LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përfundon rëndë sherri i nisur në rrjetet sociale! 14-vjeçari qëllon 4 herë me thikë të miturin në Durrës: I plagosuri në gjendje kritike për jetën

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një 14-vjeçar, ka plagosur me thikë një tjetër të mitur. • Konflikti mes të miturve dyshohet se nisi në rrjetet sociale mes dy adoleshentëve përfundoi në një përleshje të dhunshme në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës. • Burime për mediat bëjnë me dije se dy adoleshentët e përfshirë në konflikt u takuan me shokët e tyre për t’u “sqaruar”, por debati i nisur në rrjetet sociale u përshkallëzua në përleshje fizike. • Gjatë sherrit u përdorën sende të forta dhe autori me inicialet M.K. goditi 15-vjeçarin me thikë katër herë, duke i shkaktuar plagë të rënda. • Babai i të miturit të plagosur, së bashku me familjarë të tjerë, kanë refuzuar të komentojnë publikisht lidhur me ngjarjen e rëndë. • Autori i dyshuar është arrestuar menjëherë nga Policia e Durrësit, ndërsa i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë.

6 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

“Konflikti nisi për një koment në TikTok”/ Plagosi bashkëmoshatarin në Durrës, 14-vjeçari: Thikën e nxorra për ta trembur! Nuk doja të shkonte kështu

Përfundon rëndë sherri i nisur në rrjetet sociale!
foto ilustruese

DURRËS- 14-vjeçari i cili plagosin bashkëmoshatarin e tij në Durrës ka dhënë dëshminë e tij në prani të psikologes para grupit hetimor. 14-vjeçari me iniciale M.K ka deklaruar se konflikti ka nisur për një koment në Tik Tok dhe më pas e kishin lënë për tu sqaruar, por gjatë takimit situata mes tyre ka agravuar edhe më shumë, pasi të dy bashkëmoshatarët ishin të shoqëruar nga shokë. 14-vjeçari ka deklaruar gjithashtu se thikën e ka nxjerrë për ta trembur, por më pas e ka goditur disa herë. Po ashtu ai shprehet i penduar dhe thekson se nuk donte që ngjarja të shkonte kështu. 

“Pak ditë me parë ngecëm për një koment në Tik Tok. Aty nisi. U grindem me komente. Më pas lamë të takoheshim. Nga ana jone për t’u sqaruar. Po e dinim qe ata do vinin me disa shoke. Edhe ne u bëmë një grup. E lamë te takoheshim diku pranë shtëpisë së tij. Shkuam aty, u takuam. Ata kishin marre masa për ndonjë konflikt të mundshëm, gjithashtu edhe neve. Nisem të debatonin, kush je ti kush jam unë! U përfshimë në një sherr masiv. Ata na qëlluan me mjete te forta. Unë nxora thikën.

Më shumë për ta trembur. Për vetëmbrojtje qëllova, se ishte më i madh dhe po më godiste. E godita disa herë, jo për ta vrarë apo plagosur por për ta trembur. Me vjen shume keq që përfundoi në këtë mënyrë. Nuk desha që të shkonte kështu. Edhe ata na qëlluan me mjete te forta. Jam penduar shume. Nuk doja te shkonte kështu”, ka dëshmuar 14-vjeçari./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Plagosja e rëndë mes të miturve në Durrës! 15-vjeçari i plagosur ende në gjendje kritike, flet mjeku: Është i intubuar! Ka 4 plagë në gjoks, njëra prej tyre i ka prekur zemrën

Përfundon rëndë sherri i nisur në rrjetet sociale!

DURRËSMjeku kirurg Fitim Shini ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit të plagosur me thikë në Durrës. Në një rpononcim për mediat Shini tha se i mituri ndodhet në reanimacion, i intubuar, dhe vijon të jetë në gjendje të rëndë.

Sipas mjekut, adoleshenti ka mbërritur në urgjencë me katër plagë në zonën e gjoksit, ndërsa njëra prej tyre depërtonte drejt zemrës, duke i shkaktuar komplikime serioze. 

“Për momentin pacienti ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresoj që në 24/48 orët e ardhshme gjendja të stabilizohet dhe të dalë nga reanimacioni.

Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 plagë në rajonin e gjoksit, ku njëra prej tyre depërtonte në zemër dhe ka shkaktuar gjendjen e rënduar.

Aktualisht ka marrë 3 flakone gjak dhe për momentin gjendja vazhdon të jetë e rëndë në reanimacion. Shpresojmë që në orët në vijim situata të përmirësohet“, tha mjeku Fitim Shini.

7 MUAJ ME PARE

Plagosja mes të miturve në Durrës! Spitali Rajonal jep DETAJE për gjendjen e 15-vjeçarit: U plagos me thikë pranë zemrës! I mituri po trajtohet në Reanimacion

Përfundon rëndë sherri i nisur në rrjetet sociale!
Foto ilustruese

DURRËS- Një 15-vjeçar u plagos rëndë me thikë pranë zonës së zemrës gjatë një konflikti mes disa gjimnazistëve në Durrës. Sipas njoftimit të Spitalit Rajonal të Durrësit, mjekët kryen një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale për t’i shpëtuar jetën të miturit.

Fatmirësisht, ai ndodhet aktualisht në Reanimacion në gjendje të stabilizuar, ndërsa vijon të monitorohet nga stafi mjekësor.

“Një 15-vjeçar mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike, me plagë të shumta penetruese dhe organe të dëmtuara nga mjeti prerës. Zemra kishte dy çarje nga 2 cm me tamponadë kardiake, ndërsa në regjionin e corpus ventrikuli u konstatua një çarje 3 cm në stomak. Gjendje kufi.

U fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik. Reagim i shpejtë, i pastër, pa humbur asnjë minutë.

Mirënjohje për kirurgët F. Shini dhe E. Demiraj, si dhe për anestezistin A. Banushi, që e çuan rastin drejt suksesit me profesionalizëm dhe qetësi operative. Pacienti aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar”, thuhet në njoftimin e spitalit.

7 MUAJ ME PARE

Sherri me thika në Durrës! I biri në gjendje kritike nga plagosja, babai i të miturit: Nuk e di si do të reagojmë, jeta e djalit…

Përfundon rëndë sherri i nisur në rrjetet sociale!
Arma

DURRËS- Një konflikt që dyshohet se nisi në rrjetet sociale mes dy adoleshentëve përfundoi në një përleshje të dhunshme në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku një 15-vjeçar mbeti i plagosur rëndë. Sipas Top Channel, babai i të miturit të plagosur, së bashku me familjarë të tjerë, kanë refuzuar të komentojnë publikisht lidhur me ngjarjen e rëndë.

“Është ende herët dhe raste të tilla duhet të qëndrojnë të izoluara. Nuk e di si do të reagojmë. Jeta e djalit është kryesorja tani”, u shpreh babai i 15-vjeçarit jashtë mikrofonit.

Sakaq burime për mediat bëjnë me dije se dy adoleshentët e përfshirë në konflikt u takuan me shokët e tyre për t’u “sqaruar”, por debati i nisur në rrjetet sociale u përshkallëzua në përleshje fizike.

Gjatë sherrit u përdorën sende të forta dhe, sipas policisë, një 14-vjeçar me inicialet M.K. goditi 15-vjeçarin me thikë katër herë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Autori i dyshuar është arrestuar menjëherë nga Policia e Durrësit, ndërsa i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

“Hajde sqarohemi” Sherri mes të miturve në Durrës nisi në rrjetet sociale dhe përfundoi në plagosje me thikë! 15-vjeçari në gjendje kritike, u godit 4 herë me mjet prerës

Përfundon rëndë sherri i nisur në rrjetet sociale!
Foto ilustruese

DURRËS- Një konflikt që dyshohet se nisi në rrjetet sociale mes dy adoleshentëve përfundoi në një përleshje të dhunshme në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku një 15-vjeçar mbeti i plagosur rëndë. Burime për mediat bëjnë me dije se dy adoleshentët e përfshirë në konflikt u takuan me shokët e tyre për t’u “sqaruar”, por debati i nisur në rrjetet sociale u përshkallëzua në përleshje fizike.

Gjatë sherrit u përdorën sende të forta dhe, sipas policisë, një 14-vjeçar me inicialet M.K. goditi 15-vjeçarin me thikë katër herë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Autori i dyshuar është arrestuar menjëherë nga Policia e Durrësit, ndërsa i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Sherr në Durrës! Goditet me thikë 15-vjeçari, autori i mitur përfundon në pranga, i plagosuri me plagë të rënda në spital

Përfundon rëndë sherri i nisur në rrjetet sociale!
Foto ilustruese

DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 14-vjeçar, i cili akuzohet për plagosjen me thikë të një adoleshenti tjetër. Sipas njoftimit zyrtar, i mituri ka goditur me thikë një 15-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime të rënda. I dëmtuari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po trajtohet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në konfliktin mes të miturve.

NJOFTIMI:

Durrës

Plagosi me thikë një 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 14-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes.

Sekuestrohet mjeti prerës që 14-vjeçari kreu plagosjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur më datë 25.11.2025, në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi i mitur M. K., 14 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 15 vjeç, duke i shkaktuar atij plagë të rënda. I dëmtuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.

Pas identifikimit të autorit, shërbimet e Policisë kontrolluan në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku pas disa orësh bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 14 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

plagosje me thike ne durres

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës