LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Për herë të parë në Parlamentin Europian! Osmani fjalim historik: Kosova është Evropë, qëndroni pranë nesh

•Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në seancën plenare të Parlamentit Evropian. •Kjo është hera e parë që një president i Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, i drejtohet seancës plenare të PE-së. •Presidentja e nisi fjalimin, me fjalët “Liri, Pavarësi, Demokraci” të ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ajo citon fjalët e Rugovës edhe më tej duke kërkuar mbështetjen e PE-së në rrugën europiane të Kosovës, rikujtoi thënien e presidentit Rugova: Shtëpia nuk mbahet pa miq’ dhe në këtë kontekst, shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe përcaktimin se Bashkimi Evropian është destinacioni Kosovës. •Duke folur për të drejtat që ofron Kosova për të gjithë qytetarët, Osmani u bëri thirrje të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtat që i garanton Kushtetuta e Kosovës, duke shtuar se ajo është shtëpia e tyre. •Në fund të fjalimit historik Osmani është nderuar nga eurodeputetët, të cilët u ngritë në këmbë dhe duartrokitën presidenten e Kosovës. •Në seancën e PE-së për herë të parë është vendosur edhe himni i Kosovës. 

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Presidentja e PE krah Kosovës: Meriton përparim, mbështesim integrimin në BE

Për herë të parë në Parlamentin Europian! Osmani fjalim
Vjosa Osmnai dhe Roberta Metsola

FRANCË- Pas pjesëmarrjes së presidentes Vjosa Osmani në seancën plenare të PE, ka reaguar presidentja e Parlamentit Evropian,

Roberta Metsola, ka shprehur përmes një postimi në Twitter mbështetjen e Parlamentit Evropian për Kosovën. Sipas Metsola, Parlamenti Europian është i gatshëm të mbështesë Kosovën në integrimin në BE.

“Populli i Kosovës meriton përparim, prosperitet dhe mundësi. Presidentja Vjosa Osmani, theksoi nevojën urgjente për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës dhe bashkëpunimin mbi konfrontimin. Ne kemi ofruar udhëtime pa viza dhe jemi të gatshëm të mbështesim më tej rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi Metsola në Twitter.

3 VITE ME PARE

Përfundon fjalimi/ Momenti kur e gjithë salla ngrihet në këmbë dhe nderon me duartrokitje Vjosa Osmanin

Për herë të parë në Parlamentin Europian! Osmani fjalim
Vjosa Osmani

FRANCË- Në përfundim të fjalimit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është nderuar nga të gjithë eurodeputetët. 

Të gjithë u ngritën në këmbë dhe duartrokitën presidenten e Kosovës.

Osmani gjatë fjalimit të saj ka falënderuar Parlamentin Europian për votën që dhanë për liberalizimin e vizave në Kosovë. Ndër të tjera ajo shtoi se përparimi i Kosovës në rrugëtimin e anëtarësimit të BE do të shërbente si katalizator i paqes dhe pajtimit me Serbinë.

3 VITE ME PARE

Fjalimi në PE, Osmani u drejtohet serbëve: Republika e Kosovës është shtëpia juaj

Për herë të parë në Parlamentin Europian! Osmani fjalim
Vjosa Osmani

FRANCË- Në Parlamentin Evropian, presidentja Vjosa Osmani u është drejtuar serbëve duke thënë se Republika e Kosovës është shtëpia e tyre.

Duke folur për të drejtat që ofron Kosova për të gjithë qytetarët, Osmani u bëri thirrje të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtat që i garanton Kushtetuta e këtij vendi.

"Ekzistenca e shtetit tonë dëshmon çfarë mund të bëjnë demokracitë kur bëhen bashkë, kur i dalin ballë pushtuesit, kur mbështesin ata që luftojnë për drejtësi dhe barazi, dhe kur ju bashkoheni kundër tiranisë, diktaturës dhe gjenocidit. Republika e Kosovës është shtëpia juaj. Do të bëjmë gjithçka që mundemi që të sigurohemi se ndiheni të përfshirë,"- tha Osmani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

3 VITE ME PARE

Osmani mban fjalimin në PE/ Kërkon mbështetje për Kosovën: Europa është destinacioni ynë

Për herë të parë në Parlamentin Europian! Osmani fjalim
Vjosa Osmnai

FRANCË- Me fjalët “Liri, Pavarësi, Demokraci” të ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani ka nisur fjalimin në Parlamentin Evropian. Osmani citon fjalët e Rugovës edhe më tej duke kërkuar mbështetjen e PE-së në rrugën europiane të Kosovës, rikujtoi thënien e presidentit Rugova: Shtëpia nuk mbahet pa miq’ dhe në këtë kontekst, shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe përcaktimin se Bashkimi Evropian është destinacioni Kosovës.

'Kosova është flakadan i demokracisë, po punojmë për të ruajtur këtë. Sot jam e nderuar që jam presidentja e parë që mbaj fjalën në Parlamentin Evropian. Sot jam këtu për të folur për shtetin e pavarur të Kosovës, por edhe për t’ju thënë faleminderit. Qëndroni të palëkundur pranë nesh.”- thotë Vjosa Osmani.

"Presidenti Rugova e konsideroi çmimin si njohje të sakrificës së popullit të Kosovës dhe luftës së tij për liri, por më e rëndësishmja ai përdori pikërisht këtë platformë për të kërkuar mbështetjen e deputetëve të atëhershëm për t’u bashkuar në emër të vlerave të cilat ky Union i përfaqëson. Ai kërkoi që Evropa të bashkohej në mbrojtje të një populli të shtypur. Europa jo vetëm që ia kishte hapur dyert Presidentit Rugova, por kishte hapur zemrat dhe mendjet e saj për një popull të shtypur sistematikisht. Sot, duke qëndruar këtu në Strasburg, kam nderin të jem presidentja e parë e Republikës së pavarur të Kosovës që do të flas para Parlamentit Evropian, për t’ju falënderuar për kontributin e pamasë dhe të vazhdueshëm që ky institucion ka dhënë për lirinë, demokracinë tonë dhe pavarësinë”, tha ajo.

3 VITE ME PARE

Sot i drejtohet PE, Osmani nga Franca: Evropa, shtëpia jonë

Për herë të parë në Parlamentin Europian! Osmani fjalim
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Vjosa osmani sot ndodhet në Francë dhedo të parë pjesë në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Teksa pritet të fillojë takimi Osmani ka shpërndarë një foto në rrjetin e saj Facebook me mbishkrimin “Evropa, shtëpia jonë”.

Presidentja do t’iu adresohet deputetëve lidhur me arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

3 VITE ME PARE

BE përgatit sanksione ndaj Kosovës/ Osmani sot pjesë e seancës plenare të Parlamentit Evropian, AXHENDA

Për herë të parë në Parlamentin Europian! Osmani fjalim
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Strasburg të Francës ku gjatë ditës së sotme do të ketë një adresim në Parlamentin Evropian. Kjo është hera e parë që një president i Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, do t’i drejtohet seancës plenare të PE-së, shkraun Kosovapress.

Mediat kosovare raportojnë se Osmani do të pritet fillimisht nga kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në një takim për të diskutuar bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe këtij institucioni, e pastaj do të takojë edhe udhëheqësit e grupeve kryesore politike të përfaqësuara në Parlamentin Evropian.

Adresimi i presidentes Osmani para eurodeputetëve është planifikuar për në ora 11:30, ndërsa më pas do të ketë edhe një konferencë për media. Osmani ka mbërritur në Strasburg gjatë së martës ku ka takuar sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviç Buriç.

vjosa osmani ne pe parlamenti europian

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet