LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Plagosje e trefishtë në Laprakë! Qëllohen me thikë 64-vjeçari, vajza e tij dhe dhëndri italian, i moshuari në gjendje të rëndë, autori në arrati

• Sherr në një lokal në zonën e Laprakës në Tiranë. Kanë mbetur të plagosur tre persona. • Autori Elton Mergjyshi, 40 vjeç është konfliktuar me tre klientë të lokalit për arsye që ende nuk dihen. • Më pas, ai është afruar në tryezën ku ishin të ulur Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajza e tij, Roxhersa Rrapollari e dhëndri italian dhe i ka qëlluar të tre me thikë. • Më pas është larguar nga vendngjarja. Ai është shpallur në kërkim, ndërsa të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës. Rrapollari është në gjendje të rëndë për jetën, pasi thika i ka prekur zemrën.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTOT-DINAMIKA/ Si ndodhi plagosja e trefishtë në Laprakë, Mergjyshi kërkoi llogari pasi italiani e kishte hequr nga puna, babë e bijë ndërhynë t’i ndanin, por ai mori thikën

Plagosje e trefishtë në Laprakë! Qëllohen me thikë
Elton Mergjyshi, Viktor Rrapollari, Roxhersa Rrapollari

TIRANË- Dosja.al ka publikuar fotot e tre nga kjatër personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Laprakë këtë mbrëmje. Në të majtë është autori, Elton Mergjyshi, ndërsa në të djathtën e fotos duken dy të plagosurit që janë dhe babë e bijë. Ata janë Viktor dhe Roxhersa Rrapollari.

64-vjeçari Viktor Rrapollari është në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës, ndërsa e bija dhe dhëndri italian, Massimo Sorvillo, janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje në një lokal në Laprakë. Mergjyshi ka shkuar në tavolinën ku ishin ulur tre anëtarët e familjes dhe kërkuar llogari pasi italiani Massimo Sorvillo e kishte larguar nga puna.

Përplasja ka qenë verbale fillimisht, por më pas, 40-vjeçari është konfliktuar fizikisht me italianin. Babë e bijë kanë ndërhyrë mes tyre dhe ky ka qenë momenti kur Mergjyshi ka marrë thikën dhe i ka qëlluar të tre. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e ka shpallur në kërkim.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Zona e rrethuar nga policia, dalin pamje nga ngjarja në Laprakë, autori u shkoi në tavolinë dhe i qëlloi me thikë njëri pas tjetrit

Plagosje e trefishtë në Laprakë! Qëllohen me thikë
Policia në vendin ku ndodhi plagosja në Laprakë

TIRANË- Pamjet që po shikoni vijnë nga vendi ku ndpodhi plagosja e trefishtë këtë mbrëmje në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal. Zona është e rrethuar nga forca të shumta policie.

Autori Elton Mergjyshi, 40 vjeç është konfliktuar me tre klientë të lokalit për arsye që ende nuk dihen. Më pas, ai është afruar në tryezën ku ishin të ulur Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajza e tij dhe një italian dhe i ka qëlluar të tre me thikë.

Më pas është larguar nga vendngjarja. Ai është shpallur në kërkim, ndërsa të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës. Rrapollari është në gjendje të rëndë për jetën, pasi thika i ka prekur zemrën.

 

3 VITE ME PARE

Një grua dhe një italian, dalin detaje nga të plagosurit në Laprakë

Plagosje e trefishtë në Laprakë! Qëllohen me thikë
Policia në vendin ku ndodhi plagosja në Laprakë

TIRANË- Zbardhen detaje nga plagosja e trefishtë në Tiranë. Mësohet se përveç 64-vjeçarit Viktor Rrapollari, e plagosur ka mbetur dhe vajza e tij e një italian. Vajza raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi i huaj ka një plagë në shpatull.

Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje në Laprakë. Autori i ngjarjes, Elton Mergjyshi, 40 vjeç është afruar në tryezën ku ishin të ulur Rrapollari, vajza e tij dhe italiani dhe i ka qëlluar të tre me thikë. Më pas është larguar nga vendngjarja. Ai është shpallur në kërkim, ndërsa të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës. Rrapollari është në gjendje të rëndë për jetën, pasi thika i ka prekur zemrën.

3 VITE ME PARE

EMRAT/ Kush janë të përfshirët në plagosjen e trefishtë në Laprakë, njëri në gjendje të rëndë, thika iu ngul në zemër

Plagosje e trefishtë në Laprakë! Qëllohen me thikë
Spitali i Traumës

TIRANË- Viktor Rrapollari, 64 vjeç është një nga personat që mbeti i plagosur në ngjarje e ndodhur në Laprakë këtë mbrëmje. Mësohet se Rrapollari ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës, por është në gjendje të rëndë për jetën. Kjo, pasi siç raportohet, thika i është ngulur në zemër. Dy të plagosurit e tjerë janë identifikuar vetëm me iniciale deri më tani, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Ndërsa 40-vjeçari Elton Mergjyshi, është autori i ngjarjes, që është shpallur dhe në kërkim.

3 VITE ME PARE

Sherr në Laprakë, 40-vjeçari plagos me thikë 3 persona

Plagosje e trefishtë në Laprakë! Qëllohen me thikë
Policia

TIRANË- Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë si pasojë e një sherri të ndodhur në Laprakë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se autor i ngjarja është një 40-vjeçar. I riu ka qëlluar me thikë tre persona që ndodheshin në një lokal dhe i ka lënë të plagosur. Të tre janë dërguar në spitalin e Traumës dhe nuk bëhen me dije detaje në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 03.04.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. M., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve dhe kapjen e autorit, do të kemi njoftim vijues.

plagosje e trefishte ne laprake elton mergjyshi viktor rrapollari

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet