabimet" që ai ka evidentuar në projektligj. 

 

"Nuk marr rolin e deputetit, po marr rolin e studentit të Mjekësisë. Po nuk më duket normale që të trajtohemi si kavje. Nuk po bëjmë politikë, nuk mund të thuash që po bëj politikë kur unë pres 5 orë në diell për t'u futur brenda në Komision. E lëmë si debat dhe e kalojmë. Ju më mirë se ne nuk e njihni thelbin e problemit. Me gjithë respektin por ju nuk e dini më mirë se ne, por ne e dimë më mirë se ju. E para po diskriminohen studentët e Mjekësisë, por problemet e largimit nuk janë vetëm të tyre, ose është vetëm fillimi i një orteku të madh dhe do vazhdojë edhe në Fakultetet e tjera. Inxhinerët dhe ata që studiojnë për IT, të gjithë po largohen. Cila është zgjedhja juaj? Që edhe ata do i ndaloni. I bie mirë se në vend që t'u ofrojmë kushtet, i ndalojmë që të largohen edhe i biem shkurt. Ka dhe mënyra tjetër që mund të ikësh. E dini që nga 30 mijë maturantë, 10 mijë kanë deklaruar se do të largohen. Ju duhet shqetësuese? Urdhëro? Qesharak? Më duket më burrërore të ma thuash në sy. Problemi nis që më herët. Kjo ndikon edhe tek maturantët, që do vendosin që ë largohen që në gjimnaz. Pas 5 vitesh që mbaron detyrimi, kush iu thotë iu që do të vazhdojë që të qëndrojë? Ka edhe një problem tjetër, mjeku në fillim të profesionit më shumë bën gabime sesa shërben. Ju po thoni që iu mbajmë ne në fillim që të mësoni dorën me pacientët shqiptarë pastaj vazhdoni dhe ikni, shërbejini Europës. Po ua them me zemër shumë të hapur dhe me dëshirën shumë të mirë që mjekët të qëndrojnë këtu. Ju mund t'u duket për të qeshur. Jo vetëm për mjekët, në çdo profesion, në fillim më shumë merr sesa jep. Ju na thoni praktikohuni këtu, pastaj ikni. Ne i pranojmë edhe mangësitë tona dhe nuk kemi komplekse. Nuk kemi ardhur për të thënë që jemi elitë. Nuk kemi ardhur si struci për të fshehur kokën në rërë. Probleme ka dhe janë reale,"-tha një prej studentëve.

Studentët që do të zgjedhin të studiojnë për Mjekësi këtë vit do të jenë përballë një zgjedhjeje. Përtej viteve të shkollës, do të duhet që të punojnë edhe 5 vite për të marrë diplomën. Në të kundërt do të duhet që të paguajën tarifën më shumë se të tjerët. tudentëve që janë aktualisht në sistem, do tu ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar. Gjithashtu nëse pas mbarimit të shkollës, për një vit studentët nuk do të gjejnë punë, do të mund të tërheqin dokumentin e diplomës para kohe.

projekligji per studentet e mjekesise diplomat e mjekesise

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës