LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përplasja Spiropali-Bardhi/ Kryeparlamentarja: Forca e dhuna fizike nuk imponohen si e drejtë demokratike! Kreu i Grupit të PD: Mosbindja civile nuk është ti bindesh Pëllumb Gjokës dhe krimit

• Përplasja e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit vijon nga parlamenti edhe në rrjetet sociale. • Bardhi reagoi fillimisht për incidentin e ndodhur sot jashtë Kuvendit, ku opozita pretendon se një nga policët ka tentuar të nxjerrë armën ndaj deputetëve.• Ai shkruante se policia që tha sot se efektivi i Forcave Speciale nuk kishte armë brenda Kuvendit, e njëjta që sipas tij ka mashtuar me vdekjen e Klodian Rashës, Egli Progës dhe që ka thënë se në protestën e 7 tetorit nuk pati protestues të lënduar. • Ai u shpreh se propaganda dhe dezinformimi nuk e mbulojnë dot të vërtetën. • Pas kësaj ka reaguar kryeparlamentarja, Elisa Spiropali ku përmes një postimi në Facebook, rreshtoi disa shpjegime sipas saj lidhur me aktin e "Mosbindjes Civile". • Më tej, shprehej se koncepti i opozitës për mosbindje civile, që ajo thotë se përfshin dhunë dhe përplasje fizike, nuk mund t'i imponohen Kuvendit si e drejtë demokratike. • Këtij postimi i është përgjigjur menjëherë, kreu i grupit të PD, ku me ironi shprehej se Pëllumb Gjoka ka dhënë leksione përmes zyrës së Kuvendit për konceptin e "Mosbindjes Civile". • Bardhi thotë se realisht mosbindja civile nuk është ti ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës dhe as krimit të organizuar.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Koncepti i opozitarëve për "Mosbindjen Civile" është i gabuar", Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Mosbindja civile nuk është ti ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës dhe krimit të organizuar

Përplasja Spiropali-Bardhi/ Kryeparlamentarja: Forca e dhuna fizike nuk
gazment bardhi, elisa spiropali

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit pas postimit të saj për "Mosbindjen Civile". Bardhi duke ironizuar shkruan në një postim në "X", se Pëllumb Gjoka ka dhënë leksione përmes zyrës së Kuvendit për konceptin e "Mosbindjes Civile". Ai më tej shprehet se realisht  mosbindja civile nuk është ti ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës dhe as krimit të organizuar.

"Na paska dhënë leksion nga burgu Pëllumb Gjoka përmes zyrës për shtyp të Kuvendit se cili është kuptimi filozofik i “mosbindjes civile”! Mosbindja civile në kuptimin e Pëllumbave në Kuvend është që krimi i organizuar të shpërfill ligjin dhe të mbretërojë në çdo institucion! Por realisht, mosbindja civile nuk është ti ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës! As krimit të organizuar! ", shkruan Bardhi.

Spiropali shprehej se koncepti i opozitës për mosbindje civile, që ajo thotë se përfshin dhunë dhe përplasje fizike, nuk mund t'i imponohen Kuvendit si e drejtë demokratike.

 

1 VITE ME PARE

Tensionet në parlament, Spiropali: Koncepti i opozitarëve tanë për "Mosbindjen Civile", nuk mund t’i imponohet Kuvendit si e drejtë demokratike

Përplasja Spiropali-Bardhi/ Kryeparlamentarja: Forca e dhuna fizike nuk
elisa spiropali

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas kaosit brenda dhe jashtë Kuvendit dhe për protestën e deputetëve të opozitës. 

Në postimin e saj në Facebook, Spiropali ka rreshtuar disa shpjegime sipas saj lidhur me aktin e "Mosbindjes Civile".

Më poshtë, shprehet se koncepti i opozitës për mosbindje civile, që ajo thotë se përfshin dhunë dhe përplasje fizike, nuk mund t'i imponohen Kuvendit si e drejtë demokratike.

REAGIMI I SPIROPALIT: 

Mosbindja civile është një nga krijimet më të bukura të angazhimit qytetar e politik në historinë e njerëzimit.

Thelbi i saj i pandryshueshëm, qysh me Sokratin në Greqinë e Lashtë, i cili predikonte vënien në pikëpyetje të së drejtës morale të autoriteteve për një ligj të padrejtë, e deri tek Mahatma Gandi.

Ai e gjunjëzoi Perandorinë Britanike, duke u ulur i pari në gjunjë derisa me miliona vetë u ulën pas tij në rrugët e Indisë. Ballë për ballë grykëve të pushkëve të batalioneve të regjimit kolonial. I cili hapte zjarr në trupat e tyre dhe të mosbindurit civilë nuk lëviznin nga vendi, është refuzimi absolut, i dhunës si mjet për imponimin e një të drejte të mohuar.

Beteja të tëra epike të njerëzimit për heqjen e skllavërisë, të drejtën e votës për gratë, anullimin e ligjeve raciste, fundin e aparteidit në Afrikën e Jugut, u furnizuan me energjinë e pandalshme morale dhe rezistencën e hekurt shpirtërore të mosbindjes civile.

Mosbindja civile e përjashton kategorikisht ngritjen e dorës për të demonstruar forcë dhe synon krijimin e një kontrasti moral paralizues, mes trupave të protestuesve paqësorë dhe korpusit të një padrejtësie shtetërore të perceptuar si të tillë nga shoqëria.

Mosbindja civile mishërohet nga individë që i kundërvihen ligjërimit të një padrejtësie, duke marrë përsipër ta thyejnë paqësisht ligjin e padrejtë dhe duke pranuar paqësisht pasojën personale të shkeljes së atij ligji.

Mosbindja civile përmes guximit po edhe sakrificës vetjake, i kontribuon arritjes së zgjidhjes me drejtësi, jo përmes dhunës, po përmes masivizimit të ndjeshmërisë popullore që në fund ia del ta imponojë të drejtën e mohuar, si një lloj shah mati për autoritetet.

Kjo është, me fjalë të shkurtra, përmbajtja e konceptit të mosbindjes civile dhe kështu e ka çarë rrugën e historisë forca krijuese e mosbindjes civile, në një sërë ngjarjesh të jashtëzakonshme politike e shoqërore për liritë e të drejtat njerëzore.

Asgjë më e largët me përmbajtjen e thellë morale dhe formën cfilitëse të durimit të mosbindjes civile, nuk mund të imagjinohet dot, se sa përçudnimi i dhimbshëm i opozitarizmit politik e mediatik të kësaj vjeshte.

Keqardhje e madhe!

Por sidoqoftë, forca e dhuna fizike, përplasjet trupore, kërcënimet verbale, djegia e shkatërrimi, apo çfarëdo shprehje e përfshirë së fundmi nga opozitarët tanë në konceptin e “Mosbindjes Civile”, nuk mund t’i imponohen dot kurrë Kuvendit të Shqipërisë si të drejta demokratike të askujt.

Përplasja Spiropali-Bardhi/ Kryeparlamentarja: Forca e dhuna fizike nuk

1 VITE ME PARE

"E njëjta polici që mashtroi për vdekjen e Klodian Rashës dhe Egli Progës", Bardhi reagon sërish: Sot shteti personal i Edi Ramës degradoi në mashtrim

Përplasja Spiropali-Bardhi/ Kryeparlamentarja: Forca e dhuna fizike nuk
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar sërish për incidentin e ndodhur sot jashtë Kuvendit, ku opozita pretendon se një nga policët ka tentuar të nxjerrë armën ndaj deputetëve. 

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se policia që tha sot se efektivi i Forcave Speciale nuk kishte armë brenda Kuvendit, e njëjta që sipas tij ka mashtuar me vdekjen e Klodian Rashës, Egli Progës dhe që ka thënë se në protestën e 7 tetorit nuk pati protestues të lënduar. 

Më tej ai shkruan se propaganda dhe dezinformimi nuk e mbulojnë dot të vërtetën. Bardhi thotë se "sot shteti personal i Edi Ramës degradoi në mashtrim, për shkak se doli zbuluar ashtu siç është -shtet arbitrar policor!"

POSTIMI I PLOTË: 

Është e njëjta Polici që tha sot se polici i Forcave Speciale nuk kishte armë brenda Kuvendit, ajo që më parë na ka thënë:

Që i ndjeri Klodian Rasha ishte i armatosur prandaj e vrau Policia e Shtetit - GËNJESHTËR,

Që i ndjeri Egli Proga vdiq se ishte i dehur dhe u rrëzua - GËNJESHTËR,

Që në Shqipëri ka zero sipërfaqe të mbjella me kanabis - GËNJESHTËR, apo

Që në protestën e 7 Tetorit nuk kishte asnjë protestues të lënduar dhe që ndodhej në spital - GËNJESHTËR, e plot e plot të tjera.

Gënjeshtrat i sajojnë aq trashë, sa edhe vetë propaganda e Qeverisë që Shqipëria është vend në lulëzim e sipër, ndërkohë që jemi të parët në Europë për numrin e qytetarëve në varfëri ekstreme.

Propaganda dhe dezinformimi nuk e mbulojnë dot të VËRTETËN! Sot shteti personal i Edi Ramës degradoi në mashtrim, për shkak se doli zbuluar ashtu siç është -shtet arbitrar policor!



elisa spiropali gazment bardhi

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër