LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përplasja në Zyrën Ovale dhe negociatat SHBA-Rusi/ Liderët e BE-së mblidhen në një samit "urgjent" për mbrojtjen dhe Ukrainën! Zelensky pritet me buzëqeshje e shtrëngime duarsh

• Liderët e Bashkimit Europian po takohen sot në një samit të posaçëm të Këshillit Europian për mbrojtjen europiane dhe Ukrainën. • Këshilli Europian ka njoftuar se në samit do të diskutohet se si BE-ja mund të mbështesë më tej Ukrainën dhe parimet që duhet të respektohen në vazhdim. • Në këtë kontekst, theksohet ata do të shkëmbejnë pikëpamje mbi kontributet evropiane për garancitë e nevojshme të sigurisë që kërkohen për të siguruar një paqe të qëndrueshme në Ukrainë. • Në takim është ftuar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. • Këshilli Europian njoftoi se mbledhja do të bazohet në takimin e 3 shkurtit në Bruksel, kur liderët diskutuan se si të forcohet mbrojtja europiane në aspektin e aftësive kolektive, financimit dhe partneriteteve strategjike". • Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Bruksel ku është pritu me buzëqeshje nga liderët europianë.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zakharova: Presim që SHBA të caktojë një përfaqësues për negociatat!

Përplasja në Zyrën Ovale dhe negociatat SHBA-Rusi/ Liderët e
Maria Zakharova

RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, tha sot se Rusia pret që Shtetet e Bashkuara të caktojnë një përfaqësues për bisedimet e paqes mbi Ukrainën dhe më pas Moska do të formojë ekipin e saj negociues. Zakharova gjithashtu tha se sa i përket çështjes së një zgjidhjeje paqësore, ajo është komplekse dhe kërkon diskutim të detajuar në nivel ekspertësh. Gjithashtu ajo tha se është emëruar ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, z. Dartsiev, i cili padyshim do të merret me rivendosjen e kontakteve dhe lidhjeve në vend.

“Sa i përket çështjes së një zgjidhjeje paqësore, ajo është komplekse dhe kërkon diskutim të detajuar në nivel ekspertësh. Ne ende presim që qeveria amerikane të caktojë një përfaqësues zyrtar për të nisur procesin e negociatave dhe për të formuar një ekip negociatorësh. Pas kësaj, ne do të mund të zgjedhim një bashkëbisedues nga pala ruse. Ky është pikërisht rasti në të cilin Ukraina mund të sigurojë garanci sigurie për vete.

Domethënë, kthimi në rrënjët e shtetësisë së saj, të cilat janë të ngulitura në deklaratën e 1990 të sovranitetit të saj shtetëror. Po flasim për një regjim neutral, të paangazhuar, jo bërthamor, me një refuzim të ideologjisë naziste. Për respektimin e të drejtave të njeriut, para së gjithash të rusëve etnikë dhe popullatës rusishtfolëse. Këto janë garancitë e sigurisë suaj, " tha Zakharova, duke shtuar se regjimi i Kievit po kërkon në vendet e gabuara për garancitë e tij.

1 VITE ME PARE

Samit krize në BE, Scholz kundër paqes së diktuar në Ukrainë

Përplasja në Zyrën Ovale dhe negociatat SHBA-Rusi/ Liderët e
Scholz

GJERMANI- Krerët e qeverive dhe shteteve të BE takohen në një samit krize për Ukrainën. Kancelari gjerman, Scholz edhe njëherë kundërshtoi "një paqe të diktuar" për Ukrainën. Macron flet për "konflikt global"

Në samitin e BE-së në Bruksel, kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) paralajmëroi edhe një herë kundër një “paqeje të diktuar” në Ukrainë. “Është shumë e rëndësishme që ne të sigurojmë që Ukraina të mos i duhet të pranojë një paqe të diktuar”, tha Scholz në margjinat e takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së të enjten (06.03.). Duhet të bëhet fjalë për “një paqe të drejtë dhe korrekte që garanton sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”.

Sipas Scholz, kjo do të përfshinte “një ushtri të fortë ukrainase edhe në kohë paqeje”. Ukraina duhet të mbetet si një “komb sovran, demokratik, i pavarur”, theksoi kancelari gjerman. "Ajo nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë vetë." Scholz paralajmëroi të ruhet qetësia kur bëhet fjalë për presidentin e SHBA, Donald Trump. “Ne duhet të sigurojmë që Ukraina të vazhdojë të mbështetet”, tha ai. Kjo përfshin mbështetjen financiare dhe ushtarake nga evropianët dhe SHBA.

Presidenti francez, Emmanuel Macron merr iniciativën para samitit të BE-së për Ukrainën dhe u bën oferta për mbrojtje bërthamore partnerëve evropianë. Para kërcënimit rus Franca është e hapur për të përdorur armët e saj bërthamore për të mbrojtur partnerët e saj evropianë, është shprehur presidenti francez, Emmanuel Macron.

"Kapaciteti kërcënues bërthamor i yni na mbron: ai është i plotë, sovran dhe tërësisht francez", tha Macron në një fjalim televiziv drejtuar kombit të mërkurën. Ai e përshkroi Rusinë si një kërcënim për Francën dhe Evropën. Lufta në Ukrainë është tashmë një "konflikt global”, vazhdoi Macron.

Shqetësime nga Gjermania


Shkak për nismën e Macron ka të ngjarë të jetë edhe shqetësimi i kancelarit të ardhshëm gjerman Friedrich Merz, nëse NATO do të qëndrojë në formën e saj aktuale deri në qershor. "Në përgjigje të thirrjes historike të kancelarit të ardhshme gjerman, kam vendosur të hap debatin strategjik për mbrojtjen e aleatëve tanë në kontinentin evropian përmes kërcënimit tonë bërthamor”, tha presidenti francez.

Friedrich Merz është shprehur në favor të bisedimeve me Francën dhe Britaninë e Madhe për zgjerimin e mbrojtjes bërthamore. Franca dhe Britania e Madhe janë dy fuqitë e vetme bërthamore në Evropë.

Nisma e Macron në Francë është pritur me kritika. Liderja e opozitës, Marine Le Pen është rreptësisht kundër zgjerimit të mburojës bërthamore në Evropë. Me ofertën, Macron "minon kërcënimin tonë", tha Le Pen.

Reagimi nga Rusia


Qeveria ruse akuzoi presidentin francez se ka humbur lidhjen me realitetin. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha: "Nëse ai na konsideron si kërcënim, thërret një takim të shefave të shtabit të përgjithshëm të vendeve evropiane dhe Britanisë, deklaron se përdorimi i armëve bërthamore është i nevojshëm dhe përgatitet që të përdorë armë bërthamore kundër Rusisë, atëherë sigurisht që ky është një kërcënim", tha Lavrov, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA.

Ndërkohë, Rusia jo vetëm që sulmon verbalisht Evropën, por gjithashtu po vazhdon luftën kundër Ukrainës. Ndërkohë ushtria ukrainase sipas të dhënave të saj ka shkatërruar 68 dronë rusë në orët e para të së enjtes. Forcat e armatosura ruse sulmuan Ukrainën me 112 dronë dhe dy raketa balistike. Synimi ishte edhe infrastruktura në rajonin e Odesës në jug të Ukrainës.

Franca i ofron Ukrainës informacion nga shërbimet sekrete franceze. Lajmin e ka bërë të ditur ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu. SHBA kishte njoftuar më parë të mërkurën se do të pezullonte shkëmbimin e informacionit të inteligjencës me Ukrainën. Kjo është një goditje e rëndë për mbrojtjen e Ukrainës ndaj sulmeve të Rusisë./DW

1 VITE ME PARE

Kryeministri i Polonisë: Rusia do ta humbasë garën e armatimeve nga Evropa ashtu siç e humbi Bashkimi Sovjetik 40 vjet më parë

Përplasja në Zyrën Ovale dhe negociatat SHBA-Rusi/ Liderët e
donald tusk

MOSKË- Rusia do të humbasë garën e armatimeve me Evropën, ashtu siç dikur Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike e humbi me Perëndimin. Kështu ka deklaruar kryeministri polak Donald Tusk përpara fillimit të një samiti urgjent të Këshillit të BE-së në Bruksel.

Siç vuri në dukje Tusk, lufta në Ukrainë, si dhe ndryshimi në politikën amerikane dhe gara e armatimeve nga Rusia, paraqesin "sfida të reja" për Evropën, të cilave ajo duhet t'i përgjigjet. Ai shprehu besimin e tij se Rusia "do ta humbasë këtë garë armatimi me Evropën, ashtu si BRSS humbi garën e armëve me Perëndimin 40 vjet më parë".

Kryeministri polak theksoi se tani është "momenti i së vërtetës" dhe Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.

Sipas tij, Evropa si një komunitet i vetëm mund të fitojë çdo konfrontim me Rusinë, veçanërisht në sektorin financiar, ekonomik dhe ushtarak . “Ne vetëm duhet të fillojmë të besojmë në të, dhe sot po ndodh”, tha kryeministri polak, i cili erdhi në samit i veshur me një "këpucë" speciale, për shkak se theu këmbën duke bërë ski .

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me gatishmërinë e Francës për të vendosur një "ombrellë bërthamore" mbi Evropë, ai vuri në dukje se ky propozim nuk është i ri, ai e kishte dëgjuar tashmë nga Presidenti Emmanuel Macron . "Kjo duhet të shqyrtohet." “Tani të gjitha aftësitë mbrojtëse të çdo shteti duhet të bëhen elementë të një tërësie të përbashkët”, theksoi kryeministri polak.

Tusk pranoi gjithashtu se Hungaria dhe Sllovakia mund të kenë pikëpamje të ndryshme për situatën e sigurisë në Evropë dhe ndihmën për Ukrainën, megjithatë, në këtë kontekst, liderët evropianë "do të kërkojnë zgjidhje që do të garantojnë zbatimin e objektivave të planifikuara, edhe nëse Hungaria nuk kontribuon në këtë".

Kryeministri polak siguroi se një vendim konkret i këtij samiti duhet të jetë ndarja e 150 miliardë eurove për armatim dhe siguri, veçanërisht për projektin "Mburoja Lindore" për mbrojtjen e kufijve lindorë të Polonisë nga Bjellorusia dhe Rusia.

1 VITE ME PARE

Samiti i Brukselit, Zelenskyy falenderon liderët e BE-së: Populli ukrainas nuk është vetëm...

Përplasja në Zyrën Ovale dhe negociatat SHBA-Rusi/ Liderët e
Volodymyr Zelenskyy

BRUKSEL- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu falënderimet e tij për vendet e BE-së pas mbërritjes në Samitin në Bruksel.

"Populli ukrainas nuk është i vetëm", ​​theksoi Zelensky, i cili falënderoi vendet anëtare për mbështetjen e tyre të fortë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, duke vënë në dukje se mesazhi i BE-së është i fortë, për popullin ukrainas dhe luftëtarët në front. 

Volodymyr Zelensky u prit nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen. Antonio Costa tha se sot pritet të merren vendime për forcimin e mbrojtjes evropiane, përmes së cilës do të forcohet edhe mbrojtja e Ukrainës.

"Ne jemi këtu për të mbështetur Ukrainën për një paqe të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme," tha ai.

Nga ana e saj, Ursula von der Leyen foli për një pikë kthese për Evropën.

“Evropa duhet të jetë në gjendje të mbrohet dhe të mbrohet. Në të njëjtën mënyrë, ne duhet ta vendosim Ukrainën në një pozicion për të mbrojtur veten", tha Von der Leyen, duke treguar planin "Riarmatimi i Evropës", i paraqitur nga Komisioni dy ditë më parë, i cili do të përdorë deri në 800 miliardë euro.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Shtrëngime duarsh dhe buzëqeshje me krerët e BE-së, Zelensky mbërrin në samitin "urgjent" të mbledhur në Bruksel

 

Përplasja në Zyrën Ovale dhe negociatat SHBA-Rusi/ Liderët e
Volodymyr Zelensky dhe Usula von der Leyen

BRUKSEL- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Bruksel, ku do të mbahet sot samiti urgjent i organizuar nga 27 udhëheqësit e Bashkimit Evropian. Zelensky është pritu me buzëqeshje nga liderët evropianë teksa vërehet dhe në foto takimi i tij me Ursula von der Leyen.

Këshilli Europian ka njoftuar se në samit do të diskutohet se si BE-ja mund të mbështesë më tej Ukrainën dhe parimet që duhet të respektohen në vazhdim. Në këtë kontekst, theksohet ata do të shkëmbejnë pikëpamje mbi kontributet evropiane për garancitë e nevojshme të sigurisë që kërkohen për të siguruar një paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Në takim është ftuar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Këshilli Europian njoftoi se mbledhja do të bazohet në takimin e 3 shkurtit në Bruksel, kur liderët diskutuan se si të forcohet mbrojtja europiane në aspektin e aftësive kolektive, financimit dhe partneriteteve strategjike". Liderët europianë janë përpjekur të forcojnë mbrojtjen e tyre dhe të mbështesin Kievin, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vijoi me avancimin e drejtpërdrejtë të negociatave me Rusinë për t'i dhënë fund luftës.

Trump gjithashtu ka pezulluar dërgimin e të gjithë ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, pas konfrontimit të tij me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar. Dy ditë më parë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen prezantoi një plan për të mobilizuar rreth 800 miliardë euro për mbrojtjen e Evropës dhe për të ndihmuar në ofrimin e mbështetjes urgjente ushtarake për Ukrainën. 

 

1 VITE ME PARE

Sot samiti në Bruksel, liderët e BE-së pritet të shpalosin planin 800 miliardë eurosh për mbrojtjen! I pranishëm në takim edhe Zelensky

Përplasja në Zyrën Ovale dhe negociatat SHBA-Rusi/ Liderët e
Foto ilustruese

BRUKSEL- Pas takimeve të krizës në Paris dhe në Londër, liderët evropianë janë mbledhur të enjten në Bruksel për një “samit të veçantë”, në të cilin bën pjesë edhe plani i tyre për një rritje të madhe ushtarake. Drafti i konkluzioneve, i parë nga Radio Evropa e Lirë, përmend rritjen e mbrojtjes ajrore, artilerisë dhe “armëve precize”.

“Bashkimi Evropian do ta bëjë vërtet ndryshimin” në mbrojtje, tha një zyrtar i lartë i BE-së në prag të samitit. Ai shtoi se ka “gatishmëri të qartë” nga të gjithë për këtë çështje.

Samitit i së enjtes u thirr më 27 shkurt, si përgjigje ndaj zhvillimeve të shpejta diplomatike. Por, prej atëherë, zhvillimet janë përshpejtuar, pas përplasjes në Zyrën Ovale dhe vendimit të Uashingtonit për ta pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të marrë pjesë në samit, edhe pse nuk është ende e qartë nëse do ta bëjë ketë fizikisht apo virtualisht.

Një pikë kyçe do të jetë plani i paraqitur nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 4 mars, i quajtur riarmatosja e Evropës. Plani parashikon lëshimin e deri në 800 miliardë eurove për shtetet anëtare të BE-së për t’i shpenzuar për mbrojtjen. Konkluzionet e draftit të samitit, të cilat janë parë nga REL-i, e mirëpresin në përgjithësi planin, duke hapur rrugën për miratimin e planeve më të hollësishme në takimin e ardhshëm të Këshillit të BE-së më 20-21 mars.

Duke theksuar nevojën për "rritje të konsiderueshme të shpenzimeve për mbrojtjen", teksti kërkon "veprime në nivelin e BE-së" për të forcuar kapacitetet ushtarake përballë "kërcënimeve të shkaktuara nga Rusia dhe Bjellorusia". Liderët e shteteve të BE-së gjithashtu pritet të mirëpresin rregullat e reja për huamarrjen të paraqitura nga Banka Evropiane e Investimeve, duke liruar fonde për financimin e projekteve si, kazermat dhe spitalet ushtarake.

Para samitit, pati letra e von der Leyen mori përgjigje pozitive. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se ky është "hapi i parë i rëndësishëm", ndërsa kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis postoi në rrjetet sociale: "Tani duhet të punojmë për t’i shtjelluar hollësitë".

Plani vjen në një kohë kur Uashingtoni njoftoi pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, dhe për disa, kjo është përpjekje e Evropës për t’u përgatitur për skenarin më të keq pa ombrellën amerikane të sigurisë. Në përgjithësi, politikanët evropianë e kanë hedhur poshtë këtë.

"Ne nuk duhet të heqim dorë nga SHBA-ja", tha ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, më 4 mars, ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer u tha gazetarëve në konferencën e Londrës gjatë fundjavës: "Unë nuk pranoj që SHBA-ja të jetë aleat i pasigurt".

Por, fakti se ata po i thonë këto gjëra është një shenjë e shqetësimit të Evropës nga vendimet dhe deklaratat që po vijnë nga Uashingtoni.

Dhe, në prag të samitit, Presidenti francez Emmanuel Macron ngriti dyshime të tjera.

"Unë dua të besoj se SHBA-ja do të mbeten përkrah nesh", tha ai në një fjalim televiziv drejtuar kombit. "Por, ne duhet të jemi të përgatitur nëse kjo nuk ndodh".

Përqendrimi kryesor mbetet rregullimi i marrëdhënieve të krisura mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Zelenskyt. Ka pasur disa lëvizje në këtë drejtim në ditët para samitit. Në fjalimin e tij në Kongres më 4 mars, Trump tha se Zelensky i kishte shkruar atij pas përplasjes së fundit në Zyrën Ovale, dhe se lideri ukrainas është i gatshëm të kthehet në tryezën e negociatave.

Të nesërmen, këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, i tha Fox News se pezullimi i ndihmës ushtarake mund të hiqej nëse Ukraina do ta nënshkruajë një marrëveshje që i jepte Uashingtonit qasje në pasuritë e saj minerale – një mundësi që, sipas një zyrtari të SHBA-së, është ende e mundur pasi Zelensky shprehu pendesë për përplasjen me Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, më 5 mars, një zëdhënëse e qeverisë franceze i tha gazetarëve se presidenti Emmanuel Macron po shqyrtonte një vizitë të përbashkët në Uashington me Zelenskyn dhe kryeministrin britanik Keir Starmer. Por, një zyrtar i Parisit më vonë sqaroi se nuk kishte ende plane të përcaktuara për këtë. Çështja e Ukrainës mund të zbulojë gjithashtu mungesën e unitetit të BE-së në samitin e veçantë.

Pas fjalimit të tij televiziv drejtuar kombit më 5 mars, Macron pati një darkë me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Pallatin Elysee në prag të samitit. Qëllimi i tij ishte ta bindte Orbanin, i cili ka zhvilluar lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, që ta mbështesë një deklaratë që mbështet Ukrainën. Është e mundur që Hungaria ta nënshkruajë planin për riarmatim, por ta refuzojë miratimin e konkluzioneve për Ukrainën.

Në fjalimin e tij televiziv, Macron tha se do të ishte "çmenduri" të shpërfillej kërcënimi që tani përbën Rusia për Evropën dhe theksoi se është i hapur për bisedime për shtrirjen e ombrellës bërthamore të Francës në vendet aleate të Parisit në kontinent. Siç u tha, ky takim pason një seri takimesh të mëparshme për krizën, më së fundmi në Londër më 2 mars.

Një pikë kyçe nga ai takim ishte se Britania e Madhe, Franca dhe shtete të tjera do të punonin për një plan të përbashkët paqeje me Ukrainën, të cilin do ta çonin më pas në Uashington. Mund të ketë disa diskutime për këtë në margjinat e Brukselit. Një pikë tjetër kyçe nga bisedimet e fundit është plani për të formuar një forcë ushtarake evropiane për ta dërguar në Ukrainë si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi ose paqeje.

Deri tani, Britania e Madhe dhe Franca kanë thënë se janë gati të dërgojnë trupa në terren. Starmer tha në Londër se edhe shtete të tjera janë angazhuar, por refuzoi t’i emëronte ato. Një zyrtar i lartë i BE-së konfirmoi se shtetet anëtare kanë shprehur gatishmërinë, por "të hysh në detaje është ende herët." Megjithatë, ai shtoi, "duhet të fillojë puna dhe ky Këshill Evropian është një moment i mirë për të nisur atë punë"./ REL

1 VITE ME PARE

Përplasja në Zyrën Ovale dhe negociatat SHBA-Rusi, liderët e BE-së mblidhen sot në një samit "urgjent" për mbrojtjen europiane dhe Ukrainën

Përplasja në Zyrën Ovale dhe negociatat SHBA-Rusi/ Liderët e
Ursula von der Leyen dhe Volodymyr Zelensky

BRUKSEL- Liderët e Bashkimit Europian do të takohen sot në një samit të posaçëm të Këshillit Europian për mbrojtjen europiane dhe Ukrainën. Këshilli Europian ka njoftuar se në samit do të diskutohet se si BE-ja mund të mbështesë më tej Ukrainën dhe parimet që duhet të respektohen në vazhdim.

Në këtë kontekst, theksohet ata do të shkëmbejnë pikëpamje mbi kontributet evropiane për garancitë e nevojshme të sigurisë që kërkohen për të siguruar një paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Në takim është ftuar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Këshilli Europian njoftoi se mbledhja do të bazohet në takimin e 3 shkurtit në Bruksel, kur liderët diskutuan se si të forcohet mbrojtja europiane në aspektin e aftësive kolektive, financimit dhe partneriteteve strategjike". Liderët europianë janë përpjekur të forcojnë mbrojtjen e tyre dhe të mbështesin Kievin, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vijoi me avancimin e drejtpërdrejtë të negociatave me Rusinë për t'i dhënë fund luftës.

Trump gjithashtu ka pezulluar dërgimin e të gjithë ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, pas konfrontimit të tij me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar. Dy ditë më parë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen prezantoi një plan për të mobilizuar rreth 800 miliardë euro për mbrojtjen e Evropës dhe për të ndihmuar në ofrimin e mbështetjes urgjente ushtarake për Ukrainën. 

samiti be-ukraine

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale