LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dënimin do ta shlyejë në burgun e Fierit, Ervin Salianji vetëdorëzohet në policinë e Tiranës: Betejën do e vijoj nga aty! Rama: Heroi i Mbretërisë së Shpifarakëve!

• Deputeti Ervin Salianji është vetëdorëzuar në drejtorinë e policisë së Tiranës ku do të kryejë procedurat ligjore për ekzekutimin e vendimit gjyqësor, i cili e dënon atë me 1 vit burg për kallëzim të rremë. • Salianji është pritur nga dhjetëra mbështetës të tij dhe të PD-së me përqafime dhe brohoritje, ndërsa sipas raportimeve me kolegët e tij demokratë ka vendosur të përshëndetet në selinë blu. • Si në fjalën e tij jashtë selisë dhe në fjalën para policisë, Salianji theksoi se pavarësisht kërkesës së grupit të PD për ngujim, ka vendosur që betejën e tij ta vazhdojë edhe pse në ambientet e burgut. • Demokrati u shpreh se opozita është më e mirë se mazhoranca dhe se vendosin të sakrifikojnë lirinë për të vërtetën. • Po ashtu bëri thirrje për pjesmarrje në protestën e 6 tetorit. • Pas vetëdorëzimit në Policinë e Tiranës, Salianji do të dërgohet më pas në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”. Prej aty, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do ta transportojë drejt Burgut të Fierit. • Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e djeshme, 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. • Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. • Apeli në vendimin e sotëm, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. • Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. • Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

11 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ "Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet", Salianji reagon pas burgosjes: Kjo është vetëm medalje në karrierën time politike!

Dënimin do ta shlyejë në burgun e Fierit, Ervin Salianji
ervin salianji

FIER- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar nga burgu i Fierit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se dënimin e tij e cilëson medalje në karrierën e tij politike.

“Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet. Kjo është vetëm medalje në karrierën time politike”, shkruan demokrati krahas videos së postuar, ku tregohen momente nga seancat gjyqësore tek mbërritja e tij në ambientet e burgut të Fierit.

Deputeti demokrat u transferua mbrëmjen e sotme në burgun e Fierit ku do të vuajë edhe dënimin e tij për 1 vit. Fillimisht, Salianji u vetëdorëzua në drejtorinë e policisë së Tiranë, i shoqëruar nga avokatët e tij kreu procedurat ligjore për ekzekutimin e vendimit gjyqësor. Si në fjalën e tij jashtë selisë dhe në fjalën para policisë, Salianji theksoi se pavarësisht kërkesës së grupit të PD për ngujim, ka vendosur që betejën e tij ta vazhdojë edhe pse në ambientet e burgut. 

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e djeshme, 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji.  Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare.  Apeli në vendimin e sotëm, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

1 VITE ME PARE

Reagimi i kryeministrit për burgosjen e Salianjit/ Bardhi: Vëllezërit janë halli i Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt dhe jo drejtësia

Dënimin do ta shlyejë në burgun e Fierit, Ervin Salianji
foto e postuar nga bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë një reagim pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama më herët lidhur me burgosjen e deputetit Ervin Salianji. 

Në një postim në Facebook, Bardhi shprehet se vëllezërit janë halli i Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt dhe jo drejtësia. Ai shkruan se Rama po bën çmos për të ndikuar në hetimin e vëllait të tij dhe për të penguar të vërtetën, sipas tij, të përfshirjes së Olsi Ramës me trafikantët e kokainës në Xibrakë.

Më tej Bardhi thotë se Ervin Salianji u bë zëri publik i një denoncimi të ardhur në Partinë Demokratike se vëllai trafikant i Ministrit të Brendshëm të Edi Ramës vazhdonte i qetë aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës. 

POSTIMI I BARDHIT: 

Olsi Rama është halli i Edi Ramës, jo drejtësia; njëlloj siç Geroni ishte halli i Fatmir Xhafajt, dhe jo drejtësia!

Fushata e egër e Edi Ramës për dënimin politik të Ervin Salianjit nga disa gjyqtarë hallexhinj s’ka të bëjë me drejtësinë. Ai po bën çfarë mundet për të ndikuar në hetimin e vëllait të tij dhe për të penguar të vërtetën e përfshirjes së Olsi Ramës me trafikantët ndërkomëbtarë të kokainës në Xibrakë.

Me të tilla fushata, e mbajmë mend që mohoi kanabizimin e vendit. Ne ishim shpifësit që i nxinim imazhin vendit.
Mbrojti Saimir Tahirin. Edhe atëherë ne dolëm shpifës për trafikun e drogës me makinën e Ministrit të Brendshëm. Madje u dënuan dy zyrtarë të lartë të PD nga Dvorani me shokë, por e vërteta doli shpejt në dritë.

Mbrojti Elvis Roshin, Arben Ndokën, Armando Prengën, Valdrin Pjetrin, Agim Kajmakun, dhe të ngjashmit e tyre. Ne ishim shpifësit për akuzat e përdhunimit, vrasjeve dhe trafikur të drogës edhe për to.

Mbrojti incineratorët. Ne shpifnim për korrupsionin, por një dyzinë zyrtarësh janë në burg për këtë.
Me këto fushata shpifjesh, sulmesh dhe dhune ndaj opozitës, Edi Rama ka mbrojtur çdokënd dhe çdo gjë që i rrezikonte pushtetin e vet.

Ervin Salianji nuk e ka sajuar që vëllai i Ministrit të Brendshëm të Edi Ramës ishte një trafikant i dënuar droge në Itali dhe qendronte i qetë në Shqipëri, pa kryer dënimin, nën mbrojtjen politike të qeverisë së Edi Ramës. Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama?

Ervin Salianji u bë zëri publik i një denoncimi të ardhur në Partinë Demokratike se vëllai trafikant i Ministrit të Brendshëm të Edi Ramës vazhdonte i qetë aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës. Cili institucion e hetoi që kjo nuk është e vërtetë? Policia e Shtetit vartëse e Ministrit me vëllain trafikant? Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama?
Pse nuk iu morën mostrat e zërit vëllait të MInistrit të Brendshëm, por u nis paketë postale për të bërë burgun në Itali? Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama?

Përpara se të na tregojë përrallat e vjetëruara me drejtësi të pavarur, Edi Rama duhet të na thotë edhe diçka tjetër. Çfarë bënte vëllai i tij me makinën që përdornin trafikantët e drogës së Xibrakës në të njëjtën kohë kur ngrihej laboratori i drogës dhe kishte nisur përpunimi i kokainës në Xibrakë? Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama?

Kryeministri Edi Rama tha se vendimi i djeshëm gjyqësor tregon sipas tij dallimin mes dy botëve që ndajnë shumicën e Shqipërisë me "Mbretërinë e Shpifarakëve nën Penxheren e Katit të Tetë të pakicës!" Edhe në postimin aktual ashtu si në reagimet e tjera gjatë 24 orëve të fundit, kryeministri nuk ka kursyer akuzat ndaj opozitës. Ai shprehet se pas dënimit të Salianjit, opozita ndihet "e kërcënuar" në lirinë e tyre për të sulmuar me shpifje, atë që sipas tij nuk e mundin politikisht me fakte dhe argumenta.

"Sa për mua që nuk i komentoj vendimet e gjykatave, kjo vlen gjithnjë kur ato vendime nuk janë të formës së prerë apo edhe kur mund të mos më bindin personalisht, sepse kurrë nuk mund t’i ve në diskutim punët e drejtësisë, por nuk më ndalon dot askush që ta ndaj publikisht opinionin tim kur drejtësia bën drejtësi deri në fund.", shprehet Rama ndër të tjera.

1 VITE ME PARE

Salianji mbërrin në burgun e Fierit, deputeti i PD-së: Do të jemi pranë tij, strukturat e degës së këtij qarku do të jenë në dispozicion të tij

Dënimin do ta shlyejë në burgun e Fierit, Ervin Salianji
luan baci

FIER- Deputeti Luan Baçi tha për mediat pas mbërritjes së Ervin Salianjit në burgun e Fierit se Partia Demokratike do të jetë gjithmonë në krah të kolegut të tyre.

Baçi u shpreh se strukturat e degës së PD-së në qarkun e Fierit do të jenë në dispozicion të tij. Ai tha se Salianji është një i dënuar politik dhe se dënimi i tij është goditje ndaj opozitës.

“Në burgun e Fier vjen sot një koleg dhe mik i imi, koleg i PD i dënuar politikisht nga kjo mazhorancë dhe ky kryeministër. Absolutish do të jemi pranë tij dhe në krah të tij. Strukturat e degës së qarkut Fier do të jenë në dispozicion të tij. Është detyrimi ynë meqë institucioni u vuajtjes së dënimit të tij është në Fier. Kushdo mund të ishte sot në vend të tij. Salianji përveçse ka bërë një dënim që u vërtetua katërçipërisht i vërtetë, sepse vëllai i Xhafajt u dënua në Itali, si mund të themi që Salianji është dënuar me të drejtë. Është një i dënuar politik, është një goditje ndaj opozitës”, tha Baçi.

1 VITE ME PARE

Do të vuajë dënimin për një vit, Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit

Dënimin do ta shlyejë në burgun e Fierit, Ervin Salianji
ervin salianji

FIER- Deputeti Ervin Salianji ka mbërritur në IEVP Fier, ku do të vuajë dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë.  Fillimisht, Salianji u vetëdorëzua në drejtorinë e policisë së Tiranë, i shoqëruar nga avokatët e tij kreu procedurat ligjore për ekzekutimin e vendimit gjyqësor. Si në fjalën e tij jashtë selisë dhe në fjalën para policisë, Salianji theksoi se pavarësisht kërkesës së grupit të PD për ngujim, ka vendosur që betejën e tij ta vazhdojë edhe pse në ambientet e burgut. 

 Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e djeshme, 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji.  Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare.  Apeli në vendimin e sotëm, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

1 VITE ME PARE

Burgosja e Salianjit/ Rama: Vendimi i gjykatës flet për dallimin mes dy botëve që ndajnë shumicën e Shqipërisë me Mbretërinë e Shpifarakëve

Dënimin do ta shlyejë në burgun e Fierit, Ervin Salianji
edi rama, ervin salianji

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Ervin Salianji u vetëdorëzuar sot në polici dhe që tashmë po transferohet në burgun e Fierit.  Përmes një tjetër reagimi të gjatë në rrjetin social "X", Rama tha se vendimi i djeshëm gjyqësor tregon sipas tij dallimin mes dy botëve që ndajnë shumicën e Shqipërisë me "Mbretërinë e Shpifarakëve nën Penxheren e Katit të Tetë të pakicës!"

Edhe në postimin aktual ashtu si në reagimet e tjera gjatë 24 orëve të fundit, kryeministri nuk ka kursyer akuzat ndaj opozitës. Ai shprehet se pas dënimit të Salianjit, opozita ndihet "e kërcënuar" në lirinë e tyre për të sulmuar me shpifje, atë që sipas tij nuk e mundin politikisht me fakte dhe argumenta.

"Sa për mua që nuk i komentoj vendimet e gjykatave, kjo vlen gjithnjë kur ato vendime nuk janë të formës së prerë apo edhe kur mund të mos më bindin personalisht, sepse kurrë nuk mund t’i ve në diskutim punët e drejtësisë, por nuk më ndalon dot askush që ta ndaj publikisht opinionin tim kur drejtësia bën drejtësi deri në fund.", shprehet Rama ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS:

Heroizimi i një krijuesi rrethanash të rreme për të sulmuar publikisht një kundërshtar politik, duke coroditur me muaj të tërë opinionin publik me një fushatë të egër shpifjesh përmes telenovelës “Babale”, si edhe kundërvënia me egërsi ndaj një vendimi gjykate të formës së prerë që bazohet në ligjin kundër veprës penale të kallzimit të rremë, flet shumë qartë për dallimin mes dy botëve që ndajnë shumicën e Shqipërisë me Mbretërinë e Shpifarakëve nën Penxheren e Katit të Tetë të pakicës!

Viktimizimi i një të dënuari për një vepër të turpshme, e cila mund të konsiderohet kryevepra e turpit të Mbretërisë së Shpifarakëve - sepse nuk ishte thjesht një shpifje si miliona shpifjet që janë thënë e shkruar në këto 34 vjet Liri Shpifjeje, po ishte një fabrikim i tërë, një film i Kinostudios së Shqupit me aktorë e me producentë të përkushtuar për të bërë keq - tregon se sa poshtë ka rënë niveli i kuptimit të botës sonë mediatike për peshën e rëndë të shpifjes në jetën e një shoqërie.

Jo më kot shpifja konsiderohet në të gjithë librat e shenjtë si një mëkat gati i barabartë me vrasjen e tjetrit; jo më kot shpifja konsiderohet në botën demokratike si një vepër e dënueshme dhe si një helm prej të cilit janë ruajtur me fanatizëm organet e shtypit, deri kur bota mori kot nëpër oqeanin e mediave e të rrjeteve sociale, ku shpifja është kthyer në peshkaqenin më të frikshëm; jo më kot njerëzia në vendin tonë është lemerisur nga prurjet e shpifjes nëpër ekranet e kanalet e rrjeteve sociale.

Ideja se një politikan mund të shpifi lirisht në emër të popullit që e ka zgjedhur, ndërsa kush lufton me shpifësit ligjërisht apo e thotë hapur si puna ime, se dënimi i një shpifësi është një lajm i mirë për lirinë e për demokracinë, nuk qenka tjetër përpos një shtypës i fjalës së lirë e i opozitarizmit, është një ide që ka marrë zë të lartë prej mbrëmë, pikërisht sepse shpifësit e të gjitha foltoreve e banaqeve ndjehen të kërcënuar në lirinë e tyre për të sakatuar me shpifje publikisht, këdo që nuk e mundin dot politikisht me fakte e me argumenta.

Faktet e argumentat duan punë e aftësi të tjera nga aftësia për të shpifur, që i shkon për shtat çdo humbësi në betejën politike e çdo dembeli të paguar për të informuar publikun, për të cilin shpifja është një depo e pambarimtë municioni në shpirtin e zymtë dhe mendjen e ngushtë, ulur rehat në kolltukun e mendjeshitësit televiziv apo digjital.

Por nuk ka asnjë diskutim se për çdo njeri normal, që meriton të informohet lirisht për faktet dhe të ketë mundësinë ta ndjekë jetën publike e politike, pa u marrë zvarrë nëpër lumenjtë e llumit të shpifjeve e sherreve me libër shtëpie, vendimi i djeshëm i gjykatës ishte një lajm i shumëpritur pozitiv.

Sa për mua që nuk i komentoj vendimet e gjykatave, kjo vlen gjithnjë kur ato vendime nuk janë të formës së prerë apo edhe kur mund të mos më bindin personalisht, sepse kurrë nuk mund t’i ve në diskutim punët e drejtësisë, por nuk më ndalon dot askush që ta ndaj publikisht opinionin tim kur drejtësia bën drejtësi deri në fund.

Kështu që heroin e saj të ri Mbretëria e Shpifarakëve mund ta ngjisë edhe krah për krah Penxheres së Katit të Tetë në gjoksin e bluzave qesharake të luftës kundër Drejtësisë, sepse kësisoj jo vetëm do të ritregojë se sa larg realitetit të shqiptarëve është, po edhe do ta meritojë akoma më shumë vendimin e hidhur të Gjykatës Sovrane të Popullit në zgjedhjet e afërta politike.

1 VITE ME PARE

"E ekzekutoi vullnetarisht vendimin politik", avokati i Salianjit: Do të transferohet mbrëmjen e sotme në burgun e Fierit

Dënimin do ta shlyejë në burgun e Fierit, Ervin Salianji

TIRANË- Ervin Salianji ka lënë ambientet e Policisë së Tiranës dhe do të transferohet drejt burgut të Fierit, ku dhe do të shlyejë dënimin për 1 vit. 

Avokati i tij Ledio Braho, tha për mediat se jemi në kushtet e një vendimmarrjeje politike, edhe pse ishte Salianji ai që zgjodhi që të përballet me burgun vullnetarisht. I pyetur nëse Salianji rrezikohet në përballjet e tij në burgun e Fierit, Braho tha se është detyrë e shtetit të shmangë përplasjet në ambientet e burgut.

"Ervin Salianji vendosi ta ekzekutojë vetë vullnetarisht këtë vendim politik. Që sonte do të niset drejt burgut të Fierit, ku dhe do të vuajë dënimin. Nuk është detyrë e Salianjit të shmangë përplasjet në burg, është detyrë e shtetit.", tha avokati Ledio Braho. 

1 VITE ME PARE

Salianji para policisë: Asnjë sakrificë nuk shkon dëm, do i çmontojmë banditët

Dënimin do ta shlyejë në burgun e Fierit, Ervin Salianji
ervin salianji

TIRANË- Para pak çastesh, Ervin Salianji i shoqëruar nga avokatët e tij ka mbërritur në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës. 

Salianji u prit nga mbështetësit e tij me brohoritje dhe thirrje kundër qeverisë. Ai mbajti një fjalë të shkurtër për mediat ku tha se asnjë sakrificë nuk shkon dëm. Salianji tha më tej se "do i çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve do të vijë."

"Asnjë sakrificë nuk shkon dëm. Në përballje me regjimin, secili merr kosto. Unë e di se shumë miq e demokratë kanë vuajtur represionin e qeverisë, e vuajnë në mënyrë të përditshme që ju bën nëpërmjet vjedhjeve, nëpërmjet varfërisë. Në do i çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve do të vijë!", u shpreh Salianji. 

 

 

1 VITE ME PARE

Mbërrin në policinë e Tiranës, Salianji pritet nga mbështetësit demokratë me përqafime dhe brohoritje: Ervin, mos u dorëzo!

Dënimin do ta shlyejë në burgun e Fierit, Ervin Salianji
ervin salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Saliani është paraqitur në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës ku do të kryejë procedurat ligjore për ekzekutimin e vendimit gjyqësor.  Salianji është pritur nga dhjetëra mbështetës të tij dhe të PD-së me përqafime dhe brohoritje. 

“Ervin, na ke ne. Mos u dorëzo kurrë”, iu drejtuan disa prej tyre Salianjit, ndërsa ky i fundit nënvizoi se kjo betejë nuk përfundon.

Pas vetëdorëzimit në Policinë e Tiranës, Salianji do të dërgohet më pas në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”. Prej aty, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do ta transportojë drejt Burgut të Fierit. 

1 VITE ME PARE

Lë selinë blu, Salianji niset drejt policisë së Tiranës: Ne vendosim të sakrifikojmë lirinë për të vërtetën, betejën do ta vijoj nga aty

Dënimin do ta shlyejë në burgun e Fierit, Ervin Salianji
ervin salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka lënë selinë blu dhe është nisur drejt policisë së Tiranës ku do të dorëzohet pas vendimit për dënimin e tij me 1 vit burg. 

Ai tha për mediat se pavarësisht kërkesë së grupit të PD për ngujim, ka vendosur ta bëjë betejën në ambientet e burgut. Salianji tha se opozita është më e mirë se mazhoranca dhe se vendosin të sakrifikojnë lirinë për të vërtetën. Po ashtu bëri thirrje për pjesmarrje në protestën e 6 tetorit. 

"Çdo përpjekje që kam bërë është për interesin publik, këta nuk do të ngopen për të keqën, as në nuk do ngopemi duke bërë mirë apo duke përmirësuar cilësinë e jetës të qytetarëve dhe forcojmë një demokrati ku të funksionoj shteti i së drejtës. Grupi ka vendosur të ngujohej se ky është një vendim politik, por duke qenë se unë jam shprehur se do përballem edhe në këtë peng marrje banditeske, do ta bëj betejën aty, shpresoj të jetë një betejë për qytetarët.

Ne sakrifikojmë lirinë për të thënë të vërtetën, sepse e vërteta nuk ka çmim. Protesta do të mbahet në datën 6 tetor. Tani nuk kam kërkuar që të mbahet asnjë protestë par Policisë. Protestat do të jenë të mëdha, qytetarët kanë reaguar. Falenderoj mediat për paqsyrimin e ngjarjes, pavarësisht nuancave. Do të shihemi së shpejti", tha Salianji.

1 VITE ME PARE

FOTO+VIDEO/ Avokati i Salianjit mbërrin në Policinë e Tiranës, mbështetësit demokratë të mbledhur jashtë godinës, deputeti ende në selinë blu

Dënimin do ta shlyejë në burgun e Fierit, Ervin Salianji
ledio braho

TIRANË- Avokati i deputeti Ervin Salianji, Ledio Braho ka mbërritur në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa vetë deputeti është ende në selinë blu.  Ndërkohë jashtë godinës së policisë janë mbledhur edhe disa nga mbështetësit e Salianjit, ku një pjesë pritet të vijë pa mbërritjes së Salianjit. 

Pas vetëdorëzimit në Policinë e Tiranës, Salianji do të dërgohet më pas në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”. Prej aty, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do ta transportojë drejt Burgut të Fierit. 

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e djeshme, 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli në vendimin e sotëm, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

1 VITE ME PARE

Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg, ja ku do ta kryejë dënimin Ervin Salianji 

Dënimin do ta shlyejë në burgun e Fierit, Ervin Salianji
ervin salianji

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji i cili për pak minuta pritet të dorëzohet në drejtorinë e Policisë së Tiranë, do ta vuajë dënimin me 1 burg në burgun e Fierit. 

Pas vetëdorëzimit në Policinë e Tiranës, Salianji do të dërgohet më pas në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”. Prej aty, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do ta transportojë drejt Burgut të Fierit. Njëkohësisht me dorëzimin e Salianjit në polici është lajmëruar edhe një protestë nga mbështetësit e tij. 

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e djeshme, 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli në vendimin e sotëm, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

 

 

denimi i ervin salianjit burgu i fierit gjykata e apelit policia e tiranes

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës