E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• Një ngjarje e rëndë është regjistrua diën e sotme në Evosmos të Selanikut. • Raportohet se një përleshje e përgjakshme ka ndodhur në kryqëzimin e Chrysostomou dhe Papagou mes dy shqiptarëve. • Nga kjo ngjarje kanë mbetur të dy të plagosur. • Kanë qenë kalimtarët të cilët i kanë pikasur dy shqiptarët të gjakosur në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri. • Ata kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës. • Mediat greke raportojnë se ngjarja e përgjakshme ka ndodhur pasditen e së shtunës rreth orës 17:30 minuta. • Të dy të plagosurit kanë marrë plagë nga një objekt i mprehtë. • Nga informacionet e deritanishme rezulton se ata kanë mbetur të plagosur gjatë një sherri mes tyre. • Dy të plagosurit janë të moshës 54 dhe 48 vjeç dhe janë dërguar në spitalin “Papageorgiou”. • Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
2 artikuj për këtë temë.
SELANIK- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e dy shqiptarëve në Selanik. Mediat greke raportojnë se ngjarja e përgjakshme ka ndodhur pasditen e së shtunës rreth orës 17:30 minuta. Të dy të plagosurit raportohet se kanë marrë plagë nga një objekt i mprehtë.
Në vendngjarje është thirrur edhe ELAS-i dhe nga informacionet e deritanishme rezulton se ata kanë mbetur të plagosur gjatë një sherri mes tyre. Dy të plagosurit janë të moshës 54 dhe 48 vjeç dhe janë dërguar në spitalin “Papageorgiou”. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Kanë qenë kalimtarët të cilët i kanë pikasur dy shqiptarët të gjakosur në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri. Ata kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës. Sipas informacioneve, në ngjarje janë përfshirë përdorues droge, ndërsa Policia Helenike po kryen hetimet për rrethanat e ngjarjes.
SELANIK- Një ngjarje e rëndë është regjistrua diën e sotme në Evosmos të Selanikut. Raportohet se një përleshje e përgjakshme ka ndodhur në kryqëzimin e Chrysostomou dhe Papagou mes dy shqiptarëve. Nga kjo ngjarje kanë mbetur të dy të plagosur. Burimet raportojnë se gjendja e njërit prej tyre është kritike.
Kanë qenë kalimtarët të cilët i kanë pikasur dy shqiptarët të gjakosur në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri. Ata kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës. Ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit në Spitalin AHEPA. Policia ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.